Skip to main content

Mesazhi.com: “Serbia vazhdon propagandën kundër Kosovës në UNESCO, institucionet heshtin” plus 9 more

Mesazhi.com: “Serbia vazhdon propagandën kundër Kosovës në UNESCO, institucionet heshtin” plus 9 more


Serbia vazhdon propagandën kundër Kosovës në UNESCO, institucionet heshtin

Posted: 09 Sep 2016 07:36 AM PDT

Serbia tashmë ka filluar fushatë kundër Kosovës në UNESCO.

Shteti i Serbisë, ditët e fundit, ka hapur një ekspozitë në Paris "Kosova e Metohija – 10 hapa”, e konceptuar nga Zyra për Kosovë e Qeverisë së Serbisë dhe Komuna e Zveçanit, raporton KTV.

Në anën tjetër, pala kosovare nuk ka bërë shumë në këtë drejtim, pas dështimit vitin e kaluar.

Fajtor për këtë dështim, sipas partive opozitare, është presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi.

Ndërkaq, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk e kanë thënë asnjë fjalë për këtë temë.

E nëse në Kosovë vazhdon të bëhet degradimi i trashëgimisë kulturore, sipas Hajrulla Çekut, Kosova do të dështojë sërish që të anëtarësohet në UNESCO.

Në nëntorin e vitit të kaluar, Kosova nuk arriti që të bëhet anëtare e UNESCO-s për vetëm tri vota.

Nga 142 shtetet anëtare të pranishme, për pranimin e Kosovës votuan 92, 50 ishin kundër, ndërsa 29 shtete abstenuan.

The post Serbia vazhdon propagandën kundër Kosovës në UNESCO, institucionet heshtin appeared first on Mesazhi.com.

Deputeti holandez Turhan nuk ia zgjat dorën kryeministrit izraelit

Posted: 09 Sep 2016 07:34 AM PDT


Anëtari i Parlamentit të Holandës, Tunahan Kuzu ka refuzuar t'i zgjas dorën kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanahy gjatë vizitës së këtij të fundit në Holandë.

Në video mund të shihet moment kur Kuzu afrohet me kryeministrin Netanjahu. Siç shihet Kuzu ka refuzuar të jep dorën ndërsa në pallton e tij ka të vendosur edhe flamurin e Palestinës.

"Ai nuk ka meriton shtrëngim duarsh përderisa gjaku i fëmijëve palestinez derdhet nëpër rrugët e Gazës" – deklaroi Tunahan Kuzu. "Ne kemi nevojë për zbatim sanksionesh ndaj Izraelit, me qëllim që që të ndalojë kjo politikë", ka thënë Kuzu, përcjell "SHENJA".

Protesta të mëdha pro Palestinës janë mbajtur në shtet para ardhjes së tij. Në mesin e shumë parrullave spikas njëra: "dërgone ate drejtë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare". /SHENJA/

The post Deputeti holandez Turhan nuk ia zgjat dorën kryeministrit izraelit appeared first on Mesazhi.com.

Haliti: Demarkacioni do të përfundojë në Arbitrazh

Posted: 09 Sep 2016 07:33 AM PDT

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar se demarkacioni do të përfundon në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

"Unë po besoj, meqë kjo çështje është shtyrë shumë, do të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, megjithatë ende varet se sa do të mundim t'i bindim qytetarët. Në arbitrazh nuk do të ketë shumë ndryshime".

Kurse, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi është shprehur i bindur se kjo çështje nuk do të shkojë në Arbitrazh sepse do ta kalojnë në Kuvendin e Kosovës, pasi vija e kufirit është në rregull.

The post Haliti: Demarkacioni do të përfundojë në Arbitrazh appeared first on Mesazhi.com.

Një tjetër hap para në luftën kundër kancerit

Posted: 09 Sep 2016 06:34 AM PDT

Një test i thjeshtë gjaku që mund të dallojë kancerin përpara shfaqjes së simptomave, po konsiderohet si një arritje e madhe që mund të çojë në shpëtimin e mijëra jetëve.

I konsideruar nga shkencëtarët si një detektor tymi, testi arrin të dallojë ndryshimet në qelizat e kuqe të gjakut, që ndodhin kur kanceri është prezent, por jo kancerin në vetevete.

Kushton përafërsisht sa një analizë standarde gjaku dhe ekspertët shpresojnë që një ditë do të mund të përdoret për të monitoruar personat që rrezikohen nga prekja e kësaj sëmundje.

Kapja që në fazat e hershme, në pjesën më të madhe të rasteve të kancerit, rrit shanset për të mbijetuar, pasi trajtimet janë më efektive kur kanceri sulmohen përpara se të përhapet.

Shkencëtarët besojnë se ky zbulim, që u bë publik në Festivalin Britanik të Shkencës në Swansea, mund të shpëtojë me mijëra jetë në vit.

The post Një tjetër hap para në luftën kundër kancerit appeared first on Mesazhi.com.

UEFA: Skënderbeu trukoi 50 ndeshje

Posted: 09 Sep 2016 06:22 AM PDT

UEFA ka publikuar arsyet që çuan në përjashtimin nga kompeticionet europiane për një periudhë 1 vjeçare skuadrën e Skënderbeut.

Institucioni më i lartë i futbollit europian zbulon se ekipi korçar dyshohet se ka manipuluar 50 ndeshje, 41 prej të cilave në Shqipëri.

Në vendimin e zbardhur të premten, thuhet se Sistemi i Detektimit të Mashtrimeve të Basteve, me saktësi ka konfirmuar para panelit se klubi Skënderbeu ka qenë i përfshirë vazhdimisht në aktivitete manipulimesh rezultatesh në ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare në 6 vitet e fundit.

Sipas UEFA-s, Skënderbeu ka manipuluar për qëllime fitimit të paligjshëm nëpërmjet basteve 41 ndeshje të Kampionatit shqiptar dhe Kupës së Shqipërisë, 5 ndeshje të Ligës së Kampionëve, 2 ndeshje të Ligës së Europës dhe 6 miqësore, transmeton TCH.

"Sistemi arrin në konkluzionin se të paktën numri në vijim i ndeshjeve është manipuluar për qëllime fitimit të paligjshëm nëpërmjet basteve: 5 ndeshje të Ligës së Kampioneve, 2 ndeshje të Ligës së Europës, 41 ndeshje të Kampionatit shqiptar dhe Kupës së Shqipërisë si dhe 6 ndeshje miqësore", argumenton UEFA.

The post UEFA: Skënderbeu trukoi 50 ndeshje appeared first on Mesazhi.com.

Aksident hekurudhor ne Spanje, 4 te vdekur

Posted: 09 Sep 2016 05:01 AM PDT

Një tren pasagjerësh doli nga shinat në rajonin veriperëndimor të Spanjës Galicia, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur 47 të tjerë të cilët janë duke u trajtur në spitale, thanë autoritetet.
Aksidenti ndodhi në ora 9.30 paradite në Porriño, rreth 450 km në veriperëndim të Madridit.
Presidenti i qeverisë rajonale se Galicias, Alberto Nunez Feijoo, u tha gazetarëve në vendin e ngjarjes se ekipet e shpëtimit ishin në kërkim e sipër, pasi dyshohet per viktimen e pestë
Treni mbante 63 pasagjerë. /MESAZHI/

The post Aksident hekurudhor ne Spanje, 4 te vdekur appeared first on Mesazhi.com.

Bekim Çollaku, shef i stafit të presidentit Thaçi

Posted: 09 Sep 2016 04:41 AM PDT

Pas dorëheqejes së nga Ministria e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka nisur zyrtarisht punën si Shefi i Stafit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Thaçi i cili me një shkrim ka uruar Çollakun në detyrën e re.

"Sot ekipit tim iu bashkua z. Bekim Çollaku në cilësinë e Shefit të Stafit të Presidentit. Në të gjitha funksionet politike dhe institucionale të cilat i kam bartur përgjatë këtyre 16 viteve, z. Çollaku ka qenë një ndër bashkëpunëtorët e mi më të afërt.

Z. Çollaku me vete sjellë një bagazh të madh të punës në shërbim të institucioneve shtetërore. Në Presidencë ai po vjen pas një pune të shkëlqyeshme si Ministër për Integrim Evropian, duke përmbushur me sukses misionin tonë të përbashkët për vendosje të marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian përmes nënshkrimit të MSA-së dhe përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave. Mirësevjen Bekim!", ka shkruar Thaçi.

The post Bekim Çollaku, shef i stafit të presidentit Thaçi appeared first on Mesazhi.com.

“Jeremiq s’mund të zgjidhet sekretar”

Posted: 09 Sep 2016 04:33 AM PDT

Konsulli kosovar në Nju Jork u ka dërguar letër të gjitha vendeve anëtare të OKB-së përmes së cilës kërkon që Vuk Jeremiq mos të zgjidhet për sekretar të ri të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Konsulli, në fakt, e ka përcjellë letrën e Shoqatës së Familjeve të të Zhdukurve gjatë luftës në Kosovë, shkruan lajmi.net.

"Ne, përfaqësuesit e familjeve të të zhdukurve u bëjmë thirrje të gjitha vendeve anëtare të OKB-së që mos ta zgjedhin Vuk Jeremiqin për sekretar të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara", thuhet në fillim të letrës.

Siç thuhet, "Jeremiqi është person i papërshtatshëm për atë pozitë, sepse vije nga vendi që ka shkaktuar gjenocid gjatë luftës në Kosovë dhe qëllimisht familjeve të të zhdukurve ua ka mohuar mundësinë që të dinë për fatin e me të dashurve".

Për shkak të kësaj, thuhet në letër, zgjedhja e Vuk Jeremiqit do të ishte lëndim për të gjitha familjet e të zhdukurve të vrarëve.

Nënshkrues të letrës janë koordinatori i Këshillit të familjeve të të zhdukurve, Bajram Çerkini, përfaqësuesja e Shoqatës "Thirrjet e Nënave", Nysrete Kumnova, kryetari i Shoqatës për zbardhjen e fatit të të zhdukurve, Haki Kasumi dhe Hysen Hyseni nga Shoqata "Zëri i prindërve".

"Vuk Jeremiq, i cili ka lindur dhe është rritur në Serbi, ndodhet në pozitat më të larta në politikën serbe dhe është njëri nga përgjegjësit për gjenocid gjatë viteve të 90-ta në hapësirën e ish Jugosllavisë, krime të cilat përveç qindra mijëra viktimave kanë lënë edhe më shumë se 40 mijë të zhdukur", thuhet në letër.

The post “Jeremiq s'mund të zgjidhet sekretar” appeared first on Mesazhi.com.

KQZ-ja, e gatshme për organizimin e zgjedhjeve

Posted: 09 Sep 2016 04:30 AM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shprehur gatishmërinë për organizimin e zgjedhjeve, kurdo që ato vendosen të mbahen.

Në një prononcim për "Zërin", zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se po qe se një gjë e tillë kërkohet, ky komision do të veprojë gjithmonë sipas ligjit.

"KQZ-ja është institucion i pavarur që për detyrë kryesore ka organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve, prandaj nëse një gjë e tillë kërkohet, KQZ-ja do t'i ndërmarrë të gjitha veprimet e parapara me ligj për përmbushjen e këtij detyrimi kushtetues", ka deklaruar Elezi.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, ditë më parë ka thënë se Partia Demokratike nuk i ka problem zgjedhjet. Mirëpo, pas kësaj ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës. Sipas deputetit të kësaj partie, Adem Salihaj, zgjedhjet në këtë kohë janë opsioni më i pafavorshëm. Dhe, nëse një gjë e tillë do të ndodhte, PDK-ja do ta bënte këtë për interesa personale.

Për dallim prej LDK-së, partitë opozitare kanë thënë se opsioni më i mirë janë vetë zgjedhjet.

The post KQZ-ja, e gatshme për organizimin e zgjedhjeve appeared first on Mesazhi.com.

Arrestohen tri gra ne Paris, dyshohej se planifikonin sulme

Posted: 09 Sep 2016 04:17 AM PDT

Tri gra jane arrestuar ne Paris te enjten mbrema, pasi policia dyshoi se ato po planifikonin sulm ne Gare de Lyon, ben te ditur nje zyrtar policor.

Grate e moshave 19, 23 dhe 39 u arrestuan ne perfier te Parisit, pasi dyshohej se kishin lidhje me nje veture te mbushur me cilindra gazi, e qe sipas policise ishte e destinuar per sulm terrorist.

Ministri i brendshem francez Bernard Cazeneuve tha se grate ishin te “radikalizuara dhe fanatike” dhe se per kapjen e tyre ishte angazhuar nje ekip i tere.

Gare de Lyon eshte nje nga stacionet kryesore te trenit ne Paris, dhe eshte me i ngarkuari ne qytet. /MESAZHI/

 

 

The post Arrestohen tri gra ne Paris, dyshohej se planifikonin sulme appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more