Lajmi.net: “Do të befasoheni nga klubi i ri i Mavrajt (FOTO)” plus 8 more |
- Do të befasoheni nga klubi i ri i Mavrajt (FOTO)
- Speci i kuq i djegës, zhduk dhembjet…
- 10 vjeçari më i shëndoshë në botë kthehet në shkollë (Foto)
- O’Connell: Po humbni kohë me demarkacionin, merruni me korrupsionin!
- Ja format superseksi të Sheila Haxhiraj (Foto)
- Shpërthim në Turqi, 8 të vdekur dhe mbi 40 të lënduar
- Kelmendi: Vota ime do të jetë kundër demarkacionit
- Ushqimet që duhet të hanë duhanpirësit
- Minatorët grevistë vrasin zëvendësministrin e punëve të brendshme
Do të befasoheni nga klubi i ri i Mavrajt (FOTO) Posted: 25 Aug 2016 11:57 PM PDT Mërgim Mavraj është i gatshëm të luajë në një prej ligave më të mira në Evropë. Qendërmbrojtësi i Kolnit është shumë pranë transferimit në Sampdoria. "Sky Sport" raporton se Mavraj do të jetë përforcim i ri i Sampdorias, përcjell "Lajmi.net". Sampdoria është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri. Dhe, Mavraj i pëlqen shumë ekipit të mirënjohur nga Serie A. |
Speci i kuq i djegës, zhduk dhembjet… Posted: 25 Aug 2016 11:53 PM PDT Kur ndalohet prodhimi i kësaj lënde është vërtetuar se edhe dhimbjet pushojnë. Kapsaisina që i jep specit të kuq vetinë djegëse vepron në trupin e njeriut duke përcaktuar receptorët ekzistues mbi qelizat brenda trupit. Eksperimenti laboratorik i realizuar fillimisht tek minjtë tregoi se kur geni humb efektivitetin bëhet i pandjeshëm ndaj kapsaisinës. Duke u bazuar tek ky fakt shkencëtarët po përgatiten të bëjnë ilaçe me të njëjtin efekt. Duke theksuar se ky studim është shumë i rëndësishëm në kuptimin e mekanizmit të dhimbjeve dhe në kurimin sa më efektiv të saj, studiuesit thane se në rastet kur dëmtohet një pjesë e trupit kanë zbuluar familjen e endogjenezës kapsaisinë (organizma apo ato që krijohen ose prodhohen në pjesët e saj). Shkencëtarët shpresojnë të prodhojnë ilaçe që shërbejnë në kurimin e dhimbjeve të ndryshme kronike të shkaktuara nga kanceri apo sëmundjet infektive si infeksionet e kyçeve dhe fibromalgjia. |
10 vjeçari më i shëndoshë në botë kthehet në shkollë (Foto) Posted: 25 Aug 2016 11:45 PM PDT Arya Permana kishte arritur të peshonte mbi 190 kg përpara se mamaja e tij e llahtarisur ta vinte atë nën një regjim të dëshpëruar ushtrimesh në përpjekje për t'i shpëtuar jetën. 10-vjeçari ishte aq mbipeshë sa që pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar i shtrirë pasi nuk ishte në gjendje të ecte dhe as të ulej apo të luante. Prindërit e vendosën në një dietë të rreptë nga frika se mund ta humbisnin. |
O’Connell: Po humbni kohë me demarkacionin, merruni me korrupsionin! Posted: 25 Aug 2016 11:41 PM PDT Edhe pse ka nënshkruar një marrëveshje me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, dhe është mbështetur nga kryeministri Isa Mustafa, O’Connelli për depolitizimin e bordeve thotë se "derisa nuk ndryshohet diçka unë do të vazhdoj të kem dyshime për vullnetin politik". Përgjimet që nxorën skandalet, nepotizmin dhe korrupsionin nuk janë risi për Kosovën. Këto thotë se i ka ditur qysh nga ardhja e tij në Kosovë. Ai është i befasuar pse duhet fajësuar bashkësia ndërkombëtare për politikanët e korruptuar kur ata mund të ndërrohen me votën e qytetarëve. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi O’Connelli, në intervistën dhënë gazetës "Zëri", thotë se nuk e mbështet asnjë politikan dhe se ka deklaruar haptazi disa herë se duhet të ndryshojë mentaliteti politik me votë dhe jo me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Edhe pse ka nënshkruar një marrëveshje me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, dhe është mbështetur nga kryeministri Isa Mustafa, O’Connelli për depolitizimin e bordeve thotë se "derisa nuk ndryshohet diçka unë do të vazhdoj të kem dyshime për vullnetin politik". Nga ana tjetër ai thotë se asgjë nuk mund të ndryshohet me dhunë në Kosovë dhe me diskurs nacionalist. Ai thotë se Kosova ka humbur shumë kohë duke u marrë me tema të cilat nuk janë problem, siç është Demarkacioni. Derisa po flasim për këto tema, askush nuk po merret me korrupsionin, papunësinë e problemet tjera reale që ka Kosova. |
Ja format superseksi të Sheila Haxhiraj (Foto) Posted: 25 Aug 2016 11:39 PM PDT Tashmë së fundi ka realizuar një fotosesion në të cilin ka ekspozuar asetet e saj superseksi, shkruan Indeksonline. Në pozat e Sheilas ajo ka treguar linjast e saj trupore në bikini. |
Shpërthim në Turqi, 8 të vdekur dhe mbi 40 të lënduar Posted: 25 Aug 2016 11:33 PM PDT Sipas BBC, shpërthimi ka lënë të vdekur tetë policë dhe mbi 45 tjerë të plagosur, transmeton lajmi.net. Është ende e paqartë se kush e ka kryer sulmin, por mediat turke fajësojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Në Cizre janë zhvilluar orë policore kohëve të fundit, ndërsa një grup i PKK, kanë qenë disa herë në shënjestër të forcave policore. /lajmi.net
|
Kelmendi: Vota ime do të jetë kundër demarkacionit Posted: 25 Aug 2016 10:52 PM PDT Ndonëse nuk e ka kontestuar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi, Kelmendi ka thënë se Çakorri është kufiri shpirtëror i rugovasëve. Në një intervistë për "Epokën e re", ai ka sqaruar se kundërshtimi i tij për demarkacionin nuk është i njëjtë si ai i opozitës. Kelmendi i ka kritikuar pozitën dhe opozitën për këtë çështje. Sipas tij, Qeveria nuk e ka informuar sa duhet opinionin për këtë marrëveshje, ndërsa opozita e ka politizuar këtë çështje. Kelmendi ka treguar se ka bërë ftesë publike për liderët institucionalë dhe politikë që më 29 gusht të mbahet një takim kokë më kokë, pa ndërmjetësim ndërkombëtar për çështjen e demarkacionit në vilën e "Elkosit" në Rugovë. |
Ushqimet që duhet të hanë duhanpirësit Posted: 25 Aug 2016 10:45 PM PDT Vitamina C mbron duhanpirësit edhe nga infeksionet e ndryshme, prandaj kjo vitaminë mund të merret kryesisht nëpërmes frutave. Pasuroni menynë tuaj me antioksidantë Konsumimi i vajit të ullirit dhe frutave të thata do t'i ndihmojë duhanpirësve që të forcojnë mekanizmin mbrojtës. Kjo për shkak se këto dy produkte përmbajnë vitaminën E, për çfarë edhe ka nevojë organizmi i një duhanpirësi. Konsumoni më shumë racione me bulmet Zakonisht duhanpirësit konsumojnë sasi të mëdha kafeje, çka ka si pasojë që trupi të përthithë më pak kalcium se sa është e nevojshme për një të rritur. Ndaj rekomandohet që duhanpirësit të hanë mjaftueshëm bulmet (qumësht, kos, djathë të bardhë dhe të verdhë), për të marrë sasinë e duhur të kalciumit. Mos iu ndani drithërave Kompleksi i vitaminave B shkatërrohet nga tymi i cigares dhe disa ushqime të cilat mund ta rikuperojnë atë janë drithërat, orizi e makaronat. Pini sa më shumë ujë Nikotina shkakton stimulimin e zorrëve dhe zbrazje të shpeshta, duke bërë kështu që uji i trupit të humbet shumë shpejt. Gjithashtu pirja e duhanit kontribuon edhe në akumulimin e toksinave në trup, të cilat mund të eliminohen vetëm nëpërmjet ujit. Mos harroni pra të pini sa më shumë ujë dhe të hani fruta të freskëta, perime dhe lëngje të shtrydhura. |
Minatorët grevistë vrasin zëvendësministrin e punëve të brendshme Posted: 25 Aug 2016 10:37 PM PDT Rodolfo Illanes, dhe truproja i tij u kapën të ënjtën në një postbllok në Panduro, në jug të La Paz, ka thënë zyrtari, raporton BBC. Ministri i Brendshëm Carlo Romero tha se të gjitha shenjat tregojnë se Illanes ishte vranë në një sulm, siç e quajti ai brutal dhe frikacak. Dy minatorë kanë vdekur nga plagët e marra gjatë përleshjeve me policinë. Illanes u rrah për vdekje rreth orës 18:00, sipas kohës lolake, ka cituar gazeta La Razon ministrin e mbrojtjes Reymi Ferreria. Autoritetet nuk mund të tërheqin trupin e tij për momentin tha ministri. Më shumë se 100 arrestime janë bërë lidhur me rastin tha ai. Presidenti Evo Morales ka thënë se është i prekur thellë nga vdeljka e Illanes, thotë Ferreira. Në kohën sa ishte duke u mbajtur peng Illanes, kushti për lirimin e tij ishte që qeveria të negociojë me minatorët mbi legjislacionin e ri. Protestuesit po kërkojnë më shumë koncensione, të drejtën për të punuar në kompani private, si dhe përfaqësim më të madh të unionit. |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: