Skip to main content

Mesazhi.com: “Analistët: Qeverisë dhe politikanëve, Biden ua dha kritikat më të rënda” plus 9 more

Mesazhi.com: “Analistët: Qeverisë dhe politikanëve, Biden ua dha kritikat më të rënda” plus 9 more


Analistët: Qeverisë dhe politikanëve, Biden ua dha kritikat më të rënda

Posted: 17 Aug 2016 12:17 PM PDT

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës së tij në Kosovë dha mesazh të qartë për liderët politikë se sfidë për shtetin më të ri mbetet luftimi i korrupsionit.

"Largoni zyrtarët e dënuar, nga detyrat e shërbimit publik. Korrupsioni është kancer për çdo shoqëri. Nëse nuk trajtohet, atëherë zhvillimi i vendit nuk do të jetë i mundshëm", ka thënë Biden.

Ai po ashtu përmendi edhe çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe atë të Demarkacionit me Malin e Zi, për të cilat tha se janë punë që duhet të kryhen.

Kjo vizitë e numrit dy të Amerikës, nga analistët është cilësuar si vizita më e rëndësishme në këto vitet e fundit.

Njohësi i çështjeve politike, Arben Qirezi, ka thënë për Telegrafin se mesazhet e Bidenit ishin të qarta.

"Mesazhet kryesore të Biden ishin që Kosova ta luftojë korrupsionin, që përfshin edhe klientelizmin e nepotizmin dhe praktikat e tjera të papërgjegjshme të partive bartëse të institucioneve të vendit", ka thënë Qirezi.

Duke komentuar deklaratën e Bidenit lidhur me Asociacionin dhe Demarkacionin, Qirezi theksoi se SHBA-të e mbështesin vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se natyrisht që procesi i Asociacionit duhet të kryhet në bazë të këtij vendimi, që do të thotë se një proces i ri duhet ta ketë parasysh këtë vendim.

"Sa i takon Demarkacionit, natyrisht se SHBA-të dëshirojnë që Kosova të mos ketë çështje të hapura me fqinjët. Demarkacionin me Malin e Zi e dëshirojnë të gjithë në Kosovë, por do të jetë vlerësim i deputetëve të Kuvendit se si do ta votojnë vijën e përcaktuar kufitare", u shpreh Qirezi.

Në anën tjetër, analisti Halil Matoshi ka thënë për Telegrafin se Joe Biden i ka adresuar Qeverisë së vendit, kastës aktuale politike, kritikën më të rëndë që dikush i ka bërë ndonjëherë. Sipas tij, nuk do koment deklarata e tij se "mund te ecni përpara vetëm nëse e luftoni pandëshkueshmërinë, krimin dhe korrupsionin"!

"Dihet kush e ka instaluar në Kosovë kulturën e mosndëshkimit dhe dihet kush vazhdon të jetë i pandëshkueshëm", u shpreh Matoshi.

Matoshi theksoi se Asociacioni dhe Demarkacioni janë obligime ndërkombëtare që ka marrë shteti i Kosovës dhe këto dy tema duhet të përmbyllen në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe me konsensus kombëtar.

"Shtrohet dilema nëse Qeveria e Kosovës është e aftë për këtë ose jo!?", ka thënë ai.

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, u shpreh se Kosova duhet t'i përmbahet zotimeve të bëra në Bruksel, se këto janë kushte që duhet të përmbushen për t'u integruar në Evropë, dhe se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë krah Kosovës.

The post Analistët: Qeverisë dhe politikanëve, Biden ua dha kritikat më të rënda appeared first on Mesazhi.com.

Muslimanet në Francë reagojnë ndaj “Reformave islame” si imponim i shtetit në jetën fetare

Posted: 17 Aug 2016 12:05 PM PDT

Zëvendëskryetari i Këshillit Islam në Francë (CFCM), Ahmet Orash, për AA, ka bërë disa vlerësime në lidhje me iniciativën e “reformës islame” me dorën e shtetit dhe për projektin e ri të “vakëfit islam”.

Duke shprehur se është e “pakuptimtë” ardhja në rendin e ditës e diskutimeve për ndalimin ndihmave nga jashtë vendit për xhamitë pas sulmit të ndodhur ndaj kishës në qytetin Saint Etienne de Rouvray në veri të vendit, Orash, tha se “Franca është shtet ligjor. Një ndalim i tillë në një shtet ligjor nuk mund të jetë real. Iniciativa e reformës me dorën e shtetit kundrejt islamit është një lëvizje e kryer në prag të zgjedhjeve. Vetëm për lehtësimin e opinionit publik në Francë ka një perceptim të tillë si ‘shteti po merr nën kontroll situatën'”.

“99 për qind e financimeve të xhamive në Francë janë nga brenda vendit”

Pasi ka theksuar se ndihmat e ardhura jashtë Francës për xhamitë janë të kufizuara Orash u shpreh më tej se “Tashmë 99 për qind e financimeve të xhamive të Francës kryhen nga brenda vendit. Përveç mbështetjeve simbolike të bëra nga një apo dy shtete, nevojat financiare i përballojnë muslimanët në Francë.”

Ndër të tjera Oğraş ka pohuar se Franca nuk ka mundur të zhvillojë ndonjë zgjidhje kundër grupeve radikale në vend. Ai ka shtuar më tej se “Përfundimisht zgjidhja është tek muslimanët. Shteti i Francës duhet të lehtësojë punën e muslimanëve në vend. Por vërehet se Franca ka një qasje me perceptimin e vjetër kolonial kundër ngjarjeve, ku rëndon më shumë një qëndrim paragjykues kundër muslimanëve.”

“Ka pasiguri kundër muslimanëve”

Pasi ka folur për propozimin e Presidentit François Hollande për vendosjen në krye të “vakëfit islam” të porsahapur të ish-ministrit të Brendshëm Jean-Pierre Chevenement, Oğraş, ka theksuar se “emërimi i një personi që nuk është mualiman na tregon ne se ka një pasiguri dhe paraqitje e një stili të qeverisjes ku vazhdohet perceptimi i vjetër kolonial.”

Ndër të tjera duke nënvizuar se “vakëfi islam” duhet të formohet në përputhje me parimet e drejtësisë shoqërore, Oğraş ka theksuar: “Ashtu siç punojnë edhe vakëfet e tjera fetare edhe ky 'vakëf islam’ i ri duhet të punojë sipas të njëjtave kritere. Vakëfi duhet të zhvillojë veprimtaritë e tij me respektimin e parimit të barazisë. Ashtu siç edhe vakëfet e feve të tjera i drejtojnë njerëzit anëtarë të feve të tyre edhe ne kërkojmë po të njëjtën gjë.”

“Diskutimi i reformës islame në prag të zgjedhjeve zhvlerëson çështjen”

Nuk mund të jetë konstruktiv diskutimi i çështjeve si “reforma islame” në një kohë kur po afrohen zgjedhjet ka theksuar Oğraş duke u shprehur se “diskutimi i reformës islame në prag të zgjedhjeve zhvlerëson çështjen.”

Propozimi i ish-ministrit të Brendshëm si kryetar i Vakëfit Islam i cili sapo do të formohet në kuadër të “reformës në Islam” ka bërë që edhe politikanët francezë të reagojnë.

Ministrja e të Drejtave të Familjes, Fëmijëve dhe Grave Laurence Rossignol, duke kritikuar vendosjen në krye të Vakëfit Islam të një personi i cili nuk ka asnjë lidhje me islamin, është shprehur se “Në këtë detyrë duhet të emërohet një person i cili është rritur me kulturën muslimane, një person i cili kupton hollësinë njerëzore të islamit.”

Ndërsa ish-ministri i Brendshëm, Brice Hortefeux, në lidhje me çështjen ka deklaruar se “Chevenement është një emër me përvojë dhe i respektuar, por është një zgjedhje surprizë sepse ai është krejtësisht i huaj me Islamin. Kjo është sikur në krye të kristianëve në Francë të vendosësh një budist.”

Ish-ministri Chevenement, i cili u propozua për kryesinë e Vakëfit Islam nga Hollande, duke vënë në dukje se do të pranojë postin e kryetarit, ai kishte mbrojtur idenë e tij se duhet të ndalohen ndihmat e ardhura nga jashtë për xhamitë dhe se është e nevojshme që këto ndihma duhet të kryhen në transparencë të plotë. Chevenement gjithashtu në lidhje me vendimet për ndalimin në disa qytete të Francës të veshjeve të plazhit për femrat e mbuluara (burkini) kishte pohuar se “Këto vendime janë të nevojshme nga pikëpamja e sigurimit të rendit publik.” Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme në Francë ku jetojnë afërsisht 5 milionë muslimanë, në afërsisht 2.500 xhami dhe mesxhide punojnë 1.800 punonjës fetarë.

The post Muslimanet në Francë reagojnë ndaj “Reformave islame” si imponim i shtetit në jetën fetare appeared first on Mesazhi.com.

Policia: Vizita e zv/presidentit Biden kaloi pa asnjë incident

Posted: 17 Aug 2016 09:30 AM PDT

Policia e Kosovës, ka njoftuar përmes një komunikate për media se vizita e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Kosovë ka kaluar pa asnjë incident.

Policia thotë, se vizita e Bidenit ka kaluar me planifikime të parapara, gjithashtu, falënderon të gjithë akterët dhe qytetarët për maturin dhe mirëkuptimin e treguar për ndërprerjen e qarkullimit në disa rrugë.

Ja komunikata e plotë e PK-së:

"Ju informojmë se gjatë realizimit të vizitës së Zëvendës Presidentit Amerikan Joe BIDEN në vendin tonë, me datë 16 dhe 17 gusht 2016, Policia e Kosovës ka qenë e angazhuar sipas planifikimeve operacionale të parapara për garantimin e rendit dhe sigurisë së përgjithshme, e në veçanti ka qenë e përkushtuar në ndërmarrjen e masave shtesë për siguri që parashihen per porsonalitete të larta.

Vizita e Zëvendës Presidentit Amerikan z. BIDEN, në Republikën e Kosovës, ka perfunduar sipas planifikimeve të parapara, nuk është raportuar asnjë incident, perderisa Policia e Kosovës falenderon të gjithë akterët e përfshirë, e në veçanti falenderojmë qytetarët e vendit për maturinë e treguar dhe mirkuptimin gjatë nderprerjeve të përkohshme të qarkullimit nëpër disa rrugë gjatë realizimit të vizitës, dhe një herit ju njoftojmë se të gjitha rrugët tani janë të lira për qarkullim", thuhet aty.

The post Policia: Vizita e zv/presidentit Biden kaloi pa asnjë incident appeared first on Mesazhi.com.

Dosja e Shefave XII: Telefonatat që dëshmojnë kontrollin e Grabovcit dhe Beqajt mbi ndërmarrjet milionëshe

Posted: 17 Aug 2016 06:42 AM PDT

Adem Grabovci e Besim Beqaj kishin marrë kompetenca të plota nga Hashim Thaçi, që në krye të tri ndërmarrjeve publike, PTK, Infrakos dhe Traikos të vendoseshin njerëzit që përfaqësonin interesat e tyre. Një seri përgjimesh telefonike të Grabovcit dhe Beqajt dëshmojnë këto plane që ishin finalizuar me emërime.

Hashim Thaçi u kishte dhënë autorizime të plota Besim Beqajt e Adem Grabocit që të menaxhonin qysh të donin pozitat në Trainkos, Infrakos dhe Postë Telekomin e Kosovës.

Bazuar në këto autorizime, tashmë ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj kishin prishur konkurset në këto institucione për Borde dhe për kryeshefë ekzekutivë.

Dy krerët e lartë të PDK-së, kishin qëllim që të sillnin njerëzit e tyre. Agron Thaçin, që vazhdon ta mbajë pozitën e kryeshefit të Infrakosit, e kishin përzgjedhur për këtë pozitë si njëri të besueshëm që do të punonte për interesat e tyre.

Ndërkohë, Sejdi Hoxhën, nipin e Azem Sylës do ta sistemonin në krye të Postës së Kosovës.

Beqajt i duhej mendimi i ish-kryeministrit Hashim Thaçi, se kë do ta emëronte për ushtrues detyre të PTK-së. Ai, së bashku me Thaçin e Grabovcin do t'ia diktonin Bordit të PTK-së, që vazhdon të drejtohet nga Rexhë Gjonbalaj, emërimin e Nuredin Krasniqit për ushtrues detyre. Krasniqi është mik i afërt i Xhavit Halitit.

Në serinë e dymbdhjëdhjetë të përgjimeve telefonike "Dosja e Shefave", Insajderi sjell bisedat e përgjuara të Adem Grabovcit me Besim Beqajn.

Ato, dëshmojnë për kontrollin e plotë që pushteti i PDK-së kishte mbi ndërmarrjet publike, e bordet e tyre. Beqaj, ndonëse tregohet i kujdesshëm kur flet, megjithatë zbulohet duke bërë plane për vendosje të njerëzve që përfaqësonin interesin e tyre në këto ndërmarrje multimilionëshe.

Beqaj, aktualisht është deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

"U takova pramë me atë jaranin tem, nejtum…", i tregon Grabovci, Beqajt në një bisedë telefonike. Fjalën e ka për Ferat Shalën, një drejtues i lartë i Shërbimit Informativ të Kosovës, që për një kohë ishte drejtor i Trepçës. Shala, është zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

"E lam qashtu, mos ka 12 ora mos po vjen ai… Ta boj ni telefon e dalum n'drekë bashkë", i thotë Grabovci, Beqajt. Beqaj merr përsipër rezervimin e tavolinës për drekë.

Gjatë bisedës, Beqaj e porosit Grabovcin që të flas me kryeministrin për ushtrues detyre të PTK-së. Grabovci, i thotë që këtë do ta bisedojnë në drekë.

The post Dosja e Shefave XII: Telefonatat që dëshmojnë kontrollin e Grabovcit dhe Beqajt mbi ndërmarrjet milionëshe appeared first on Mesazhi.com.

Asociacioni dhe Demarkacioni duhet të kryhen

Posted: 17 Aug 2016 04:25 AM PDT

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e vendit, Hashim Thaçi tha se Kosova ndodhet para disa vendimeve të vështira, por sfidat duhet të tejkalohen. Ai tha se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të jetë vendim i vështirë, por i domosdoshëm dhe punë që duhet të kryhet.

Zëvendëspresidenti Biden tha se Kosova duhet t'i përmbahet zotimeve të bëra në Bruksel dhe këto janë kushte që duhet të përmbushen për t'u integruar në Evropë, ndërkaq potencoi se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë krah Kosovës.

Duke u bazuar në fjalën e Thaçit për demarkacionin, Biden theksoi se është e rëndësishme që Kosova të jetë e përkushtuar në këtë çështje.

"E dimë që është dashur të shtyhen disa reforma, por janë vendimet e zorshme që sjellin fryte. E dimë që dhimbjet e luftës janë ende të freskëta por e vetmja mënyrë për Kosovën është një e ardhme e përbashkët".

Biden kërkoi që institucionet relevante në vend të merren me luftimin e krimit dhe korrupsionit.

The post Asociacioni dhe Demarkacioni duhet të kryhen appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: Vizita e Bidenit, pozitive për marrëdhëniet Kosovë-SHBA

Posted: 17 Aug 2016 03:48 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pas takimit me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, ka thënë se takimi ishte shumë i frytshëm.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se vizita e Bidenit do të ketë ndikim pozitiv në marrëdhëniet mes dy shteteve.

Lexoni postimin e Mustafës:

Pata nderin e veçantë të pres sot Zëvendës Presidentin Amerikan, mikun e madh të Republikës së Kosovës, Joe Biden. Pasi i urova Zëvendës Presidentit Biden mirëseardhje në Kuvendin e Kosovës, zhvilluam një takim shumë të frytshëm bilateral.

Jam thellësisht i bindur se kjo vizitë do të ketë ndikim pozitiv në fuqizimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Zoti i bekoftë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

The post Mustafa: Vizita e Bidenit, pozitive për marrëdhëniet Kosovë-SHBA appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: Pa Demarkacionin dhe Asociacionin, Kosova do të jetë e izoluar dhe e lënë anash

Posted: 17 Aug 2016 03:45 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, në konferencën e përbashkët me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden ka thënë se edhe çështja e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi do të përfundojë shpejt.

"Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi do të përfundojë shumë shpejt, në përputhje me interesat tona shtetërore. Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi do të hapë perspektivë të sigurt të lëvizjes së lirë. Pa kalimin e Demarkacionit në Kuvend dhe pa formimin e Asociacionit të komunave me shumicë, Kosova do të mbetet e vetmuar dhe e izoluar nga bota edhe e lënë anash nga SHBA-të dhe Brukseli", ka thënë ndër tjerash Hashim Thaçi.

The post Thaçi: Pa Demarkacionin dhe Asociacionin, Kosova do të jetë e izoluar dhe e lënë anash appeared first on Mesazhi.com.

Biden: Largoni zyrtarët e akuzuar dhe të dënuar nga detyrat e shërbimit publik

Posted: 17 Aug 2016 03:42 AM PDT

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se korrupsioni është kancer, dhe nëse nuk e trajtoni këtë, mundësia për të ecur përpara nuk do të jetë e mundshme.

"Njerëzit investojnë vetëm nëse ka transparencë, nëse ka zbatim të ligjit. Ata do të investojnë vetëm nëse nuk ka frikësim", ka thënë Biden, përcjell Telegrafi.

Në këtë kontekst, ai ka shtuar se që të shfrytëzohet talenti që kanë kosovarët, duhet të vazhdohet të merret me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

"Qeveria të vazhdojë ta luftojë pandëshkueshmërinë. Kjo edhe duke parandaluar zyrtarët e akuzuar dhe të dënuar që ta kryejnë punën e tyre në shërbimet publike", ka thënë ndër tjerash Biden.

The post Biden: Largoni zyrtarët e akuzuar dhe të dënuar nga detyrat e shërbimit publik appeared first on Mesazhi.com.

Joe Biden sot takohet me kryeministrin dhe presidentin

Posted: 17 Aug 2016 12:04 AM PDT

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arritur mbrëmë në Kosovë.

Ai sot do të takohet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa, ku pas këtyre takimeve do të ketë edhe një konferencë për media.

Derisa, Joe Biden takohet me zyrtarët e shtetit të Kosovës, gruaja e tij Jill do të vizitojë Manastirin e Graçanicës, ku do të takohet me peshkopin Teodosije dhe do të shikojë ambientet e manastirit.

Pasdite bashkëshortët Biden së bashku me nipin dhe mbesën e tyre do të marrin pjesë në emërimin e rrugës nacionale Gjilan-Ferizaj, e cila tani e tutje do të mbajë emrin e Joseph R. "Beau" Biden, III.

Në këtë ceremoni të organizuar nga Qeveria e Kosovës do të mbajnë fjalime nënpresidenti Joe Biden, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

The post Joe Biden sot takohet me kryeministrin dhe presidentin appeared first on Mesazhi.com.

Riformatimi i Qeverisë, i vështirë

Posted: 16 Aug 2016 11:58 PM PDT

Partnerët e koalicionit qeverisës janë pajtuar për riformatimin e Qeverisë. Megjithatë, sipas tyre, ky është një proces i vështirë, prandaj nuk japin afate kohore se kur do të ndodhë një gjë e tillë

Riformatimi i Qeverisë, i premtuar nga drejtuesit e koalicionit qeverisës, duket proces i vështirë për qeveritarët.

Sipas tyre, ndryshimet në strukturë dhe në përbërje të ekzekutivit mund të prodhojnë efekte të ndryshme, prandaj thonë se nuk është proces i lehtë, shkruan "Zëri".

Megjithatë, partnerët e koalicionit pohojnë se është vlerësim i përbashkët i tyre se riformatimi duhet të ndodhë dhe shpresojnë që nuk do të ketë vonesa në këtë proces.

Në anën tjetër subjektet opozitare thonë se Qeveria "Mustafa" nuk duhet të riformatohet, por duhet të japë dorëheqje, pasi, sipas tyre, kjo Qeveri tashmë është shkelëse e Kushtetutës së vendit, shkruan sot gazeta "Zëri".

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas një takimi që ka zhvilluar me Komunitetin e Biznesit ka thënë se gjatë procesit të riformatimit të Qeverisë do të merren parasysh rekomandimet e këtij komuniteti.

"Në takim me Zyrën e Komunitetit të Biznesit, në Kuvendin e Kosovës, biseduam për hartimin e një agjende të përbashkët ekonomike dhe pako të reformave të domosdoshme. U pajtuam që gjatë procesit të riformatimit të Qeverisë, të dëgjohen dhe merren parasysh propozimet e komunitetit të biznesit. Po ashtu, diskutuam për nevojën e shtyrjes së afatit për shlyerjen e borxheve të bizneseve deri më 31 dhjetor 2016", ka thënë Veseli.

The post Riformatimi i Qeverisë, i vështirë appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more