Skip to main content

“Gjithçka që duhet të dini për koleksionin e vjeshtës Haute Couture të Valentino-s” plus 4 more femra.net

“Gjithçka që duhet të dini për koleksionin e vjeshtës Haute Couture të Valentino-s” plus 4 more femra.net


Gjithçka që duhet të dini për koleksionin e vjeshtës Haute Couture të Valentino-s

Posted: 13 Sep 2016 02:20 AM PDT

kuq-koleksion-valentino-

Kjo ishte edhe lamtumira e stilistes Mary Grazia Chiuri, e cila ia la bashkëpunëtorit dhe kolegut të saj Pierpaolo Piccioli. Spektakël i vërtetë për në fund!

E diela mjeshtërore e modës së lartë e cila këto ditë ka tërhequr vëmendjen e personaliteteve të fuqishme si dhe kreacionet madhështore, ku edhe dje ka përfunduar sfilata apo defilimi nga shtëpia italiane në hotelin e Parisit – Hotel Salomon de Rothschild.

images-2016-07-valentino_haute_coture_5_709901280

Për këtë sezon, Mary dhe Pierpaolo kanë paraqitur dizajne të mbushura me detaje dhe dekorime luksoze. Paleta e ngjyrave ishte e vrazhdë, plot me nuance nudo si dhe ngjyra e pashmangshme e Valentinos – ajo e kuqe!

Në rreshtin e parë ishin trendsetterkat e njohura dhe adhurueset e shtëpisë së modës: Zoe Kravitz, Olivia Palermo, Mila Jovovich dhe më shumë.

files-1

Ky koleksion i këtij sezoni ishte frymëzim nga bota shekspiriane. Dizajnerët e përshkruajnë këtë koleksion si modele strikte shekspiriane, të ri-interpretuara në mënyrë modern dhe romantike.

Përveç faktit se modelet janë frymëzuar nga shek. 17, motivet e lehtaa të koleksionit përmbajnë edhe jake dhe karnera me ngjyrë të bardhë.  Edhe prapavija ka qenë e inkorporuar me muzikë në sfond nga shekspiri, ku edhe dëgjuam verzionin instrumental të këngës "Kissing You" nga Romeo dhe Julieta.

files-2

Edhepse Chiuri dhe Piccioli të njohur për fustanet e tyre elgante, këtë vit në koleksionin e tyre është përfshirë një numër i madh i modeleve të pantallonav, zakonisht me prerje të shkurtë. Si një lloj kontrasti i plotë janë përdorur edhe çizmet 'biker'.

Materialet dominuese ishin lëkura, tafti dhe cifon. Disa nga materialet janë të përpunuara me dorë me motive idilike të luleve, zogj dhe njëbrirësh. Për fotografimin e tyre janë nevoitur 110 orë.

files-3

Sfilata është mbyllur me një nga krijimet dramatike pompoze! Ishte fustani me ngjyrë të veçantë të kuqe i Valentino-s. Përndryshe, ky model është i krijuar për operën La Traviata, e cila kohët e fundit ka pasur edhe premierën e saj./femra.net/

files-4

 

 

Der Beitrag Gjithçka që duhet të dini për koleksionin e vjeshtës Haute Couture të Valentino-s erschien zuerst auf femra.net.

Ajo është më e bukur se shumica e femrave: është 39 vjeçare, me rrudha dhe kilogramë të tepërt

Posted: 13 Sep 2016 01:47 AM PDT

vjecare-moshe-40-30-bukuri-rrudha-fytyre-peshe

Iu desh 39 vite që të kuptojë, dhe tani që është e vetëdijshme për këtë, ajo ka ndarë rrëfimin e saj me ne…

Një nënë 39 vjeçare, kolumniste, ka gjetur thelbin e bukurisë dhe jetës në përgjithësi, ku femrat tjera ndoshta e kanë të vështirë ta arrijnë këtë. Historinë e saj e përcolli Huffington Post, ndërsa ne po jua përcjellim në mënyrë të plotë.

Ja se si e kuptoi ajo këtë:

"Përderisa përgatitem që të futem në të dyzetat, kisha dashur që të qëndroja në të tridhjetat e mia. Në atë moshë kisha 10 kilogramë më pak se tani. Unë nuk kisha rrudha në fytyrë, lëshim të lëkurës dhe as që kam tentuar ndonjëherë të interesohem për botoks".

Kur isha në të tridhjetat, kam qenë shumë e bukur, por thjeshtë nuk e kam ditur.

Jam fokusuar vetëm në gjërat negative – ato pak kilogramë shtesë, gjinj të varur pas procesit të gjidhënjes si dhe stomaku i fryrë i mbetur nga shtatzënia.

Kisha dëshirë që të kthehesha në moshën njëzetvjeçare.

Kur isha në të njëzetat, kam qenë edhe më e hollë se në vitet e tridhjeta, kisha prapanicë të fortë e të formësuar, ku fatmirësisht mund të vishja bikini pa problem.

Kur isha në të njëzetat, isha shumë e bukur, thjeshtë nuk e dija këtë.

Isha e fokusuar vetëm në gjërat negative- krahasoja vazhdimisht trupin tim me të vajzave të holla, të cilat kishin lëkurë dhe flokë më të mira. Unë doja të isha si ato.

Tani që jam në prag të dyzetave, i shikoj fotografitë me rradhë dhe gjej një femër të bukur.

Tani unë e di se, kur të mbushi akoma më shumë vjet, saherë që shoh fotografitë , më asocon në një femër të bukur.

Çfarë do të thotë kjo?

"Kjo nënkupton se akoma jam e bukur. Ashtu kur edhe ti"!/femra.net/

 

 

Der Beitrag Ajo është më e bukur se shumica e femrave: është 39 vjeçare, me rrudha dhe kilogramë të tepërt erschien zuerst auf femra.net.

7 aplikacionet me të cilat do të krijoni shprehi të shëndetshme

Posted: 13 Sep 2016 01:05 AM PDT

shprehi-shendetshme-aplikacione-duhet-keni

Teknologjia mund të ju ndihmojë shumë në ndryshimin e zakoneve apo shprehive tuaja. Aktiviteti fizik, numërimi i kalorive, dieta të shëndetshme… Ka aplikacione të ndryshme që do të ju rikujtojë dhe motivojë në një mënyrë jetese të shëndetshme. Këtu, po ju paraqesim disa prej tyre.

 

RunKeeper

Ky nuk është vetëm një aplikacion që llogarit se sa keni vrapuar. Ky aplikacion ju jep edhe mundësi të tjera në krijimin e shprehive të ndryshme. Ju mund të dërgoni ditarin tuaj dixhital, të matni aktivitetin fizik me ndihmën e faktorëve të ndryshëm, për të riparuar dhe ndryshuar diçka, dhe pas një kohë mund të merrni statistika se sa është për ju i rëndësishëm vrapimi.

MyFitnessPal

Ndjekja e dietës suaj të përditshme është një nga mënyrat më të mira për të filluar zakonet apo shprehitë e shëndetshme. Ky aplikacion nuk ju detyron të mbani dietë, por që përcjell ushqimin se çfarë konsumoni gjatë ditës dhe ju jep informacion në lidhje me të.

Shopwell

Ky aplikacion është një shtojcë e aplikacionit të mëparshëm, ku ju mëson dhe tregon se çfarë keni blerë. Bëjani me dije se çfarë dëshironi të fusni në shportën tuaj në supermarket, informacionet që ju dëshironi ti mbani dhe kështu ky aplikacion do të ju ndihmojë.

Runtastic

Si fleni? Ky aplikacion vlerëson gjumin tuaj. Ju jep mundësi për të regjistruar ndonjë ndikim të jashtëm në gjumin tuaj, kështuqë do të fitoni një pamje të vërtetë nëse keni gjumë të mirë dhe se si ndikon në ju.

Headspace

Nëse dëshironi që rregullisht të meditoni, ky aplikacion është i duhuri për ju. Ky aplikacion ju ndihmon të krijoni shprehinë e të menduarit dhe motivuarit për çdo ditë.

Sworkit

Një aplikacion i thjeshtë me lloje të ndryshme të ushtrimeve. Nuk është shumë e detajuar dhe analitike sikur RunKeeper, por që ju ndihmon të angazhoheni shpesh në aktivitet fizik.

Habitbull

ky është aplikacioni më i popullarizuar që është në kërkim të shprehive të shëndetshme që ju dëshironi t'i përvetësoni. Shumë stimuj dixhital dhe analitik për miratimin e shprehive të shëndetshme…/femra.net/

Der Beitrag 7 aplikacionet me të cilat do të krijoni shprehi të shëndetshme erschien zuerst auf femra.net.

Nuanca e re Ombre që do të dominojë këtë vjeshtë

Posted: 13 Sep 2016 12:52 AM PDT

floke-ombre-trend-vjeshte-hiri-ngjyre

Të gjithë e mbajmë mend nuancën ombre të popullarizuar që kishte pushtuar të gjithë salonet e bukurisë përreth botës, fama e të cilit ishte aq e madhe saqë të gjitha femrat dukeshin njëlloj po të renditeshin rresht. Dhe, në momentin që menduam se ky trend u hoq qafe nga flokët tanë, ai u shfaq sërish – por në një paraqitje krejtsisht tjetër dhe të papritur.

Nuancën ombre deri tani kemi pasur mundësinë ta shohim në nuance të ndryshme të së kaftës, gështenjë, por për këtë vjeshtë, kjo teknikë është kthyer në një hije të re. flokët ngjyrë hiri janë një trend i ri gjatë këtij viti – dhe do të dominojëpadyshim gjatë tërë sezonit të vjeshtës!

Nëse dëshironi të fitoni një pamje sa më tërheqëse dhe të veçantë, pa pushimeve përzgjidhni nuancën gri që ti përshtateni vjeshtës së ftohtë. Ombre gri është duke mbretëruar edhe në Instagram dhe vetëm përmes hashtag-ut #greyombre mund të vërtetojmë se sa goditje ka fituar ky stilim flokësh në vjeshtë!/femra.net/

wefwfr files

 

Der Beitrag Nuanca e re Ombre që do të dominojë këtë vjeshtë erschien zuerst auf femra.net.

Schnitte me krem banane

Posted: 13 Sep 2016 12:36 AM PDT

torte-banane-krem-embelsire

Përbërësit

4 vezë
250 gr sheqer
200 ml vaj
200 ml Leng bananesh
3 Luge gjelle kakao
300 gr miell
1 Pako bakin
1 L qumësht
2 Pako puding me shije ajke
250 gr gjalpë
200 gr sheqer pluhur
4-5 banane
PËR KREM ÇOKOLATËN:
200 gr çokollatë
100 ml ajkë

Hapat

1. Furren e nxehim ne 200Grad tepsin 26cm e lyejm me vaj. Vezet i rrahim me sheqerin me mikser pastaj ia shtojme vajin dhe leng bananesh. Perzime miellin, kakaon dhe bakini dhe i qesim te masa me vezet dhe i perzim mire deri te bashkohen perbersit. E derdhim brumin ne tepsi dhe e lem ne temperatur 180 Grad te pjeket ne furre per 20-25 minuta.

2. Nga qumeshti pergaditim pudingun dhe e lem te ftohet. Rrahim gjalpin me sheqer pluhurin dhe e perzim me pudingun e pergaditur. Pudingun e derdhim mbi torten e ftohur duke e mbuluar siper torten. Qerojme bananet dhe i presim ne feta dhe i vendosim mbi pudingun duke i shtypur leht me dore.

3. Per krem cokolaten nxehim ajken mbi shporet ia shtojme cokolaten e coptuar dhe e perzime deri sa te shkrihet ne temperatur te ulet. Pastaj e lem te ftohet dhe e qesim siper tortes duke e mbuluar siperfaqen e saj. Servimin e kesaj embelsire e bejme edhe me disa banane te prera ne feta.

Burim: Kuzhinashqiptare

Der Beitrag Schnitte me krem banane erschien zuerst auf femra.net.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more