Skip to main content

“Ky është supergoli i Xhakës kundër Hull-it (VIDEO)” plus 9 more Ekonomia Online

“Ky është supergoli i Xhakës kundër Hull-it (VIDEO)” plus 9 more Ekonomia Online


Ky është supergoli i Xhakës kundër Hull-it (VIDEO)

Posted: 17 Sep 2016 09:47 AM PDT

Granit Xhaka ka shënuar një supergol në ndeshjen nda Hull City-ti, ku Arsenal fitoi 4:1, njofton Klan Kosova.

Në ndeshjen e katërt kampionale Arsenal arrin fitore bindëse ndërsa Xhaka shënon golin e parë në Premier Ligë.

Xhaka kështu ka shuar kritikët e shumtë që filluan të dyshonin në kualitet e futbollistit pas disa paraqitjeve jo të mira.

The post Ky është supergoli i Xhakës kundër Hull-it (VIDEO) appeared first on Ekonomia Online.

Veseli e Kuçi bashkë me nuset në dasmë (FOTO)

Posted: 17 Sep 2016 09:43 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe i pari i PDK-së, Kadri Veseli së bashku me bashkëshorten e tij ishin të pranishëm në një dasmë.

Mirëpo, Veseli nuk ishte ftyra e vetme politike në atë dasëm, pasi në të njejten tavolinë shihet edhe Hajredin Kuqi me bashkwshorten e tij, shkruan GazetaBlic.

Në tavolinën e tyre ishin edhe disa të tjera të cilët ndanin momente të mira së bashku.

dasm

 

The post Veseli e Kuçi bashkë me nuset në dasmë (FOTO) appeared first on Ekonomia Online.

Kriza ekonomike në BE e prek pak Kosovën

Posted: 17 Sep 2016 08:22 AM PDT

Kriza financiare, kryesisht për shkak të deficiteve buxhetore dhe borxheve të mëdha, me të cilën po përballen vendet e Bashkimi Evropian që nga viti 2010, në njëfarë mënyre mund të ndikojë edhe te partnerët tregtarë dhe kontraktual, që i kanë vendet e BE-së me vendet e treta, përfshirë këtu edhe Kosovën, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike.

Ata thonë se është e pamundshme të thuhet se nuk ka kurrfarë ndikimi, kur kihet parasysh se 35 për qind e produkteve që vijnë në tregun e Kosovës, janë nga vendet e BE-së.

Megjithatë, siç thekson eksperti i ekonomisë, Naim Gashi, duke pasur parasysh se Kosova nuk ka marrëdhënie të ngushta afariste me këto vende, atëherë mund të themi se këto kriza reflektohen në një shkallë jo të madhe në Kosovë.

"Sa i përket Kosovës, është një fat dhe fatkeqësi që Kosova nuk ka marrëdhënie të mëdha tregtare, financiare dhe kontraktuale me vendet e Bashkimit Evropian dhe për këtë arsye, krizat që ndodhin në BE, nuk kanë ndikime të mëdha edhe në Kosovë".

"Çdo krizë që ndodh atje, mund të ketë një ndikim në një mënyrë ose tjetrën, edhe në vendet partnere, mirëpo duke pasur parasysh se Kosova nuk ka marrëdhënie të ngushta afariste me këto vende, atëherë mund të themi se këto kriza reflektohen në një shkallë jo të madhe edhe në Kosovë", thotë Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Vlen të theksohet se kur në vitin 2010-2011, në Bashkimin Evropian kishe një recesion diku minus 1 për qind, Kosova ato dy vite pati rritje ekonomike tre deri në katër për qind.

Kjo, sipas ekspertëve, tregon se kriza financiare në Bashkimin Evropian nuk ndikoi në frenimin e zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe kjo ndodh pikërisht për shkak të marrëdhënieve jo të zgjeruara të Kosovës me vendet e Bashkimit Evropian.

Sidoqoftë, ndikimet e para që mund të ndiejë Kosova nga kriza financiare në vendet e BE-së, mund të jenë në disa fusha, në veçanti tek investimet e huaja. Çdo krizë që ndodh në Bashkimin Evropian, shton Gashi, dekurajon investitorët.

"Ndikimi i parë do të jetë në tkurrjen e investimeve të jashtme, mund të ketë ndikim te ngritja e çmimeve të importit të produkteve që ne i importojmë nga Bashkimi Evropian, pastaj mund të ndikojë në dekurajimin e eksporteve të Kosovës. Mund të ketë edhe ndikime negative në rast të privatizimeve të mëdha që mund të përballet Kosova, siç është sektori i telekomit dhe investimet në energjetike apo në fusha tjera", thekson Gashi.

Ndërkohë, për ekspertin e çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, kjo krizë financiare që ka prekur disa vende të BE- së, më shumë reflekton si një frikë apo dyshim rreth së ardhmes së Kosovës dhe asaj evropiane, sesa asaj që ka reflektim të drejtpërdrejtë.

"Kjo pse Kosova nuk është ndikuar aq ashpër është fakti se Kosova është një vend shumë i pazhvilluar me raporte të nivelit shumë të ulët në relacione me Evropën, apo me vendet e përfshira nga kriza. Nuk ka ndonjë investim apo ndonjë kapital që vjen prej atyre vendeve ku goditja e tyre mund të reflektojë në Kosovë", thekson Rexhepi.

Zyrtarë të institucioneve të Kosovë vazhdimisht kanë theksuar se Kosova ka arritur të mbetet relativisht e mbrojtur nga kriza në eurozonë, për shkak të një lidhjeje të kufizuar financiare dhe tregtare me vendet që janë në krizë dhe si rezultat i prurjeve të fuqishme rrjedhëse dhe të kapitalit nga diaspora e Kosovës.

Ata, po ashtu, kishin thënë se ekonomia e Kosovës ka vazhduar të rritet me ritme të shëndetshme, ndër më të lartat në rajon.

Derisa, sa i përket sistemit bankar të Kosovës, ishte vlerësuar se është njëri nga sektorët, i cili në Kosovë ka performuar mirë dhe nuk është prekur nga kriza. (REL)

The post Kriza ekonomike në BE e prek pak Kosovën appeared first on Ekonomia Online.

 PDK në Ferizaj: Svarqa ka bërë 40 shkelje ligjore

Posted: 17 Sep 2016 06:14 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës dega në Ferizaj ka akuzuar qeverisjen në atë komunë të udhëhequr nga Muharrem Svarqa i LDK-së, duke thënë se për tri vite shkeli 40 herë ligjet e shtetit.

Selim Marevci, drejtor i Departamentit për Administratë – PDK Ferizaj, ka thënë se "për këta nuk ekziston sistemi juridik i Kosovës!"

"Vetëm të numërohet deri ne 40 është goxha shumë, por lere të shkelen aktet me të larta që përmes këtyre rregullohet jeta e juaj qytetarë!"

"Javën e kaluar ne reaguam për skandalin e radhës se kryetarit Sfarqa, në lidhje me hapjen skandaloze të konkursit për zjarrfikës duke shkel çdo akt juridik. Reagimi ynë si çdo reagim tjetër ishte me vend i dokumentuar me fakte konkrete dhe jo reagim politik apo siç i quan pushteti në ikje 'reagim refren'”, ka thënë ai.

Marevci ka theksuar se këto shpifje të tyre i demantoi Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, e cila "me të parë këtë skandal i cili u bë publik nga PDK-ja, AME kërkoi që menjëherë kryetari Sfarqa ta anuloj këtë konkurs sepse nuk është konform dispozitave ligjore".

"Këto 40 shkelje të ligjeve, ankesa jonë në MAPL, kërkesa jonë publike për fillimin e hetimit nga ana e prokurorisë për kryetarin e Komunës hasën në vesh të shurdhur, por jo edhe kjo e fundit nga AME, por sikur të reagonin me kohë këto institucione  ky Kryetar tashmë do të ishte i shkarkuar dhe Ferizaj nuk do të ishte në një situatë kaotike siç është sot! Pra lind pyetja ku është prokuroria që nuk po reagon pas tërë këtyre skandalëve?"

"I bëjmë me dije Kryetarit në ikje, se ne nuk kemi asgjë personale si subjekt me ju, por  tashmë qytetarët e kanë parë këtë keqqeverisjen që po ju servohet nga ky pushtet në ikje… ne po presim të vihet drejtësia në vend sepse besojmë në institucione", ka thënë Marevci.

 

The post  PDK në Ferizaj: Svarqa ka bërë 40 shkelje ligjore appeared first on Ekonomia Online.

Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen ish-presidentit italian

Posted: 17 Sep 2016 06:01 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish kryeministrit dhe presidentit italian, Carlo Azeglio Ciampi, përderisa kujtoi përkrahjen që Ciampi kishte dhënë Kosovës.

"Ngushëllimet më të thella për vdekjen e burrështetasit të shquar, ish-presidentit italian Carlo Azeglio Ciampi. Si president e udhëhoqi vendin e tij në kohë të vështira, por me vizionin dhe urtësinë e tij ia doli ta konsolidonte Italinë përbrenda dhe në arenën ndërkombëtare”.

“Ishte president në kohën kur bota demokratike u ngrit për të ndalur përpjekjen për gjenocid në Kosovë dhe kur vendi ynë kishte një nevojë të madhe për përkrahje nga miqtë ndërkombëtarë. Ish-presidenti Ciampi do të kujtohet për përkushtimin dhe pasionin me të cilin i shërbeu vendit të tij", deklaroi Thaçi.

The post Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen ish-presidentit italian appeared first on Ekonomia Online.

Dogana parandalon kontrabandën me pajisje teknologjike në Jarinjë

Posted: 17 Sep 2016 05:50 AM PDT

Dogana e Kosovës ka arritur që të parandaloi një rast të tentim kontrabandës me autobus gjatë kalimit të kufirit në Jarinje.

Sipas një komunikate të Doganave të Kosovës, oficerët doganor gjatë ushtrimit të kontrolleve në pikë-kalim kufitar të Jarinjes kanë ndalur për kontroll rutinor një autobus të linjës Serbi – Kosovës me targa të Serbisë, ku pas kontrollues është vërejtur se ka pajisje teknologjike të fshehura.

"Pas zbulimit, autobusi është dërguar për kontroll të tërësishëm në terminalin në Mitrovicë por nuk janë gjetur gjësende tjera. Kontrolli ka gjetur produkte të ndryshme si printer fiskal, telefona mobil (mbi 20 cp), RAM memorie (mbi 30 cp) pajisje përcjellëse për telefona mobil (mbi 100 cp) pjesë për kompjuter (mbi 100 cp) etj. Të gjitha mallrat janë konfiskuar dhe rasti është përcjell për kundërvajtje doganore", thuhet në komunikatë.

The post Dogana parandalon kontrabandën me pajisje teknologjike në Jarinjë appeared first on Ekonomia Online.

Policia heq pankartën e studentëve, gazetarët serbë duartrokasin (Foto)

Posted: 17 Sep 2016 05:41 AM PDT

Pak minuta pasi studentët kanë vendosur pankartën në derën e kishës serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës, Policia e Kosovës e ka hequr atë.

Gazetarët serbë i duartrokitën veprimit të Policisë së Kosovës, pas largimit e kësaj pankarte.

Jo zyrtarisht mësohet se gazetari serb punon në një radio në Graçanicë.

The post Policia heq pankartën e studentëve, gazetarët serbë duartrokasin (Foto) appeared first on Ekonomia Online.

VV: Policia arreston studentë vetëm pse vendosën një pano te kisha e Millosheviqit

Posted: 17 Sep 2016 05:27 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një deklarate për media pas aksionit simbolik të studentëve të SKV-së, ka thënë se asnjë intervenim nuk ndërmori kjo polici disa ditë më herët, kur zyrtarë të manastirit të Graçanicës, jashtëligjshëm u futën në këtë objekt dhe filluan punimet për rinocimin e tij.

"Lëvizja Vetëvendosje e dënon ashpër intervenimin e dhunshëm të Policisë së Kosovës ndaj studentëve të Universitetit të Prishtinës të cilët thjeshtë vendosën një pano prej letre para kësaj kishe. Ky objekt, i ndërtuar gjatë regjimit të Millosheviqit, simbolizon planet e tij për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë dhe uzurpon hapësirën e Universitetit të Prishtinës", thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Për këtë parti, "është shqetësuese dhe e papranueshme që Policia të vazhdojë shërbimin me aq përkushtim ndaj klanit Pronto e për interesat e Serbisë".
"E në anën tjetër të jetë aq shtypëse e brutale ndaj kujtdo që ngrit zërin e angazhohet për interesin e shtetit dhe kombit tonë", thuhet në reagim.

Vetëvendosje bën thirrje për lirim të menjëhershëm të studentëve të arrestuar dhe fton Policinë që të mos vazhdojë me këto veprime që, sipas kësaj partie, po kontribuojnë që Kosova të shndërrohet në shtet autoritar në shërbim të Serbisë.

The post VV: Policia arreston studentë vetëm pse vendosën një pano te kisha e Millosheviqit appeared first on Ekonomia Online.

Përfundon protesta e studentëve, lëndohet një polic

Posted: 17 Sep 2016 05:12 AM PDT

Ka përfunduar protesta e organizuar nga disa studentë, nga Lëvizja "Studim, Kritikë, Veprim" të cilët po realizonin një aktivitet pran Kishës Ortodokse Serbe, në Kampusin e Universitetit, përmes së cilës po kundërshtojnë funksionalizimin e saj.

Protesta është përmbyllur pasi policia ka lejuar studentët që të vendosin pankartë në derën e kishës serbe në oborrin e UP-së.

Siç raporton gazetari i Ekonomia Online nga vendi i ngjarjes në protestë janë përleshur disa studentë me policë, ku një polic është lënduar si dhe disa studentë janë arrestuar.

Policia ka arrestuar katër studentë, dhe më pas ka liruar ata.

Paraprakisht lideri i organizatës studentore "Studim, Kritikë dhe Veprim", Flamur Pireva ka mbajtur një fjalim ku ka theksuar se nuk do të lejohet kthimi i hijes së regjimit të Sllobodan Millosheviqit përmes asaj kishe.

"Ne i bëjmë thirrje rektorit dhe organeve të UP-së që menjëherë të reagojnë ndaj tendencave për ringjalljen e këtij objekti të ndërtuar gjatë kohës së sundimit fashist të Serbisë".

"Ne nuk do të lejojmë që përmes kishës ortodokse serbe të na kthehet hija e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë", tha ai.

Pas shumë orvatjeve, studentët ia arritën të vendosin një pankartë në derën e hyrjes së Kishës Ortodokse Serbe me mbishkrimin "Ky objekt që ka okupuar hapësirën universitare është ndërtuar në kohën e regjimit të Millosheviqit".

Por, më pas policia e ka hequr pankartën e vendosur në Kishë.

Njëri nga studentët ka theksuar se Policia po arreston studentët duke mos i shërbyer shtetit të Kosovës, por Serbisë.

Policia kë bërë kordonin para Kishës ortodokse Serbe duke mos lejuar studentët që t'i afrohen objektit të Kishës.

policia - kisha3

arrest

The post Përfundon protesta e studentëve, lëndohet një polic appeared first on Ekonomia Online.

Përleshje e Policisë dhe studentëve te Kisha në oborrin e UP-së (Foto)

Posted: 17 Sep 2016 04:32 AM PDT

Policia e Kosovës ka prangosur disa studentë nga Lëvizja "Studim, Kritikë Veprim", të cilët po realizonin një aktivitet pranë Kishës Ortodokse Serbe, në Kampusin e Universitetit, përmes së cilës po kundërshtojnë funksionalizimin e saj.

Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë speciale të Policisë të cilët nuk kanë lejuar zhvillimin e aktivitetit në Kishën Ortodokse serbe në oborrin e UP-së dhe po mundohen t'i largojnë protestuesit.

Siç raporton gazetari i Ekonomia Online nga vendi i ngjarjes një pjesëtar i Policisë është lënduar.

Studentët po konfrontohen me pjesëtarët e Policisë dhe po kërkojnë lirimin e studentëve të arrestuar nga Policia.

Policia ka arrestuar katër persona, dhe më pas ka liruar ata.

Pas shumë orvatjeve, studentët ia arritën të vendosin një pankartë në derën e hyrjes së Kishës Ortodokse Serbe me mbishkrimin "Ky objekt që ka okupuar hapësirën universitare është ndërtuar në kohën e regjimit të Millosheviqit". Por, më pas policia e ka hequr pankartën e vendosur në Kishë.

Njëri nga studentët ka theksuar se Policia po arreston studentët duke mos i shërbyer shtetit të Kosovës, por Serbisë.

Policia kë bërë kordonin para Kishës ortodokse Serbe duke mos lejuar studentët që t'i afrohen objektit të Kishës.

policia - kisha policia - kisha2 studentet

studentet - policia
studentet - kisha1

 

The post Përleshje e Policisë dhe studentëve te Kisha në oborrin e UP-së (Foto) appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more