Skip to main content

Lajmet e fundit: “Policia shpalos arsenalin e kapur të VV'së - thotë se planifikonin sulm terrorist (Video/Foto)” plus 44 more

Lajmet e fundit: “Policia shpalos arsenalin e kapur të VV'së - thotë se planifikonin sulm terrorist (Video/Foto)” plus 44 more


Policia shpalos arsenalin e kapur të VV'së - thotë se planifikonin sulm terrorist (Video/Foto)

Posted: 02 Sep 2016 06:46 AM PDT

​Polica e Kosovës thotë se të gjeturat në garazhin në rrugën '28 Nëntori' në Prishtinë, gjatë një bastisje të enjten në mëngjes, tregojnë se aty po përgatitej një sulm terrorist.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Terror në Torovicë, mbërrijnë përforcimet e RENEA-s nga Tirana (Foto)

Posted: 02 Sep 2016 06:58 AM PDT

Është rënduar situata në Torovicës të Lezhës, ku një i sëmurë mendor nuk është neutralizuar ende nga forcat e policisë

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Simiq thotë se 'Lista Srpska' mungoi veç për shkaqe të sigurisë, Mustafën e quan fëmijëror

Posted: 02 Sep 2016 06:08 AM PDT

Sllavko Simiq, shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, duke folur për KALLXO.com në emër të këtij subjekti politik, përgënjeshtroi kryeministrin Isa Mustafa për arsyetimin e djeshëm kur e tërhoqi marrëveshjen për demarkacion nga rendi i ditës në Kuvend.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Agani s'heq dorë nga demarkacioni, megjithë telashet brenda Partisë

Posted: 02 Sep 2016 07:31 AM PDT

Partia e Drejtësisë, nëpërmes një komunikate për medie, e ka parë si të arsyeshëm veprimin e Mustafës dje, në tërheqje të demarkacionit nga rendi i ditës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja çfarë thotë Migjen Basha për futbollistët që e lanë Shqipërinë për Kosovën

Posted: 02 Sep 2016 07:40 AM PDT

Futbollisti I Kombëtares shqiptare, Migjen Basha, ka folur sot për ndeshjen që Kombëtarja do ta zhvillojë kundër Maqedonisë të hënën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës "Rusi 2018".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

VV i quan paramilitarë policët thotë se çantat me molotovë nuk janë të tyre

Posted: 02 Sep 2016 07:46 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se çantat me koktej molotovi që policia ka thënë se janë gjetur në hapësirat e Vetëvendosjes, nuk janë të tyre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj kryeson takimin e parë të Këshillit të MSA'së për Kosovën në Bruksel

Posted: 02 Sep 2016 07:44 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, takoi shefen e re të Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolovaj. Pasi i dëshiroi mirëseardhje në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ministri Hoxhaj e ka informuar për zhvillimet më të fundit në Kosovë si dhe ka theksuar se Bashkimi Evropian është njëri prej partnerëve më strategjikë që ka republika më e re në Evropë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbyllet përkohësisht tregu i kafshëve në Polac të Skenderajt

Posted: 02 Sep 2016 07:31 AM PDT

Komuna e Skenderajt, Drejtoria e Shërbimeve Publike duke u bazuar në vendimin e Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës të Republikës së Kosovës dhe situatës së krijuar pas përhapjes në Kosovë të sëmundjes gungore të kafashëve, ka marrë vendim për mbylljen e përkohshme të tregut të kafshëve në Polac që nga data 5 shtator 2016.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qendër Studentore hap konkursin për pranimin e studentëve

Posted: 02 Sep 2016 07:22 AM PDT

Qendra  e  Studentëve  e  Universitetit  të  Prishtinës ka shpallur konkursin  për pranimin e  studentëve për banim në konvikte dhe  për ushqim në mensë për vitin akademik 2016/2017.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia dhe Turqia do të bisedojnë për ndërtimin e gazsjellësit rival të TAP

Posted: 02 Sep 2016 07:18 AM PDT

Rivendosja e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Turqisë ka kthyer vëmendjen edhe te projekti ndërkombëtar "Rrjedha Turke (Turk Akimi)" i transportimit të gazit natyror nga Rusia në Evropë. Gazeta qeveritare SABAH sot ka raportuar se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shprehur se beson që më në fund do të realizohet projekti i gazit natyror "Rrjedha Turke "dhe se përfundimisht nuk do të jetë problem për Rusinë eksporti i gazit natyror drejt Evropës, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Brenda burgjeve ku mbahen skllavet e seksit të IS (Foto)

Posted: 02 Sep 2016 07:15 AM PDT

Një gazetar i Skynews ka arritur të futet në një nga burgjet e IS ku mbahen skllavet e seksit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deputetet e arrestuara të VV'së dalin para gjykatës

Posted: 02 Sep 2016 07:03 AM PDT

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u zhvilluar seanca e caktimit të masës së sigurisë ndaj dy deputeteve të VV-së.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës: Po përpiqemi të shkurtojmë kohën për zgjidhjen e lëndëve të biznesit

Posted: 02 Sep 2016 07:00 AM PDT

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haliti argumenton në favor të votimit të demarkacionit me Malin e Zi

Posted: 02 Sep 2016 06:45 AM PDT

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Partisë Demokratike, Xhavit Haliti, ka pranuar se të enjten koalicioni qeverisës nuk i kishte votat e mjaftueshme për ta votuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pallati Mbretëror kërkon punonjës të rinj, ja kushtet

Posted: 02 Sep 2016 06:26 AM PDT

Pallati Mbretëror në Britani të Madhe ka nxjerrë njoftimin në faqen e saj zyrtare se kërkon punonjës të rinj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia thotë se aktivisti i VV’së i arrestuar në kufi po kërkohej nga hetuesia qe një vit

Posted: 02 Sep 2016 06:18 AM PDT

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka konfirmuar arrestimin e   aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Fetahut, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Objektet ku dje u gjetën 50 çanta me molotovë janë të Vetëvendosjes (Foto)

Posted: 02 Sep 2016 05:46 AM PDT

Sekretari organizativ i VV'së, Dardan Molliqaj, ka pranuar se garazhet në të cilat Policia gjeti të martën 50 çanta me mjete të dyshimta dhe të rrezikshme VV i ka marrë me qëra. Kjo nuk është hera e parë kur në objekte të këtij subjekte është gjetur arsenal i rrezikshëm. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sejdiu kërkon dorëheqjen e Kryeministrit Mustafa

Posted: 02 Sep 2016 05:28 AM PDT

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu sëbashku me deputeten e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu kanë dalë një një konferencë për media ku kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit Isa Mustafa dhe kërkuan ribashkim të opozitës, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Italianët tërbohen me Charlie Hebdo: U tall me të vdekurit e tërmetit

Posted: 02 Sep 2016 05:25 AM PDT

Tërmeti që goditi Italinë la rreth 300 të vdekur dhe shumë dëshpërim, por revista satirike Charlie Hebdo nuk ka ngurruar të ironizojë edhe me këtë ngjarje tragjike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes në kufirin Kosovë-Shqipëri

Posted: 02 Sep 2016 04:55 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se mbrëmë, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, është arrestuar aktivisti i saj, Fatmir Fetahu.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tenderi për autobusët - Komuna e Prishtinës përzgjedh ofertuesin 1 milion euro më të shtrenjtë

Posted: 02 Sep 2016 04:52 AM PDT

Kompania "Iveco Czech Republic, a.s." është shpallur fitues nga Komuna e Prishtinës për furnizim me autobusë të rinj për "Trafikun Urban". Nga katër ofertues, aq sa ka pasur për këtë tender, "Iveco" ka qenë e treta më çmimin më të shtrenjtë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

G-20-a i rekordeve

Posted: 02 Sep 2016 04:47 AM PDT

Pushime për nëpunësit publikë, policë të maskuar si panda, kostot katër herë më të larta se sa Olimpiada e Rios. Mega-samiti i presidentit Xi, i shpjeguar nga një prej ideologëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një ditë me çminuesit në Bosnje-Hercegovinë

Posted: 02 Sep 2016 04:37 AM PDT

Nga minat e mbetura nga lufta në Bosnje-Hercegovinë janë të rrezikuar më shumë 540.000 vetë. Puna e rrezikshme e çminuesit nuk është për çdokënd. Por ata që e duan këtë punë, janë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetën

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E tmerrshme: Mësuesja e rrah fëmijën në sy të nënës, britmat e fëmijës ju rrëqethin (VIDEO)

Posted: 02 Sep 2016 04:34 AM PDT

Pamjet që gjeni në videon më poshtë janë filmuar në një shkollë në SHBA, ku fëmija rrihet nga mësuesja me shkop druri, për shkak të mungesave në shkollë, por edhe sepse kishte rrahur dhe i kishte pështyrë një shoku.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Uragani Hermine mësyn Floridën

Posted: 02 Sep 2016 04:32 AM PDT

Uragani Hermine preku tokën në Floridën veriore, duke u bërë i pari që godet shtetin në 11 vjet. Hermine u përplas dhunshëm në gjirin e Floridës në orët e para të së premtes, si një uragan i kategorisë së parë, duke sjellë me vete një stuhi të fuqishme

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sot bëhen një vit nga vdekja e Alanit

Posted: 02 Sep 2016 04:27 AM PDT

Kanë kaluar 1 vit nga vdekja e 3-vjeçarit Alan, i cili u mbyt teksa i largohej luftës me familjen e tij. Fotoja e trupit të pajetë të vogëlushit në brigjet turke prekën gjithë botën duke kthyer vëmendjen tek kriza e refugjatëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deputetet e arrestuara të VV-së nuk kanë vërejtje ndaj sjelljeve të policisë

Posted: 02 Sep 2016 04:18 AM PDT

Monitorues të KMDLNj-së, bëjnë të ditur se në kuadër të mandatit të tyre kanë vizituar Qendrën e Ndalimit në Prishtinë pas protestës së mbajtur më 1 shtator kundër marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, me ç'rast në hapësirat e Kuvendit të Kosovës u arrestuan deputetet Donika Kadaj dhe Aida Dërguti të Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa qytetarë të tjerë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ambasadorja Nazane Breca i dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Zvicrës

Posted: 02 Sep 2016 04:09 AM PDT

Ambasadorja e Republikës së Kosovës Nazane Breca dorëzoi të letrave kredenciale presidentit të Zvicrës Johann Schneider-Ammann. Ajo përcolli përshëndetjet e zyrtarëve më të lartë të Republikës së Kosovës, për qeverinë, institucionet dhe popullin zviceran dhe shprehu falënderimin e tyre dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për vendin tonë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A mund të përsëritet sulmi i Nices në Australi?

Posted: 02 Sep 2016 04:05 AM PDT

Një studim mbi politikat strategjike në Australi, rreth incidentit të 14 korrikut në Nice ku mbeten të vdekur 86 persona, ka raportuar që sulmi i tillë i thjeshtë dhe me kosto të ulët mund të përsëritet me resurse minimale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqiptaromadhi Veton Surroi tallet me flamurin e Republikës së Kosovës

Posted: 02 Sep 2016 04:03 AM PDT

Familja e gjerë dhe e ngushtë e Veton Surroit ka qenë një familje e privilegjuar jugosllave për disa dekada duke e respektuar flamurin jugosllav.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shefja e re e zyrës së BE-së thotë se do të punojë më institucionet për liberalizimin e vizave

Posted: 02 Sep 2016 03:52 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim përfaqësuesen e Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova, të cilës i ka uruar punë të mbarë në detyrën e re.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj takim lamtumirës me ambasadorin e Norvegjisë Jan Braathu

Posted: 02 Sep 2016 03:34 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reuters: Kaloi një jetë në shërbim të të varfërve, Nënë Tereza drejtë shenjtërimit

Posted: 02 Sep 2016 03:33 AM PDT

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, sot i ka kushtuar rëndësi shenjtërimit të Nënës Terezë, që do të bëhet të dielën me 4 shtator. Nobelistia shqiptare, e cilësuar si njëra nga gratë më me ndikim në kishën katolike, shenjtërimin e së cilës e presin qindra mijëra njerëz, është përmbajta e përshkrimi prej saj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Drecun: Mali i Zi dhe Kosova mosmarrëveshje mbi territorin serb

Posted: 02 Sep 2016 02:57 AM PDT

Qeveria e Kosovës tërhoqi dje nga Parlamenti marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, për territorin që nuk është as i Malit të Zi as i Kosovës, por i Serbisë, ka thënë Milovan Drecun, shkruan Tanjug

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky është aktivisti i VV'së që deshi të kryejë sulm kibernetik në Kuvend dhe RTK (Foto)

Posted: 02 Sep 2016 02:57 AM PDT

Një punonjës i IT'së dhe aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje është një nga 10 të arrestuarit, të enjten nga Policia e Kosovës. Erden Atiq u arrestua në flagrancë, afër një trafoje përballë Kuvendit të Kosovës, derisa po provonte të kryente një sulm në sistemin kompjuterik të objektit legjislativ, raporton Gazeta Express

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministri Hoxhaj priti në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë Jan Braathu

Posted: 02 Sep 2016 02:57 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministri Çollaku pret në takim shefen e re të Zyrës së BE-së, kërkon liberalizimin e vizave

Posted: 02 Sep 2016 02:45 AM PDT

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti në takim njoftues shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian njëherësh përfaqësuese e posaçme e BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, së cilës i dëshiroj mirëseardhje në Kosovë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fillon samiti i G-20, do të diskutohet edhe çështja e emigrantëve sirianë

Posted: 02 Sep 2016 02:36 AM PDT

Sot do të fillojë punimet samiti i radhës i shteteve anëtare të G-20 dhe në këtë samit që do të mbahet në Kinë një nga temat që do të diskutohen do të jetë edhe çështja e emigrantëve sirianë, transmeton Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vritet edhe një shqiptar nga Shkupi në Siri

Posted: 02 Sep 2016 02:34 AM PDT

Një tjetër shqiptar është vrarë në Siri. Bëhet fjalë për 24 vjeçarin B.Sh nga Saraji i Shkupit i cili para një viti kishte shkuar vullnetarisht për të luftuar në Siri.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Falja e borxheve shtyhet edhe për 6 muaj

Posted: 02 Sep 2016 02:31 AM PDT

Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë një konference për media njoftoi sot vendimin për shtyrjen e afatit të faljes së borxheve edhe për gjashtë muaj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reuters: Presidenti uzbek ka vdekur

Posted: 02 Sep 2016 02:22 AM PDT

Qeveria në Uzbekistan thotë se presidenti Islam Karimov është në gjendje kritike, pasi ka pësuar një sulm, ndërkaq agjencia e lajmeve Reuters, citon tre burime diplomatike, të cilët thonë se Karimov ka vdekur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Al Adnani: Inteligjenca e Al Baghdadit, që organizon (në seri) masakrat në Europë

Posted: 02 Sep 2016 02:16 AM PDT

Në gazetat ndërkombëtare po qarkullon shumë emri i Abu Muhammad al Adnanit, 39 vjeçarit sirian, kreu i inteligjencës së Shtetit Islamik, si dhe organizator e frymëzues i sulmeve të befasishme jashtë vendit, larg nga bazat e grupit në Irak dhe në Siri. Al Adnani është njeriu i masakrave, si ajo e Sousse në Tunizi në qershor 2015, Parisit në nëntor 2015, Brukselit në mars 2016, dhe shumë të tjerave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dosja e shefave: Frikësimi i drejtorit të PTK-së (Video)

Posted: 02 Sep 2016 01:56 AM PDT

Hashim Thaçi, Besim Beqaj e Adem Grabovci kishin vendosur që në krye të PTK-së të sillnin, Nuredin Krasniqin. Por, Krasniqi duhej të zbatonte urdhrat e atyre që po e sillnin në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeshefit. Ai, nuk do të guxonte të merrte asnjë vendi. Para emërimit, Grabovci e kishte ftuar Krasniqin në zyrë. Sipas përshkrimit të vetë Grabovcit, Krasniqi ishte i frikësuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mediat Sebe: Përdhoset pllaka përkujtimore serbe në Lipjan

Posted: 02 Sep 2016 01:43 AM PDT

Plaka Përkujtimore e të vrarëve në serbë në Grackë të Vjetër në Lipjan është dëmtuar nga persona të panjohur dhe në është shkruar "Hakmarrje".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Britanik i humbur prej 12 vitesh u rrëmbye për t’ia mësuar anglishten Kim Jong-ut!

Posted: 02 Sep 2016 01:36 AM PDT

Familja e një gjimnazisti,David Sneddon, i cili u zhduk gjatë një udhëtimi në Kinë në 2004-ën, nuk kishte marrë deri më tani shenja jete nga djali  i tyre,  kjo para se një agjenci japoneze e lajmeve të njoftonte se ai u rrëmbye nga qeveria e Koresë së Veriut.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more