Skip to main content

Mesazhi.com: “City barazon me Celtic-un” plus 9 more

Mesazhi.com: “City barazon me Celtic-un” plus 9 more


City barazon me Celtic-un

Posted: 28 Sep 2016 09:43 AM PDT

Celtic – Manchester City ka qenë ndeshja më interesante e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar në Skoci u mbyll në barazim 3:3.

The post City barazon me Celtic-un appeared first on Mesazhi.com.

Bayerni pëson nga Atletico

Posted: 28 Sep 2016 09:41 AM PDT

Atletico Madrid ka mposhtur Bayernin në kryendeshjen e Grupit D në Ligën e Kampionëve.

Yanick Carrasco shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për madrilenët. Ai shënoi në minutën e 35-të.

Antoine Griezmann pati rastin më ët mirë për të dyfishuar epërsinë e spanjollëve, por ai nuk realizoi nga pika e bardhë në minutën e 84-të.

Atletico prin në Grupin D me gjashtë pikë. Bayerni është i dyti me tri e PSV me Rostovin kanë nga një.

The post Bayerni pëson nga Atletico appeared first on Mesazhi.com.

Graniti mposht Taulantin

Posted: 28 Sep 2016 09:40 AM PDT

Granit Xhaka ka mposhtur vëllanë e tij Taulantin në kuadër të xhiros së dytë të Grupit A në Ligën e Kampionëve.

Graniti me Arsenalin fitoi me rezultat 2 me 0 ndaj Baselit të Taulantit. Dy golat e fitores për "Topçinjtë" i shënoi Theo Walcott në minutat 7 dhe 26.

Dy vëllezërit Xhaka ishin titullarë dhe luajtën për 90 minuta në këtë ndeshje.

Arsenali dhe PSG prijnë këtë grup me nga katër pikë, ndërsa Ludogoretsi dhe Baseli kanë nga një pikë.

The post Graniti mposht Taulantin appeared first on Mesazhi.com.

Barca s’gabon ndaj Borussia Monchengladbach

Posted: 28 Sep 2016 09:39 AM PDT

Barcelona ka mposhtur Borussia Monchengladbachun në xhiron e dytë të Grupit C në Ligën e Kampionëve.

Kampioni spanjoll fitoi 2 me 1 ndaj gjermanëve, duke siguruar fitoren e dytë në grup.

Gladbachu kaloi i pari në epërsi në minutën e 34-të, ndërsa Arda Turan dhe Gerard Pique me golat në minutën e 65-të dhe 74-të kthyen epërsinë në favor të Barçës.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Manchester City ka barazuar si mysafir i Celticut me rezultat 3 me 3.

Skuadra e Pep Guardiolas tre herë u gjet në disavantazh. Dembele shënoi dy gola për Celticun, ndërsa tjetri ishte autogol i Raheem Sterlingut. Sterling shënoi edhe për skuadrën e tij, ndërsa Fernandinho e Nolito shënuan dy golat tjerë për "Qytetarët".

Në Grupin C prin Barça me gjashtë pikë, e ndjekur nga City me katër. Celticu është i treti me një pikë, ndërsa Gladbachu mbetet pa pikë.

The post Barca s’gabon ndaj Borussia Monchengladbach appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: Zhvillimi ekonomik prioritet kryesor i Qeverisë së Kosovës

Posted: 28 Sep 2016 08:18 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim një delegacion të kryesuar nga shefi ekzekutiv i Asociacionit Evropian të Odave të Tregtisë dhe Industrisë, EUROCHAMBRES, Arnaldo Abruzzini, njofton kumtesa.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, të Maqedonisë dhe të Serbisë, kryeministri Mustafa i njoftoi për progresin e arritur në Kosovë në zhvillimin ekonomik dhe prioritetet e mëtejme të Qeverisë. Kryeministri Mustafa theksoi rëndësinë prioritare që Qeveria e Kosovës i kushton zhvillimit ekonomik si dhe bashkëpunimit ekonomik rajonal, në këtë aspekt, thuhet me tej në njoftim.

Shefi ekzekutiv i EUROCHAMBRES, Arnaldo Abruzzini, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë si dhe qasjen prioritare të Qeverisë së Kosovës në këtë kuadër, duke ofruar përkrahjen e këtij asociacioni evropian për Kosovën.

The post Mustafa: Zhvillimi ekonomik prioritet kryesor i Qeverisë së Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

SHBA, te shtena ne nje shkolle e Karolinen Jugore

Posted: 28 Sep 2016 07:58 AM PDT

Autoritetet amerikane po evakuojne nxenesit nga nje shkolle ne Karolinen Jugore, pas njoftimeve se nje perso i armatosur ka shtene me arme zjarri.

Ende nuk dihen te dhena shtese.

*Kontrolloni faqen per perditesim

 

The post SHBA, te shtena ne nje shkolle e Karolinen Jugore appeared first on Mesazhi.com.

SHBA kërcënon Rusinë: Ndalini sulmet ne Aleppo ose ndërpresim bashkëpunimin

Posted: 28 Sep 2016 07:38 AM PDT

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, është kërcënuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me Rusinë lidhur me Sirinë, derisa Moska dhe aleatët e saj sirianë, nuk e ndalin sulmin ajror kundër qytetit Alepo.

Departamenti amerikan i shtetit tha se këtë ultimatum Kerry e ka paraqitur te kolegu i tij rus, Sergei Lavrov, gjatë një bisede të sotme telefonike.

Zëdhënësi John Kirby, tha se Uashingtoni përgatitet për "pezullimin e angazhimit bilateral SHBA – Rusi për Sirinë, derisa Rusia nuk ndërmerr hapa të menjëhershëm për ndaljen e sulmit në Alepo".

Nga Rusia nuk ka pasur komente të menjëhershme për këtë ultimatum.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara i mbështesin palët e ndryshme në luftën civile në Siri, por janë përpjekur të bashkëpunojnë me marrjen në shënjestër të grupeve të njohura terroriste.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia është shkatërruar më herët këtë muaj.

Javet e fundit kane ndodhur sulme te ashpra ajrore nga aeroplanët rusë dhe regjimi sirian në Alepo, ku janë të bllokuar qindra mijëra civilë. /rel/

The post SHBA kërcënon Rusinë: Ndalini sulmet ne Aleppo ose ndërpresim bashkëpunimin appeared first on Mesazhi.com.

Avioni ‘Malaysia Airlines’ është rrëzuar nga rebelët pro-rusë

Posted: 28 Sep 2016 07:30 AM PDT

Avioni 'Malaysia Airlines', i cili u rrëzua me 17 korrik, 2014, duke lënë të vdekur 298 pasagjerët dhe anëtaret e ekuipazhit eshte rrezuar nga rebelet pro-rus ne Ukraine, e zonen e kontrolluar nga ata.

Pas kaq kohësh, hetimi i përbashkët ndërkombëtar për rrëzimin e avionit të pasagjerëve në lindje të Ukrainës, ka zbuluar se raketa që ka goditur avionin, ishte e tipit 'Buka' dhe ishte lëshuar nga territori i kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Fred Vesterbeke, shef i Ekipit të Përbashkët Hetues ka thënë se hetimi eleminon të gjitha shpjegimet e tjera lidhur me shkatërrimin e fluturimit MH17. Ai ka shtuar se nuk do të publikohen të gjitha gjetjet e hetimit duke thënë se kjo gjë mund të ndikojë në hetimet kriminale.

Hetimi ka dalë në përfundimin se sistemi raketor 'Buka' ishte sjellë në Ukrainë nga Rusia, vetëm pak kohe para tragjedise dhe ishte dërguar në Rusi, pas incidentit. Në konferencën për media, u shfaq një animacion 10 minutësh, ku përfshiheshin fotografitë dhe videot e marra nga korriku i vitit 2014, që tregonin se sistemi raketor Buk është sjellë në Ukrainë pranë qytetit Snizhne.

Prezantimi tregonte fakte të tjera prej ku është lëshuar raketa. Më herët Bordi për Siguri i Holandës kishte dalë në përfundimin se MH17 ishte rrëzuar nga një raketë e lëshuar nga territori i kontrolluar nga separatistet pro-rusë. Por Moska kishte hedhur poshtë këto pretendime.

The post Avioni 'Malaysia Airlines' është rrëzuar nga rebelët pro-rusë appeared first on Mesazhi.com.

Ferid Agani shkarkohet nga PD-ja, ne krye vie Sylejman Qerkezi

Posted: 28 Sep 2016 06:57 AM PDT

Me shumice votash, Kuvedi i Partise se Drejtesise ka shkarkuar kryetarin e saj te deritaishem Ferid Again. Shkarkimi u be per shkelje te statusit qe ish kryetari i kishte bere partise. Gjate kuvendit jane bere edhe disa ndryshime statusore.

Nderkohe mesohet se nga Kuvedi i jashtezakonshme, kryetar i ri eshte zgjedhur Sylejman Qerkezi, me vetem dy vota kunder.

Ndaj ish kreut te PD-se, Agani, po rendojne akuzat per korrupsion, te cilat e bene te jap doreheqje nga posti i ministrit.

Ndersa krytari i si Sylejman Qerkezi shihet si kryetar me unifikues i partise nga e cila se fundmi ishin larguar shume anetar, prej tyre edhe deputet te Kuvendit te Kosoves. Qerkezi eshte der themeluesit e PD-se, dhe kryetari i pare i saj. /MESAZHI/

The post Ferid Agani shkarkohet nga PD-ja, ne krye vie Sylejman Qerkezi appeared first on Mesazhi.com.

Ferid Agani shkarkohet nga PD-ja

Posted: 28 Sep 2016 06:38 AM PDT

Me shumice votash, Kuvedi i Partise se Drejtesise ka shkarkuar kryetarin e saj te deritaishem Ferid Again. Shkarkimi u be per shkelje te statusit qe ish kryetari i kishte bere partise. Gjate kuvendit jane bere edhe disa ndryshime statusore.

Ende nuk ka filluar votimi per kryetari e ri, por mesohet se kandidat jane Sylejman Qekezi dhe Avni Tafili. /MESAZHI/

The post Ferid Agani shkarkohet nga PD-ja appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more