Skip to main content

Lajmet e fundit: “Qeveria: Dokumentet në arkivat e KOSST'it do t'i japin fund dilemave për demarkacionin (Foto)” plus 44 more

Lajmet e fundit: “Qeveria: Dokumentet në arkivat e KOSST'it do t'i japin fund dilemave për demarkacionin (Foto)” plus 44 more


Qeveria: Dokumentet në arkivat e KOSST'it do t'i japin fund dilemave për demarkacionin (Foto)

Posted: 13 Sep 2016 06:33 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në vazhdën e konsultimeve të gjithanshme për eliminimin e të gjitha dilemave të ngritura lidhur me procesin e shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, prit sot në takim kryeshefin ekzekutiv të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Mustafë Hasani, njofton zyra e tij për informim.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përdhunimi/ Nëna kishte punuar prostitutë, po ‘mësonte’ dhe të bijën

Posted: 13 Sep 2016 06:46 AM PDT

Zbardhen detaje të tjera tronditëse në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier ku nëna dhe burri i saj, kanë abuzuar për 6 vjet me të bijën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Express Story: Vrasja në Malishevë, shkaku i 30 mijë eurove

Posted: 13 Sep 2016 07:45 AM PDT

Enver Kelmendi nga Malisheva u gjet i vdekur pasi fillimisht ishte shpallur i zhdukur nga familja e tij

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nëse jo me qejf, Adem Grabovci do të sillet me forcë para Prokurorisë Speciale

Posted: 13 Sep 2016 06:51 AM PDT

Adem Grabovci do të përballet të mërkurën me tre prokurorë të Shtetit si i dyshuar për dy vepra penale. Prokuroria ka refuzuar kërkesën e avokatit të tij, Florent Latifi për shtyrjen e seancës së marrjes në pyetje. E ka paralajmëruar se në rast të refuzimit të ftesës për seancë hetimore, do të përdoret forca për ta dërguar para prokurorëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

FIFA lejon edhe një futbollist të luaj për Kosovën, në pritje edhe tre tjerë

Posted: 13 Sep 2016 07:59 AM PDT

​Elbasan Rashani është futbollisti i radhës që i është bashkuar Kombëtares së Kosovës

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministri Zharku e shpërblen asistenten personale, e emëron zyrtare të lartë në ministri

Posted: 13 Sep 2016 07:54 AM PDT

Flutura Fera –Begunca nuk do të jetë më asistente personale e Ministritë të Infrastrukturës, Lufti Zharkut. Një muaj më parë ajo është zgjedhur Zyrtare e Lartë për Koordinimin e Politikave, si kandidatja më e suksesshme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lëkundjet e tokës në Shkup, pllakat sizmike drejt qetësimit

Posted: 13 Sep 2016 07:53 AM PDT

Tërmet i vogël të cilin qytetarët nuk do ta ndjenin po të mos kishte epiqendër të cekët, ishte dridhja e vetme që sot është regjistruar në Shkup. Këto janë të dhënat e fundit nga Observatoriumi sizmologjik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Furnizimi i burgjeve me ushqime do të kushtojë 1 milion euro

Posted: 13 Sep 2016 07:46 AM PDT

Organi Shqyrtues i Prokurimit i jep të drejtë grupit grupit NTP "Hajdini Comerc dhe Drena". Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik është aprovuar ankesën e grupit NTP "Hajdini Comerc dhe Drena", me seli në Gllogoc dhe Skenderaj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Partitë e vogla maqedonase në koalicion djathtist

Posted: 13 Sep 2016 07:42 AM PDT

Partitë më të vogla djathtiste janë në bisedime për formimin e bllokut të tretë politik për zgjedhjet e 11 dhjetorit. Jove Kekenovski nga Fronti për Maqedoni Demokratike FRODEM thotë se që javën e ardhshme duhet të zbardhen strukturat e këtij koncepti, raporton televizioni Alsat.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haziri: Fetije Ramadani ia dha kombit Agimin, e ky i fundit ia dha kombit të tij lirinë

Posted: 13 Sep 2016 07:42 AM PDT

Mijëra njerëz nga e mbarë Kosova kanë marrë pjesë sot në varrimin e nënës së Heroit të kombit Agim Ramadani, Fetije Ramadani, në fshatin Zhegër të Gjilanit, në mesin e të cilëve kryetari Lutfi Haziri, sikurse edhe përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministri i Luksemburgut: BE duhet ta përjashtojë nga blloku Hungarinë, po i keqtrajton emigrantët

Posted: 13 Sep 2016 07:36 AM PDT

Hungaria duhet të përjashtohet nga Bashkimi Evropian për shkak të politikave të saja kundër emigrantëve të cilat minojnë vlerat e BE-së, përfshirë edhe ndërtimin e rrethojës me tela me gjemba, kështu ka thënë sot ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksion humanitar i Ambasadës amerikane dhe Kryqit të Kuq të Shkupit

Posted: 13 Sep 2016 07:31 AM PDT

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit dhe Institutin për Transfuziologji neser do të shënojnë Ditën Kombëtare të Shërbimit dhe Përkujtimit, duke organizuar aksion për dhurim të gjakut dhe grumbullim të produkteve ushqimore. Dhuruesit e gjakut do të priten në Ambasadën e SHBA nga ora 09:00 deri në 16:00.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veliaj ka jetuar në Prishtinë, ja lagjia ku ka banuar

Posted: 13 Sep 2016 07:29 AM PDT

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim homologun e tij nga Tirana, Erion Veliaj ku tha në konferencë për media që takimin nuk e kanë bërë vetëm sa për ta bërë por që të thellojnë bashkëpunimin në mes të dy kryeqyteteve, njofton Klan Kosova.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veterani i parë transgjinor në ushtrinë serbe feston sot identitetin e ri si grua

Posted: 13 Sep 2016 07:19 AM PDT

Pas më shumë se një viti pasi që ishte përjashtuar nga ushtria e Serbisë sepse kishte dalë haptas si transgjinore, Helena Vukoviq, më në fund e ka marrë pasaportën, lejen e vozitjes dhe kartelën e identitetit dhe shëndetësisë që ia konfirmojnë identitetin si grua.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni - Doganat pengojnë kontrabandë me deviza, drogë, peshq, rroba...

Posted: 13 Sep 2016 07:14 AM PDT

Gjatë javës së kaluar, shërbyesit e dokanës së Maqedonisë kanë zbuluar një mashtrim, tre tentime për hyrje ilegale në vend, një tentim për kontrabandë me drogë dhe disa tentime për kontrabandë mallrash.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndërtimet e dobëta rrezikojnë Prishtinën nga tërmetet

Posted: 13 Sep 2016 07:12 AM PDT

Kosova shtrihet në një zonë tektonike, ku lëkundjet e tokës mund të jenë të shpeshta dhe të fuqishme. Tërmetet e ditëve të fundit në Shkup, kanë prekur edhe Kosovën, dhe qytetarët e Prishtinës thonë se i kanë ndjerë dridhjet e të paktën një prej disa tërmeteve që goditën kryeqytetin maqedonas.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ymeri takon Apostolovën, i flet për anëtarësimin e Kosovës në BE

Posted: 13 Sep 2016 07:12 AM PDT

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka bërë të ditur se ka takuar përfaqësuesen speciale të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova e cila ka marrë mandatin këtë shtator.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi u tregon kanadezëve çka mund të investojnë në Kosovë

Posted: 13 Sep 2016 06:52 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim përmes rrjetit social Facebook, ka njoftuar për takimin me themeluesin e Forumit Ekonomik Global të Torontos, Gil Rémillard, dhe se atij i ka thënë se Kosova është shtet me potencial dhe mundësi të shumta për investitorët e huaj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gruaja myslimane përjashtohet nga pishina në Vjenë, kishte veshur burkini

Posted: 13 Sep 2016 06:52 AM PDT

Një pishinë në Vjenë të Austrisë raportohet se ia ka ndaluar një gruaje myslimane veshjen e burkinit duke pohuar se materiali nga i cili ishe bërë veshja e saj ka shkelur rregullat e sigurisë dhe higjienës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pamje nga aksidenti: Kamioni shkel këmbësorin në Sllatinë (Video)

Posted: 13 Sep 2016 06:40 AM PDT

Gazeta Express ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili e ka konfirmuar se një kamion ka shkelur një këmbësor

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Indonezi janë therur më shumë se 600.000 kafshë për Kurban Bajram

Posted: 13 Sep 2016 06:34 AM PDT

Më shumë se 600.000 kafshë janë therur në Indonezi për të shënuar festen e rëndësishme islamike, Kurban Bajramin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksident në anijen më të madhe në botë: Një i vdekur katër të lënduar (Foto)

Posted: 13 Sep 2016 06:23 AM PDT

Një anëtar i bordit të anijes më të madhe në botë, të quajtur "Harmonia e Detit", ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar pas një aksidenti që ndodhi sot në Marseje të Francës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rritet numri i turistëve në Maqedoni

Posted: 13 Sep 2016 06:20 AM PDT

Në korrik të këtij viti në Maqedoni ka pasur 129.656 turistë të cilët kanë realizuar 526.693 bujtje. Në krahasim me muajin e njëjtë të vitit numri i turistëve është rritur për 8,3 për qind, ndërsa numri i bujtjeve për 1,2 për qind.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia godet sërish prostitucionin, dy të arrestuar në Malishevë

Posted: 13 Sep 2016 06:17 AM PDT

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për trafikim me njerëz si dhe ka identifikuar një viktimë të trafikimit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zv/kryeministri Stojanoviq e pastron kishën serbe në oborr e UP’së, dëshiron të mbahet mesha aty

Posted: 13 Sep 2016 06:16 AM PDT

Peshkopi Teodosije i Peshkopatës Rashkë-Prizren, së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Branimir Stojanoviq, kanë pastruar sot ambientin përreth kishës ortodokse në oborrin universitar të Prishtinës, "Krishti Shpëtimtar".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tërmetet në Shkup: Instituti Sizmologjik ndalon përdorimin e disa objekteve mësimore

Posted: 13 Sep 2016 06:02 AM PDT

Pas serisë së tërmeteve gjatë dy ditëve të fundit në Shkup, me propozim të Komitetit Drejtues për Menaxhim me kriza, Instituti për Inxhinieri Tërmetesh dhe Sizmologji Shkup (IITSSH) sot vizitoi disa shkolla dhe çerdhe në Shkup për t'i parë nga afër dëmet e shkaktuara.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia gjermane dhe ajo serbe arrestojnë 30 njerëz, shkatërrojnë rrjetin e drogës në vlerë 20 milionë dollarë

Posted: 13 Sep 2016 05:58 AM PDT

Policia gjermane dhe ajo serbe e kanë kryer një operacion të përbashkët kundër një grupi trafikuesish të drogës duke arrestuar 30 njerëz dhe konfiskuar narkotikë në vlerë rreth 20 milion dollarë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kërkesa e Turqisë - Çfarë u ndryshua në librat e historisë?

Posted: 13 Sep 2016 05:44 AM PDT

Pala turke kishte insistuar disa vjet me radhë që të bëhen ndryshime në librat që mësojnë nxënësit kosovarë. Për këtë, në Kosovë, kishin udhëtuar ministra turq me kërkesën eksplicite që të fshihen "paragrafët fyes" ndaj Perandorisë Otomane. Zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci-Demaj ka deklaruar se gjuha fyese është hequr, ndërkohë autorët e librave e kanë përgënjeshtruar atë duke thënë se i vetmi ndryshim në librat shkollorë janë zëvendësimi i disa fjalëve e assesi ndryshimi i teksteve në kontekstin historik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

NATO nuk e njeh Republikën e Kosovës, Hoxhajn e priti në kapacitet privat

Posted: 13 Sep 2016 05:38 AM PDT

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një vizitë në Bruksel, në selinë e NATO's, ku është pritur në kapacitet privat, pasi kjo organizatë dihet tashmë se nuk e njeh Kosovën si shtet, për shkak të disa vendeve anëtare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj kërkon mbështetje për vizat, siguron se Kosova do ti përmbushë kriteret

Posted: 13 Sep 2016 05:33 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj pas vizitës në ditën e parë dhe takimeve me autoritetet më të larta të BE-së në Bruksel, gjatë ditës së sotme është duke qëndruar në Strasburg ku ka takuar shumë eurodeputetë të partive politike të ndryshme evropiane dhe grupet më të fuqishme parlamentare në PE.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrahu qenin për vdekje, dënohet me 5 vjet burg

Posted: 13 Sep 2016 05:28 AM PDT

Jamari Jackson nga Luiziana e ShBA-ve është dënuar me pesë vjet burg pasi që e kishte mbytur qenin e vet duke e rrahur pandërprerë me shkop bejsbolli.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, demarkacioni nuk është në rend dite

Posted: 13 Sep 2016 05:27 AM PDT

Kuvendi i Kosovës ka thirrur mbledhjen e kryesisë për të mërkurën në ora 11:00, për të vendosur dhe përgatitur mbajtjen e seancës së parë të sesionit vjeshtorë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kamioni shkel këmbësorin në Sllatinë (Foto+16)

Posted: 13 Sep 2016 05:22 AM PDT

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën kryesore të Sllatinës, ku përmes këtyre fotografive mund të shihni edhe personin e shtrirë në tokë

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pamje të rënda: “Parajsa bëhet Ferr” (+18)

Posted: 13 Sep 2016 05:04 AM PDT

​Acapulco, vendi që dikur u quajt Parajsë, sot është shndërruar në Ferr për shkak të vrasjeve të shumta që bëhen çdo ditë aty

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Telefoni ‘Samsung’ eksplodon në duart e vogëlushit, ja pasojat (Foto)

Posted: 13 Sep 2016 05:03 AM PDT

Linda Lewis ka shpalosur detaje rreth incidentit të rrezikshëm që i ka ndodhur nipit të saj 6 vjecar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa i prin delegacionit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme

Posted: 13 Sep 2016 05:02 AM PDT

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, do të kryesojë delegacionin kosovar, që do të marrë pjesë në takimin e përvitshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që fillon punimet këtë muaj, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Daçiq me mision për ta parandaluar njohjen e Kosovës nga shtetet e 'Painkuadruara'

Posted: 13 Sep 2016 05:01 AM PDT

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq do të drejtojë delegacionin serb në samitin e 17-ë të Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara (NAM)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkup - Dy të plagosur me armë zjarri, dashuria mes dy të rinjve shkas për konflikt mes familjeve

Posted: 13 Sep 2016 04:45 AM PDT

Dy persona janë lënduar mbrëmë gjatë një përleshjeje në fshatin Smesnicë në komunën e Zelenikovës së Shkupit. MPB sot njoftoi se deri te përleshja ka ardhur për shkak të një lidhjeje dashurie mes anëtarëve të dy familjeve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Alarmon mjeku i njohur: Clintonin mund ta kenë helmuar! (Foto)

Posted: 13 Sep 2016 04:40 AM PDT

Vetëm një ditë pasi i ra të fikët dhe disa ditë pas fillimit të spekulimeve rreth shëndetit të kandidates për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, vjen edhe një deklaratë "bombë" – kësaj radhe nga një mjek i njohur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermani: Sirianët e arrestuar sot kanë lidhje me sulmuesit e Parisit

Posted: 13 Sep 2016 04:15 AM PDT

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, ka thënë se tri sirianët që besohet se janë dërguar në Gjermani nga grupi i Shtetit Islamik, ISIS, duket se i kanë përdorur të njëjtit trafikues dhe kanë pranuar pasaporta nga i njëjti repart si disa nga sulmuesit e përfshirë në sulmet e Parisit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

AAK nuk është e interesuar të hyjë në koalicion, kërkon zgjedhje të parakohshme

Posted: 13 Sep 2016 04:15 AM PDT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka hedhur poshtë pretendimet se mund të bëhet pjesë e koalicionit në Qeverinë e Kosovës dhe ka mohuar se ka bisedime për një qeverisje gjithëpërfshirëse, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Më shumë se 301.000 njerëz janë vrarë në Siri që nga fillimi i luftës civile

Posted: 13 Sep 2016 04:05 AM PDT

Monitoruesi i luftës në Siri, Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut, ka njoftuar sot se numri i të vrarëve që i ka dokumentuar në Siri që nga fillimi i konfliktit në vitin 2011, ka arritur në më shumë se 301 mijë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tërmetet, paralajmërim që nga viti 2010: Po ndërtohet në “rripin e zi sizmik”

Posted: 13 Sep 2016 04:00 AM PDT

ërmetet eventuale në Shkup, mund të shkaktojnë dëme shumë më të mëdha të objekteve në qendrën e Shkupit, te Stacioni i Vjetër Hekurudhor dhe Shtëpia e Ndërtimtarëve, por edhe te lagjet Karposh 1 dhe Porta Vllae, të cilat janë ndërtuar në tokë të brishtë, ka paralajmëruar "Dnevnik" në një tekst të vitit 2010, shkruan Portalb.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vetura shkel një fëmijë në Besi të Prishtinës

Posted: 13 Sep 2016 03:55 AM PDT

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 20 në fshatin Besi të Prishtinës, një person ka goditur me veturë një fëmijë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

LSDM premton se do ta heqë taksën radiodifuzive pasi t'i fitojë zgjedhjet

Posted: 13 Sep 2016 03:51 AM PDT

Partia më e madhe opozitare maqedonase, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, premton heqjen e taksës radiodifuzive dhe financim të Radio Televizionit të Maqedonisë drejtpërdrejt nga Buxheti shtetëror.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more