Skip to main content

Mesazhi.com: “Delegacioni i Gazprom-it do të vizitojë nesër Turqinë” plus 9 more

Mesazhi.com: “Delegacioni i Gazprom-it do të vizitojë nesër Turqinë” plus 9 more


Delegacioni i Gazprom-it do të vizitojë nesër Turqinë

Posted: 30 Aug 2016 02:01 PM PDT

Njoftohet se drejtuesi ekzekutiv (CEO) i kompanisë ruse të energjisë Gazprom, Aleksey Miller, ditën e nesërme do të mbërrijë në Turqi për të diskutuar për projektin e tubacionit të gazit “Rrjedha Turke”, raporton Anadolu Agency (AA).

Zv/Presidenti i Gazprom-it, Aleksandr Medvedev, duke folur për agjencinë ruse të lajmeve TASS u shpreh se delegacioni i Gazprom-it nën udhëheqjen e Miller do të realizojë takime ditën e mërkurë në Turqi.

Medvedev ka vënë në dukje se fillimisht do të kryhen bisedimet në lidhje me projektin e “Rrjedhës Turke” dhe më pas gjatë vizitës do të kryhen diskutime edhe për çështjet e tjera në lidhje me energjinë.

The post Delegacioni i Gazprom-it do të vizitojë nesër Turqinë appeared first on Mesazhi.com.

FAMILJARËT: “SHQIPONJA” U KËRCËNUA NGA ALI AHMETI. DËSHMITARI: JA SI KA NDODHUR VRASJA (VIDEO)

Posted: 30 Aug 2016 01:48 PM PDT

Orë të tëra gjykimi, akuza mes palëve, shpalosje detajesh, dëshmitar rasti, por pa asgjë konkrete, përfundoi seanca e sotme për gjykimin e të dyshuarit Bajram Limani, për vrasjen e Xhemail Rexhepit apo i njohur si Komandant "Shqiponja", raporton SHENJA.

Familja Rexhepi mes trishtimit dhe dhimbjes që kanë, ata edhe më tepër i mundon fakti që vrasësi nuk është në vendin e merituar. Lulzim Rexhepi, familjar i Komandant Shqiponjës i shqetësuar thotë që seanca e sotme e zhvilluar nuk solli asnjë ndryshim. Ai thotë që nuk janë aspak të qetë deri sa vrasësi ta gjejë dënimin e merituar sepse nuk është e sigurt nëse ai nuk mund ta vrasë edhe ndonjë anëtarë tjetër të familjes.

"Sot u morën në pyetje vetëm dy dëshmitar të ngjarjes, ngjarja është shtyrë deri më 26 e këtij muaji. Gjykata vazhdon me të njëjtat që i ka bërë deri më tash. Vrasësi është I lirë, në paraburgim shtëpiak. Ne si dëshmitar nuk jemi të sigurt në asnjë moment se nuk na garanton askush neve se vrasësit nuk do ta përsërisin prapë aktin", deklaroi Lulzim Rexhepi, familjar.

Babai i Komandant Shqiponjës tregon kërcënimet e fundit që biri i tij i ka marrë nga partia shqiptare në pushtet.

"Ali Ahmeti ka folur për së fundi her me djalin tim edhe i ka thënë: Shqiponjë ty nëse hiqesh prej partisë unë kam për të hyrë në shtëpi. Pastaj djali me nusen shkuan për pushime i ka ndal nipi i Ali Ahmetit, i cili është edhe shoferi i tij, i ka thënë: penali është bërë tash ka mbetur vetëm goli. Kur më tregoi mua Shqiponja, i thash biri im e paskan bërë plan me të vra", deklaroi Mejdi Rexhepi, babai.

Babai i Xhemail Rexhepit, mes syve të mbushur me lot nga pikëllimi ka një lutje të fundit. Ai dëshiron që ky rasti ti kalohet Prokurorisë Speciale, pasi ai nuk ka aspak shpresë se kjo gjykatë do ta ndëshkoj me dënimin e duhur.

"E lus gjyqin që rastin me dërgu te Katica Janeva, aty mua më plotësohet dëshira. Ajo e merr në pyetje edhe Aliun. Ai qëndron në krye të punës. Ma ka mshel shtëpinë, ma ka lan fëmiun jetim. Zoti e ndëshkoftë. E ka lënë nusen e re, e ka lënë shtëpinë e shkretë", tha më tej ai.

Sipas dëshmitarit të sotëm SH.L., aktivistët e BDI-së kanë marrë ftesë me sms për mbledhje në lokalin ku ka ndodhur vrasja. I akuzuari Bajram Limani, sipas tij, ka gjuajtur nga afër prej pas shpine drejt komandant Shqiponjës pa ndonjë zënkë të drejtpërdrejt mes tyre.

Ndryshe, në përvjetorin e vrasjes së Komandant "Shqiponjës", gjykatësja Gjylsime Shabani ka nënshkruar lirimin nga paraburgimi të vrasësit të tij, Bajram Limani, gjë që sipas avokatit Marjan Vitanovski është e palogjikshme dhe nuk ka ndodhur ndonjëherë në gjykatën themelore të Kumanovës. Seanca e radhës për këtë rast është caktuar për më 26 shtator.

Emine Ismaili /SHENJA/

The post FAMILJARËT: "SHQIPONJA" U KËRCËNUA NGA ALI AHMETI. DËSHMITARI: JA SI KA NDODHUR VRASJA (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.

Vazhdojnë ndihmat nga Turqia për familjet e prekura nga përmbytjet në Shkup

Posted: 30 Aug 2016 01:27 PM PDT

Vazhdojnë ndihmat nga institucionet dhe organizatat e Turqisë për të prekurit nga përmbytjet katastofale në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup dhe rrethinë, ku humbën jetën 22 persona dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale, raporton Anadolu Agency (AA).

Komuna Osmangazi në Bursa ka dërguar në Hasanbeg ndihma të ndryshme për të prekurit nga përmbytjet, konkretisht materiale ushqimore dhe higjienike, etj.

Në fjalën e tij zv.prefekti i Komunës së Osmangazit të Bursës, Junus Shahin, theksoj se kanë ardhur për të qene afër vëllezërve të tyre në Maqedoni dhe shtoj se ndihma është realizuar nëpërmjet autokolonave të ndihmave.

“Ne e dimë që sa herë kemi ndonjë nevojë vëllezërit tanë nga Maqedonia janë pranë nesh. Edhe ne jemi këtu për të qenë afër tyre kur ata kanë nevojë”, tha Shahin. Ai më tej shtoi se miqësia ndërmjet popujve të Turqisë dhe Maqedonisë nuk dëshmohet vetëm në ditët të mira, por kjo miqësi u dëshmua edhe në ditë të vështira.

Përveç kësaj Shahin duke uruar që edhe njëherë mos të ndodhin këto lloj katastrofash shprehu keqardhjen e tij për të gjithë të prekurit nga përmbytjet.

Kryetari i këshillit komunal në Komunën e Cairit, Sulejman Baki, u shpreh se numri i kamionëve të ardhur me ndihmë ka arritur në 17 dhe me këto kamionë është përmbyllur etapa e parë e ndihmave.

Duke u shprehur se institucionet e Turqisë që ne ditën e parë kanë ofruar ndihmë për rajonin Baki tha se “Prej tani e tutje do të mundohemi të sigurojmë ndihma siç janë mallra të bardhë, makineri për veshmbathjet, etj, nga institucionet organizatat e ndryshme siç janë AFAD dhe Gjysmëhëna e Kuqe.

Në përmbytjet katastorfale të 6 korrikut në Shkupi dhe rrethinë humbën jetën 22 persona dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale.

The post Vazhdojnë ndihmat nga Turqia për familjet e prekura nga përmbytjet në Shkup appeared first on Mesazhi.com.

Demarkacioni votohet ose shkon në arbitrazh

Posted: 30 Aug 2016 11:58 AM PDT

Dy ditë para se të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet për ratifikimin ose jo të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, partitë në pushtet dhe ato opozitare mbeten në pozicione të skajshme kundërshtuese rreth kësaj çështjeje.

Ekspertët e të drejtës ndërkombëtare vlerësojnë se në rast se marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi, kalon me 80 vota, gjegjësisht, dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, marrëveshja do të ratifikohet, por hendeku i krijuar ndërmjet partive në pushtet dhe atyre në opozitë nuk do të tejkalohet.

Në anën tjetër, sipas tyre, edhe në rast se për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin nuk sigurohet votat e mjaftueshme, hendeku ndërmjet partive politike në pushtet dhe opozitë, nuk do të tejkalohet dhe vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Univesitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se deri me datën 1 shtator, kur mbahet seanca për votimin e marrëvshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, kanë hapsirë për tu ulur dhe për të gjetur një konsensus politik, përfshirë edhe vendimin eventual që të ri-negociohet kjo marrëveshje.

"Fundja, marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë rregulla të skalitura në gurë dhe të cilat janë të pandryshueshme. Ato mund të ndryshohen sa herë që njëra ose pala tjetër gjen fakte të reja ose eventualisht konstaton se marrëveshja e arritur paraprakisht, nuk është ajo për të cilën është synuar në fillim".

"Ky do të ishte rasti sikur pushteti dhe opozita të pajtoheshin vetëm deri në momentin e votimit. Në momentin e votimit dhe nëse Demarkacioni nuk do të kalonte, mendoj se vendi futet në krizë politike dhe aty më nuk do të ketë më një opsion të ri, në kuptimin që 'në rregull, ne nuk arritëm ta marrim shumicën, prandaj tash po ulemi dhe po gjejmë opsione të tjera'".

Vigan Qorolli, poashtu, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se gjendja aktuale imponon pikëshikim të çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi, në situata hipotetike.

"Nëse i vërtetohet ky version i Demarkacionit qeverisë nga ana e 80 deputetëve, sepse duhen dy të tretat, atëherë kjo merr fund dhe rrjedhimisht nuk ka mundësi të negocimit të ri të kufijve. Por, nëse bie, me vota, atëherë patjetër që Mali i Zi do të detyrohet t'i negocioj kufijtë në forma tjera, për shkak se ky version bie poshtë me votë".

"Qeveria e Kosovës, patjetër duhet t'i dërgojë një notë diplomatike Malit të Zi, ku e njofton që ajo nuk e ka ratifikuar në procedurë të rregullt kushtetuese, për shkak të problemeve që i ka politika me këtë demarkacion".

Por, cilat janë mundësitë që çështja e Demarkacionit me Malin e Zi të arrijë deri te një arbitrazh ndërkombëtar?

Profesor Hoti thotë se, në stadin aktual, arbitrazhi nuk bën punë, për shkak se nivelet zyrtare të të dyja palëve, të Kosovës dhe Malit i Zi, nuk kanë dilema lidhur me këtë marrëveshje, por se problemi tashmë është bartë brenda vet palës së Kosovës dhe jo, të kësaj të fundit me Malin e Zi. Zgjidhja e problemit, sipas tij, duket se do të kërkojë disa faza.

Mendim të "Nën një, të gjendet një konsensus i brendshëm kombëtar se si duhet t'i qasemi kësaj problematike më tutje. Nëse kjo do të përkonte me situatën çfarë e kemi aktualisht me Malin e Zi, do të thotë, do të duhej që eventualisht të ratifikohej.

"Nëse do të arrihej në konkludimin se Demarkacioni aktual është jo i rregullt, atëherë do të duhej të iniciohej procedura e ndryshimit të kësaj marrëveshjeje.

"Por, nëse eventualisht nuk do të pajtohej Mali i Zi, atëherë do të mendonim për arbitrazhin dhe eventualisht, në instancën e fundit, të shkojmë edhe në gjykatën ndërkombëtare", tha Hoti.

Mendim të përafërt ka edhe profesor Qorrolli. Sipas tij, në rast se marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi, merr dy të tretat e votave të Kuvendit, atëherë ajo legalizohet dhe legjitimohet. Në të kundërtën, sipas tij, nuk përjashtohet as arbitrazhi ndërkombëtar.

"Rrjedhimisht do të duhet të ri-negociohet me metodologji tjetër. Kjo nënkupton që të respektohen maksimalisht rregullat e të drejtës ndërkombëtare mbi caktimin e kufijve. Pastaj, nëse kjo nuk ka mundësi të bëhet me mirëbesim, atëherë mund të jetë një procedurë që të dy palët, Mali i Zi dhe Kosova, ta dërgojnë çështjen në gjykatën e përhershme të arbitrazhit që është me seli në Hagë, të caktojnë juridiksionin, arbitrit dhe çdo gjë tjetër".

Sidoqoftë, zyrtarët e qeverisë së Kosovës, patë theksuar se në projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, përmban edhe pjesë ku thuhet 'nëse ka fakte të reja ligjore, mund të ndryshohen dhe plotësohen me pëlqimin e palëve. Me pajtimin e palëve për ndryshimin e dispozitave të Marrëveshjes, mund të kërkohet edhe arbitrazh ndërkombëtar". (REL)

The post Demarkacioni votohet ose shkon në arbitrazh appeared first on Mesazhi.com.

AAK dhe Nisma: Nuk shkojmë te Ramiz Kelmendi nëse vjen edhe presidenti Thaçi

Posted: 30 Aug 2016 11:57 AM PDT

AAK dhe Nisma përmes një kumtesë të përbashkët për media kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nesër nga deputeti Ramiz Kelmendi, nëse aty merr pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Njoftimi i plotë:

Sipas njoftimeve të mediave, në takimin e nesërm, që do të mbahej me iniciativë të deputetit Ramiz Kelmendi, do të marrë pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi

Në fakt ky takim është menduar të jetë një takim i kryetarëve të partive politike parlamentare, e jo i përfaqësuesëve institucional.

Për më tepër Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga kreu i PDK-së, dhe pjesëmarrja e tij në një takim të tillë, do të ishte krejt e panevojshme dhe jofunksionale.

Sidoqoftë, në rast se nikoqiri i këtij takimi zoti Kelmendi, ka menduar që ky takim të ketë një format tjetër, në një rast të tillë, pjesë e këtij takimi nuk do të jenë as Ramush Haradinaj e as Fatmir Limaj.

The post AAK dhe Nisma: Nuk shkojmë te Ramiz Kelmendi nëse vjen edhe presidenti Thaçi appeared first on Mesazhi.com.

BE urdhëron Apple t’i paguajë Irlandës miliarda në tatim kthyes

Posted: 30 Aug 2016 11:43 AM PDT

Gjiganti teknologjik amerikan Apple do të duhet t’i paguaj Irlandës 13 miliardë euro në tatim kthyes, njoftoi të martën Komisioni Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni thotë se Irlanda i ka mundësuar kompanisë Apple përfitime të paligjshme gjë e cila u zbulua përmes hetimit për aferën e tatimit që nisi në vitin 2014, e cili rezultoi se skema speciale përmes së cilës dërgohen përfitimet përmes Irlandës ishte ndihmë shtetërore joligjore.

"Tatimi irlandez për Apple është ndihmë shtetërore e paligjshme. Apple do të duhet të kthejë 13 miliardë euro tatim të papaguar", deklaroi komisarja e BE-së Margrethe Vestager në llogarinë e saj në Twitter.

Në vitin 1980 Apple hapi bazën e saj të parë në Irlandë ku ka të punësuar rreth 6.000 njerëz. Përkundër hetimit të BE-së për aferën e tatimit, kompania vendosi të zgjerojë bazën e saj në Cork, vendim ky i cili pritet të hapë rreth 1.000 vende të reja pune.

The post BE urdhëron Apple t’i paguajë Irlandës miliarda në tatim kthyes appeared first on Mesazhi.com.

Takimi Erdoğan-Putin do të realizohet më 3 shtator

Posted: 30 Aug 2016 11:36 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin priten të takohen më 3 shtator gjatë samitit të vendeve G20 i cili do të zhvillohet në Kinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga zyra e shtypit të Kremlinit jepen detaje për takimin Erdoğan-Putin i cili do të zhvillohet në Kinë.

Sipas deklaratës në takimin e dy liderëve do të diskutohen temat, si normalizimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë, rigjallërimi i mekanizmave të bashkëpunimit të nivelit të lartë dhe ekonomi, energjia, tregtia dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në deklaratë thuhet se në takim do të diskutohet edhe për luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çështja e Sirisë.

Nga ana tjetër në një deklaratë për mediat këshilltari i Kremlinit, Yuriy Uşakov, tha se procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Turqisë është duke vazhduar. “Pak kohë më parë u hoq bllokimi i fluturimeve charter drejt Turqisë. Pas krizës së avionit e cila ndodhi në nëntor jemi duke punuar me një tempo të lartë për kthimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në gjendje normale”, është shprehur ai.

The post Takimi Erdoğan-Putin do të realizohet më 3 shtator appeared first on Mesazhi.com.

Obama dhe Erdoğan takohen të dielën, tema kryesore operacioni “Mburoja e Eufratit”

Posted: 30 Aug 2016 11:34 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan do të takohen këtë javë, ku tema kryesore e bisedimeve do të jetë lidhur me operacionin "Mburoja e Eufratit", raporton Anadolu gency (AA).

"Takimi i së dielës do të zhvillohet para samitit G20 i cili do të mbahet në Kinë", u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare Ben Rhodes.

"Presidenti Obama dëshiron të diskutojë rrethanat në Turqi pas tentativës për puç si dhe të diskutojë fushatën anti-DAESH dhe përpjekjet tona për promovim të një stabiliteti më të madh në Siri bashkë me përgjigjën tonë për krizën e refugjatëve", tha Rhodes.

Takimi Obama-Erdoğan, do të jetë i pari pas puçit të dështuar në Turqi më 15 korrik, dhe vjen pas rekomandimeve amerikane që Turqia të përqendrojë përpjekjet në Siri mbi DAESH-in dhe të shmang përleshjet me YPG-në, një partnere e Amerikës në Siri.

Turqia nga ana e saj YPG-në e konsideron si një degë të grupit terrorist PKK, i cili konsiderohet si i tillë edhe nga SHBA-të dhe BE-ja.

Ankaraja zyrtare insiston që grupi menjëherë të kthehet në bregun lindor të lumit Eufrat, ndërsa ka goditur pozicionet e grupit në jug të Jarabulusit.

The post Obama dhe Erdoğan takohen të dielën, tema kryesore operacioni “Mburoja e Eufratit” appeared first on Mesazhi.com.

Brenda një dite nëpërmjet Turqisë në ishujt grekë kaluan 462 emigrantë

Posted: 30 Aug 2016 11:14 AM PDT

Të dhënat e sotme të UNHCR-së tregojnë se ditën e kaluar brenda një dite kanë mbërritur 462 emigrantë nga të cilët 176 në ishullin Lesbos,128 në ishullin Kos, 88 në ishullin Kios dhe 70 në ishullin Rodos.

Bashkë me kalimet e fundit numri i emigrantëve që kanë kaluar në muajin gusht, arrinë në 3 mijë, duke shënuar rritje me më shumë se 50 përqind në krahasim me një muaj më parë. Por, në krahasim me muajin gusht të vitit të kaluar kjo shifër ka shënuar ulje me afërsisht 97 përqind.

Ndër të tjera mësohet se numri i emigrantëve që ndodhen në ishujt Grek ka arritur mbi 12 mijë, ndërsa kapaciteti i qendrave të pranimit në ishuj ka një kapacitet prej 7 mijë e 450 personash.

Ndërsa, në të gjithë Greqinë theksohet se ndodhen gjithsej 60 mijë refugjatë dhe emigrantë.

The post Brenda një dite nëpërmjet Turqisë në ishujt grekë kaluan 462 emigrantë appeared first on Mesazhi.com.

Prokuroria ka përgjuar telefonatat e aktivistëve të VV-së pas sulmit në Kuvendin e Kosovës

Posted: 30 Aug 2016 06:32 AM PDT

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Abdurrahman Islami, në një konferencë të jashtëzakonshme së bashku me zëvendësdrejtorin e antiterrorizmit, Luan Kekën, kanë folur për arrestimin e gjashtë aktivistëve të VV-së, të cilët dyshohen se e kanë sulmuar Kuvendin e Kosovës më 4 gusht të këtij viti.

Sipas Prokurorit Islami, arrestimi i tyre ka ardhur pas shumë veprimeve ligjore, përfshirë këtu edhe përgjimin e telefonatave të aktivistëve që nga nata e sulmit.

"Përmes përgjimeve i kemi vërtetuar dyshimet të cilat janë mbledhur më herët nga ana e Policisë dhe prokuroria ka ardhur në përfundim dhe ka urdhëruar edhe bastisje ku janë gjetur edhe armë dhe kemi ardh deri te dyshimi i arsyeshëm se këta 6 të dyshuar për të cilët këta të dyshuar kanë kryer vepër penale", ka thënë Islami.

"Do të parashtrojmë edhe kërkesë për masën e paraburgimit në Gjykatë”, ka thënë Islami.

Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi janë gjashtë të arrestuarit sot në mëngjes në një aksion të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të kryer më 4 gusht 2016.

The post Prokuroria ka përgjuar telefonatat e aktivistëve të VV-së pas sulmit në Kuvendin e Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more