Skip to main content

Arsyeja më e mirë përse nuk bën të grindemi Shëndetësia

Arsyeja më e mirë përse nuk bën të grindemi Shëndetësia


Arsyeja më e mirë përse nuk bën të grindemi

Posted: 03 Sep 2016 05:10 AM PDT

Ndonëse shumica e ekspertëve do të thonë që është mirë të mos i mbajmë brenda nesh ndjenjat, qofshim të këndshme apo më pak të këndshme, në mënyrë që të ruajmë shëndetin tonë, një hulumtim më i ri ka treguar se grindjet e shpeshta mund t'i dyfishojnë shanset për vdekje të hershme.

Një hulumtim të tillë i botuar në Journal of Epidemilogy and Community Health, ka studiuar lidhjet sociale të pothuajse 10 mijë femrave dhe meshkujve të moshës 36 deri 52 vjeç në Danimarkë, ka nxjerrë në pah që meshkujt janë më të rrezikuar, si edhe ata njerëz të cilët një kohë të gjatë janë të papunë, transmeton Telegrafi

Një në dhjetë të anketuar ka thënë që partneri dhe fëmijët janë ata që kanë kërkesa më të mëdha dhe që i shkaktojnë më së shumti brenga, 6 për qind e të anketuarve ka thënë që pikërisht ato gjera ua shkakton familja e tyre, ndërsa 2 për qind e të tjerëve kanë probleme të ngjashme me miqtë.

Grindje të shpeshta me partnerët dhe me fëmijët kanë 6 për qind të të anketuarve, 2 për qind grinden me familjarët, ndërkaq vetëm 1 për qind grinden me miqtë. Gjendja shëndetësore e pjesëmarrësve në këtë hulumtim është përcjellë nga viti 2000 deri në vitin 2014. Në këtë periudhë kohore kanë vdekur 4 për qind femra dhe 6 për qind meshkuj.

Grindjet e shpeshta kanë lidhje me rrezikun dyfish deri në trefish të vdekjes nga cilido qoftë shkaktar, në krahasim me njerëzit të cilët kanë thënë se rrallë herë grinden.

Ata të cilët kanë kërkesa dhe brenga më të shpeshta të shkaktuara nga fëmijët apo partneri, së paku 50 deri 100 për qind u ekspozohen rrezikut të vdekjes.

Hulumtimi ka vënë në pah që lidhjet stresuese shoqërore, nga ato me partnerin deri te raportet me fqinjët, janë të lidhura me rrezikun nga vdekja si te meshkujt ashtu edhe te femrat të moshës së mesme, theksojnë shkencëtarët danezë.

Ekspertët thonë që meshkujt janë veçanërisht të lëndueshëm nga brenga të shkaktuara nga partnerja, me gjithë zbulimet e mëparshme kontradiktore të cilat kanë treguar që femrat janë më të ndjeshme ndaj lidhjeve shoqërore. /Telegrafi/

The post Arsyeja më e mirë përse nuk bën të grindemi appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more