Skip to main content

INSAJDERI: “Parlamenti Evropian rikonfirmon kushtin për liberalizimin e vizave” plus 19 more

INSAJDERI: “Parlamenti Evropian rikonfirmon kushtin për liberalizimin e vizave” plus 19 more


Parlamenti Evropian rikonfirmon kushtin për liberalizimin e vizave

Posted: 05 Sep 2016 10:10 AM PDT

komunikatën zyrtare të Parlamentit Evropian thuhet se Kosova nuk i ka plotësuar kriteret e kërkuara nga BE-ja për liberalizimin e vizave.

"Njëra nga 95 kriteret që Kosova duhet të përmbush për të sigurojë heqjen e vizave, është ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e zi, proces që është ende në pritje", thuhet në kumtesën e PE, raporton Insajderi.

Ndërkohë që raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën është një sinjal i fuqishëm për kosovarët në mënyrë që të mos I humbin aspiratat evropiane, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, PE bën se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk do të ndikojë në 5 vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën. /Insajderi.com

The post Parlamenti Evropian rikonfirmon kushtin për liberalizimin e vizave appeared first on INSAJDERI.

Fajon kritikohet se e shkroi serbisht kur iu referua Prishtinës

Posted: 05 Sep 2016 10:02 AM PDT

Raportuesja për liberalizimin e vizave ëpr Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Twitter për të treguar se do të telefonojë Prishtinën zyrtare për t’ua dhënë lajmin për miratimin e raportit për liberalizim të vizave, por ka bërë një “gabim” të cilin shumë përdorues në këtë rrjet social e kanë vërejtur.

E ka shkruar Prishtina në versionin serbisht, që është i ngjajshëm me atë slloven, prej nga vjen Fajon.

prishtinaserbisht

Në vend të Pristina si shkruhet në gjuhën angleze ose Prishtina në gjuhën shqipe, Fajon e ka shkruar Priština.

E për këtë po merr kritika të shumta.

prishtinaserbisht1

The post Fajon kritikohet se e shkroi serbisht kur iu referua Prishtinës appeared first on INSAJDERI.

Pro raportit, kundër vizave

Posted: 05 Sep 2016 09:49 AM PDT

Për disa minuta, lajmet ishin konfuze për Kosovën nga Brukseli. Por situata është e qartë: Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme, LIBE, i Parlamentit Evropian ka votuar pro raportit për liberalizimin e vizave por kundër dërgimit të këtij raporti në Këshillin e Ministrave në BE

25 pro 24 kundër. Ky është rezultati i votimit në Komitetin për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme për raportin e eurodeputetes Tanja Fajon që është edhe raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Por LIBE ka vendosur që të jetë kundër dërgimit të kësaj çështje në Këshillin e Ministrave në Parlamentin Evropian.

Pra raporti pozitiv për liberalizimin e vizave është miratuar por është refuzuar fillimi i negociatave me Këshillin e BE-së për vendimin formal për liberalizim të vizave për kosovarët.

Kjo i bie që Kosova duhet të plotësojë edhe disa kushte të tjera që çështja e liberalizimit të vizave të shkojë në Parlamentin Evropian për votim përfundimtar.

Dy kushtet e vëna nga KE janë luftimi i korrupsionit dhe demarkacioni me Malin e Zi, por asnjë prej këtyre dy kushteve nuk është përmendur zyrtarisht në mbledhjen e Komitetit evropian.

Megjithatë për Fajon, miratimi i këtij raporti, është një lajm i mirë për Kosovën.

"Do t'i telefonojë në Prishtinë për t'i telefonuar", ka shkruar Fajon.

Ndërsa eurodeputetja tjetër Ulruike Lunacek ka shkruar në Twitter se Kosova duhet të falënderoj Fajon, eurodeputetët progresiv dhe eurodeputeten Angelika Mlinar.

Këtë e ka bërë ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku i cili ka shkruar në Twitter.

Një falënderim i madh për Tanja Fajon që ka punuar pa pushim për të siguruar mbështetje për Kosovën në këtë moment të rëndësishëm në rrugën për liberalizimin e vizave", ka shkruar Çollaku./Insajderi.com

The post Pro raportit, kundër vizave appeared first on INSAJDERI.

Nuk ka viza për kosovarët

Posted: 05 Sep 2016 09:05 AM PDT

Para fillimit të votimit për Kosovën, përfaqësuesja e posaçme për Kosovën në Komitetin LIBE, Tanja Fajon ka kërkuar nga anëtarët të votojnë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Nga 52 eurodeputetë të komitetit LIBE, që ishin të pranishëm, 25 votuan pro, 24 kundër dhe dy abstenuan, raporton Insajderi.

Gjatë diskutimeve në seancë u kërkua që për Kosovën të shtyhet votimi, meqë Kosova nuk ka përmbushur kriteret e paraqitura nga Komisioni Evropian.

Kjo kërkesë u cilësua si e pamundshme nga kryesuesi i seancës, meqë do të komplikonte procedurat e seancës, por u tha se pa marrë parasysh vendimit, në rast se ai do të jetë pro liberalizimit të vizave nga shtetet anëtare, ai nuk do të hyjë në fuqi derisa të gjitha kriteret të konsiderohen të përmbushura. /Insajderi.com

The post Nuk ka viza për kosovarët appeared first on INSAJDERI.

Nxënësit në Mitrovicë nën përcjellje nga policia

Posted: 05 Sep 2016 09:01 AM PDT

Policia në Mitrovicë do të jetë e fokusuar në një plan që ka për fokus nxënësit e shkollave të të gjitha niveleve në këtë qytet.

Përtej shkollave ky mision do të shtrihet edhe në "rrugët e komunikacionit rrugor" dhe sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë me kohë janë bërë gjitha përgatitjet e duhura për fillim të implementimit të këtij plani operativ.

"Duke pasur parasysh se brenda planit operativ policor fazat e veprimit janë të njëpasnjëshme për qasje proaktive në fushën e ofrimit të sigurisë, kështu për fazën fillestare Njësia e Komunikacionit Rrugor në nivel të rajonit të Mitrovicës ka përgatitur planin e veprimit, që ka për qëllim ofrimin e sigurisë në rrugët afër dhe përgjatë shkollave, ndërsa në prioritet janë vënë nëntë shkolla fillore, shkolla këto të cilat kanë qasje të drejtpërdrejtë në rrugët magjistrale dhe rajonale", thuhet në komunikatën e Policisë.

Njësitë policore të komunikacionit rrugor rajonal në zonat afër këtyre shkollave do të shtojnë masat e sigurisë, ku në fokus sipas komunikatës do të kenë intervalet kohore të ardhje – vajtjes së nxënësve të klasave të para, ku pjesëmarrja e tyre në rrugët e komunikacionit rrugor është për herë të parë.

"Bashkë me njësitë e komunikacionit rrugor brenda planit operativ, për angazhime operative policore janë përgatitur edhe stacionet policore, ku sipas planit që nga sot nëpër shkolla fillore dhe të mesme angazhohen zyrtarë policorë, përfshirë edhe zyrtarë policorë në rroba civile", thuhet në komunikatë.

Gjithë qasja policore për ofrim të sigurisë në objektet edukativo-arsimore do të vazhdojë në bashkërendim me autoritete edukativo-arsimore, si në nivel të drejtorive komunale të arsimit, të drejtorive të shkollave, këshillave të prindërve, këshillave të nxënësve.

Policia ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, duke respektuar rregullat e trafikut rrugor.

Madje në fund ka pasur edhe një mesazh.

" Kujdes në zonat dhe objektet e shënjuara 'shkolla', duke u kujdesur për veten, ju kujdeseni për të tjerët", thuhet në fund të komunikatës./Insajderi.com

 

The post Nxënësit në Mitrovicë nën përcjellje nga policia appeared first on INSAJDERI.

Fillon votimi në Komitetin LIBE për liberalizimin e vizave për Kosovën

Posted: 05 Sep 2016 08:58 AM PDT

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon kërkon mbështetje nga anëtarët e Komitetit LIBE.

Votimi për liberalizimin e vizave nuk do të bëhet vetëm për Kosovën, por edhe për Gjeorgjinë dhe Ukrainën. /Insajderi.com

The post Fillon votimi në Komitetin LIBE për liberalizimin e vizave për Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Beteja për demarkacionin vazhdon

Posted: 05 Sep 2016 08:46 AM PDT

Ndër kryesoret ishin mungesa e deputetëve të Listës Serbe në Kuvend, çka i pamundësonte koalicionit të siguronte 80 votat e nevojshme për ratifikim, si dhe kundërshtimet e ashpra të opozitës dhe kujdesi i treguar i kryeministrit për ruajtjen e gjendjes së sigurisë në vend.

Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, në Kosovë po shihet nga dy perspektiva. E para, ajo e koalicionit qeverisës, sipas së cilës, kjo është një marrëveshje të drejtë sa i përket shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi dhe është e domosdoshme për fillimin e zbatimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kurse nga perspektiva e opozitës, po shihet si marrëveshje jo e drejtë që i humb Kosovës një territor prej mbi 8 mijë hektarësh.

Ministri i Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se dështimi eventual i ratifikimit të kësaj marrëveshjeje do të hap shumë dilema, të cilat, sipas tij, nuk do të kenë përgjigje në Kosovë, por vetëm në Bruksel.

Ratifikimi i Demarkacionit, sipas ministrit Çollakut, mbetet kushti i fundit për heqjen e vizave dhe i cili nuk mund të anashkalohet nga ana e institucioneve të Kosovës.

"Në rastin tonë, përkundër përparimeve të mëdha që janë bërë, përkundër hapave ligjor që janë ndërmarrë nga ana e Komisionit Evropian dhe përkundër faktit që kjo çështje do të trajtohet edhe në Komisionin e Parlamentit Evropian për të Drejtat Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme, qytetarët e Kosovës nuk do të mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza, përderisa ne nuk i përmbushim të gjitha obligimet e parapara", ka thënë Çollaku.

Pas tërheqjes së Projektligjit për Demarkacionit, sipas procedurave ligjore, nënkuptohet se ky draft-ligj nuk ka qenë fare në shqyrtim në Kuvend, thotë analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës, Albert Krasniqi. Sipas tij, tani janë dy mundësi mbi bazën e të cilave qeveria mund ta ri-procedojë projektligjin e njëjtë për ratifikim në Kuvend.

"Nëse Projektligji i njëjtë procedohet në Kuvend, ai fillimisht duhet të marr miratimin e qeverisë. Pastaj janë dy mënyra; të kërkohet miratimi në Kuvend me procedura të përshpejtuara, që për mendimin tim do të ishte gabim, ose përmes procedurave të rregullta parlamentare".

"Projektligjet me të cilat bëhet ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare kalojnë vetëm me një lexim në Kuvend. Paraprakisht duhet që Kryesia e Kuvendit ta mandatojë Komisionin parlamentar për punë të jashtme që ta shqyrtojë atë dhe më pastaj, ky Komision t'i rekomandojë seancës plenare miratimin apo jo të tij", ka theksuar Krasniqi.

Për procedurat parlamentare dhe një demokraci të mirëfilltë, do të ishte mirë që Kuvendi të votojë për apo kundër marrëveshjes, thotë Krasniqi.

Ndërkohë, sipas opozitës, ratifikimi i marrëveshjes aktuale për Demarkacionin është çështje e mbyllur dhe se për shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi duhet të ri-negociohet.

Dardan Sejdiu, nënkryetari i partisë më të madhe opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se kjo marrëveshje, pas tërheqjes nga Kuvendi, tashmë duhet të konsiderohet e dështuar.

"Ajo që tashmë është e qartë, dy temat kryesore të kësaj qeverisje, "zajednica" (termi që Vetëvendosje përdorë për Asociacionin) dhe Demarkacioni i gabuar i kufirit të Kosovës me Malin e Zi, tashmë janë të vdekura", është shprehur Sejdiu.

Në seancën e 1 shtatorit, kur kryeministri Isa Mustafa vendosi ta tërheqë këtë projektligj nga votimi në Kuvend, monitoruesit e punës së këtij institucioni besonin se koalicioni nuk i kishte 80 votat e nevojshme për ratifikim, ngase Lista Serbe, e cila është pjesë e koalicionit, nuk mori pjesë në seancë.

Tani mbetet të shihet se kur do ta ri-procedojë qeveria të njëjtin Projektligj në Kuvend dhe nëse paraprakisht do të ketë bisedime ndërmjet dy partive më të mëdha të koalicionit, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike me Listën Serbe, për të siguruar votat e nevojshme për ratifikim./REL

The post Beteja për demarkacionin vazhdon appeared first on INSAJDERI.

Metoda e Apple për t’i kapur hajdutët e Iphone 7

Posted: 05 Sep 2016 08:42 AM PDT

Por tani iPhone do të ofrojë një zgjidhje për këtë problem.

 

Sipas raporteve, Apple ka krijuar një patentë të re e cila do t'u ndihmojë celularëve të ardhshëm iPhone t'i kapin hajdutët duke përdorur Touch ID-in, transmeton Express, njofton Insajderi.

Në patentë, sistemi është përshkruar si "Kapja Biometrike e Identitetit të një Përdoruesi të Paautorizuar".

Sipas patentës, celulari do të jetë në gjendje që të kapë shenjat e gishtit, të bëj foto, video dhe të incizojë kur një përdorues i paautorizuar është duke e përdorur atë. /Insajderi.com

The post Metoda e Apple për t’i kapur hajdutët e Iphone 7 appeared first on INSAJDERI.

Kadare sërish ndër favoritët për Nobel

Posted: 05 Sep 2016 08:24 AM PDT

Kur ka mbetur më pak se një muaj nga ndarja e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 2016, bastexhinjtë prej kohësh kanë përzgjedhur kandidatët kryesorë.

Në mesin e kandidatëve të preferuar për Nobel është edhe këtë vit shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare.

Ndërsa sipas faqes britanike "Nicer Odds" favorit kryesor për Nobelin 2016 është shkrimtari japonez Haruki Murakami, i cili prej vitesh është cilësuar si një ndër kandidatët kryesorë.

Pas tij vjen Adonis, poeti sirian që jeton prej vitesh në Paris, i cili është renditur i nënti. Sipas faqes britanike, ai mund të kryesojë mbi Murakamin nëse juria do të vendosë të ndajë çmimin duke u bazuar tek politika.

Në vend të 11-të renditen shkrimtarët amerikanë Joyce Carol Oates dhe Kenyan Ngugi Wa Thiong'o, i 13-ti është kandidati i përjetshëm Philip Roth.

Ndërkohë, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare renditet në vendin e 15 dhe në vend të 18 norvegjezi Jon Fosse.

Nuk mungojnë në listën e kandidatëve edhe izraeliani Mos Oz dhe austriaku Peter Handke. Në javët e ardhshme do të mblidhen anëtarët e Akademisë së Suedisë për të vendosur se për kë do të shkojë çmimi i madh Nobel që do të shpallet në muajin tetor dhe do të dorëzohet në dhjetor. /kultplus.com

The post Kadare sërish ndër favoritët për Nobel appeared first on INSAJDERI.

Reagimet e futbollistëve të Kosovës pas vendimit të FIFA-s

Posted: 05 Sep 2016 08:10 AM PDT

Tashmë trajneri Albert Bunjaki do ta ketë grupin e plotë në dispozicion për ndeshjen e mbrëmjes ndaj Finlandës, e cila është ndeshja e parë zyrtare e Kosovës në historinë e saj.

Pas këtyre vendimeve pozitive të FIFA-s, e cila ka mbajtur fjalën duke kthyer përgjigjet për të gjithë futbollistët në kohën e premtuar, kanë reaguar edhe futbollistët kosovarë nga Finlanda.

Samir Ujkani

porti

"Jam shumë i lumtur. Kam pasur shumë besim dhe falenderoj federatën që ka punuar ditë e natë për këtë problem. Ishim të stresuar por tani mendojmë vetëm për ndeshjen."

Milot Rashica

rasha

"Jemi shumë të lumtur. Këtë moment e kemi pritur me stres prej një jave dhe tashmë shpresojmë në një ndeshje sa më të mirë sot. Edhe nëqoftëse nuk do kishim marrë leje, djemtë e tjerë do kishin bërë një ndeshje të mirë. Shpresojmë të dalim me 3 pikë, pak rëndësi ka kush luan."

Amir Rrahmani

ama

"U gëzuam shumë sepse e kemi pritur shumë gjatë këtë vendim. Tani na duhet vetëm fitorja dhe rezultati pozitiv."

Herolind Shala

shala

"Jam shumë i gëzuar. E pres ndeshjen me padurim. Do jap gjithçka për ekipin dhe shtetin tim. Tifozët shqiptarë të na përkrahin sa të mundin dhe shpresoj t'i gezojmë me lojëra të mira."

 

 

The post Reagimet e futbollistëve të Kosovës pas vendimit të FIFA-s appeared first on INSAJDERI.

Gjykata Speciale shkon një hap tutje

Posted: 05 Sep 2016 08:06 AM PDT

David Schweindiman, ka përfunduar punën si kryeprokuror i Taskë Forcës Speciale për hetimin e pretendimeve të Dick Martyt,  dhe tash është kryeprokuror i Gjykatën Speciale.

Shcwendiman është emëruar në pajtim me nenin 35 të Ligjit të Kosovës për Gjykatën Speciale që u miratua në gusht të vitit 2015, thuhet në komunikatë të Gjykatës Speciale.

"Emërimi i tij shënon kalimin zyrtar të Task Forcës Speciale (SIFT) në SPO Zyrën e Prokurorit Special".

Kryeprokurori David Schwendiman: Thaçi nuk ka imunitet nga ndjekja penale

Gjykata Speciale shkon një hap tutje

Sipas kryeprokurorit, ky është një hap përpara në rrugën për fillimin e punës së kësaj gjykate.

"Ne jemi duke vazhduar hetimin e filluar nga Task Forca dhe do të vazhdojmë në Prokurorinë Speciale", citohet të ketë thënë Schwendiman.

Ai ka paralajmëruar takime me personalitete në rajonin e Ballkanit dhe takim me media, gjatë javëve apo muajve të ardhshëm./Insajderi.com

The post Gjykata Speciale shkon një hap tutje appeared first on INSAJDERI.

Rita tregon për përvojën e saj si refugjate nga Kosova [video]

Posted: 05 Sep 2016 07:55 AM PDT

Në videon e shpërndarë në YouTube, Rita tregon se kur ishte njëvjeçare, ajo dhe familja e saj u larguan nga Prishtina në prag të luftës dhe shkuan në Britani të Madhe.

Ajo tregon se si prindërit e saj kanë punuar dhe familja e saj tashmë ka biznese. "Unë jam refugjate", thotë me krenari Rita, transmeton Zëri.

 Rita kurrë nuk e ka mohuar eksperiencën e saj dhe shumë shpesh nëpër emisione të ndryshme ka rrëfyer se si nga situata e papërshtatshme në Kosovë ata janë detyruar të ikin jashtë vendit.

The post Rita tregon për përvojën e saj si refugjate nga Kosova [video] appeared first on INSAJDERI.

FIFA jep dritën e gjelbër edhe për futbollistin e fundit të Kosovës

Posted: 05 Sep 2016 07:45 AM PDT

Berisha ka marrë dritën e gjelbër nga FIFA, konfirmon Federata Kosovare e Futbollit, njofton Gazeta Online Insajderi.

Futbollisti i Red Bull Salzburg në Austri, më parë është paraqitur 18 herë për përfaqësuesen norvegjeze, derisa pas pranimit të Kosovës në FIFA ka marrë vendim që të ndërrojë përfaqësuese. /Insajderi.com

The post FIFA jep dritën e gjelbër edhe për futbollistin e fundit të Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Gashi flet për ndeshjen historike të Kosovës, thotë se “jemi një”

Posted: 05 Sep 2016 07:34 AM PDT

"I uroj suksese dhe fat Kosovës për ndeshjen e parë historike për garat kualifikuese të Botërorit 2018! #Gashi #Jeminje", ka shkruar Gashi në Facebook.

Gashi është me origjinë nga Kosova, por që nga viti 2014 luan me kombëtaren shqiptare të futbollit. /Insajderi.com

The post Gashi flet për ndeshjen historike të Kosovës, thotë se “jemi një” appeared first on INSAJDERI.

Kryeministri takon Papën, nuk flasin asgjë rreth njohjës së Kosovës nga Vatikani

Posted: 05 Sep 2016 07:00 AM PDT

Kryeministri Mustafa e ka falënderuar përzemërsisht Atin e Shenjtë për mbështetjen e përhershme të tij dhe të Selisë së Shenjtë për Kosovën dhe për popullin e saj, njofton zyra e kryeministrisë, raporton Insajderi.

Siç thuhet në komunikatën e kryeministrisë, Mustafa e ka falënderuar Papën për pritjen dhe respektin, mirëpo në kumtesë nuk thuhet asgjë rreth një kërkese të kryeministrit kosovar drejtuar Papës për njohjen e Kosovës nga Vatikani.

Kryeministri Mustafa, ndër të tjera ka shprehur krenarinë e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës për shenjtërimin e Nënës Terezë. /Insajderi.com

The post Kryeministri takon Papën, nuk flasin asgjë rreth njohjës së Kosovës nga Vatikani appeared first on INSAJDERI.

Hoxhaj thotë se mori mbështetjen e Sllovenisë për liberalizimin e vizave

Posted: 05 Sep 2016 06:54 AM PDT

Ky takim shërbeu për të konfirmuar marrëdhëniet e fuqishme politike dhe ekonomike mes dy vendeve, si dhe për të avancuar agjendën e re në fushat e interesit dypalësh.

Ministri Hoxhaj, falënderoi homologun e tij për mbështetjen dhënë Kosovës dhe qartësinë e politikës së jashtme të Sllovenisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe në koordinim të agjendës multilaterale me Kosovën, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

"Sllovenia mbetet një partner shumë i rëndësishëm për Kosovën si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik. Mbështetja e Sllovenisë në shumë procese e veçmas në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe në koordinimin e agjendës multilaterale me Kosovën. Bashkëbiseduam dhe u dakorduam për të avancuar aktivitetet ekonomike mes dy vendeve në pjesën e dytë të të vitit 2016 dhe për vitin 2017" ka thënë Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj, e njoftoi homologun e tij edhe për zhvillimet politike në Kosovë dhe perspektivën e saj euroatlantike, veçmas për nevojën përkrahjes nga Lubljana për liberalizimin e vizave dhe qasjen në programet e BE-së.

Sllovenia mbetet një ndër investitorët më të mëdhenjë në Kosovë me afro 300 milion euro investime në fushën e telekomit, industrisë së naftës dhe teknologjisë.

Ministri Hoxhaj nesër do të mbaj një ligjeratë në panelin e ministrave të Jashtëm të Forumit Strategjik të Bledit. /Insajderi.com

The post Hoxhaj thotë se mori mbështetjen e Sllovenisë për liberalizimin e vizave appeared first on INSAJDERI.

Gazeta “AS”: Januzaj është duke pritur dritën e gjelbër nga FIFA për Kosovën

Posted: 05 Sep 2016 06:42 AM PDT

Siç raporton gazeta spanjolle "AS", FIFA ka thënë se edhe Adnan Januzaj i Belgjikës, Përparim Hetemaj i Finlandës dhe Arbër Zeneli i Sudisë janë duke pritur vendimin e FIFA-s për të luajtur për Kosovën.

FIFA sot ka aprovuar aplikacionet për nëntë lojtarë që më parë kanë luajtur për vende tjera. Fanol Përdedaj, Bersant Celina, Hekuran Kryeziu, Albert Bunjaku, Enis Alushi, Sinan Bytyçi, Vedat Muriç, Erton Fejzullahu dhe Elbasan Rashani.

Edhe 24 lojtarë tjerë që kanë rrënjë në Kosovë aktualisht luajnë për gjashtë kombëtare tjera, njofton Insajderi.

Shumica prej tyre luajnë për Shqipërinë, kombëtare e cila po vajton vendimin e katër lojtarëve deri më tani që kanë vendosur të luajnë për Kosovën, shkruan AS, njofton Insajderi. /Insajderi.com

The post Gazeta "AS": Januzaj është duke pritur dritën e gjelbër nga FIFA për Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Festë në hotelin e përfaqësueses pas vendimit të FIFA-s

Posted: 05 Sep 2016 06:33 AM PDT

Arsyeja është e thjeshtë: FIFA ka dorëzuar lejekalimet për 5 futbollistë të tjerë që të luajnë sot ndaj Finlandës.

Gazetari i gazetës së njohur britanike “The Guardian”, Nick Ames, i cili është duke qëndruar pranë përfaqësueses së Kosovës në këto ditë grumbullimi, thotë se ka shumë atmosferë pozitive momentalisht në kampin kosovar.

ami

“Gëzim i madh tani për tani – çfardo të ndodhë sonte, kjo është një fitore në shumë mënyra – por kjo nuk ka qenë gjithsesi një mënyrë e mirë për tu përgatitur pët ndeshjen”, shkruan gazetari britanik, Ames, raporton Insajderi.

FIFA ka konfirmuar se Amir Rrahmani, Alban Meha, Herolind Shala, Milot Rashica dhe kapiteni i përfaqësueses, Samir Ujkani, kanë lejen që të paraqiten për Kosovën.

I vetmi futbollist që ende nuk ka marrë dritën e gjelbër që të paraqitet me Kosovën është Valoin Berisha, mirëpo për të duhet të pritet deri në çastet e fundit para fillimit të takimit. /Insajderi.com

The post Festë në hotelin e përfaqësueses pas vendimit të FIFA-s appeared first on INSAJDERI.

Rritet çmimi i naftës pas marrëveshjes mes Rusisë dhe Arabisë

Posted: 05 Sep 2016 06:23 AM PDT

naftÇmimi i naftës është rritur rreth 3%, pasi Rusia dhe Arabia Saudite kanë arritur një marrëveshje për të kërkuar mënyra për të stabilizuar tregun e naftës.

Ky njoftimi u bë nga ministrat e energjisë të të dyja vendeve, Aleksandër Novak dhe Khalid al-Falih. Çmimi i naftës së papërpunuar u rrit me 1.28 dollarë.

Sipas një deklarate u tha se plani ishte për të mbështetur “stabilitetin e tregut të naftës duke siguruar një nivel të qëndrueshëm të investimeve afat gjate.”

Në fillim të vitit 2016 çmimi i naftës ra në nivelin më të ulët gjatë 13 vjetëve të fundit.

Ministri Novak tha se marrëveshja, e cila mund të përfshijë përpjekjet për të kufizuar prodhimin e naftës, ishte një “moment historik” në mes të anëtarëve të OPEC-ut, që është karteli i prodhuesve tradicionale të naftës.

Ai shtoi se Rusia është e gatshme për t’u bashkuar me një prodhim të naftës, por homologu i tij saudit Falih, tha se ngrirja e prodhimit të naftës tash nuk është “e nevojshme”.

“Ngrirja e nivelit të prodhimit është një mundësitë e mirë, por që sot kjo nuk është e nevojshme,” ka thënë ai, njofton BBC.

Ministrat e të dy vendeve do të takohen përsëri më vonë këtë muaj dhe përsëri në tetor dhe nëntor. Rusia dhe Arabia Saudite janë dy prodhuesit më të madh të naftës në botë. /Insajderi.com

 

The post Rritet çmimi i naftës pas marrëveshjes mes Rusisë dhe Arabisë appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: FIFA lejon edhe pesë lojtarë të paraqiten me Kosovën

Posted: 05 Sep 2016 06:18 AM PDT

FIFA u ka kthyer përgjigje pozitive Samir Ujkanit, Herolind Shalës, Alban Mehës, Milot Rashicës dhe Amir Rrahmanit, të 5 futbollistëve që vinin nga përfaqësuesja shqiptare, të cilët ishin në pritje të lejekalimit prej disa ditësh dhe ishin në ankth nëse do të mund të luanin apo jo.

Pasi është dhënë lajmi në hollin e hotelit, lojtarët janë përqafuar me njëri-tjetrin duke iu festuar kësaj arritje, pasi kështu do të kenë mundësinë të zbresin të plotë në fushën e lojës.

I vetmi lojtar i grupit aktual i cili është në pritje të FIFA-s, mbetet mesfushori Valon Berisha, për të cilin organizata ndërkombëtare do të japë përgjigje pak më vonë. /Insajderi.com

The post Zyrtare: FIFA lejon edhe pesë lojtarë të paraqiten me Kosovën appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more