Skip to main content

Mesazhi.com: “Bashkohet linja Azez-Jarabulus, eliminohet kontakti i ISIS-it me kufirin e Turqisë” plus 9 more

Mesazhi.com: “Bashkohet linja Azez-Jarabulus, eliminohet kontakti i ISIS-it me kufirin e Turqisë” plus 9 more


Bashkohet linja Azez-Jarabulus, eliminohet kontakti i ISIS-it me kufirin e Turqisë

Posted: 04 Sep 2016 11:01 AM PDT

Ushtria e Lirë Siriane me mbështetjen e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) në veri të Sirisë ka eliminuar kontaktin fizik të organizatës terroriste DAESH me kufirin e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane me mbështetjen e Forcave të Armatosura Turke kanë krijuar një brez të pastruar nga elementët terroristë përgjatë vijës kufitare Çobanbej dhe Jerabulus në kufirin Siri-Turqi me një thellësi 3 deri në 5 km nga kufiri i Turqisë brenda Sirisë.

Në ditën e 12-të operacionit zona që Ushtria e Lirë Siriane ka shpëtuar nga organizatat terroriste DAESH dhe PYD ka arritur afërsisht në 600 kilometra katrorë.

Operacioni “Mburoja e Eufratit” do të vazhdojë dhe se brezi i pastruar nga terrorizmi në linjën Azez-Jarabulus do të zgjerohet.

The post Bashkohet linja Azez-Jarabulus, eliminohet kontakti i ISIS-it me kufirin e Turqisë appeared first on Mesazhi.com.

Vatikani, përplotë mëkatarë dhe të pashpresë nga Kosova

Posted: 04 Sep 2016 09:46 AM PDT

Shkruan: Bahri Gashi

Nëse Nëna 'Shën Tereza', punoi një jetë për ta ç'rrënjosë varfërinë, gjithandej botës, si ka mundësi që pushtetarët tanë, të punojnë çdo ditë për ta rritë atë?!

E pakuptueshme, shqiptarët të pazot për vete, të mdhenjë për njerëzimin. Nëse, historikisht i dham shumë botës dhe qytetërimeve, mjerisht, ç'bëm për veten, ku mbetem ne! Delegacioni më i pasur, i popullit më të varfër të Europës!

The post Vatikani, përplotë mëkatarë dhe të pashpresë nga Kosova appeared first on Mesazhi.com.

Skena politike, model i keq për të rinjtë

Posted: 04 Sep 2016 09:42 AM PDT

Përplasjet, sjelljet joparimore, si dhe retorika arrogante e përfaqësuesve të partive politike dhe zyrtarëve institucional, të cilat janë prezentë tash e dy vjet në skenën politike në Kosovë, nuk kanë të bëjnë me kulturën politike, por janë pasqyrim i modelit më të keq që mund t'i ofrohet të rinjve dhe shoqërisë në përgjithësi, vlerësojnë disa të rinj në Prishtinë.

Në rubrikën e përjavshme për të rinj, VOX, të Radios Evropa e Lirë, ata thonë se situata e krijuar në skenën politike në vend, i demotivon të rinjtë, i hedh në harresë problemet reale, si dhe krijon ndasi në vet shoqërinë.

Rilind Gashi, student i arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, shpreh mendimin se askush nga të rinjtë nuk dëshiron t'i shoh pamjet gjatë përplasjeve verbale dhe fizike, të nxitura nga vet politikanët.

"Kjo ndikon negativisht te unë dhe besoj te çdo i ri këtu, sepse askush nuk dëshiron t'i shoh ato pamje në Kuvend. Përplasjet politike, unë më shumë i shoh 'për karrige', si personale dhe më pak i shoh se bëhen për marrëveshjet. Ato janë më shumë për pozita, për ndikimin e tyre. Kanë ndodhur shumë gjëra. Ja edhe kjo puna e përgjimeve, që po vazhdojnë. Besimi i qytetarëve po venitet ndaj politikës. Situata është e rëndë për secilin".

Ngjashëm shpreh mendimin dhe një i ri tjetër, Fidan Aliu nga Prishtina.

"Këto nuk reflektojnë mirë, por s'kemi çka të bëjmë. Ka gjuhë të ashpër dhe kjo nuk është mirë. Nuk ka nevojë për këtë gjuhë. Qëllimet, nuk i di. Mbase politike dhe për pushtet. Nuk janë shembull i mirë, hiq".

Qëndresa Kabashi, studente e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, thotë se rrethanat aktuale, që sipas saj janë aspak të lakmueshme për vendin, i kanë sjellë të dyja palët, pushteti dhe opozita.

"Pushteti dhe opozita kanë sjellë rrethana pakënaqësie, si për ne të rinjtë, ashtu edhe për moshat tjera. Thjeshtë, kjo po na e cenon, sepse po harrohen ato që po ndodhin brenda fakulteteve tona, ku nuk është një gjendje e lakmueshme për studentë. Përderisa po i përcjellim këto rrethana, këto që po ndodhin, normalisht që bëhet edh debat në mes shoqërisë, studentëve. Po krijohet ndarja. Por, fundja, ajo që e kemi të përbashkët është se ne, në përgjithësi, po harrohemi".

Albina Bicaj, studente në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, thotë se mënyra se si sillen politikanët muajt e fundit, krijon dyshimin se ata nuk e përfaqësojnë popullin.

"Përderisa po i shohim këto veprimet e fundit të politikanëve tonë, politikanët nuk janë shumë me popullin. Nuk na e mundësojnë ta shprehim mendimin tonë. Mendimi ynë është që jemi kundër Demarkacionit. Unë jam për protesta, por jo për dhunë. Jam kundër dhunës, por ata po e shohin interesin e tyre dhe jo edhe interesin tonë. Ne vazhdimisht flasim, debatojmë me shoqërinë, japim mendimet tona, në vend se të vendosim për të ardhmen tonë. Ne nuk jemi shumë të sigurt për të ardhmen tonë".

Eron Morina, student në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, thotë se është i revoltuar me sjelljet e politikaneve dhe përplasjet e tyre.

"Mendoj se te e gjithë rinia është duke ndikuar njëjtë dhe shumë për të keq, sepse po e shohim se po përdorin mënyra të ndryshme, vetëm që ata t'i arrijnë synimet e tyre. Ana nuk e shohin të drejtën e personave tjerë, por përpiqen që me qejf ose pa qejf tonin, t'i arrijnë caqet e tyre. ne, të rinjtë, me një fjalë, nuk jemi të kënaqur fare. Sipas mendimit tim, e kanë keq të gjithë, sepse po shihet edhe nga thirrjet e përgjuara. Këtu asnjë nuk ngeli i mirë, të gjithë njëjtë janë. Kjo ka ndikuar shumë, sepse tash unë kam mendimin që studiove ose jo, prapë është e njëjta gjë. Dikush nuk ka para të studioj e mësoj, ndërkaq fëmijë te politikanëve, ndodhë që vetëm në dorë mbajnë orë të 50 mijë ose 100 mijë eurove".

Jeton Uka, një i ri nga Prishtina, por që jeton në Zvicër, thotë se kur viziton vendlindjen, sheh se të rinjtë nuk meritojnë t'i kenë politikanët aktual pjesë të skenës politike.

"Këta janë duke ia dhënë një pasqyrë të keqe ose një shembull të keq rinisë. Mua më shumë më dhimbsen të rinjtë, sepse nuk kanë te kush të marrin shembull, se sa këta vet (politikanët). Sigurisht që fjala 'i keq', nuk besoj që mjafton. Mendoj se është më keq se keq. Unë e shoh që ata (politikanët e pushtetit dhe opozitës) janë përshtatur. Mendoj që nuk kanë shumë dallim ndërmjet tyre, janë të njëjtë. Mendoj që kjo nuk është kulturë dhe kur themi s nuk është kulturë, atëherë nuk është as politike e as njerëzore. Nuk është asgjë".

The post Skena politike, model i keq për të rinjtë appeared first on Mesazhi.com.

Në ndeshjen Finlandë – Kosovë ndalohen simbolet Kuq e Zi

Posted: 04 Sep 2016 09:36 AM PDT

Federata e Futbollit të Finlandës ka marrë vendim që të ndalojë futjen në stadiumin në Turku të gjitha simbolet Kuq e Zi.

Federata e Futbollit të Kosovës, ka lëshuar një lajmërim të rëndësishëm një ditë para ndeshjes Finlandë – Kosovë.

Aty thuhet se Federata e Finlandës ka marrë vendim që të ndalojë futjen në stadium të të gjitha simboleve Kuq e Zi, transmeton Lajmi.net.

Lajmërimi i plotë i FFK-së;

FFK-ja njofton mbarë opinionin dhe adhuruesit e futbollit veçmas ata që nesër do të jenë në ndeshjen Finlanda-Kosova, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime në stadium lejohen vetëm simbolet e Finlandës dhe Kosovës dhe asnjë simbol apo rekuizitë që asocon me ndonjë shtet të tretë. Ky është vendim Federatës së Futbollit të Finlandës. Po ashtu në tribunën prapa portës, lejohen vetëm simbolet e Finlandës.

Në mënyrë që ndeshjen e parë historike ndërkombëtare Kosova ta kalojë pa asnjë problem dhe incident eventual, ndaj ju lusim për mirëkuptim.

The post Në ndeshjen Finlandë – Kosovë ndalohen simbolet Kuq e Zi appeared first on Mesazhi.com.

Për poza në Vatikan, krerët e Kosovës shkelën Ligjin për Protokollin e Shtetit

Posted: 04 Sep 2016 09:32 AM PDT

Asnjëri nuk pranoi që të qëndrojë në Kosovë, ditën kur Nënë Tereza u shenjtërua në Vatikan nga Papa.

Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa e kryeparlamentari Kadri Veseli shkuan në Selinë e Shenjtë në Vatikan për ta përcjellë ceremoninë e shenjtërimit, pavarësisht se ligji nuk e lejon që ata të jenë në të njëjtën kohë jashtë shtetit.

Kështu, të tre e shkelën protokollin shtetëror.

Ligji për protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës, saktësisht kreu IV që flet për ceremonialin zyrtar të autoriteteve të larta të shtetit, e definon qartë çështjen e koordinimit të liderëve gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

The post Për poza në Vatikan, krerët e Kosovës shkelën Ligjin për Protokollin e Shtetit appeared first on Mesazhi.com.

Obama mbështetë Erdoganin pas tentim puçit

Posted: 04 Sep 2016 08:56 AM PDT

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan duket se mori mbështetjen e shumë dëshiruar nga homologu Barack Obama për çështjen e grushtit të shtetit.

Obama deklaroi se Departamenti i Drejtësisë dhe ekipi i sigurisë kombëtare do të vijojnë punën intensive me autoritetet turke për të zbuluar se kush fshihet pas tentativës për të rrëzuar pushtetin me dhunë, dhe kushdo të jetë -tha shefi i Uashingtonit- do të sillet përpara drejtësisë, transmeton Top Channel.

Qeveria e Ankarasë akuzon klerikun Fetullah Gulen, që është i vendosur në Pensilvani për të cilin kërkon ekstradim të menjëhershëm.

Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjedhur të shqyrtojnë provat përpara se të bashkëpunojnë për depërtimin e tij drejt Turqisë.

The post Obama mbështetë Erdoganin pas tentim puçit appeared first on Mesazhi.com.

Le Pen: Do ta largoj Francën nga BE-ja

Posted: 04 Sep 2016 08:54 AM PDT

Kandidatja e së djathtës ekstreme për presidente të Francës në zgjedhjet e vitit 2017,Marine Le Pen, ka thënë se nëse zgjidhet presidente, do të organizojë referendum për daljen e Francës nga BE-ja.

"Një komb mund të vendosë të zgjedh rrugën e dytë, rrugën e lirisë. Francezë, ne përsëri mund të bëhemi krenarë, të lirë, shtet i pavarur, ne mund të kthejmë Francën në vendin e saj të duhur në botë", ka thënë eurodeputetja, duke kundërshtuar "totalitarizmin e Bashkimit Evropian".

Sondazhet e opinionit tregojnë se Marine Le Pen në çdo zgjedhje po korr suksese më të mira dhe se mund të futet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, siç i ndodhi në vitin 2002 babait të saj Jean Marie Le Pen. Të shtunën ajo ka folur për tema të ndryshime, sidomos kundër fluksit të refugjatëve, asaj që ajo e quan “fundamentalizëm islamik” dhe globalizim i egër.

"Për të gjitha temat që fola sot kundërshtarët e mi politikë kanë ndryshuar pozicionin për të paktën dhjetë herë, por ne mbetemi koherentë dhe të qëndrueshëm", ka thënë ajo.


 

The post Le Pen: Do ta largoj Francën nga BE-ja appeared first on Mesazhi.com.

Sonte nis beteja për “Rusia 2018”, pjesëmarrëse edhe Kosova

Posted: 04 Sep 2016 04:37 AM PDT

Sot nisin zyrtarisht kualifikimet për Kampionatin Botërorë që organizohet në Rusi në vitin 2018.

Për herë të parë pjesë e kualifikimeve do të jetë edhe Përfaqësuesja e Kosovës, që garon në grupin I, së bashku me Kroacinë, Turqinë, Finlandën, Ukrainën dhe Islandën.

Kosova kampanjën kualifikuese e nis nesër në Turku, ku përballet me Finlandën, në ndeshjen që fillon nga ora 20:45.

Sot faqja zyrtare e UEFA në Twitter, ka bërë prezantimin e të gjitha federatave që do të marrin pjesë në këtë kualifikime, e ku për herë të parë është edhe Kosova, shkruan Lajmi.net.

Në prezantimin që bën UEFA, shfaqet logoja e Federatës së Futbollit të Kosovës.

The post Sonte nis beteja për “Rusia 2018”, pjesëmarrëse edhe Kosova appeared first on Mesazhi.com.

MAShT: Nesër ora e parë e mësimit i kushtohet shenjtërimit të Nënës Terezë

Posted: 04 Sep 2016 04:32 AM PDT

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/17 njofton të gjitha institucionet shkollore të arsimit para universitar në Republikën e Kosovës që ditën e parë , ora e parë e mësimit t'i kushtohet shenjtërimit të Nënës Terezë.

Ministria e Arsimit, uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor 2016 -2017, njëherësh njofton se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor.

Shenjtërimi i Nënës Terezë, në shenjë mirënjohjeje të veprës dhe përkushtimit të saj misionor, shpirtëror ë e human gjatë gjithë jetës në ndihmë më të varfërve në gjithë globin u bë ditën e sotme 4 shtator 2016 në Selinë e Vatikanit.

The post MAShT: Nesër ora e parë e mësimit i kushtohet shenjtërimit të Nënës Terezë appeared first on Mesazhi.com.

Hahn: I paqartë afati kohor për liberalizim të vizave për Kosovën

Posted: 04 Sep 2016 02:21 AM PDT

Komisioneri i BE-së për politika të fqinjësisë dhe negociata të zgjerimit, Johannes Hahn, i tha Radio Evropa e Lirë se është "i paqartë afati kohor për liberalizimin e vizave për Kosovën" sepse, siç tha, "ende varet nga vendimet e saj".

Hahn tha se kushti i Kosovës për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nuk është përmbushur dhe ritheksoi qëndrimin se 'tani çdo gjë varet nga vetë Kosova".

Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, komisioneri Hahn, tha se në krahasim me Kosovën dy vendet e tjera në paketë, Gjeorgjia dhe Ukraina I kanë përmbushur të gjitha kushtet dhe pritet që në vjeshtë të marrin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Hahn fillimisht i përgjigjet pyetjes së Rikard Jozwiak të Evropës së Lirë, nëse këtë vjeshtë Gjeorgjia dhe Ukraina, por edhe Kosova mund të presin zgjidhje për liberalizimin e vizave?

"Sa i përket dy vende po. Jo Kosova. Në aspektin kohor për Kosovën ende është e paqartë, sepse ende varet nga vendimet e tyre", tha Hahn.

Komisioneri Hahn ripërsëriti qëndrimin se Kosova duhet të përmbushë kriteret e përcaktuara, mbi të gjitha ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi, për të hapur rrugën për liberalizim të vizave.

"Kjo çështje tani varet nga vetë Kosova. Sepse, një nga standardet e rëndësishme është që të zgjidh këtë 'konflikt' të kufirit me Malin e Zi. Ka një marrëveshje me Malin e Zi që prej gushtit të vitit të kaluar. Mali i Zi e ka miratuar legjislacionin e nevojshëm nga ana e tij dhe ne ende po presim që të ketë hapa ligjorë edhe nga pala e Kosovës”.

“Mendoj se do të duhej të ishte votuar (të enjten), por është pezulluar pa një datë të re të caktuar. Prandaj tani vërtetë ju takon kosovarëve që ta zgjidhin këtë. Ky është një kusht që ne nuk mund ta tejkalojmë dhe tani varet nga ta. Nëse kjo zgjidhet ashtu sic duhet, atëherë do të ketë një raport pozitiv nga ana jonë, pra nga Komisioni. Pastaj I takon Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian të marrin vendime të nevojshme”, tha komisioneri Hahn.

Komisioneri Hahn tha se vendosja e kushteve, për tri vendet në kuadër të paketës për liberalizim të vizave, përfshirë Gjeorgjinë, Ukrainën e Kosovën, ishte 'një lloj motivimi i cili vazhdon të jetë I pranishëm"

"Kishte dy çështje të pazgjidhura si dhe nëse që të dyja çështjet e pazgjidhura adresohen në mënyrë adekuate, atëherë mund të japim dritën e gjelbër me raportin pozitiv, dhe nuk na duhet një raport tjetër. Në këtë rrafsh ishte një lloj motivimi dhe ai është ende aty. Por, tani vërtetë ju takon kosovarëve që të dëshmojnë".

Komisioneri Hahn ka folur edhe për kushtin e luftës më të thelluar kundër korrupsionit dhe qasjen që mund të kenë vendet anëtare të BE-së ndaj Kosovës në këtë fushë

"Mendoj se pasi Parlamenti Evropian të ketë miratuar masat e zgjeruara të pezullimit, që duhet të ndodh këto ditë, atëherë këto lloj shqetësimesh mund, me shumë gjasa, të adresohen. Nëse do të ketë zhvillime negative në të ardhmen, ose zhvillime të pakënaqshme, është një mundësi që të përdoret kjo masë”.

“Ky është një argument tjetër pse Kosova duhet të marrë liberalizimin e vizave dhe sinqerisht është vendi i fundit në rajon. Nëse na dëshmohet se kanë përmbushur të gjitha kushtet atëherë mund të pritet një trajtim i drejt. Gjithnjë nëse i kanë përmbushur të gjitha kushtet, që janë përcaktuar, por gjithashtu bazuar edhe në miratimin e vendeve anëtare, ata duhet të kenë të drejtën e shpërblimit", tha komisioneri Hahn për Radion Evropa e Lirë.

Komisioneri i BE-së theksoi se nga paketa e vendeve që janë paraparë për liberalizim të vizave, Gjeorgjia dhe Ukraina kanë avancuar më shumë dhe nënvizoi se vetëm 'Ukraina ka pasur mbi 140 kushte për të përmbushur' dhe që sipas tij do të ndihmojnë në ndryshimin e "fytyrës së vendit duke forcuar luftën kundër korrupsionit".

The post Hahn: I paqartë afati kohor për liberalizim të vizave për Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more