Skip to main content

INSAJDERI: “Guvernatori i New York-ut flet për shpërthimin: Nuk ka prova të terrorizmit ndërkombëtar” plus 19 more

INSAJDERI: “Guvernatori i New York-ut flet për shpërthimin: Nuk ka prova të terrorizmit ndërkombëtar” plus 19 more


Guvernatori i New York-ut flet për shpërthimin: Nuk ka prova të terrorizmit ndërkombëtar

Posted: 18 Sep 2016 09:28 AM PDT

"Nuk ka dëme të mëdha të pronës në të dy anët ku ka ndodhur shpërthimi" tha ai duke shtuar se "jemi me të vërtetë me fat që nuk ka pasur viktima", transmeton Klan Kosova.

Cuomo tha se ai është informuar nga të gjitha agjencitë e zbatimit të lidhit dhe "nuk ka prova për një lidhje të terrorizmit ndërkombëtar me këtë incident".

"Kushdo që ka vendosur këto bomba ne do ta gjejmë dhe do ta sjellim para drejtësisë," tha Cuomo.

"Ne nuk do të lejojmë që këto lloje kërcënimesh të na prishin jetën tonë në New York".

 

The post Guvernatori i New York-ut flet për shpërthimin: Nuk ka prova të terrorizmit ndërkombëtar appeared first on INSAJDERI.

Një kosovar mbështeti paradën e sotme të homoseksualëve në Beograd

Posted: 18 Sep 2016 09:20 AM PDT

Siç raporton New York Times, e cila i dha një fokus të veçantë kësaj ngjarje, në këtë paradë i pranishëm ishte edhe një shqiptar nga Kosova.

Liridon Vidiu është shqiptari nga Kosova, i cili pavarësisht problemeve politike dhe sociale ndërmjet dy kombësive, ka vendosur që t'i mbështesë paradën e homoseksualëve serbë.

"Vidiu shprehu dëshirën që në parada të tilla të mos ketë kaq shumë policë në rrugë dhe që qytetarët t'i bashkohen paradave të tilla lirshëm", citohet të ketë thënë kosovari për gazetarin e New York Times në Beograd.

Autoritetet serbe kanë anuluar disa ngjarje të homoseksualëve, që nga viti 2010 për shkak të rrezikut për përleshje nga grupet e krahut të djathtë dhe huliganët e futbollit. Marshimet filluan sërish në vitin 2014.

lgbt

Serbisë i është kërkuar që të rris të drejtat e homoseksualëve, si pjesë e përpjekjes së saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, duke përfshirë caktimin e një ministri homoseksual, gjë që qeveria serbe e bëri muajin e kaluar.

Në paradë ishin të pranishëm edhe ministra nga kabineti qeveritar i Serbisë. Ata thanë se ky “është një mesazh i rëndësishëm që qeveria serbe po e jep”. /Insajderi.com

The post Një kosovar mbështeti paradën e sotme të homoseksualëve në Beograd appeared first on INSAJDERI.

Protestë para ambasadës së Rusisë në Kiev

Posted: 18 Sep 2016 09:12 AM PDT

Lideri i partisë Svoboda, Ihor Miroshnichenko, që ishte në mesin e protestuesve, ka thënë se Ukraina nuk duhet të jeojë "që armiku dhe shteti agresor", të mbajë zgjedhje të paligjshme në Ukrainë.

Një protestues është arrestuar gjatë përleshjes me policinë, pasi disa protestues nacionalistë kanë tentuar që të ndalojnë qytetarët rusë që të votojnë.

Një përleshje ndodhi edhe pranë ndërtesës së konsullatës ruse në Odesa të Ukrainës.

Rusia po mban zgjedhje edhe në gadishullin e Krimesë. Këto janë zgjedhjet e para që po mbahen atje, që prej se Moska e aneksoi këtë territor nga Ukraina në vitin 2014.

Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të Rusisë, në territorin e Ukrainës, ka zemëruar qeverinë ukrainase. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Maryana Betsa ka thënë se votimet për zgjedhjet e Rusisë, nuk do të zhvillohen në Ukrainë.

Rreth 80 mijë votues rusë jetojnë në Ukrainë, kanë thënë zytarët rusë.

The post Protestë para ambasadës së Rusisë në Kiev appeared first on INSAJDERI.

Raportohet për shkelje në zgjedhjet parlamentare në Rusi

Posted: 18 Sep 2016 08:56 AM PDT

"Informacione për shkelje po vijnë nga rajone të ndryshme", citohet të ketë thënë Ilya Shablinsky, kordinator i vëzhguesve të Këshillit presidencial për të Drejtat e Njeriut.

Në mesin e shkeljeve, ai tha se se janë rendi i gjatë i ushtarëve që votojnë nëpër qendrat ku nuk janë të regjistruar. Po ashtu votuesit janë parë që kanë votuar hapur dhe jo në kabinat e mbyllura të votimit.

Edhe grupi për monitorimin e zgjedhjeve, Golos, ka thënë se ka pranuar disa ankesa për shkelje gjatë votimit. Një video e postuar në Youtube tregon se si një punëtorë zgjedhor në rajonin e Rostovit, hedh disa fletvotime në kutinë e votimit. Deri në mesditë, sipas kohës në Moskë, grupi ka thënë se ka pranuar 310 ankesa përmes telefonit dhe 656 të tjera në uebfaqen e tyre.

Zgjedhjet e sotme parlamentare, pritet që të vazhdojnë dominimin e partive politike pro-Kremlinit.

Votimet po ashtu po mbahen në Krime që është hera e parë pasi Moska aneksoi këtë territor nga Ukraina në vitin 2014.

SHBA ka deklaruar se votimet në Krime janë të paligjshme dhe nuk do të pranojë rezultatet e këtyre zgjedhjeve.

Për dallim prej zgjedhjeve paraprake, vetëm gjysma e ulëseve do të zgjidhen nga lista e partive, ndërkaq për 225 ulëse të tjera, do të mbahen zgjedhje nëpër qarqe të caktuara.

The post Raportohet për shkelje në zgjedhjet parlamentare në Rusi appeared first on INSAJDERI.

Të shtënat me armë në Prishtinë ia dëmtojnë xhamin një qytetari

Posted: 18 Sep 2016 08:34 AM PDT

Të shtënat kanë ardhur nga një veturë e cila ka tentuar të godasë një veturë tjetër. Policia në vend të ngjarjes ka gjetur tri gëzhoja të plumbave.

"Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ishte duke punuar në garazhin e tij ka vërejtur një veturë nga e cila një i dyshuar i panjohur ka shtënë me arme zjarri ne drejtim te një veture tjetër me ç'rast i është dëmtuar një xham i garazhit. Ne vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja. Nuk raportohet për te lënduar", sqarohet rasti në raportin policor. /Insajderi.com

The post Të shtënat me armë në Prishtinë ia dëmtojnë xhamin një qytetari appeared first on INSAJDERI.

Referendumi nuk sjell ndryshime kushtetuese as themelim të ushtrisë

Posted: 18 Sep 2016 08:21 AM PDT

Por, sido që të jetë, ky ligj, thuhet se nuk do të mund të prekë në dispozitat e Pakos së Presidentit Marti Ahtisaarit dhe as nuk do të mund të iniciojë ndryshimet kushtetuese.

Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Arben Gashi, thotë se me Pakon e Ahtisaarit, i njohur si propozimi gjithëpërfshirës, mbi bazën e të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës, është paraparë që për disa çështje që prekin Kushtetutën dhe nivelin qendror nuk mund të organizohen referendume, përderisa është përcaktuar qartë se për çfarë mund të dilet në referendum në nivelin lokal.

"Në rastin tonë, duke pas parasysh rrezikun e organizimit të referendumeve me qëllim të ndarjes së territorit apo bashkimit të pjesëve apo tërësisë të territorit me vendet tjera, atëherë me Pakon e Ahtisaarit është paraparë që për këto çështje të mos mund të organizohen referendume".

"Me Ligjin për qeverisje lokale dhe me Kushtetutë, parashihet që mund të organizohen referendume lokale për çështje të karakterit specifik brenda kompetencave të komunave, por jo për çështje tjera", thotë Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Sa u përket referendumeve në nivelin qendror, deputeti Arben Gashi thotë se i takon Kuvendit që sa më shpejt ta specifikojë mënyrën e organizimit të referendumeve dhe funksionimit të tyre.

Në opinion, por edhe në debate politike, shpesh është ngritur çështja e bllokadës së krijuar në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, siç është rasti me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura. Por, Gashi thotë se ky transformim kërkon ndryshime kushtetuese, ndryshime këto që nuk mund të bëhen përmes referendumit.

"Kushtetuta e Kosovës nuk mund të ndryshohet me referendum. Të paktën ky ka qenë qëndrimi i deritanishëm i dalë si rezultat i pavarësisë së negociuar ose sipas propozimit të presidentit Ahtisaari. Për Forcën e Sigurisë së Kosovës duhet të ndryshohet Kushtetuta".

“Por, si garant i mos ndryshimit të Kushtetutës, në mënyrë të lehtë, i kemi dy të tretat e dyfishta, që do të thotë se duhet të votojnë të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, plus dy të tretat e deputetëve të komuniteteve pakicë", shpjegon Gashi.

Ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës në konceptin e saj, sipas Arben Gashit, do të mundësohej vetëm përmes një aranzhimi të ri politik me faktorin ndërkombëtar, marrë parasysh se edhe vetë akti i shpalljes së pavarësisë ishte një akt i koordinuar me shtetet mbështetëse të pavarësisë së Kosovës.

Ndërkaq, Dastid Pallaskanjohës i fushave juridike, thotë se për demokracitë e brishta, siç është Kosova, ligji për referendumin mund të jetë jo shumë i favorshëm. Sipas tij, ekziston rreziku që referendumi të keqpërdoret nga liderët politikë për rastet kur ata do të duan të fshihen pas votës së popullit për vendimet e tyre.

"Tani kur kjo klasë e konsumuar politike nuk po arrin që vendimet e rëndësishme në këtë vend t'ua atribuoj aleatëve ndërkombëtar dhe gjithë jo popullaritetin që mund të shoqërohet për vendime me rëndësi për vendin, tash kjo elitë e konsumuar politike, ndoshta synon që nëpërmes referendumit të zhvishet nga përgjegjësia që i takon me ligj dhe me Kushtetutë për vendimet e rëndësishme që duhet të merren", vlerëson Pallaska për Radion Evropa e Lirë.

Referendumi nuk do të mund të përdoret si instrument për zhbllokimin e disa vendimeve, qoftë për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi apo themelimin apo jo të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thekson Pallaska.

Për dallim nga Arben Gashi, Pallaska mendon se për themelimin e forcës mbrojtëse, nuk ka nevojë të ndryshohet as Kushtetuta dhe as të organizohet referendumi.

"Krijimi i një ushtrie, e Forcës së Sigurisë në kuptimin kushtetues, nuk kërkon asnjë ndryshim në Kushtetutën e vendit dhe rrjedhimisht nuk mund ta paramendoj si një çështje që do t'i nënshtrohej referendumit. Për këtë arsye, unë mendoj se ushtria duhet të bëhet me veprime të caktuara, me fuqizim të kapaciteteve", thotë ndër të tjera Pallaska.

Ndryshe nga Pallaska, njohësi tjetër i fushave juridike, Blerim Burjani, mendon se ligji për referendumin, nëse jo për ushtrinë, do të mund të shërbente si zgjidhje për të lehtësuar vendimmarrjen, sidomos për çështjen e Asociacionit apo Demarkacionit, si dy tema që nuk po mund të marrin përgjigje as vendim nga institucionet e shtetit.

"Referendumi është i nevojshëm për temat, për të cilat nuk ka konsensus politik, qoftë ndërmjet pushtetit dhe opozitës apo kur Kuvendi dështon në gjetjen e ndonjë zgjidhjeje për një temë, e cila është në interesin nacional, siç është çështja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi apo Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që kanë shpëtuar pa hyrë në filtrin e vullnetit të qytetarëve se çka mendojnë ata", thekson për Radion Evropa e Lirë, Blerim Burjani.

Mungesa e ligjit për referendumin, sipas Burjanit, vjen si pasojë e mungesës së vullnetit politik, por edhe si rrjedhojë e bisedimeve të Brukselit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradi, për shkak të drojës së disa marrëveshje të këtij dialogu do të mund të ngriheshin më pastaj për referendum në Kosovë.

Përveç për nivelin qendror Burjani e sheh si shumë të nevojshëm këtë Ligj edhe për nivelin lokal, të komunave.

"Referendumi është më se i domosdoshëm edhe në nivelin lokal të komunave. Qytetari i rëndomtë, në kuadër të pushtetit lokal, është ballafaquar me probleme elementare, me infrastrukturë e mungesë rrugësh, me çështjet e urbanizmit në përgjithësi dhe asnjëherë nuk është pyetur qytetari se ku dhe kah duhet të ndërtohet, ta zëmë, një lokalitet ose një qendër industriale. Për këto çështje, asnjëherë nuk është pyetur qytetari", shton Burjani.

Ligji për referendumin, deri më tani më shumë ka qenë temë debati vetëm në ato momente politike kur institucionet nuk kanë ofruar zgjidhje për çështje të caktuara. Megjithatë, një draft-ligj për referendumin nuk është proceduar ende qoftë nga qeveria apo si nismë e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.(REL)

The post Referendumi nuk sjell ndryshime kushtetuese as themelim të ushtrisë appeared first on INSAJDERI.

Hiqet nga tregu Volkswagen GTI me dy dyer

Posted: 18 Sep 2016 08:07 AM PDT

Sipas magazinës Car and Driver, modeli i ri do të jetë shumë më i fuqishëm, më luksoz dhe komod.

Në ndryshimet që do të behen, pritet që të zgjerohet dhe të ngrihet formati i veturës, duke bërë që udhëtarët të jenë sa më komfor, shkruan Telegrafi..

"Askujt nuk do t'i mungonte një veturë me dy dyer, ku duhet të shtrihet ulësja për të hyrë njerëzit në pjesën e pasme", është komentuar lajmi i Volkswagenit.

Sidoqoftë, derisa të del në shitje modeli i ri, nuk bëhet e ditur si duket apo çfarë fuqie do të ketë. /Insajderi.com

golg

The post Hiqet nga tregu Volkswagen GTI me dy dyer appeared first on INSAJDERI.

Debutim për t’u harruar i Etrit Berishës tek Atalanta

Posted: 18 Sep 2016 07:54 AM PDT

Berisha, i cili u inkuadrua nga fillimi në takimin që Atalanta e zhvillonte në udhëtim tek Cagliari, nga e cila u mposht 3-0, raporton Insajderi.

Ish-anëtari i Lazios nuk arriti që të tregoj aftësitë e tij në këtë ndeshje, ndoshta edhe për shkak të superioritetit të skuadrës së Cagliarit, e cila fitoi me lehtësi në këtë takim. Ai pësoi gol me kokë, një me këmbë nga loja e hapur dhe njjë gol tjetër nga goditja e dënimit.

Berisha është portieri i parë i përfaqësueses shqiptare, derisa karrierën e ka filluar në skuadrën “2 Korriku” të Prishtinës. /Insajderi.com

The post Debutim për t’u harruar i Etrit Berishës tek Atalanta appeared first on INSAJDERI.

Vetëvendosje thotë se Arkani financoi kishën në oborrin e UP-së

Posted: 18 Sep 2016 07:37 AM PDT

Përmes një video të postuar në faqen zyrtare të Vetëvendosjes në Facebook, VV-ja thotë se paramilitari famëkeq, Zhelko Razhnatoviq- Arkan, ka financuar dhe përuruar Kishën Ortodokse të ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Më tej, partia më e votuar opozitare thotë se Arkani ishte kriminel i njohur ndërkombtarisht dhe udhëheqës i grupit paralimitar “Delije”, të cilët sipas VV-së, kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë.

“Krimineli Arkan, kishte financuar dhe përuruar objektin e Millosheviqit të ndërtuar në oborrin e UP-së”, shkruan Vetëvendosje në përshkrimin e videos. /Insajderi.com

The post Vetëvendosje thotë se Arkani financoi kishën në oborrin e UP-së appeared first on INSAJDERI.

Mustafa në New York, lobime për njohjen e Kosovës nga shtetet anëtare të OKB-së

Posted: 18 Sep 2016 07:27 AM PDT

Kryeministri, gjatë vizitës do të marrë pjesë edhe në evente të veçanta të organizuara nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama nga Fondacioni Clinton si dhe do të takojë shumë presidentë, kryeministra dhe udhëheqës të delegacioneve shtetërore e drejtues të organizatave ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit atje, ku shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, Mustafa do të zhvillojë takime me përfaqësues të administratës amerikane, me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të saj, drejtuesit më të lartë të Kombeve të Bashkuara si dhe me përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai, sipas një kumtese të kryeministrisë, do të kërkojë mbështetjen e vendeve partnere për fuqizimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si dhe do të lobojë për njohjen e Kosovës nga shtete që ende nuk e kanë marrë këtë vendim.

The post Mustafa në New York, lobime për njohjen e Kosovës nga shtetet anëtare të OKB-së appeared first on INSAJDERI.

Media serbe shkruan për reagimin e Thaçit pas protestës ndaj kishës

Posted: 18 Sep 2016 07:25 AM PDT

"Blic" shkruan se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte dënuar këtë protestë, duke i dalë në mbrojtje ishës ortodokse, e cila ndodhet në oborrin e kampusit universitar në Prishtinë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dënuar dhe e ka quajtur të papranueshme aksionin e studenteve që protestuan në oborrin e Universitetit të Prishtinës afër kishës ortodokse serbe, për të kundërshtuar kështu funksionalizimin e saj, shkruan gazeta "Blic".

Thaçi tha se mbështet zgjidhjen e çdo mosmarrëveshje që nëpërmjet legjislacionit dhe dialogut, në vend se procedurat që nxisin urrejtje dhe dhunë, thuhet në shkrimin e Blic, transmeton "Zeri.info".

"Pa marrë parasysh rrethanat dhe kohën në të cilën është ndërtuar cilido objekt, ne nuk guxojmë të lejojmë që të cenohen këto objekte, veçanërisht kur ato i përkasin komuniteteve fetare. Çdo objekt fetar në Kosovë është dëshmi e tolerancës dhe dialogut ndërfetar që vazhdojmë t'i kultivojmë dhe me të cilët mburremi të gjithë", ka thënë Thaçi.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës arrestuar të paktën tre studentë shqiptarë në Universitetin e Prishtinës, të cilët kanë protestuar për të kundërshtuar funksionalizmin e kishës ortodokse serbe, ku në një moment ka pasur edhe konflikt, thuhet me tej në shkrimin e “Blic”. /Insajderi.com

The post Media serbe shkruan për reagimin e Thaçit pas protestës ndaj kishës appeared first on INSAJDERI.

E vërtetuar shkencërisht, fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna

Posted: 18 Sep 2016 07:01 AM PDT

Gratë e vetme që duan një fëmijë inteligjent nuk kanë nevojë të kërkojnë për një çmimin Nobel në bankën më të afërt të spermës dhe ka të ngjarë që meshkujt të fillojnë të rivlerësojnë inteligjencën e grave.

Në bazë të kësaj ideje janë ato që quhen "gjenet e kushtëzuara", që sillen ndryshe në varësi të origjinës së tyre. Në thelb, këto gjene kanë një lloj lidhjeje biokimike, e cila i lejon të gjejnë origjinën dhe zbulon edhe nëse ata janë aktivë ose jo brenda qelizave pasardhëse. Çuditërisht, disa nga këto gjene të prekura funksionojnë vetëm nëse ato vijnë nga nëna. Nëse i njëjti gjen është trashëguar nga babai, çaktivizohet. Ndërkohë, gjenet e tjera funksionojnë në të kundërtën; aktivizohen vetëm nëse vijnë nga babai.

Dihet që inteligjenca është një komponent i trashëguar, por deri disa vite më parë mendohej se ajo varej njësoj si nga nëna, edhe nga babai. Gjithsesi, studime të ndryshme kanë zbuluar se fëmijët kanë më shumë gjasa ta trashëgojnë inteligjencën nga nëna, sepse gjenet e inteligjencës janë të lokalizuar në kromozomin X, shkruan Gazeta-shqip.

Një nga studimet e para në këtë fushë është realizuar në vitin 1984, në Universitetin e Kembrixhit, dhe është ndjekur nga shumë të tjerë gjatë viteve. Në këto studime është analizuar bashkë-evolucioni i trurit dhe kushtëzimi i gjenomit, duke konkluduar se gjenet e nënës kontribuojnë më shumë për zhvillimin e qendrave të mendimit në tru.

Gjatë eksperimentit të parë shkencëtarët krijuan embrionet e minjve që kishte vetëm gjenet e nënës ose të babait. Por, kur erdhi koha për t'i transferuar ata në mitrën e një miu të rritur, embrionet vdiqën. Kështu u zbulua se ka gjene të kushtëzuara, që aktivizohen vetëm kur trashëgohen nga nëna dhe se janë jetike për zhvillimin e duhur të embrionit. Nga ana tjetër, trashëgimia gjenetike e babait është thelbësore për rritjen e indeve që do të formojnë placentën.

Në atë kohë, studiuesit hipotetizuan se në qoftë se këto gjene ishin të rëndësishme për zhvillimin e embrionit, ishte gjithashtu e mundshme që ato mund të luajnë një rol të madh në jetën e kafshëve dhe të njerëzve, ndoshta mund të rezultojnë jetike edhe në disa funksione të trurit. Problemi ishte se si ta provonin këtë ide, sepse embrionet me gjene nga vetëm një prind vdiqën shpejt.

Shkencëtarët e gjetën një zgjidhje: ata zbuluan se embrionet mund të mbijetojnë në qoftë se qelizat normale embrionale mbahen dhe pjesa tjetër manipulohen. Në këtë mënyrë, ata krijuan disa minj të modifikuar gjenetikisht në laborator që, çuditërisht, nuk u zhvilluan në të njëjtën mënyrë.

Ata me një dozë shtesë të gjeneve të nënës zhvilluan një kokë dhe tru më të madh, por kishin trupa të vegjël. Në anën tjetër, ata që patën një dozë shtesë të gjeneve të babait e kishin trurin më të vogël dhe trupin më të madh.

Duke i analizuar me kujdes këto dallime studiuesit identifikuan qeliza që përmbanin vetëm gjenet e nënës apo të babait në gjashtë pjesë të ndryshme të trurit që kontrollojnë funksione të ndryshme njohëse, nga zakonet e të ngrënit deri te kujtesa.

Në praktikë, gjatë ditëve të para të zhvillimit të embrionit, çdo qelizë mund të shfaqet kudo në tru, por në momentin që embrionet piqet dhe rritet, qelizat që kishin gjenet e babait grumbullohen në disa zona të trurit emocional: hipotalamus, amygdala, zona preoptike dhe septum. Këto fusha janë pjesë e sistemit limbik, i cili është përgjegjës për të siguruar mbijetesën tonë dhe është i përfshirë në funksione të tilla si seksi, ushqimi dhe agresioni. Megjithatë, studiuesit nuk kanë gjetur ndonjë qelizë atërore në korteksin e trurit, i cili është vendi ku zhvillohen funksionet më të avancuara njohëse, të tilla si të inteligjenca, mendimi, gjuha dhe planifikimi.

The post E vërtetuar shkencërisht, fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna appeared first on INSAJDERI.

PDK i çon “selam” prokurorisë: Qemajl Mustafa është i pastër

Posted: 18 Sep 2016 06:42 AM PDT

Përmes një komunikate për medie, PDK tregon se qytetarët e Gjilanit e njohin punën e pastër të bërë nga Qemajl Mustafa, i cili sipas tyre, ka arritur suksese të pamohueshme në realizimin e shumë projekteve në dobi të qytetarëve të Gjilanit.

PDK në Gjilan i bën të ditur prokurorisë që Qemajl Mustafa është hetuar më parë edhe nga EULEX-i, por që nuk ka rezultuar asnjëherë i përfshirë në shkelje ligjore.

“Ne jemi plotësisht të bindur se qeverisja gjashtë vjeqare e PDK-së në Gjilan, në punën e saj ka respektuar të gjitha procedurat dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Kjo është dëshmuar edhe përmes disa hetimeve tjera që janë bërë në të kaluarën nga Prokuroria dhe EULEX-i dhe asnjëherë deri më tani, nuk është gjetur ndonjë dëshmi për shkelje ligjore apo korrupsion”, thuhet në kumtesën e PDK-së.

“Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan është e befasuar me rastin e ngritjes së aktakuzave ndaj ish kryetarit të komunës dhe zyrtarëve tjerë komunal, për të cilat beson që janë plotësisht të pabaza dhe të paqëndrueshme”, deklaron PDK, dega në Gjilan.

PDK thotë se qytetarët e Gjilanit e njohin punën e ish-kryetarit të tyre, dhe besojnë në të.

“Qytetarët e Gjilanit e njohin shumë mirë punën e pastër të bërë nga qeverisja e Qemajl Mustafës, ku me devotshmëri e profesionalizëm të zyrtarëve komunal, kanë arritur suksese të pamohueshme në realizimin e shumë projekteve në dobi të qytetarëve të Gjilanit”, thuhet në kumtesën e PDK-së.

“Partia Demokratike e Kosovës i bënë thirrje instistucioneve të drejtësisë që pa ndikime politike të kryejë detyrën e saj, duke ofruar edhe gadishmërinë tonë për bashkëpunim institucional, në mënyrë që sa më parë të sqarohen dhe të përfundojnë këto procese ligjore”, përfundon komunikatën e saj dega e PDK-së në Gjilan. /Insajderi.com

The post PDK i çon “selam” prokurorisë: Qemajl Mustafa është i pastër appeared first on INSAJDERI.

Vdes çiklisti në Olimpiadën e personave me aftësi të kufizuara

Posted: 18 Sep 2016 06:28 AM PDT

Në xhiron e parë të garës së rrugës, ai humbi kontrollin e biçikletës së tij, duke përplasur rëndë kokën me asfaltin. Makinat që i kaluan pranë kanë deklaruar se pas aksidentit garuesi ngriti kokën dhe nuk kishte humbur ndjenjat, por duket se kanë gabuar, njofton Telespot.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e mjekëve në vendngjarje, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke e  dërguan me urgjencë në spitalin më të afërt, por pa sukses.

Pas disa orësh në repartin e reanimacionit, çiklisti iranian ndërroi jetë, duke sjellë kështu një tragjedi të papritur në Olimpiadën e personave me aftësi të kufizuara./Insajderi.com

 

The post Vdes çiklisti në Olimpiadën e personave me aftësi të kufizuara appeared first on INSAJDERI.

Lufta 6.5 miliardë euro për Ballkanin

Posted: 18 Sep 2016 06:19 AM PDT

Bashkimi Europian synon të forcojë ndikimin e tij në rajonin e Ballkanit Perëndimor kundrejt konkurrentëve të drejtpërdrejtë si Kina, Rusia, etj. Por, rajoni ka nevojë për shumë fonde për të siguruar një ndërlidhje që do t'i shërbente kësaj logjike. Vetëm për investimet në infrastrukturë, shifra e kërkuar llogaritet mesatarisht në rreth 6.5 miliardë euro në vit për një periudhë dhjetëvjeçare. Disa akademikë kanë realizuar një studim në lidhje me investimet që do të kërkohen dhe ku duhet të përqendrohen ato.

Kur vjen puna për të ruajtur ndikimet në arenën gjeopolitike, mjetet që përdoren shpesh mund bien në kundërshtim edhe me vetë politikat e brendshme. Por, në fund të fundit, mjeti justifikon qëllimin. Ky është edhe rasti i strategjisë që Bashkimi Europian po ndjek me vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6). Bëhet fjalë për atë që njihet si Procesi i Berlinit, për zbatimin e të cilit është krijuar edhe një program që lehtëson menaxhimin e projekteve strategjike, i njohur si "Western Balkans Investment Framework" (WBIF).

Bashkimi Europian është i vendosur që të forcojë ndikimin në rajonin e Ballkanit, në kushtet kur konkurrentët e drejtpërdrejtë si Rusia e Kina po tregohen agresivë.

Rajoni ka shumë probleme, ai nuk është i ndërlidhur mes tij.

Tre akademikë, Claude Berthomieu, Massimo Cingolani, Anastasia Ri kanë ndërmarrë një studim të detajuar ku paraqesin gjendjen e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, problemet që kanë dhe sfidat që i presin për një periudhë të paktën 5-10-vjeçare.

Pavarësisht, nga një tendencë e qartë e Procesit të Berlinit për t'i dhënë më shumë prioritet energjisë dhe transportit, sipas studimit, sektori social dhe ai mjedisor kanë nevojë për investime kyçe, që janë të rëndësishme për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm.

1001 problemet e Ballkanit

Rajoni i Ballkanit Perëndimor po përballet me sfida të rëndësishme, si: tejkalimi i tranzicionit të institucioneve përmes reformave strukturore, adaptimi i legjislacionit, arritja e nivelit më të lartë të të ardhurave për frymë, reduktimi i papunësisë, ulja e varfërisë dhe pabarazisë etj.

Modernizimi i infrastrukturës dhe integrimi i suksesshëm janë një test i vërtetë për rajonin në kushtet e tanishme, përfshirë këtu edhe emigracionin. Adresimi i këtyre sfidave në të njëjtën kohë, thuhet në studim, është i vështirë dhe duhet të mbështetet edhe nga zhvillimi ekonomik.

Zgjidhja për pazëllin duhet të gjendet në bashkimin e copave dhe baza janë investimet. Zhvillimi i qëndrueshëm i rajonit nuk mund të arrihet pa investimet, private dhe publike.

Investimet private janë ende të ulëta, pas rënies dramatike që pësuan për shkak të krizës së 2008-s. Në këto kushte, thonë ekspertët, duhet të jenë investimet publike ato që të udhëheqin. Në kushtet e masave shtrënguese, qeveritë tentojnë që të shkurtojnë buxhetet për këto investime.

Por, tani që po shfaqen shenjat e përmirësimit, është e rëndësishme që rritja të mbështetet përmes investimeve në infrastrukturë.

Investimet që kërkohen janë thelbësore. Në Ballkanin Perëndimor stoku i kapitalit fizik për frymë llogaritet nën 30% dhe kjo është poshtë mesatares së BE-së. Në studim thuhet se është e vështirë që të jepen elemente të saktë të investimeve që kërkohen, megjithatë kërkimet e mëparshme kanë treguar se vendet e Ballkanit Perëndimor shpesh parashikojnë buxhete të konsiderueshme për investime dhe rreth 25% e tyre i zënë ato në infrastrukturë.

Pikërisht për të mbështetur këto zhvillime, në vitin 2014 nisi edhe ai që më pas u njoh si procesi i Berlinit. Në të u bë e ditur se rreth 150 milionë euro në vit do të dedikoheshin nga buxheti për të garantuar zhvillimin e ndërlidhjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2020.

Projektet e para u miratuan në Samitin e Vjenës që u mbajt më 27 gusht 2015, që parashikonte zbatimin e 6 projekteve rrugore dhe hekurudhore, për një vlerë prej rreth 342.5 milionë euro që do të financoheshin me fonde nga Programi i Para-Anëtarësimit (IPA).

U vendos gjithashtu që do të mbështeteshin edhe 4 projekte fushën e interkonjeksionit dhe transmetimit të energjisë për një total prej 274 milionë eurosh.

Përveç ndërlidhjes, thuhet në studim, rëndësi i është kushtuar edhe kërkesës për të mbështetur sektorë si ai social dhe mjedisor. Kjo do të mund të arrihet me ndihmën e fondeve IPA.

Vlerësohet se përveç fondit 1 miliard euro për ndërlidhjen, do të mund të sigurohen edhe 1.8 miliardë euro për projektet e investimeve kapitale në rajon.

Nevoja për më shumë investime

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kroacia kanë nevojë urgjente për investime, thuhet në studim, në mënyrë që të arrijnë rrjetet bazë infrastrukturore të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Nevojat janë të mëdha në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Ndërsa investimet private janë ngadalësuar, ekziston një mundësi për të përshpejtuar ritmin e zhvillimit, kjo duke i dhënë një shtysë më të madhe infrastrukturës. Një gjë e tillë do të eliminonte kufizimet për të krijuar një mjedis më të favorshëm për investime private vendase dhe të huaja direkte. Në studim thuhet se nëse kjo mundësi do të humbasë, në rastin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, atëherë do të vazhdojë pabarazia aktuale strukturore dhe do të mbeten të "mbërthyera" në tranzicion, moszhvillim, tensione sociale edhe për vitet në vijim.

Një infrastrukturë më e mirë do të përmirësonte tërheqjen e kapitalit të huaj, si dhe do të ngushtonte hendekun që ekziston me Bashkimin Europian.

Në studim thuhet se gjatë vitit 2015 janë bërë përpjekje për të rritur investimet, veçanërisht ato direkte, që janë udhëhequr nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.

Është e rëndësishme që të mbështetet ky trend pozitiv për ta vendosur Ballkanin Perëndimor në rrugën e rritjes së qëndrueshme. Një infrastrukturë më e mirë do të thotë akses më i shpejtë në energji, ndërlidhje më e mirë transportuese drejt tregjeve me forcë pune të kualifikuar. Të gjitha këto janë sinjale pozitive për sektorin privat.

Dhe një nga aspektet tërheqëse të Ballkanit Perëndimor është fuqia punëtore me kosto të ulët. Sipas studimit, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, paga mesatare është 420 euro. Për orë pune, kostoja për çdo punëtor mesatarisht është 4.4 euro. Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagesës për orë pune, për çdo punëtor në rreth 2.2 euro, e cila është 10% më e ulët se mesatarja e BE-së.

Një tjetër çështje që mundon Ballkanin janë edhe flukset emigratore në rritje, gjë e cila shoqërohet me një sërë pasojash zinxhir. Studimi tregon se gjatë dy viteve të fundit, kërkesat nga personat që kanë kërkuar për herë të parë azil nga vendet e Bashkimit Europian janë trefishuar. Në vitin 2013, numri i tyre ishte 56,000, ndërsa në vitin 2015, ky numër arriti në rreth 172,000, veçanërisht si pasojë e kërkesave të mbërritura nga Shqipëria dhe Kosova. Azilkërkuesit nga gjashtë vendet e Bashkimit Europian përfaqësojnë më shumë se 15% të numrit total të atyre me origjinë nga vendet jo të BE-së.

Studimi tregon se zgjidhja për këto flukse emigratore duhet të gjendet te përmirësimi i tregut të punës, në këtë mënyrë do të mund të ulej ritmi i tyre.

Në këtë aspekt do të ndihmonin edhe investimet private, por ritmi i tyre është ulur ndjeshëm. Investimet private, thotë studimi, janë në nivele të ulëta dhe së bashku me papunësinë mbeten probleme kyçe.

Në vitin 2015, norma e papunësisë në rajonin e Ballkanit ishte 23% ose rreth 13 pikë përqindje më e lartë se mesatarja e EU15. Kjo tendencë rrit emigracionin drejt vendeve europiane më të zhvilluara.

Një aspekt i rëndësishëm që pengon zhvillimin e këtij rajoni është edhe infrastruktura, e cila vuan nga mirëmbajta e dobët dhe fondet që kërkohen për rehabilitim janë të larta. Infrastruktura rrugore në vendet e Ballkanit Perëndimor është tre herë më e dobët sesa në vendet e BE-së.

Rrjeti hekurudhor gjithashtu është në gjendje të vështirë dhe përthith më pak investime sesa ai hekurudhor, edhe pse është më konkurrues me tarifat.

Vetëm për të zhvilluar 31 projekte prioritare të përcaktuara në rrjetin e SEETO-s, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për 6.7 miliardë euro investime. Në total, vetëm për transportin investimet e nevojshme llogariten në rreth 40 miliardë euro, përfshirë këtu edhe Kroacinë.

Nga ana tjetër, rajoni nuk shfrytëzon të gjithë potencialin e tij për prodhimin e energjisë. Megjithatë, varësia nga importet në këto vende është më e ulët, por ky sektor në zonat urbane kërkon rritje të kapaciteteve. Çmimet e energjisë janë dy herë më të ulëta sesa në BE dhe energjia e prodhuar është më konkurruese, duke u kthyer në potencial eksporti dhe input të lirë për industrinë e brendshme. Sipas Strategjisë së Komunitetit të Energjisë, skenari me kosto minimale parashikon një total investimi që kërkohen për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në rreth 35.5 miliardë euro. Por, një skenar më ambicioz që parashikon edhe reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit e çon këtë shifër në 59.9 miliardë euro.

Sektori i mjedisit ofron një sërë mundësish, por duhet marrë në konsideratë vulnerabiliteti i tij. Hendeku infrastrukturor në këtë sektor është i madh dhe mund të prodhojë një sërë efektesh.

Sektori social, veçanërisht ai i edukimit gjatë periudhës së tranzicionit, nuk ka qenë ndër prioritetet kryesore të qeverive. Niveli i regjistrimeve në institucionet arsimore ka rënë ndjeshëm, veçanërisht në rajonet si Shqipëria, Kosova dhe Bosnjë–Hercegovina.

Në vendet e Ballkanit, shpenzimet për shëndetësi dhe edukim nga ana e qeverive janë më të ulëta se niveli europian. Studimi tregon se investimet në edukim dhe shëndetësi nuk mund të japin rezultate të menjëhershme, por ato ndikojnë në zhvillimin afatgjatë, pa të cilën struktura e papunësisë nuk mund të përmirësohet.

Studimi i akademikëve europianë tregon se duke marrë në konsideratë normën e lartë të papunësisë, qeveritë nuk duhet të tregohen neglizhente, por duhet t'i konsiderojnë si prioritete kombëtare.

Një sektor me potenciale të mëdha janë Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM). Roli i tyre në rritjen e punësimit është thelbësor, por ato përballen me kushte të forta për kreditimin, gjë që i vë përballë vështirësive. Ky vlerësohet si sektori që ka nevojë për më shumë investime në terma vjetorë.

Investimet në infrastrukturë do të përmirësonin kushtet e zhvillimit. Numri i tyre është më i madh në sektorin e ndërtimit.

Çfarë duhet të ndryshojë

Mesazhi kryesor që përcillet përmes këtij studimi për vendet e Ballkanit Perëndimor është se asnjë strategji nuk mund të zhvillohet pa investime.

Në infrastrukturë, nevojat janë të mëdha dhe urgjente. Fondet IPA II parashikojnë grante për vendet e Ballkanit Perëndimor në vlerën 2 miliardë euro për periudhën 2015–2020. Në logjikën e Western Balkans Investment Framework, këto grante mund të mbështeten edhe nga kreditë që mund të ofrojnë institucionet ndërkombëtare financiare.

Në studim thuhet se në Shqipëri ka nevojë urgjente për investime në sektorin hekurudhor, i cili është ndërtuar që në vitin 1917. Ndërsa vlerësohen përmirësimet që janë bërë në përmirësimin e rrjetit rrugor, i cili është zgjeruar në masën 45% (sipas të dhënave të vitit 2014). Gjatë dhjetë viteve të fundit, thuhet në studim, Shqipëria ka bërë përpjekjet më të mëdha, duke ndërtuar më shumë se 300 km rrugë, e ndjekur nga Kroacia dhe Serbia përkatësisht me 280 dhe 240 km. Megjithatë, Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të kenë densitetin më të ulët të rrugëve 1 km/1,000 banorë në rreth 13-19 km. Në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, investimet vjetore në infrastrukturën rrugore llogariten mesatarisht në 0.8%. Sipas SEETO-s, investimet urgjente në infrastrukturë vlerësohen në rreth 12.5 miliardë euro (9.3 mld euro për hekurudhat dhe 3.1 mld euro për rrugë). Vetëm për zbatimin e 48 projekteve prioritare të nisura në vitin 2016 nevojiten 9.64 miliardë euro.

Në studim thuhet se duhet t'i kushtohet vëmendje e veçantë promovimit të SME-ve, të cilat janë shtyllat e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor. Ato përbëjnë 99.6% të "popullsisë" sipërmarrëse, shifër e cila është afër mesatares së BE-së që është rreth 99.8%. Shqipëria renditet ndër vendet e Ballkanit që kanë një kontribut të ulët të SME-ve në punësim, në rreth 60%, në një nivel gati të njëjtë me Malin e Zi. Parashikohet që investimet në SME, për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2020 të llogariten në rreth 9.7 miliardë euro, sipas skenarit më të mirë.

Sipas studimit, rritja ekonomike mund të stimulohet përmes investimeve, por kapacitetet huamarrëse duhet të adaptohen sipas konceptit të 'hapësirës fiskale' bazuar edhe në vizionin e donatorëve të të institucioneve financiare ndërkombëtare. Ekziston gjithashtu rreziku se rajoni mund të mbërthehet në një cikël vicioz të rritjes së ulët, të investimeve të dobëta private, papunësisë së lartë dhe nivelit të lartë të borxhit.

Për të adresuar këtë sfidë, roli i zhvillimit të financave është vendimtar. Kjo është e vetmja mënyrë për të financuar projekte afatgjata të nevojshme./Monitor/

The post Lufta 6.5 miliardë euro për Ballkanin appeared first on INSAJDERI.

Mustafa i del në mbrojtje kishës ortodokse në oborrin e UP-së

Posted: 18 Sep 2016 05:55 AM PDT

Ai është befasuar pas protestës së studentëve, pasi sipas tij, ata kanë reflektuar karakter religjioz dhe jo atdhetar.

"Befasia qëndron ne protestën studentore, që për herë të parë reflekton karakter religjioz, e jo atdhetar", ka shkruar në një postim të tij në facebook.

Ai ka thënë se kisha duhet të qëndrojë në vendin në të cilën është dhe t'ju shërbejë qytetarëve të përkatësisë ortodokse, dhe në qoftë se nuk ka besimtar të fesë ortodokse, le të përdoret për qëllime artistike.

"Kisha lë të qëndrojë e të shërbejë për qytetarë të konfesionit ortodoksë, nëse ka të tillë. Nëse nuk ka, atëherë të gjejmë formulën e përdorimit të saj për qëllime artistike apo qëllime tjera dinjitoze, duke reflektuar kështu vlerat kombëtare, ato europiane dhe të botës së qytetëruar", ka mbyllur postimin e tij Rrustem Mustafa./Insajderi.com

The post Mustafa i del në mbrojtje kishës ortodokse në oborrin e UP-së appeared first on INSAJDERI.

Dërguti: Qeveria ‘Pronto’ po e fsheh republikën me letër ngjitëse

Posted: 18 Sep 2016 05:29 AM PDT

"Qeveritë e negociatave me Serbinë gjithnjë na kanë thënë se po bisedojmë me qëllim forcimin e shtetësisë së Kosovës. Por ne po jemi dëshmitarë që forcimi i shtetësisë përballë Serbisë po mbetet vetëm në deklaratat e Edita Tahirit, Thaçit, Mustafës e së fundi dhe Veselit", ka thënë Gërguti gjatë një konference të mbajtur sot.

"Për ta saktësuar edhe marrëveshjen e 14 shtatorit të 2016, që në thelb nuk ndryshon nga ajo e 2 korrikut 2011, duhet t'ua bëjmë me dije qytetarëve të Kosovës se qeveria ka rënë dakord  që: 1. Palët janë pajtuar që të mbulohen pjesët relevante të tabelave respektive të automjeteve me dy letër ngjitëse të bardha; 2. Ky sistem me letër ngjitëse do të hyjë në fuqi me 15 nëntor 2016", ka thënë më tej Gërguti.

Dërguti tha po ashtu se në këtë marrëveshje s'është arritur pajtim që të mos ketë më targa të strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë me inicialet e qyteteve të Kosovës, si KM, të cilat, sipas saj, aplikohen kryesisht në veri të shtetit.

"Aktualisht në Republikën e Kosovës janë katër lloje të targave me të cilat qarkullohet, ato ligjoret RKS pa të cilat ne si qytetarë penalizohemi po të mos i kemi me rregull, janë ato "KS" nga koha e UNMIK-ut të cilat i do ende Serbia, janë "PROBATION" dhe targat e strukturave ilegale të Serbisë", ka shfaqur shqetësimin ajo.

"Këta që çdo ditë e kanë gojën plot me shtet dhe institucionalizëm, kanë prodhuar këtë situatë aspak të lakmueshme për çfarëdo lloj të shtetit. Nga ana tjetër negociatat me Serbinë në çfarëdo niveli duhet të ndalen. Tashmë është vërtetuar plotësisht se këto negociata kanë dëmtuar Kosovën dhe kanë ndihmuar edhe ende po e ndihmojnë Serbinë për të ecur përpara në proceset integruese. Kjo ecje e Serbisë po bëhet në kurriz të Kosovës falë qeveritarëve "Pronto". Marrëveshja e 14 shtatorit është e turpshme si çdo marrëveshje që ka sjellë qeveria "Pronto" nga Brukseli këto 5 vite", ka përfunduar nënkryetarja e Kuvendit dhe deputete e Vetëvendosjes, Aida Dërguti./Insajderi.com

Dërguti: Kisha në oborrin e UP-së po trajtohet si ndërtim pa leje

Dërguti: Qeveria 'Pronto' po e fsheh republikën me letër ngjitëse

The post Dërguti: Qeveria 'Pronto' po e fsheh republikën me letër ngjitëse appeared first on INSAJDERI.

Turqia ndalon 137 migrantë që ishin nisur drejt Greqisë

Posted: 18 Sep 2016 05:16 AM PDT

Agjencia Anadolu thotë se 95 migrantë ishin nga Siria, Afaganistani dhe Iraku. Ata kishin tentuar që të arrinin në ishujt grek Lesbos dhe Chios, përmes tre barkave, raporton AP.

Ndërkaq, 42 migrantët e tjerë, përfshirë këtu gra dhe fëmijë, janë kapur teksa kanë tentuar të arrinin në ishullin Kos, shkruan rel.

Sipas të dhënave të rojës bregdetare të Turqisë, vetëm në muajin gusht 1,603 migrantë kanë tentuar të arrijnë në Greqi. Kjo shifër është pothuajse dy herë më e madhe krahasuar me muajin korrik.

Agjencia e BE-së, Frontex ka thënë se këtë javë numri i migrantëve që kanë arritur në ishujt grek është rritur krahasuar me muajin e kaluar.

The post Turqia ndalon 137 migrantë që ishin nisur drejt Greqisë appeared first on INSAJDERI.

Dërguti: Kisha në oborrin e UP-së po trajtohet si ndërtim pa leje

Posted: 18 Sep 2016 05:07 AM PDT

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka thënë se Komuna e Prishtinës po e trajton kishën ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës si ndërtim pa leje, duke shtuar se kjo kishë është simbol i aparteidit të Milloshevicit në Kosovë.

Zyrtarët e Vetëvendosjes kanë dalë hapur kundër vazhdimit të rivitalizimit të kishës serbe e cila është e ndërtuar pa leje në oborrin e Universitetit të Prishtinës, shkruan Zëri.

"Objekti në kampus, është një objekt që nuk ka leje ndërtimi. Ai objekt nuk duhet të quhet kishë dhe thjesht duhet të cilësohet vetëm si objekt pa leje ndërtimi. Ai është objekt që paraqet gjenocidin dhe për ndërtesat e tilla Prishtina ka statusin, objekte të ndërtuara ilegalisht. Duhet të kthehet çdo gjë nga pika zero, duhet të shkarkohet ekzekutivi aktual etj. Marrëveshja e Demarakcionit me Malin e Zi ka shkaktuar destabilizim të brendshëm të vendit dhe kjo aspak nuk është e mirë për shtetin”, ka thënë Dërguti gjatë një konference për media.

The post Dërguti: Kisha në oborrin e UP-së po trajtohet si ndërtim pa leje appeared first on INSAJDERI.

Një i vdekur dhe 15 të plagosur në një shpërthim në Barcelonë

Posted: 18 Sep 2016 05:00 AM PDT

Shpërthim ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit. Personat të cilët kanë mbetur të plagosur janë kalimtarë të rastit.

Shkaqet e këtij shpërthimi ende nuk dihen, njoftojnë zyrtarët e qytetit./Insajderi.com

 

 

The post Një i vdekur dhe 15 të plagosur në një shpërthim në Barcelonë appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more