Skip to main content

“Shkëlqejnë Rita Ora apo Bebe Rexha në VMA 2016” plus 5 more femra.net

“Shkëlqejnë Rita Ora apo Bebe Rexha në VMA 2016” plus 5 more femra.net


Shkëlqejnë Rita Ora apo Bebe Rexha në VMA 2016

Posted: 29 Aug 2016 06:54 AM PDT

rita-ora-bebe-rexha-MTV-2016-veshje

Rita Ora dhe Bebe Rexha ishin të pranishme ne MTV VME 2016. Kalimi i tyre në qilimin  e kuq dhe veçanerisht ai i Rita Ores u komentua shumë. Cila mendoni se dukej më bukur?

2016-MTV-Video-Music-Awards-Arrivals

bebe- rexha

Der Beitrag Shkëlqejnë Rita Ora apo Bebe Rexha në VMA 2016 erschien zuerst auf femra.net.

Veshjet më të bukura në MTV VMA 2016

Posted: 29 Aug 2016 04:33 AM PDT

veshjet-bukura-mtv-vmE

Tapeti i kuqe i MTV, njihet edhe për paraqitjet e egra dhe  qesharake. Edhe pse asgjë kësaj radhe nuk befasoi aq shumë sa Lady Gaga në 2010, prap se prap kishe diçka për tu befasuar, duke u nisur nga paraqitja e Beyonce se bashkau me vajzen e saj,  deri tek Ariana Grande e cila dukje shumë seksi dhe e guximshme. Shikoni fotografitë më poshtë për të parë paraqitjet më të bukura.


Beyonce and Blue Ivy Carter

Beyonce and Blue Ivy Carter

 PHOTO: WIREIMAGE

Nicki Minaj

NEW YORK, NY - AUGUST 28: attends the 2016 MTV Video Music Awards at Madison Square Garden on August 28, 2016 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images)
PHOTO: GETTY IMAGES

Ashley Graham
NEW YORK, NY - AUGUST 28: Ashley Graham attends the 2016 MTV Video Music Awards at Madison Square Garden on August 28, 2016 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images)
PHOTO: GETTY IMAGES

Ariana Grande in custom Alexander Wang
NEW YORK, NY - AUGUST 28: Singer Ariana Grande attends the 2016 MTV Video Music Awards at Madison Square Garden on August 28, 2016 in New York City. (Photo by Jeff Kravitz/FilmMagic)

Hailee Steinfeld in Balmain
NEW YORK, NY - AUGUST 28: Hailee Steinfeld attends the 2016 MTV Video Music Awards at Madison Square Garden on August 28, 2016 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images)
PHOTO: GETTY IMAGES

Britney Spears
NEW YORK, NY - AUGUST 28: Britney Spears attends the 2016 MTV Video Music Awards at Madison Square Garden on August 28, 2016 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images)

Kim Kardashian West
NEW YORK, NY - AUGUST 28: Kim Kardashian West attends the 2016 MTV Video Music Awards at Madison Square Garden on August 28, 2016 in New York City. (Photo by Nicholas Hunt/FilmMagic)

Rita Ora
NEW YORK, NY - AUGUST 28: Rita Ora attends the 2016 MTV Video Music Awards at Madison Square Garden on August 28, 2016 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images)
PHOTO: GETTY IMAGES

Joan Smalls
NEW YORK, NY - AUGUST 28: Joan Smalls attends the 2016 MTV Video Music Awards at Madison Square Garden on August 28, 2016 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images)
PHOTO: GETTY IMAGS

Naomi Campbell in Brandon Maxwell 

NEW YORK, NY - AUGUST 28: Supermodel Naomi Campbell attends the 2016 MTV Video Music Awards at Madison Square Garden on August 28, 2016 in New York City. (Photo by Kevin Mazur/WireImage)
PHOTO: WIREIMAGE

         Taylor Hill in Moschino

NEW YORK, NY - AUGUST 28: Model Taylor Hill attends the 2016 MTV Video Music Awards at Madison Square Garden on August 28, 2016 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images)

PHOTO: GETTY IMAGES

 

Der Beitrag Veshjet më të bukura në MTV VMA 2016 erschien zuerst auf femra.net.

Si të rregulloheni në punë kur jeta juaj private është në kaos

Posted: 29 Aug 2016 02:50 AM PDT

dukeni-rregulluar-cdo-dite-pune-kaos-jeta-private

Është e pamundur t'i harrojmë problemet personale kur jemi në punë, ashtu si dhe problemet e biznesit nuk mund vërtetë t'i lëmë në pragun e shtëpisë, sa do që të anojmë drejt kësaj urtësie. Megjithatë, në shumë raste është dëshmuar se gjatë kohës së krizave personale puna na ndihmon të përmbahemi, sadoqë kjo na bën të ndihemi të çrregulluar në biznes. Struktura e përditshme që na jep pozita jonë në punë, na lejon të kapemi dhe të fiksohemi për atë, atëherë kur humbim edhe spirancën edhe busullën në jetën private.

Aq sa na duhet të marrin leje për, pushim mjekësor, pushim, për të zgjidhur problemet tona personale, poaq kemi nevojë edhe të kthehemi përsëri në punë dhe të përqëndrohemi në zgjidhjen e kërkesave dhe problemeve të cilët na mundësojnë që të vazhdojmë të jemi kompetent dhe efektiv për diçka. Nganjëherë puna vërtetë na shpëton shëndetin shpirtërorë – siç ndonjëherë e shpëton pushimi dhe mungesa në punë.

Kur lodhemi në shpirt dhe vijmë në punë, ku duhet të jemi efikas dhe të veprojmë në mënyrë profesionale, por nuk e arrijmë plotësisht këtë, duhet të kemi parasysh si më poshtë:

I ndodh gjithkujt

Nuk ka askush që në jetën e punës nuk është dashur të çekuilibrohet me kërkesat e punës dhe të përpiqet të përmblidhet (dhe ndonjëherë dështon), sepse i dhemb edhe zemra edhe shpirti edhe truri. Gjithkush humb dikë, ballafaqohemi me sëmundje, probleme me fëmijë, thyerje emocionale dhe familjare, mosfunksionime, tragjedi. Herët a vonë. Absolutisht kemi të drejtë të shpresojmë dhe kërkojmë mirëkuptim dhe mbështetje të kolektivit. Së pari, pakënaqësia nuk mund të fshihet dhe të kalohet në fshehtësi, dhe pastaj, e vetme njerëzore dhe kolegjiale është të kemi mirëkuptim për secilin, që kalon nëpër një periudhë të vështirë të jetës. Kur punoni me vite të tëra në të njëjtin kolektiv, është mjaft e qartë dhe e dukshme – gjithkujt në ndonjë moment i vie rradha të ligështohet dhe thyhet nën presionin e përjetimeve personale dhe kolegjialiteti dhe humanizmi i çdokujt vihet në testim.

Mund të bëhet edhe më keq

Le të themi se nuk keni ku të shkoni dhe çfarë të bëni, të ndryshoni mendjen dhe mjedisin, t'i tërheqni vëmendjen vetes nga ajo që po ndodh me ju. Puna na ruan nga destruktiviteti, sepse i kundërshton plotësisht dhe konkretisht me nevojën për të qenë konstruktiv, produktiv, të dobishëm. Shumë herë kam dëgjuar versione të ndryshme të fjalisë "nëse duhet të rri në shtëpi, do të çmendesha".

Mund të bisedoni me kolegët tuaj

Sidomos me ata që kanë kaluar nëpër situatë të njejtë ose të ngjashme, ata janë në gjendje të ju kuptojnë plotësisht. Ndonjëherë ngushëllimet e thjeshta njerëzore dhe mirëkuptimi janë të mjaftueshme që të ndjehemi si pjesë e komunitetit, në vend që ndjehemi të stigmatizuar, izoluar, në shënjestër dhe të fortifikuar me pafatsinë tonë.

Shfaqja e prekshmërisë nuk dëmton karrierën tuaj

Nëse sot vetëm qani dhe nuk jeni në gjendje të kontribuoni asgjë, kërkoni që punën ta kryeni nga shtëpia, merrni ditë pushimi, largohuni nga puna më herët. Askush nuk do të mendojë se jeni i paaftë, sepse të gjithë janë të vetëdijshëm për prekshmërinë dhe brishtësinë e tyre dhe askush nuk do të dëshironte të ndërrohet me ju në atë moment. Përderisa të rregulloheni në jetën tuaj private, nuk duhet të shqetësoheni edhe për punën. Nuk do të mbeteni përgjithmonë i padisponuar, koha është ilaç i mrekullueshëm.

Gjeni valvulën

Koha e krizës është gjithmonë koha për ndryshim dhe mundësi për zhvillim personal. Gjeni diçka tjetër, që nuk ka të bëjë me punën, as me problemet personale, ndonjë veprim që do t'ju angazhojë në mënyrë të re. Filloni të këndoni në kor, të shkruani ditar, vraponi, merruni me veprimtari humanitare. Gjeni diçka përmes të cilës do të shprehni, kanalizoni dhe transformoni emocionet tuaja, mësoni një stil të ri të notit që do t'ju sjellë sadopak kënaqësi, e jo vetëm të mbani kokën mbi sipërfaqe./femra.net/

 

Der Beitrag Si të rregulloheni në punë kur jeta juaj private është në kaos erschien zuerst auf femra.net.

11 gjërat që duhet të dini për njerëzit pa një mik më të ngushtë

Posted: 29 Aug 2016 01:46 AM PDT

gjerat-duhet-dini-njerezit-miq-mik-ngusht-shok

Nëse keni më tepër se një mik, ekziston mundësia që njëri në rrethin tuaj të ngushtë mos të ketë mik të ngushtë të vërtetë. Ne të tillët jemi kudo dhe nuk vërehemi deri sa të vijë momenti për të zëvendësuar mikun e ngushtë. Ja disa fakte që duhet të dini rreth nesh:

1. Ne nuk jemi pa miq

Në fakt ne kemi tepër miq!

2. Në përgjithësi jemi mirë edhe pa pasur një mik të ngushtë.

Shoqëritë ekskluzive dhe monogame nuk janë për të gjithë, disa njerëz ndjehen më mirë pa ato sepse sa më intime të jetë lidhje aq më tepër presion dhe përgjegjësi vjen me të.

3. Vetëm pse nuk jemi numri 1 për ju, nuk do të thotë se nuk i ruajmë sekretet e juaja

Edhepse nuk jemi të parët në listën e juaj të miqve, ne i ruajmë sekretet dhe jemi besnikë ndaj miqve të afërt andaj mund të na besoni sikurse mikut tuaj më të ngushtë.

4. Kur nuk jemi të martuar apo në lidhje serioze, kontakti i emergjencës sonë zakonisht është mamaja.

5 . Njerëzit pa mik më të ngushtë zakonisht janë introvertë.

Jo gjithnjë na duhet një partner në krim, jemi të lumtur që të shikojmë film apo të darkojmë edhe vetëm, mirëpo me qejf do ju marrim edhe juve me vete.

6. Jemi dëgjues të shkëlqyeshëm.

Kur keni një mik të ngushtë që ju lejon të mbaroni fjalitë është gjë e mrekullueshme, mirëpo njerëzit që nuk ju njohin mirë mund të ju japin një perspektivë ndryshe dhe të freskët.

7. Jemi të mirë në dhënien e këshillave.

Kur nuk ke dikë që të menaxhon dhe këshillon gjatë situatave të tensionuara, mësohesh që vetë të ballafaqohesh me gjërat. Prandaj edhe jemi këshilltarë të mirë pasiqë kemi përvojë vetanake.

8. Nuk kemi dikë që menjëherë t`i diskutonim detajet e jetës apo problemet e papritura.

Na pëlqen që të bisedojmë me miq, qoftë në grup e qoftë në katër sy, të flasim për mundësitë e jetës dhe problemet e vogla që na shqetësojnë.

9. Na pëlqen të jemi të lirë të bëjmë miq të ri pa ndonjë ndjenjë faji dhe presioni.

Duke mos pasur një mik të ngushtë do të thotë që mund të shoqërohemi me miq të ri pa ndjerë faj se po anashkalojmë dikë tjetër.

10. Kur nuk ke mik më të ngushtë, lidhjet romantike janë më të vështira.

Ndoshta do të bëjmë gjëra me partnerin që duhet t`i bëjmë me mikeshën më të mirë.

11. Mund të ju konsiderojmë mikeshën më të mirë edhe nëse nuk ua kemi thënë.

Mund të ndodh që ndokush të ju konsiderojë për mikun më të mirë edhepse ju kurrë nuk flisni për të me të tjerët. Afërsia mund të mos jetë reciproke por kjo gjë nuk na pengon./femra.net/

 

Der Beitrag 11 gjërat që duhet të dini për njerëzit pa një mik më të ngushtë erschien zuerst auf femra.net.

Ja pse ekspertët thonë që mos të lani foshnjen tuaj pas lindjes

Posted: 29 Aug 2016 01:00 AM PDT

foshnjen-menjehere-lindjes-pastrim-lani

Rekomandohet që të pritet se paku 24 orë – Për një arsye shumë të mirë.

Nënat e adoleshentëve u rikthehen kohës kur foshnja e tyre ka lindur, si menjëherë pas lindjes fëmija u është marrë pasiqë është pritur që foshnja të pastrohet. Mirëpo tani ekspertët thonë se prindërit duhet të presin një kohë para se të bëjnë një veprim të tillë, të paktën 24 orë janë të preferuara.

"Është me rëndësi të kuptohet se foshnja nuk lind e ndyrë" shpjegon doktoresha Xhafe. Foshjet lindin me një mbështjellës të bardhë e quajtur vernix caseosa dhe e cila ka përfitime nëse nuk pastrohet menjëherë. Edhepse në të kaluarën foshnjet janë pastruar menjëherë pas lindjes, tani studimet shpjegojnë se mbështjellësi ekziston për arsye. Një studim i tillë tregon se mbështjellësi shton mbrojtjen e lëkurës dhe e mbron sistemin imunitar, përmban peptide antibakteriale që mbrojnë nga bakteriet dhe funget si dhe mbrojnë kryesisht nga meningiti dhe pneumonia. Për këto arsye mjekët tani e prolongojnë pastrimin e foshnjeve të posalindura, duke hapur debat për rishikimin e tërë procesit të lindjes për foshnjet dhe nënat e tyre. Gjithashtu në këtë debat futet edhe çështja e largimit të foshnjes nga nëna menjëherë pas lindjes, pasiqë asgjë nuk është më e mirë për foshnjen se mbështetja në lëkurën dhe gjoksin e nënës. Largimi i foshnjes nga nëna e ul temperaturën trupore ndërsa gjoksi i nënës ka aftësinë të ngrisë apo ulë temperaturën varësisht nevojës për të mbajtur balans në temperaturën trupore të foshnjes. Përderisa nuk ka një rregull fikse se si të pastrojmë foshnjet, prolongimi i pastrimit është duke u bërë më i popullarizuar. Organizata Shëndetësore Botërore rekomandon që pastrimi të prolongohet së paku 24 orë./femra.net/

Der Beitrag Ja pse ekspertët thonë që mos të lani foshnjen tuaj pas lindjes erschien zuerst auf femra.net.

Cilat janë ushqimet e vetme që janë ngrënë në haremin e Sulejmanit!

Posted: 29 Aug 2016 12:34 AM PDT

ushqim-sulltan-harem-ngrene

Turqia është e njohur për kuzhinën e përzgjedhur dhe të shumëllojshme. A keni stomak për të gjitha këto vakte ushqyese?

Turqia njihet për traditë dhe kulturë të pasur, e cila vjen në pah kur bëhet fjalë për kuzhinëm e tyre.

Menemen

Ky mëngjes tradicional turk, në fakt nënkupton vezë të fërguara të gatuara me perime të ziera si dhe shërbehet e ngrohtë dhe me bukë.

Qofte

Qoftet përgatiten nga mishi i bluar i viçit apo qengjit dhe mund të shërbehen edhe si të ziera, në sanduiç, në sallatë ose thjeshtë me kos.

Mantia

Mantia në shikim të parë mund të ju asocojë me ravioli, por ky ushqim tradicional turk ka plotësisht shije unike dhe cilësi të lartë. Këto mund të mbushen me mish viçi apo qengji, mund të shërbehen edhe me kos ose gjalpë. Këto shoqërohen shpesh edhe me një shumëllojshmëri të erëzave.

Kuzu Tandir

Mishi i kësaj gjelle tradicionale pjeket lehtë  dhe shërbehet shpesh me oriz apo patate si dhe kos.

Lahmacun

Kjo lloj buke apo brum i sheshtë mbushet me mish të grirë, sallatë dhe lëng limoni, dhe mund të hahet si e mbështjellur apo e palosur në gjysmë. Është e përkryer si një drekë e lehtë.

Burek

Më shpesh është i mbushur me mish të grirë, spinaq apo djath. Bureku mund të shërbehet për mëngjes, drekë, darkë apo si meze e lehtë… Sa herë e hani atë, gjithmonë ju ofron një ndjesi të shijshme!

Bakllava

E mbushur me arra apo fistikë të bluar përmbi, bakllava është një ëmbëlsirë unike e cila duhet të konsumohet e freskët!

Pide

Shpesh quhet edhe si "Pizza turke", Pide-ja përbëhet nga brumi në formën e një anije dhe shërbehet me një shumëllojshmëri të mbushjes (zakonisht me mish të grirë, spinaq apo djathë).

Güllaç

Ëmbëlsirë tradicionale që shërbehet shpesh gjatë Ramazanit, ka një cilësi të veçantë i bërë nga brumi, qumështi, ujë dhe fara të shegës. Në disa raste mund ta gjeni edhe me fruta tjera ose leblebi.

Meze

Zakonisht shërbehet si antipastë apo si parahaje e ftohtë. Ky lloj ushqimi iu ofrohet mysafirëve gjatë darkës me rreth 20 zgjedhje të pjatave me fasule, sallatë, që mund të hahet edhe me bukë./femra.net/

 

 

Der Beitrag Cilat janë ushqimet e vetme që janë ngrënë në haremin e Sulejmanit! erschien zuerst auf femra.net.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more