Skip to main content

“Asparagusi njihet si pastrues i organizmit” plus 9 more Ekonomia Online

“Asparagusi njihet si pastrues i organizmit” plus 9 more Ekonomia Online


Asparagusi njihet si pastrues i organizmit

Posted: 16 Sep 2016 10:00 AM PDT

I pasur me përbërës ushqyes dhe shërues, asparagusi që moti është i njohur si pastrues i organizmit.

Kjo perime me kalori të ulëta është e pasur me vitaminat B6, B9, A, C, K dhe E, me mineralet: kalcium, magnez, zink, selen, bakër, mangan, fosfor, hekur, fibra dhe proteina.

Përveç kësaj përmban edhe shumë krom, i cili e zvogëlon ndjenjën e urisë, me ç'rast u rekomandohet kryesisht femrave të cilat kanë probleme me peshën e tepërt.

Asparagusi stimulon largimin e toksinave, e lehtëson urinimin, zvogëlon kolesterolin në gjak dhe shtypjen e gjakut, dhe e përmirëson punën e zemrës.

Njëkohësisht, pasi që është i pasur me kalcium, e lehtëson humbjen e këtij minerali nga eshtrat. Përveç kësaj përmban edhe glutatin – një antioksidant i fuqishëm i cili e mbron organizmin nga radikalet e lira të cilat e përshpejtojnë plakjen.

The post Asparagusi njihet si pastrues i organizmit appeared first on Ekonomia Online.

Federata Shqiptare e Futbollit dënon Skënderbeun e Partizanin

Posted: 16 Sep 2016 09:46 AM PDT

Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) shqyrtoi problemet disiplinore të konstatuara në ndeshjet e kategorive të ndryshme të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.

Komisioni, pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe vendosi të dënojë KF "Skënderbeu", për sjellje të gabuar të tifozëve, duke hedhur mjete ndezëse në fushë pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të lojës. Për këtë, klubi korçar duhet të paguajë një gjobë prej 100 mijë lekë.

Gjithashtu, Komisioni i Disiplinës dënoi KF "Partizani" për sjellje të gabuar të tifozëve, duke hedhur mjete ndezëse në fushë, pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të lojes, dhe e gjobiti me 200 mijë lekë.

Edhe Tirana me Flamurtarin u ndëshkuan për sjellje të gabuar të tifozëve dhe u gjobitën me nga 100 mijë lekë.

The post Federata Shqiptare e Futbollit dënon Skënderbeun e Partizanin appeared first on Ekonomia Online.

Khan: Retorika e Trumpit ndihmon ekstremistët

Posted: 16 Sep 2016 09:43 AM PDT

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadik Khan është shprehur se Donald Tramp ka një retorikë të rrezikshme, duke thënë se ai po ndihmon ekstremistët.

Khan i cili foli në Samitin Botëror të Progresit, tha se Trump ka dëmtuar mjaft reputacionin e mirë që ka pasur SHBA-të deri më tani.

Sadik Khan nënvizoi se Trumpi, më së paku duhet të përmirësoje retorikën kundrejt myslimanëve dhe emigrantëve, e cila ka qenë e ashpër.

The post Khan: Retorika e Trumpit ndihmon ekstremistët appeared first on Ekonomia Online.

A ka veshur Zajmina të brendshme?

Posted: 16 Sep 2016 09:38 AM PDT

Zajmina Vasjari provokon gjithnjë me fotot e saj në rrjetet sociale.

Në fotografitë e fundit që ka bërë për të reklamuar veshjet e butikut të saj, duket që Zajmina nuk ka veshur të brendshme poshtë fundit të saj.

Por, këtë nuk mund ta themi me siguri të plotë.

Veshjet provokuese që ajo reklamon i shkojnë vetëm asaj dhe mikeshave të saj seksi.

Këtë verë këngëtarja nuk publikoi asnjë këngë të re, pasi i është përkushtuar totalisht biznesit të saj.

 

🌺 @zaimina_vasjari_store

A photo posted by Zaimina Vasjari (@zaimina_vasjari) on

Can't feel sexier than this 😜 Go check this dress in @zaimina_vasjari_store MUA @elonabalaj1 Photo by @juxhinkurti

A photo posted by Zaimina Vasjari (@zaimina_vasjari) on

Black ♚ @zaimina_vasjari_store

A photo posted by Zaimina Vasjari (@zaimina_vasjari) on

I ❤🍊😋@zaimina_vasjari_store

A photo posted by Zaimina Vasjari (@zaimina_vasjari) on

If you don't believe in love at first sight you've been shopping at the wrong site 😋 Go check @zaimina_vasjari_store

A photo posted by Zaimina Vasjari (@zaimina_vasjari) on

The post A ka veshur Zajmina të brendshme? appeared first on Ekonomia Online.

Profesionet më të vështira në botë

Posted: 16 Sep 2016 09:12 AM PDT

Jeni duke kërkuar për ndryshimin  e  karrierës tuaj?  Gjenden punë të panumërta të cilat ju japin rehati dhe siguri në orarin e zakonshëm  9 me 5. Gjithsesi, ka edhe punë të cilat i çojnë njerëzit përtej limiteve të tyre në mjedise sfiduese dhe shpesh të frikshme.
Nëse jeni duke kërkuar një mundësi  karriere  që ju ofron diçka unike dhe me shumë mundësi të rrezikshme, hidhini një sy listës më poshtë për të parë nëse jeni i prerë për ndonjë nga profesionet më të rrezikshme në botë…

ZJARRFIKËSI
Detyra e një zjarrfikësi është të mbrojë jetët e njerëzve në publik  gjatë situatave të një rreziku potencial të jetës.  Zjarrfikësit janë në telefon 24 në 7 për t'iu përgjigjur ngjarjeve emergjente, ku përfshihen aksidentet me makinë, shpëtime në ujë, derdhje kimike dhe sigurisht zjarreve.
Puna është sfiduese dhe shpeshherë  tepër stresuese por të jep nivele të larta të kënaqësisë nga puna. Për të qënë një zjarrfikës duhet të keni aftësi dhe forcë fizike, mendore  duke qënë kështu i aftë të përballoni detyrat fizike dhe mendore të rolit.

ASTRONAUTI
I pakrahasueshëm me asnjë profesion tjetër, astronauti kalon më të shumtën e kohës në misione hapsinore.
Astronauti duhet të jetë shumë i përgatitur fizikisht dhe i aftë të përballojë nga ana mendore kohët e gjata të izolimit në misionet në hapsirë. Ambjenti është shpesh stresues dhe në gjendje krize, keshtu që  duhet me patjetër mbajtja e qetësisë nën presion.
Gjthsesi, puna mbart me vete nivel të lartë kënaqësie. Imagjinoni të shikoni Tokën nga hapsira duke provuar jetesën në hapsirë dhe qëndrimin në pajisje fluturuese pa peshë.

POLICI  I RENDIT PUBLIK
Roli i një polici që ruan rendin publik është të kontrollojë trazirat e shkaktuara nga masa dhe ngjarje që përfshijnë pjesëtarë të shoqërisë të rrebeluar dhe problematik.  Të pajisur me mburoja, armë uji, gaz lotsjellës dhe mjete të tjera, detyra e tyre është të mbrojnë jetët e qytetarëve të pafajshëm  që përballen me rrebeluesit.
Kjo punë mbart me vete një numër të madh rreziqesh dhe kërkohet nivel i lartë qëndrueshmërie mendore dhe fizike. Rrogat janë të mira dhe disa shtete japin dhe përfitime të tjera dhe vlerësime dhe në varësi të pozicionit.

PUNËTORËT E NXJERRJES SË NAFTËS
Një punë e vështirë nga ana mendore dhe fizike që përfshin orë e orë të gjata në ambjente me sfida dhe aspak miqësor. Punët variojnë që nga pastrues apo bojaxhi deri në punët direkte si ato me mjetet e shpimit apo nxjerrjes së naftës. Pagat janë të llogaritura në bazë të orëve të punës, duke përfshirë akomodimin dhe ushqimin për punëtorët. Kjo nuk është një punë për njerëzit shumë të shoqërueshëm.

PESHKATAR I GAFORREVE TË DETIT
Shpesh e përshkruar si puna më e rrezikshme në botë, kapja e gaforreve të detit do të thotë orë të gjata në detra të egër në kërkim të gaforreve. Kushtet e motit janë tepër  të vështira dhe kushtet në anijet e peshkimit janë ato më minimalet për jetën.
Shpeshherë, peshkatarëve u duhet të punojnë 24 orë non-stop duke kërkuar për gaforre , dhe nëse nuk arrijnë të kapin asgjë atëhere nuk  fitojnë as para.  Gjithsesi, një rast i mirë me peshkim i bën të fitojnë dhjetëra apo mijëra dollarë në muaj, kështu që nese keni çfarë duhet për punën mund të fitoni sasi të mëdha parash.

The post Profesionet më të vështira në botë appeared first on Ekonomia Online.

Arsene Wenger lavdëron Granit Xhakën

Posted: 16 Sep 2016 09:06 AM PDT

Trajneri Arsene Wenger ka thënë se Granit Xhaka ka një impakt të madh tek Arsenali.

Mesfushori zvicran u transferua tek gjiganti anglez gjatë verës nga Borussia Monchengladbach.

Xhaka u transferua tek Arsenal që ka një mesfushë konkurrente, por Wenger thotë se ai është duke u përshtatur mirë.

"Nuk ka të bëjë me cilësitë e tij, ai është adaptuar në ritmin e futbollit anglez".

Është punë e çifteve të lojtarëve, Coquelin dhe Cazorla janë përshtatur mirë së bashku, por edhe Xhaka do të luajë".

Ai është i fortë dhe po bëhet më i mirë në çdo javë, dhe do të ketë impakt të madh në skuadër".

The post Arsene Wenger lavdëron Granit Xhakën appeared first on Ekonomia Online.

A je ti ma i çarti i shtatorit?

Posted: 16 Sep 2016 08:32 AM PDT

Me përfundimin e verës po përfundon edhe loja shpërblyese "Kush o ma i çarti". Numri i madh i pjesëmarrësve këta muaj, kanë mbushur verën me plote video dhe fotografi kreative për pijen Red Rain.

Fotografi të shumta ishin realizuar në natyrë, male, plazhe, etj. Të tjera përmbanin pjesët më të frekuentuara të qytetit, shokë dhe shoqe që përkrahnin pjesëmarrjen e tyre dhe gjithashtu pija Red Rain gjithmonë e pranishme.

Konsumatorë të Red Rain deri më tani kanë treguar kreativitetin dhe entuziazmin që kanë për pijën Red Rain në lojën verore "Kush o ma i çarti".

Edhe muaji shtator do të ofroj shpërblime për pjesëmarrësit. Konsumatorët më të çartë do të kenë mundësinë te fitojnë: para kesh deri në 200 euro, Ipad, TV, laptopa, etj.

Për t’u bërë pjesë krejt çka duhet të bëni është:
1. Një foto / video duke treguar qysh je tu e shiju verën me Red Rain
2. Postojeni foton/videon në Facebook duke shkruar #veraredrain
3. Mblidhni më së shumti likes.

Loja "Kush o ma i çarti" do të përfundojë me 30 Shtator, 2016.

"Jemi të lumtur që kemi rastin të shpërblejmë konsumatorët tanë përmes kësaj loje shpërblyese edhe këtë muaj, falënderojmë të gjithë që u bënë pjesë e #VeraRedRain me kreativitetin e tyre", kanë thënë përfaqësuesit nga kompania prodhuese e pijes energjike Red Rain.

Për më shumë rreth lojës shpërblyese dhe informata të tjera vizito FAQEN E RED RAIN NË FACEBOOK.

***Artikull i sponsorizuar

The post A je ti ma i çarti i shtatorit? appeared first on Ekonomia Online.

Kurz paralajmëron se vizat hiqen se shpejti

Posted: 16 Sep 2016 08:27 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në vizitën zyrtare që është duke zhvilluar në Austri, gjatë ditës së sotme ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, ku temë e bisedës ka qenë procesi i liberalizimit të vizave.

Në turneun evropian të ditëve të fundit për të lobuar për heqjen e vizave, Hoxhaj ka ndarë me homologun austriak shqetësimin dhe njëherësh përkrahjen e palës austriake për ta përfunduar këtë proces sa më parë.

Temë diskutimi, ka qenë edhe raporti bilateral e veçmas bashkëpunimi më i mirë ekonomik.

"Sot kam takuar ministrin e punë të jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, me të cilin kemi biseduar për tri çështje të rëndësishme. Së pari, se si Austria nga një partner i rëndësishëm politik të shndërrohet në një partner më të rëndësishëm ekonomik, meqë investimet e huaja direkte për Kosovën janë të rëndësishme për krijimin e vendeve të reja të punës. Së dyti, si Austria ta mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave gjë që kemi marrë mbështetje të plotë nga pala austriake, dhe së fundi sa i takon anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare ku besoj që në një të ardhme të afërt do të kemi lajme pozitive për Kosovën" ka thënë Hoxhaj.

Nga ana e tij, kryediplomati austriak, Kurz ka thënë se Austria është një mbështetëse e madhe e Kosovës.

"Falënderoj ministrin Hoxhaj për vizitën e tij. Austria dhe Kosova kanë lidhje të fuqishme historike. Kjo shprehet edhe nëpërmjet lidhjeve tona shoqërore që ne kemi. Shpresoj që në të ardhmen shkëmbimi politik dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Austrisë të zgjerohet edhe më tutje" ka thënë Kurz.

Në ndërkohë, Hoxhaj ka takuar edhe Shoqatën e Miqësisë Kosovë-Austri, dhe ambasadorët e Australisë dhe Estonisë.

The post Kurz paralajmëron se vizat hiqen se shpejti appeared first on Ekonomia Online.

Përurohet objekti i shkollës “28 Nëntori” në Raushiq të Pejës

Posted: 16 Sep 2016 07:56 AM PDT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të objektit të ri të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “28 Nëntori” në fshatin Raushiq të komunës së Pejës.

Ministri Bajrami, uroi të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për objektin e ri të shkollës së fshatit, "një shkolle me një traditë gati 70 vjeçare, shkollë e cila ka qenë vatër edukimit, e ngritjes së brezave të rinj, jo vetëm në frymën e edukimit, por edhe në frymën e mbrojtjes së vendit, ngase shumë nxënës të kësaj shkolle kanë rënë në altarin e lirisë".

"Të gjithë jemi krenar për historikun dhe traditën e kësaj shkolle, por njëkohësisht jemi të vendosur që krahas këtij objekti modern të mundësojmë një ngritje të cilësisë në sistemin arsimor, në mënyrë që nxënësve tanë të ju sigurojmë një edukim cilësor, i cili do të sigurojë një përparim të përgjithshëm të vendit", tha Ministri.

Ministri Bajrami ka falënderuar të gjithë ata që dhanë kontribut për ndërtimin e kësaj shkolle, ndërsa tha se MAShT do të ndihmojë të plotësohet edhe me pajisje moderne, që të mundësohet një mësimdhënie moderne, që kjo shkollë të mos jetë vetëm një vatër edukimi, por vatër e ngritjes së personalitetit të të rinjve tanë.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe deputetë të zonës.

The post Përurohet objekti i shkollës "28 Nëntori" në Raushiq të Pejës appeared first on Ekonomia Online.

Kështu duket Miss Kosova pa grim (Foto)

Posted: 16 Sep 2016 07:44 AM PDT

Pasi është kurorëzuar me kuroren e me të bukurës në Kosovë, argjentinasja Camila Barraza, është nisur për pushime.

Ajo bashkë me të dashurin kosovar duket se kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.

Kjo vërehet edhe në fotografitë që Camila ka publikuar në rrjetet sociale, ku një ndër to është fotografia ku ajo shihet pa grim në krahët e të dashurit të saj Haris Cocaj.

Ndryshe, pas zgjedhjes së argjentinases Miss Universe Kosova, ka pasur shumë të paknaqur, ndërsa bukuroshja ka treguar se po merr edhe mesazhe fyese dhe kërcenuese nga kosovarët.

camila_1474035442-1857497

The post Kështu duket Miss Kosova pa grim (Foto) appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more