Skip to main content

Lajmi.net: “Armëpushim në Kolumbi pas 52 vjetësh (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Armëpushim në Kolumbi pas 52 vjetësh (Foto)” plus 8 more


Armëpushim në Kolumbi pas 52 vjetësh (Foto)

Posted: 29 Aug 2016 12:23 AM PDT

Kështu merr fund lufta 52 vjeçare mes qeverisë dhe një grupi rebelësh majtist FARC, duke e bërë këtë një nga kryengritjet më të gjata në botë, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Lideri i FARC, Rodrigo Londono, i njohur si Timoleon Jimenez ose Tomichenko, është ai që ka dhënë urdhër për të ndaluar këtë luftë.

"Prindërit nuk do të varrosin më vajzat dhe djemtë e tyre të vrarë në luftë" tha para gazetarëve.

FARC: Janë Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë. FARC është një lëvizje guerile që është përfshirë në luftën e vazhdueshme që nga viti 1964, atëherë kur është themeluar grupi, transmeton lajmi.net.

FARC, gjithashtu ka qenë e njohur për punonjës të taktikave ushtarake, duke përfshirë edhe terrorizmin.

Ky grup ishte grupi më i madh rebel në Kolumbi, që ndiqnin një ideologji marksiste-leniniste.

Themeluesit ishin disa fermerë të vegjël dhe punëtorë të tokave që luftonin kundër pabarazisë në Kolumbi në atë kohë.

Sipas BBC, që arriti të marrë një vështrim më afër të këtij grupi, vlerësohet se janë rreth 7,000 luftëtarë aktiv brenda FARC, rreh 8,500 që i përkrahin ata, dhe në vitin 2002 besohet se kishte rreth 22,000 luftëtarë.

Në maj të këtij viti, sipas të dhënave besohet se kishte 21 fëmijë nën moshën 15 vjeçare në rradhët e FARC. Ndërsa shumica e luftëtarëve ishin të zonave rurale dhe komuniteteve të varfra, duke përfshirë burra e gra të të gjitha moshave.

Analistët mendojnë se FARC është një ndër lëvizjet më të pasura rebele në botë. Besohet se grupi fsheh një shumë të madhe parash.

Kolumbia njihet se është një nga prodhuesit më të mëdhenj dhe kryesor të kokainës, ndërsa rebelët pjesën më të madhe të të ardhurave e marrin nga trafikimi i drogës.

Tani, Presidenti kolumbian Juan Manuel Santos, ka nënshkruar një dekret për këtë armëpushim, që e konsideron të jetë një nga kapitujt më të dhimbshëm të vendit.

Kjo luftë e gjatë, ka lënë të vdekur më shumë se 260,000 njerëz e miliona tjerë janë zhvendosur prej vendit.

Marrëveshja e paqes u njoftua në Havanë në bisedimet e paqes dhe pritet të nënshkruhet në fund të muajit shtator. /lajmi.net

Picture taken in the 1980s of Farc fighters during training at a camp somewhere in the Colombian mountainous region

Guerrillas of the Marxist Revolutionary Armed Forces of Colombia (FARC) march in a military parade 07 February 2001 in San Vicente.

A Colombian soldier stands guard inside a cocaine laboratory in the forest area of Buenaventura, Valle del Cauca department, Colombia, on March 17 2010.

 

 

 

 

Detajet e Policisë për aksidentin e djeshëm me traktor në Podujevë

Posted: 29 Aug 2016 12:18 AM PDT

Aksident me traktor

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:50, në fshatin Repë, të Komunës së Podujevës. Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës, thuhet se si pasoje e lëndimeve nga rrokullisja e traktorit, viktima ka pësuar lëndime te trupore dhe është dërguar në emergjencën e Podujevës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jete viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Qosja: Demarkacioni me Malin e Zi cenon Kosovën dhe është kufi i konfliktit

Posted: 29 Aug 2016 12:09 AM PDT

Rexhep Qosja

Sipas tij, me këtë marrëveshje ky kufi është jonatyror, është kufi që cenon kushtet jetësore të popullsisë shqiptare si popullsi e vetme e Rugovës, dhe për këtë arsye kufiri i ricaktuar me Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi edhe mund të quhet kufi i konfliktit.

"Dhe mund të quhet kështu pikërisht sepse është kufi jonatyror, sepse është kufi i vënë në brendinë gjeografike natyrore të Kosovës, nën vijën bjeshkore Kullë – Çakorr – Qafë e Diellit – Kufi i Shqipërisë, sepse është kufi që cenon kushtet jetësore të popullsisë shqiptare si popullsi e vetme e Rugovës!", shprehet Qosja, në një shkrim autorial në gazetën Epoka e Re.

Ai shton se "ata që kanë menduar për paqe e jo për konflikte midis popujve dhe shteteve, është thënë edhe para meje prej ndonjërit nga ata që nuk pajtohen me Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, ata gjithmonë janë kujdesur që kufijtë midis tyre të jenë kufij gjeografikë natyrorë, kufij të majave të bjeshkëve, kufij të lumenjve, kufij të luginave".

Akademiku vlerëson se Marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi e mohoi këtë përvojë shumëshekullore të zbatuar në Evropë e më gjerë, këtë përvojë shumë të çmuar që sipas tij, është shkelur zakonisht vetëm prej shteteve pushtuese dhe prej shërbëtorëve të tyre nga radhët e të pushtuarve.

"Mund të thuhet, më tej, se me këtë Marrëveshje Kosovës, përpos pasigurisë, do t'i sillen dëme të mëdha edhe ekonomike: do t'i tjetërsohen pyje me rëndësi të jashtëzakonshme, e para, për shkak të bimësisë, në këtë kohë të rrezikimit të bimësisë në përpjesëtime botërore, shumë të çmuar dhe, e dyta, për shkak të pyjeve të shumta me vlerë të madhe për industrinë e drurit".

"Mund të thuhet kështu sepse me këtë Marrëveshje do t'i tjetërsohen Kosovës kushte shumë të rëndësishme për blegtorinë".

"Mund të thuhet kështu sepse me këtë Marrëveshje, me Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, do t'i tjetërsohen Kosovës vise me vlera të mëdha turistike, çfarë janë të rralla jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë në përgjithësi", thotë akademik Qosja në shkrimin e tij autorial.

Lojtarë të papritur në formacionin e javës në Premierligë (FOTO)

Posted: 29 Aug 2016 12:02 AM PDT

Më së shumti në 11-shen e javës kanë futbollistë Manchester United dhe Manchester City, nga tre.

Chelsea ka dy ndërsa Leicester City, Hull City dhe Stoke City, nga një, përcjellë “Lajmi.net”.

Më poshtë e keni skemën e cila është 4-2-3-1.

 

Një tërmet i fuqishëm 7.1 ballë godet Oqeanin Atlantik

Posted: 28 Aug 2016 11:48 PM PDT

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkaura ka raportuar dukurinë mëngjesin e sotëm, shkruan Reuters.

Epiqendra e tërmetit kishte një thellësi prej 10 kilometra (6.2 milje).

Nuk ka dëme apo viktima të raportuara deri më tani dhe nuk është lëshuar një paralajmërim për cunam.

Flokët e gjatë dhe mirëmbajtja e tyre (VIDEO)

Posted: 28 Aug 2016 11:44 PM PDT

Megjithatë, gjatë procesit të rritjes flokët e gjatë dhe të shëndetshëm mund të jenë një sfidë, sidomos sot kur ngjyrosja e flokëve është një gjë e pashmangshme nga shumica e femrave.

Përveç kësaj, shumë gra përjetojnë rënien e flokëve, gjë kjo e cila shkaktohet nga shumë faktorë, duke përfshirë përdorimin e tepruar të ngjyrave kimike, stresit, çekuilibrit hormonal, alergjive, dhe e fundit, por jo më pak të rëndësishme, gjenetikën.

Edhe pse vajrat natyrorë dhe masazhi i flokëve mund të jetë mjaft të dobishëm në ripërtërirjen e flokëve, megjithatë ka një përbërës që bën mrekulli në cilësinë e flokëve tuaj të gjatë.

Lëngu i qepës ka provuar  se është shumë efektiv në stimulimin e rritjes së flokëve të shëndetshmëm dhe në përmirësimin e cilësisë së përgjithshme të flokëve.

Shikoni videon më poshtë për më shumë detaje se si të përgatisni dhe të përdorni këtë recetë të mahnitshme:

 

Arsyetohet Ragip Xhaka: Për këtë arsye Graniti nuk erdhi te Kosova

Posted: 28 Aug 2016 11:42 PM PDT

Ai tha se lojtarët e Zvicrës kanë status special në FIFA dhe emrat janë dorëzuar para 15 ditëve.

"Granitin definitivisht FIFA nuk e lejon të luaj për Kosovën. Federata e Futbollit të Zvicrës ka 15 ditë që ka dërguar listën në FIFA e cila është konfirmuar. Emrat janë regjistruar dhe ka mbaruar ajo punë", ka thënë Ragipi për Koha Ditore.

"Në bazë të informatave që kam marrë nga avokati im, i cili ka pyetur në FIFA, është bërë e ditur se lojtarët që janë pjesë e përfaqësueses së Zvicrës kanë status special".

"U kam kërkuar krerëve të FFK'së t'u ofrohen dhe të bisedojnë edhe me Federatën zvicerane për të gjetur një zgjedhje dhe nëse do të kishte pasur të drejtë atëherë ne do të nisnim proceduarat", ka thënë Ragipi për Koha Ditore.

"Por, nuk kemi mundur të dorëzonim kërkesën individuale kur FIFA nuk e ka sqaruar situatën. Nëse do të refuzohej kërkesa e Granitit, me bindje të plotë them se Zvicra kurrë nuk do t'ia kishte hapur derën. Por, kur shikojmë nga ana tjetër, edhe sikur të kishte të drejtë të luante, nuk i kthehet në këtë formë shpina Zvicrës".

AAK: Nuk është në traditën shqiptare që të sulmohet familja

Posted: 28 Aug 2016 11:40 PM PDT

Pal Lekaj

"Sulmi i mbrëmshëm mbi shtëpinë e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala është i papranueshëm. Nuk është në traditën shqiptare që të sulmohet familja, për çfarëdo arsye që mund të jetë. Familja është e shenjtë", thuhet në një reagim nga kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

AAK akuzon shtetin se është i paaftë që t'u gjendet afër qytetarëve të Kosovës në këso raste.

"Kjo situatë bëhet edhe më e papranueshëm kur kemi parasysh se është akti i katërt dhe organet e sigurisë nuk kanë as pistë të hetimeve (siç zakonshëm i referohen) për këto raste. Shteti që në start na tregon se sa i paaftë është për t’iu gjendur afër qytetarëve të Kosovës, në këtë kohë mjaftë delikate jo vetëm në Kosovë por edhe në botë", thuhet në reagim.

Sipas AAK-së, Kosovës i duhet qetësia e maturia dhe jo diçka tjetër.

"Nëse nuk janë të kurdisura, siç zakonisht kanë ditë më i ba edhe në të kaluarën, atëherë ju bëjmë thirrje policisë që sa ma parë të kapen autorët dhe këto sulme të marrin fund njëherë e mirë. Kosovës i duhet qetësia e maturia e jo diçka tjetër…për të mbuluar diçka apo për të përfituar politikisht diçka nga këto akte të shëmtuara", përfundon reagimi. /lajmi.net

Reagimi i çmendur i Spallettit pas golit të Cagliarit në fund (VIDEO)

Posted: 28 Aug 2016 11:32 PM PDT

Trajneri që njihet për gjestet e tij karizmatike, përfundoi në tokë pas golit të pësuar në minutat e fundit.

Ky reagim i Spallettit është bërë hit në mediat italiane, përcjellë "Lajmi.net".

Cagliari-Roma përfundoi me rezultat të barabartë, 2:2.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more