Skip to main content

Zëri: “Femrat mund ta ndiejnë tradhtinë me një shikim prej tre sekondash” plus 29 more

Zëri: “Femrat mund ta ndiejnë tradhtinë me një shikim prej tre sekondash” plus 29 more


Femrat mund ta ndiejnë tradhtinë me një shikim prej tre sekondash

Posted: 29 Aug 2016 02:55 PM PDT

A është e mundur ta merrni vesh a ju mashtron partneri, duke e shikuar atë? Një studim i ri ka treguar se femrat mund ta ndiejnë tradhtinë bashkëshortore me një shikim prej tre sekondash në foton e mashkullit, me të cilin janë në lidhje. Duke përdorur metodën e lashtë kineze të leximit të fytyrës, si dhe të gjuhës së trupit, ata kanë bërë portretin e mashkullit tradhtar, thotë ekspertja e seksit dhe raporteve familjare, Tracey Cox, transmeton Telegrafi. Ja si duket mashtruesi seksual: Është i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Valoni ‘jeton’ për Zvicrën, në Granitin nuk kam dyshuar kurrë”

Posted: 29 Aug 2016 02:39 PM PDT

Një ditë pas pretendimeve në disa media kosovare se shqiptarët që luajnë në Zvicër u penguan nga FIFA për të kaluar drejt përfaqësueses së Kosovës, trajneri Vladimir Petkoviq shprehet se askush prej tyre nuk u detyrua që të qëndronte te Zvicra. Petkoviq thotë se ishte i sigurte për qëndrimin e Valon Behramit dhe Granit Xhakës dhe se lojtarët e kishin bërë me kohë zgjedhjen e tyre. Ndërsa për Shaqirin, ai thekson se do të mungojnë në sfidën ndaj Portugalisë më 6 shtator......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përfundon gjithçka, Joe Hart transferohet në Serie A

Posted: 29 Aug 2016 02:25 PM PDT

Joe Hart do të zyrtarizohet të martën si portier i ri i Torinos Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart, është huazuar në Torino, kështu shkruajnë mediat italiane. Sipas Tuttosport, tashmë çdo gjë ka përfunduar dhe se agjenti i lojtarit ka thënë se Manchester City ka dhënë dritën e gjelbër që Hart të huazohet për një vit në Torino. Në anën tjetër, “Sky Sports”, raporton se edhe Federata Angleze ka konfirmuar se lojtarit i është dhënë leja për t’u larguar nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tirana, nga fshat me baltë në metropol modern (Foto)

Posted: 29 Aug 2016 02:19 PM PDT

Në fotot e këtij artikulli mund të shihen ndryshimet e mëdha që ka pësuar kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, përgjatë shekullit të fundit. Në fakt fotot më të hershme datojnë që më 1913 dhe disa janë me ngjyra madje, pasi janë kartolina të kohës. Ndërtesat dhe stili i jetesës kanë pësuar një metamorfozë në këto 100 vjet. Sidoqoftë disa gjëra mbeten dhe i kanë rezistuar kohës, edhe pse të pakëta. LEXO EDHE: Ja si dukej Kosova në vitin 1913......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrugëtimi i Nënë Terezës drejt jetës fetare (Video)

Posted: 29 Aug 2016 02:01 PM PDT

Të dielën me 4 shtator në Vatikan, mbahet ceremonia e shenjtërimit të nobelistes shqiptare, Nënë Tereza. Rrugëtimi i saj filloi në kishën e Zonjës së Bekuar, në Letnicë të Kosovës ku ajo vendosi të dorëzohej murgeshë, raporton VOA. Famullitari dhe besimtarët që po luten prej disa ditësh në pritje të ceremonisë së shenjtërimit, vlerësojnë lartë jetën dhe veprën e Nënë Terezës dhe vlerat që kishte për kombin shqiptar.    ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A janë këto fotot më të bukura të dasmave? (Foto)

Posted: 29 Aug 2016 01:55 PM PDT

Valët e detit, qiejt me pamje mahnitëse dhe ujëvarat spektakolare janë vetëm disa prej prapavijave të mrekullueshme që ndodhen në disa prej fotografive më të bukura të dasmave në botë. Fotografët kanë kapur momente romantike nën palmat e Havait dhe luginat e mrekullueshme të Norvegjisë, ku disa prej tyre janë zgjedhur si 50 fotot më magjike të dasmave, të kapura përreth botës. LEXO EDHE: Shpikën diçka interesante për akulloret, fituan 50,000 dollarë Në një set fotografish......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Malishevë drejtori i arsimit punëson djalin pa diplomë (Video)

Posted: 29 Aug 2016 01:48 PM PDT

Pozita e tij si Shef i Drejtorisë së arsimit në Malishevë ka bërë që të ketë ndikim edhe në stafin e shkollës Imer Krasniqi në fshatin Carrallukë. Halim Hoti nuk shkoi më larg se në familjen e tij kur përzgjodhi mësimdhënësin e gjuhës angleze. Mirëpo edhe pse është i punësuar qe 3 vite në këtë shkollë, Edon Hoti punën e arsimtarit e kryen pa diplomë Universitare. E këtë babai i tij e arsyeton se nuk kishte kuadro të kualifikuar. Bile shefi i Arsimit në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afishe në Prishtinë me përmbajtje ironike kundër protestës së 1 shtatorit (Foto)

Posted: 29 Aug 2016 01:28 PM PDT

Vetëm dy ditë para protestës së thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për të kundërshtuar marrëveshjen për demarkacionin, në sheshin e Prishtiëns janë vendosur disa afishe. Përmbajtja e kësaj afisheje është me shumë ironi dhe në njëfarë forme kundërshton protestën, por në një mënyrë tjetër, raporton lajmi.net. “Lexoni dhe kuptoni një fjalë të urtë popullore thotë: Për një plesht, me e kall jorganin”, nis përmbajtja e kësaj afisheje, e cila me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zvicra injoron keq Granit Xhakën (Foto)

Posted: 29 Aug 2016 01:27 PM PDT

Edhe përkundër se kishte një sezon fantastik, Granit Xhaka nuk ka arritur që të shpallet më i miri në Zvicër Federata e Futbollit të Zvicrës ka ndarë çmimet për laureatët e vitit në futbollin zviceran. Krahas shumë çmimeve, u nda edhe çmimi për lojtarin më të mirë të Zvicrës. Në garë ishin dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Valon Behrami si dhe zvicerani Yann Sommer. Më i miri i Zvicrës u zgjodh portieri i Monchengladbach, Yann Sommer, që për shumë media po konsiderohet si......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Më në fund…Elvana Gjata shpjegon kuptimin e fotos lejla

Posted: 29 Aug 2016 01:25 PM PDT

Pak ditë më parë, postimi i një fotoje lejla nga Elvana Gjata në Instagram dhe më pas ripostimi nga shumë këngëtarë të njohur shkaktoi konfuzion te portalet dhe te ndjekësit e këngëtares. Më pas u mësua se bëhej fjalë për një këngë që Elvana Gjata do të publikonte me Capital T. Por pse lejla? Përgjigjen na e ka dhënë vetë këngëtarja e “Love Me, Love Me”, e cila ka publikuar një foto po në Instagram, ku shkruan: “Lejlaja është ngjyra e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpikën diçka interesante për akulloret, fituan 50,000 dollarë

Posted: 29 Aug 2016 01:17 PM PDT

Sigurisht e dini ndjenjën se si është të hash akullore në një ditë të nxehtë – e cila fillon të shkrihet pak pasi të filloni ta hani dhe të rrjedhë poshtë duarve tuaj. Por dy 14-vjeçarë kanë gjetur një zgjidhje të mahnitshme për këtë problem, që do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si hamë akullore. LEXO EDHE: Kapet peshku më i madh në Adriatik (Foto) Shokët e ngushtë Sam Nassif dhe Oliver Greenwald, nga SHBA, kanë shpikur “Drip Dop”......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çela: Kundërshtuesit e Demarkacionit, jo konsistentë dhe me qasje të ngushtë

Posted: 29 Aug 2016 01:12 PM PDT

Gjeografi Tomor Çela ka thënë se ekspertët që e kundërshtojnë marrëveshjen e demarkcionit me Malin e Zi janë jo konsistentë në qëndrimet e tyre, kanë qasje të ngushtë dhe janë edhe jo profesionalë. Çela ka thënë se është tentuar të bëhet kauzë politike një çështje krejt profesionale. “Edhe pse është krejt çështje profesionale shndërrohet në kauzë politike, por nuk e kuptoj qëndrimin e ngushtë të ekspertëve, për një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Enca ia doli, shikoni sa kilogramë ka humbur (Foto)

Posted: 29 Aug 2016 01:07 PM PDT

Ajo është komentuar shpesh kohës për linjat e saj madje është akuzuar edhe për përdorimin e fotoshopit në imazhet e saj. Por këtë herë përveç sharjeve duket se këngëtarja Enca Haxhia ka një tjetër përgjigje. Në profilin e saj në SnapChat ajo ka publikuar disa foto ku tregon pjesën e poshtme të këmbëve dhe bikinin, duke theksuar se tashmë pantallonat e shkurtra nuk i bënin më pasi i kishte dy masa më të mëdha, shkruan ‘Opinion’. LEXO EDHE: Ja sa e afërt......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vrasja e dyfishtë tek Parku i Qytetit në Prishtinë – detajet e ngjarjes! (Video)

Posted: 29 Aug 2016 12:57 PM PDT

Gjurmët e gjakut mbetën nga një incident i rëndë që ndodhi të hënën në Prishtinë. Tek parku i kryeqytetit u vranë dy të rinj. Ata humbën jetën nga plagët që iu shkaktuan nga arma e zjarrit. Viktimat Eron Agaj e Arianit Gashi, ndërruan jetë në qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. I pari vdiq me të arritur në këtë institucion shëndetësor, ndërsa i dyti rreth orës 16:30. Këtë e konfirmoi për Klan Kosovën zëdhënësja e policisë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Obama do të takohet me Erdoganin më 4 shtator

Posted: 29 Aug 2016 12:50 PM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama do të takohet me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, më 4 shtator, përpara samitit të G20 që do të mbahet në Kinë këtë fundjavë, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë. Presidenti Obama dëshiron që të diskutojnë lidhur me puçin e dështuar ushtarak në Turqi “si dhe për fushatën kundër IS-it dhe përpjekjeve tona për të promovuar stabilitet në Siri dhe për përgjigjen ndaj krizës së refugjatëve”, ka thënë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pse (nuk) duhet të ndryshohet afati i hetimeve për veprat penale të korrupsionit

Posted: 29 Aug 2016 12:45 PM PDT

Ndryshimet e legjislacionit penal në lidhje me hetimin dhe gjykimin e veprave penale të korrupsionit, me theks të veçantë ndryshimi i afatit të hetimeve, paraqet një nga temat me sensitive, e cila tangon raportin midis efikasitetit të sistemit të drejtësisë dhe lirive dhe të drejtave të njeriut. Prandaj kjo tematikë kërkon një qasje serioze dhe shumë të kujdesshme kur bëhet fjalë për ndërtimin e bazës ligjore dhe mekanizmave të tjerë për luftimin dhe parandalimin korrupsionit. Si shkas kryesor për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sinan Hoxha fansave: Keni nevojë për syze (Foto)

Posted: 29 Aug 2016 12:38 PM PDT

Fotoja familjare që Andrra publikoi në Instagram me rastin e 1 vjetorit të martesës së saj me këngëtarin Sinan Hoxha, ka ngjallur ‘polemika’ tek ndjekësit e saj. Shumë prej tyre kanë vënë në diskutim gjatësinë e këngëtarit, duke e krahasuar atë me bashkëshorten e tij. Por Sinani i ka dhënë fund dyshimeve me anë të një përgjigjeje ironike të gjitha ‘gojëve të liga’: LEXO EDHE: Stërmbesa e Skënderbeut në krahët e reperit shqiptar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rreth 1500 vrasje për 15 vjet në Kosovë (Video)

Posted: 29 Aug 2016 12:24 PM PDT

Vrasjet në Kosovë kanë shtuar pasigurinë dhe frikën te qytetarët e Kosovës. Vetëm gjatë këtyre muajve të këtij viti kanë ndodhur 23 vrasje, të cilat kanë sfiduar sistemin e sigurisë dhe drejtësisë në vend. Se numri i vrasjeve është shtuar këtë vit tregojnë edhe statistikat zyrtare të Policisë. Vitin e kaluar në këtë periudhë kanë ndodhur 11 vrasje, për dallim nga ky vit i cili përfshin 21 vrasje vetëm në këtë shtatë mujor. LEXO EDHE: Dy......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ukë Rugova dhe të tjerët nesër rrëfehen në gjykatë për rastin ‘viza’

Posted: 29 Aug 2016 12:18 PM PDT

Nesër nis seanca fillestare e gjykimit të Ukë Rugovës dhe 19 personave tjerë. Nesër në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahen seancat e shqyrtimit fillestar ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve për vizat italiane shengen. Seancat fillestare ishin paraparë të mbaheshin më 24, 25 dhe 30 gusht, mirëpo pesë ditë më parë munguan pesë të akuzuar dhe kryetari i trupit gjykues e caktoi fillimin e këtij gjykimi më 30 gusht. Sipas aktakuzës se Prokurorisë Speciale të Kosovës, nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjimshiti lë Atalantan, shkon te skuadra që po e kërkon që tre vite

Posted: 29 Aug 2016 12:17 PM PDT

Berat Gjimshiti është shumë pranë firmës me Avelinon, një ekip i Serisë B italiane ku do të ketë mundësinë të aktivizohet rregullisht dhe të tregojë vlerat e tij. Për këtë janë të bindur plotësisht në Itali, ku mediat vendase kanë intervistuar Paolo Tramezanin, për të zbërthyer karakteristikat e këtij futbollisti i cili nuk gjeti hapësira te Atalanta. “Ai është një lojtar shumë i fortë fizikisht dhe në lojën një kundër një. Ka hapësira të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KFOR-i mund të intervenojë më 1 shtator (Video)

Posted: 29 Aug 2016 12:13 PM PDT

Për herë të fundit po u drejtohet medieve si komandat i KFOR-it, pas trembëdhjetë muajsh që prej se e ka marrë mandatin. Gjeneral major Guelmo Luigi Miglietta do të dorëzojë detyrën më 1 shtator me një ceremoni tek Giavoanni Fungo. Po më një shtator, në orë të njëjtë ishte planifikuar që të mbahet seanca për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Luigi Miglietta edhe pse votimin e marrëveshjes po e konsideron çështje të brendshme ka treguar se kanë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Stërmbesa e Skënderbeut në krahët e reperit shqiptar (Foto)

Posted: 29 Aug 2016 12:09 PM PDT

Sofie Kastrioti sot ateroi në Prishtinë për herë të parë në trojet shqiptare, pasi ajo ka lindur dhe është rritur në Australi. Ardhja e saj në trojet tona ka bërë bujë mediatike, kështu Sofia është përcjellur nga mediet shqiptare qysh prej aterimit në aeroportin e Prishtinës, shkruan lajmi.net. Sofia do të jetë e pranishme në festivalin Hardh Fest e cila mbahet në qytetin e Rahovecit me datën 2,3 dhe 4 shtator. Stërmbesa sot ka gjetur kohë për të vizituar shtatoren e heroit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Petkoviq: S’pata nevojë t’i bindi kosovarët

Posted: 29 Aug 2016 12:00 PM PDT

Vladimir Petkoviq ka deklaruar se nuk ka pasur nevojë të bind lojtarët kosovarë që të vazhdojnë me përfaqësuesen zvicerane. Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, gjatë një konference për media para ndeshjeve kualifikuese për Botërorin ‘Rusia 2018’, është pyetur lidhur me qëndrimin e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit e Valon Behramit te Zvicra, edhe përkundër se kishin mundësi të zgjedhnin Kosovën pas pranimit në UEFA e FIFA. Petkovic tha se nuk ka pasur nevojë të bindë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova, s’e di çka po ndodh përreth kufirit (Video)

Posted: 29 Aug 2016 11:52 AM PDT

Institucionet e vendit nuk kanë informata se Mali i Zi ka vendosur Njësitin Special Antiterrorist në kufi me Kosovën.   Mediet serbe, megjithatë kanë raportuar se që nga 23 gushti, në kufi janë vendosur dhjetëra anëtarë të këtij njësiti, pasi siç thuhet ka gjasa të eskalojë situata nga kundërshtarët e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Këshilltari i kryeministrit, Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka thënë për Tribuna Channel që për këtë çështje duhet të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kapet peshku më i madh në Adriatik (Foto)

Posted: 29 Aug 2016 11:45 AM PDT

Afër Rovinjit, në bregdetin kroat, është kapur peshku i rëndë 340 kilogramë. Peshku tuna ishte i gjatë 3 metra, transmeton "Zeri.info". Lufta për nxjerrjen e tij ka zgjatur dy orë e gjysmë, njoftojnë mediet kroate, shkruan Magazini Buka./Zeri.info/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja sa e afërt është Enca me familjen e Noizyt (Foto)

Posted: 29 Aug 2016 11:28 AM PDT

Ka qenë një dasëm e përbashkët mes të afërmve të Noizyt dhe Encës, ajo që e ka bërë këngëtaren të na zbulojë disa detaje në llojin e marrëdhënies së saj me Noizyn. Teksa ajo filmonte jo vetëm pjesët më të bukura të ceremonisë por edhe veten e saj, na zbulon që gjatë gjithë kohës në tavolinë ka qenë mes prindërve të reperit, shkruan InTV. LEXO EDHE: Miss-at e Kosovës që nga viti 1994, kush është më e bukura? (FOTO) Nuk......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Sulmet me bomba, akte kriminale me elemente terrori”

Posted: 29 Aug 2016 11:14 AM PDT

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se sulmet e fundit me bomba janë akte kriminale dhe kanë elemente terrori. Sulmet në objektin e parlamentit, të televizionit publik dhe në shtëpinë e drejtorit të RTK-së, Mentor Shalës, Musliu i sheh si tendencë për futje frike, porse nuk ka një përgjigje se kush po i bënë ato. “Këto janë sulme të cilat shihet se kanë elemente të futjes së fikës në masë, ka elemente terrori,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Messi trondit Barcelonën

Posted: 29 Aug 2016 11:05 AM PDT

Lionel Messi mund të mungojë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës që Argjentina i zhvillon ndaj Uruguait e Venezuelës Barcelona ka konfirmuar se ylli i skuadrës, Lionel Messi, vuan nga një tërheqje muskulore dhe mund mungojë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës që Argjentina i zhvillon ndaj Uruguait e Venezuelës. Mirëpo, edhe përkundër problemit që është shfaqur, Messi do të udhëtojë me Kombëtaren e Argjentinës ku do t’i kryejë më gjerësisht testet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shokohet Aguero

Posted: 29 Aug 2016 11:05 AM PDT

Sergio Aguero nuk ka udhëtuar me kombëtaren e Argjentinës Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, nuk do të jetë në gjendje që t’i ndihmojë bashkëlojtarët në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës që Argjentina i zhvillon ndaj Uruguait e Venezuelës. Goal.com shkruan se Aguero nuk do t’i bashkohet Argjentinës pasi lojtari ka pësuar një lëndim të dielën mbrëma ndaj West Ham. 28 vjeçari u dëmtua në fitoren e Cityt prej 3:1 ndaj West Ham në Etihad Stadium. Ai ka probleme me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

8 përfitimet e mrekullueshme shëndetësore të frutave të pyllit

Posted: 29 Aug 2016 10:56 AM PDT

Të mrekullueshmet frutat e pyllit janë të pasura me antioksidantë, substanca të dobishme që na mbrojnë nga sëmundjet dhe për të parandaluar e për të luftuar infeksionet. Shkenca po tregohet gjithnjë e më tepër e vëmendshme për të mirat që mbartin frutat e pyllit. Ne po ju tregojmë 8 përfitimet që ka njeriu nga konsumimi i tyre: 1- I bëjnë mirë zemrës: Luleshtrydhet dhe boronicat dhe në përgjithësi të gjitha frutat e kuqe të pyllit, janë të pasura me vitamina......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more