Skip to main content

Mesazhi.com: “Veterani i UÇK-së rrëfen se si u frynë listat” plus 9 more

Mesazhi.com: “Veterani i UÇK-së rrëfen se si u frynë listat” plus 9 more


Veterani i UÇK-së rrëfen se si u frynë listat

Posted: 29 Sep 2016 07:40 AM PDT

Ishte rreth 15 vjeç kur iu bashkua luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, ndihet i turpëruar me atë që ndodhi pas luftës në emër të UÇK-së.

Është ky Kushtrim Zeka nga fshati Pataqan i Rahovecit. Ai rrëfen për Tribuna Channel se nga fshati i tij pjesë e luftës së UÇK-së ishin vetëm pesë veta, ndërsa tash – me blerjen e statusit të veteranit në lista – figurojnë rreth 100 persona.

Ai e fton publikisht Prokurorinë që të merret me hetimin e rasteve ngase, siç thotë ai, i dinë me emër e mbiemër personat që e blenë statusin e veteranit të luftës.

Zeka thotë se është padrejtësi që në listat e veteranëve u futen njerëz që kontribuuan me bukë e ujë dhe u bënë pjesë e veteranëve e invalidëve të luftës.

The post Veterani i UÇK-së rrëfen se si u frynë listat appeared first on Mesazhi.com.

Në mungesë të deputetëve dështon mocioni për veriun

Posted: 29 Sep 2016 06:40 AM PDT

Në Kuvendin e Kosovës nuk ka pasur mjaftueshëm deputetë për të votuar mocionin të cilin e propozoi deputeti i Vetëvendosjes, Ismail Kurteshi, pas interpelancës që kishte thirrur bashkë me 7 deputetë të tjerë ndaj kryeministrit, për gjendjen në veri.

Kryesuesi i seancës, Sabri Hamiti, ka thënë se nuk ka kuorum, deri sa ka lutur deputetët e Vetëvendosjes që të jenë më konstruktivë në seancat tjera.

Njësoj kishte ndodhur edhe me interpelancën e parë, atë për Kodin telefonik.

Sipas Hamitit, dy mocionet do të votohen seancën e radhës.

Ndërsa, ky është tekstit i mocionit i paraqitur nga deputeti Kurteshi:

Qeveria dhe ministrat respektivë të veprojnë në terren për ndalin e çdo veprimi për ndërtimin e një lagje kolonizuese në veri.

Qeveria duhet të garantojë kthimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre në veri të Mitrovicës.

The post Në mungesë të deputetëve dështon mocioni për veriun appeared first on Mesazhi.com.

AAK e NISMA kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme

Posted: 29 Sep 2016 06:33 AM PDT

Koalicioni opozitar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, janë shprehur të gatshëm që të hynë në zgjedhje të parakohshme. Sipas tyre, deri më tani zgjedhjet kanë mbetur opsioni i vetëm për të tejkaluar pengesat politike.

Ky bllok opozitar thotë se qeveria e ka humbur fuqinë e qeverisjes dhe se nuk ka bërë dhe as nuk ka vullnet të bëjë ndonjë ndryshim pozitiv në vend.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka theksuar për Indeksonline se një gjendje çfarë është tani në Kosovë, në një shtet normal dhe me një qeveri me dinjitet do të ishim shkuar në zgjedhje të parakohshme.

"Kjo qeveri a ka humbur kuptimin dhe dinjitetin sepse ka rënë niveli i tyre qeverisës. Kjo është vërtetuar edhe nga sondazhet, por edhe nga qytetarët. Kjo qeveri nuk ka bërë ndonjë ndryshim pozitiv në Kosovë dhe e vetmja zgjidhje e mbetur e këtij problemi janë zgjedhjet", ka deklaruar Lekaj.

AAK mendon që për të fituar legjitimitetin e një qeverie tjetër duhet shkuar me votë, sepse kjo qeverisje i ka bërë shumë dëme vendit dhe as për së afërmi nuk janë të gatshëm t'i realizojnë premtimet e tyre", ka thënë deputeti Lekaj.

Ndërkaq edhe sekretari i NISMA-s, Bilall Sherifi, ka thënë për Indeksonline se janë të gatshëm për zgjedhje, për të cilat ai thotë se kanë mbetur zgjidhja e vetme për ta rrezuar një qeveri pa kredibilitet.

"Gjithsesi që përderisa kemi thënë në vazhdimësi që zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje edhe jemi të gatshëm të marrim pjesë në zgjedhje", ka thënë Sherifi.

The post AAK e NISMA kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme appeared first on Mesazhi.com.

Nehat Thaçi dërgohet në Beograd për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale

Posted: 29 Sep 2016 04:54 AM PDT

Drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Nehat Thaçi, pas mesditës është dërguar në Beograd.

Vladimir Stanojeviq, zëdhënës i Gjykatës së Nishit, ka thënë për BIRN-in se polici Nehat Thaçi është dërguar për në Beograd për t'u marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale për krimin e organizuar.

Burime nga gjykata në Nish thanë se Thaçi tashmë ka të angazhuar një avokat mbrojtës i cili është duke e mbrojtur në këtë çështje.

Në Beograd brenda 48 orëve Thaçi pritet të dalë para gjykatësit hetues të gjykatës speciale i cili do vendosë për masat e mëtutjeshme.

Thaçi është arrestuar sot pas mesnatës në kufirin Kosovë- Serbi, te Dheu i Bardhë, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga gjykata në Nish. /kallxo/

The post Nehat Thaçi dërgohet në Beograd për t'u marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale appeared first on Mesazhi.com.

Llapi dhuron spektakël, fiton edhe Prishtina

Posted: 29 Sep 2016 04:51 AM PDT

shtina mund Ferizan 1:0 me golin e Debatik Currit, kurse Llapi e Besa dhuruan spektakël, që në fund u fitua nga llapjanët.

Besa ishte në epërsi 2:0 pas pesë minutash lojë, kurse në 45 minutat e dytë Llapi realizoi tri gola dhe fitoi 3:2.

Nesër luhet, Drita – Gjilani, ku edhe mbyllet java 7 e Vala Superligës.

The post Llapi dhuron spektakël, fiton edhe Prishtina appeared first on Mesazhi.com.

Asgjësohen 25,610 kg produkte ushqimore dhe higjienike

Posted: 29 Sep 2016 03:53 AM PDT

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se sot janë asgjësuar 25,610 kg produkte ushqimore dhe higjienike nga agjencitë që funksionojnë ne kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK) Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Mallrat e ndaluar dhe sekuestruar sipas AUV-it kanë tentuar të futen ilegalisht ne territorin e Republikës se Kosovës.

“Këto mallra në momentin e ndalimit nuk kanë poseduar dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim brenda vendit. Inspektoret e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë konstatuar se mallrave u mungon dokumentacioni i cili garanton sigurinë, cilësinë dhe kualitetin e produkteve.”

“Produktet kanë qen pa, çertifikata shëndetësore, çertifikata e origjinës dhe dokumentacioni tjetër përcjellës. Përveç dokumentacionit, kushtet e ruajtjes dhe transportit nuk kanë qen adekuate sipas standardeve”, thekson AUV.

Bazuar në këto mangësi është vendosur qe kjo sasi e produkteve ushqimore dhe higjienike të asgjësohet për të pamundësuar daljen e tyre ne treg ku do të rrezikohej shëndeti i qytetareve. Asgjësimi është kryer nen mbikëqyrjen e inspektorëve të agjencive ne kuadër të MIK-ut, ne depon e mbeturinave në Mirash Obiliq.

Të tri autoritetet për ruajtjen e kufirit janë te përkushtuara maksimalisht qe të parandalojnë hyrjen e mallrave ne mënyrë ilegale dhe të pa kontrolluar, për të i'u shmangur kontrollit shëndetësor dhe taksave shtetërore.

Të gjitha mallrat qe ndalohen pa dokumentacion ne tërë territorin e Republikës se Kosovës do të sekuestrohen dhe asgjësohen. Për kryesit e këtyre veprave do të iniciohen procedura ndëshkimore.

The post Asgjësohen 25,610 kg produkte ushqimore dhe higjienike appeared first on Mesazhi.com.

Rimbursimi i kuponëve fiskal fillon nga 1 tetori

Posted: 29 Sep 2016 03:41 AM PDT

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar qytetarët rreth aplikimit dhe dorëzimit të plikove me kuponë fiskal për tremujorin e tretë 2016.

Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për fillon nga data 01 Tetor 2016 deri me 31 Tetor 2016.

Administrata Tatimore e Kosovës bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal.

Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës, www.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal, transmeton Klan Kosova.

Vetëm pasi të keni aplikuar, përmes këtij aplikacioni, ju do të mund t'i dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo pikë të Postës së Kosovës.

Afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal bëhet nga data 01 Tetor 2016 deri me 04 Nëntor 2016.

The post Rimbursimi i kuponëve fiskal fillon nga 1 tetori appeared first on Mesazhi.com.

Miratohet buxheti i komunës së Prishtinës

Posted: 29 Sep 2016 03:38 AM PDT

Kuvendi komunal i Prishtinës ka votuar buxhetin për vitin e ardhshëm.

Në mbledhjen që është duke u mbajtur sot buxheti i komunës u votua pas tri orë diskutimesh.
Për miratimin e buxhetit 40 asamblistë votuan për, tre kundër dhe pesë abstenuan.

Për buxhetin e vitit 2017 Qeveria e Kosovës ka ndarë 62 milionë euro, raporton Koha.net.

Zyrtarët e komunës së Prishtinës ankohen për pakësim të buxhetit si donacion të Qeverisë. E lidhin problemin edhe me përcaktimin e statusit të Kryeqyteti. Këshilltarë opozitarë akuzojnë ekzekutivin për buxhet simbolik për nevojat e kulturës, një fushë që do të duhej të kishte trajtim tjetër për një kryeqytet.

The post Miratohet buxheti i komunës së Prishtinës appeared first on Mesazhi.com.

Haradinaj: Gjykata Speciale e tepërt për Kosovën

Posted: 29 Sep 2016 03:30 AM PDT

Në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm pritet të jetë gjithçka gati për të filluar punën Gjykata Speciale.

Kjo gjykatë pritet të merret me krimet e supozuara të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ndërsa David Schëendiman është vendosur në krye të Prokurorisë Speciale, ku edhe pritet që akuzat e para të bëhen në fillim të vitit të ardhshëm.

Siç edhe dihet, Dhomat e Specializuara janë vendosur në Hagë, pas marrëveshjes së Bashkimit Evropian me Kosovën dhe autoritetet holandeze.

Dhomat e specializuara të kësaj gjykate do të trajtojnë çështjet që dalin nga raporti i Dick Martit, i cili u shndërrua në raport të Këshillit të Evropës dhe fajëson ish-pjesëtarë të UÇK-së, për krime lufte përfshirë edhe trafikim të organeve njerëzore.

Ndërsa në një prononcim për Indeksonline lideri i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se Kosova ka kaluar nëpër shumë gjyqe ndërkombëtare dhe se kjo e fundit është e tepërt.

"Kosova ka kaluar tre herë gjyqësinë ndërkombëtare. Unë mendoj se është e pandershme për Kosovën të ketë përsëri një gjyqësi të tillë. Është aspak e hijshme për Kosovën krahasuar me Serbinë të cilës i janë besuar gjykatat vendore ndërsa tek ne vazhdon të ndodhë e kundërta", ka thënë Haradinaj.

Sipas tij është e panevojshme që për të katërtën herë të vendoset nga një gjykatë ndërkombëtare për vendin tonë.

The post Haradinaj: Gjykata Speciale e tepërt për Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

Pacolli fillon debatin me qytetarë për zhvillim ekonomik dhe punësim

Posted: 29 Sep 2016 03:29 AM PDT

Presidenti i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se do të fillojë një diskutim me qytetarët në të gjitha komunat e Kosovës për ta shpalosur vizionin e tij për zhvillim ekonomik.

Diskutimi i tij me qytetarë Pacolli do ta fillojë nga Kamenica duke filluar nga 7 tetori.

Njoftimi i Pacollit:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Unë si lider i Aleancës Kosova e Re kam vendosur që të filloj një rrugë të re të ndryshimit.

Do të filloj diskutimin me qytetarët e Kosovës, nëpër të gjitha komunat, për të shpalosur vizionin tim ekonomik të ndryshimit pozitiv të Kosovës dhe për mundësitë që ka vendi ynë për gjenerim të vendeve të reja të punës.

Do ta filloj këtë rrugëtim nga Kamenica me datën 7 tetor për të vazhduar nëpër të gjithë Kosovën.

Gjendja ekonomike dhe sociale në vend çdo ditë po vjen duke u rënduar. Qeverisja e keqe, familjarizmi dhe korrupsioni i lartë e kanë ngulfatur shpresën e rinisë së Kosovës.

Raporti i fundit i Bankës Botërore që evidenton rënien drastike të investimeve të huaja është paralajmërim serioz për të ardhmen e Kosovës dhe mirqenien e qytetarëve të saj.

Pra, ata që premtuan 200 mijë vende pune thjesht gënjyen qytetarin e Kosovës, me të vetmin qëllim, marrjen e votës dhe uzurpimin e pushtetit.

E gënjyen rininë e Kosovës e cila bredh rrugëve pa para edhe për nevojat më elementare.

Duke parë këtë situatë, unë nuk mund të qëndroj indiferent. Qe një kohë kemi filluar procesin e konsolidimit të AKR-së për ta shndërruar partinë tonë në një shpresë të re që i nevojitet vendit.

The post Pacolli fillon debatin me qytetarë për zhvillim ekonomik dhe punësim appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more