Skip to main content

“Indi: Akuza për Pakistanin se po eksporton terrorizëm” plus 16 more Radio Evropa e Lirë

“Indi: Akuza për Pakistanin se po eksporton terrorizëm” plus 16 more Radio Evropa e Lirë


Indi: Akuza për Pakistanin se po eksporton terrorizëm

Posted: 24 Sep 2016 10:03 AM PDT

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, e ka akuzuar Pakistanin për përpjekje për destabilizim të Azisë duke eksportuar terrorizëm. Këto kritika u bënë pas sulmit vdekjeprurës të 18 shtatorit kundër një kampi ushtarak të Indisë në Kashmir, për të cilin Nju Delhi e fajëson Pakistanin. Nga ky sulm janë vrarë 18 ushtarë të Indisë. Gjatë një fjalimi të sotëm televiziv, Modi theksoi se aksionet e Pakistanit po e prekin Indinë, Bangladeshin dhe Afganistanin. "Ekziston një shtet në Azi, qëllim i të cilit është përhapja e terrorizmit dhe po punon për të siguruar se shekulli i 21-të nuk i takon Azisë", tha Modi në një referencë të qartë për Pakistanin. Për një kohë të gjatë India e ka akuzuar Pakistanin për mbështetje të grupeve militante në Kashmirin kontestues dhe për dërgimin e luftëtarëve në pjesët e tjera të vendit për të kryer akte të dhunës. Pakistani i ka hedhur poshtë akuzat.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: “Po punojmë për të miratuar demarkacionin në Kuvend”

Posted: 24 Sep 2016 09:24 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se "institucionet në Prishtinë po punojnë në zgjidhjen e problemit të demarkacionit me Malin e Zi", me qëllim që "marrëveshja të miratohet së shpejti". Në një intervistë me të përditshmen malazeze Pobjeda, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Mustafa tha se "institucionet e Kosovës po punojnë që të arrijnë një numër të mjaftueshëm për të miratuar marrëveshjen në Kuvendin e Kosovës". Qeveria e Kosovës e tërhoqi nga Kuvendi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, që u nënshkrua në gusht të vitit 2015 në Vjenë në praninë e përfaqësuesve ndërkombëtarë. Mali i Zi ka miratuar marrëveshjen. Marrëveshja ka ngjallur reagimin e fuqishëm të opozitës në Kuvendin e Kosovës, ku ka përdorur gazin lotsjellës për të parandaluar votimin, dhe njëkohësisht ka zhvilluar edhe protesta në rrugë, me pretendimet se Kosova me marrëveshje humb pjesë të territorit të saj. Së fundi, Komisioni Evropian, me rekomandimin për liberalizimin e vizave, ka kushtëzuar Kosovën me miratimin e marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi dhe me fuqizimin e luftës kundër korrupsionit. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Merkel: Dëshirojmë ta ndalim migrimin ilegal, por me humanitet

Posted: 24 Sep 2016 08:51 AM PDT

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, tha sot se Evropa duhet të siguroj më tepër marrëveshje me vendet e treta për kthimin e migrantëve, të cilët nuk kualifikohen për azil. "Ne dëshirojmë ta ndalim imigrimin ilegal, por duke i pasur parasysh përgjegjësitë tona humanitare" tha zonja Merkel, pas takimit në Vjenë me përfaqësuesit e vendeve përgjatë rrugës ballkanike, nëpër të cilën kalojnë migrantët. Nga ana tjetër, kancelari i Austrisë, Christian Kern, në konferencën për shtyp pas samitit të Vjenës, tha se "ne duhet ta rimarrin kontrollin e kufirit tonë të jashtëm" dhe ka shtuar se "ne duhet të vendosim se kush mund të hyjë në Evropë". Merkel dhe Kern janë shprehur se situata e migrantëve në Evropë është më e mirë se para një viti, kur mijëra vetë e kaluan Detin Mesdhe për çdo ditë nga Turqia në Greqi, e pastaj nëpër rrugën Ballkanike depërtonin në pjesën veriore të Evropës. Afro një milion migrantë kanë hyrë në Evropë gjatë vitit të kaluar, shumica e tyre nga Siria, Iraku dhe Afganistani, dhe shtetet e tjera të përfshira nga konfliktet. Vendet evropiane duhet të sigurojnë se rruga ballkanike është krejtësisht e mbyllur për migrantët e parregullt, tha sot presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk.  "Prej ditës së parë të krizës së migrantëve nuk kisha dyshim se çelësi kryesor për zgjidhjen e saj është ripërtritja e kontrollit të kufijve të jashtëm të BE-së. Prandaj, qartazi parakusht esencial për arritjen e këtij qëllimi është bashkëpunimi i ngushtë me partnerët tanë në Ballkan dhe Turqinë", u tha gazetarëve Donald Tusk, para samitit në Vjenë, ku është diskutuar për migrimin. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermani: Arrestohet një pjesëtar i dyshuar i IS-it në Dyseldorf

Posted: 24 Sep 2016 07:53 AM PDT

Zyra e prokurorisë federale e Gjermanisë thotë se një shtetas gjerman është arrestuar në aeroportin e Dyseldorfit, pas kthimit të tij nga Turqia, i dyshuar se është pjesëtar i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS). Kjo zyrë ka njoftuar sot se personi 22 vjeçar është i akzuar se ka shkuar në Siri, në gusht të vitit 2015, për tu anëtarësuar në radhët e Shtetit islamik. Ai është i dyshuar se ka pasur stërvitje se si të përdoret armatimi në një kamp trajnues dhe se kishte një pushkë automatike dhe granata dore për t'i përdorë në betejë eventuale. Ky individ, po ashtu, është i dyshuar se i ka pyetur njerëzit në Gjermani për të udhëtuar në territoret nën kontrollin e IS-it në Irak dhe Siri, për anëtarësim në grupin ekstremist. Në deklaratën e Zyrës së prokurorisë federale gjermane thuhet se i dyshuari ishte larguar nga Siria dhe dimrin e kaluar kishte shkuar në Turqi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dialogu Kosovë - Serbi, përmbyllet me integrim në BE apo njohje reciproke?

Posted: 24 Sep 2016 07:02 AM PDT

Faza përmbyllëse e dialogut me Serbinë po shihet në mënyra të ndryshme nga Qeveria dhe analistët politikë. Në Qeveri theksohet se dialogu mund të ketë sukses vetëm nëse do të rrumbullakohet me njohje reciproke mes dy shteteve. Kurse, analistët politikë besojnë se dialogu do të zgjasë deri në kohën kur Serbia të anëtarësohet në BE.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vjenë: Tusk kërkon mbylljen e rrugës ballkanike për migrantët

Posted: 24 Sep 2016 05:20 AM PDT

Vendet evropoane duhet të sigurojnë se rruga ballkanike është krejtësisht e mbyllur për migrantët e parregullt, tha sot presidenti i Bashkimit Evropian Donald Tusk, në fillim të samitit për migrantët në Vjenë. "Prej ditës së parë të krizës së migrantëve nuk kisha dyshim se çelësi kryesor për zgjidhjen e saj është ripërtritja e kontrollit të kufijve të jashtëm të BE-së. Prandaj, qartazi parakusht esencial për arritjen e këtij qëllimi është bashkëpunimi i ngushtë me partnerët tanë në Ballkan dhe Turqinë", u tha gazetarëve Donald Tusk, para samitit në Vjenë, ku diskutohet për migrimin. Komisionari për migrim i BE-së, Dimitris Avramopoulos, sot në Vjenë, ka paraqitur qëndrim të kundërt me zotin Tusk, duke kërkuar që çfarëdo zgjidhje evropiane duhet të bazohet në "humanitet dhe dinjitet". Ai i ka kritikuar anëtarët e BE-së se nuk kanë pasur gatishmëri për politikë të përbashkët për migrim. Në samitin e Vjenës, pos Austrisë, Gjermanisë dhe Greqisë, marrin jesë edhe liderët e Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë, Bullgarisë, Rumanisë, dhe Hungarisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Valë e re e sulmeve ajrore në Alepo të Sirisë

Posted: 24 Sep 2016 04:56 AM PDT

Aeroplanët ushtarakë e kanë ndërmarrë një valë të re të sulmeve ajrore kundër hapësirave nën kontrollin e kryengritësve në Alepo të Sirisë, në kuadër të ofensivës madhore të planifikuar nga ushtria e Sirisë, e mbështetur nga Rusia. Ammar al Selmo, shef i mbrojtjes civile në pjesën lindore, që është nën kontrollin e forcave opozitare, i tha sot agjencisë Reuters se "për fat të keq sulmi po vazhdon dhe se aeroplanët janë në qiell tash". Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, tha se "sulmet janë intensive dhe të vazhdueshme". Në bisedimet e djeshme, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia dështuan ta ripërtrijnë armëpushimin në Siri, derisa aeroplanët ndërmorën sulm masiv ajror kundër hapësirave nën kontrollin e kryegnritësve në Alepo, duke i vrarë dhjetëra njerëz. Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se "pak progres" është arritur pas bisedimeve me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Nju Jork. Zoti Lavrov ka thënë se nuk është arritur marrëveshje dhe e ka akuzuar Uashingtonin se ka dështuar në respektimin e marrëveshjes së mëparshme për armëpushim. Observatori sirian për të drejtat e njeriut raportoi se së paku 30 sulme ajrore i kanë qëlluar caqet e ndryshme në Alepo, gjatë mëngjesit të djeshëm, dhe tha se së paku 27 civilë janë vrarë, dhjetëra të tjerë janë plagosur, ndërsa ka edhe të atillë që ende janë të bllokuar nën gërmadha. Ushtria e Sirisë, që është e mbështetur nga forca ajrore e Rusisë, para dy ditësh tha se e fillon një operacion të ri kundër pjesës lindore të Aëepos, që është nën kontroll të kryengritësve. Në këtë pjesë jetojnë afro 250 mijë njerëz. Një burim ushtarak i tha agjencisë Reuters se ofensiva do të jetë "gjithpërfshirëse", me sulm tokësor të ndihmuar nga bombardimet ajrore dhe artilerike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Me gjithë mungesën e infermierëve, MSH-ja përkrah punësimin e tyre në Gjermani

Posted: 24 Sep 2016 04:25 AM PDT

Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e kanë përkrahur punësimin ligjor në Gjermani të rreth 250 infermierëve të diplomuar në shkollat profesionale në Kosovë, në kuadër të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar me spitalet në Gjermani.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Numri i njerëzve të vrarë në Burlington arriti në pesë

Posted: 24 Sep 2016 04:24 AM PDT

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara thonë se ka vdekur një person i cili ishte plagosur në mënyrë kritike gjatë të shtënave në një qendër tregtare në veri të qytetit Sietël. Tash numri i të vrarëve arriti në pesë vetë, pasi një sulmues i armatosur i kishte vrarë edhe katër femra në këtë qendër tregtare. Duke u shprehur për numrin e të vrarëve në qendrën, Cascade Mall, në Burlington, zëdhënësi i policisë shtetërore në Uashington, Mark Francis, tha: "Katër femra vdiqën brenda shitores Macy's, ndërsa një mashkull në qendrën mjekësore Harborview". Mëtutje, ai theksoi se autoritetet janë në kërkim të të dyshuarit, por "nuk ka indikacione specifike se ku është ai" dhe ka shtuar se policia ishte në kërkim të një personi hispanik, i veshur me rroba të zeza dhe i armatosur, i cili së fundit ishte parë duke u larguar nga qendra kah një autostradë. Të shtënat kanë ndodhur mbrëmë pas orës 19:30, sipas kohës lokale, në qytetin Burlington, që është afro 100 kilometra në veri të Sietlit. Rrjeti NBC News e ka cituar policinë e Uashingtonit që ka thënë se nuk ka indikacione se ky ishte një akt terrorist. Rrjeti KOMO News në Sietël i ka cituar dëshmitarët që kanë thënë se sulmuesi kishte hyrë në dyqanin Macy's në qendrën, Cascade Mall, dhe kishte hapur zjarr. Sipas këtij rrjeti, bizneset e afërta ishin evakuuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koalicionet ndëretnike zhveshin partitë nga retorikat nacionaliste

Posted: 24 Sep 2016 04:20 AM PDT

Para zgjedhjeve të 11 dhjetorit në Maqedoni, partitë politike kanë nisur të shpalosin idetëpër pjesëmarrje sa më të suksesshme në zgjedhje, por për herë të parë pritet që në zgjedhje të dilet me koalicione të përziera etnike. Një synim të tilla ka LSDM-ja, që ka paralajmëruar formimin e një fronti të gjerë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Raporti citon policinë se sulmi në Burlington nuk ishte akt terrori

Posted: 24 Sep 2016 02:41 AM PDT

Autoritetet amerikane thonë se katër femra janë vrarë nga të shtënat në një qendër tregtare në veri të qytetit Sietël, ndërsa një mashkull është i plagosur në mënyrë kritike. Të shtënat kanë ndodhur mbrëmë pas orës 19:30, sipas kohës lokale, në qytetin Burlington, që është afro 100 kilometra në veri të Sietlit. Zëdhënësi i policisë shtetërore të Uashingtonit, Mark Francis, tha se policia ishte në kërkim të një personi hispanik, i veshur me rroba të zeza dhe i armatosur, i cili së fundit ishte parë duke u larguar nga qendra kah një autostradë. Rrjeti NBC News e ka cituar policinë e Uashingtonit që ka thënë se nuk ka indikacione se ky ishte një akt terrorist. Rrjeti KOMO News në Sietël i ka cituar dëshmitarët që kanë thënë se sulmuesi kishte hyrë në qyqanin Macy's në qendrën, Cascade Mall, dhe kishte hapur zjarr. Sipas këtij rrjeti, bizneset e afërta ishin evakuuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Cruz thotë se do të votoj për Trumpin

Posted: 24 Sep 2016 02:06 AM PDT

Ish-kandidati republikan për president, Ted Cruz, thotë se do të votoj për Donald Trumpin në zgjedhjet e 8 nëntorit, përkundër refuzimit të mëparshëm për ta mbështetur të nominuarin e Partisë Republikane, pas garës së ashpër ndërmjet këtyre dy kandidatëve. Mbrëmë në rrjetin Facebook, zoti Cruz ka shkruar se ka vendosur të votoj për të nominuarin republikan, Donald Trump, "pas shumë muajve të shqyrtimit, të lutjes dhe kërkimit të ndërgjegjes sime". Donald Trump dhe Ted Cruz, gjatë garës partiake zgjedhore, kanë këmbyer shumë kritike e akuza të ndërsjella. Zoti Cruz tha se Shtetet e Bashkuara "janë në krizë" dhe se kandidatja demokrate Hillary Clinton, "qartas nuk është e aftë për të qenë presidente". "Jam shumë i nderuar nga mbështetja e senatorit Cruz", tha Donald Trump.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Irak: Nga sulmi i militantëve - 12 vetë të vrarë, përfshirë 4 policë

Posted: 24 Sep 2016 01:38 AM PDT

Nga sulmi i militantëve në një pikë kontrolli të policisë, në veri të qytetit Tikrit në Irak, janë vrarë 12 vetë, kanë njoftuar sot burime të policisë dhe ushtrisë irakiane. Mëtutje, këto burime kanë thënë se sulmi i sotëm ishte i pari i këtij lloji në Tikrit, që është 150 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad, prej se kontrollin ndaj tij e patën rimarrë militantët e Shtetit Islamik, në prill të vitit 2015. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Policia tha se një militant i kishte vrarë katër policë në pikën e kontrollit, para se ai ishte vrarë nga të shtënat e policëve të tjerë. Dy militantët të tjerë kishin vazhduar të lëviznin nëpër pikën e kontrollit deri në 7 kilometra të kufijve të qytetit dhe e kishin aktivizuar eksplozivin në makinën e tyre, duke i vrarë tetë vetë dhe plagosur 23 të tjerë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vjenë: Mbahet samiti për migrim me vendet ballkanike

Posted: 24 Sep 2016 01:16 AM PDT

Liderët e vendeve përgjatë rrugës ballkanike të migrimit tubohen sot në Vjenë për të diskutuar për mënyrat për mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian. Në këtë takim janë ftuar edhe kryeministri grek, Alexis Tsipras, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, pasi vendet e tyre paraqesin pikën e hyrjes dhe të destinimit të migrantëve dhe refugjatëve, raporton agjencia DPA nga Vjena. Kancelari i Austrisë, Christian Kern, thotë se samiti parashihet të ndihmoj në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta. "Samiti ka për qëllim që të jetë hap në drejtim të duhur dhe të ndihmoj në krijimin e presionit për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për këto çështje", tha zoti Kern. Në takimin e fundit të këtillë në Vjenë në muajin shkurt, liderët e vendeve të Ballkanit dhe Austria, patën vendosur ta mbyllin rrugën ballkanike. Pos Austrisë, Gjermanisë, Greqisë, në këtë samit marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Turqisë, Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë, Rumanisë dhe Hungarisë. Pritet edhe pjesëmarrja e komisionarit për migrim të Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Katër të vrarë në një qendër tregtare

Posted: 24 Sep 2016 12:48 AM PDT

Katër femra janë vrarë dhe një person tjetër është plagosur rëndë në një qendër tregtare në Burlington të shtetit të Washingtonit. Policia ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar që ka ikur nga vendi i ngjarjes i armatosur me pushkë, ka njoftuar BBC. Qendra tregtare dhe dyqanet përreth u evakuuan dhe policia ka kërkuar nga qytetarët të mos afrohen. Motivet e sulmit nuk janë të qarta. I dyshuari , që përshkruhet si "një mashkull hispanik i veshur në të hirtë" u pa tek ikte drejt autostradës. Zëdhënësi i Policisë në Shtetin e Washingtonit, Mark Francis, tha se të shtënat ndodhën brenda qendrës tregtare Macy's, bën të ditur AP. Dëshmitarët përshkruajnë skena kaotike dhe konfuzion kur filluan të shtënat.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Kasapi i Kabulit” bëhet shpresë për paqe

Posted: 23 Sep 2016 11:27 PM PDT

Gulbuddin Hekmatyar, komandant famëkeq i luftës në Afganistan, ka nënshkuar marrëveshje për paqe me Qeverinë e Afganistanit. Kthimi i tij në qendër të vëmendjes ka hapur plagë të vjetra në Kabul.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Egjipt, vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga mbytja e anijes

Posted: 23 Sep 2016 10:19 AM PDT

Numri i trupave të gjetur pas përmbytjes së një anijeje me migrantë në brigjet e Egjiptit, të mërkurën, ka arritur në 161. Autoritetet egjiptiane thanë se mbi 70 trupa janë gjetur të premten. Anija ka pasur në bord 450 deri në 600 migrantë kur është mbytur rreth 12 kilometra larg qytetit Roseta. Anija po transportonte migrantë egjiptianë, sirianë, sudanezë, eritreas dhe somalezë. Autoritetet thanë se së paku 163 njerëz janë shpëtuar. Të mbijetuarit thanë se anija ka qenë e mbipopulluar dhe besohet se shumica e të vdekurve kanë qenë gra dhe fëmijë që nuk kanë ditur të notojnë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more