Skip to main content

Mesazhi.com: “Alaves befason Barcelonën” plus 9 more

Mesazhi.com: “Alaves befason Barcelonën” plus 9 more


Alaves befason Barcelonën

Posted: 10 Sep 2016 09:26 AM PDT

Alaves është befasia më e madhe e futbollit evropian këtë javë.

Kjo skuadër modeste, ka arritur të mposht 1:2 në udhëtim Barcelonën, në kuadër të xhiros së tretë të La Ligas.

S'e Barcelona do të ketë telashe në këtë ndeshje, u pa në minutën e 39', kur Alaves kaloi në epërsi nëpërmjet Deyverson.

Me të filluar pjesa e dytë, Barcelona barazoi në 1:1 me anë të Mathieu.

Por, në minutën e 64', Alaves riktheu epërsinë për ta mbajtur deri në fund të takimit.

The post Alaves befason Barcelonën appeared first on Mesazhi.com.

Walker: Politikanët e Kosovës nuk janë patriotë

Posted: 10 Sep 2016 09:08 AM PDT

Ish-shefi i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, thotë se sistemi politik në Kosovë nuk po funksionon.

Duke folur për krizën politike në vend, William Walker ia atribuon përgjegjësinë jo vetëm politikanëve të vendit, sidomos Qeverisë, por edhe problemeve të trashëguara nga ato që ai i quan gabime të organizatave dhe faktorëve ndërkombëtarë që kanë vepruar në vend që pas çlirimit.

Walker foli edhe për planin e tij për të organizuar diasporën shqiptare nga të gjitha vendet e Ballkanit, për të rritur ndikimin e tyre. Ndërkaq, duke folur për simpatinë e tij ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, ai tha se nuk përkrah protestat e dhunshme.

Ai ka shtuar politikanët kosovarë nuk po tregohen patriotë për të zhvilluar vendin, por po përpiqen të përmbushin vetëm interesat e tyre personale.

The post Walker: Politikanët e Kosovës nuk janë patriotë appeared first on Mesazhi.com.

Kosova pëson humbjen e katërt

Posted: 10 Sep 2016 08:44 AM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbjen e katërt në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian "EuroBasket 2017" ndaj Sllovenisë, me rezultat 81:91.

Përfaqësuesja e Kosovës për dallim nga ndeshja e parë kundër sllovenëve, kësaj radhe pati paraqitje dukshëm më të mirë dhe pushim arriti të shkojë me epërsi prej katër pikëve 41:37. Megjithatë, në çerekun e tretë sllovenët arritën ta dëshmojnë cilësinë e tyre dhe të fillojnë shkëputjen në rezultat, për të fituar në fund pa shumë vështirësi.

The post Kosova pëson humbjen e katërt appeared first on Mesazhi.com.

Pozita e as opozita nuk janë të gatshme për zgjedhje

Posted: 10 Sep 2016 08:16 AM PDT

Problemet e brendshme të koalicionit qeverisës për ta votuar demarkacionin kanë vënë në pah edhe mundësinë që nëse kjo çështje nuk kalon, atëherë të mendohet shkuarja në zgjedhje të parakohshme.

Madje zërat për këtë temë janë shtuar pas 1 shtatorit, ani pse qëndrimet janë të ndryshme brenda partisë më të madhe në vend, PDK-së. Për dallim nga bashkëpartiakët e tij, njëri nga njerëzit më me ndikim në këtë parti, Xhavit Haliti, thotë se Kosova në asnjë variant nuk është e gatshme për zgjedhje. Ndërsa kategorik kundër zgjedhjeve shprehet partneri i PDK-së në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Nuk shoh rrezik. Nëse ka zgjedhje, ka zgjedhje, por nuk e besoj se jemi të përgatitur as pozita e as opozita për zgjedhje. Unë mendoj se nuk është koha për zgjedhje dhe demarkacioni nuk është shkas përmes të cilit duhet të shkohet në zgjedhje”, ka theksuar Haliti.

Ndërkaq Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi i ka thënë RTK-së se koalcioni PDK-LDK është i qëndrueshëm, ndërsa thotë se as pozita e as opozita nuk janë të gatshme për zgjedhje.

“Nuk mendoj se ka ndonjë çarje në koalicion. Koalicioni është më të vërtetë stabil. Demarkacioni është për çështje tjera, ashtu siç i ka përmend edhe kryeministri. Nuk besoj se do të ndodhin zgjedhjet dhe nuk ka kurrfarë indikacioni se për shkak të demarkacionit do të shkohet në zgjedhje”, ka thënë Abrashi.

The post Pozita e as opozita nuk janë të gatshme për zgjedhje appeared first on Mesazhi.com.

Liverpooli s’e njeh kampionin

Posted: 10 Sep 2016 08:07 AM PDT

Liverpooli ka fituar ndaj Leicesterit Cityt me rezultat 4-1.

Reds ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e merituar për ata.

Goli i parë në këtë takim erdhi nga Roberto Firmino nga minutën e 13-të, i asistuar nga James Milner.

Ndërsa në minutën e 31-të shënoi edhe Sadio Mane, pas një asistimi të bukur nga Daniel Sturridge.

Por, pas shtatë minutash Jamie Vardy e shënoi golin e nderit në këtë takim për Leicester Cityn dhe me rezultatin 2-1 përfunduan 45 minutat e parë.

Goli i tretë në këtë takim erdhi nga Adam Lallana në minutën e 56-të, pas një asistimi nga Georginio Wijnaldum. Ndërsa i fundit nga Firmino në minutën e 89-të.

Pas këtij takimi Liverpoolit renditet në vendin e pestë me shtatë pikë, kurse Leicesteri në vendin e 13-të me katër pikë.

The post Liverpooli s’e njeh kampionin appeared first on Mesazhi.com.

Juventusi vazhdon me fitore

Posted: 10 Sep 2016 08:01 AM PDT

Juventusi ka shënuar edhe fitoren e tretë në Serie A.

Zonja e Vjetër në 'Juventus Stadium' ka mposhtur 3:1 Sassuolon, në kuadër të xhiros së tretë.

Të gjitha golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e parë.

Higuain me dy gola dhe Pjanic me një, ishin realizatorët për Juventusin.

Për mysafirët golin e vetëm e shënoi Antei.

Ndeshjen e ardhshme Juventusi e luan në udhëtim, te Interi.

The post Juventusi vazhdon me fitore appeared first on Mesazhi.com.

Reali deklason Osasunen

Posted: 10 Sep 2016 07:27 AM PDT

Real Madrid ka shënuar fitore të thellë kundër Osasunës në ndeshjen e javës së tretë të La Ligës.

Pjesa e parë ishte në dominim total të madrilenëve ku shënuan tre gola.

Ronaldo është kthyer nga lëndimi në mënyrën më të mirë të mundshme, ku vetëm pas gjashtë minutave lojë shënoi golin e parë për Realin.

Danillo (40') dhe Ramos (45') ishin golashënuesit që vendosën rezultatin e pjesës së parë.

Edhe në pjesën e dytë Reali nuk ndaloi ku shënoi dy gola që në fillim me anë të Pepe (56') dhe Modric (62').

Osasuna shënoi dy gola që shërbyen vetëm për ta zbutur avantazhin.

Riera (64') dhe Garcia (79') ishin golashënuesit e Osasunës.

Në javën e tretë Real Madridi kryeson tabelën me bilanc të qindpërqind, ku pas tre ndeshjeve ka po aq fitore, kurse Osasuna ka vetëm një pikë nga tre ndeshje të luajtura.

The post Reali deklason Osasunen appeared first on Mesazhi.com.

Amerikë: Gruaja shqiptare sulmoi dy gra myslimane dhe ua hoqi shamitë nga koka

Posted: 10 Sep 2016 03:48 AM PDT

Një grua nga New York-u nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është akuzuar për krim të urrjejtes pasi që ka ofenduar dhe ka sulmuar fizikisht dy gra myslimane.

Emirjeta Xhelili, 32 vjeçare me origjinë nga Tirana, u ka bërtitur dhe i ka sulmuar dy gratë e moshës 23 dhe 24 vjeçare, duke u thënë: "Largohuni nga Amerika k***a", dhe më pas i ka goditur me grushte në fytyrë.

Xhelili e cila në Facebook e quan veten Mary Magdalene, po ashtu i ka shqelmuar gratë në këmbët e tyre dhe më pas ka provuar t'ua heqë shamitë nga koka, transmeton Klan Kosova.

"Kjo është Amerika dhe ju s'duhet të jeni ndryshe nga ne", ka bërtitur ajo gjatë këtij sulmi që ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së saj në Brooklyn.

Asnjëra nga viktimat dhe as fëmijët me të cilat ato ishin, nuk janë lënduar nga sulmi, kurse Xhelili, është arrestuar katër orë më vonë.

Xhelili e cila punon në një restorant italian, është akuzuar për sulm dhe krim të urrejtjes e po ashtu me nj gjobë prej 50,000 dollarësh.

The post Amerikë: Gruaja shqiptare sulmoi dy gra myslimane dhe ua hoqi shamitë nga koka appeared first on Mesazhi.com.

Miliona haxhinjë në Qabe reflektojnë barazi, pavarësisht racës së tyre

Posted: 10 Sep 2016 03:18 AM PDT

Besimtarët nga e gjithë bota në prag të njërës prej festave më të mëdha muslimane, asaj të Kurban Bajramit po bëhen bashkë në vendet më të shenjta për muslimanët për të kryer obligimin për një nga pesë kushtet e Islamit, Haxhin, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas vizitës që ja bënë qytetit të Medinës mbi dy milionë haxhinjë përfshirë edhe ato nga vendet e Ballkanit kanë mbërritur në Mekë ku do të kryejnë obligimin, pelegrinazhin në tempullin e shenjtë të Qabes që njihet si Haxh.

Një ditë para se të ngjiten në kodrën e Arafatit për të kryer ritualet që janë pjesë e Haxhit, besimtarët e kalojnë kohën duke bërë namaz dhe lutje në Qabe.

Besimtarë nga e gjithë bota, pa marrë parasysh përkatësinë etnike dhe racore kanë veshur ihramin e bardhë ndërkohë që imazhet e barazisë njëherësh janë nga qëllimet dhe mesazhet të cilat i dërgon Haxhi.

The post Miliona haxhinjë në Qabe reflektojnë barazi, pavarësisht racës së tyre appeared first on Mesazhi.com.

City fiton derbin e Manchesterit

Posted: 10 Sep 2016 02:41 AM PDT

Skuadra e Manchester Cityt e ka fituar derbin e javës përball Manchester Unitedit me rezultat 2 me 1.

Ndeshja ishte mjaftë e zjarrtë nga dy skuadrat, por ajo e Pep Guardiolës doli të jetë më e fuqishme ku shënoi dy gola në "Old Trafford".

Golat për Cityn i shënuan: De Bruyne dhe Ihaenacho, ndërsa golin e nderit për ekipin e Jose Mourinhos e shënoi, Zlatan Ibrahimovic.

Edhe pse United deri në fund të ndeshjes nuk u dorëzua duke rrezikuar disa herë portën e Bravos, nuk arritën të shënoni së paku golin e barazimit.

Kështu kjo ishte humbja e parë këtë sezon për Unitedin e cila mbetët me nëntë pikë, ndërsa City vazhdon me fitore të një pas njëshme dhe kryeson tabelën e Premier Ligës me 12 pikë.

The post City fiton derbin e Manchesterit appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more