Skip to main content

“Mosha ngelja shtatzënë fillon të bëhet më e vështirë” plus 3 more femra.net

“Mosha ngelja shtatzënë fillon të bëhet më e vështirë” plus 3 more femra.net


Mosha ngelja shtatzënë fillon të bëhet më e vështirë

Posted: 24 Sep 2016 12:41 AM PDT

koha-moshe-shtatzene-filon-behet-problem

Femrat beqare tejkalojnë numrin e grave të martuara në SHBA. Por ato femra që duan të kenë fëmijë në një moment të caktuar në jetën e tyre, ka sugjerime se kufizimi i gjatë në moshë për shtatzëni mund të ekzagjerohet.

Ngrirja e vezëve (proces shumë i kushtueshëm) dhe fertilizimi in vitro (poashtu shumë i kushtueshëm) kanë zgjeruar mundësitë për gratë që dëshirojnë fëmijë në të ardhmen. Por, shumica akoma përjetojnë panikë për fëmijë, frikë nga humbja e amësisë për shkak të rënies së fertilitetit me moshë.

Gratë ende përballen me presion social për të pasur fëmijë, si dhe kufizim kohor për shkak të natyrës biologjike, gjë që asnjëra nga këto nuk ndikon në të njejtën shkallë tek meshkujt.

Fertiliteti bie tek meshkujt shumë më vonë se sa tek femrat.

Sipas Shoqërisë Amerikane të mjekësisë riprodhuese (ASRM):

"Ndoshta jo aq sa jan të dukshme ndryshimet tek femrat, por edhe te meshkujt ndryshimet në pjellori dhe funksionim seksual ndodhin me kalimin e moshës. Pavarsisht këtyre ndryshimeve, nuk ka moshë strikte ku mashkulli nuk mund të ketë më funksion riprodhues, siç evidentohen shumë raste ku burra të moshës 60-70 vjeçare mund të konceptojnë me partnere më të reja."

Për femrat, kjo është një histori tjetër.

ASRM raportoi:

"Fertiliteti gradualisht është në rënie në të tridhjetat, sidomos pas moshës 35 vjeçare (për femrat). Pas çdo tentative për të provuar, një grua pjellore dhe e shëndetshme në moshë tridhjetë vjeçare ka një shans prej vetëm 20% për të mbetur shtatzënë".

Por rënia e fertilitetit në moshë 30 vjeçare të një gruaje mund të jetë paksa e ekzagjeruar.

Atlantic në vitin 2013 ka marrë në pyetje supozimet që kan mbushur ankthin rreth fertilitetit të grave sipas moshës:

Statistikat tregojnë se  1 në 3 gra të moshës 35-39 vjeçare mund të ngelet shtatzën brenda një viti përpjekje. Sipas një studimi më 2004 i publikuar në obstetrikë dhe gjinekologji kanë gjetur se 82% e grave të moshës 35-39 vjeçare janë konceptuar brenda një viti, krahasuar me 86% të femrave të moshës 27 deri 34 vjeçare (duke përfshirë marrëdhëniet seksuale një herë në javë). Pjelloria e grave të moshës 20 vjeçe me ato të moshës më shumë se 30 vjeçe ishte pothuajse identike. Sipas të dhënave të Atlantic, nuk shihet se ka shumë rënie të konceptimit deri në moshën dyzet vjeçare./femra.net/

Der Beitrag Mosha ngelja shtatzënë fillon të bëhet më e vështirë erschien zuerst auf femra.net.

Secili prej nesh ka një engjëll mbrojtës – zbulon pëshpëritësja e engjëjve

Posted: 24 Sep 2016 12:39 AM PDT

engjellin-njeri-secili-kujdes-mbrojtes

Engjëjve mund ti drejtohemi gjithmonë dhe për gjithçka në mënyrë të thjeshtë, thjesht i lusim për diçka, kërkojmë që të na ndihmojnë

“Secili prej nesh ka një engjëll mbrojtës. E di se është e vështirë për shumë njerëz ta besojnë, por engjëjt janë me ne. Lutja është një nga mënyrat me të cilat mund t'i drejtohemi. Çdo lutje e thënë nga zemra është mënyra me të cilën kërkojmë ndihmë te Zoti dhe engjëjt. Personalisht, besoj në thjeshtësi. Engjëjve mund t'i drejtohemi gjithmonë dhe për çdo gjë në mënyrë të thjeshtë, thjesht i lusim për diçka, kërkojmë që të na ndihmojnë”, thotë Martina Tisljar Deliç, një nga “sufler-et e rralla të engjëjve“.

Ky pseudonim, thotë ai, sugjeron që komunikon me engjëjt, i dëgjon dhe i sheh dhe i bartë porositë e tyre te të tjerët, shpesh në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit që kanë nevojë për udhëzim shpirtërorë dhe ndihmë, apo gjatë meditimit në grup. Martina kështu, e ka mahnitur publikun në konferencën e Engjëjve, e para që u mbajt në Zagreb në vitin 2015, kur disa pjesëmarrësve në mbledhje që i ka parë për herë të parë në jetë ju ka folur për porositë e engjëjve të tyre personal.

Shumica e atyre që bënin pyetje ishin prekur thellë, sepse çdo porosi, madje edhe kur dukej pak e përgjithësuar, për ta personalisht kishte një kuptim të veçantë dhe mund të njiheshin me të.

“Engjëjt janë ndërmjetësues mes nesh dhe Zotit, ata janë në një farë mënyre bartës të porosive. Këto janë porosi dashurie, gëzimi, shprese. Porosi që nuk jemi të vetëm, se jemi më të fortë, më të fuqishëm se që mendojmë se jemi”, thotë Martina.

Ajo shton se engjëjt nuk duhet të zëvendësohen me Zotin: ata janë ndërmjetësues që bartin lutjet tona te Zoti, që të arrijnë më shpejt, ndërmjetësues që porositë e Zotit i bartin te ne, për ne mënyrë e kuptueshme dhe e afërt, edhe pse ndoshta nuk mund të kuptohemi për herë të parë. Ata janë gjithmonë me ne, dhe janë të lumtur kur i kërkojmë ndihmë apo udhëzim, sepse pikërisht ky është misioni i tyre. Madje mund t'i drejtohemi disa herë në ditë.

“Engjëjt mund të na ndihmojnë në gjëra të vogla, si gjetja e vendparkimit, gatimi i drekës, vendosja e fëmijëve në gjumë. Gjithashtu mund të na ndihmojnë edhe në situata shumë serioze të jetës, siç janë sëmundja, problemet në punë apo familje dhe kështu me radhë. Por, që të mundë të na ndihmojnë, ne duhet të kërkojmë. Ata nuk kanë vullnet të lirë dhe nuk do të ndërhyjnë në jetën tonë, nëse nuk i lejojmë ne dhe nëse nuk jemi të hapur për komunikim me ta”, paralajmëron Martina.

Sinqeriteti, mbi të gjitha, nënkupton krijimin e një altari të vogël në shtëpinë tuaj, me të cilin çdo ditë me qetësi mund ti përkushtohemi lutjes dhe bisedës me engjëjt, që askush të mos na pengojë. Ky duhet të jetë një skaj ku mund të ulemi. Këtu mund të mbani imazhe apo figurinë të një engjëlli, dritë me aromë të preferuar ose shkopinj temjan, një vazo me lule, ku uji dhe lulet duhet të ndrrohen rregullisht që të mos thahen dhe një fletore të vogël në të cilën engjëllit tonë mbrojtës mund t'i shkruajmë letër apo të shkruajmë dëshirat tona. Çdo ditë, ndani pak kohë për të qenë vetëm me engjëjt dhe t'i kërkoni ndihmë.

“Lutja mund të jetë mjaft e thjeshtë, mjafton të flasim nga shpirti dhe me fjalët tona të kërkojmë udhëzime dhe ndihmë”, thotë Martina sufler-e e engjëjve.

Ajo vetë, shton, qysh si fëmijë ka ndjerë një afërsi të madhe me ta dhe që atëherë lutej çdo ditë me lutjen “Engjëll rojtari i dashur,” gjë që për secilin mund të jetë një fillim i mirë. Kur i drejtoheni engjëllit tuaj, kërkoni të ju japë ndonjë shenjë të pranisë së tij, ku duhet të mbani mend se engjëlli mund të paraqitet në shumë mënyra të ndryshme. Do ta ndjeni këtë me paqen e madhe dhe sigurinë që do t'ju mbushë zemrën.

“Unë personalisht i ndjejë me shikimin e brendshëm, ndërsa me atë të jashtëm nganjëherë shoh dritën që derdhet apo shkëlqen si ylli më i ndriçuar. Dy engjëj, i kam parë qartë me shikimin e jashtëm, ata ishin Michael dhe Gabriel”, thotë Martina.

Por, ata mund të shfaqen edhe vetëm duke dëgjuar zërin e brendshëm që ju flet, ose ndjeni përgjigjen për pyetjet që ju shqetësojë, mund të shfaqen në formën e njerëzve të cilët papritmas shfaqen në jetën tuaj dhe ju sjellin disa zgjidhje, njerëz që janë vazhdimisht me ju kur është e vështirë, apo si kafshë, zakonisht kafshët shtëpiake. Ndonjëherë porosia e tyre thjesht “ndriçon” para syve në formën e titujve në gazeta, apo grafite, nganjëherë kjo është vetëm një fjalë që keni dëgjuar rrugës …

Këshilla për komunikimin me engjëjt

  1. Zgjedhni një vend të rehatshëm në shtëpinë tuaj dhe përcaktoni kohën që çdo ditë do t'ia kushtoni bisedës me engjëjt: çdo mëngjes para se të hani mëngjes, apo në mbrëmje, para gjumit.
  2. Qëndroni i hapur për porositë e llojeve të ndryshme, mbani në mend se ka mënyra të panumërta në të cilat engjëjt mund të ju paraqiten – kjo mund të jetë një zë i brendshëm, një këngë që do të dëgjohet rrugës në radio, apo titull i librit që rastësisht e keni marrë në dorë.
  3. Thirreni në jetë engjëllin tuaj mbrojtës dhe luteni të ju prezantohet – të ju jap emrin me të cilin mund ta thërrisni atë – dhe në të ardhmen drejtojuni në këtë mënyrë.
  4. Studjoni pak rolet e engjëjve dhe kryeengjëjve dhe mësoni se për cilat fusha të jetës janë kryeengjëj të caktuar përgjegjës, që në situata të caktuara të mund t'i drejtoheni direkt atyre për ndihmë.
  5. Mbani në altar foto të engjëllit apo kryeengjëllit që dëshironi ta thërrisni në jetën tuaj, varësisht nga situata jetësore në të cilën keni nevojë për udhëzim apo problemi për të cilin keni nevojë për ndihmë.
  6. Kur keni probleme dhe keni nevojë për ndihmë, mos kërkoni nga engjëlli diçka konkrete (për shembull: më mundëso të gjejë një zarf me 5000 euro, që në fund ti zgjidhë faturat), por kërkoni udhëzim që për këtë të ju tregojnë rrugën – daljen nga situata, në mënyrën që është më e mira për ju, kurse të tjerët të mos pësojnë dëme. Lejoni engjëjt të përcaktojnë se çfarë lloj ndihme ju duhet dhe kur do t'ua referojnë.
  7. Ndonjëherë mund të keni nevojë për përgjigje më konkrete të engjëjve, atëherë përdorni kartat e thjeshta engjëllore, të cilat mund ti hiqni si përgjigje për pyetjen. Çdo ditë, mund ta hiqni nga një kartë, si porosi e cila do t’ju udhëheqë gjatë asaj dite, apo formuloni problemin dhe tërhiqni tri karta: një për të kaluarën, tjetrën për të tashmen dhe të tretën për të ardhmen.
  8. Bëhuni pozitiv: kur jeni në depresion apo keni probleme, mos u dëshproni dhe mos heqni dorë nga komunikimi me engjëjt nëse nuk ju kanë ndihmuar menjëherë ashtu siç keni shpresuar; thjesht, qëndroni të hapur që të ju ndihmojnë atëherë kur është koha e duhur për të dhe në mënyrën që do të jetë më mirë për ju.
  9. Mos e thërrisni engjëllin tuaj vetëm kur keni probleme; çdo ditë shprehni atij mirënjohje dhe dashurin, thirreni të qëndrojë gjithnjë pranë jush, veçanërisht në momentet e bukura, kur me të mund të ndani edhe lumturinë.
  10. Kërkoni shenjat: nëse ndjeni erë të fortë trëndafili atje ku nuk ka kopsht, apo nga 'askund' ju bie mbi shpatulla një pupël e bardhë, gjegjësisht dëgjoni muzikë të bukur, edhe pse askush në afërsi nuk këndon, kjo mund të jetë një shenjë e pranisë engjëllore. Doreen Virtue thotë se është e mundur ti ndjeni edhe si fishkëllimë e zakonshme në veshë, dhe kështu ti merrni porositë e engjëjve në gjendje të pavetëdijshme.
  11. Thërrisni engjëjt të ju paraqiten në gjumë: mbani një fletore dhe laps pranë shtratit, kështu që mund ta shkruani ëndrrën tuaj sapo të zgjoheni. Para se të shkoni për të fjetur, kërkoni engjëllin tuaj të ju paraqitet në ëndërr me përgjigjet që ju duhen.
  12. Meditoni: kur jeni të relaksuar dhe në gjendje meditative, jeni më të hapur për të marrë porositë nga engjëjt.
  13. Kushtoni vëmendje sinkronizimit: ndonjëherë engjëjt mund të ju përgjigjen përmes “rastësisë” – kur shfaqen njerëz të cilët nuk i keni parë prej vitesh dhe ju ndihmojë rreth ndonjë problemi, apo kur rastësisht njihni ndonjë person, për të cilin më vonë rezulton se mund të ju japë pikërisht ato këshilla që ju duhen. Këto janë edhe ato situata kur bie telefoni dhe paraqitet pikërisht personi që na nevojitej dhe kemi menduar ta thërrasim.
  14. Kuarci i pastër, ametisti apo kuarci i kuq mund të ju ndihmojë në hapjen e chakra-ve, të cilat mund të ndihmojnë në hapjen e vetëdijes ndaj engjëjve.
  15. Delfinët janë një nga shenjat e pranisë së engjëjve në botë – fotot apo figurinat e delfinëve mund të ju ndihmojë në lidhjen me ta.
  16. Dalja në natyrë dhe lidhja me natyrën, bimët dhe kafshët janë gjithashtu një nga mjetet me të cilët mund të hapni vetëdijen tuaj ndaj engjëjve./femra.net/

 

 

Der Beitrag Secili prej nesh ka një engjëll mbrojtës – zbulon pëshpëritësja e engjëjve erschien zuerst auf femra.net.

Padrejtësitë me të cilat përballen gratë ambicioze

Posted: 24 Sep 2016 12:38 AM PDT

dukje-femer-grate-padrejtesite-perballen-femrrat

Para disa gjërave akoma do të vazhdoni t'i mbyllni sytë, gjegjësisht, do të përpiqeni me kulturë t'i kaloni, por do të ju pengojnë. Fakti është se me ambicien tuaj jeni në terenin e meshkujve, në botën e meshkujve dhe se kjo nuk është e drejtë.

Ekziston mundësi e fshehtë që ju për të njëjtën punë do të paguheni më pak se ndonjë mashkull. Ndoshta nuk mund as ta imagjinoni se kjo vlen për ju, por profesionet e paguara mirë ku ju synoni, me listë kanë një politikë të heshtjes për të ardhurat, ashtuqë që – kurrë nuk mund të jeni të sigurt.

Vazhdimisht ekziston rreziku që do të duhet të zgjedhni mes familjes dhe karrierës dhe nuk e keni të qartë pse ky presion nuk vlen edhe për meshkujt. Por nëse mbeteni me barrë, dhe kjo nuk është paraparë as në planin afatgjatë të punëdhënësit tuaj, do të përballeni me këtë padrejtësi në mënyrën më të dhimbshme. Por ju jeni grua ambicioze. Ndoshta do të largoheni nga puna, e lindni fëmijën dhe me sukses drejtoni biznesin tuaj privat, ku ju vetë jeni punëdhënësi i juaj. Padrejtësitë ndonjëherë nxjerrin më të mirën prej nesh.

Por nëse megjithatë do të përzgjedhni karrierën në vend të thurrjes së folesë familjare dhe vendosni se për ju nuk është jeta e nënës, bashkëshortes apo gruas së ndarë mes punës dhe familjes, sepse ju duhet që gjithë forcën tuaj, energjinë dhe aftësinë ta investoni në afirmim, do të vuani dënimin (ndoshta të pashprehur) e nënës suaj dhe grave tjera që besojnë se një ditë do të pendoheni për këtë vendim. Dhe më e keqja edhe vetë ju do të keni frikë se ndoshta ata kanë të drejtë. Vërtetë është e padrejtë, kur si një grua ambicioze e cila sjell vendime të vështira, nuk keni mbështetjen e grave të tjera. Por, për ju është shumë më mirë që të vetëdijësoheni menjëherë dhe të mos prisni mëshirën e atyre që nuk ishin aq radikale, aq vendimtare dhe aq trime sa ju.

Nga gratë në biznes pritet të janë "kurva të ftohta", peshkaqenë, profesionistë me poker – pamje, efektive dhe të frikshme. Sepse nëse ju mbisundojnë emocionet, menjëherë etiketoheni si labile, joprofesionale ose edhe më brutale, e frustruar dhe pakënaqur seksualisht. Në botën e meshkujve, si emocion i vetëm lejohet zemërimi – ata ngrisin zërin, grushtojnë tavolinën, sillen hakmarrës dhe të etur për gjak, por nëse ju dridhet zëri dhe rrjedh pikë loti, tashmë po ju tund klimaksi i parakohshëm i stresit, sepse nuk është femra për atë punë. Duhet të mësoni ose 't'i ç… nënën të gjithëve' rreth jush dhe t'i pini gjakun me fije kashte, ose të impononi forcën e frikshme karizmatike të autenticitetit tuaj, ashtuqë të gjithë të ju shmangen dhe të pyesin njëri-tjetrin se si jeni e disponuar sot, sepse nuk e dinë nëse do të qani, apo përqafoni, ose i dërgoni në ferr. Nuk ju lejohet të jeni qenie femërore e ndjeshme, përveç nëse merreni me ndonjë punë super kreative ku emocionet janë përparësi dhe virtyt.

A do ta injoroni seksizmin dhe të shiqoni punët tuaja, apo luftën kundër seksizmit ta konsideroni si pjesë e punës tuaj? Edhe në rastin e parë edhe në tjetrin, nuk i shpëtoni shumë hidhërimit, luftës me paragjykime, marrëzisë dhe ligësisë, por kjo përndryshe dhe ju takon, në çdo punë, në çdo përpjekje që të arrini qëllimin. Femra në rrugën e afirmimit është e ekspozuar ndaj të gjitha llojeve të ofertave (të meshkujve) që ta shkurtojë këtë rrugë dhe ndonjëherë ndjehet si një prostitutë pa mbrojtje, të cilës çdo faqezi mund t'ia bëjë jetën të vështirë.

Vazhdimisht do të jeni e vetëdijshme se nuk jetoni vetëm jetën tuaj, ashtu siç e keni vendosur dhe nuk po luftoni vetëm për vete, por në botën e meshkujve ta përfaqësoni e tërë gjininë femërore dhe se jeni e obliguar të mbroni nderin dhe të fitoni respektin për të gjitha femrat, kurse njëkohësisht në botën e femrave të paraqitni model që përcakton standarde dhe shembull me të cilin femrat mund të krahasohen. Kjo nuk është e drejtë, por gjithsesi jeta juaj kurrë nuk është vetëm e juaja, madje as kur ju duket se është pikërisht e juaja./ferma.net/

 

Der Beitrag Padrejtësitë me të cilat përballen gratë ambicioze erschien zuerst auf femra.net.

Një herë në dy javë NUK ËSHTË e mjaftueshme: Ja sa shpesh duhet t’i lani çarçafët tuaj

Posted: 23 Sep 2016 11:36 PM PDT

rroba-pastrim-carcafet-shtrat-jave

Shumica e njerëzve bëjnë gabime kur është fjala për larjen e çarçafëve. I lajnë një herë në dy javë dhe mendojnë se është kohë e mjaftueshme për tu bërë ato të pista, por nuk e kuptojnë se sa keq ndikon në shëndetin e tyre.

Gjegjësisht, anketa është bërë për atë se sa shpesh i lani ato në të cilat bëni gjumë dhe me të cilat mbuloheni!

Udhëheqësit e studimeve kanë treguar se fjetja në çarçafët e pista, gjithësesi mund të ketë pasoja të këqija për shëndetin.

Përveç infeksioneve dhe kërpudhave që mund të barten në këtë mënyrë, Mary Marlowe Leverette, eksperte në fushën e pastrimit dhe kujdesit të pëlhurës (tekstilit), shpjegoi se çfarë ndodh kur flejmë gjatë në të njëjtin çarçaf.

– Gjatë fjetjes ne akoma djersitemi, kurse yndyrnat natyrale dhe papastërtitë lirohen me të. Është e mundur që në çarçafë të gjendet dhe pështymë, urinë, lëngje gjenitale dhe materje fekale në fibra, – tha ajo, duke shtuar: “Pastrimi jo i rregullt i çarçafëve dhe këllëfit të jastëkut i lejon lëngjet të depërtojnë në jastëk dhe dyshek, të cilët është shumë më vështirë të pastrohen se sa çarçafët.”

Pas kësaj njohurie, besojmë se menjëherë do ti kapni çarçafët tuaj dhe ti “hedhni” për larje. Rekomandohet të lahen një herë në javë./femra.net/

Der Beitrag Një herë në dy javë NUK ËSHTË e mjaftueshme: Ja sa shpesh duhet t'i lani çarçafët tuaj erschien zuerst auf femra.net.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more