Skip to main content

“Kemi jetuar në lajthitje: Thonë që kjo është POZA MË E MIRË PËR LINDJE NATYRALE” plus 1 more Shëndetësia

“Kemi jetuar në lajthitje: Thonë që kjo është POZA MË E MIRË PËR LINDJE NATYRALE” plus 1 more Shëndetësia


Kemi jetuar në lajthitje: Thonë që kjo është POZA MË E MIRË PËR LINDJE NATYRALE

Posted: 05 Sep 2016 12:06 PM PDT

Pozita në gjunjë, që do të thotë pozita galiç me këmbë të hapura dhe me trup të lakuar pak përpara është gjithnjë e më e popullarizuar gjatë lindjes, gjë që thonë, ka arsye krejtësisht praktike.

Në të vërtetë, kështu krijohet dukshëm më shumë hapësirë për hapjen e komblikut, transmeton Telegrafi.

Bebja mund më lehtë dhe më natyrshëm të lindë, e jo kur nëna është në pozitë të shtrirë me këmbë të ngritura, dhe detyrohet në fillim të niset drejtpërdrejt nëpër komblik, ndërkaq pastaj me shtytje të fuqishme shkon lart.

Kur ulet galiç, nënave u është më e lehtë faza e fundit e shtytjes.

E gjithë kjo gjithashtu mund të praktikohet në shtratin e spitalit, si edhe në pozitën klasike me të cilën jemi mësuar të gjitha.

Femrat këshillohen që të mësojnë mirë trupin e vet, që ta dëgjojnë dhe të zgjedhin atë që asaj i përshtatet e jo atyre të cilët i lindin.

Faqja e Facebook-ut 'Human Birth Project", e cila propagandon këtë teknikë më të lehtë të lindjes, sipas mendimit të shumicës, dëshiron të ndikojë te femrat që vetë të zgjedhin pozën në të cilën do të lindin bebet, natyrisht nën mbikëqyrjen e plotë të mjekëve, si edhe tek çdo lindje. /Telegrafi/

l

The post Kemi jetuar në lajthitje: Thonë që kjo është POZA MË E MIRË PËR LINDJE NATYRALE appeared first on Telegrafi.

Paraliza e fëmijëve, OBSH filloi vaksinimin emergjent në Nigeri

Posted: 05 Sep 2016 07:02 AM PDT

Autoritetet vendase konfirmuan dy raste të reja të poliomelitit në gusht të këtij viti, të zbuluara në mesin e refugjatëve të cilët kishin ikur nga militantët e Boko Haramit në shtetin Borno.

LAGOS (AA) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) filloi vaksinimin emergjent të fëmijëve në Nigeri, pas konfirmimit të rastit të tretë të poliomelitit ose paralizës së fëmijëve në këtë shtet afrikan, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet vendase konfirmuan dy raste të reja të poliomelitit në gusht të këtij viti, të zbuluara në mesin e refugjatëve të cilët kishin ikur nga militantët e Boko Haramit në shtetin Borno.

OBSH ka filluar vaksinimin emergjent për të cilin beson se do të përfshijë 25 milionë fëmijë në Nigeri.

Punonjësit shëndetësorë në ditët e kaluara kanë vaksinuar rreth 1.5 milionë fëmijë në veri të Nigerisë për çka kanë shfrytëzuar edhe helikopterë.

The post Paraliza e fëmijëve, OBSH filloi vaksinimin emergjent në Nigeri appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more