Skip to main content

Lajmi.net: “Largohet nga Real Madrid, transferohet në Inter (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Largohet nga Real Madrid, transferohet në Inter (FOTO)” plus 8 more


Largohet nga Real Madrid, transferohet në Inter (FOTO)

Posted: 31 Aug 2016 12:18 AM PDT

Inter pret një përforcim nga Real Madrid, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi i krahut, Fabio Coentrao mund të nënshkruajë sot me "Nerazzurrët", raportojnë mediat italiane.

Inter është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, përcjell "Lajmi.net".

Dhe, Coentrao – i huazuar edicionin e kaluar në Monaco – mund të jetë përforcimi i ri i ekipit të trajnerit Frank de Boer.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Në Skorobishtë boshnjaku thotë se iu vodhën dru në 40 ari sipërfaqe

Posted: 31 Aug 2016 12:17 AM PDT

Policia e ka cilësuar këtë ngjarje si "Vjedhje e pyllit" dhe thotë se është duke hetuar rastin, transmeton lajmi.net

"Fsh. Skorobishtë, Prizren, 30.08.2016-NN. Ankuesi mashkull K/Boshnjak ka raportuar se, persona të panjohur i kanë vjedhur rreth 40 ari sipërfaqe me dru. Njësitet përkatëse policore kanë dal në vend ngjarje dhe janë duke hetuar rastin".

Shkodër, asgjësohen 14 718 rrënjë kanabis

Posted: 31 Aug 2016 12:14 AM PDT

Gjatë kontrrollit të ushtruar ditën e djeshme u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 27 parcela me një numër prej 14 718 bimë kanabis sativa. Gjithashtu, u sekuestrua një pushkë.

Policia e Shkodrës thekson se do të vijojë punën me intensitet dhe angazhim maksimal në terren me qëllim zbulimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të dyshuara me bimë narkotike dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal./ Top Channel

Ekstradohet 48 vjeçari i dënuar me 18 vite burg për vrasje

Posted: 31 Aug 2016 12:07 AM PDT

Arrestim, Ilustrim

Arrestimi i 48 vjeçari është bërë si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën.

Ai ishte dënuar me 18 vite burgim për kryerjen e veprës penale "Vrasje me paramendim".

“Dridhet” Barcelona, futbollisti i njohur largohet nga klubi (FOTO)

Posted: 31 Aug 2016 12:04 AM PDT

Rafinha mund të largohet nga Barcelona.

Mesfushori i rikuperuar nga lëndimi i rëndë i gjurit ka paralajmëruar trajnerin Luis Enrique se do të largohet nëse nuk ka hapësirë të mjaftueshme për lojë në Camp Nou.

"Logjikisht, nëse nuk kam minuta të mjaftueshme, është normale që një futbollist të kërkojë të luajë", deklaroi ai për "Catalunya Radio", përcjell "Lajmi.net".

"Nëse nuk ndodh këtu, nuk e kam problem të shkoj në huazim diku tjetër", shtoi Rafinha.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Super lajm për Dorina Memën (Foto)

Posted: 31 Aug 2016 12:00 AM PDT

Dorina Mema

Dorina Mema është e para atlete shqiptare e ftuar në paradën e yjeve të fitness-it botëror. Parada do të mbëhet më 15 tetor në Beverly Hills Hollywood.

"Kam nje super lajm. A e dini se per here te pare nje atlete shqiptare eshte e ftuar ne paraden e yjeve te fitnessit boteror? Jam shume e lumtur qe ata me bene pjese te parades ne Beverly Hills Hollywood… Se shpejti do jem pjese dhe atlete e WBFF nga ku kane dale ata qe dikur un i enderroja… Dhe sot jam vete",shkruan Dorina në Facebook.

Duket si foto e bukur, por do habiteni kur e kuptoni realitetin (Foto)

Posted: 31 Aug 2016 12:00 AM PDT

Jillian Henry, 17, ishte duke marrë disa fotografi afër Malit Pisgah në lumin e qetë Willamette, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe derisa po bënte fotografitë, një djalosh i zhveshur, papritmas u gjend aty, së bashku me qenin e tij.

Në njërën fotografi, ajo duket, me gjasë e befasuar ndërsa në tjetrën e buzëqeshur nga "befasia".

Ajo, fotografitë e bëra nga një shoqe e saj, i shpërndau në Twitter, të cilat morën vëmendje të jashtëzakonshme.

Përkundër të gjithave, thuhet se nuk dihet se kush ishte djaloshi i zhveshur dhe nëse ajo kishte folur me të.

 

Sonte nis festivali “Zambaku i Prizrenit”

Posted: 30 Aug 2016 11:57 PM PDT

Zambaku i Prizrenit

Në një njoftim për media, thuhet se kënga "Nuk jam shpirti yt" që do të këndohet nga Xhevat Kelmendi, sonte në orën 20:00, në kopshtin e Kino Lumëbardhit  do ta hap perden e edicionit të 28 të Festivalit të këngës së vjetër qytetare, i cili me edicionet para këtij është vënë në dilemën "të jesh apo të mos jesh".

"Orkestra në përbërjen e së cilës janë instrumentistë të dëshmuar në një kohë prej vetëm pesë ditësh, nën përkujdesjen e kompozitorit Tomor Berisha, ka bërë përgatitjet maksimale të mundshme që Prizrenit  t'i kthehet "Zambaku i Prizrenit" me vlerat e dëshiruara. Festivali i këngës së vjetër qytetare "Zambaku i Prizrenit" është i vetmi festival i kësaj natyre, që synon ruajtjen e vlerës dhe promovimin e kompozitorëve dhe këngëtarëve", thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se juria, emrat e së cilës do të bëhen publike vetëm pas fillimit të festivalit do t'i ndaj tri shpërblime.

"Kënga  të cilës do t'i ndahet vendi i parë nga juria, përveç  "Zambakut të Argjend" që i takon kompozitorit  do të shpërblehet me shumën prej 500 Euro, vendin i dytë, do të shpërblehet me shumë prej 300 Euro dhe vendi i tretë do të shpërblehet me shumën prej 200 Euro. Kënga më e mirë e zgjedhur nga publiku përveç me "Mikrofonin e  Artë" i takon këngëtarit, do të shpërblehet edhe  prej 300 Euro. , Shpërblimet në para në mënyrë të barabartë i takojnë këngëtarit dhe kompozitorit të këngëve fituese", thuhet më tej në njoftim.

Live në kopshtin e Kino Lumëbardhit do të paraqitjen me këtë renditje këto këngë:

1, "Nuk jam shpirti yt". Kompozim i Memli Kelmendit e këndon Xhevat Kelmendi.

  1. "Flokëzeza". Kompozim i Irfan Blakqorit e këndon Irfan Blakqori .
  2. "Kënga e zemrës". Kompozim i Veton Perrollit, e këndon dueti Hysen Kafexhiu dhe Frida Toçi;
  3. "Me trille t'ambla ma more zemrën" kompozim i Zyhni Beqirajt e këndon Olta Juba;
  4. "Sa të kam dashtë". Kompozim i Nexhat Maculës e këndon  Albulena Jashari.
  5. "Sen Oldun". Kompozim i Hisein Kazaz e këndon Tolga Kazaz.
  6. "Miris belog Zambaka". Kompozuar nga Shefqet Hoxha e këndon Shaqir Ahmeti"
  7. "O po qan Lulja", kompozuar nga Ylli Kalaja, këndohet nga Rakipe Karaj;
  8. "Malli im". Kompozim i Isa Jakupit, këndohet nga Ylberina Avdyli
  9. "Lem ta puth nishanin" kompozim i Ylli Ramzotit, këndohet nga Ilsi Ademi.
  10. "I vetmuar jam". Kompozim i Arsim Kryeziut, këndohet nga Andi Qerreti.
  11. "Vera e hidhur". Kompozim i Edon Ramadanit këndohet nga Denik Prizreni.
  12. "Sa të dua o Prizren". Kompozim i Tomor Berishës, këndohet nga Majlinda Cikaçi e Sahit Vata;

14 " Do t' këndojmë e do t' këndojmë". E ka kompozuar dhe e këndon  Artan Bakija.

Brejtësi e kalon nivelin e parë në Super Mario (Video)

Posted: 30 Aug 2016 11:55 PM PDT

Është e vështirë të gjendet dikush që nuk e ka provuar atë pjesë të lojës të paktën një herë. Është lojë e preferuar e shumë fansave anembanë botës dhe është rikrijuar shumë herë.

Por kjo mund të jetë hera e parë që njq brejtës i vogël e luan rolin e Marios së famshëm, transmeton Klan Kosova.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more