Skip to main content

Ora News: “Ndërron jetë aktori legjendar” plus 9 more

Ora News: “Ndërron jetë aktori legjendar” plus 9 more


Ndërron jetë aktori legjendar

Posted: 29 Aug 2016 11:53 PM PDT

Aktori legjendar, Gene Wilder, i njohur për rolin e tij "Willy Wonkas" në filmin "Willy Wonka dhe Fabrika e Çokollatës", ka ndërruar jetë në moshën 83 vjecare.

Wilder vdiq të dielën(28 gusht) pasdite në Stamford të Connecticut për shkak të komplikimeve nga sëmundja e alxheimerit (dobësi mendore e shkaktuar nga pleqëria) dhe lajmin e bënë të ditur familjarët e tij.

Wilder e nisi karrierën në teatër, por botërisht u bë i njohur me rolet e tij filmike, sidomos me bashkëpunimet me Mel Brooks në "The Producers", "Blazing Saddles" e "Young Frankenstein".

90963566_rexfeatures_403938i gene GeneWilder-780x439

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shqipëri-Marok, policia: Bizneset përreth “Loro Boriçit” të mbyllen

Posted: 29 Aug 2016 11:53 PM PDT

Policia e Shkodrës ka marrë masa për mbarëvajtjen e miqësores që do të zhvillohet nesër në orën 20:30 mes kombëtares shqiptare dhe asaj të Marokut në stadiumin e ri "Loro Boriçi".

Të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen, duhet të jenë të pajisur me bileta dhe me dokumenta identifikimi. Nuk do të lejohen as sende të forta. Ndërkohë policia e Shkodrës kërkon mirëkuptimin e biznesve që ushtrojnë aktivitetin përreth stadiumit, duke i bërë thirrje që ti mbyllin aktivitetet në orën 15:00.

Njoftimi i policisë Shkodër

Më datë 31.08.2016 ora 20.30, në qytetin Shkodër, do të zhvillohet ndeshja miqësore, ndërkombëtare e futbollit, ndërmjet përfaqësueses së Shqipërisë dhe Marokut, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin e ri "Loro Boriçi".

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, do të marrë një sërë masash teknike dhe organizative për, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, duke synuar një mbarëvajtje të aktivitetit sportiv.

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, ju bëjmë me dije qytetarëve të qytetit Shkodër dhe tifozerisë që do të vizitojë qytetin e Shkodrës dhe do të ndjekin ndeshjen në stadiumin "Loro Boriçi" se, DVP Shkodër, për mbarëvajtjen normale të aktivitetit sportiv, do të marrë disa masa kufizuese mbi lëvizjen dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të, si më poshtë vijon:

  1. Në aksin bulevardi "Zogu i Parë” (ose sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 15:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.
  2. Në rrugën "Bujar Bishanaku", (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 15:00 do të ketë kufizim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.
  3. Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën "B. Bishanaku" dhe anasjelltas, nga ora 15.00 deri në ora 24.00.
  4. Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën "Zyhdi Repishti" (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 15.00 deri në orën 24.00.
  5. Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore:

o       “Xhabije – Parrucë”

o       “Sheshi 2 Prilli – Parrucë”

o       “Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”

o       “Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”

  1. Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20.30 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë nga ora 18.00.
  2. Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.
  3. Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregëtar përreth dhe në afërsi të stadiumit "Loro Boriçi" të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet në orën 15.00.
  4. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen e dhe garantimin e masave të sigurisë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shqiptari vritet gjatë ndjekjes, dy policë italianë në hetim

Posted: 29 Aug 2016 11:47 PM PDT

Prokuroria e qytetit të Milanos ka vënë nën hetim 2 oficerë policie mbi ngjarjen e vetë vrasjes së paqëllimshme të shtetasit shqiptar Besnik Tafaj 27 vjec në qytetin e Milanos.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën më 20 gusht në në lagjen Peschiera Borromeo të këtij qyteti.

Sipas prokurorisë së Milanos këta dy oficer policie kanë qënë mjaft pranë shtetasit shqiptar kur ky është penguar në ecje e gjatë rrëzimit pistoleta e tij ka bërë një shkrepje aksidentale duke i shkaktuar vdekjen.

Plumbi e ka marrë në mjekër duke i kaluar në pjesën e pasme të kokës. Vdekja e tij ka qënë e menjëhershme.

Prokurorja e çështjes Bianca Maria Eugenia Baj Macario , ka deklaruar se vënia nën hetim e dy oficerëve të policisë është një akt garancie i detyrueshëm deri në zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Gjatë javës së ardhshme pritet raporti i plotë i ekspertizës së mjekësisë ligjore mbi trupin e viktimës.

Policia italiane dyshon se viktima shqiptare ishte pjesë e një organizate kriminale internacionale që merrej me grabtjen e makinave lluksoze sidomos të tipeve Audi, Bmw e Mercedes e shitjen e tyre ne Europën Lindore.

Aksioni policor për arrestimin e shqiptarit ka nisur në qytetin e Breshës pasi Policia italiane ishte vënë në ndjekje të shqiptarit për të zbuluar bazën operative të kësaj organizate kriminale.

Shqiptari udhëtoi me një makinë të vjedhur tip Audi A8, nga Breshia në qytetin e Milanos dhe ka parkuar makinën në një bar të hapur në lagjen Peschiera Borromeo, të periferisë Veri – lindore të Milanos. Po në atë vend shqiptari kishte parkuar një tjetër makinë tip Audi A6 të vjedhur në Bergamo.

Pikërisht në këtë moment ka hyrë në veprim aksioni i policisë italiane për të evituar largimin e shqiptarit në bordin e automjetit tjetër të vjedhur.

Në momentin e përpjekjeve të policisë italiane për ndalimin e 27 vjecarit shqiptar, ai ka qënë i armatosur duke shtënë 4 herë me një armë të tipit Bereta 84 ndaj policisë italiane e duke tentuar arratisjen.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pica ju ndihmon që të humbisni peshë

Posted: 29 Aug 2016 11:34 PM PDT

Sipas një studimi të ri të bërë në Portugali, pica plot me djathë dhe proshutë bashkë edhe me ndonjë spec djegës sipër do të mund të jetë zgjidhje për humbjen e tepricës së kilogramëve.

Është konstatuar që kjo metodë vërtet ndihmon në humbjen e kilogramëve, sepse të hash një herë në javë ndonjë ushqim të shijshëm përjetohet si shpërblim për tërë mundin dhe heqjen dorë nga ushqimi gjatë gjashtë ditëve të kaluara.

Në studimin e bërë kanë marrë pjesë vullnetarët e ndarë në dy grupe. Edhe grupit të parë edhe atij të dytë u është lejuar të hanë 10.500 kalori në javë. Mirëpo, njëri grup ka pasur privilegjin që një herë në javë të hajë picë apo ndonjë ëmbëlsirë tjetër me kalori të larta.

Megjithatë, numri i përgjithshëm i kalorive të marra në javë nuk është lejuar të kalohet. Domethënë, nëse një ditë e kanë tepruar, ditëve të tjera kanë marrë më pak kalori.

Pikërisht ky grup ka pasur rezultate më të mira në fund të studimit, përkatësisht ka humbur më tepër kilogramë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fier, asgjesohen 1880 rrënjë kanabis sativa

Posted: 29 Aug 2016 11:33 PM PDT

Policia e Fierit ka asgjesuar 1880 rrënjë kanabis sativa, e cila ishte mbjellë në disa zona të ndryshme.

Në vendin e quajtur "Pylli i lumit" në fshatin Adë, u gjetën dhe u asgjesuan me djegie 1520 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

Në vendin e quajtur "Çezma" në fshatin Drenovë, Mallakastër, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie  15 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Në vendin e quajtur "Përroi i Madh" në fshatin Drenovë, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 270 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

Në kufirin ndarës të fshatrave Luar dhe Mbërës, Rroskovec, në një sipefaqe të pyllëzuar, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 75 bimë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tërmeti, sot varrimi i shtetit për viktimat e Amatrices

Posted: 29 Aug 2016 11:07 PM PDT

Do të zhvillohen sot në ora 18.00 në qytezën e Amatrices, ceremonia e varrimit të shtetit  e viktimave të shkaktuar nga tërmeti i 24 gushtit.

Do të jenë të pranishëm në këtë ceremoni Kryeminsitri italian Matteo Renzi, Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, Kryetari i Dhomës së Senatit Piero Grassi e autoritete të larta të ekzekutivit lokal të këtij territori.

Do të celebrojë meshën e këtij varrimi peshkopi i qytetit të Rietit Imzot Domenico Pompili.

Cerremonia e varrimit shtetëror në Amatrice do të zhvillohet vetëm për 78 viktima të kësaj qyteze, familjarët e 74 viktimave të tjera  kanë kërkuar të marrin trupat e afërmëve të tyre për zhvillimin e një ceremonie në formë private.

Familjarët e dhjetra viktimave të tjera të tërmetit presin ende identifiimin e trupit të të afërmëve të tyre.

Ndërsa familjarët e rreth 30 vitkima të tjera janë në pritje të zhbllokimit të rrugëve për të tërhequr trupat e të dashurve drejt vendit të tyre të origjinës.

Fillmisht qeveria Renzi kishte vendosur që ceremonia shtetërore e varrimit të viktimave të tërmetit në komunën e Amatrices. që është dhe qyteza më e goditur nga ky tërmet, të zhvillohej në qytezën e Rietit. Por pas protestave të familjarëve të viktimave vendi i zhvillimit të kësaj ceremonie u zhvendos në Amatrice.

Familjarët e viktimave kërkuan që të afërmit e tyre të varrosen në Amatrice, në qytezën ku u lindën, jetuan e ku mbetën dhe viktimë e kësaj tragjedie natyrore.”

“Nuk pranojmë absolutisht, kanë deklaruar ata, që ceremonia e lamtumirës së fundit e të dashurve tanë të zhvillohet në një qytet që nuk është i tyre. “

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot seanca e jashtëzakonshme për ligjin e Vettingut

Posted: 29 Aug 2016 10:58 PM PDT

Ditën e sotme në orën 17:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme plenare, e cila do të shqyrtojë dhe miratojë projektligjin "Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë".

Ky ligj është ligji i parë i cili do të shoqërojë paketën e ndryshimeve kushtetuese, për ta bërë të mundur zbatimin e reformës në drejtësi.

Një ditë më parë, ambasadori i SHBA-së Donald Lu dhe ajo e BE-së Romana Vlahutin zhvilluan një takim me kryetarin e parlamentit zotin Ilir Meta. Po dje Lu u takua paradite edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, në selinë e PD-së.

Ditën e djeshme Partia Demokratike dorëzoi zyrtarisht në Kuvend 75 amendamentet e plota mbi ligjin për Rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mijëra emigrantë të shpëtuar në Libi, mes tyre edhe foshnja

Posted: 29 Aug 2016 10:43 PM PDT

Rreth 6500 emigrantë janë shpëtuar në Libi thonë rojet bregdetare italianë, një nga operacionet më të mëdha të këtij lloji deri më sot.

Shpëtimi i emigrantëve u bë nga 40 misione të bashkërenduara 12 milje nga qyteti libian Sabratha.

Emigrantët mendohet se janë nga Eritrea dhe Somalia. Në këto pamje duken klandestinët të cilët brohorasin dhe i drejtohen me not anijeve të shpëtimit, ndërsa në bord ka edhe foshnja.

Të dielën më shumë se 1.100 emigrantë janë shpëtuar në të njëjtën zonë.

Paqëndrueshmëria në Libi ka bërë që në qendër të jetë trafikimi i njerëzve.

Operacionet e të hënës përfshijnë anije nga Italia dhe nga agjencia kufitare e BE, Frontex dhe disa Organizata jo qeveritare.

_90963920_mediaitem90963919 _90963928_mediaitem90963927 _90963932_mediaitem90963931

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Singapor, konfirmohen 41 raste me virusin Zika

Posted: 29 Aug 2016 10:27 PM PDT

Singapori ka konfirmuar 41 raste me virusin Zika të cilat janë transmetuar në nivele lokale. Shumica e të infektuarëve ishin punëtorë të huaj dhe të gjithë kanë jetuar dhe punuar në të njëjtën vend.

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se 34 persona janë shëruar plotësisht, por janë ende edhe 7 persona që ndodhen në spital.

Virusi Zika i cili përhapet nëpërmjet pickimit të mushkonjave, ose transmetohet seksualisht është shpallur emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në muajin shkurt.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dy të vrarë në Prishtinë, autori dyshohet nga Shqipëria

Posted: 29 Aug 2016 02:25 PM PDT

Dy të rinj u vranë me armë sot në Parkun e qytetit në Prishtinë

Viktimat 22 vjeçarë Arianit Gashi dhe Eron Agaj humben jeten në qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.

Vrasja konfirmohet edhe nga zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Sipas saj policia ka identifikuar një të dyshuar, i cili vazhdon të jetë në arrati.

Njëri nga dëshmitarët thotë se e pa edhe dorasin, por duke dashur t'u ndihmojë viktimave nuk u morr me të.

Klan Kosova thotë se autori i dyshuar mendohet se është shtetas i Shqipërisë dhe ishte konfliktuar me viktimat dhe më pas i ka qëlluar me pistoletë. Dy ditë para krimit ata kishin qenë shokë me njëri tjetrin.

 

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more