Skip to main content

“Liverpooli me ofertë për Ranocchian gjatë janarit” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Liverpooli me ofertë për Ranocchian gjatë janarit” plus 9 more Telegrafi Futboll


Liverpooli me ofertë për Ranocchian gjatë janarit

Posted: 22 Sep 2016 02:34 PM PDT

Liverpool besohet të jenë të interesuar të bëjnë një ofertë gjatë janarit për mbrojtësin e Interit, Andrea Ranocchia.

Kjo nuk është hera e parë që  qendërmbrojtësi italian ka qenë i lidhur me një kalim të tij në Anfield Road.

Sipas talkSPORT dhe Calciomercato.it, Jurgen Klopp është një admirues i madh i qendërmbrojtësit italian dhe e kërkon atë në mbrojtjen e tij për pjesën e dytë të sezonit.

'Gjeli' që po çmend top ekipet e Ligës Premier 'Gjeli' që po çmend top ekipet e Ligës Premier

Ranocchia nuk është pjesë e planeve e trajnerit të tanishëm të Interit, Frank de Boer dhe do të jetë në dispozicion edhe në formë huazimi.

28-vjeçari italian është nën kontratë me skuadrën nga San Siro deri në qershor 2019 dhe në rast transferimi të përhershëm çmimi i tij sillet rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/

The post Liverpooli me ofertë për Ranocchian gjatë janarit appeared first on Telegrafi.

Ben Arfa afër largimit nga PSG?

Posted: 22 Sep 2016 02:30 PM PDT

Aventura e mesfushorit francez Hatem Ben Arfa tek PSG duket se është drejt fundit.

Anësori është lënë jashtë skuadrës në tri ndeshjet e fundit nga trajneri spanjoll Unay Emery.

Sipas asaj që kanë shkruar mediat franceze, dyshja Ben Arfa – Emery kanë pasur një zënkë mes vete.

Emery nuk llogaritë në shërbimet e francezit dhe i ka bërë me dije se duhet të gjejë një tjetër skuadër.

Kështu Ben Arfa duket se do të largohet nga PSG gjatë afatit kalimtar të janarit edhe pse iu bashkua kampionëve të Francës në verë nga Nice si transferim i lirë. /Telegrafi/

The post Ben Arfa afër largimit nga PSG? appeared first on Telegrafi.

Milani i gatshëm të transferojë Caion

Posted: 22 Sep 2016 02:16 PM PDT

Milani janë të gatshëm për të përforcuar mbrojtjen e tyre në janar me reprezentuesin brazilian, Rodrigo Caio, i cili është pjesë e Sao Paulo.

23-vjeçari brazilian tashmë është lidhur me një kalim në Serie A gjatë verës, pasi Rossonerët dhe Lazio ishin të interesuar.

Sipas Sport Mediaset, Milani janë duke planifikuar një tjetër përpjekje për talentin e Sao Paulo në afatin kalimtar të mesit të sezonit.

Badelj te Milani në verën e ardhshme Badelj te Milani në verën e ardhshme

Kjo pasi, nga janari, pronarët e rinj kinezë duhet të kenë marrë përsipër klubin dhe forcuar arkat me fonde të freskëta.

Ndryshe, Rodrigo Caio llogaritet si një nga talentët më të mëdhenj të viteve të fundit në Brazil dhe çmimi i tij parashihet të jetë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/

The post Milani i gatshëm të transferojë Caion appeared first on Telegrafi.

Këta janë futbollistët që kanë ndikuar në më shumë gola këtë sezon (Foto)

Posted: 22 Sep 2016 01:50 PM PDT

Mauro Icardi është futbollisti që marrë pjesë në më shumë gola gjatë këtij sezoni në Evropë.

Sulmuesi Interit ka ndikuar në shtatë gola të shënuara nga Interi, me gjashtë gola të shënuara dhe një asistim, duke lënë pas vetën gjithë të tjerët.

Pas Icardit vjen sulmuesi i Lyonit, Alexandre Lacazette dhe ai i PSG-së, Edinson Cavani, të cilët kanë nga gjashtë gola të shënuara, shkruan Telegrafi.

Këta janë golashënuesit kryesor të Bundesligas që nga sezoni 2012/13 Këta janë golashënuesit kryesor të Bundesligas që nga sezoni 2012/13

Diego Costa i Chelseat, Robert Lewandowski i Bayern Munich dhe Jose Callejon i Napolit radhiten pas tyre me nga pesë gola të shënuara dhe nga një asistim.

Listën e mbyllin dyshja e Barcelonës, Lionel Messi dhe Luis Suarez me nga katër gola dhe dy asistime, ndërsa Franck Ribery ka katër asistime dhe dy gola. /Telegrafi/

statistika

The post Këta janë futbollistët që kanë ndikuar në më shumë gola këtë sezon (Foto) appeared first on Telegrafi.

Super Rashica, tjetër gol me Vitessen

Posted: 22 Sep 2016 01:39 PM PDT

Milot Rashica ka vazhduar me formën e tij mjaftë të mirë në kampionatin holandez.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës e ka nisur nga minuta e parë sfidën e Kupës së Holandës mes De Dijk dhe ekipit të tij Vitesse.

Në fund Vitesse shënoi fitore me rezultat të thellë 7:2, ndërsa Miloti arriti të shënoi një gol.

Ishte minuta e 82-të e ndeshjes, pranë rezultatit 2:5, kur vushtrriasi shënoi golin e gjashtë për ekipin e tij.

Forma e mirë e Rashicës është një lajm i mirë edhe për trajnerin e Kosovës, Albert Bunjaku që në tetor do të përballet me Kroacinë në Shkodër. /Telegrafi/

The post Super Rashica, tjetër gol me Vitessen appeared first on Telegrafi.

“Ibrahimovic si Terminatori”

Posted: 22 Sep 2016 01:15 PM PDT

Ylli i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic është krahasuar me Terminator nga mbrojtësi i Northampton Town, Gabriel Zakuani.

Suedezi erdhi nga bankina në 35 minuta e fundit në fitoren e Unitedit 3-1 në Kupë të mërkurën ndaj Northamptonit, dhe kështu nga ndikimi i tij i madh në lojë, mbrojtësi Zakuani e ka cilësuar Ibran si një Terminator, nga mënyra e të folur të suedezit.

"Ai flet shumë në fushë, por ai flet pak si një robot, si një lloj Terminatori. Ky është lloj i një lëvizje të ngadaltë", tha Zakuani për BBC World Service, transmeton Telegrafi.

'Ibrahimovic është arrogant' 'Ibrahimovic është arrogant'

"Ju mund të shihni ndikimin e tij në ekipin e tyre. Ai iu tregonte disa nga lojtarët që ishin duke nxituar, se si duhet qetësuar dhe pushuar topi".

"Ju mund të shihni menjëherë se ai ka respektin e të gjithëve në klub", përfundoi mbrojtësi i Northamptonit. /Telegrafi/

The post "Ibrahimovic si Terminatori" appeared first on Telegrafi.

Ajeti afër rikthimit

Posted: 22 Sep 2016 01:02 PM PDT

Afron kthimi në fushën e lojës i Arlind Ajetit.

Futbollisti i përfaqësueses shqiptare, i cili mungon prej më shumë se një muaji nga fushat e lojës pas një dëmtimi të dyfishtë në pulpën e këmbës së djathtë, sot ka filluar më në fund vrapimet, etapa e dytë e procesit të riaftësimit.

Klubi i Torinos, nëpërmjet një komunikate për shtyp ka bërë të ditur situatën e të dëmtuarve në radhët e tij, duke saktësuar pikërisht kthimin e Ajetit në terrenin sportiv, pas rreth tre javësh të kaluara mes pushimit të plotë dhe terapisë për riaftësimin e dëmtimit muskulor.

Mbrojtësi ka zhvilluar vetëm vrapime të lehta në qendrën stërvitore të klubit, ndërsa edhe në ditët në vijim do të vazhdojë të stërvitet veçmas, derisa stafi mjekësor i skuadrës të sigurohet që atij nuk do t'i përsëritet dëmtimi i muajit gusht.

Sipas mediave italiane, stafi i Torinos parashikon që ai të jetë i gatshëm për të filluar stërvitjen e plotë me pjesën tjetër të grupit që në ditët e para të tetorit.

Por kjo mund të mos jetë e mjaftueshme që ai të përfshihet në planet e trajnerit De Biazi për ndeshjet e radhës të kuqezinjve, ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës, pasi është gjithsesi mbrapa me përgatitjen fizike në krahasim me lojtarët e tjerë për këtë pjesë të sezonit.

The post Ajeti afër rikthimit appeared first on Telegrafi.

Juventusi mendon transferimin e Lindelof

Posted: 22 Sep 2016 12:53 PM PDT

Juventusi janë bashkuar garës së Interit dhe Paris Saint-Germainit në shënjestër të mbrojtësit të Benficas, Victor Lindelof.

22-vjeçari suedez është shumë i kërkuar këtë vit nga skuadrat dhe tashmë ka shtatë paraqitje për kombëtaren e tij.

Napoli ishin gjithashtu të interesuar në Lindelof gjatë verës para se në fund të nënshkruajnë me Nikola Maksimovic nga Torino.

Juventusi, ofertë për talentin e Atalantas Juventusi, ofertë për talentin e Atalantas

Sipas La Gazzetta dello Sport, Juve janë tani në ndjekje të Lindelof, por konkurrenca është e lartë nga Inter dhe PSG.

Raportohet se Bianconerët kanë dërguar zbulues talentesh në Portugali për të parë të qendërmbrojtësin suedez, i cili ka një klauzolë lirimin prej 30 milionë euro në kontratën e tij. /Telegrafi/

 

The post Juventusi mendon transferimin e Lindelof appeared first on Telegrafi.

Lëndohet Armando Sadiku

Posted: 22 Sep 2016 12:34 PM PDT

Gianni De Biazi nuk do të bëjë gjumë të qetë sot, pasi ka mësuar se sulmuesi kryesor i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka pësuar një dëmtim në gju.

Ai është detyruar të dalë para kohe nga fusha e lojës në ndeshjen e Zyrihut ndaj Servet në kategorinë e dytë zvicerane.

Sadiku Zyrih 2016
Me ekipin e tij në avantazh që në minutën e parë të sfidës, Sadiku u përpoq të dyfishonte shifrat kur regjistrohej minuta e 12. Ai arriti të dërgonte topin në rrjetë, por gjatë aksionit, pësoi një dëmtim në gju, ndërsa goli u anulua për pozicion jashtë loje. Pas disa minutash trajtimi nga stafi mjekësor, u dha sinjali për zëvendësimin e tij në minutën e 17-të të sfidës.

Klubi i Zurich nuk ka dhënë asnjë informacion për shkallën e dëmtimit të sulmuesit shqiptar, por pritet që ai të kryejë vizita më të specializuara gjatë ditës së nesërme. Sadiku është sulmuesi kryesor i përfaqësueses shqiptare dhe titullar i paprekshëm në skemat e De Biazit, ndaj dëmtimi i mundshëm i tij do të prishte planet e kuqezinjve për ndeshjet e tetorit ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës.

The post Lëndohet Armando Sadiku appeared first on Telegrafi.

Këta janë golashënuesit kryesor të Bundesligas që nga sezoni 2012/13

Posted: 22 Sep 2016 12:30 PM PDT

Robert Lewandowski është futbollisti me më shumë gola në kampionatin gjerman, që nga sezoni 2012/13.

Kampionati gjerman, Bundesliga, gjithmonë ka pasur në radhët e veta golashënues të lindur, që kanë shënuar shumë për skuadrat e tyre.

Megjithatë, njëri nga më të mirët që ka pasur ndonjëherë në gjirin e vetë është sulmuesi polak i Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Ancelotti tregon dallimin mes Bundesligës dhe Serie A Ancelotti tregon dallimin mes Bundesligës dhe Serie A

Sulmuesi polak nga sezoni 2012/12 është futbollisti me më shumë gola në Bundesliga, pasi ka arritur të shënoj plot 96 gola.

Pas tij radhiten, Thomas Muller me 59 gola, Pierre-Emerick Aubameyang me 58 gola dhe Alexander Meier me 57 gola të shënuara. /Telegrafi/

Futbollistët me më shumë gola në Bundesliga nga sezoni 2012/13:

Robert Lewandowski – 96 gola

Thomas Müller – 59 gola

Pierre-Emerick Aubameyang – 58 gola

Alexander Meier – 57 gola

The post Këta janë golashënuesit kryesor të Bundesligas që nga sezoni 2012/13 appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more