Skip to main content

Tirana Observer: “Luana Vjollca zbulon foton nga seti i ri” plus 9 more

Tirana Observer: “Luana Vjollca zbulon foton nga seti i ri” plus 9 more


Luana Vjollca zbulon foton nga seti i ri

Posted: 28 Aug 2016 10:08 AM PDT

image409 image410-550x351Moderatorja seksi, Luana Vjollca ka realizuar nje set të ri fotografik. Kësaj here Luana ja ka besuar imazhin fotografit, Artan Korenica i cili ka realizuar disa foto bardhezi. Një prej tyre Luana e ka postuar në Instagram, por jemi të sigurt që pas saj do të ketë edhe shumë të tjera.

 

 

PD: Arben Ndoka në krye të Mundjes. Alternativa e Ramës, krimi, trafiku e droga

Posted: 28 Aug 2016 09:53 AM PDT

pd-seliaPartia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me zgjedhjen e ish-deputetit Arben Ndoka në postin e kryetarit të Federatës së Mundjes.

Sipas demokratëve, "kryeministri Rama ka dërguar zyrtarët e tij për të legalizuar Arben Ndokën, i dënuar për prostitucion dhe rrëmbim personi, duke dëshmuar sërish se e vetmja alternativë e tij është krimi, trafiku, droga".

 DEKLARATA E PLOTE E PD

Edi Rama po konfirmon në sytë e mbarë shqiptarëve se krimi, trafiku, prostitucioni janë zgjedhja e tij. Edi Rama ka dërguar zyrtarët e tij për të legalizuar Arben Ndokën, i dënuar për prostitucion dhe rrëmbim personi, si kreun e Federatës së Mundjes.

Pasi ka hequr me dhunë dy zonja nga lista e Lezhës për të futur trafikantin në Parlament, pasi ka refuzuar revoltën e shqiptarëve, pasi ka injoruar Departamentin Amerikan të Shtetit që e përmendi me emër si turp te Shqipërisë, Edi Rama sërish ndan pushtet dhe privilegje me Arben Ndokën. Edi Rama nuk i dha Arben Ndokës thjesht një federatë sporti, por i dha sërish lejen për të bërë atë që ai di të bëjë, dhunimin e votës, presionin ndaj qytetarëve, sundimin mbi ligjin. Edi Rama dëshmoi sërish se e vetmja alternativë e tij është krimi, trafiku, droga. Qytetarët në mbarë vendin janë të neveritur nga Edi Rama dhe aleanca e tij me krimin. Edi Rama dhe trafikantët e tij do të marrin përgjigjen e merituar ditën më të parë që do të përballen me fuqinë e sovranit, me votën e popullit.

 

ZGJEDHJA E NDOKES NE KRYE TE FEDERATES SE MUNDJES

Asambleja e Jashtëzakonshme e Federatës Shqiptare të Mundjes e thirrur nga trajneri i Besëlidhjes, Altin Shtjefni, u mblodh dje në Shëngjin. Grupimi paralel zgjodhi forumet e saj drejtuese duke rikthyer kështu sërish përçarjen në këtë sport.

Në këtë proces zgjedhor morën pjesë 11 delegatë, shoqata "Vlora Wrestling" (Krenar Bifsha); Flamurtari (Fitus Korkaj), Tirana (Leonard Çakmashi); Besa (Skënder Musta); Teuta (Sinan Trimi); Partizani (Klodian Koçi); Korabi (Fiqiri Rama); Besëlidhja (Joel Gjelaj); Tërbuni (Shyqyri Kuçi); Apolonia (Baftjar Abazaj) dhe Tomori (Edison Therepeli).

Pjesë e këtij procesi ishin gjithashtu zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit Rauf Dimraj, drejtori i Sporteve Vladimir Gjonaj dhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani. Pas komunikimit të rendit të ditës që u miratua unanimisht, u zgjodh komisioni i votimit me përbërjen e Rigels Nicaj (kryetar) dhe dy anëtarët, Baftjar Abazaj dhe Elton Azuni.

Procedura e votimit u zhvillua, në fillim për shkarkimin e presidentit të federatës, Martin Biba dhe zgjedhjen e kreut të ri dhe më pas shkarkimin e kryesisë aktuale dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj. Kandidatë për president ishin Sajmir Loshi dhe Arben Ndoka. Kandidati Loshi nuk u paraqit me pretendimin për arsye familjare, ndërsa kandidati Ndoka ishte prezent.

Procesi

Në votimin për kryetar u përdorën dy kuti votimi, në të parën u hodhën fletët për shkarkimin e presidentit Biba dhe në kutinë e dytë fletët për zgjedhjen e presidentit të ri. Pas numërimit të votave të 11 fletët e votimit ishin pro shkarkimit të Martin Bibës. Ndërkohë në unanimitet do të votëbesohej presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Mundjes, Arben Ndoka.

Më pas, procesi vijoi me shkarkimin e kryesisë aktuale dhe votëbesimin e anëtarëve të rinj. Për Komitetin e ri ishin në garë Burhan Arapi, Dorjan Shehu, Jonald Agolli, Zylfi Shehu, Ardian Petoshati, Fadil Karepi dhe Hasan Lluka.

Në unanimitet me 11 vota pro do të zgjidheshin si anëtarë të rinj të kryesisë së FSHM-së Burhan Arapi, Dorjan Shehu, Jonald Agolli, Zylfi Shehu, Ardian Petoshati dhe Fadil Karepi.

Pas mbylljes së votimit fjalën e mori Arben Ndoka, ku ndër të tjera tha: "Falënderoj të gjithë pjesë- marrësit në këtë Asamble që çuan në vend drejtësinë për zgjedhjen në mënyrë demokratike të organeve drejtuese të Federatës Shqiptare të Mundjes. Jo më kot kam konkurruar për të marrë drejtimin e kësaj federate të rëndësishme të sportit tonë, pasi deri tani ka pasur shumë mangësi.

Unë ju garantoj se federata jonë do të mundësojë pjesëmarrjen e mundësve tanë në Lojërat e ardhshme Mesdhetare dhe në Lojërat Olimpike".

 

 

Arrestohet për prostitucion motra e këngëtares së njohur

Posted: 28 Aug 2016 09:29 AM PDT

Mariah_Carey_sister_Alison_escort_ad_mug_shot_ prostitucion-1Arrestohet motra e këngëtares së njohur Mariah Carey. Mësohet se mbi të rëndon akuza e prostitucionit. Alison Carey u arrestua për përfitim parash në këmbim të favoreve seksuale, ndërsa u dënua nga gjykata federale amerikane. Ajo mund të lirohet me kusht nëse paguan 1000 dollarë. Por policia amerikane ka ngritur alarmin se të gjithë ata që kanë pasur kontakt seksual me motrën e këngëtares duhet të kontrollohen pasi ajo është prekur nga HIV/AIDS.

Dafina Zeqiri tregon aftësitë në kuzhinë

Posted: 28 Aug 2016 09:14 AM PDT

image58-169x300 image59-169x300 image60-169x300 image406-169x300 image407-550x302Jemi mësuar ta shohim Dafina Zeqirin gjithmonë të kuruar, duke udhëtuar e nëpër koncerte të ndryshme.

Sot ajo tregon një tjetër anë të sajën: shfaqet si një shtëpiake. Duffy ka vendosur të jetë "vajzë për shtëpi" dhe ka postuar në rrjetet sociale disa foto dhe video ku shfaqet duke gatuar.

Këngëtarja ka shpërndarë për fansat e saj çdo moment nga gatimi. Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të themi: "Të bëftë mirë Duffy! Gatimi nga duart e tua gjithmonë të shijon më shumë"./Blitz.al

 

  

Masterchefi Renato Mekolli lajmëron producentet e DWM: Nuk vij në prova!

Posted: 28 Aug 2016 09:01 AM PDT

image404-450x450Masterchefi i njohur Renato Mekolli, do të jetë një nga konkurrentët e Dance With Me. Por duket se ai do të niset me pushime."Alooo Vera,Alketa. Nuk do jem ne prova të hënën dhe të martën,po shplodhem pak unë. Takohemi të mërkurë në Klan", shkruan Renato në Facebook.

 

Kur Elvana Gjata konkurronte në “Ethet e së premtes”… 15 vjeç

Posted: 28 Aug 2016 08:39 AM PDT

2ea67bea0bdc47e04a8ce014bedeb6c8 094c498b19ce121795923de4a7bbd799Ndoshta jo të gjithë e kujtojnë këngëtaren Elvana Gjata, në edicionin e parë të spektaklit të talenteve të reja. Ishin "Ethet e së premtes mbrëma" ato që filluan të krijonin ethet e para tek shumë artistë të rinj, që në atë kohë synonin skenat e muzikës. Rasti i Elvanës është ai i suksesit, edhe pse nuk arriti të klasifikohej në 5 më të mirët e mbrëmjeve finale.

Megjithatë, sido që nisi ajo rrugë, sot sërish Elvana e kujton me nostalgji. Në këtë video që sapo ka postuar në profilin e saj në Instagram, Elvana tregon se atëherë ka qenë vetëm 15-vjeçare… por e qartë për atë që donte të arrinte…

15. #ethetesepremtesmbrema

A video posted by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Ҫfarë vjen pas “Bonbon”? Era, më në fund, zbulon surprizën

Posted: 28 Aug 2016 08:23 AM PDT

a58c43cc96b4a49ba5bf557af6fe601cPas publikimit të hitit "Bonbon", i cili i kaloi pritshmëritë e producentëve dhe këngëtares, për Era Istrefin suksesi ndërkombëtar nuk ka të ndalur. Gjatë gjashtë muajve të fundit, kanë qenë të panumërt koncertet, intervistat, kontratet e reja dhe shumë projekte që do të kristalizohen së shpejti. "Bonbon", kënga që pasoi "Shumë pis", një bashkëpunim po ashtu i suksesshëm me Ledri Vulën, u bë si një derë ndërkombëtare për artisten e re, duke depërtuar kudo në botë, Europë, Azi, Amerikë e deri në Australinë e largët.

Megjithatë, në një kohë kur hiti vijon të dëgjohet edhe shumë muaj pas publikimit, për Erën, në pothuaj ҫdo intervistë të saj, nuk është shmangur pyetja: ҫfarë vjen pas "Bonbon"? Dhe përgjigjja e 21-vjeҫares, e rezervuar për të rrëfyer ҫ'plane të reja ka, ka qenë e prerë: "Shumë shpejt…", pa treguar shumë ҫfarë do të jetë ajo që po vjen shpejt.

Derisa ka vendosur të jetë më konkrete në një intervistë të fundit, madje ka përcaktuar edhe kohën se kur do të publikojë krijimin e saj të ri. Në një intervistë për Kiss UK, Era ka zbuluar më shumë detaje për këngën e re: "Po punoj në muzikë, kam disa këngë shumë të mira, por e kam një të preferuar që do ta publikoj shumë shpejt, në tetor besoj. Ka brenda saj elementë reggae. E di që fansat do të ҫmenden, sepse e di që ata e duan shumë reggaen", – thotë Era.

Në intervistë, Era tregon ndër të tjera, edhe për frymëzimin që gjen vazhdimisht te këngëtarja e famshme, Rihanna.

Kapet gomonia me 300 kg drogë në Itali, arrestohen dy kavajasit që e drejtonin

Posted: 28 Aug 2016 08:10 AM PDT

operacioni-antidroge-foto-1 operacioni-antidroge-foto-2 operacioni-antidroge-foto-3gomonia-droge-4-700x933Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me ato italiane kanë goditur sot një grup që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Policia Kufitare shqiptare dhe Nukli Detar i Guardia di Finanza kanë bllokuar dhe sekuestruar një gomone 5 metra të gjatë që transportonte rreth 300 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë. Në flagrancë janë arrestuar dy shtetasit shqiptarë që drejtonin gomonen, B. K, 46 vjeç dhe T. V, 36 vjeç, të dy lindur në Qerret, Kavajë.

POLICIA E SHTETIT KA BERE PUBLIKE DETAJE TE OPERACIONIT

Në orët e para të mëngjesit të datës 28 gusht 2016 Salla Operative e grupit Aereo Naval të Taranto ka komunikuar që ka marrë njoftim nga Patrulla e Përbashkët GdF dhe Delta, që një mjet po lëviz drejt brigjeve italiane.

Helikopteri i GdF në orën 06:10, ka diktuar një gomone rreth 5 metra me dy persona në bord në një distancë 24 milje nga grykëderdhja e lumit Vjosa dhe ka konstatuar disa pako në të.

Gomonia vinte nga brigjet shqiptare me shpejtësi 20 milje në orë.

Mjeti lundrues i Guardia di Finanza BSO110 i Qendrës së GdF Vlorë, në bordin e të cilit ndodhej edhe efektiv i Delta Forcë Radhimë Vlorë, si dhe një mjet lundrues i shpejtë i Repartit GdF të Puglia po mbështesnin veprimet e përbashkëta.

Rreth orës 11:00 am gomonia e cila po ndiqej u bllokua dhe u ndalua nga pjesëmarrësit në këtë operacion, në një distancë 24.8 milje nga grykëderdhja e lumit Vjosa.

Bëhet fjalë për një gomone rreth 5 metra e gjatë me dy persona me dy persona me shtetësi shqiptare

Në këtë gomone u gjetën 12 pako të dimensioneve të ndryshme me rreth 300 kg mariuana (Canabis Sativa). Gomonia u shoqërua për në portin e Brindisi-t.

Gjatë këtij shërbimi, mjeti lundrues BSO110 me punonjësin e Policisë Shqiptare në bord, bëri kontrollin edhe të një motopeshkarexhë, e cila lundronte disa milje në distancë nga objektivi, ku rezultoi që në bordin e peshkarexhës nuk u gjendën materiale të dyshimta.

 

Zjarr i madh në Finiq, rrezikohen 300 banesa. Zjarrfikëset dhe dy helikopterë në vendngjarje

Posted: 28 Aug 2016 07:54 AM PDT

zjarr 060 0401Rreth 300 familje në Finiq në jug të vendit, rrezikohen nga flakët. Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë të pyllëzuar, shumë pranë banesave në Finiq.

Forcat zjarrfikëse, një helikopter privat dhe një helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes po punojnë për të lokalizuar flakët, në mënyrë që të mos përparojnë në drejtim të banesave.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se prej disa orësh zjarri ka marrë përmasa të mëdha, si pasojë e erës, por pas ndërhyrjes nga toka dhe nga ajri, intensiteti i zjarrit ka filluar të ulet.

Në një komunikim telefonik në "News24", kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi bëri të ditur se deri tani ndërhyrja ka qenë e efektshme, pasi zjarri nuk ka më intensitetin që kishte në orët e para.

"Zjarri është favorizuar nga era e fortë. Forcat zjarrfikëse janë duke punuar për të shuar zjarrin. Kemi kërkuar ndihmë edhe nga vendet fqinje. Na ka ndihmuar helikopteri i ministrisë së mbrojtjes, kemi angazhuar edhe helikopter privat."- deklaroi Prençi.

Enca ‘mëson’ të vishet

Posted: 28 Aug 2016 07:31 AM PDT

enca_haxhia_enca_fb_pic_czdFCBJD.sized_enca1_1472390964-5397876 enca-2_1472390976-8008643Enca ka postuar së fundmi një foto në instagram ku ka veshur një fustan të zi serioz me rastin e një dasme.  Por gjithsesi duket se Enca nuk mund ta harroj zakonin e vjetër pasi edhe pse është veshur, ajo përsëri ka vënë në pah gjoksin me anë të një dekoldeje shpërthyese…

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more