Ora News: “Kavajë, aksidentohet për vdekje 86-vjeçari, arrestohet shoferi” plus 9 more |
- Kavajë, aksidentohet për vdekje 86-vjeçari, arrestohet shoferi
- Mbi 10 mijë emigrantë shpëtohen brenda tre ditësh
- A mundet letra të presë drurin?
- Ecja më e mirë se vrapi në parandalimin e diabetit
- Asgjesohen mbi 17 mijë rrënjë kanabis në Shkodër e Memaliaj
- Ekstradohet nga Athina shqiptari, i dënuar me 18 vjet burg për vrasje
- PDK-ja ia ofron Thaçit katër propozime për demarkacionin
- Ambasada e SHBA Mundësi Financimi për një Program të Posaçëm Grantesh të Vogla
- “As i gjallë as i varrosur”, sot kujtohen të zhdukurit
- Vritet në Siri një nga udhëheqësit e shquar të ISIS
Kavajë, aksidentohet për vdekje 86-vjeçari, arrestohet shoferi Posted: 30 Aug 2016 11:56 PM PDT Një këmbësor i moshuar u aksidentua për vdekje me makinë nga një 50-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur dje, 30 gusht në aksin rrugor Rrogozhinë–Kavajë. Policia bëri të mundur arrestimin e shtetasit Alfred Ahmeti, 50 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin Rrugor Rrogozhinë–Kavajë, duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka aksidentuar këmbësorin H. M., 86 vjeç, banues në fshatin Lekaj, i cili ka gjetur vdekjen rrugës për në spitalin e Durrësit. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit, është larguar nga vëndi i ngjarjes. Parashikuar nga Nenet 290/3 & 273 të Kodit Penal. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Mbi 10 mijë emigrantë shpëtohen brenda tre ditësh Posted: 30 Aug 2016 11:48 PM PDT Rreth 3,000 migrantë janë shpëtuar në Ngushticën e Sicilisë, në 30 misione të ndara shpëtimi, bëri të ditur roja bregdetare e Italisë. Shifra e fundit çon në mbi 10,000 numrin e migrantëve të shpëtuar në vetëm tri ditë. Organizata Ndërkombëtare për Migrim vlerëson se rreth 105,000 migrantë kanë arritur në Itali këtë vit, shumica prej tyre duke lundruar nga Libia. Mbi 2,700 burra, gra dhe fëmijë kanë vdekur në të njëjtën periudhë, gjatë përpjekjeve për të bërë udhëtimin. Ata udhëtojnë me anije dhe gomone të rrezikshme. Kushtet e favorshme të motit thuhet se kanë inkurajuar migrantët këtë javë./REL/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
A mundet letra të presë drurin? Posted: 30 Aug 2016 11:38 PM PDT A mundet që një letër të presë drurin? Kjo video ua demostron këtë gjë duke ju shuar kureshtjen. Letra mund të jetë një prej materialeve më të buta dhe të lehta por ajo cfarë bën me të në këtë video është befasuese. Ajo mund të përdoret dhe si "sharrë". Për më tepër shihni videon… Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Ecja më e mirë se vrapi në parandalimin e diabetit Posted: 30 Aug 2016 11:23 PM PDT Një studim i fundit i bërë në Universitetin Duke tregon se ecja mund të ndihmojë më shumë se vrapimi në parandalimin e diabetit. Gjatë studimit hulumtuesit i ndanë njerëzit në dy grupe, në grupin e ecjes dhe të vrapimit. Hulumtuesit kishin zbuluar se personat në grupin e ecjes kishin shfaqur të paktën 6 herë më shumë përmirësim në tolerancën e glukozës. Një shpjegim thotë se kur performoni ushtrime modeste, si të ecësh 4 kilometra, trupi futet në rezervat e acideve dhjamore për t'u mbushur me karburant, ndryshe nga ajo kur vraponi për të njëjtën distancë. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Asgjesohen mbi 17 mijë rrënjë kanabis në Shkodër e Memaliaj Posted: 30 Aug 2016 11:16 PM PDT Ka vijuar operacioni antikanabis në Shkodër dhe Mealiaj, duke asgjesuar mbi 17 mijë rrënjë kanabis. Gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në Shosh e Shalë u asgjesuan 27 parcela me një numër prej 14 718 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Po ashtu u sekuestrua një armë zjarri (pushkë) në cilësinë e provës materiale Nga shërbimet e DVP Shkodër vijon puna me intensitet dhe angazhim maksimal në terren me qëllim zbulimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të dyshuara me bimë narkotike dhe identifikimin dhe vënien para përgjesgjesisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal. Në Memalija policia asgjesoi 5 parcela me 2800 rrënjë kanabis sativa. Droga ishte e mbjellë në parcela të ndryshime në njësinë Administrative Buz dhe në Luftinjë.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Ekstradohet nga Athina shqiptari, i dënuar me 18 vjet burg për vrasje Posted: 30 Aug 2016 11:03 PM PDT Një 48-vjeçar, i dënuar me 18 vite burg për "vrasje me paramendim" është ekstraduar nga Athina drejt vendit tonë. Bëhet fjalë për Albert Islamin lindur në Fier. Policia sqaron se "Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier , me vendimin Nr. 127, datë 11.11.1998, e ka dënuar me 18 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale, "Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal Shqiptar." Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
PDK-ja ia ofron Thaçit katër propozime për demarkacionin Posted: 30 Aug 2016 10:39 PM PDT Janë katër versione që prej dy muajsh ndodhen në tryezën e presidentit Hashim Thaçi, tri nga të cilat do të mundë t'u prezantoheshin autoriteteve të Malit të Zi si propozimzgjidhje për çështjen e demarkacionit. Të gjitha kërkojnë rinegocimin e Marrëveshjes së kufirit ose dërgimin e rastit në arbitrazh. Njëri version është deklaratë pajtimi në mes dy vendeve. Tjetri është aneks i Marrëveshjes së 26 gushtit të vjetëm. I treti përbën deklaratë të përbashkët mes kuvendeve të Kosovës e Malit të Zi. Nëse asnjëri nga tri versionet nuk do të mbështetej nga Podgorica zyrtare, nëpërmjet versionit të katërt është paraparë zgjidhje e njëanshme – nxjerrja e një vendimi nga Kuvendi i Kosovës. Kreu i shtetit nuk e ka marrë në konsideratë ndonjërën, pavarësisht se draftet janë hartuar nga juristë të Partisë Demokratike, subjekt politik që Thaçi e ka drejtuar deri në fillimvit, kur është zgjedhur në majë të pushtetit. Ato i posedon edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili e ka pasuar Thaçin në krye të partisë./Koha.net/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Ambasada e SHBA Mundësi Financimi për një Program të Posaçëm Grantesh të Vogla Posted: 30 Aug 2016 10:19 PM PDT Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, shpall konkurimin e hapur për mundësi financimi (NOFO) për një Program të Posaçëm Grantesh të Vogla. Qëllimi i Programit Në pritje të disponueshmërisë së fondeve, Zyra për Çështje Publike e Ambasadës së SHBA në Tiranë do të pranojë aplikime nga organizatat joqeveritare shqiptare (OJQ) për programet që nxisin dhe forcojnë aftësinë e organizatave të shoqërisë civile (duke përfshirë OJQ-të, mediat, dhe publiku i gjerë) për të përmbushur rolin e tyre advokues dhe monitorues. Projektet do të konsistojnë në nisma që u mundësojnë organizatave dhe individëve të pavarur të veprojnë si vëzhgues, rojtarë etikë, dhe avokatë të grupeve të margjinalizuara, ose jo të përfaqësuara si duhet. Propozimet mund të përmbajë këto lloje të aktivitetesh:
Në pritje të disponueshmërisë së fondeve, Programi pranon propozime deri më 12 Shtator, 2016. Komisioni për Demokraci NUK financon projekte si ato në vijim:
Procesi i vlerësimit: Një komision vlerësues i ngritur nga Ambasada e SHBA do të shqyrtojë dhe vlerësojë propozimet për këtë program. Komisionit i duhet deri në dy muaj pas afatit të aplikimit për të përfunduar procesin e e tij të shqyrtimit. Aplikantët mund të kontaktohen me pyetje gjatë procesit të shqyrtimit, dhe gjithashtu do të njoftohen nëpërmjet e-mailit nëse propozimi i tyre është përzgjedhur ose jo. Kriteret e vlerësimit: Komisioni gjatë shqyrtimit të propozimeve për grante do të vlerësojë nëse: • Projekti propozimi tregon se organizata ka ekspertizë, aftësi dhe burime njerëzore të mjaftueshme për zbatimin e projektit. • Organizata tregon se ajo ka një kuptim të qartë të çështjen themelore që projekti synon të adresojë dhe është në gjendje ta artikulojë atë specifikisht dhe qartë. • Organizata ka konsultuar burimet përkatëse, ekspertët dhe organizatat e mundshme partnere gjatë fazës së hartimit të projektit. • Organizata ka identifikuar përfituesit e duhur apo grupet e synuara në një mënyrë që maksimizon rezultatet e projektit dhe nëse projekti ka një fokus të qartë dhe qëllim të menaxhueshëm. • Ideja dhe qasja e projektit janë inovative, dhe në të njejtën kohë në gjendje të përmbyllet brenda periudhës së projektit. Aktivitetet e propozuara të projektit duhet të jenë konkrete, të detajuara, dhe të mbështetura nga një plan pune i arsyeshëm. • Buxheti i projektit është i mirë-organizuar, i detajuar dhe i arsyeshëm. Nuk ka linja buxhetore të etiketuar si “shpenzime të ndryshme.” Shpenzimet për zbavitje dhe pije alkoolike nuk janë përfshirë në buxhet. Buxheti tregon se organizata i ka kushtuar kohë planifikimit dhe vlerësimit të shpenzimeve aktuale të lidhura me projektin, në vend të dhënies së vlerësime të përafërta. • Organizata ka artikuluar qartë se si do të vlerësojë dhe masë performancën e vet gjatë fazës së zbatimit të projektit duke përdorur mjete sasiore dhe cilësore konkrete të vlerësimit. • Projekti propozimi përshkruan qartë qasjen që do të përdoret për të siguruar qëndrueshmëri maksimale të rezultateve të projektit pas përfundimit të tij. Udhëzime specifike: KUJDES! Organizatat mund të paraqesë vetëm një propozim per programin • Shuma maksimale e grantit është 24,000 USD. • Programi është i hapur për të gjitha organizatat jo-qeveritare vendase • Organizatat dhe individët nga SHBA-të nuk kanë të drejtë për grante nga ky program. Aplikimi kërkon një përshkrim të detajuar të veprimtarisë për të cilën kërkohen fondet, si dhe një propozim buxheti të ndarë sipas kategorive të shpenzimeve; përndryshe ai nuk do të konsiderohet. Si të aplikoni? Të gjitha aplikimet duhet të jenë në gjuhën angleze. Ju duhet të përdorni një formular zyrtar për aplikim, i cili së bashku me paketën udhëzuese të aplikimit mund të merren me e-mail:PDGrantsTirana@state.gov. Kërkesa juaj duhet të përfshijë: • Emri, adresa, telefoni / numri i faksit, e-mail adresa e organizatës dhe emrin e personit të kontaktit • Numri i regjistrimit Vendimi i gjykatës i organizatës • Numri i llogarisë bankare të organizatës • Një përshkrim të shkurtër të asaj që bën organizata • Një përshkrim i projektit: si do të përdoret granti dhe kush është audienca e synuar • Përmbledhje ekzekutive e projektit (jo më shumë se një paragraf) • Një përshkrim i detajuar se përse projekti është i nevojshëm • Koha e përafërt nga fillimi deri në përfundimin e projektit • Përshkrimi i qëllimeve të projektit, dhe si mund të maten këto në përfundim të projektit • Grantet e mëparshme nga donatorë të ndryshëm (emri i donatorit, qëllimi i projektit, dhe shuma) • Një buxhet të detajuar, ndarë në të gjithë zërat përbërës • Sasia e ndarjes së shpenzimeve (cost-sharing) nga ana e grant-kërkuesit Kopjet e regjistrimit të vendimit të gjykatës, statuti i organizatës dhe CV-të e stafit kryesor të projektit duhet të përfshihen në paketën e aplikimit. Çdo kërkesë që nuk mbulon të gjitha pikat e mësipërme nuk do të merret parasysh. Ju lutemi dërgoni paketën e aplikimit në adresën e mëposhtme: Programi i Posaçëm i Granteve të Vogla Zyra e Çështjeve Pubike Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Rr. Elbasanit, Nr. 103 Tirana, Albania Dergimi i versionit elektronik (vetëm format Word dhe Excel) i formularit të aplikimit për PDGrantsTirana@state.gov j është gjithashtu i detyrueshëm. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
“As i gjallë as i varrosur”, sot kujtohen të zhdukurit Posted: 30 Aug 2016 01:54 PM PDT Sot është dita ndërkombëtarë e të zhdukurve. Në Kolumbi një grup qytetarësh morën pjesë në aktivitetin organizuar për këtë ditë në Bogota. Njerëzit mbulojnë gjysmën e trupit me dhe vendosin lule Foto/ Epa/Leonardo Muñoz Në Meksikë u mbajt një koncert për 43 studentët e zhdukur nga Iguala, në Meksiko City. Nuk dihet fati i tyre. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Vritet në Siri një nga udhëheqësit e shquar të ISIS Posted: 30 Aug 2016 01:46 PM PDT Një nga udhëheqësit më të shquar të të ashtuquajturit Shtetit Islamik është vrarë në Siri. Abu Muhammad al-Adnani vdiq në provincën e Aleppo. Adnani ishte i njohur për thirrjet e tij për sulme "ujqërve të vetmuar" në Perëndim. Ai gjithashtu, thuhet se ka ideuar një sërë sulmesh në Evropë dhe gjetkë. Një zyrtar i lartë amerikan tha se forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të kanë kryer sulmeve ajrore të martën në Siri, duke synuar "udhëheqësit e lartë". “Ne jemi duke vlerësuar ende rezultatet e operacionit “, shtoi ai. Vdekja Adnani vjen në një kohë kur IS po vuan ushtarake shfuqizon si në Siri dhe Irak. Adnani ka lindur Taha Sobhi Falaha në qytetin verior sirian Banash në vitin 1977. /Ora News/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: