Skip to main content

Lajmi.net: “E pabesueshme çfarë është duke ndodhur me Kombëtaren shqiptare (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “E pabesueshme çfarë është duke ndodhur me Kombëtaren shqiptare (FOTO)” plus 8 more


E pabesueshme çfarë është duke ndodhur me Kombëtaren shqiptare (FOTO)

Posted: 09 Sep 2016 11:55 PM PDT

Ndonjëherë krijohen situata komike dhe të panevojshme me udhëtimet. Kjo ka ndodhur pas kalkulimeve që ka bërë Federata Shqiptare e Basketbollit, për rezervimet me ekipin tonë kombëtar.

Për të transportuar basketbollistët në transfertat e ndryshme, drejtuesit e FSHB-së duket se janë merakosur vetëm për të gjetur biletën më të lirë, pa menduar tranzitet e gjata nëpër aeroporte dhe faktin se ekipi mund të vijë i lodhur në ditën e ndeshjes. Përjashtim nuk ka bërë as rikthimi i përfaqësueses nga Sllovakia.

Kësaj radhe ishin vetë lojtarët kuqezi që kanë ironizuar mbi këtë fakt, duke postuar në profilet e tyre në "Facebook" një foto nga aeroporti i Vjenës. Aty shihet qartë se avioni i linjës Vjenë-Tiranë nisej në orën 12:45, në të njëjtin orar që nisej edhe ai i linjës Vjenë-Podgoricë. Drejtuesit e FSHB-së në vend që të zgjidhnin opsionin e parë, kanë preferuar të dyti, shkruan “Panorama Sport”, përcjell “Lajmi.net”.

Për të mbërritur në kryeqytet, ekipi kuqezi më parë zbarkoi në Podgoricë dhe më pas mori autobusin që e transportoi deri në Tiranë, kur mund të kursente të gjithë këtë lodhje, pasi ekziston një linjë direkte që lidh kryeqytetin tonë me atë të Vjenës.

Mirëpo, sërish është zgjedhur rruga e "biletës së lirë" dhe jo ajo e komoditetit, siç ndodh rëndom gjatë viteve të fundit. Duke mbërritur në këtë pikë është e shpjegueshme pse lojtarë si Bushati, Ndoja dhe Kuqo, të cilët luajnë jashtë vendit, nuk pranojnë ftesën për t'iu bashkuar përfaqësueses.

Udhëtimet rraskapitëse
Që në ndeshjen e parë të kualifikueseve në "Euro 2017", ajo që ra në sy ishte udhëtimi i gjatë që iu desh të përballonte ekipit të Kostandinidesit. Pasi iu deshën 12 orë për t'u rikthyer nga miqësorja kundër Estonisë, ku lojtarët e ekipit kombëtar fjetën nëpër stolat e terminalit të Stambollit, Shqipërisë iu nevojit i njëjti afat kohor për të udhëtuar drejt Gjeorgjisë, teksa skuadra mbërriti në Tbilisi vetëm në ditën e ndeshjes.

Ndërsa për sfidën e nesërme, Gjeorgjia ka mbërritur që ditën e djeshme në Tiranë, ku do të qëndrojë për dy ditë e akomoduar në hotel. Miqtë dje kanë kryer dy seanca stërvitore në pallatin e sportit "Asllan Rusi", teksa sot kanë në program edhe seancën e fundit në orën 18:00.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4

Yjet që u zotuan se nuk do të zhvishen më në filma

Posted: 09 Sep 2016 11:53 PM PDT

Jorrallëherë dëgjohen komente se zhveshja e aktoreve për shkak të roleve është një "eksploatim", por ka edhe të atillë që këtë e konsiderojnë "në kuadër të artit". Bukuroshet që do t'i prezantojmë tashmë janë zhveshur në film, disa një herë e disa edhe shumë herë.

Por i keni parë sa i keni parë të zhveshura, pasi ato janë zotuar se më nuk do ta përsërisin këtë.

Olivia Munn ka pranuar që të pozojë për revistën erotike "Playboy", por nuk ka treguar aq shumë, pasi pjesët më intime ishin mbuluar. Por ajo kishte bërë zhveshjen e tërësishme të rrobave më 2012, për rolin në filmin "Magic Mike". Por që nga atëherë ajo nuk është zhveshur më, pasi këtë e ka premtuar.

Aktorja dhe këngëtarja, Jessica Simpson, tani është një grua familjare. Pavarësisht faktit se në disa videospote të saj, por edhe role filmime, tashmë ka treguar shumë nga trupi i saj, ajo tani ka deklaruar: "Kurrë më nuk do të zhvishem për role filmike. Edhe nëse kjo do të më siguronte çmimin 'Oscar', nuk do ta bëj", ka thënë ajo.

Në fillim të karrierës së saj, Jessica Alba shpesh është paraqitur e zhveshur në rolet e saj, ndërsa një rol të nxehtë të striptizes e kishte edhe në filmin "Sin City". Por pas kësaj ajo në kontratat për role të reja ka insistuar që të mos ketë skena lakuriqe dhe kësaj ia ka arritur.

Jennifer Love Hewitt asnjëherë nuk ka zhveshur të gjitha rrobat në film dhe ka refuzuar edhe "Playboy"-in. Por natyrisht se ka pasur skena erotike në filma, por gjithmonë i ka mbuluar pjesët më intime të trupit.

Rachel Bilson nuk sheh arsyetime për zhveshje në filma, ndërsa për skenat lakuriqe në filmin "The Last Kiss" ajo kishte angazhuar një dublante. Dhe kur "Playboy" i kishte kërkuar të zhvishej për ta, ajo aty për aty kishte refuzuar dhe i kishte akuzuar për "imponim të lakuriqësisë".

Image

BIK-u, partner i fuqishëm në luftimin e ekstremizmit

Posted: 09 Sep 2016 11:50 PM PDT

BIK, Arkiv

Në këtë intervistë dhënë gazetës "Epoka e re", ai ka thënë se gjendja e vështirë ekonomike, arsimimi jo i duhur dhe mosnjohja e mjaftueshme e mësimeve islame kanë ndikuar që disa të rinj nga Kosova t'u bashkohen luftërave të pakuptimta në Siri dhe Irak.

845X486681616_flet_Ajni_Sinani_1

Sinani ka bërë me dije se BIK-u në vazhdimësi ka punuar në drejtim të vetëdijesimit të qytetarëve, veçmas të të rinjve, për të mos iu bashkuar këtyre luftërave. Mirëpo, sipas tij, në kohën e internetit disa gjëra nuk mund të kontrollohen. Në këtë intervistë Sinani ka folur edhe për ndërtimin e xhamisë qendrore në lagjen "Dardania". Ai ka thënë se nuk janë duke kuptuar pse po ndodh tërë kjo neglizhencë nga organet kompetente të Komunës së Prishtinës për lëshimin e lejes së punës.

Sinani ka bërë me dije se nga Kosova këtë vit për ta kryer haxhin kanë udhëtuar 860 besimtarë.

Man Utd – Man City, formacionet e derbit (FOTO)

Posted: 09 Sep 2016 11:42 PM PDT

Manchester United pret Manchester Cityn në derbin e qytetit në kuadër të xhiros së katërt në Premierligë.

Ekipi i Jose Mourinhos takohet me atë të Pep Guardiolës në duelin më të madh deri më tani gjatë këtij sezoni.

"Mundo Deportivo" ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave, përcjell "Lajmi.net".

Sergio Aguero mungon tek "Citizens" për shkak të dënimit prej tri ndeshjeve moslojë.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4

Thaçi e Mustafa kungohen në Vatikan

Posted: 09 Sep 2016 11:41 PM PDT

Thaçi e Mustafa në Vatikan

Ndonëse të ftuar në cilësinë e zyrtarëve të lartë shtetërorë, sipas burimeve të gazetës, presidenti dhe kryeministri kanë vendosur që për një moment t'i kryejnë obligimet e besimtarëve të krishterë, edhe pse një gjë e tillë është në kundërshtim me normat dhe rregulltat e kishës katolike

Duke u bazuar në traditën kishtare, kungimi është njëri ndër sakramentet më të rëndësishme, të cilin mund ta marrin vetëm besimtarët e krishterë. Sipas normave dhe rregullave të përcaktuara nga kisha, të gjithë besimtarët e pagëzuar në fenë e krishterë e të cilët janë të rrëfyer kanë të drejtë të kungohen, shkruan ‘Zeri’.

Mirëpo këtë normë, me ose pa vetëdije, e kanë thyer dy udhëheqësit më të lartë shtetërorë, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, ku u janë bashkuar besimtarëve të shumtë në sheshin e "Shën Pjetrit" në marrjen e kungimit, ani pse me rregulla të kishës një gjë e tillë ndalohet për personat që nuk i përkasin religjionit të krishterë, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Marrjen e kungimit gjatë kësaj meshe nga ana e presidentit Thaçi e ka konfirmuar vetë Zyra e tij.

Koalicioni nuk konsultohet me ‘Srpska’-n

Posted: 09 Sep 2016 11:32 PM PDT

Kuvendi i Kosovës

Partnerët e mëdhenj të koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk janë konsultuar me partnerin tjetër Listën Serbe për çështjen e ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi as pas dështimit të ratifikimit të kësaj marrëveshjeje më 1 shtator, kur u tërhoq nga votimi në mungesë të Listës Serbe.

Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës thonë se kanë takime me përfaqësuesit e serbëve, porse nuk janë konsultuar për këtë temë. Kështu ata thonë se ende nuk mund të flitet për mbajtjen e seancës për ratifikimin e Demarkacionit. Në anën tjetër, subjektet opozitare thonë se Qeveria do të dorëzohet në këtë temë. Prandaj, sipas tyre, opsioni më i mirë është që kjo marrëveshje të hedhet poshtë dhe se procesi i demarkacionit të nisë nga fillimi.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë për "Zërin" se përfaqësuesit e Qeverisë kanë vazhdimisht takime me përfaqësuesit e Listës Serbe, porse nuk kanë zhvilluar ndonjë takim të veçantë për çështjen e Demarkacionit./zeri

Barcelona – Alaves, formacionet me një befasi të madhe (FOTO)

Posted: 09 Sep 2016 11:30 PM PDT

Luis Suarez nuk do të jetë në formacionin bazë të Barcelonës për ndeshjen e sotme kundër Alaves, në xhiron e tretë të La Ligës.

Sulmuesi uruguaian u rikthye në ekip vetëm të premten nga detyra ndërkombëtare.

Andaj, ai pritet ta nisë duelin nga banka e rezervistëve, shkruan ""Mundo Deportivo", përcjell "Lajmi.net".

Në vend të tij në sulm prapë pritet të luajë Arda Turan.

Kurse, Neymar do të bëjë paraqitjen e parë pas rikthimit nga detyrat ndërkombëtare me Brazilin.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4

Arrihet marrëveshje historike SHBA-Rusi për Sirinë (Video)

Posted: 09 Sep 2016 11:24 PM PDT

Kerry - Lavrov

Sipas kësaj marrëveshjeje, qeveria siriane do t'u japë fund luftimeve në disa zona të caktuara që kontrollohen nga opozita.

Rusia dhe SHBA do të krijojnë një qendër të përbashkët për të luftuar të ashtuquajturin Shteti Islamik dhe luftëtarët e Al-Nusra.

Deklarata e përbashkët pason bisedimet midis Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry dhe homologut të tij rus, Sergei Lavrov, shkruan BBC.

"Plani do të ketë nevojë që si regjimi dhe opozita siriane të përmbushin detyrimet e tyre”, ka deklaruar John Kerry në Gjenevë të Zvicrës, duke shtuar se opozita kishte treguar se ishte përgatitur për të vijuar sipas këtij plani, por me kusht që qeveria siriane të tregojë se është serioze.

Ndërkohë që ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se Rusia kishte informuar qeverinë siriane në lidhje me marrëveshjet dhe qeveria siriane ishte “gati për t'i përmbushur ato”.

Mustafi – Arsenal, lajmi i fundit nga Anglia

Posted: 09 Sep 2016 11:22 PM PDT

Shkodran Mustafi do të zhvillojë ndeshjen e tij të parë si futbollist i Arsenalit.

Mbrojtësi i transferuar te "Gunners" nga Valencia, gjatë afatit kalimtar të verës, do të bëjë sot paraqitjen e parë në duelin ndaj Southamptonit, shkruan "Goal.com", përcjell "Lajmi.net".

Njësoj si Mustafi, sot pritet të debutojë edhe përforcimi tjetër i ri, Lucas Perez.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more