Skip to main content

“Këpucët në 100 vite” plus 5 more femra.net

“Këpucët në 100 vite” plus 5 more femra.net


Këpucët në 100 vite

Posted: 20 Sep 2016 05:40 AM PDT

Der Beitrag Këpucët në 100 vite erschien zuerst auf femra.net.

‘Blogerja’ shpjegon: Dëshmi që femra duket më mirë me më shumë peshë

Posted: 20 Sep 2016 02:23 AM PDT

bllogerja-dukje-peshe-shendet-kilograme-pesha

Blogerja e njohur ka shpjeguar se numri i kilogramëve nuk ka të bëjë me bukurinë e trupit!

Blogerja Kelsey Wells e cila qëndron pas blogut My Sweat Life, në profilin e saj në Instagram ka publikuar tri foto të saja me tri pesha të ndryshme: 65, 55 dhe 63 kg. Siç e kanë vërejtur fansat e saj, blogerja duket më së miri në foton e fundit në të cilën ka tetë kilogramë më shumë se pesha e saj e dëshiruar.

Harrojeni peshoren! Kuptova se është koha për një kujtesë miqësore, por e fuqishme. Gra, ndaloni të fiksoheni me numrat e peshores budallaqe. Mos mendoni se pesha e juaj pasqyron zhvillimin tuaj, dhe ju lutem mos të ndikojë pesha juaj në nivelin tuaj të vetëbesimit, siç kam menduar unë dikur.

Për të gjitha që mendojnë siç kam menduar unë, ju lutem më dëgjoni. Jam e gjatë 170 centimetra dhe kam 63 kilogram. Kur kam filluar të ushtroj 8 javë pas lindjes kam pasur 65 kilogram, para shtatzënisë kisha rreth 58, dhe menjëherë për shkak të perceptimit të shtrembëruar kam vendosur që pesha ime ideale të jetë 55 kilogram në mënyrë që të më përshtaten xhinset e mia më të ngushta.

files

Pas disa muajsh të ushqyerit me gji dhe ushtrimeve fizike, e arrita qëllimin tim. Qëllojeni se çfarë? Pastaj kam shtuar në peshë 8 kilogram. Sipas mendimit tim dhe standardeve, do të mendonit se ndihem keq për këtë. Falë Zotit që më në fund kuptova si ta peshoj suksesin tim me gjërat vërtet të rëndësishme: fuqia, aftësia, qëndrueshmëria, shëndeti dhe lumturia …

files-1

“Kam vetëm dy kilogramë më pak se pas lindjes, por trupi im ka ndryshuar krejtësisht. Kurrë nuk kam pasur më shumë muskuj dhe më pak yndyrë. Kurrë nuk kam qenë më e shëndetshme se që jam tani. Kurrë nuk kam ndjerë më rehati në lëkurën time sa tani”.

files-2

Blogerja ka publikuar fotot e saj dhe statusin në Instagram që ti inkurajojë edhe gratë tjera që të përshëndeten me peshoret e tyre dhe të fillojnë të mendojnë në mënyrë të re./femra.net/

files-3

 

Der Beitrag 'Blogerja' shpjegon: Dëshmi që femra duket më mirë me më shumë peshë erschien zuerst auf femra.net.

Prindërit më bindën të martohem sepse është i pasur: Tani jetoj në ferr!

Posted: 20 Sep 2016 01:32 AM PDT

prinderit-martese-martuan-burre-para-pasur-jeten-ferr

U martova 5 vite më parë dhe që atëherë jetoj në ferr. Bëj seks me njeriun që aspak nuk e pëlqej. Më duhet çdo ditë ta shiqoj dhe çdo ditë të flas me të.

Aq jam e pakënaqur në këtë martesë sa që nuk e di se çfarë të bëjë më. Mendoj se nëse largohem nga ai do të humbas gjithçka. Jo vetëm paratë, statusin dhe punën, por edhe familjen. Fëmijët e mi dhe prindërit.

U martova 5 vite më parë dhe që atëherë jetoj në ferr. Bëj seks me njeriun që aspak nuk e pëlqej. Më duhet çdo ditë ta shiqoj dhe çdo ditë të flas me të. Dhe pse? Për karrierë? Po, karriera dhe puna janë 'super' që kur jam me të, por unë nuk jam e lumtur. Përndryshe kam mbaruar për marketing, kurse burri im ka një kompani të madhe ku dhe unë punoj si drejtoreshë e marketingut. E pranoj, nuk kam ardhur në këtë vend, sepse jam e mirë në punën time, por sepse jam gruaja e tij. Kishte shumë kandidatë më të mirë dhe ka akoma, por unë jam drejtoreshë sepse hyra në martesë nga e cila dua të ikë.

Çdo ditë mendoj dhe kështu për 5 vjet si të largohem dhe të mbetet çdo gjë në rregull. Prindërit e mi dhe prindërit e tij njihen për shumë vite dhe kështu ndodhi që ne të bëhemi çift i përsosur, sikur e tëra të mbetet në familje. Çfarë familje, kur unë nuk e dua atë? Unë e di se shumë do të thonë se jam budallaçkë që kam pranuar këtë, por më besoni, nuk e dija se do të ishte kështu. Mendova se do ta dashuroja. Që megjithatë do të jetë bukur. Kishte dhe para. Pastaj se do të udhëtonim dhe në fund se e tërë kjo do të shndërrohej në përrallë. Kjo nuk është përrallë, por ferr i vërtetë.

S'është vetëm kjo, por e di se edhe më tradhton. Sinqerisht, kjo nuk më pengon dhe aq shumë sepse mund ti plotësojë nevojat e veta diku tjetër, kurse mua nuk më 'mbyt'. Nuk e di se çka të bëj më? Si të largohem nga e tërë kjo, por të mos humbas gjithçka. Janë edhe dy fëmijët të cilët nuk dua ti lëndoj, të cilëve nuk mund t'iu tregoj se nuk e dua babain e tyre. Gjithashtu do të humb dhe punën, paratë dhe të gjitha privilegjet që kam tani për tani.

Nëse vazhdoj të vuaj do të pëlcas. Nëse e lë do të mbetem me asgjë. Mendoni se prindërit e mi do të jenë të lumtur për këtë, nëse e lë? Edhe ata do të ma kthejnë shpinën. Ata e shohin atë si të ishte një lloj perfeksioni. Le të provojnë të jetojnë me të. Jam çmendur duke menduar për këtë çdo ditë./femra.net/

 

Der Beitrag Prindërit më bindën të martohem sepse është i pasur: Tani jetoj në ferr! erschien zuerst auf femra.net.

Këtë vjeshtë veshni XHUBLETË si një zonjë e vërtetë

Posted: 20 Sep 2016 01:13 AM PDT

xhublete-vjeshte-veshje-femer-elegante

Edhe pse në sezonat e kaluara në ofertat e markave të njohura ka mundë të gjindet një numër i caktuar i xhubletave, kjo pjesë e veshjeve këtë sezonë do të jetë në qendër të vëmendjes, sepse është shpallur model më tërheqës i sezonit! Pa mëngë, si një ponço apo shall i mbledhur me rrip, xhubletat janë një nga pjesët më praktike të veshjeve që përveç kësaj duken tepër të bukur te çdo zonjë.

Më së shumti përdoren në versionin me shtresa, me 'rolkë', me një këmishë ose pulovër të hollë, por gjithçka varet prej kohës kur e veshni. Është interesante se kjo pjesë e veshjeve mund të vishet edhe me funde, xhinse, pantallona lëkure, por me të njëkohësisht duhet të jeni shumë të kujdesshëm, sepse nëse nuk e nxirrni në mënyrë të drejtë mund të dukeni më e madhe dhe më e plotë. Për fat të mirë, edhe për këtë kemi zgjidhje, ashtuqë sot po ju zbulojmë se si këtë vjeshtë xhubletat tuaja të preferuara ti veshni si zonjë e vërtetë.

Xhubletë e shkurtër dhe fund i shkurtër

Nëse zgjedhja juaj për këtë vjeshtë është xhubleta e shkurtër, atëherë edhe fundi që do ta kombinoni me të le të jetë i shkurtër. Përveç tyre veshni këmishë klasike, plotësoni kombinimin tuaj të veshjes me çizme të thella, kapelë dhe çantë ngjyrë sikur xhubleta dhe të jeni e sigurt se do të zgjoni entuziazmin te të gjithë të njohurit tuaj, por edhe kalimtarët.

xhublete-fund

Ponço i thurrur dhe pantallona të gjëra (zile)

Ponço i thurrur i rëndë gjatë ditëve të ftohta gjithmonë është një alternativë e mirë me palltot klasike, dhe mbi të gjitha ai paraqet edhe variantin e vërtetë me stil. Propozimi ynë është që këtë vjeshtë të vendosni për ngjyra toke, kurse me ponçon tuaj të preferuar të veshni edhe pantallona të gjëra me nuancë pak më të errët, sepse do të arrini efekt të mahnitshëm dhe pamje të një zonje të vërtetë.

xhublete-veshje

Xhubletë shumëngjyrëshe dhe veshje të zeza

Këtë vjeshtë lirisht luani me ngjyra në xhubletën tuaj, dhe me të kombinoni veshje krejtësisht të zeza. Kështu do të arrini 'statement' efekt, pamje shumë tërheqëse dhe të sjellni pak ngjyra në ditën e zymtë.

ove-jeseni-nosite-ogrtace-kao-prava-dama-3

Xhubleta fustan

Nëse nuk e pëlqeni veshjen në shtresa, kemi zgjidhje të drejtë dhe krejtësisht praktike për ju, dhe kjo është 'xhubleta fustan'. Është shumë interesante, mund të jetë e gjatë dhe e shkurtër, dhe nëse vendosni për modelin me lara efektive, do të arrini rezultate të shkëlqyera.

ove-jeseni-nosite-ogrtace-kao-prava-dama-4

Shall i hudhur mbi supe

Përdorni shallin tuaj të preferuar si xhubletë, por do ta përdorni ashtu që të shtoni pak “stil” në veshjen tuaj. Në fakt, me xhinse dhe këmishë klasike lirisht mund të përdorni shall të cilin do ta kaloni mbi njërin krah, kurse skaji tjetër pakujdesshëm lëshohet teposhtë. Na besoni, do të mahniteni me efektin që krijohet në këtë rast.

ove-jeseni-nosite-ogrtace-kao-prava-dama-5

Xhubletë e gjatë dhe fustan i gjatë

A ju kujtohet princesha e 'Disney'-it me fustanet e gjata dhe xhubletat e gjata? Ja dhe një tjetër propozim për pamjen tuaj si Zonjë, sepse me këtë kombinim të veshjes sigurisht do të dukeni si heroina e përrallës së preferuar.

ove-jeseni-nosite-ogrtace-kao-prava-dama-6

Shall i lidhur me rrip në bel

Nëse nuk keni xhubletë klasike, mund ta bëni një pikërisht me shall interesant të cilin e lidhni me rrip në bel. Për të arritur efektin e dëshiruar, përzgjedhni një shall me gjatësi mesatare, i bërë nga materiali i trashë dhe rrip jo shumë të gjërë, që e thekson shallin në qendër të vëmendjes.

ove-jeseni-nosite-ogrtace-kao-prava-dama-7

Xhubletë elegante dhe xhinse

E dini mirë se edhe ne jemi përkrahës të eksperimentimit në veshje, dhe për këtë arsye është një prej propozimeve tona aktuale pikërisht kombinimi i xhubletës elegante të mbrëmjes me xhinse. Kjo është disi atipike, por nëse me këtë kombinim veshni taka të larta, do të dukeni tepër joshëse dhe elegante. Provoni dhe do ta shihni se nuk do të zhgenjeheni./femra.net/

xhublete-veshje

 

Der Beitrag Këtë vjeshtë veshni XHUBLETË si një zonjë e vërtetë erschien zuerst auf femra.net.

Vathë efektive që i mbajnë femrat më të fuqishme në botë

Posted: 20 Sep 2016 12:58 AM PDT

vathe-femra-fuqishme

Nuk ka dyshim një bizhuteri efektive dhe mbresëlënëse gjithmonë ka tërhequr shumë vëmendje, dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Me siguri se nuk mund të gjeni një grua e cila në koleksionin e saj nuk ka të paktën disa pjesë të bizhuterive të shtrenjta, por kur flasim për bukuroshet e famshme, atëherë patjetër mendojmë për qafore, rrathë, unaza dhe pjesë të tjera të punuara nga diamanti dhe detaje të çmuara të ngjyrave të ndryshme.

Një nga detajet e modës që ka fituar zemrat e bukurosheve të famshme, edhe atë të zonjave më të fuqishme, janë vathët që varen, elegant, të rafinuar, efektiv dhe, mbi të gjitha, tërësisht të butë në formë të lotit, të punuar nga kristalet. Ato mund të gjenden të madhësive të ndryshme, të zbukuruar edhe me disa hollësi të tjera apo plotësisht të thjeshtë, por ajo që i dallon nga pjesët tjera të bizhuterisë është pikërisht thjeshtësia e tyre dhe që nuk bien në sy gjë që i bën tepër efektive. Bukuroshet e njohura i adhurojnë dhe deri më tani i kanë sjellë në rrethana të ndryshme, ashtuqë nëse edhe ju bleni apo fitoni një pjesë të tillë të vathëve, dhe e dimë se ju pëlqen, ja rasti që të mësoni se cilat janë mënyrat që ju mund t'i përdorni.

Princesha Kate

Dukesha e Kembrixhit, princesha Kate, e njohur si grua që i pëlqejnë pjesët e bizhuterisë që nuk bien në sy. Për këtë na habit që pikërisht ajo ka vendosur për këtë model miniaturë të vathëve në formën e lotit edhe atë në rast të veçantë, siç ishte rruga për Indi. Këto vathë elegante i dhanë vulën e veçantë kombinimit shumë efektiv të veshjes të cilin e përzgjedhi për këtë rast të veçantë.

kate-vathe

Michelle Obama

Edhe Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama e pëlqen këtë model të vathëve. Ndryshe nga Princesha Kate, ajo vendosi për modelin e vathëve që varen, të hollë, me gurë të çmueshëm në formë loti, që këtë herë i kombinoi me një komplet të zi. Megjithatë, përveç këtij kompleti, Michelle Obama vathët që varen në formë loti i mbanë edhe me fustanet me lule të printuara, kombinime të qëndisura, por edhe me kombinime të veshjeve të rastit.

obama-vathe

Mbretëresha Rania

Mbretëresha e Jordanisë Rania është një nga fisniket më të stilizuara në botë. Rrobat e saj janë sinonim për elegancë, feminitet dhe hijeshi, dhe ajo llogaritet si një nga femrat më të bukura që ecin në Tokë. Përveç kombinimeve të veshjeve për zonja, mbretëresha Rania është e njohur edhe për dëshirën ndaj bizhuterive të bukura, siç është rasti me këto vathë që varen që i mbante gjatë vizitës zyrtare në Belgjikë.

u-obliku-suze-efektne-mindjuse-koje-nose-najmocnije-zene-sveta-3

Mbretëresha Maxima

Mbretëresha holandeze Maxima me arsye llogaritet si zonjë e vërtetë në mesin e fisnikërisë botërore, sepse përveç që gjithmonë vesh pjesë të veshjeve të lëmuara dhe të krijuara enkas për të, sigurisht mbanë të paktën edhe një pjesë efektive të bizhuterisë. Këtë herë vëmendjen tonë e tërhoqën vathët shumë të bukur që varen në formë loti, të bëra me gurë të bardhë, të cilët në mënyrë perfekte ishin përshtatur me kompletin blu të errët, kapelen për zonja dhe gjerdanin interesant.

u-obliku-suze-efektne-mindjuse-koje-nose-najmocnije-zene-sveta-4

Amal Clooney

Edhe pse nuk është një fisnike, Amal Clooney me të drejtë mund të quhet mbretëresha e stilit. Na ka impresionuar që në momentin e parë kur u paraqit në publik me burrin e saj të tanishëm, George Clooney, dhe se ajo vazhdon të ketë sukses. Ajo është një nga zonjat që kanë sjellë përsosmërinë e mbajtjes së vathëve efektive në formë loti, kurse shpesh i ka përdorur edhe në versionin e biznesit. Njëri prej tyre është ky me kostum të gjelbër ulliri dhe çantën për zonja ngjyrë kafe.

u-obliku-suze-efektne-mindjuse-koje-nose-najmocnije-zene-sveta-5

Princesha Mary

Një tjetër princesh u gjend në këtë listë! Kjo është, natyrisht, Princesha daneze Mary e cila këtë model të vathëve e mbante me fustan femërorë me lule të shtypura dhe i ka plotësuar me bizhuteri në flokë të punuara me të njëjtat detaje me të cilët janë punuar edhe këto vathë të mahnitshëm.

u-obliku-suze-efektne-mindjuse-koje-nose-najmocnije-zene-sveta-6

Angelina Jolie

E famshëm për atë që preferon copa klasike të veshjes kryesisht të zeza, aktorja e njohur Hollywood-iane Angelina Jolie është e njohur edhe për atë se i pëlqen që modelet e saj joshëse t'i plotësojë me bizhuteri efektive. Ne na ka impresionuar kur në tapetin e kuq u shfaq me një fustan tjetër të gjatë të zi me vathë miniaturë, por shumë të bukur në formë loti. Janë të shkëlqyer, apo jo?/femra.net/

u-obliku-suze-efektne-mindjuse-koje-nose-najmocnije-zene-sveta-7


 

Der Beitrag Vathë efektive që i mbajnë femrat më të fuqishme në botë erschien zuerst auf femra.net.

Pas këtij artikulli do të vraponi në kuzhinë për të përgatitur çaj xhenxhefili

Posted: 20 Sep 2016 12:21 AM PDT

uje-xhenxhefil-shendet-konsumim

Xhenxhefili është një nga ato bimët e cila është tepër e përshtatshëm për shëndetin tuaj, dhe kur e bëni në formë të çajit, të gjitha cilësitë e tij do të bëhen dyfish më të dobishme.

Për shkak të substancave që e përbëjnë, xhenxhefili ka veti shumë të forta antibakteriale, dhe është gjithashtu i dobishëm kundër kërpudhave dhe viruseve. Kjo erëz me shpejtësi të pabesueshme do ta forcojë sistemin tuaj imunitar, nëse ndjeheni të dobët.

Kinezët që nga koha e lashtë e kanë përdorur kundër dhimbjeve të stomakut, reumatizmit, dhimbje dhëmbësh dhe të vjellave.

Konfuci e kishte konsumuar rregullisht për shkak të shëndetit por edhe për shkak të efekteve afrodiziake (përforcuese), kurse gratë kineze me shekuj e përdorin xhenxhefilin në muajt e parë të shtatzënisë për të lehtësuar të vjellat.

Është e rëndësishme të theksohet se nuk është vërejtur asnjë efekt anësorë gjatë konsumimit të xhenxhefilit në sasi normale.

Çaj xhenxhefili

përbërësit:

– 1 gotë ujë

– 1 rrënjë xhenxhefil të freskët

– mjaltë

Përgatitja:

Vendosni ujin në tas ku zakonisht përgatitni çaj. Kur të vlojë, shtoni xhenxhefilin e copëtuar në feta (1-2 feta për një gotë), dhe lëreni të vlojë për 10 minuta.

Kur të ftohet pak, mund ta pini. Nuk duhet ta shtrydhni. Shtoni mjaltë sipas shijes dhe kënaquni me të mirat e tij. Gjithashtu, mund të shtrydhni një limon, nëse ju pëlqen 'çaj me limon'./femra.net/

 

Der Beitrag Pas këtij artikulli do të vraponi në kuzhinë për të përgatitur çaj xhenxhefili erschien zuerst auf femra.net.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more