Skip to main content

Zëri: “Rashica e kallë për Kosovën (Video)” plus 29 more

Zëri: “Rashica e kallë për Kosovën (Video)” plus 29 more


Rashica e kallë për Kosovën (Video)

Posted: 28 Aug 2016 03:01 PM PDT

Milot Rashica është gati për Kosovën Ylli i Vitesses, Milot Rashica është kthyer në Kosovë, ku po bëhet gati për ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës, ‘Rusia 2018’. Rashica ka publikuar një video në Facebook, ku shihet së bashku me këngëtarina Neki Emra duke i kënduar Kosovës. /Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo është letra rrëqethëse e Berishës dërguar FIFA-së për Kosovën

Posted: 28 Aug 2016 02:50 PM PDT

Besart Berisha ka kërkuar nga FIFA ta lejoj të luaje për Kosovën, në mënyre rrëqethëse. "Shumica prej jush keni qenë futbollistë profesioniste dhe sigurisht se e dini sa e rëndësishme është për një futbolliste që të luaje dhe ta përfaqësoje vendin e vet" mësohet të ketë shkruar Berisha, siç raporton SuperSport Kosova. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulmohet me granatë dore shtëpia e drejtorit të RTK'së

Posted: 28 Aug 2016 02:41 PM PDT

(I Plotësuar)  Është sulmuar me granatë të dorës shtëpia e drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala. Persona tash për tash e kanë hedhur granatën e dorës në shtëpinë e Shalës në Matiqan. Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes duke bërë ekzaminimin e provave. Sulmi ka ndodhur rreth orës 22 e 10 minuta, ndërsa nuk ka viktima, bën të ditur RTK. Ditë më parë, objekti i RTK'së është sulmuar me granatë dore, nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Berisha i thotë 'Po' Kosovës

Posted: 28 Aug 2016 02:30 PM PDT

Sulmuesi kosovar Besart Berisha, ka pranuar që të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës. Ai e ka dorëzuar kerkesën në FIFA, njofton Supersport Kosova, tansmeton "Zeri.info".   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nga 8 deri 10 shtator, bisedime teknike Kosovë-Serbi (Video)

Posted: 28 Aug 2016 02:14 PM PDT

Nga data tetë deri më dhjetë shtator do të ketë takime në nivel teknik mes palës kosovare dhe asaj serbe. Të dyja palët mund të takohen edhe më herët sa i përket mosmarrëveshjeve për kodin telefonik për Kosovën, po për këtë çështje ende nuk ka një datë të saktë. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, për Tribuna Channel ka shpalosur temat që do të diskutohen në fillim të shtatorit. Në këto takime do të flitet për mos zbatim të marrëveshjeve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erdogan: Do ta zhdukim me gjithë rrënjë terrorin

Posted: 28 Aug 2016 02:07 PM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar: “Populli im dëshiron dënim me vdekje apo jo? Cili është institucioni që vendos për këtë? Parlamenti i Madh i Turqisë. Pasi ata atje janë përfaqësuesit tuaj dhe legjislativi. Kërkesën tuaj ia kam përcjellë këtij institucioni dhe j’ua përcjell përsëri sot nga këtu. Këtë gjë duhet ta hapin për diskutim dhe më pas duhet të vendosin. Kur ky vendim të vijë përpara meje, po e them përsëri këtu mendimin tim,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Roma ndalet në barazim nga Cagliari, mposhten futbollistët shqiptar (Video)

Posted: 28 Aug 2016 01:46 PM PDT

Roma ka barazuar 2:2 me Cagliarin, ndërsa Rey Manaj, memushaj me Pescaran dhe Xhemajli me Bolognan kanë pësuar humbje Roma nuk ka arritur më shumë se sa një barazim 2:2 me Cagliarin, pavarësisht se ka qenë duke fituar 2:0. Golat për Romën i shënuan Perotti dhe Strootman, ndërsa për Boriello dhe Sau. Në ndeshjet tjera, Pescara e Rey Manajt dhe Memushajt është mposhtur 2:1 nga Sassuolo, ndërsa Torino ka deklasuar 5:1 Bolognan e Blerim Xhemajlit. /Express/ Rey Manaj Goal HD - Sassuolo 2-1 Pescara 28.08... by footballgoalshow...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo është sigla zyrtare e Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës (Video)

Posted: 28 Aug 2016 01:45 PM PDT

Kosova tashmë ka siglën e vet për kualifikimet në Kupën e Botës Kombëtarja e Kosovës edhe zyrtarisht ka siglën e saj, e cila do të përdorët në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, ‘Rusi 2018’. Në siglën e Kosovës shihet logo e Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërsa lojtarët janë të veshur me fanella të kaltra. Kujtojmë se Kosova ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës do ta zhvillojë me 5 shtator kundër Finlandës.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Terror në kishë, kamikazi i ISIS përpiqet të shpërthejë bombën (Foto+18)

Posted: 28 Aug 2016 01:33 PM PDT

Një atentator vetëvrasës i ISIS sulmoi sot një prift katolik me një hanxhar ndërkohë që po përpiqej të hidhte në erë qindra besimtarë në një kishë gjatë meshës të së dielës. Prifti Albert Pandiangan, 60 vjeç, po zhvillonte ceremoninë e shenjtë në altar kur fanatiku 18-vjeçar iu afrua altarit me një çantë të zezë ku mbante bombën dhe u përpoq të hidhte veten në erë. Por bomba u dogj pa shpërthyer, kështu që xhihadisti nxorri një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Seksi Rita Ora merr vëmendjen e të gjithëve (FOTO)

Posted: 28 Aug 2016 01:27 PM PDT

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka arritur që të marrë vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj. Ylli i muzikës pop e cila është fokusuar në karrierën e saj muzikore pasi është zëvendësuar në panelin e jurisë së talent show X Factor, ka shkëlqyer në New York. Ajo kishte veshur një fustan të zi që tregonte shumë dekoltenë e saj dhe këmbën shumë të zbuluar. Ora kishte zgjedhur edhe një makijazh me ngjyrë të zezë, ndërsa në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mali i Zi vendos njësit antiterrorist në kufi me Kosovën

Posted: 28 Aug 2016 01:08 PM PDT

Gazeta e Podgoricës "Vijesti", duke u thirrur në burimet e saj të shërbimeve të sigurisë, ka raportuar se Mali i Zi ka vendosur pjesëtarë të njësitit antiterrorist në kufi me Kosovën. Si arsye përmenden konfliktet e mundshme për shkak të kundërshtimeve në Kosovë ndaj marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Po ashtu, "Vijesti" njofton se në zonën kufitare pjesëtarët e njësitit antiterrorist janë duke patrolluar me armë të gjata, ndërsa bëhet e ditur se atje......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Barcelona fiton derbin përballë Bilbaos (Video)

Posted: 28 Aug 2016 01:10 PM PDT

Barcelona ka shënuar fitore të vështirë kundër Athletic Bilbaos me rezultat 1:0 Kampioni i Spanjës, Barcelona ka shënuar edhe fitoren e dytë në dy ndeshjet e para të La Ligas, pasi ka mposhtur në udhëtim Athletic Bilbaon me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e shënoi mesfushori Ivan Rakitic në minutën e 21’të. Barcelona pas kësaj fitoreje kthehet në krye të La Ligas, me pikë të barabarta me Las Palmas dhe Real Madrid. /Express/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Angela Martini, super seksi me bikini në Ibiza (Foto)

Posted: 28 Aug 2016 01:03 PM PDT

Modelja e bukur shqiptare, Angela Martini, ndodhet në Ibiza për pushime, bashkë me të dashurin e saj milioner. Si zakonisht, Angela ka vendosur të ndajë momentet e saj private me admiruesit e saj në Instagram. Ajo nuk e ka dëgjuar këshillën e partnerit të saj, që i ka thënë bukuroshes 30-vjeçare të mos i publikonte fotot, meqë ato janë shumë seksi.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pronari i restorantit në Paris refuzon t’ju shërbej dy myslimaneve, të gjithë jeni terrorist (Video)

Posted: 28 Aug 2016 12:49 PM PDT

Pronari i një restoranti në Paris ka refuzuar t’ju shërbej dy myslimaneve, me arsyetimin se të gjithë myslimanët janë terrorist, gjë që sërish ka ngritur tensione në këtë vend, raporton BBC. Incidenti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në paralagjen parisene Trembo en France, kurse njëra nga gratë që nuk mori shërbimin ka gjiruar ngjarjen dhe videon e ka postuar në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net. Në video shihet se si pronari i restorantit flet me gratë, të cilat bartnin shami, që ato nuk i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sherifi: Viktimat e gjenocidit serb në Kosovë presin drejtësi

Posted: 28 Aug 2016 12:44 PM PDT

Sekretari i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se “viktimat e gjenocidit serb në Kosovë presin drejtësi”. “Ngjarja e sotme në Mushtisht dëshmoi se plagët e krimit të gjenocidit që ka kryer shteti i Serbisë përmes forcave ushtarake dhe policore mbi shqiptarët në Kosovë janë shumë më të thella se sa që mendojnë ata që lufta nuk ua ka prekur as një fije floku”. Sipas tij, “ngjarja e sotme dëshmoi gjithashtu se falja dhe pajtimi nuk mund të bëhet nga lart sikur me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Udhëtarët e tmerruar, shikojnë me frikë shkatërrimin e pjesëve të aeroplanit (FOTO)

Posted: 28 Aug 2016 12:28 PM PDT

Aeroplani i kompanisë Southwest Airlines, që ishte nisur nga Luisiana për në Orlando të Floridës, është dashur të bëjë ulje emergjente në Pensacila. Derisa ishte në fluturim, këtij aeroplani i janë shkatërruar disa pjesë me zhurma të mëdha që kanë tmerruar udhëtarët, transmeton Telegrafi. Mbi ulëset e pasagjerëve kanë dalë maskat për furnizim me ajër, ndërsa stafi është vënë në shërbim që të ndihmojë të pranishmit. Në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbesa e Skënderbeut pjesë e Hardh Fest (FOTO)

Posted: 28 Aug 2016 12:18 PM PDT

Me 2, 3 dhe 4 shtator Rahoveci do të jetë vendi nikoqir i kultivuesve dhe dashamirëve të rrushit. E në shënjimin e 15 vjetorit të kësaj feste të rrushit që sivjet bëhet nën moton “Për Kokërr t’qefit” do të ketë edhe risi nga vitet paraprake. Bile speciale do të jetë performanca e pasardhëses së Skenderbeut, Sophie Castriota, e cila do të vjen në Rahovecë nga Australia.     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Martohet vajza e Adem Jasharit (VIDEO)

Posted: 28 Aug 2016 12:05 PM PDT

Vajza e komandantit legjendar Adem Jashari, Marigona, i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është martuar me Faton Behën. Kështu ka njoftuar këngëtari Alban Mehmeti që thotë se ishte i privilegjuar që ka kënduar në dasmën e saj. “Ishte nder, kënaqësi dhe privilegj që sot të këndonim në dasmën e vajzës së vetme të Komandantit Legjendar, Adem Jashari Urime Faton Beha dhe Marigona Jashari”, ka shkruar Mehmeti në Facebook. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jevtiq: Do t’iu sigurojmë jo vetëm qëndrim ditor, por edhe shtëpi për banim në Mushtisht

Posted: 28 Aug 2016 11:58 AM PDT

Ministri për Kthim dhe Komunitet në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka thënë se do të insistojë të sigurojë qëndrimin jo vetëm ditor të të zhvendosurve, por edhe kthimin e njerëzve me fëmijë. Ai ka thënë se beson dhe ka dëgjuar nga të zhvendosurit që nuk do të heqin dorë nga dëshira për t’u kthyer, edhe pse sot ishte ditë zhgënjyese për ata. “Ishte zhgënjyese ngaqë pritën disa orë për të qenë në fshatin e tyre, ku shumica prej tyre......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja si dukej Kosova në vitin 1913 (FOTO)

Posted: 28 Aug 2016 11:46 AM PDT

Në këndvështrimin e dikujt, Kosova mund të ketë përparuar shumë, e nga pikëpamja e dikujt tjetër, nuk ka  lëvizur fare nga vendi. Sidoqoftë, fotot e rralla që janë shkrepur në vitin e largët 1913, nga fotografi Frederik Buasona (Frédéric apo Fred Boissonnas, 1858-1946), tregojnë se 113 vjet më parë, Kosova ishte thjeshtë një arë, fushë, mal e lëndinë e madhe. Fotografi  zviceran i cili lindi në një familje të njohur fotografësh në Gjenevë, vendosi që atë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bulliqi dhe Isufi i përgjigjen Mustafës: Nëse destabliziohet gjendja, ju ikni me aeroplan

Posted: 28 Aug 2016 11:25 AM PDT

Dy ekspertët më të zëshëm në kundërshtim të versionit të Qeverisë së Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi i janë përgjigjur Zyrës së Kryeministrit. Ata kanë thënë se Komisioni Shtetëror nuk ka prezantuar asnjë fakt nga gushti i 2015-s. “Është e qartë se në rast të destabilizimit ata janë mësuar, menjëherë në aeroplanit dhe ikin andej, ndërsa ne jemi mësuar rrimë prapë në Kosovë. Për këtë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nisma: Përplasja në Mushtisht, tregon fytyrën e Qeverisë

Posted: 28 Aug 2016 11:23 AM PDT

Ndaj incidentit që ka ndodhur sot në fshatin Mushtisht të Suharekës ku banorët lokalë kundërshtuan ardhjen e serbëve në një liturgji kishtare për shkak të krimeve të kryera ndaj shqiptarëve gjatë kohës së luftës, ka reaguar edhe Nisma për Kosovën. Kjo parti opozitare deklaron se ajo çfarë sot u pa në fshatin Mushtisht të Suharekës, tregon edhe njëherë se ky pushtet ka humbur çdo komunikim dhe ndjeshmëri me popullin. “Në vend që qeveria të angazhohet për fatin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy grupe të armatosura, përleshen në parkingun e ETC-së (FOTO&VIDEO)

Posted: 28 Aug 2016 11:11 AM PDT

(I Plotësuar) Shkëmbimi i zjarrit që ka ndodhur rreth orës 19:00 në afërsi të qendrës tregtare ETC në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë, dyshohet e ka ndodhur ndërmjet dy grupeve. Këtë e konfirmon Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës. Flora Ahmeti, një nga zyrtaret për media të policisë, konfirmoi për lajmi.net se forcat e rendit janë njoftuar rreth orës 19:00 për të shtëna me armë zjarri që kanë ndodhur në parkingun e kësaj qendre tregtare që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Interi barazon me Palermon (VIDEO)

Posted: 28 Aug 2016 11:03 AM PDT

Inter nuk ka arritur më shumë se sa një barazim 1:1 me Palermon Inter nuk ka shënuar fitore as në ndeshjen e dytë të edicionit të ri në Serie A, pasi ka barazuar në stadiumin e saj me Palermon 1:1. Skuadra mysafire ka kaluar e para në epërsi me golin e Rispolit në minutën e 48’, por Inter u kthye në lojë me golin e Mauro Icardit në minutën e 72’të. Deri në fund Inter u mundua të shënonte edhe golin e fitores, por pa sukses, pasi rezultati mbeti i pandryshuar. /Express/ Inter Milan vs Palermo 1-1 All Goals.........

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

LDK: Driton Çaushi dhe VV-ja dëshirojnë gjakderdhje në Kosovë si në Vlorën e 97-tës

Posted: 28 Aug 2016 10:45 AM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një komunikate për media ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të Vetëvendosjes Driton Çaushi që ka bërë sot ndaj kryeministrit Isa Mustafa. Sipas LDK-së me deklaratat e tilla si të Driton Çaushit dhe kolegëve të tij nga Vetëvendosja e kanë vendin në “burgun e historisë”. LDK duke e quajtur Driton Çaushin, Zani Çaushi i Vlorës thotë se këta nuk do të mund ta zhbëjnë shtetin e Kosovës, nuk do të mund ta......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Icardi shënon për Interin (Video)

Posted: 28 Aug 2016 10:41 AM PDT

Inter ka barazuar rezultatin 1:1 kundër Palermos Skuadra e Interit më në fund ka barazuar rezultatin në 1:1 kundër Palermos, me golin e kapitenit Mauro Icardi. /Express/ Mauro Icardi Goal - Inter vs Palermo 1-1... by DailyVideoTV...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

MPB kërkon rrugë ligjore të mos e paguajë gjobën 5 milionëshe

Posted: 28 Aug 2016 10:40 AM PDT

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka deklaruar se  dikasteri që ai drejton do të bëjë të gjitha përpjekjet ligjore që tëi shmanget pagesës së gjobës së shqiptuar nga Gjykata e Arbitrazhit në Paris. “Jemi duke bërë të gjitha veprimet dhe do të përdorim çdo mekanizëm ligjor, që të mbrojmë vetveten”, deklaroi Hyseni në televizionin Tribuna Channel. Por që ky vendim i Arbitrazhit në hyjë në fuqi dhe MPB-ja të paguajë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti malazez: Nuk pres incidente në kufirin me Kosovën, asnjë centimetër nuk ua kemi marrë

Posted: 28 Aug 2016 10:37 AM PDT

Presidenti malazez, Filip Vujanoviq ka thënë se askush në Kosovë nuk ka arsye që ndaj Malit të Zi të tregojë çfarëdo pakënaqësie. Vujanoviq këtë e ka thënë në Kollashin ku ka marrë pjesë në seancën ceremoniale të Kuvendit komunal të Kollashinit me rastin e Ditës së Komunës. I pyetur se a pret incidente në kufirin me Kosovën pas ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës, Vujanoviq është deklaruar i prerë. “Natyrisht se nuk......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Formacionet zyrtare: Bilbao – Barcelona

Posted: 28 Aug 2016 10:20 AM PDT

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Bilbao – Barcelona Athletic Bilbao dhe Barcelona kanë publikuar formacionet zyrtare, para takimit të tyre në kuadër ët xhiros së dytë të La Ligas spanjolle.  Bilbao: Iraizoz, De Marcos, Bóveda, Laporte, Balenziaga, Iturraspe, Beñat, Williams, Eraso, Susaeta y Aduriz Barcelona: Ter Stegen, Sergio Roberto, Piqué, Umtiti, Alba, Busquets, Rakitic, Denis Suárez, Messi, Arda, Luis Suárez ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Palermo befason Interin (Video)

Posted: 28 Aug 2016 10:17 AM PDT

Palermo ka kaluar në epërsi kundër Interit Skuadra e Palermos ka befasuar Interin, pasi ka shënuar golin e parë në Giusseppe Meazza me anë të Rispolit. /Express/ /// by ak-productions...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more