Skip to main content

INSAJDERI: “Prishtina triumfon në derbi” plus 19 more

INSAJDERI: “Prishtina triumfon në derbi” plus 19 more


Prishtina triumfon në derbi

Posted: 16 Sep 2016 09:13 AM PDT

Golin e fitores për Prishtinën e realizoi Liridon Kukaj në minutën e dytë të takimit. Kukaj realizoi pas asistimit të Armend Dallkut.

Me këtë fitore Prishtina tubon 13 pikë në vendin e parë, e ndjekur nga Gjilani me nëntë pikë. /Insajderi.com

The post Prishtina triumfon në derbi appeared first on INSAJDERI.

Reuters: Targat prej letrës zemërojnë vozitësit kosovarë

Posted: 16 Sep 2016 09:04 AM PDT

Targat prej letrës, 10,000 mijë prej të cilave janë lëshuar për vozitës, janë të pranueshme vetëm në Kosovën e vogël, një vend me shumicë etnike shqiptare, e cila u nda nga Serbia në vitin 1999.

Siç shkruan sot Reuters, pengesat e tilla janë gjëja e fundit që një vend i varfër dhe i izoluar si Kosova i nevojiteshin 1.8 milionë qytetarëve të Kosovës, derisa shumë prej tyre punojnë jashtë vendit dhe hasin në pengesa për të udhëtuar në botës.

"Unë është dashur të shkoja në Beograd që të aplikoja për një vizë indiane, por nuk ishte e mundur me makinën time", thotë për Reuters Tefik Maliqi, një biznesmen 60-vjeçar nga Kosova.

Aktivistët fajësojnë praktikat korruptive të prokurimit publik për dështimin e sigurimit të targave metalike nga autoritetet kosovare. Ofertuesit në tenderin e dështuar për sigurimin e targave të reja të licencuara, u ankuan për një proces të parregullt të tenderit.

"Unë pagova 15 euro për këto targa letre dhe nuk mund të shkojë askund me këto. Dikush në qeveri duhet të japë dorëheqje për këtë", tha Samir Fejziu, një 38-vjeçar nga Kosova.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, zhvillimi ekonomik i Kosovës ka qenë i ngadalshëm, me Bashkimin Evropian dhe Bankën Botërore që kanë kritikuar korrupsionin për zhvillimin e ngadalshëm të saj. /Insajderi.com

The post Reuters: Targat prej letrës zemërojnë vozitësit kosovarë appeared first on INSAJDERI.

Mos e prekni kishën në kampusin e UP-së!

Posted: 16 Sep 2016 08:32 AM PDT

Kisha e papërfunduar ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës dhe fati i këtij objekti zgjojnë interesim të madh në shoqërinë kosovare. Pothuaj secili e ka një version të veten se si duhet vepruar me kishën, të gjitha këto propozime me karakter të intervenimit fizik, nga rrënimi e deri te shndërrimi i saj në hapësirë muzeale. Qëllimi i këtij shkrimi është të argumentojë qasjen e mosndërhyrjes fizike në objektin e kishës dhe shkon përtej argumenteve pronësore e të dokumentacionit ligjor (leja e ndërtimit), për ç'gjë ekziston një kontest gjyqësor në zhvillim e sipër.

Cili është identiteti urban i Prishtinës?

Diskutimi mbi këtë kishë si rast i izoluar paraqet vazhdimësi të qasjes parciale ndaj hapësirës publike të Prishtinës. Në gjithë këto vite të pasluftës, debati publik – ndonëse rëndom i kufizuar – ka qenë i orientuar në trajtimin veç e veç të rasteve mbi ndërtesat publike, sheshet, infrastrukturën, memorialet dhe elementet tjera përbërëse të hapësirës publike. Ndër rastet më të ndjeshme të kësaj periudhe kanë qenë katedralja katolike, xhamia e re, sheshet qendrore të qytetit, hotel "Unioni", qendra historike dhe të ngjashme.

Asnjëherë deri më tani banorët e Prishtinës nuk e kanë zhvilluar diskutimin mbi Prishtinën që ata e dëshirojnë. Pyetjet si "Çfarë identiteti duhet të ketë qyteti?", "Si ndikon hapësira publike në formësimin e identiteteve partikulare?", "Cili duhet të jetë balanca mes sekulares dhe fetares në hapësirën publike?" vazhdojnë të mbeten pa përgjigje të qartë.

Si ilustrim, të marrim shembullin e katedrales katolike në qendër. Si u bë që një shkollë publike, që përfaqësonte një histori të rëndësishme sociale dhe kujtesë kolektive të qytetit, të rrënohet me aq lehtësi dhe pa kurrfarë debati publik, për t'i krijuar hapësirë një objekti fetar. Dhe kjo nuk është e vetmja periudhë e paqartësisë urbane në qytet. Së paku nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, Prishtina është në transformim të përhershëm. Nga interpretimet moderniste të periudhës së socializmit, te post-modernja e viteve të 70-ta që synoi rikthimin e së vjetrës orientale, nga vitet e okupimit që e zhvendosi në margjina të hapësirës publike gjithçka që nuk ishte serbe, deri te kaosi urban i ndërtimeve pa leje të pasvitit 1999, Prishtina me dekada është duke e zhvilluar betejën e gjetjes së vetvetes.

Prandaj, paralelisht me diskutimet për rastet e veçanta, shoqëria ka nevojë për një diskutim demokratik mbi identitetin e Prishtinës. Dhe, pa një vizion më të gjerë mbi hapësirën publike të qytetit si burim identitetesh, çdo zgjidhje e prodhuar për rastet e veçanta, si ai për kishën në kampusin e UP-së, rrezikon të prodhojë pasoja degraduese.

90-at e aparteidit në hapësirën publike

Dekada e okupimit serb të Kosovës nën regjimin e Millosheviqit u manifestua edhe me zaptimin e hapësirës publike të qyteteve të Kosovës dhe Prishtina nuk bënte përjashtim. Ndërtimi i një objekti kishtar në hapësirën e Universitetit të Prishtinës ishte manifestim i politikës së dominimit dhe aparteidit. Ky akt përbënte sulm të drejtpërdrejtë në vetë qenien dhe rrugën e emancipimit të një shoqërie, pra në sistemin e arsimit, që veç tjerash kishte edhe funksion të rezistencës politike ndaj regjimit shtypës të Millosheviqit. Ndërtimi i kishës ishte projekt i përbashkët i shtetit serb dhe Kishës Ortodokse Serbe që synonte të ndërhyjë edhe fizikisht në sistemit arsimor të Kosovës. Nuk ka asnjë dilemë që kjo kishë nuk ka asnjë element fetar e shpirtëror dhe kryekëput është intervenim politik, pjesë e një ndërmarrjeje më të madhe të dhunës së shtetit serb ndaj shoqërisë kosovare.

Kujtesa dhe harresa kolektive

Pikërisht për arsyet që u përmendën më lart, ne duhet ta ruajmë kujtesën për këtë kishë dhe ta përcjellim tutje gjithë narracionin politik rreth saj. Ky objekt paraqet dëshminë më të qartë fizike të një prej periudhave më të vështira të shoqërisë sonë. Dhe është obligim yni që narracionin që fshihet brenda mureve të kësaj kishe t'ua bartim gjeneratave të ardhshme. Prandaj edhe objektin duhet ta lëmë ashtu si është, të përfunduar, të ndërprerë. Njëjtë si projekti i dhunës politike i Serbisë për spastrim etnik që ka mbetur i papërfunduar, i ndërprerë. Përveç simbolikës, për t'i dhënë asaj hapësire edhe një funksion komunitar, kopshti përreth këtij objekti mund të rregullohet dhe të shndërrohet në një hapësirë mikpritëse për qytetarët. Gjithashtu, kisha mund të nominohet edhe për Listën e Trashëgimisë Kulturore dhe t'i ofrohet mbrojtje ligjore. Ta ruajmë atë si shoqëri dhe si shtet si një sajt të kujtesës (memory site), ashtu si ruhen sajtet e Holokaustit apo copëza të Murit të Berlinit, apo të ngjashme.

Edhe ashtu, ne i kemi zhdukur pothuaj të gjitha dëshmitë dhe gjurmët fizike të rezistencës paqësore dhe luftës së fundit. Rreziku më i madh i harresës kolektive është mundësia për të mos nxjerrë mësime nga e kaluara shkatërruese, që shpesh rezulton me përsëritje të së keqes. Kisha le të mbetet aty ku është dhe ashtu si është dhe le të na shërbejë si një përkujtues i bukur dhe i shëmtuar në të njëjtën kohë se nëpër çka kemi kaluar si shoqëri. Si përkujtues i asaj që na kanë bërë dhe që ne nuk duhet t'ia bëjmë të tjerëve.

The post Mos e prekni kishën në kampusin e UP-së! appeared first on INSAJDERI.

Tenderët që e ndjekin pas Qemajl Mustafën

Posted: 16 Sep 2016 08:21 AM PDT

Që nga 2008, koha kur Gjilani, një nga bastionet e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kishte rënë në dorën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Qemajl Mustafën ish-kryetarin e kësaj komune, po e ndjekin pas skandalet me tenderë, raporton Express, transmeton Insajderi.

Mustafa, që njihej edhe si një nga personat problematik edhe brenda vetë PDK-së, është hetuar dhe është përfshirë edhe si dëshmitar në shumë raste ku prokurorët po hetonin keqpërdorime me tenderë nga institucionet e drejtuara nga PDK-ja -që nga Gjilani e deri te Ministria e Transportit – në kohën e ish-nënkryetarit të kësaj partie, Fatmir Limajt, tash drejtues i partisë "Nisma për Kosovën".

Edhe këtë të premte,  kundër Qemajl Mustafës, Prokuroria Speciale ka deponuar një aktakuzë, edhe kësaj here për keqpërdorime me tenderë.

"…Pronarët e bizneseve i fitonin këto kontrata në bazë të kurdisjeve me ish kryetarin, menaxheren e prokurimit dhe dakordimeve paraprake të pronarëve të këtyre bizneseve, krejt kjo me qellim qe t'i sjellin vetes apo tjetrit përfitim të kundërligjshëm dhe me këtë duke i shkaktuar dëm Komunës së Gjilanit, buxhetit të Kosovës dhe operatorëve të tjerë ekonomikë, të cilët nuk ishin pjese e këtyre kurdisjeve", thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria megjithëse nuk specifikon saktë se për cilët tenderë bëhet fjalë, akuzon Qemajl Mustaën bashkë me 38 zyrtarë të tjerë për kurdisje të tenderëve dhe atë për një periudhë prej katër vitesh.

"Gjatë analizimit dhe trajtimit të hollësishëm të këtyre aktiviteteve të prokurimit në periudhën kohore 2008-2011 ka rezultuar se ish kryetari, duke ushtruar fuqinë e tij ekzekutive si kryetar i komunës ka koordinuar dhe ishte në dijeni për të gjitha këto aktivitete të prokurimit, krejt kjo bazuar në komunikimet e drejtpërdrejta dhe komunikimet përmes telefonit me menaxheren e prokurimit dhe me pronarët apo përfaqësuesit e këtyre bizneseve", thuhet në njoftimin e Prokurorisë, ku bëhet me dije se Mustafa përmes menaxheres së prokurimit, Hatixhe Daku "kishte fuqinë edhe sa i përket vendosjes së caktimit të anëtarëve të komisioneve për vlerësimin e ofertave dhe anëtarëve të komisioneve vlerësuese në aktivitete të ndryshme të prokurimit".

Bashkë me Mustafën dhe ish-shefen e Prokurimeve në Komunën e Gjilanit, Hatixhe Daku Prokuroria ka akuzuar edhe një varg personash të cilët i ka identifikuar vetëm me iniciale :G, Q.S, I.R, M.N, M.K, H.M, F.H, D.B, A.H, R.M, S.Sh, G.K, Sh.Q, M.C, I.F, B.M, H.I, F.O, H.A, S.Xh, Q.L, E.B, A.M, N.S, Z.F, A.M, N.J, B.K, A.P, Rr.H, F.Z, S.I, N.M, M.A, B.G, A.A dhe A.S.

Express ka provuar gjatë të premtes të marrë një koment nga Qemajl Mustafa, por kontakti me të ka qenë i pamundur deri tash.

Fjalët 'Qemajl Mustafa", "tenderë" e "keqpërdorime" janë përsëritur edhe disa herë në historinë e tij si pushtetar i PDK'së, partia që ka më së shumti kryetarë komunash, deputetë e ministra të akuzuar, dënuar e nëpër burgje- për korrupsion e krime të tjera.

Kështu, Qemajl Mustafa ishte vënë nën hetime nga Prokuroria Themelore në Gjilan departamenti për krime bashkë edhe me Hatixhe Dakun, Qefsere Sadriun, Vebi Gecin dhe Ramadan Musliun ku Mustafa dyshohej për veprën penale "ushtrimi i ndikimit".

Aktvendimi i Prokurorisë së Gjilanit i nënshkruar nga prokurori Shaban Spahiu më 24.01.2014 për këtë rast, përfundoi me pushim të hetimeve për këta persona, dhe njoftimi u bë vetëm pakë javë më parë. Prokuroria në Gjilan arsyetoi se pas hetimit konstatuan se nuk ekzistonin elemente të veprës penale të ushtrimit të ndikimit.

Megjithëse hetimi pushoi, nga raportet publike dihet se  Prokuroria e Qarkut në Gjilan (tash Prokuroria Themelore) para më shumë se katër vitesh kishte nisur një rast që i kaloi më vonë Prokurorisë Speciale, në të cilin kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa dyshohej se kishte shpërdorur detyrën dhe autorizimin në tenderin me përfitime shumë milionëshe të zhvilluar nëpërmjet Partneritetit Publiko-Privat (PPP) për ndërtimin e objektit të ri të komunës së Gjilanit.

Tenderi ishte për ndërtimin e objektit afarist-banesor , vlera e të cilit, sipas rekomandimit për draft-marrëveshjen të bërë nga komisioni negociues i komunës, është përafërsisht 1.8 milionë euro.

Ky tender i ishte dhënë vitin e kaluar familjarit të personit që Qemal Mustafa i ka borxh dhe ky fakt konfirmohet në deklaratën e tij të pasurisë.

Në deklarimin e pasurisë në Agjencionin Kundër Korrupsion (AKK), Qemajl Mustafa pati bërë të ditur se i ka borxh 80 mijë euro Ridvan Asllanit. Vetëm pak kohë pasi që u publikua ky formular, Mustafa nënshkroi kontratë milionëshe me kompaninë "ARI Trading", pronë e Asllan Asllanit, që është axha i përfituesit të këtij tenderi.

Mustafa atë kohë pati deklaruar se në këtë rast nuk sheh asnjë shkelje e as konflikt të interesit si dhe ka mohuar të ketë pasur ndikim në komision që tenderi në fjalë t'i jepet familjarit të borxhliut të tij.

I kontaktuar nga Express, Jetish Maloku, kryeprokuror i Prokurorisë në Gjilan, tash dhe para katër vitesh, tha se kanë vendosur ta mbyllin rastin e hetuar nga kjo Prokurori kundër Qemjal Mustafës dhe ku kryesisht ai dyshohej për konflikt interesi, pasi që ai nuk kanë gjetur mjaftueshëm prova që ta akuzonin.

"Rasti që ne e kemi mbyllur nuk ka të bëjë me rastin që ka qenë duke e hetuar Prokuroria Speciale e që sot u ngrit aktakuzë", tha për Express Jetish Maloku.

Në janar të vitit 2011 ndaj Qemajl Mustafës dhe ish-shefes së prokurimit në këtë komunë, Hatixhe Daku, misioni EULEX pati filluar një hetim, fati i të cilit kurrë nuk u zbulua nga Misioni EULEX.

Por, EULEX-i me tenderët dhe Qemajl Mustafën takohen publikisht përsëri.

Kështu, Qemajl Mustafa deri tash është ftuar si dëshmitar në rastin e njohur tashmë si rasti MTPT për korrupsion, ku i akuzuar për këtë vepër penale është deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.

Ai deri tash në këtë proces u ftua vetëm si dëshmitar, dhe atë në së paku një seancë është pyetur nga Prokurori dhe i ishin lexuar disa SMS të shkëmbyer mes Mustafës dhe biznesmenin gjilanas Mehmet Shkodrës të vitit 2009 e ku Shkodra i thoshte ish-kryetarit të Gjilanit se nëse mirëmbajtja verore e rrugëve nuk anulohej, ai do të publikonte çdo gjë.

Mehmet Shkodra dhe letra e tij e deponuar në Agjencinë Kundër Korrupsion të drejtuar në atë kohë nga Hasan Preteni është pikënisja e hetimeve kundër ish-Ministrit të Transporteve, Fatmir Limaj.

"Ju do të dëmtoni veten më shumë se Limaj, mos e ekzagjero, do të bëhet mirë. E vetmja gjë që do të bësh është të prishësh punën tënde në PDK. Edhe unë kam investuar qindra-mijëra në kesh dhe kam humbur. Kalo mirë shok," kishte shkruar Mustafa në vitin 2009, SMS  që ai as nuk i mohon, por edhe thotë se mund të mos i kujtohen- është bërë shumë kohë e gjatë.

E tenderët për të cilët të premten u akuzua Mustafa nga Prokuroria Speciale përfshijnë një periudhë prej vitit 2008 e deri në vitin 2011.

PDK-ja ishte ekspozuar haptazi që tenderët i përdorte për nevoja të partisë dhe klientelizmit të saj. Kështu edhe një hulumtim i "Preportr" i viti 2012  pati gjetur të dhëna të bazuara mbi dokumente publike që provonin se mbi 100 milionë euro para publike përmes tenderëve ishin shpërndarë te kompanitë që PDK-së ia zgjatën dorën gjatë fushatave zgjedhore.

The post Tenderët që e ndjekin pas Qemajl Mustafën appeared first on INSAJDERI.

A je ti ma i çarti i Shtatorit?

Posted: 16 Sep 2016 08:16 AM PDT

Me përfundimin e verës po përfundon edhe loja shpërblyese "Kush o ma i çarti". Numri i madhe i pjesëmarrësve këta muaj, kanë mbushur verën me plote video dhe fotografi kreative për pijën Red Rain.

Fotografi të shumta ishin realizuar në natyrë, male, plazhe, etj. Të tjera përmbanin pjesët më të frekuentuara të qytetit, shokë dhe shoqe që përkrahnin pjesëmarrjen e tyre dhe gjithashtu pija Red Rain gjithmonë e pranishme.

Konsumatorë të Red Rain deri më tani kanë treguar kreativitetin dhe entuziazmin që kanë për pijën Red Rain në lojën verore "Kush o ma i çarti".

Edhe muaji Shtator do të ofroj shpërblime për pjesëmarrësit. Konsumatorët më të çartë do të kenë mundësinë te fitojnë: para kesh deri në 200 euro, Ipad, TV, laptopa, etj.

Për tu bërë pjesë krejt çka duhet të bëni është:
1. Një foto / video duke treguar qysh je tu e shiju verën me Red Rain
2. Postojeni foton/videon në Facebook duke shkruar #veraredrain
3. Mblidhni më së shumti likes.

Loja "Kush o ma i çarti"  do të përfundojë me 30 Shtator, 2016.

"Jemi të lumtur që kemi rastin të shpërblejmë konsumatorët tanë përmes kësaj loje shpërblyese edhe këtë muaj, falënderojmë të gjithë që u bënë pjesë e #VeraRedRain me kreativitetin e tyre", kanë thënë përfaqësuesit nga kompania prodhuese e pijes energjike Red Rain.

https://www.facebook.com/redrainkosova/?fref=ts

Artikull i sponzoruar

The post A je ti ma i çarti i Shtatorit? appeared first on INSAJDERI.

Ish-anëtari i Shqipërisë i gatshëm të pranojë ftesën e Kosovës

Posted: 16 Sep 2016 08:15 AM PDT

Llullaku, 28-vjeçar i lindur në Istog por i rritur në Itali, më parë ka qenë anëtar i kombëtares shqiptare të futbollit, me të cilën përveç disa grumbullimeve në epokën "De Biasi", nuk ka zhvilluar asnjë minutë në ndeshje zyrtare.

Me një karrierë modeste në fillimit e tij në Itali, Llullaku kulmin e karrierës e ka arritur pas vitit 2012, kur nga kategoritë e ulëta të futbollit italian bëri një hap përpara duke u transferuar në ligën elitare të futbollit rumun. Ai kaloi në Gaz Metan, skuadër me të cilën luan ende.

Në një prononcim për Insajderin, mesfushori nga Istogu thotë se nuk ka pasur asnjë kontakt me trajnerin Bunjaku, megjithatë është shprehur i gatshëm të kontribuoj sa herë që t'i kërkohet.

"Nuk kam pasur kontakte me askënd në federatë dhe nga stafi", thotë Llullaku, teksa tregon për formën e mirë që është duke kaluar në këtë fillim kampionati. Ai thotë se e meriton një ftesë nga trajneri Bunjaki.

"Kam filluar besoj mire sezonin e ri me 4 gola ne 7 lojë, kam përvojë në një kampionat të mirë si Rumania dhe mendoj qe jam i gatshëm dhe presë një ftesë", rrëfen Llullaku.

Momentalisht, Llullaku është golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin e Rumanisë, pas futbollistit të Botosanit, Istvan Fulop, i cili numëron gjashtë gola.

Llullaku ka qenë i ftuar nga Gianni De Biasi në miqësoren e kombëtares shqiptare ndaj Armenisë dhe ndeshjen kualifikuese për Botërorin "Brazil 2014", por që nuk u inkuadrua për asnjë minutë në këto dy takime.

Ai ka qenë pjesë e skuadrës së "Yjeve" të Kosovës në takimin miqësor që futbollistët më të njohur me origjinë nga Kosova patën zhvilluar para dy vitesh ndaj Prishtinës në kryeqytet. /Insajderi.com

The post Ish-anëtari i Shqipërisë i gatshëm të pranojë ftesën e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Policia konfirmon arrestimin e gazetares ruse, Moska kërkon lirimin e menjëhershëm të saj

Posted: 16 Sep 2016 07:48 AM PDT

Siç kishin raportuar mediet ruse gjatë ditës së sotme, gazetarja e arrestuar është identifikuar të jetë rusja Oksana Sazonova, ndërsa i arrestuari tjetër, sipas medieve ruse, është Sergei Belus.

Arrestimin e dy gazetarëve e konfirmoi për Insajderin, zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, i cili tha se dy gazetarët janë dërguar në mbajtje. Hoxhaj konfirmoi se të dy gazetarët janë lindur në Ukrainë, mirëpo Oksana Sazonova ka shtetësinë e Federatës Ruse.

"Dje rreth orës dy janë arrestuar dy persona të shtetësisë ruse dhe ukrainase. Ata janë paraqitur si gazetarë mirëpo Policia e Kosovës është ende duke bërë verifikimin e tyre", tha Hoxha, raporton Insajderi.

Ndërkaq, shteti i Rusisë ka reaguar për arrestimin e shtetasës së saj, Oksana Sazanova. Ministria e Punëve të Jashtme të këtij shteti, përmes një komunikate ka kërkuar "lirimin e menjëhershëm të gazetares".

"Rusia është e shqetësuar me arrestimin e raportuar të gazetares ruse, Oksana Sazanova, dhe kolegut të saj ukrainas, Sergei Belous, në Krahinën Autonome të Republikës së Serbisë", thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, njofton Sputniknews, raporton Insajderi.

Ministria e Jashtme ruse po ashtu bëri të ditur se "Ambasada Ruse në Serbi në bashkëpunim me Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë janë duke bërë të pamundurën për lirimin e gazetares". /Insajderi.com

The post Policia konfirmon arrestimin e gazetares ruse, Moska kërkon lirimin e menjëhershëm të saj appeared first on INSAJDERI.

KPK-ja emëron kryeprokurorët e Prokurorisë Speciale dhe të Apelit

Posted: 16 Sep 2016 07:24 AM PDT

Zgjedhjes së dy kryeprokurorëve i ka paraprirë raportimi i kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, njëherësh Kryetar i Komisionit për shqyrtimin e aplikacioneve për kryeprokurorë të këtyre dy prokurorive, njofton Insajderi.

Gjatë takimit të njëqindenjëzet të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, Koordinatori Kombëtar për luftimin e krimeve ekonomike, Shqipdon Fazliu, ka raportuar para anëtarëve të Këshillit Prokurorial për punën e Koordinatorit për periudhën prill – qershor 2016, ku pas raportimit, anëtarët e KPK-së miratuan raportin 3 mujorë të Koordinatorit.

Po sot, anëtarët e KPK-së, kanë aprovuar raportin e Komisionit për Transferimin dhe Avancimin e prokurorëve të shtetit, njëherit duke bërë disa avancime dhe transferimet të prokurorëve.

"Anëtarët e KPK-së, kanë avancuar në Departamentin për Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë prokurorët: Bukurije Gjonbalaj, Fitore Sadikaj, Ibrahim Berisha, Javorka Prlinćevič dhe Kujtim Munishi – nga Prokuroria Themelore e Gjilanit. Ndërsa, kanë avancuar në Departamentin për të Mitur të Prokurorisë Themelore në Prishtinë: Sebahate Hoxha dhe Gjejrane Alaj", thuhet në një njoftim të KPK'së.

Tutje, sipas njoftimit, anëtarët e KPK-së avancuan në Departamentin për Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Pejë prokurorin e kësaj prokurorie, Ardian Hajdaraj.

Ndërsa, bëhet e ditur se prokurori Arian Gashi është transferuar nga Departamenti për të Mitur i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, në Departamentin për Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

"Anëtarët e KPK-së, diskutuan dhe aprovuar raportin e Komisionit për mbikëqyrjen e Njësitit për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, duke përfshirë këtu sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme", thotë njoftimi.

Po sot, anëtarët e KPK-së caktuan zyrtaren e Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorëve, Ismije Maxhuni, Koordinatore për emërim, transferim dhe avancim të prokurorëve të shtetit. /Insajderi.com

The post KPK-ja emëron kryeprokurorët e Prokurorisë Speciale dhe të Apelit appeared first on INSAJDERI.

Mbrojtja e Limajt në rastin e MTPT-së kërkon largimin e Gjykatëses, ishte prokurore kundër tij në Hagë

Posted: 16 Sep 2016 07:10 AM PDT

Mbrojtja e Limajt kërkesën e saj e argumentoi duke sjellë fakte se si gjykatësja Marie Tuma ka qenë prokurore në ekipin e prokurorëve kundër UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj në Tribunalin e Hagës.

Avokati i Limajt, Khan kërkesën për përjashtim të gjyqtares e arsyetoi me të kaluarën e saj. Tha se Tuma ishte pjesë e Prokurorisë së Tribunalit të Hagës në ndjekjen penale të ish-komandantëve të UÇK-së Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

Gjatë argumentimit të kërkesës së saj, mbrojtja e Limajt solli dëshmi se ajo ka qenë prokurore së bashku me Carla del Ponte  në rastin kundër Limajt dhe Haradinaj në Hagë. Duke u bazuar në këto fakte, mbrojtja tha se gjykatësja dhe ky trup gjykues nuk mund të jenë të pa anshëm dhe rrjedhimisht duhet përjashtuar nga procesi gjyqësor, raporton Indeksonline.

Argumentet e mbrojtjes të cilat u paraqitën sot gjatë shqyrtimit gjyqësorë janë, se si pjesë e ekipit të prokurorëve të Hagës, kjo gjykatëse dhe ekipi i saj kanë deklaruar se e konsiderojnë si humbjen më të madhe të tyre që nuk kanë mundur ta dënojnë  Limajn dhe Haradinajn në Hagë.

Se si gjykatësja Marie Tuma nuk mund të jetë e pa anshme në këtë proces, mbrojtja solli edhe argumentin se si kjo gjykatëse asnjëherë nuk kishte treguar se ka qenë prokurore kundër Limajt dhe Haradinajt në Hagë. Ky fakt vetëm sa e përforcon bindjen se kjo nuk mund të ruaj pa anësinë në këtë proces ashtu siç është e përcaktuar me kodin e procedurës penale, tha mbrojtja e Limajt. /Insajderi.com

The post Mbrojtja e Limajt në rastin e MTPT-së kërkon largimin e Gjykatëses, ishte prokurore kundër tij në Hagë appeared first on INSAJDERI.

Korrupsioni, e përbashkëta e dy kundërshtarëve politik në Gjilan

Posted: 16 Sep 2016 07:06 AM PDT

Listës së kryetarëve të komunave të Kosovës të cilët janë dënuar apo ndiqen nga drejtësia i është shtuar edhe ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa.

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të premten se ka ngritur aktakuzë ndaj Mustafës, nën dyshimin se ai në mënyrë të organizuar me zyrtarë të tjerë të komunës dhe biznesmenë kanë kurdisur tenderë.

Prokuroria pretendon se ka mbledhur prova të mjaftueshme që tregojnë se Mustafa ka ushtruar ndikimin e tij në prokurim të Komunës, më konkretisht,  në caktimin e anëtarëve të komisioneve për vlerësimin e ofertave dhe anëtarëve të komisioneve vlerësuese në aktivitete të ndryshme të prokurimit. Përveç tij, prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe ndaj 28 zyrtarëve të tjerë komunalë lidhur me këtë rast.

Në fakt, aktakuza kundër tij nënkupton që dy kryetarët e fundit të kësaj komune janë të dyshuar për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Në këtë kontekst, qytetarët e Gjilanit për më shumë se një dekadë janë qeverisur me ndërrim nga partitë më të mëdha të vendit, PDK e LDK, duke provuar kështu nga afër qeverisje nga partitë që dikur kishin rivalitet të madh politik,  por që të përbashkët kanë dyshimin që bie mbi ta për korrupsion e krim të organizuar.

Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që mposhti Mustafën në zgjedhjet e vitit 2013, dyshohet se ka dëmtuar qytetin e tij me afër 170 mijë euro pasi që ka favorizuar një biznesmen me të kaluar kriminale.

Gazeta Insajderi ka raportuar muajin e kaluar se Haziri dyshohet se ka favorizuar një person me mbiemër të njëjtë si ai, për nj tender që ka të bëje me parkingjet e qytetit.

"Sipas aktakuzës Lutfi Haziti, duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që për vete ose për persona tjerë të përfitoi çfarëdo dobie, duke ua shkelur të drejtat e pjesëmarrësve tjerë në ankand publik", pretendon prokuroria. /Insajderi.com

 

The post Korrupsioni, e përbashkëta e dy kundërshtarëve politik në Gjilan appeared first on INSAJDERI.

Zgjedhet kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit dhe Prokurorisë Speciale

Posted: 16 Sep 2016 06:39 AM PDT

Këshilli Prokuroria i Kosovës ka zgjedhur sot Haxhi Dërgutin kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit dhe Reshat Millakun Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale

Në mbledhjen e  KPK-së gjithashtu u aprovua edhe raporti i Komisionit për Transferimin dhe Avancimin e prokurorëve të shtetit.

Sipas kësaj prokurorët, Bukurije Gjonbalaj, Fitore Sadikaj, Ibrahim Berisha, Javorka Prlinćevič dhe Kujtim Munishi – nga Prokuroria Themelore e Gjilanit u avancuan në Departamentin për Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sebahate Hoxha dhe Gjejrane Alaj, në Departamentin për të Mitur në Prishtinë, Ardian Hajdaraj Departamentin për Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Pejë, Arian Gashi në Departamentin për Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Në këtë takim, Koordinatori Kombëtar për luftimin e krimeve ekonomike, Shqipdon Fazliu, raportoi për punën e Koordinatorit për periudhën prill – qershor 2016, ndërsa pas raportimit, anëtarët e KPK-së miratuan këtë raport 3 mujorë. /Insajderi.com

The post Zgjedhet kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit dhe Prokurorisë Speciale appeared first on INSAJDERI.

Mr. Bean me rol serioz

Posted: 16 Sep 2016 06:08 AM PDT

Rowan Atkinson ka treguar anën e tij serioze në serialin e fundit televiziv duke luajtur rolin e një detektivi.

Sipas gazetës "Independent", Rowan Atkinson do të luajë rolin e një inspektori francez në "Maigret", një serial televiziv britanik.

Roli i ri e rikthen Atkinson në televizion pas një shkëputje të shkurtër, i cili është shumë i ndryshëm nga komiku Mr. Bean. Ndryshimi i papritur i aktorit mund të ketë surprizuar fansat e tij, të cilët kanë ndjekur hap pas hapi rolet e tij komike, shkruan TCh.

Megjithatë, aktori mendon se me kalimin e viteve, ai nuk është më i përshtatshëm për këto role dhe se audienca nuk do kënaqej me të siç kënaqej kur ai ishte më i ri.

The post Mr. Bean me rol serioz appeared first on INSAJDERI.

Prokuroria: Qemajl Mustafa ka ndërhyre direkt në kurdisjen e tenderëve

Posted: 16 Sep 2016 05:51 AM PDT

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të premten se ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, dhe 28 zyrtarë të tjerë të kësaj komune, janë akuzuar për krim të organizuar të lodhur me korrupsionin.

Mustafa akuzohet se së bashku me zyrtarët komunalë dhe biznesmenë, ka koordinuar me veprimtarinë e kurdisjes së aktiviteteve të prokurimit, përcaktimit të fituesit të tenderit.

Sipas Prokurorisë, një gjë e tillë është kryer gjithmonë duke u dakorduar paraprakisht pronarët e bizneseve që kanë fituar tendërë në komunë.

Prokuroria pretendon se ka prova të mjaftueshme se Qemajl Mustafa ka pasur njohuri për të gjitha aktivitetet e prokurimit, dhe se kjo dëshmohet edhe përmes bisedave telefonike që ka pasur ai me menaxheren e prokurimit por edhe pronarët e bizneseve.

"Gjatë analizimit dhe trajtimit të hollësishëm të këtyre aktiviteteve të prokurimit në periudhën kohore 2008-2011 ka rezultuar se ish kryetari, duke ushtruar fuqinë e tij ekzekutive si kryetar i komunës ka koordinuar dhe ishte në dijeni për të gjitha këto aktivitete të prokurimit, krejt kjo bazuar në komunikimet e drejtpërdrejta dhe komunikimet përmes telefonit me menaxheren e prokurimit dhe me pronarët apo përfaqësuesit e këtyre bizneseve", njofton prokuroria.

"Përmes menaxheres së prokurimit, ish kryetari, kishte fuqinë edhe sa i përket vendosjes së caktimit të anëtarëve të komisioneve për vlerësimin e ofertave dhe anëtarëve të komisioneve vlerësuese në aktivitete të ndryshme të prokurimit", sqaron prokuroria./Insajderi.com

The post Prokuroria: Qemajl Mustafa ka ndërhyre direkt në kurdisjen e tenderëve appeared first on INSAJDERI.

Prokuroria jep arsyet e arrestimit të Azem Sylës

Posted: 16 Sep 2016 05:41 AM PDT

Prokuroria e Shtetit përmes një përgjigje për Gazetën online Insajderi e ka sqaruar arrestimin e sotëm të ish-deputetit Azem Syla, i cili që nga 25 gushti ndodhej në arrest shtëpiak.

Sipas prokurorisë Syla u arrestua në bazë të dëshmive se ai kishte bërë përpjekje që të kontaktojë dhe ndikojë në një dëshmitar të mbrojtur.

"Me çka e ka shkelur urdhrin e gjyqtarit dhe i ka penguar procedurat penale", tha zëdhënësja Liridona Kozmaqi.

Prokuroria njofton se operacioni i për arrestimin e Sylës është bërë në kuadër të hetimit penal për  tjetërsimin e pronave.

"Këto hetime kanë të bëjnë me një grup të organizuar kriminal të madh, i cili e privoi Kosovën nga pronat shoqërore. Lidhur me këto hetime në fund të muajit prill 2016 ishte kryer një operacion gjatë të cilit u bënë arrestime, bastisje dhe konfiskime të pasurisë", tha Kozmaqi për Insajderin.

Syla ishte arrestuar fillimisht  më 29 prill 2016 dhe kishte qëndruar në paraburgim deri më 25 gusht 2016, dhe sipas prokurorisë ai ishte liruar nga gjyqtari i procedurës paraprake.

"Me atë rast, kundër tij ishte shqiptuar një masë më e butë, e cila përfshinte ndalimin e kontaktit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me dëshmitarët dhe me të pandehurit e tjerë", tha Kozmaqi.

Insajderi gjatë ditës kishte sjell rrëfimin e dëshmitarit, për dy sekserët e dyshuar të Azem Sylës. Ai thoshte se njëri nga personat që dyshohet se i dërgoi Syla e kishte vizituar gjatë kohës sa Syla ishte në paraburgim dhe tjetri pas daljes nga burgu.  /Insajderi.com

The post Prokuroria jep arsyet e arrestimit të Azem Sylës appeared first on INSAJDERI.

Prokuroria ngre aktakuzë kundër një ish-kryetari komune dhe 28 zyrtarëve të tjerë

Posted: 16 Sep 2016 05:33 AM PDT

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë kundër 39 personave të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale krim i organizuar e korrupsion.

Në mesin e të akuzuarve është edhe një ish-kryetar komune dhe njëzet e tetë zyrtarë tjerë te asaj komune, si dhe dhjetë pronar apo përfaqësues të operatorëve ekonomik të caktuar, njofton Prokuroria Speciale përmes një komunikatë për media.

Sipas provave, të cilat i janë bashkëngjitur aktakuzës, ish kryetari i asaj komune, ka koordinuar me veprimtarinë e këtij grupi rreth kurdisjes së aktiviteteve të prokurimit, përcaktimit të fituesit të tenderit, gjithmonë duke u dakorduar paraprakisht me tani të pandehurit më saktë pronarët apo përfaqësuesit e operatorëve ekonomik (bizneset) e cekura në aktakuzë, njofton prokuroria.

"Sipas aktakuzës zyrtarët duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, kanë keqpërdorë detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tyre ose duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare, ndërsa të pandehurit tjerë duke vepruar si pronarë apo përfaqësues të këtyre operatorëve ekonomik, kanë ushtruar veprimtari ekonomike me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për operatorin ekonomik tjetër, me rastin e ofertimit në aktivitete të prokurimit, pranë asaj komune", thuhet në kumtesën e prokurorisë.

Të pandehurit janë: Q.M, H.D, V.G, Q.S, I.R, M.N, M.K, H.M, F.H, D.B, A.H, R.M, S.Sh, G.K, Sh.Q, M.C, I.F, B.M, H.I, F.O, H.A, S.Xh, Q.L, E.B, A.M, N.S, Z.F, A.M, N.J, B.K, A.P, Rr.H, F.Z, S.I, N.M, M.A, B.G, A.A dhe A.S.

Për më tepër, njofton prokuroria, gjatë analizimit dhe trajtimit të hollësishëm të këtyre aktiviteteve të prokurimit në periudhën kohore 2008-2011 ka rezultuar se ish kryetari, duke ushtruar fuqinë e tij ekzekutive si kryetar i komunës ka koordinuar dhe ishte në dijeni për të gjitha këto aktivitete të prokurimit, krejt kjo bazuar në komunikimet e drejtpërdrejta dhe komunikimet përmes telefonit me menaxheren e prokurimit dhe me pronarët apo përfaqësuesit e këtyre bizneseve.

"Përmes menaxheres së prokurimit, ish kryetari, kishte fuqinë edhe sa i përket vendosjes së caktimit të anëtarëve të komisioneve për vlerësimin e ofertave dhe anëtarëve të komisioneve vlerësuese në aktivitete të ndryshme të prokurimit", sqaron prokuroria.

"Nga këto komunikime, ka rezultuar se pronarët e bizneseve i fitonin këto kontrata në bazë të kurdisjeve me ish kryetarin, menaxheren e prokurimit dhe dakordimeve paraprake të pronarëve të këtyre bizneseve, krejt kjo me qellim qe t'i sjellin vetes apo tjetrit përfitim të kundërligjshëm dhe me këtë duke i shkaktuar dëm Komunës së Gjilanit, buxhetit të Kosovës dhe operatorëve të tjerë ekonomik, të cilët nuk ishin pjese e këtyre kurdisjeve".

 

 

The post Prokuroria ngre aktakuzë kundër një ish-kryetari komune dhe 28 zyrtarëve të tjerë appeared first on INSAJDERI.

Miliarderi dëshiron të blejë një ishull për të vendosur refugjatët

Posted: 16 Sep 2016 05:25 AM PDT

Një miliarder egjiptian thotë se po mendon që të blejë një ishull në Mesdhe për të vendosur refugjatët që po ikin nga vendet e tyre për shkak të konflikteve.

Naguib Saëiris e ka dhënë idenë e tij përmes rrjetit social Twitter gjatë kësaj jave.  Ai kërkon që ishullin ta blejë nga Italia apo Greqia.

"Ide e çmendur…Por ndoshta kjo do të ishte e përkohshme deri sa refugjatët të kthehen në shtëpitë e tyre," ka thënë ai, shkruan The Independent.

Biznesmeni thuhet se ka pasuri prej rreth 3 miliardë dollarëve.  Kompania e tij është punëdhënsja më e madhe në Egjipt./Insajderi.com

The post Miliarderi dëshiron të blejë një ishull për të vendosur refugjatët appeared first on INSAJDERI.

Amerika kërkon nga Samsung tërheqjen e Note 7 nga tregu

Posted: 16 Sep 2016 04:32 AM PDT

Autoritetet amerikane dërguan një kërkesë formale në adresë të Samsung për të tërhequr nga tregu pajisjet Note 7, tek të cilat edhe vetë kompania ka njohur një avari me baterinë.

Problemi bën që pajisja të nxehet tej mase dhe të shpërthejë në flakë.

Kërkesa e autoriteteve amerikane është thjesht formalitet në respektim të ligjit pasi vetë Samsung ka nisur prej ditësh një thirrje vullnetare për dorëzimin e pajisjeve të blera nga klientët e saj në SHBA.

Në total, gjiganti teknologjik koreano-verior thotë se janë rreth 2.5 milionë pajisje të tilla në mbarë botën dhe pjesa më e madhe e tyre është shitur në pikërisht në Shtetet e Bashkuara, rreth 1 milion.

Problemi u has fillimisht në Korenë e Jugut, ku u raportua se bateritë shpërthenin në flakë në disa raste gjatë dhe pas karikimit.

Në një deklaratë zyrtare të disa ditëve më parë, Samsung u shpreh se ka identifikuar problematikën dhe fton të gjithë klientët e saj që ende zotërojnë një pajisje të tillë që ta dorëzojnë për verifikim.

The post Amerika kërkon nga Samsung tërheqjen e Note 7 nga tregu appeared first on INSAJDERI.

Qëllohet me plumb vetura e basketbollistit Edmond Azemit në incidentin afër Prokurorisë

Posted: 16 Sep 2016 04:22 AM PDT

 

Të shtënat me armë që kanë ndodhur rreth orës 11:40 minuta në qendër të Prishtinës, afër monumentit të NewBornit, kanë rrezikuar jetën e  shumë qytetarëve, kalimtarë të rastit.

Njëri prej tyre që ka qëlluar andejpari ishte edhe basketbollisti i njohur Edmond Azemi, bashkë me familjen e tij, gruan dhe fëmijën.

Lajmi.net ka mësuar se automjeti i Azemit është qëlluar nga një plumb, por fatmirësisht nuk  ka goditur ndonjë nga familjarët e tij.

Mësohet se Azemi i ka thënë policisë se vetëm për disa centimetra, familjarët e tij në veturë kanë shpëtuar pa u qëlluar nga plumbi i shkrepur, ndërsa vetura e tije po qëndron në vendin e ngjarjes për ekzaminime

 

The post Qëllohet me plumb vetura e basketbollistit Edmond Azemit në incidentin afër Prokurorisë appeared first on INSAJDERI.

Fabregas pritet të huazohet tek Milani në janar

Posted: 16 Sep 2016 04:19 AM PDT

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas, mund të huazohet tej Milan në janar të këtij viti, derisa ai po vazhdon të mos ketë vend të sigurt nën drejtimin e trajnerit të ri, Conte.

The Sun raporton se klubet kanë filluar bisedime lidhur me këtë çështje, por shumëçka varet edhe nga shitja e Milanit tek pronarët e ri kinezë.

Raportohet se Milan ka ofruar 2.5 milion funte për të huazuar mesfushorin spanjoll.

Fabregas nuk ka startuar ende në asnjë ndeshje të Premier Ligës me Chelsean që kur Antonio Conte zëvendësoi Jose Mourinhon./Insajderi.com

The post Fabregas pritet të huazohet tek Milani në janar appeared first on INSAJDERI.

Policia e Kosovës ndalon gazetaren ruse dhe një ukrainas për kalim ilegal të kufirit

Posted: 16 Sep 2016 03:42 AM PDT

 

Policia e Kosovës të mërkuren në mbrëmje kanë arrestuar dy persona, të cilët kanë qenë gazetarë të agjencisë ruse të lajmeve "News Front".

Daut Hoxha zedhënës i policisë tha për Insajderin se të arrestuarit kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin.

"Dje rreth orës 18:30, në Rahovec, nga Policia e Kosovës janë ndaluar për verifikim dy shtetas të huaj, të cilët dyshohen se kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale", tha Hoxha.

Kurse komandanti rajonal i Policisë së Kosovës për komunën e Prizrenit, Nexhi Krasniqi, i tha Radios Evropa e Lirë se të ndaluarit "një mashkull dhe një femër janë gazetarë: njëri shtetas i Ukrainës dhe tjetra gazetare nga Rusia", dhe shoferi i tyre, një pjesëtar i komunitetit serb nga komuna e Shtërpces në Kosovë.

Mediat ruse citojnë kryeredaktorin e agjencisë së lajmeve Neës Front,duke thënë se gazetarët e redaksisë së tij ,"shtetas rusë janë arrestuar në Hoçë të Madhe të Rahovecit, gjatë xhirimeve për një rrëfim mbi kishat ortodokse në Kosovë dhe bashkëjetesën e shqiptarëve dhe serbëve në rajon".

Policia në Kosovë tha se autoritetet kufitare po e trajtojnë rastin "ndërkohë që personat e ndaluar po mbahen në qendrën për të huaj deri në marrjen e vendimit për largimin e tyre nga Kosova". /Insajderi.com

The post Policia e Kosovës ndalon gazetaren ruse dhe një ukrainas për kalim ilegal të kufirit appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more