Skip to main content

Lajmi.net: “Turqi: Sulmi me bombë ndaj policisë vret tre persona” plus 8 more

Lajmi.net: “Turqi: Sulmi me bombë ndaj policisë vret tre persona” plus 8 more


Turqi: Sulmi me bombë ndaj policisë vret tre persona

Posted: 18 Aug 2016 12:13 AM PDT

Zëvndës guvernatori i qytetit Van, Mehmet Perlak iu ka thënë gazetarëve të qytetit se një "militant" që e kishte parkuar veturën përballë objektit të policisë është arrestuar dhe po merret në pyetje.

Qyteti Van deri më tash ka qenë i qetë megjithëse në vitin 2015 u anulua marrëveshja në mes të luftetarëve kurdë dhe autoriteteve turke.

Dhuna ka qenë shumë më tepër e përqendruar në qytetin e afërt, Dijarbakir kur tetë persona janë vrarë gjatë një sulmi të ngjajshëm më 15 gusht.

PKK ka nisur përpjekjet për pavarësi me luftë në vitin 1984 dhe prej atëherë deri më tash, mbi 40 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e dhunës. /REL/

Lajm shumë i keq për Barcelonën (FOTO)

Posted: 18 Aug 2016 12:12 AM PDT

Drejtori sportiv i Valencias, Jesus Garcia Pitarch ka insistuar se klubi nuk dëshiron ta shesë sulmuesin Paco Alcacer në Barcelonë.

Alcacer është shfaqur si objektiv i kampionit të La Ligës, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, Pitarch ka insistuar se reprezentuesi spanjoll do të mbetet në Mestalla.

"Kam biseduar me Alcacer dhe e kam njoftuar se Valencia nuk dëshiron ta shesë", deklaroi Pitarch gjatë një konference për media, përcjell "Lajmi.net".

"I kam shpjeguar vendimin, isha shumë i qartë. Ai është i lumtur dhe mezi pret të vazhdojë me shënimin e golave në sezonin e ri në La Ligë", u shpreh ai.

 

Aksion i madh policor, zbulohet punëtoria që falsifikon markën e tekstilit

Posted: 18 Aug 2016 12:12 AM PDT

Policia e Kosovës / Ilustrim

Në Gjilan dhe Prishtinë, Policia në bashkëpunim me Doganën e Kosovës po zhvillon në aksion që ka për qellim identifikimin dhe luftimin e veprave penale, në veçanti kontrabandimin me mallra.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha konfirmon për lajmi.net se aksioni po zhvillohet në këto dy vende dhe për këtë qëllim.

Nuk jep më shumë detaje ngase aksioni është ën zhvillim e sipër.

Në anën tjetër, burime të lajmi.net bëjnë të ditur se tashmë është gjetur një punëtori për falsifikimin e markave të tekstilit.

Aksioni po zhvillohet ende./Lajmi.net

Marina vjen super sensuale në fotosesionin e ri (Foto)

Posted: 18 Aug 2016 12:07 AM PDT

Bukuroshja e Top Channel ka publikuar një foto të pa parë më herët, ku ajo shfaqet super seksuale.

Një intervistë krahas fotove pritet të publikohet po ashtu, dhe në këtë intervistë pritet të zbulohen detaje nga jeta private e prezantueses.

Së fundmi u spekulua për një largim të Marinës nga Top Channel, por nuk ka konfirmime për këtë.

Këto të brendshme mund t’i përdorni edhe si bluza (FOTO)

Posted: 18 Aug 2016 12:02 AM PDT

Këto sytjena janë të rehatshme dhe natyrale. Përveç kësaj ato i bëjnë më interesante veshjet e përditshme.

Shikoni në fotografitë më poshtë se sa bukur duken femrat kur bëjnë kombinime të ndryshme të veshjeve me këto sytjena.

Lamtumirë Liverpool, Balotelli befason me klubin e ri (FOTO)

Posted: 17 Aug 2016 11:58 PM PDT

Mario Balotelli është i gatshëm të hap një kapitull të ri në karrierën e tij.

Sulmuesi do të largohet nga Liverpool duke u transferuar në në Wolverhampton në ligën e dytë të Anglisë, Championship.

E përditshmja britanike "Daily Express" raporton se Balotelli është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me skuadrën e trajnerit italian, Walter Zenga, përcjell "Lajmi.net".

Në Serie A, Balotelli së fundmi ishte kërkuar nga Chievo e Sassuolo por duket se ai do të mbetet në futbollin anglez, por një nivel më poshtë se ai i Premierligës.

A e keni parë ndonjëherë me kaq shumë makijazh Rita Oren? (Foto)

Posted: 17 Aug 2016 11:55 PM PDT

rita ora

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në SnapChat disa fotografi, gjatë rrugës duke shkuar në një event. E ndërsa, ajo çfarë bie më shumë në sy, është grimi i saj i tepruar, në të cilin dominojnë më shumë ngjyrat e errëta.

Rita gati asnjëherë nuk e ka shfaqur fytyrën e saj me kaq shumë makijazh, por sido që të jetë, ajo duket gjithnjë e bukur./Telegrafi/

rita1\

rita2

rita3

Bashkojnë forcat Gaga dhe Cooper

Posted: 17 Aug 2016 11:51 PM PDT

Për Cooper, një projekt i përmasave të tilla nuk është diçka e re, pasi në karrierën e tij ka punuar edhe prapa skenës. Ndërsa për 30-vjeçaren Lady Gaga, kjo është hera e parë si protagoniste në një produksion të tillë.

 "A star is born" është historia e një djali të talentuar që mbërrin në Hollywood dhe ndihmohet nga një artist i madh në moshë. Në ekranin e vitit 1937, drama kishte si protagonistë Janet Gaynor dhe Fredric March, transmeton TCH.Një version i ri u soll nga Barbra Streisand dhe Kris Kristofferson më vonë në 1976.

Ndërsa tani, përveç se do të jetë protagoniste, artistja fituese e çmimit Grammy, Lady Gaga, do të kompozojë dhe do t'i performojë vetë këngët e përshtatura për këtë dramë muzikore.

4,5 milionë euro për ndërtimin e liqenit artificial në Mitrovicë

Posted: 17 Aug 2016 11:50 PM PDT

Mitrovica

Pushuesit do të kenë mundësi t'i shijojnë plazhet, pushimoret, shëtitoret, madje edhe restorante e kafene, ndërsa do të riaktualizohet edhe sporti i lundrimit. Vlera e projektit është 4,5 milionë euro.

Deri në fund të këtij viti do të përfundojë ndërtimi i liqenit artificial në Suhadoll të Mitrovicës, i cili me një infrastrukturë të rregulluar mirë do të ofrojë pamje jashtëzakonisht të bukur, ndërsa njëkohësisht do të jetë pikë turistike që do të tërheqë numër të madh të vizitorëve.

Hartuesit e projektit, i cili ka koston prej 4.5 milionë eurosh, kanë siguruar se pushuesit kosovarë, nga vera e ardhshme mund të shijojnë plazhet, pushimoret, shëtitoret, madje edhe restorantet e kafenetë, ndërkohë që do riaktualizohet edhe sporti i lundrimit, i cili dikur ishte një prej sporteve kryesore në qytetin buzë Ibrit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka takuar përfaqësuesit e kompanisë "Bajraktari", e cila kryen punimet, si dhe ata të kompanisë "AlbArchitect" që mbikëqyr realizimin e projektit, ka thënë se ndërtimi i liqenit akumulues artificial në Suhadoll të Mitrovicës, përgjatë lumit Ibër, ka rëndësi të veçantë për turizmin në Mitrovicë.

"Kemi të bëjmë me një projekt shumë të rëndësishëm, një prej projekteve më të mëdha që realizohet në Mitrovicë. Mitrovicasit shpesh e kanë shfrytëzuar lumin Ibër, përkundër ujit të ftohtë, si përgatitje për verime në det, ndërsa veçanërisht është shfrytëzuar nga qytetarët që nuk kanë pasur mundësi të shkojnë e të pushojnë në bregdet. Lumi ofron mundësi shumë të mira, por tani me ndërtimin e liqenit akumulues rrjedhës dhe të plazheve, të pushimoreve e shëtitoreve, qytetarët mitrovicas, por edhe ata të komunave të rajonit të Mitrovicës e të Kosovës do të kenë kushte jashtëzakonisht të mira për të pushuar, për t'u freskuar gjatë ditëve të verës dhe për të bërë plazh, pa shpenzuar shumë buxhetin familjar", ka vlerësuar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more