Skip to main content

Pa rrotlla: “Komuna e Prishtinës me 4 milionë euro më pak” plus 9 more

Pa rrotlla: “Komuna e Prishtinës me 4 milionë euro më pak” plus 9 more


Komuna e Prishtinës me 4 milionë euro më pak

Posted: 30 Aug 2016 12:28 AM PDT

Komuna e Prishtinës do të ketë rreth 4 milionë euro më pak buxhet në arkën vjetore të 2017-s, në krahasim me vitin paraprak. Kështu ka vendosur Ministria e Financave, e cila menaxhon buxhetin e shtetit dhe ndan shumën e arkës vjetore për secilin institucion publik, qendror dhe lokal, shkruan sot "Koha Ditore". Ministria ka konfirmuar […]

Momentet fantastike që ju tregojnë se çfarë është në të vërtetë lindja në ujë

Posted: 30 Aug 2016 12:22 AM PDT

Lindjet në ujë kanë filluar të bëhen shumë të ndjeshme për opinionin e gjerë, por shumë njerëz nuk e kanë idenë se çfarë emocioni përçon ky proces në jetën e një gruaje që sjell në jetë një fëmijë nëpërmjet kësaj eksperience unike.  

Pacienti në QKUK lihet nën mëshirën e fatit (Video)

Posted: 30 Aug 2016 12:18 AM PDT

Mungesa e ashensorit në njërën nga klinikat e  Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka bërë që një pacient i shtrirë në shtrat duke marrë oksigjen të qëndrojë më shumë se 15 minuta në korridorin e kësaj klinike pa përkujdesjen e askujt, shkruan Gazeta Fjala. Ndonëse njëri ashensor punonte, por ishte vetëm për stafin mjekësor. Pacienti […]

Pas 17 vitesh, më shumë se 1,600 persona ende mbeten të zhdukur në Kosovë

Posted: 30 Aug 2016 12:12 AM PDT

Si pasojë e luftës së vitit 1998-1999 në Kosovë, 6,049 persona i janë raportuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) si të zhdukur. Përderisa kërkimi për përgjigje ka dhënë rezultate duke ia mundësuar familjeve të 4,383 personave që të gjejnë prehje, ky është një ngushëllim i vogël për familjet e 1,666 personave të zhdukur, […]

Ronaldo: Gabigol një blerje e shkëlqyer

Posted: 30 Aug 2016 12:08 AM PDT

Ish-sulmuesi i Interit, Ronaldo, ka folur për blerjen e Gabriel Barbosa nga Santos. Legjenda braziliane ka thënë se Gabigol është një blerje e shkëlqyer për Nerazzurrët. "Besoj që Gabigol është një blerje e shkëlqyer për Interin. I uroj shumë fat te klubi zikaltër!", ka thënë Ronaldo.  Transferimi i 19-vjeçarit klubit nga Milano i kushtoi rreth […]

Ndërron jetë ‘Willy Wonka’ (Foto)

Posted: 30 Aug 2016 12:06 AM PDT

Aktori legjendar, Gene Wilder, ka ndërruar jetë në moshë 83 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij. Ylli i njohur për rolin e Willy Wonkas vdiq të dielën pasdite në Stamford të Connecticut, si pasojë e komplikimeve të sëmundjes Alzheimer. Nipi i tij, Jordan Walker-Pearlman, ka thënë se aktori ishte diagnostikuar me […]

Gjashtë të lënduar në një aksident në Gjilan

Posted: 30 Aug 2016 12:03 AM PDT

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku në mes katër automjeteve, njofton Policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Parallovë të Gjilanit, ku katër meshkuj dhe dy femrat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Opozita me çdo mjet kundër Demarkacionit

Posted: 29 Aug 2016 11:58 PM PDT

Barrikadimi i dy taborëve, pro dhe kundër Demarkacionit me Malin e Zi, ka bërë që më 1 shtator të rrezikohet siguria në Kosovë. Sulmet e fundit me bomba kanë shtuar potencialet që seanca e së enjtes të jetë e përcjellë me dhunë e cila, sipas njohësve të sigurisë, do të përcillet edhe pas seancës. Kosova […]

Avioni ushtarak zvicerian humb në Alpe

Posted: 29 Aug 2016 02:24 PM PDT

Një avion luftarak i forcave ajrore zvicerane që ishte duke fluturuar në Alpe është zhdukur të hënën pasdite, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes së Zvicrës. "Hetimi ka filluar menjëherë. Tani për tani nuk dihet çka ka ndodhur me pilotin", thuhet në deklaratën e Ministrisë. Aeroplani F/A-18 C, konsiderohet i zhdukur që nga ora 18.30 sipas […]

Obama do të takohet me Erdoganin më 4 shtator

Posted: 29 Aug 2016 02:19 PM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama do të takohet me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, më 4 shtator, përpara samitit të G20 që do të mbahet në Kinë këtë fundjavë, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë. Presidenti Obama dëshiron që të diskutojnë lidhur me puçin e dështuar ushtarak në Turqi "si dhe për […]
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more