Skip to main content

Zëri: “Ymeri: Ndërkombëtarët nuk e ndihmojnë Kosovën duke lavdëruar pushtetin” plus 29 more

Zëri: “Ymeri: Ndërkombëtarët nuk e ndihmojnë Kosovën duke lavdëruar pushtetin” plus 29 more


Ymeri: Ndërkombëtarët nuk e ndihmojnë Kosovën duke lavdëruar pushtetin

Posted: 17 Aug 2016 02:18 PM PDT

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri thotë se ndërkombëtarët nuk mund ta ndihmojnë Kosovën duke e lavdëruar pushtetin e tanishëm. Ymeri në një intervistë për oranews thotë se megjithatë pret që ndërkombëtarët ta kuptojnë se kush janë krerët e shtetit të Kosovës. Ymeri nuk ka dashur të komentojë faktin që zëvendës/Presidenti amerikan, Joe Biden, nuk takoi përfaqësues të opozitës. Kreu I Vetëvendosjes ka thënë se Asociacioni i Komunave serbe dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jahjaga: Dëshmuam se jemi aleati kryesorë i SHBA-ve në rajon

Posted: 17 Aug 2016 02:15 PM PDT

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se sot Kosova dëshmoi që është aleati kryesor i SHBA-ve në rajon ‘Ne do të jemi përjetësisht mirënjohes ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës që na mbështetën në përpjekjen tonë për të ndërtuar shtet të lirë dhe të pavarur. Kosova sot e dëshmoi që është aleati kryesor i SHBA-ve në rajon, duke vazhduar thellimin e miqësisë’, thuhet ndër të tjera në postimin e Jahjagës. Tutje në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shikoni çka i ka bërë dorë Rita Ora, shkaku i një tatuazhi (Foto)

Posted: 17 Aug 2016 02:09 PM PDT

Superylli shqiptar, Rita Ora, ka vendosur që të largojë tatuazhin e saj në dorën e djathtë. Bukuroshja seksi ka pasur një tatuazh të dytë në dorën e djathtë, një trëndafil të zezë të cilin e zbuloi vitin e kaluar në Billboard Awards. Ajo u shfaq në shumë paraqitje publike me këtë tatuazh. Megjithatë, 25 vjeçarja është parë dje me dorë të lënduar, duke tentuar ta fshehë atë, pasi që ka qenë në një klinikë për të larguar tatuazhin. Nuk......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ia shikojnë të dashurën, por ja reagimi i tij! (Video)

Posted: 17 Aug 2016 02:05 PM PDT

Ai fjaloset me personat që ia shikojnë të pasmet kësaj bukuroshe. Në një video të publikuar në internet shihet një iprozivim i një personi me të dashurën e tij seksi. Ai fjaloset me personat që ia shikojnë të pasmet kësaj bukuroshe. Shikojeni videon:   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pas dy vitesh në burg, lirohet Bajrush Xhemajli

Posted: 17 Aug 2016 01:59 PM PDT

Ish-kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, është liruar sot nga burgu, pasi ka kryer dënimin dyvjeçar që i ishte caktuar nga gjykata, shkruan lajmi.net. Xhemajli ishte dërguar në burg për aksidentin që e kishte shkaktuar në dalje të Prishtinës më 2009, ku si pasojë kishte vdekur i riu Labinot Rrustemi dhe ishin lënduar disa të tjerë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Indira Kartallozi, nga refugjate në drejtuese, në Britani

Posted: 17 Aug 2016 01:36 PM PDT

  Indira Kartallozi është themeluese dhe drejtuese e "Chrysalis Family Futures", që është një organizatë e cila i mbron dhe i promovon të drejtat njerëzore, të grupeve të margjinalizuara. Gjithashtu, është themeluese dhe drejtuese e "Migrant Entrepreneurs Network", që është një rrjet global i bizneseve të migrantëve që operojnë nëpër botë. Qëllimi i tyre është ta ngrisin vetëdijen e njerëzve, se roli i migrantëve në shtetet ku jetojnë, është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkëndija synon ta vesh Kuq e Zi Evropën, motivohet nga Lazim Destani (FOTO)

Posted: 17 Aug 2016 01:12 PM PDT

Ëndrra evropiane e Shkëndijës po vazhdon. Skuadra shqiptare do ta zhvillojë përballjen e dyfishtë ndaj skuadrës belge, Gent, në fazën e “Play-Offit” të Europa League. Kuqezinjtë gjenden vetëm një hap larg fazës së grupeve, por për ta arritur këtë, duhet të dalin mirë nga dueli i nesërm me belgët, por edhe në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet pas një jave në Shkup, shkruan Zëri. Pa dyshim, futbollistët e Shkëndijës do ta kenë një motiv shtesë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shaqirin po e thërret e gjithë Kosova, ai reagon me një postim në facebook (FOTO)

Posted: 17 Aug 2016 01:13 PM PDT

Xherdan Shaqiri së bashku me disa lojtar të tjerë shqiptarë është kthyer në qendër të vëmendjes në ditëtë e fundit. Atyre po u kërkohet të luajnë për Kosovën, pasi kjo e fundit është pranuar me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA. Shaqiri nuk është duke i dhënë edhe aq siklet vetës për këtë gjë, por është duke u marrë më shumë me paraqitjet e tij për Stoke Cityn, shkruan Telegrafi. Ai ka postuar një foto ku shihet duke iu falënderuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Biden ka adresuar kritikën më të rëndë që dikush ai ka bërë Kosovës ndonjëherë

Posted: 17 Aug 2016 12:58 PM PDT

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës së tij në Kosovë dha mesazh të qartë për liderët politikë se sfidë për shtetin më të ri mbetet luftimi i korrupsionit. “Largoni zyrtarët e dënuar, nga detyrat e shërbimit publik. Korrupsioni është kancer për çdo shoqëri. Nëse nuk trajtohet, atëherë zhvillimi i vendit nuk do të jetë i mundshëm”, ka thënë Biden. Ai po ashtu përmendi edhe çështjen e themelimit të Asociacionit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ende nuk dihet se kush do të jetë shef i GP të PDK-së

Posted: 17 Aug 2016 12:36 PM PDT

Dorëheqja e Adem Grabovcit nga pozita e shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka bërë që ky grup parlamentar përkohësisht të mbetët pa udhëheqës. E, në media është përmendur se si zëvendësues i tij do të jetë Zenun Pajaziti.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Julian Deda në mbrojtje të futbollistëve kosovarë: Ata nuk janë tradhtarë (Foto)

Posted: 17 Aug 2016 12:32 PM PDT

Aktori i njohur shqiptar Julian Deda është indinjuar shumë këto ditë, duke lexuar analiza të ndryshme rreth çështjes se disa futbollistë kosovarë që luajnë për Kombëtaren Shqiptare, së fundmi kanë treguar se do të vijnë të luajnë për Kombëtaren e Kosovës, në garat ku Kosova do të marrë pjesë, siç është ajo në Kampionatin Botëror Rusia 2018. Ai është shprehur se është e drejta e tyre e lirë që të luajnë për Kombëtaren Kosovare......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Biden s’ia ndërron mendjen opozitës (VIDEO)

Posted: 17 Aug 2016 12:18 PM PDT

Zëvendëspresidenti Joe Biden, gjate vizitës së tij në Kosovë, përmendi marrëveshjen me Malin e Zi, njëkohësisht foli edhe për ujdinë me fqinjët serb, për asociacionin e komunave serbe. Amerikani këshilloi që të dy këto marrëveshje duhet respektuar. Pavarësisht kësaj partia më e madhe opozitare nuk ndërron qëndrim, përderisa drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thanë se janë për demarkacion e Asociacion, mirëpo jo në këtë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të gjithë e kujtojnë "Noçen" e BB1, ja si duket ajo sot (Foto)

Posted: 17 Aug 2016 11:55 AM PDT

Të gjithë e kujtojnë edicionin e parë të Big Brother në Shqipëri, e padyshim të gjithë e kujtojnë konkurrenten Najada Konomi, e quajtur ndryshe “Noçja”. Ajo kujtohet për lidhjen e saj me Olsin dhe gjithashtu tatuazhin e shqiponjës në gjoks dhe shkathtësinë e saj, shkruan Gazeta Express. Por ja si duket Noçja në ditët e sotme, ku duket se ka vendosur të mbajë flokë të gjata dhe ti dedikohet tërësisht pikturës.    ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dasma kthehet në përleshje, tre të plagosur

Posted: 17 Aug 2016 11:50 AM PDT

Një dasmë ka përfunduar në sherr, ku pesë persona janë përfshirë në një përleshje për motive të ulëta, ka bërë të ditur policia në Shqipëri. “Rreth orës 17:20 të pasdites së sotme, në lokalin e shtetasit D.F në  fshatin Radostinë, ku po zhvillohej një ceremoni martese,  shtetasit A. Bajrami 21 vjeç dhe K.Pashko 33 vjeç, gjatë një konflikti  për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasit Lavdimir Sula 54 vjeç, Albert Sula 19......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Për të penguar dëbimin, kosovari kërcënon se do të vrasë gruan

Posted: 17 Aug 2016 11:25 AM PDT

Për të penguar dëbimin e tij dhe të familjes në Kosovë, një kosovar 36 vjeçar ka kërcënuar se do të therte gruan dhe fëmijët. Ai e ka bërë këtë para syve të policëve, duke mbajtur në dorë një thikë kuzhine me të cilën kërcënonte gruan, njofton srw.de. Kjo ka ndodhur sot (e mërkurë) në orët e paradites në Ramstein (Kaiserslautern, Gjermani), në momentin kur policët kishin shkuar në banesën ku ishte e strehuar familja prej gjashtë anëtarësh,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

25 vjeçarja e paralizuar i befason të gjithë ditën e dasmës (FOTO)

Posted: 17 Aug 2016 11:22 AM PDT

Një 25 vjeçare e cila nuk mund të ecte për shkak të një lëndimi të shtyllës kurrizore i ka emocionuar të gjithë në ditën më të rëndësishme të jetës së saj. Jaquie Goncher, 25 vjeç ishte ulur në një karrocë me rrota në moshën 17 vjeçare për shkak të një aksidenti në pishinë, por i ka befasuar të gjithë ditën e saj të dasmës. Ajo kishte vite që ndiqte terapinë por javët e fundit nuk mund të qëndronte në këmbë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Feniksi debuton me fitore në Ligën e Kampionëve (FOTO)

Posted: 17 Aug 2016 11:16 AM PDT

Feniksi e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Kampionëve për futsall. Skuadra nga Drenasi mposhti ekipin anglez Oxford Lions. Rezultati ishte 3:2 për kosovarët, që debutojnë në mënyrë fantastike në garat evropiane, përcjellë “Lajmi.net”. Pas kësaj fitore, Feniksi është në vendin e parë në Grupin H me tri pikë.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reagojnë mediat serbe: Pse Biden nuk e respektoi flamurin tonë si atë të Kosovës (Video)

Posted: 17 Aug 2016 11:13 AM PDT

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joseph Biden, gjatë vizitës së fundit në Beograd, në pritjen ceremoniale para pallatit “Serbi”, në parakalimin para gardës kombëtare, nuk kishte parë fare flamurin serb. Ky veprim i zëvendëspresidentit amerikan, ka ngjallur reagime të mëdha tek mediat serbe.  Udhëheqësit e protokollit në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, në një deklaratë kanë thënë se është obligim që pas himnit të flamurit, pas kalimit nëpër tepihun e kuq......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Televizoni shtetëror egjiptian pezullon nga puna tetë punëtore. Arsyeja është qesharake (Foto)

Posted: 17 Aug 2016 11:11 AM PDT

Televizioni shtetëror i Egjiptit ka pezulluar nga puna tetë prezantuese televizive, të cilave u është thënë se duhet t’i nënshtrohen dietave me qëllim të humbjes së peshës, duke nxitur kështu reagime të ashpra tek grupet e të të drejtave të grave. Bordi i Radio Televizionit Egjiptian Bashkimi (ERTU), i ka dhënë afat prej një muaj grave të punësuara në këtë medie, që të dobësohen nëse dëshirojnë që sërish të shfaqen para objektivit të kamerave, transmeton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Destani premton gjysmë milioni euro për suksesin e radhës të Shkëndijës (Foto)

Posted: 17 Aug 2016 11:02 AM PDT

Shkëndija e Tetovës nesër përballet me skuadrën belge, Gent në kuadër të xhiros së tretë kualifikuese për Ligën e Evropës. Për të mbërritur deri këtu, Shkëndija kaloi ekipet e njohura, të tilla si, çekja Mllada Bolesllav, Neftçin nga Azerbeijxhani dhe Cracovia nga Polonia. Sot lojtarët e Shkëndijës janë takuar edhe me pronarin e Shkëndijës Lazim Destani, njëherit edhe pronar i kompanisë ‘Ecolog’ i cili i ka motivuar dhe ju ka premtuar premio nëse e kalojnë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dita kur senatori Joe Biden tha bota duhet t’i njohë vuajtjet e shqiptarëve (Video)

Posted: 17 Aug 2016 10:33 AM PDT

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i cili qëndroi në Kosovë për një vizitë zyrtare, vazhdon të mbahet në mend për fjalimin shpresëdhënës që e kishte bërë gjatë një takimi me ligën shqiptaro-amerikane në kohën sa ishte Senator (1973-2009). Ai gjatë fjalimit të tij pati bërë të qartë se do të bëjë punojë pa ndërprerë që çështjen e shqiptarëve të Kosovës, ta fut në agjendën e politikës amerikane, transmeton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zvonko Veselinoviq, i gjithëpushtetshëm në Serbi dhe në veri të Kosovës

Posted: 17 Aug 2016 10:27 AM PDT

Zvonko Veselinoviq nga Zveçani, i  njohur në Kosovë dhe në Serbi si bosi i kontrabandës me derivate të naftës, me tekstil, vetura dhe mekanizëm tjetër të rëndë, i cili është i njohur edhe për faktin se ishte gjetur në grupin e njerëzve të cilët pengonin kalimin e shqiptarëve nga jugu në veri të Mitrovicës dhe i cili ishte organizatori kryesor për vendosjen e barrikadës mbi urën kryesore të lumit Ibër në korrikun e vitit 2011, është treguar i gjithëpushtetshëm edhe në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo është kënga që Zanfina ja dedikon Monës (Video)

Posted: 17 Aug 2016 10:16 AM PDT

Këngëtarja Zanfina Ismajli ka lansuar këngën e saj më të re “M” një këngë dedikim kjo për nënën e saj Ajo ishte aty ku ishin edhe vajzat e saj. Po flasim Mona Ismajlin e cila ndërroi jetë këtë vit, por që si duket vajza e saj e vogël nuk e ka harruar. Është kjo Zanfina Ismajli që sonte eksklusivisht për Express sjell këngën e saj premier “M” një këngë që i dedikohet pikërisht Monës. Për më shumë dëgjojeni......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mahnit Majlinda Kelmendi paraqitet elegante, siç nuk e kemi parë kurrë (Foto)

Posted: 17 Aug 2016 10:12 AM PDT

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve Joe Biden ka vizituar Prishtinën. Së bashku me Hashim Thaçin, bashkëshorten e tij dhe ambasadoren Vlora Çitaku, për ta pritur Biden ka dalë edhe fituesja e medaljes së artë olimpike në Rio, Majlinda Kelmendi. Ajo që ra në sy ishte veshja e sportistes shqiptare, të cilën gjithmonë e kemi parë në veshje sportive. Majlinda ka mahnitur me një veshje të zezë elegante ashtu siç nuk e kemi parë kurrë.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Biden: Secili Biden që do të lindë do të vijë në Kosovë

Posted: 17 Aug 2016 09:51 AM PDT

Zëvendës presidenti Joe Biden, në fjalimin e tij, në përurimin e rrugës me emrin e djalit të tij, Beau Biden, afër kampit amerikan Bondsteel, përveç emocioneve që ka shfaqur me këtë rast ka bërë edhe një premtim duke thënë thënë se secili pjesëtar i familjes Biden edhe që nuk ka lindur ende do të vijë në Kosovë. Biden në fund të fjalimit të tij emocional ka folur për Kosovën dhe kohën kur edhe djali i tij Beau i cili ka vdekur nga sëmundja e kancerit ka thënë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Xharra: Ne mes meje dhe Bidenit

Posted: 17 Aug 2016 09:49 AM PDT

Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se në  fshatin Sojevë të Ferizajt, vendin ku u vendos edhe pllaka me emrin “Beu Biden”, djalit të ndjerë të zëvendëspresidentit amerikan, Joseph Biden, të pranishëm ishin edhe njerëz që i dëgjuam në përgjime telefonike duke shpërnda vende të punës. Xharra po ashtu, ka shkruar që aty kishte edhe ata që i thonë demarkacionit por që Bidenit i rrenin shuplakë me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gazeta "Shekulli" pezullon nga puna gazetarin që fyeu kosovarët

Posted: 17 Aug 2016 09:46 AM PDT

Redaksia e gazetës ‘Shekulli” vendosi sot që të pezullojë gazetarin e saj Isuf Kurtaj deri në vendimin që do të marrë komisioni i etikës për dëmin që i ka sjellë imazhit të gazetës një status i publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ku përdoreshin fyerje ndaj shqiptarëve të Kosovës. Reagimi i gazetarit është bërë mbrëmjen e vonë të 16 gushtit, ndërsa ai prej tre ditësh është me pushime në bregdetin e Himarës dhe sulmonte......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Neymar regjistron rekord olimpik, shënon në sekondën e 14-të (VIDEO)

Posted: 17 Aug 2016 09:44 AM PDT

Neymar ek a regjistruar një rekord olimpik duke shënuar gol pas vetëm 14 sekondash, në ndeshjen që po e zhvillon Brazili ndaj Hondurasit në Olimpiadën e Rios. Shikojeni më poshtë. /Zëri/     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pse Maqedonia anashkalohet nga liderët botërorë?

Posted: 17 Aug 2016 09:42 AM PDT

Maqedonia vazhdon të anashkalohet nga vizitat e liderëve të fuqishëm botërorë që herë pas here realizojnë ture diplomatike në shtete të ndryshme të rajonit. Shkupi nuk ishte agjendën e nënpresidentit amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi, ashtu sikur që nuk ishte edhe në agjendat e sekretari të shtetit, John Kerry, gjatë vizitë së realizuar në Kosovë, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, si dhe të vizitës së fundit në rajon të kancelares gjermane, Angela......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkurte Fejza i ka disa fjalë për Joe Biden (Foto)

Posted: 17 Aug 2016 09:31 AM PDT

Këngëtarja Shkurte Fejza ndër vite ka kënduar këngë patriotike kushtuar vuajtjes së vendit, e ka përjetuar vetë lufëtn dhe e di mirë çmimin e lirisë, shkruan "Kosovarja".   Edhe Shkurta si secili kosovar tjetër është pro Amerikes dhe falenderuese për mbështetjen që SHBA-të i kanë dhënë vendit tonë. Me rastin e vizitës së zëvends Presidentit të Amerikës në vendin tonë, këngëtarja e mirënjohur e ka lënë këtë postim në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more