Skip to main content

“Globalizim për këdo” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Globalizim për këdo” plus 1 more Telegrafi Opinione


Globalizim për këdo

Posted: 23 Sep 2016 01:50 PM PDT

Hernando de Soto

Sot, kundërshtarët e globalizimit duket se po i tejkalojnë mbrojtësit e tij. Nëse ata e arrijnë atë që duan, rendi ndërkombëtar i post luftës së dytë botërore – që synonte, dhe shpesh ia ka arritur, të çojë përpara paqen dhe begatinë përmes shkëmbimit dhe ndërlidhjes – mund të shembet. A mund të shpëtohet globalizmi?

Në pamje të parë, e ardhmja duket e zymtë. Çdo aspekt i globalizimit – tregtia e lirë, lëvizja e lirë e kapitalit dhe migracioni ndërkombëtar – po sulmohet. Akuzat drejtohen nga forcat antagoniste – nga partitë politike populiste te grupet separatiste dhe organizatat terroriste – veprimet e të cilave priren të përqendrohet më tepër te ajo që ata kundërshtojnë, sesa te ajo që mbështesin.

Në Rusi dhe Azi, grupet antiperëndimore janë në krye të fushatës kundër globalizimit. Në Evropë, partitë populiste priren të theksojnë neverinë e tyre për integrimin evropian, ku ata të të djathtës shpesh dëmtojnë imigacionin, ndërsa e majta denoncon rritjen e pabarazisë ekonomike. Në Amerikën Latine, armiku shihet si ndërhyrja e huaj e çdo lloji. Në Afrikë, separatistët fisnorë kundërshtojnë çdokënd që pengon pavarësinë. Dhe në Lindjen e Mesme, ISIS refuzon me ngulm modernitetin – dhe shënjestron shoqëritë që e përqafojnë atë.

Pavarësisht ndryshimeve, këto grupe kanë një gjë të përbashkët: një armiqësi të thellë kundrejt strukturave ndërkombëtare dhe ndërlidhjes (megjithëse një grup vrasësish si ISIS mund të përdorë një kategorizim tjetër, duke thënë për shembull populistët evropianë). Atyre nuk u intereson rendi ndërkombëtar, ata duan të shkatërrojnë zhvillimin e shpejtë ekonomik të post-1945 që nxori miliarda shtetas të vendeve në zhvillim nga varfëria. Ata shohin vetëm institucione të mëdha, të palëkundura dhe pabarazi të patolerueshme në të ardhura e pasuri dhe për këtë fajësojnë globalizimin.

Ka një të vërtetë në këto argumente. Bota është një vend shumë i pabarabartë dhe pabarazia mes shoqërive është zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme në dekadat e fundit. Por kjo nuk ka ndodhur për shkak të tregtisë ndërkombëtare apo lëvizjes së njerëzve; në fund të fundit, tregtia ndërkufitare dhe migracioni kanë ndodhur prej mijëra vitesh.

Zgjidhja e propozuar nga lëvizjet antiglobalizim – mbyllja e kufijve kombëtar për tregtinë, njerëzit apo gjithçka tjetër – ka pak kuptim. Në fakt, një qasje e tillë do të dëmtonte këdo, jo vetëm elitat e pasura që përfitojnë më së tepërmi nga tregjet e globalizuara.

Pra, çfarë po e nxit pabarazinë? Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeve, duhet të marrë në konsideratë se cila pjesë e globalizimit po gjeneron fitime për të pasurit.

Një aspekt qendror i globalizimit është dokumentimi i kujdesshëm i dijes dhe mjeteve ligjore të nevojshme për të kombinuar të drejtat e pronësisë së aseteve teke në dukje të parëndësishme (pjesët elektronike, të drejtave ligjore të prodhimit dhe kështu me radhë) në artikuj kompleks (një iPhone) dhe të vlerësohet teprica që ato gjenerojnë. Librat e qarta dhe të aksesueshme të llogarive që përshkruajnë qartë jo vetëm se cili kontrollon çfarë dhe ku, por edhe rregullat që drejtojnë kombinimet e mundshme – të le të themi kolateralit, elementëve, prodhuesve, sipërmarrësve dhe të drejtat ligjore dhe të pronës – janë jetësore që sistemi të funksionojë.

Problemi është se pesë miliardë njerëz kudo në botë nuk janë të dokumentuar në librat kombëtar të llogarive në asnjë qasje të organizuar. Në vend të kësaj, talentet e tyre në sipërmarrje dhe të drejtat ligjore të aseteve regjistrohen në qindra të dhëna të shpërndara dhe sistemesh rregullash në vendet e tyre, duke i bërë të paaksesueshëm ndërkombëtarisht.

Nën këto kushte, është e pamundur që shumica e njerëzimit të marrë pjesë efektivisht në të ardhurat e tyre ekonomike kombëtare, e jo më globale. Pa shumë mjete pjesëmarrjeje në procesin e prodhimit të kombinimeve me vlerë të lartë, njerëzit nuk kanë shans të përfitojnë nga vlera tepricë e krijuar.

Pra, është mungesa e njohurisë së konsoliduar dhe të dokumentuar – jo tregtia e lirë – që po nxit pabarazinë kudo në botë. Por zgjidhja e këtij problemi nuk do të jetë e thjeshtë. Vetëm për të përcaktuar se sa njerëz janë lënë jashtë mori dy dekada punë në terren nga organizata ime, Instituti për Liri dhe Demokraci (ILD), kryer nga më shumë se 1000 kërkues në 20 vende.

Problemi kryesor është izolimi ligjor. Avokatët dhe elitat e korporatave që hartojnë dhe vënë në zbatim legjislacionin dhe rregullimet që qeverisin globalizimin janë të shkëputura nga ato që supozohet të zbatojnë politikat në nivel global. Me fjalë të tjera, zinxhiri ligjor ka mangësi në hallka thelbësore.

Eksperienca në Japoni, SHBA dhe Evropë tregon se një qasje e drejtpërdrejtë ligjore ndaj sigurimit të të drejtave dhe mundësive të barabarta mund të kërkojë një shekull ose më tepër. Por ka një mënyrë më të shpejtë: trajtimi i hallkave që mungojnë si një mungesë jo e zinxhirit ligjor, por në një zinxhir të njohurive.

Ne të ILD dimë diçka rreth zinxhirëve të njohurive. Kemi kaluar 15 vite duke shtuar miliona njerëz në sistemin ligjor të globalizuar, duke sjellë njohuritë që përmbaheshin nga librat e llogarive në fushën ligjore – të gjitha këto pa ndihmën e kompjuterëve. Por ne nuk kemi dekada të tjera për të shpenzuar në këtë proces; duhet të përfshijmë miliarda njerëz të tjerë dhe shpejt. Kjo do të kërkojë automatizim.

Vitin e shkuar, ILD filloi, me mbështetjen pro bono nga firmat e Silicon Valley të përcaktojë nëse teknologjia e informacionit dhe specifikisht libri i transaksioneve në Bitcoin mund t'i japë mundësi popullatës botërore të përfshihet në globalizim. Përgjigjja është një po e fortë.

Duke përkthyer gjuhën e zinxhirit ligjor në një gjuhë dixhitale – një arritje që kërkon krijimin e 21 tipologjive – ne kemi krijuar një sistem që mund të lokalizojë dhe regjistrojë çdo libër llogarish në botë dhe ta bëjë atë publik. Për më tepër, ne kemi pasur mundësinë të kthejmë në 34 tregues binarë pyetje që kompjuterët kanë ngritur mbi librat e llogarive të gjurmuara për të përcaktuar se cilat kushte duhen përfshirë në kontaktet e shpejta të librave të llogarive të firmave të globalizuara dhe kolektivave jo të globalizuara.

Teknologjia e informacionit ka demokratizuar aq shumë elementë në jetët tona. Duke demokratizuar ligjin, ndoshta mund të shpëtojmë globalizimin dhe rendin ndërkombëtar. /Project Syndicate/reporter.al/

The post Globalizim për këdo appeared first on Telegrafi.

Armëpushim i thënçin: Në Siri luftohet dhe ka uri

Posted: 23 Sep 2016 11:22 AM PDT

Jürgen Stryjak

Me aq sa mund të mësoje, njerëzit në Siri as nuk kishin pritur që armëpushimi të mbante. Megjithatë, shumica mezi e pritën armëpushimin dhe pastaj e festuan atë, në rrugë dhe nëpër kafene. Kur dikush i pyeste për armëpushimin, shumicën e herëve ata përgjigjeshin me fjalët Alhamdulillah – shyqyr Zotit!

Në pasojat më tragjike të armëpushimit të dështuar bën pjesë se shumë njerëz në Siri morën një mësim që të shqetëson: pikërisht atë, se një armëpushim nuk sjell asgjë. Këtë e mësuan njerëzit në ato zona, të cilat rrethohen dhe ndëshkohen me uri – shumicën e herëve nga regjimi i Bashar Al-Assadit dhe i aleatëve të tij.

Sipas OKB-së, këtu bëhet fjalë për 600 mijë vetë, sipas organizatave të tjera deri në një milion vetë. Kur armëpushimi mbajti disi ditët e para, ndihmat kundër urisë mund të kishin vajtur te njerëzit. Por kjo nuk ndodhi, sepse qeveria siriane nuk i nxori dokumentet e nevojshme. Kamionët qenë të gatshëm, ata mund të qenë nisur në çdo kohë. Tani një kamion madje u bombardua dhe hë për hë OKB-ja i ka ndaluar krejtësisht ndihmat.

Sirianët që vuanin nga uria mësuan para së gjithash se as armëpushimi nuk ka kuptim. Ata vuajnë nga uria, kur armët heshtin dhe ata vuajnë nga uria kur luftohet. Pse të mos bashkohen më mirë me Fatah al-Sham, me atë grup terrorist, që deri pak kohe quhej Al-Nusra dhe është themeluar nga Al-Kaida? Ose të paktën t’i mbështesin këta terroristë. Luftëtarët e tyre të paktën treguan se janë në gjendje t’i shpërthejnë bllokadat. Po, ata janë terroristë, por çfarë rëndësie ka, mund të mendojë ndonjë sirian: ata janë shumë apo po bëhen gjithnjë e më shumë.

Para së gjithash Assadi – e edhe Rusia – theksojnë herë pas here, se objektivi kryesor i tyre është që të mposhtin terroristët në Siri. Po pse ua çojnë atëherë njerëzit në duar terroristëve? Nëse Assadi donte me të vërtetë armëpushim, pse nuk garantoi ai që njerëzit që vuajnë nga uria të përfitojnë vërtet prej tij, në mënyrë që të ndërpritet rrethi vicioz i shkallëzimit?

Kushdo që të jetë përgjegjës që armëpushimi u lëkund – palët e konfliktit akuzojnë për këtë njëra-tjetrën – fajin në vuajtjen e qindra mijëra njerëzve e mban ai që e ndërpret krejtësisht armëpushimin, pa bërë përpjekje, ose pa këmbëngulur që armëpushimi të shpëtojë – pra regjimi i Assadit.

The post Armëpushim i thënçin: Në Siri luftohet dhe ka uri appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more