Skip to main content

Mesazhi.com: “Trepça ’89 fiton, Hajvalia pëson” plus 9 more

Mesazhi.com: “Trepça ’89 fiton, Hajvalia pëson” plus 9 more


Trepça ’89 fiton, Hajvalia pëson

Posted: 21 Aug 2016 11:27 AM PDT

Trepça '89 ka startuar me pikët e plota në javën e parë të Vala Superliga e Kosovës në futboll, duke mundur Gjilanin midis Gjilanit, me rezultat 2-1, shkruan Sporti24.com.

Nigeriani John ka shënuar golin e epërsisë për 'minatorët' në minutën e 28-të, ndërkaq, Isa Eminhaziri në minutën e 74-të barazoi rezultatin në 1-1 nga penalltia, mirëpo, 'minatorët' nuk u ndalën dhe golin e fitores e arritën më anë të Muharrem Sahitit.

Fitore bindëse ka shënuar Ferizaj që në shtëpinë e tyre deklasuan Hajvalinë, me rezultat 4-0, më katërgolëshin e Shkëmbim Salihut.

Trepikëshin e plotë në xhiron e parë e arriti edhe Drita, e cila në 'Adem Jashari' mundi Trepçën me golin e rezervistit Leotrim Kryeziu.

The post Trepça ’89 fiton, Hajvalia pëson appeared first on Mesazhi.com.

Heqja e barrikadës në veri çështje ditësh

Posted: 21 Aug 2016 11:23 AM PDT

Saktësisht një javë më parë ka filluar heqja e barrikadës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Por mundësia për qarkullim në të dyja antë e urës do të bëhet në janar të viti të ardhshëm.

Revitalizimi i urës financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian, me një kosto prej 1,2 milionë euro. Derisa punimet kanë filluar nga ana jugore e urës, në veri gjithçka mbetet siç ka qenë.

Por në zyrën e Bashkimit Evropian i kanë thënë Tribuna Channel se kanë marrë leje e ndërtimit edhe nga komuna e Mitrovicës veriore.

Madje fillimin e punimeve nga ana jugore ata e arsyetojnë ngase kështu palët janë marrë vesh, madje thonë që heqja e barrikadës në anën veriore do të bëhet shumë shpejt pa saktësuar kur.

The post Heqja e barrikadës në veri çështje ditësh appeared first on Mesazhi.com.

Kosova e 7-ta në Evropian

Posted: 21 Aug 2016 11:22 AM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës U-18 e ka mbyllur Kampionatin Evropian "Euro 2016", Divizioni B në pozitën e shtatë, në evenimentin që u mbajt në Bullgari, nga 15 deri më 21 gusht.

Djelmoshat e trajnerit Verim Zherka bënë paraqitje të mira në Varna, ndërkaq e fituan duelin me Luksemburgun të dielën me rezultat 23:16 (13:8), për të përfunduar në pozitën e tetë, edhe pse meritonin më shumë, sidomos iu kushtoi humbja nga Maqedonia.

Lojtari më i mirë i Kosovës ishte Melos Shahini. Nga gjashtë ndeshje të zhvilluara, Kosova i fitoi tri dhe i humbi tri.

The post Kosova e 7-ta në Evropian appeared first on Mesazhi.com.

Milani e nis me fitore

Posted: 21 Aug 2016 11:19 AM PDT

Milani e ka nisur me fitore edicionin e ri në Serie A, duke mposhtur Torinon.

Rossonerët kanë mposhtur 3:2 Torinon në ndeshjen e xhiros së parë.

Hero i Milanit në këtë ndeshje, ishte sulmuesi kolumbian Carlos Bacca, që realizoi tre gola.

Golat për Torinon i shënoi Belotti dhe Baselli.

Kujtojmë se Baselli i Torinos pati mundësi të artë nga penalltia, por dështoi përballë portierit të Milanit në minutën e 94′.

The post Milani e nis me fitore appeared first on Mesazhi.com.

Zyrtarisht në treg, Samsung Galaxy Note7

Posted: 21 Aug 2016 07:19 AM PDT

Siç pritej, Samsung Galaxy Note7, ka dalë zyrtarisht në treg. Në një deklaratë për shtyp, kompania e Koresë së Jugut njoftoi sot hedhjen në treg të pajisjes, duke zbuluar edhe një listë të vendeve ku telefoni është në dispozicion për t'u blerë.

Lista përfshin SHBA-në, Kanadanë, Meksikën, Puerto Ricon, Australinë, Zelandën e Re, Singaporin, Tajvanin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Korenë.

Për ata që ndodhen në Evropë, Galaxy Note7 do të lançohet zyrtarisht në 2 Shtator, me përjashtim të disa vendeve, duke përfshirë Belgjikën, Holandën, Luksemburgun dhe Ukrainë, ku data e lançimit është shtyrë pak

The post Zyrtarisht në treg, Samsung Galaxy Note7 appeared first on Mesazhi.com.

Mëlçi me salcë

Posted: 21 Aug 2016 07:16 AM PDT

Përbërësit:

600 g mëlçi pule

40 g gjalp

200 g qepë

1 lugë gjelle miell

100 ml verë të bardhë

2 lugë kos

trumzë

1 lugë mustardë

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Në një tigan shkrijmë gjalpin dhe më pas skuqim qepën. Pasi të kenë marrë ngjyrë vendosim mëlçitë e pulës dhe i skuqim.

Shtojmë miellin, trumzën, mustardën dhe më pas verën. Kur kjo e fundit të ketë avulluar, masës i shtojmë shtojmë kosin, kripën dhe piperin.

The post Mëlçi me salcë appeared first on Mesazhi.com.

Portieri i Barcelonës afër transferimit te City

Posted: 21 Aug 2016 07:12 AM PDT

Barcelona ka konfirmuar se Claudio Bravo ka munguar në stërvitjen e sotme me leje të klubit, në pritje të zyrtarizimit të transferimit në Manchester City.

Claudio Bravo nuk është më në Barcelonë.

Portieri kilian me leje të klubit nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme, ka njoftuar gjiganti katalan në një postim në rrjetin social Twitter.

Bravos ë shpejti pritet të zyrtarizohet si futbollist i ri i Manchester Cityt, përcjell "Lajmi.net".

Pep Guardiola e pret Bravon në Etihad Stadium duke ia besuar portën e ekipit në vend të Joe Hart.

The post Portieri i Barcelonës afër transferimit te City appeared first on Mesazhi.com.

Ndihmëstrajneri Kuqezi: Duam kualifikimin, nuk punojmë kundër Kosovës

Posted: 21 Aug 2016 07:11 AM PDT

Paolo Tramezzani, krahu i djathtë i Gianni De Biasit, por ndërkohë edhe drejtor sportiv i Kombëtares shqiptare është i bindur se nuk do të ketë më asnjë largim nga Shqipëria drejt Kosovës.

Ai respekton zgjedhjen e Milot Rashicës me shokë, ndërkohë kërkon që zyrtarët e federatës së Kosovës të mos shohin armiq te homologët e tyre në Shqipëri.

"Nuk kemi punuar asnjëherë kundër Kosovës apo ndonjë vendi tjetër. Kemi qenë shumë korrektë në këtë pikë", thotë Tramezzani në një intervistë për "Panorama Sport". Ai zbulon gjithashtu edhe strategjinë e re për të gjitha ekipet përfaqësuese, teksa pohon se sistemi i lojës do të jetë sipas ekipit të parë dhe se mbrojtja do të jetë me katër futbollistë në të gjitha ekipet kuqezi.

Në fund, ai nuk e fsheh ëndrrën për t'u kualifikuar në Botëror, por thotë se skuadra jonë duhet të jetë e përulur, ashtu si në eliminatoret e Evropianit.

A janë akoma prezente emocionet e Evropianit, apo është diçka e kaluar dhe është koha për të nisur punën për edicionin e ri?

Emocionet e Evropianit do të jenë gjithmonë prezente për mua. Ashtu siç do të jenë edhe këto pesë vite që kam qenë pjesë e Shqipërisë. Megjithatë, gëzimi, kënaqësia dhe entuziazmi duhen lënë mënjanë për të parë gjithmonë përpara drejt të ardhmes. Ne do të duam të bëjmë gjëra të mira dhe sërish të mëdha. Për këtë, gjithçka nis si nga fillimi me kualifikueset për botërorin "Rusi 2018".

Pjesëmarrja në Evropian do të jetë eksperiencë e fituar për futbollistët apo i druheni se mund të jenë "mendjemëdhenj" në këto kualifikuese?

Jam i bindur se eksperienca në Evropian do të jetë një motivim më shumë për këta djem dhe për këtë skuadër, e cila ka arritur rezultate të shkëlqyera, të cilat mund të përsëriten në të ardhmen. Këta lojtarë do të vazhdojnë me të njëjtën grintë, me të njëjtin pasion, dëshirë dhe kurajë.

Jam i sigurt se në të ardhmen këta lojtarë do të arrijnë emocione të mëdha dhe kanë mundësi të realizojnë objektiva të tjera. I njoh prej pesë vitesh dhe flas me siguri për këtë.

Emri juaj është përmendur disa herë gjatë merkatos që të merrnit në drejtim ekipe të ndryshme. Si qëndron e vërteta e tyre?

Po, është e vërtetë që ka pasur disa skuadra që më kanë kërkuar gjatë kësaj periudhe. Kjo gjë më ka gëzuar shumë, por nuk kam marrë në konsideratë asnjë ofertë të tillë. Ndihem shumë mirë në Shqipëri. Jam i kënaqur me rolin që kam dhe mendoj se nuk ka mbaruar ende puna që kemi për të bërë.

Oferta të tilla nuk i kam marrë në konsideratë për shkak se të drejtoj Kombëtaren shqiptare është një lumturi dhe puna për të është maksimumi për momentin, e cila duhet vazhduar ende.

Cilat skuadra mund të konfirmoni?

Përderisa nuk i kam marrë në konsideratë, nuk do të ishte etike që t'i bëja publike. Mos insistoni, pasi nuk mund të përmend asnjërën prej tyre.

Rashica, Meha e Shala kanë braktisur Shqipërinë për të luajtur me Kosovën. Sa e dëmton Kombëtaren kuqezi kjo gjë?

Unë e respektoj shumë zgjedhjen që kanë bërë këta djem që kanë qenë pjesë e jona gjatë këtyre viteve. Për këtë fanellë ata kanë demonstruar impenjim dhe dedikim.

Në lidhje me zgjedhjen e njërit apo tjetrit, duhet të jemi të vetëdijshëm që gjithkush mund të jetë i lirë për të bërë diçka të tillë duke qenë i bindur se kur bëhet një ndryshim, është për një të ardhme më të mirë. Respekt maksimal për atë që kanë vendosur të bëjnë dhe i uroj përzemërsisht që të jetë një zgjedhje e lumtur dhe me fat që t'u sjellë kënaqësi.

Mendoni se nëse Rashica do të ishte i ftuar në Francë, nuk do ta bënte këtë ndryshim?

Çdo zgjedhje që kemi bërë në këto pesë vite ka qenë e mirëmenduar dhe jo rastësore, pasi i kemi ndjekur lojtarët në ndeshjet e tyre. Kemi ndjekur një mënyrë të tillë pune, ku kemi vëzhguar me kujdes lojtarë të shumtë në kampionate të ndryshme në lidhje me ata që mund të bëheshin pjesë e skuadrës sonë.

Çdo lojtar që kemi afruar e kemi përzgjedhur në bazë të karakteristikave individuale, por mbi të gjitha për faktin që mund të viheshin në shërbim të skuadrës dhe në funksion të një moduli apo mënyre loje të caktuar. Nuk ka kurrë keqardhje për vendimet e ndërmarra, pasi në punën tonë kemi kërkuar që të gabojmë sa më pak të jetë e mundur dhe për këtë jemi të bindur që kemi bërë zgjedhjet e duhura.

Gjithashtu jam i bindur se Rashica është një futbollist i shkëlqyer dhe se mund të bëjë një karrierë të suksesshme.

I trembeni faktit që mund të ketë të tjerë lojtarë që do të largohen? Keni pasur sinjale?

Nuk ka frikë dhe nuk ka mëdyshje që të tjerë futbollistë të mund të mendojnë ndryshe përveçse për Shqipërinë. Ka siguri dhe besueshmëri që kush vendos të qëndrojë me ne është sepse e vlerëson 100% këtë fanellë dhe qëndrimi me ne është i tillë për të treguar si gjithmonë se Shqipëria është e vetmja dëshirë dhe që janë të gatshëm të vazhdojnë të japin gjithçka që kanë dhënë deri në këto momente. Nuk ekziston asnjë frikë se të tjerë lojtarë mund të bëjnë një zgjedhje ndryshe.

Ndieni keqardhje kur largohen lojtarë, të cilët i keni vëzhguar prej një kohe të gjatë?

Jo, aspak! Nuk ndiej asnjë keqardhje.

Nga Kosova, konkretisht menaxheri i ekipeve kombëtare në federatë, ka deklaruar se Shqipëria po punon kundër Kosovës dhe po e dëmton, duke iu referuar rastit të Ylber Ibrahimit. Çfarë keni për të thënë në lidhje me këtë?

Absolutisht që nuk është e vërtetë. Si Kombëtarja, ashtu edhe federata nuk kanë punuar kurrë kundër një tjetre. Raportet mes kë- tyre dy federatave kanë qenë të shkëlqyera dhe nga ana jonë ka qenë dhe ekziston dëshira e vullneti që të vijojnë të tilla marrëdhënie bashkëpunimi si dhe për të qenë të bashkuar.

Ekzistencën e raporteve të mira e tregon edhe fakti që kur Shqipëria u kualifikua për herë të parë në Evropian, pas ndeshjes me Armeninë, miqësoren e parë e zhvilluam në Kosovë në mënyrë që të ndanim gëzimin e festën edhe me kosovarët për këtë arritje. Një krenari e përbashkët.

Keni biseduar me Canën gjatë kësaj periudhe? A është zyrtare që nuk do të luajë më me Kombëtaren dhe nëse po, kush do të jetë kapiteni në të ardhmen?

Po, patjetër që kam biseduar me Lorikun, por jo sa i përket të ardhmes së tij. Unë mendoj se ai duhet ta vendosë të ardhmen me qetësi. Nuk duhet t'i tregojë askujt derisa të jetë gjithçka e qartë se çfarë do të bëjë. Sa i përket rolit të kapitenit, është një zgjedhje që i takon Xhanit ta ndërmarrë.

Kombëtarja Shpresa është duke luajtur thuajse njësoj si Kombëtarja A. Është e vërtetë që ka një projekt dhe filozofi loje për të gjitha ekipet e moshave?

Që nga koha kur kam marrë rolin e Drejtorit Sportiv në Kombëtare, më pëlqen që të flas për numrat, skemat dhe organizimet e skuadrave të moshave. Sigurisht që kemi një projekt dhe një plan që Kombëtaret e të gjitha niveleve të punojnë me të njëjtën strategji në fushë si Kombëtarja e madhe, që do të thotë se duhet të jenë të organizuara mjaft mirë në mbrojtje.

Të aplikojnë fillimisht skemën bazë me katër në prapavijë që në momente të caktuara të dinë ta shndërrojnë në mbrojtje me tre apo edhe me pesë. Të punojnë në lojën pa top dhe në zonën e 30 metrave të fundit të fushës të gjithë lojtarët të punojnë në mënyrë që të tregojnë maksimumin e cilësive që zotërojnë.

Kemi bërë disa seleksionime në Itali, Greqi, Shqipëri dhe Kosovë dhe shumë shpejt do të ketë organizime të tjera në pesë zona të Shqipërisë për të zbuluar talente.

Pak ditë më parë u zhvillua miqësorja mes Shpresave kuqezi dhe atyre të Italisë, pikërisht në vendin tuaj, por ra në sy mungesa juaj dhe e trajnerit De Biasi. Përse ndodhi diçka e tillë?

Shumë e thjeshtë. Besoj se pas një pune të gjatë dhe të lodhshme, disa ditë pushime janë të domosdoshme dhe besoj të merituara për cilindo që të mund t'i dedikohet plotësisht familjes, pasi kemi ndjekur cilindo lojtar me skuadrat e tyre në shtete të ndryshme, brenda dhe jashtë Italisë, apo edhe Europës.

Si janë raportet tuaja me trajnerët e Kombëtareve të moshave?

I trajtoj të gjithë me shumë respekt dhe kanë besimin tim maksimal. Ata e dinë se çfarë kërkoj dhe e dinë se çfarë do të thotë që të drejtojnë një ekip që prezanton një fanellë të rëndësishme, një vend dhe një komb dhe për këtë pres që të jenë një shembull, jo vetëm në fushë me rezultatet, por edhe jashtë saj për të çuar gjithmonë e më lart Kombëtaren shqiptare në të gjitha nivelet.

Po me trajnerin e Kombëtares Shpresa, Jupin?

Marrëdhënie korrekte dhe respekti në lidhje me vizionin dhe qëllimet për Kombëtaren e të rinjve.

Cili duhet të jetë objektivi i Shqipërisë në kualifikueset e "Rusi 2018"-ës?

Që të kërkojmë maksimumin dhe kjo do të thotë që të kërkojmë kualifikimin dhe të sigurojmë sërish diçka historike. Nuk do të jetë aspak e lehtë, siç nuk ishte as kualifikimi në Francë me grupin që kishim. Megjithatë unë jam i bindur se kjo skuadër mund t'i kënaqë sërish tifozët e saj.

The post Ndihmëstrajneri Kuqezi: Duam kualifikimin, nuk punojmë kundër Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Kurti fton gjilanasit të organizohen për protestën e 1 shtatorit

Posted: 21 Aug 2016 07:06 AM PDT

Derisa po afrohet dita kur Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë gjithëpopullore, për të mos lejuar që në seancën e Kuvendit të votohet demarkacioni me Malin e Zi, deputetit i VV, Albin Kurti, në 11 vjetorin e themelimit të partisë së tij në Gjilan, iu bëri thirrje aktivistëve gjilanas për angazhim maksimal që protesta e 1 shtatorit të jetë sa më masive.

Albin Kurti, në para të pranishmëve në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, ka shpjeguar për historikun e zhvillimit të partisë që ai i takon.

Veç deputetit Albin Kurti, ka folur edhe kryetarja e Qendrës së Vetëvendosjes në Gjilan, Besa Baftiu, e cila ka përmendur sfidat nëpër të cilat ka kaluar kjo qendër përgjatë këtyre viteve të organizimit.

Ajo foli edhe për rritjen e vazhdueshme të Lëvizjes në këtë komunë, me theks të veçantë në muajt e fundit, përgjatë rezistencës së vazhdueshme në kundërshtimin të proceseve të dëmshme nëpër të cilat po kalon Kosova.

The post Kurti fton gjilanasit të organizohen për protestën e 1 shtatorit appeared first on Mesazhi.com.

Bashkë kundër demarkacionit, të ndarë për protestë

Posted: 21 Aug 2016 07:04 AM PDT

Subjektet opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, do të marrin pjesë në seancën e paralajmëruar të Kuvendit të Kosovës, më 1 shtator, në të cilën, ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, do të hidhet në votim.

Përfaqësuesit e të tri subjekteve opozitare, thonë se do të votojnë kundër kësaj marrëveshjeje.

Megjithatë, Ylli Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje thotë për Radion Evropa e Lirë se përpjekjet e këtij subjekti opozitar për ta ndalur ratifikimin e marrëveshjes, përveçse në Kuvend, do të bëhen edhe përmes protestës, të cilën e kanë ftuar për datën 1 shtator.

"Ne konsiderojmë që vendimi për dërgimin e Marrëveshjes së demarkacionit për ratifikim në Kuvend, është rrëshqitje drejt një tradhtie, e cila tash po dëshirohet që të shpërndahet si përgjegjësi në Kuvendin e Kosovës".

"Si të tillë, e shohim të papranueshme, prandaj kemi thirrur protestë për datën 1 shtator dhe në këtë protestë do të protestojmë edhe në shesh, si qytetarë, por edhe në Parlament, si përfaqësues të popullit. Ne do t'i bëjmë të gjitha përpjekjet dhe do të përdorim metoda demokratike për ta ndalur këtë proces", thotë Hoxha.

Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke folur për Radio Evropa e Lirë, thekson që ky subjekt opozitar e kundërshton ratifikimin e Marrëveshjes për shenjimin e kufirit me Malin e Zi, duke e quajtur atë si qëndrim vetëm të Qeverisë së Kosovës.

Lexo po ashtu:
Komisioni Shtetëror: Banorët e brezit kufitar konfirmojnë shënimin e vijës kufitare me Maln e Zi (Dokument)
Komisioni Shtetëror: Banorët e brezit kufitar konfirmojnë shënimin e vijës kufitare me Maln e Zi (Dokument)
"Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kundërshton dhe kërkon nga deputetët që të votojnë kundër këtij qëndrimi të qeverisë, sepse konsiderojmë se Kosova po humbë territor, duke u bazuar në ekspertizën e ekspertëve më eminent, madje edhe të atyre që i takojnë pozitës. Ne nuk jemi pjesë e organizimit të protestës. Por, normalisht, është e drejtë qytetare e kujtdo që të dalë në kundërshtim të kësaj marrëveshje", thekson Isufi.

Zafir Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Nisma për Kosovën, thotë për Radion Evropa e Lirë se deputetët e këtij subjekti opozitar do të jenë pjesë aktive në seancën e 1 shtatorit të Kuvendit të Kosovës, për t'i ripërsëritur qëndrimet kundër ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

"Jemi shumë të bindur që edhe një pjesë e madhe e deputetëve të shumicës parlamentare e kanë kuptuar këtë dhe këtu nuk shihet ndonjë rrezik se kjo marrëveshje do të kalojë. Ndërsa, sa i përket protestës, ajo është thirrur në mënyrë individuale nga Vetëvendosja. Ne i mbështesim protestat paqësore dhe lëvizjet qytetare. Natyrisht që qytetarët mund të marrin pjesë, por ftesa jonë për një protestë, pa qenë pjesë e organizimit, është pak si në dilemë", shprehet Berisha.

Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa, u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Në këtë funksion kanë qenë edhe porositë që ditë më parë i ka bërë nënpresidenti amerikan, Joe Biden, gjatë qëndrimit në Kosovë. Megjithatë, këto porosi nuk kanë bërë që subjektet opozitare të lëvizin nga qëndrimet e tyre.

Ylli Hoxha thotë se porositë e nënpresidentit Biden, kanë qenë të pritshme për Lëvizjen Vetëvendosje:

"Nuk mund të presësh ndonjë porosi tjetër nga burrështetas të huaj, atëherë kur burrështetasit tanë janë të gatshëm të bëjnë koncesione. Nuk e çajnë kokën se Kosova i humbë 8 mijë hektarë. Pse duhet ta çajë kokën atëherë Joe Biden për këtë çështje?".

Ahmet Isufi thotë se në parim, marrëveshjet për definimin e kufirit me shtete fqinje duhet të bëhen, dhe angazhimet e miqve janë të mirëpritura. Por, AAK, sipas tij, nuk mund të mbështesë marrëveshje, siç thotë ai, që dëmtojnë Kosovën.

"Ne, normalisht që i mirëpresim angazhimet e tilla, sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë bërë shumë për Kosovën. Por, mendoj se qeveria ka gabuar dhe Komisioni qeveritar ka devijuar nga vija e kufirit. Prandaj, ne konsiderojmë se nuk duhet lejuar që të humbim territor. Ndërsa, sa i përket fqinjësisë së mirë, Kosova duhet ta ketë me të gjitha shtetet fqinje", deklaron Isufi.

Zafir Berisha e fajëson Qeverinë e Kosovës për situatën e krijuar lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

"Konsideroj që qeveria me qëllim e ka :hargitur këtë çështje deri në këtë situatë që jemi, me idenë që nga presionet pozitive – kushtimisht po them – ta votojmë një version të gabuar".

Ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është kushti i vetëm i mbetur i Kosovës, plotësimi i të cilit do të siguronte liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky kusht, siç kanë theksuar zyrtarët e Bashkimit Evropian, nuk është vendosur tash së voni, por "që nga viti 2012, kur Bashkimi Evropian u pajtua me Kosovën për hartën e rrugës që çonte drejt liberalizimit të vizave"./rel/

The post Bashkë kundër demarkacionit, të ndarë për protestë appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more