Skip to main content

Lajmet e fundit: “Vetëvendosje godet Edi Ramën për ligjin e plehrave, e quan aventurier të interesave private” plus 44 more

Lajmet e fundit: “Vetëvendosje godet Edi Ramën për ligjin e plehrave, e quan aventurier të interesave private” plus 44 more


Vetëvendosje godet Edi Ramën për ligjin e plehrave, e quan aventurier të interesave private

Posted: 23 Sep 2016 08:01 AM PDT

Pas miratimit në Parlamentin e Shqipërisë të Ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve –që legalizon importin e plehrave në Shqipëri- ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje e cila thotë se vendimi për këtë çështje duhet të jetë i popullit. Sipas VV'së, Qeveria e Shqipërisë nuk duhet të veprojë si nevojtare përballë joshjes së investitorëve

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dëshmon në Prokurori vëllai i Ardit Gjoklajt: Drejtuesit e kompanisë tentuan të fshehin krimin

Posted: 23 Sep 2016 08:02 AM PDT

Prokuroria e Tiranës, merr në pyetje vëllan e madh të Ardit Gjoklajt, 17 vjeçarit që u gjet i vdekur brenda landfillit të Sharrës. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, Mustafa del në dy interpelanca

Posted: 23 Sep 2016 06:53 AM PDT

Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun bën të ditur se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare do të mbahet ditën e hënë në orën 11:00. Sipas rendit të ditës mësohet se pritet të miratohet edhe Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës, Gjithashtu në rend dite është edhe Interpelanca tjertër e Kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

LDK fajëson Shpend Ahmetin për dëbimin me forcë të familjeve nga banesat në Dardani

Posted: 23 Sep 2016 07:10 AM PDT

LDK në Prishtinë ka thënë se është e shqetësuar për dëbimin e familjeve nga banesat në lagjen "Dardania".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fjolla Kelmendi merr të bronztën në Zagreb, mposhti xhudisten ruse

Posted: 23 Sep 2016 08:24 AM PDT

Xhudistja kosovare Fjolla Kelmendi ka arritur që të rrëmbejë medaljen e bronztë në Grand Prix Zagreb

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpëtohen vajzat 16-vjeçare që po përdoreshin si prostituta për turistët në Ibiza (Video/Foto)

Posted: 23 Sep 2016 08:24 AM PDT

Disa vajza të moshës 16-vjeçare – të cilat ishin dërguar në Ibiza për t'u përdorur si prostituta seksi për turistët dhe ishin rrahur me shkopinj nëse nuk kishin sjellë 1.000 euro në ditë – janë shpëtuar nga policia.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdon lufta e brendshme në PD, thirret kuvend i jashtëzakonshëm

Posted: 23 Sep 2016 08:06 AM PDT

Këshillli Drejtues i PD-së nga mbledhja e e 3 shtatorit 2016, bazuar në statutin e saj doli me vendimin për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm zgjedhor. Ndërkohë njv grup tjetër nga ky subjekt ka shprehur se ka tentativa për rrëzimin e Ferit Aganit nga posti i drejtuesit së PD-së.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vendosen marrëdhëniet diplomatike me Gambinë (Foto)

Posted: 23 Sep 2016 07:54 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka vazhduar agjendën në ditën e pestë të takimeve që po zhvillohen në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa në New York: Kosova garanton të drejtat e komunitetit LGBTI

Posted: 23 Sep 2016 07:33 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të vizitës në Nju Jork, po zhvillon takime me drejtues të shteteve të ndryshme të botës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Referendumi në Republika Serbska sjell vetëm probleme

Posted: 23 Sep 2016 07:26 AM PDT

Referendumi në Republikën Serpska paraqet një manipulim politik dhe nuk është rruga e duhur për anëtarësim në BE

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: 180 civilë janë vrarë brenda vetëm 1 muaji në konfliktin e Jemenit

Posted: 23 Sep 2016 07:26 AM PDT

Zyra e Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejta të Njeriut ka shprehur sot shqetësim të thellë për sulmet në rritje kundër civilëve në Jemen, pas vrasjes së 180 civilëve brenda vetëm një muaji, duke çuar numrin e përgjithshëm të të vrarëve në gati 4.000 që nga marsi i vitit 2015.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia bastis stacionin e autobusave në Prishtinë

Posted: 23 Sep 2016 07:22 AM PDT

Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në Stacionin e autobusëve në Prishtinë. Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësja rajonale, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se pas gjetjes së një arme pa leje në këtë pjesë ku në polici është shoqëruar edhe një person, bëhet fjalë për sekretarin e Stacionit të autobusëve, Korab Visoka, me urdhër të prokurorit policia është duke kryer një bastisje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aktivistët në Gjermani protestojnë kundër Donald Trumpit (Foto)

Posted: 23 Sep 2016 07:01 AM PDT

Grupi i aktivistëve Avaaz e ka ndërtuar një mur në Berlin, në të cilin paraqitet fytyra e Donald Trump, dhe më pas e ka bërë copa-copa si shenj inkurajuese për amerikanët që jetojnë jashtë vendit për të votuar kundër kandidatit republikan për president të ShBA-ve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ftesë për pjesëmarrje në panair: "Java e të mësuarit gjatë gjithë jetës”

Posted: 23 Sep 2016 07:00 AM PDT

DVV International në bashkëpunim të ngushtë me MASHT, MPMS, dhe MKRS, janë duke organizuar "Javën e të mësuarit gjatë gjithë jetës" -2016.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erdogani e akuzon Amerikën se po i furnizon me armë kurdët në Siri

Posted: 23 Sep 2016 06:46 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, i ka akuzuar ShBA-të se i kanë furnizuar edhe më shumë me armë luftëtarët kurdë në veri të Sirisë gjatë kësaj jave, duke thënë se Uashingtoni ia ka dërguar dy aeroplanë të mbushur me armë grupit që Ankara e quan terrorist.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjykata në Ferizaj dënon me pesë vjet burg personin që rekrutonte terroristë

Posted: 23 Sep 2016 06:42 AM PDT

Musa Ademi është dënuar sot për vepra që lidhen me terrorizmin

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përfundon tranjimi i pjesëtarëve të FSK-së nga instruktorët britanikë (Foto)

Posted: 23 Sep 2016 06:37 AM PDT

Sot, në kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë, në ambientet e Brigadës së Mbështetjes Operacionale (BMO) u mbajt ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve që përfunduan trajnimet për paramedikë " Personi i parë në vendngjarje" dhe "Gjuhë angleze", të cilat u mundësuan nga ekipet e instruktorëve të Mbretërisë së Bashkuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kompania angleze investon 20 milionë dollarë në Gostivar

Posted: 23 Sep 2016 06:36 AM PDT

Në Komunën e Gostivarit po materializohet një investim kapital nga Anglia me vlerë prej 20 milionë dollarësh. Bëhet fjalë për kompaninë "PRG Angli", e cila tashmë ka vendosur të hapë fabrikën pas një viti hulumtim për prodhimin e materialeve biokompatibile me qëllim të hapjes së fabrikës për prodhimin e xeheve në fshatin Balindoll të Gostivarit, njoftoi sot me anë të një komunikate komuna e Gostivarit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gecaj: Edhe mua Vuçiç më ka etiketuar si terrorist

Posted: 23 Sep 2016 06:24 AM PDT

Këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit serb Alexander Vuçiç, pas deklaratave të këtij të fundit i cili gjatë fjalimit në OKB ka folur edhe për pjesëmarrjen e kosovarëve në ISIS duke thënë krahasuar me popullatën Kosova ka më së shumti ushtarë prezent në radhët e të ashtuquajturit Shteti Islamik dhe Levant, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Red Rain me feste madhështore për lojën “Kush o ma i çarti”

Posted: 23 Sep 2016 06:13 AM PDT

Red Rain është duke e bërë nxehtë edhe në këtë muaj të freskët Shtatori. Ketë po e arrin përmes lojës shpërblyese "Kush o ma i çarti".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rikthehet “Revolucioni i Larmë”, thirr 100 mijë veta të hënën para Parlamentit maqedonas

Posted: 23 Sep 2016 06:13 AM PDT

Aktivistët e shoqërisë civile që pranverën e kaluar organizuan protestat në Shkup dhe qytete tjera të Maqedonisë në përkrahje të Prokurorisë Speciale Publike, janë rikthyer me organizimin e një proteste të re para Parlamentit të Maqedonisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shtohen fajdexhinjtë –brenda 6 muajsh 23 të arrestuar

Posted: 23 Sep 2016 06:07 AM PDT

"Kredi në të zezë" kështu kuptohet ndryshe termi fajde, me të cilin qytetarët e Kosovës po përballen pothuajse çdo ditë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zgjedhjet parlamentare në Jordani: Gratë dhe islamikët fitojnë ulëse në Parlament

Posted: 23 Sep 2016 06:05 AM PDT

Islamikët kanë fituar ulëse në Parlamentin e Jordanisë pas disa viteve bojkotim, në zgjedhjet parlamentare ku gjithashtu u arrit një numër rekord i grave në parlament, tregojnë rezultatet fillestare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Asnjë sugjerim nga liderët e partive për draftin e Demarkacionit

Posted: 23 Sep 2016 06:00 AM PDT

Gjatë këtij muaji përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës zhvilluan një takim të përbashkët për gjetjen e një zgjidhje konsensuale së miratimit të marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Në takim u miratua edhe një draft që do t'i dërgohej liderëve të partive politike për të shtuar edhe ata sugjerimet e tyre. Por tashmë edhe pse ky draft iu është dërguar liderëve, Gazeta Express mëson se ende nuk ka ndonjë sugjerim nga liderët për draftin në fjalë, Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

14-vjeçarja udhëton me biçikletë nga Gjermania në Poloni për ta takuar gjyshen

Posted: 23 Sep 2016 05:52 AM PDT

Policia gjermane ka njoftuar sot se një vajzë e zhdukur 14-vjeçare është shfaqur shëndosh e mirë në Poloni, pasi që i kishte kaluar rreth 400 kilometra me biçikletë për ta takuar gjyshen e vet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Bossi” i Novobërdës, edhe drejtor edhe pronar

Posted: 23 Sep 2016 05:43 AM PDT

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Novobërdes, Nebojsa Arsic, siç duket nuk i ka punët keq financiarisht. Ai përveç që është drejtor në komunën e Novobërdes po del të jetë edhe pronar i një biznesi privat që quhet "Fruti Land".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tragjedia e anijes egjiptiane: Nxirren trupat e 115 emigrantëve të mbytur në Mesdhe (Foto)

Posted: 23 Sep 2016 05:40 AM PDT

Një total prej 115 trupave janë nxjerrë sot nga ujërat e Detit Mesdhe, vetëm tri ditë pasi që qindra emigrantë u mbyten rrugës për Evropë nga bregdeti egjiptian.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Murati thotë se koalicioni nuk i ka votat për ta kaluar demarkacionin (Video)

Posted: 23 Sep 2016 05:22 AM PDT

Ministri i Diasporës dhe kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, në një intervistë për emisionin Info Box të RTV Dukagjini, është shprehur i bindur se koalicioni të cilit i takon nuk i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar versionin aktual të Demarkacionit me Malin e Zi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohet përsëri Azem Syla, i caktohet paraburgimi prej dy muajsh

Posted: 23 Sep 2016 05:08 AM PDT

Ish deputeti i nga radhët e PDK'së, Azem Syla, sërish është Arrestuar nga policia. Sipas avokatit Tomë Gashi, vendimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë është aprovuar ankesa e Prokurorit të Eulex-it dhe sot Azem Sylës i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej dy muajsh, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB apel Maqedonisë të mos shkelë të drejtat e refugjatëve

Posted: 23 Sep 2016 05:05 AM PDT

Komisioneri i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra'ad Al Hussein i ka bërë thirrje Maqedonisë që të ndalë "politikën të dëbimit sistematik dhe të arrestimit të migrantëve".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përfaqësuesit e Bujanovcit dhe Preshevës ndaras takojnë Kadri Veselin

Posted: 23 Sep 2016 04:57 AM PDT

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka pritur sot liderët nga Lugina e Preshevës, Jonuz Musliun, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Shaip Kamberin, kryetar i komunës së Bujanovcit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedonia prezanton ofertën turistike në Francë

Posted: 23 Sep 2016 04:16 AM PDT

Tërheqja e turistëve në këtë vend, informon nga ARMT, zhvillohet përmes ofertës së përshtatur turistike për interesin e detektuar, i cili është i orientuar drejt natyrës së paprekur dhe kulturës së vendit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Amerikanët insistojnë në riformatimin e Qeverisë

Posted: 23 Sep 2016 04:14 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. Tema e takimit ka qenë nevoja e riformatimit të kabinetit qeveritar, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdojnë protestat në Karolinën e Veriut edhe në natën e tretë (Foto)

Posted: 23 Sep 2016 04:09 AM PDT

Kanë vazhduar protestat edhe në natën e tretë në qytetin e Sharlotës, në Karolinën e Veriut, pas vrasjes së një personi me ngjyrë nga një polic po ashtu me ngjyrë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mjekët po braktisin Kosovën

Posted: 23 Sep 2016 04:06 AM PDT

Shumë mantelbardhë nga Kosova po i japin fund kontratës së punës duke kërkuar punësim jashtë vendit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeministri i Izraelit Netanyahu: Palestinezët kanë faj për mungesë të paqes (Video)

Posted: 23 Sep 2016 03:56 AM PDT

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se liderët palestinezë janë duke e helmuar të ardhmen, si dhe kanë faj për konfliktin e vazhdueshëm mes palestinezëve dhe izraelitëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Publikohen emrat e studentëve të pranuar në konvikte (Dokument)

Posted: 23 Sep 2016 03:55 AM PDT

Këta janë emrat e studentëve të pranuar në konvikte Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" ka publikuar rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2016-2017. Për të arritur te emrat mjafton të hyni në Facebook te faqja "Qendra e Studenteve-Prishtine", dhe atje mund të keni mundësi t'i shkarkoni të gjithë emrat.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gutierrez prin në garën për sekretar të OKB'së, Jeremic i dyti

Posted: 23 Sep 2016 03:41 AM PDT

Kandidati i Serbisë për sekretar të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Vuk Jeremiq ndodhet në vendin e dytë pas numërimit të votave të rrethit të katërt në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministrja gjermane e Mbrojtjes: Jemi shumë larg përfundimit të luftës ndaj ISIS

Posted: 23 Sep 2016 03:41 AM PDT

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, ka thënë sot se përkundër disa fitoreve të fundit kundër ISIS-it në Irak, lufta ndaj këtij grupi terrorist është larg nga të qenët e mbaruar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Posted: 23 Sep 2016 03:20 AM PDT

Presidenti i Birmanisë ka urdhëruar që të niset një hetim në rastin e dy vajzave që mendohet se janë mbajtur të mbyllura dhe janë torturuara për 5 vite më radhë, në një dyqan të rrobaqepësisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulm me bombë dhe armë: Tre të vrarë (Foto)

Posted: 23 Sep 2016 03:11 AM PDT

Tre policë janë vrarë dhe dy të tjerë janë lënduar sot në Tajlandë në një sulm me bombë dhe armë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Delawie te Veseli për demarkacionin

Posted: 23 Sep 2016 03:06 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është duke zhvilluar një takim të paparalajmëruar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trevjeçari mbijeton 3 ditë i vetëm në mal me ujq dhe arinj (Foto)

Posted: 23 Sep 2016 03:00 AM PDT

Një djalosh trevjeçar ka mbijetuar i vetëm për tri ditë në një zonë të largët malore në rajonin rus të Siberisë, duke iu rezistuar temperaturave pothuajse ngrirës dhe zonës malore me ujq dhe arinj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Assad nis sulme intensive në Alepo me ndihmën e aeroplanëve ushtarakë rusë

Posted: 23 Sep 2016 02:47 AM PDT

Qeveria e Sirisë dhe aeroplanët luftarakë të Rusisë janë duke i sulmuar bastionet e rebelëve në lindje të Aelpos në ditën e dytë të bombardimeve intensive pas njoftimit për një fushatë të re, njoftojnë ekipet e shpëtimit dhe aktivistët në terren.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vucic i tregon botës për numrin e madh të kosovarëve në ISIS

Posted: 23 Sep 2016 02:44 AM PDT

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic gjatë fjalimit në OKB ka folur edhe për pjesëmarrjen e kosovarëve në ISIS duke thënë krahasuar me popullatën Kosova ka më së shumti ushtarë prezent në radhët e të ashtuquajturit Shteti Islamik dhe Levant.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more