Skip to main content

Ora News: “Përse ndalimi i burkave është i drejtë” plus 9 more

Ora News: “Përse ndalimi i burkave është i drejtë” plus 9 more


Përse ndalimi i burkave është i drejtë

Posted: 20 Aug 2016 12:28 AM PDT

Shoqërisë liberale i duhet të heqë një vijë të qartë ndarëse. Kjo do të thotë ndalim i burkave në Gjermani, mendon Alexander Kudascheff.

Po – ndalimi i perçes është politikë simbolike. Po – ndalimi perçes nuk pengon sulmet terroriste. Po – ndalimi i perçes është për një shtet ligjor liberal një shenjë e mosliberalzimi, dhe marrja me një çështje të tillë si ndalimi i perçes. Po – në Gjermani nuk ka shumë gra që mbajnë perçe – pra çfarë do të thotë kjo? Dhe po – kjo nuk u pëlqen shumë vetëve, por jo të gjitha ato që nuk u pëqejnë shumë vetëve, duhet të ndalohen. Në këtë pikë Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere ka të drejtë.

E megjithatë ndalimi i perçeve, apo burkave, ka kuptim – dhe është edhe politikisht i dobishëm. Ai tregon se shoqëria e hapur nuk pranon gjithçka. Ai tregon se shteti liberal ku sundon ligji u kundërvihet me vendosmëri armiqve të liberalizmit. Ai tregon se e klasifikon si duhet simbolin e burkës. Burka nuk është një shenjë fetare apo e një religjioziteti real, sepse përndryshe atë do ta mbanin edhe të gjitha gratë në Marok apo në Pakistan. Por ato nuk e mbajnë, edhe pse marokanët janë po aq fetarë sa dhe libianët, egjiptianët, iranianët apo pakistanezët.

Jo, burka është simbol i një islamizimi fundamentalist të drejtimit vahabist. Perçja apo burka është shenjë e islamizimit fundamentalist– në radhët e IS-it, të talibanëve, në Arabinë Sauditee gjetkë. Burka nuk është shenjë e një feje popullore dhe e zbatimit të saj në jetën e përditshme.

Sa larg mund të shkojë toleranca?

Dikush mund të argumentojë megjithatë se në një vend indiferent sa i përket fesë si Republika Federale Gjermane liria e fesë vlen për të gjitha besimet. Por sa larg mund të shkojë toleranca? A duhet të jetë pjesë e tolerancës edhe prerja e organeve gjenitale të vajzave të reja në vendet islamike? Sundimi i burrit mbi gruan? E drejta joekzistuese e grave për vetëvendosje? A duhet t’i pranojm të gjitha këto se duam të jemi tolerantë ndaj besimit?

Burka e burgos femrën. Qëllimi i saj është t’i heqë gruas të drejtën për vetëvendosje dhe një vend të ndërgjegjshëm në shoqëri. Ajo bie ndesh me dinjitetin e njeriut dhe idenë e barazisë. Prandaj shoqëria duhet të shtrojë pyetjen se sa e hapur duhet të jetë për të pranuar format radikale të islamizimit? Sa larg duhet të shkojë toleranca fetare? Grindja për ndalimin e perçeve është politikisht mjaft e mprehtë. Pyetja që shtrohet është se ç’qëndrim të mbajmë ndaj armiqve të shoqërisë së hapur?

Për shoqërinë liberale është e nevojshme dhe e dobishme që të heqë një vijë të qartë ndarëse. Kjo do të thotë që në Gjermani duhet të ndalohen perçet e burkat. Sikurse dhe poligamia, martesa e të miturve, gjymtimi i organeve gjentitale – në emër të fesë. Kjo do të thotë që politikisht duhet thënë jo. Me pjesën tjetër le të merren avokatët dhe juristët./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Asnjë gjurmë nga 2 kushërinjtë, dyshohet se janë mbytur në rezervuar

Posted: 20 Aug 2016 12:12 AM PDT

Ende asnjë gjurmë për dy kushërinjtë 17-vjeçarë, të cilët që prej mëngjesit së ditës së djeshme (19 gusht)  rezultojnë të zhdukur. Dyshimet janë se ata mund të jenë mbytur në rezervuarin e fshatit Qatrom në Korçë.

Policia dhe familjarët janë vënë në kërkim të dy të rinjve, Rei dhe Berti Tahillari, kushërinj me njëri-tjetrin.

Ndërsa mëngjesin e sotëm pritet të nisin kërkimet me polumbarët, të cilët priten të mbërrijnë nga momenti në moment.

Alarmi në polici është dhënë rreth orës 20: 00 (mbrëmë 19 gusht) nga një bashkëmoshatar i tyre, i cili ka njoftuar se kishte parë rrobat e dy kushërinjve Berti dhe Rei Tahillari pranë ujit, por jo ata të dy.

Zhduken kushërinjtë, dyshohet se janë mbytur në rezervuar

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shikoni çfarë ndodh në një stacion treni në Indi

Posted: 20 Aug 2016 12:02 AM PDT

Këto pamje janë vërtet shqetësuese, sidomos për ata që jetojnë në Indi. Së fundi është postuar një video ne internet e kapur në një stacion trenash në Mumbai të Indisë.

Me qindra gra ndodhen në stacion në një zonë mjaft të ngushtë në pritje të trenit të radhës.

Tmerri i vërtetë nis me ardhjen e trenit. Ende pa ndaluar, me qindra persona tentojnë të hipin në të, ndërsa shtypen me njëri tjetrin e disa përfundojnë edhe nën shina.

indi treni

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kosovë, AAK “zbutet” për demarkacionin

Posted: 19 Aug 2016 11:49 PM PDT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që të mos i bashkëngjitet Lëvizjes "Vetëvendosje" në protestën e 1 shtatorit për demarkacionin. Zyrtarë të këtij subjekti politik thonë se gjithë fokusi i tyre do të jetë rrëzimi i Marrëveshjes përmes votës. Edhe te "Nisma për Kosovën" thonë se ende s'kanë vendosur për mënyrën e kundërshtimit të demarkacionit në seancën e fillimshtatorit

Tri subjektet opozitare në vend, "Vetëvendosje", AAK dhe "Nisma", nuk kanë qëndrim të njëjtë sa i përket mënyrës së kundërshtimit të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, e cila pritet të ratifikohet në Kuvend më 1 shtator 2016.
Përderisa, Lëvizja "Vetëvendosje" thotë se nuk do të kursejë "asnjë mjet demokratik" si në Kuvend ashtu edhe jashtë tij për ta parandaluar ratifikimin e demarkacionit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se i gjithë fokusi i kësaj partie është që të parandalohet ky ratifikim përmes votës kundër, kështu duke shpresuar se as deputetët e koalicionit nuk do ta votojnë Marrëveshjen e 26 gushtit të vitit të kaluar. Ndërsa "Nisma për Kosovën" thotë se do ta vazhdojë kundërshtimin, mirëpo ende nuk ka vendosur për mënyrën e kundërshtimit.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes "Vetëvendosje", Zgjim Hyseni, ka thënë se ky subjekt politik tashmë ka filluar punën dhe angazhimin për protestën e 1 shtatorit, në mënyrë që ajo të jetë masive./Zeri/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rreziku i parë i Reformës në Drejtësi

Posted: 19 Aug 2016 11:15 PM PDT

Një nen në ligjin e ri për Prokurorinë Antikorrupsion SPAC, ngjalli shumë debat dhe reagime nga shumë palë, përfshirë ato afër opozitës dhe jo vetëm. Neni 13 lumturoi mediat pranë PD dhe vetë Selinë Blu, por njëkohësisht shqetësoi segmente të medias së pavarur, përfshirë edhe ata që kanë mbështetur fuqimisht Reformën në Drejtësi. Të dy këto segmente të shoqërisë, i bashkoi e njëjta gjë: tendenca e rrezikshme e atij neni që potencialisht rrezikonte respektimin kushtetues të lirisë së shprehjes.

Ky nen 13 i këtij projektligji, bashkangjitur me nenin 245 fraksion i të kodit penal, rezultonte në një kërcënim real deri në tre vjet burg, për gazetarët nëse tentonin "influencë të jashtëligjshme" mbi këta prokurorë special.

Natyrisht që kjo lidhje është edhe pak spekulative. Termi i përdorur në nenin 13 është "përmes mediave". Pra nuk specifikonte nëse përshembull në rastin e sulmit verbal të Sali Berishës ndaj Ina Ramës në 25 janar 2011, kur ai e quajti për shkak të detyrës "lavire bulevardi", do të procedohej penalisht vetëm ai, apo edhe gazetarët që e transmetuan lajmin. Shqetësimi duket naiv, pasi që në kohët e Kanunit, "lajmprurësi" nuk preket për shkak të lajmit. Por historia e Shqipërisë në kohëra moderne, ka treguar se demokracia nuk është imune ndaj përpjekjeve për të kufizuar lirinë e shprehjes e persekutuar gazetarët. Meqë përmenda 21 janarin, katër gazetarë atëherë i shpëtoi vetëm ndërhyrja ndërkombëtare nga një hetim parlamentar e me gjasë edhe penal, nga autori i "lavires së bulevardit".

Pra logjika ta do, se termi "përmes mediave" në nenin 13, i referohet pikërisht gojëëmbëlve si Berisha, që në raste çështjesh hetimore delikate, të mos kenë mundësinë të llapin pa hesap, pa marrë parasysh pasojat penale që kjo mund t'u sjellë. Por ama, ky nen nuk e sqaronte nëse edhe mediat do të penalizoheshin nëse ia transmetonin atij qitjet verbale, apo nëse ato duhet të kufizonin transmetimin e tyre, pasi kjo do të penalizonte edhe ato.

Si një mbështetës i Reformës në Drejtësi në parim, por i Lirisë së Shprehjes nen për nen, unë do isha pro transmetimit të sulmeve verbale të Berishës sesa censurimit të tyre. Unë kam transmetuar sharje, sulme verbale, personale dhe familjare të Sali Berishës edhe ndaj meje. Sepse sa kohë jemi pjesë e jetës publike dhe na atribuohen role të caktuara në shoqëri, që shkojnë përtej pozicioneve tona profesionale, atëherë është e paevitueshme që të sulmohemi edhe si individë, përsa kohë kjo lidhet vetëm me aspektin publik të profesionit tonë. Kështu që sqarimi apo korigjimi teknik apo politik I nenit 13, është një gjë e domosdoshme dhe më vjen mirë që drejtuesit e Komisionit të Reformës, reaguan menjëherë, duke deklaruar ndryshimin e tij. Jam I sigurt që në kohë të Berishës kjo [ështje do të kërkonte si për gjithcka tjetër, një ndërhyrje ekstreme ndërkombëtare.

Por ajo që më shqetëson, është fakti, se në draftin fillestar të ligjit per SPAC, ky nen nuk ekzistonte. Përfaqësues të lartë politikë të Komisionit të Reformës, më patën pohuar se sistemi do të garantohej nga ndërhyrje politike dhe trafiqet e influencës me ligj dhe me pasoja penale. "Askush, as kryeministri nuk do të guxojë t'u çojë gjykatësve apo prokurorëve një mesazh, apo t'i marrë në telefon, kërcënojë apo ushtrojë presion, pasi do të dënohet me burg". Një gjë, që e garanton neni 245 fraksion 1 i Kodit Penal, por që do të përforcohej posaçërisht edhe në ligjet e reja.

Por ndërsa nuk e dimë akoma përse ky nen u shtua në variantin final të ligjit për SPAC, është e qartë ama rrezikun që ai sjell dhe që shkon përtej në fakt diskutimit kushtetues për Lirinë e Shprehjes: atë të konsolidimit të paprekshmërisë dhe omnipotencës së një kaste të re prokurorësh e gjykatësish, të cilët kështu, bëhen jo më thjesht të paprekshëm, por të rrezikshëm. Procesi i vettingut në këtë rast, nuk mjafton, pasi këto 25 vjet kanë treguar se ndërkombëtarët, në shkëmbim të stabilitetit, kanë mbyllyr një sy ndaj parimeve demokratike. Dhe që t'i qëndroj të njëjtit shembull: Sjellja e Sali Berishës ato ditë janari 2011, u krahasua nga të huajt, me ato të një burri shteti, ndërkohë që aktet e tij luhateshin mes sfondit kriminal shtetëror deri tek batutat që e bënin atë, më shumë se këdo tjetër, të ngjashëm me një horr Kombinati, Selite apo Bulevardi.

Shqetësimi këtu është se siç është provuar nga e shkuara e hidhur, ky vend ka prodhuar supermenë të sponsorizuar nga perëndimi, të cilët më pas i kanë kthyer armët edhe nga sponsorët e tyre, të cilët më pas më shumë të shqetësuar nga dështimi i investimit të tyre personal sesa nga interesat e këtij vendi, kanë mbyllur një sy duke na shkaktuar kosto të mëdha, të panevojshme dhe shpesh fatkeqësisht, të pariparueshme.

Ne na duhet një system tjetër drejtësie. Na duhet që ai të jetë i ashpër dhe imun ndaj ndërhyrjeve, por jo i paprekshëm nga kritikat dhe për më shumë nga abuzimi potencial i pushtetit që do t'i jepet. Rasti i nenit 13 të ligjit për SPAC, tregoi në më pak se 48 orë se shqetësimi paraprak, apo paragjykimi quajeni si të doni, u provua i drejtë.

Shqipëria jeton kohëra të jashtëzakonshme dhe ndaj si të tilla i kemi pranuar edhe Ligjin për De'krimin dhe Reformën në Drejtësi. Por asnjëherë nuk duhet të mbivendosim qëllimin mbi mjetin. Sado e dimë se këto dy akte politike dhe juridike i bëjnë hije rëndshëm garantimit kushtetues të të drejtave të njeriut, i kemi pranuar si masa jo normale që synojnë ta bëjnë Shqipërinë normale. Të lodhur nga supermenët, shqiptarët nuk po kërkojnë që ata të bëjnë rrokadë, të ikin ata politikë, e të zëvendësohen me ata me toga të zeza. Ne duam që këto dy sisteme të balancojnë reciprokisht njëri tjetrin dhe ky vend të bëhet i drejtë dhe i lumtur.

Por ama në çado rast shqiptarëve nuk mund t'u mbyllësh gojën. As të drejtën për t'u shprehur e kritikuar sistemin shtetëror. Në fund të fundit ai është vettingu final, sa kohë një herë në katër vjet, vota është e tyrja.

Dhe këtë nuk ka reformë që e ndryshon dot./Javanews.al/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Iran, goditen nga korrenti në përpjekje për të rregulluar shtyllen elektrike

Posted: 19 Aug 2016 11:01 PM PDT

Një video tepër shokuese po qarkullon në internet, ku shfaqen një grup njerëzish të cilët i kap korrenti teksa përpiqen të rregullojnë një shtyllë elektrike që ka rënë në rrugë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Iran, ku një grup burrash ishin bashkuar për të ngritur shtyllën e rrëzuar.

Por pasi burrat mblidhen rreth shtyllës për ta ngritur, një prej kabllove takon diku dhe bën masë. Kjo gjë bëri që të gjithë burrat të goditen nga tensioni i lartë.

Në momentin e shkarkimit të rrymës, të gjithë burrat që mbanin shtyllën janë shtrirë për tokë brenda një sekonde. Ka qenë vetëm një prej tyre i cili i ka shpëtuar kësaj ngjarje të rëndë.

POLE1 POLE-2

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Turqia i dërgoi Greqisë dosjen për ekstradimin e 8 puçistëve

Posted: 19 Aug 2016 10:39 PM PDT

Turqia u ka përcjellë zyrtarisht autoriteteve greke kërkesën për ekstradimin e puçistëve, mbi të cilët rëndojnë 4 akuza të ndryshme.

Autoritet greke njoftojnë se kërkesa i është dërguar për shqyrtim prokurorisë së Aleksandropojës.

Ndërkohë ka filluar në Greqi edhe procesi lidhur me vlerësimin e kërkesave për azil politik të ushtarakëve që akuzohen për pjesëmarrje në tentativën e grushtit të shtetit në 15 korrik në Turqi.

Në fillim u mor në pyetje piloti i shtabit kapiteni Feridun Çoban. Planifikohet që procesi i marrjes në pyetje të puçistëve turq të zgjasë deri në fund të muajit.

Gjykata e Aleksandropojës për ushtarakët puçistë kishte vendosur masën e sigurisë me 2 muaj paraburgim për hyrje pa leje në Greqi.

Më pas puçistët u transferuan në një burg të Athinës për arsye sigurie dhe do të qëndrojnë në burg deri në marrjen e një vendimi mbi kërkesat e tyre për azil./TRT/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Parkinsoni mund të zbulohet nga një test i syve

Posted: 19 Aug 2016 10:29 PM PDT

Hulumtuesit mund të kanë zbuluar një metodë për zbulimin e ndryshimeve në sy që mund ta identifikojnë sëmundjen e Parkinsonit para se simptomat e saj te kene arritur nje stad zhvillimi.

Eksperimentet e mjekëve nga University College London (UCL) gjatë analizimit tek minjtë, treguan se ndryshimet mund të shihet në pjesën e pasme të syve të tyre para se të ndodhte simptoma e dukshme.

Profesor Francesca Cordeiro i cili udhëhoqi hulumtimin, tha se ishte një “zbulim potencialisht revolucionar në diagnozën e hershme dhe trajtimin e një prej sëmundjeve më me efekte negative në mbarë botën".

“Këto teste treguan se ne mund të jemi në gjendje për të ndërhyrë sa më parë dhe në mënyrë më efikase për të trajtuar njerëzit me semundjene Pakinsonit".

Simptomet e Parkinsonit përfshijnë dridhje dhe ngurtësi të muskujve, ngadalësia në lëvizje dhe një cilësi të reduktuar të jetës. Këto simptoma zakonisht shfaqen vetëm pasi qelizat e trurit janë dëmtuar. Parkinson prek 1 në 500 njerëz dhe është sëmundja e dytë më e zakonshme neurodegjenerative në të gjithë botën.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Roma masa të rrepta sigurie për shenjtërimin e Nënë Terezës

Posted: 19 Aug 2016 01:55 PM PDT

Me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, në kryeqytetin italian Romë do të shtohen masat e rendit publik për të garantuar sigurinë e të gjithë besimtarëve që do të marrin pjesë në këtë event unik.

Gjatë orëve të fundit, Prefektja e Romës Paola Basilone ka bërë publik planin e ri të sigurisë, që do të vihet në zbatim në kryeqytetit italian me rastin e eventit të Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Event ky që do të zhvillohet më 4 shtator në sheshin "Shën Pietro" në Vatikan.

Prej orës 8:00 të mëngjesit të datës 2 shtator e deri më ora 15.00 të datës 4 shtator do të hyjnë në zbatim rregulla të reja të sigurisë me shtimin e masave kundër rrezikut terrorist.

Sipas urdhëresës së Prefekturës së Romës, në territorin përreth mureve të Vatikanit, e në disa rrugë që lidhin qëndrën e Romës me Vatikanin do të ndalohet lëvizja e automjeteve që transportojnë municion, lëndë shpërthyese, fishekzjarrë, armë, substanca toksike.

Gjithashtu do të ndalohen të gjithë aktivitetet që mund të shfrytëzohen apo instrumentalizohen për të shmangur urdhrin e sigurisë së PrEfekturës së Romës. Siç është dhe transporti i armëve lodër.

Plani i sigurisë së lartë në Romë me rastin e shenjtërimit të besimtares me origjinë shqiptare Nënë Tereza, parashikon dhe ndalimin e filmimeve kinematografike e televizive që kërkojnë përdorimin e armëve për efekte skenike si dhe të pajisjve të ngjashme me ato të që janë në përdorim nga forcat e rendit dhe ushtria.

Gjatë ditëve të eventit të shenjtërimit, besimtarët e adhuruesit e veprës së Nënë Terezës mund të vizitojnë eshtrat e saj më datë 3 shtator në Bazilika e Shën Gjonit në Lateran si dhe nga data 6-8 shtator në kuvendin e Shën Gregorit në Romë.


Nënë Tereza Shenjtëri: programi i Misionareve të Bamirësisë (Motrat e Nënë Terezës)

Programi i Misionareve të Bamirësisë
E enjte – 1 shtator

Hapja e ekspozitës "JETA, PËRSHPIRTËRIA DHE MESAZHI I NËNË TEREZËS"
1-3 e 5 shtator 9.00-19.00
4 shtator 14.00-19.00
7 shtator 9.00-14.00.
______________
E premte, 2 shtator
Mesha Shenjte: ora 9.00 në gjuhën angleze; 10.00, në gjuhën spanjolle, 12.00, në gjuhën italiane.
Bazilika e Shën Anastasia në Palatin
______________
MBRËMËSORE E LUTJES DHE ADHURIM SOLEMN
Kori i Dioqezës së Romës, drejtuar nga imzot Marco Frisina.
Tema: "Rrezatojmë dritën e Krishtit, thirrja për shenjtëri".
20.30-22.00 – Bazilika e Shën Gjonit në Lateran.
__________________
E shtunde, 3 shtator
KATEKIZMI I PAPËS FRANÇESKU
8.30 përgatitja – 10.00 fillimi i katekizmit në Sheshin e Shën Pjetrit
ORATORI "MOTHER"
I Marcello Bronzetti, me korin dhe orkestrën Fideles et Amati, ora 17.00
Bazilika e Shën Andrea della Valle.
Mesha Shenjte, në orën 19.00
Në përfundim të Meshës, nderimi i relikeve të së Lumes Tereza e Kalkutës
______________________
E diel, 4 shtator
LITURGJIA SOLEMNE EUKARISTIKE E SHENJTËRIMIT TË SË LUMES
TEREZA E KALKUTËS.

Ora 10.00, në Sheshin e Shën Pjetrit
Lutja e Engjëllit mbajtur nga Ati i Shenjtë
Ora 12.00, Sheshi i Shën Pjetrit
______________________
E hënë, 5 shtator
FESTA E PARË E SHËN TEREZËS SË KALKUTËS

Mesha e falënderimit, kryesuar nga Hirësia e Tij, kardinali Pietro Parolin me pjesëmarrjen e korit të Dioqezës së Romës, drejtuar nga imzot Marco Frisina
Ora 10.00, Bazilika e Shën Pjetrit

NDERIMI I RELIKEVE TË SË LUMES TEREZA E KALKUTËS
Ora 16.0- 18.00 – Bazilika e Shën Gjonit në Lateran
6-8 shtator

NDERIMI I RELIKEVE TË SHËN TEREZËS SË KALKUTËS
E martë, 8 shtator, ora 9.00-18.00 Kisha e Shën Gregorit të Madh,
Vizitë në dhomën e Nënë Terezës në kuvendin e Shën Gregorit;

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Malltezi: Qeveria dështoi me sezonin turistik

Posted: 19 Aug 2016 01:39 PM PDT

Për Partinë Demokratike, ky sezon turistik në Shqipëri ka qenë i dështuar, për shkak të mungesës së investimeve.

Në studion e lajmeve të Ora News, kreu i Departamentit të Turizmit dhe Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, tha se përtej premtimeve të shumta, qeveria Rama nuk përmirësoi infrastrukturën dhe dështoi të furnizonte me ujë dhe drita banorët ashtu edhe turistët.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more