Skip to main content

Lajmet e fundit: “I arrestuari për sulmin me bombë ndaj Kuvendit, është zyrtar i lartë i VV’së në Komunën e Prishtinës (DOKUMENT)” plus 44 more

Lajmet e fundit: “I arrestuari për sulmin me bombë ndaj Kuvendit, është zyrtar i lartë i VV’së në Komunën e Prishtinës (DOKUMENT)” plus 44 more


I arrestuari për sulmin me bombë ndaj Kuvendit, është zyrtar i lartë i VV’së në Komunën e Prishtinës (DOKUMENT)

Posted: 30 Aug 2016 07:37 AM PDT

Petrit Ademi, njëri prej të arrestuarve për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës ishte punësuar në Komunën e Prishtinës nëntë muaj pasi që Vetëvendosje e kishte marrë pushtetin komunal

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHISH nxjerr zbuluar kryepleqtë e fshatrave: Të implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike

Posted: 30 Aug 2016 07:10 AM PDT

​Shërbimi Informativ i Shtetit ka mësuar fakte të reja në lidhje me trafikun e lëndëve narkotike dhe implikimin në këtë skemë edhe të kryepleqve të fshatit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lutfi Haziri flet për aktakuzën: Nuk ka asgjë të vërtetë, hetimet kanë pushuar vitin e kaluar

Posted: 30 Aug 2016 07:35 AM PDT

​"Për hir të informimit të opinionit, ju njoftoj se prokuroria e Gjilanit i ka pushuar hetimet për këtë rast vitin e kaluar në mungesë provash dhe ne e posedojmë shkresën zyrtare," tha kryetari i komunës së Gjilanit duke shtuar se para kësaj kontrate nuk ka pasur një menaxhim nga Komuna dhe është shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Pozita nuk i ka numrat për ta votuar Demarkacionin

Posted: 30 Aug 2016 07:27 AM PDT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) më 1 shtator do të jetë në Kuvend në ditën kur pritet të ratifikohen marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Përderisa VV ka thirrur protestë, Daut Haradinaj, deputet i AAK'së në një intervistë për "Lajmi.net" ka thënë se partia e tij nuk do të marr pjesë në protestën e thirrur nga VV.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Befason Bunjaku, përkrah vendimin e yjeve të Zvicrës (Foto)

Posted: 30 Aug 2016 07:25 AM PDT

Albert Bunjaku, sulmuesi i Kosovës, ka befasuar të gjithë. Ai ka përkrahur vendimin e Shaqirit, Xhakës, Behramit e Tarashajt që të luajnë për Zvicrën

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjimnazistët maqedonas nga Tetova më 1 shtator në protestë

Posted: 30 Aug 2016 07:54 AM PDT

Ditën e parë të vitit të ri shkollor nxënësit maqedonas të gjimnazit të Tetovës "Kiril Pejçinoviq" do ta nisin me marsh protestues. Në protestën që e organizojnë nxënësit bashkë me prindërit e tyre, ata do të shpallin më shumë kërkesa për tejkalimin e problemit hapësinor me të cilin po ballafaqohen më shumë se një dekadë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja çka shkruan e dashura e Arianit Gashit, djalit që u vra dje në Prishtinë (Foto)

Posted: 30 Aug 2016 07:52 AM PDT

Dje në Parkun e Qytetit në Prishtinë, nga të shtënat me armë zjarri vdiq edhe Arianit Gashi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rritet në 2.000 numri i përgjithshëm i të vrarëve në luftë kundër drogës në Filipine

Posted: 30 Aug 2016 07:47 AM PDT

Numri i përgjithshëm i të vrarëve në luftë kundër drogës në Filipine që nga koha kur Rodrigo Duterte u bë president i vendit para dy muajve, është rritur në 2.000, sipas të dhënave të fundit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shënon rritje numri i personave të ftuar në PSP

Posted: 30 Aug 2016 07:35 AM PDT

Të paktën dy persona emrat e të cilëve janë të njohura në opinion sot nuk janë paraqitur për dëshmi në Prokurorinë speciale, mëson Alsat M nga burime jozyrtare. Nëse informacioni është i saktë, për cilët persona bëhet fjalë dhe nëse e kanë arsyetuar mungesën e tyre, nga institucioni i Janevës nuk duan të zbardhin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dodë Gjergji i dorëzon Veselit simbolet e Shenjtërimit të Nënës Terezë (Foto)

Posted: 30 Aug 2016 07:30 AM PDT

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka pritur në kabinetin e tij ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji, nga i cili pranoi simbolet zyrtare të Ditës së Shenjtërimit të Nënës Terezë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lajm i keq për azil kërkuesit në Austri, priten rregulla më të ashpra të azilit

Posted: 30 Aug 2016 07:27 AM PDT

Austria e ka ndërmarr hapin e radhës, megjithëse të vogël, drejt aplikimit të rregullave më të vështira për emigracionin që do t'ua lejojnë zyrtarëve austriakë që t'i kthejnë prapa azil kërkuesit në kufi dhe atë brenda vetëm një ore, si dhe t'i vënë kapak numrit të kërkesave të azilit që Austria pranon.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni - Takimi i liderëve mbahet nesër në orën 13

Posted: 30 Aug 2016 07:26 AM PDT

Takimi i liderëve, në të cilin duhet të vendoset nëse janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve, duhet të mbahet nesër në orën 13, mëson agjencia Meta nga burime në Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mungojnë vaksinat për 180 raste të sëmundjes gungore tek gjedhet

Posted: 30 Aug 2016 07:16 AM PDT

Sëmundja Gungore e Lëkurës tek gjedhet, është duke u shpërndarë me ritëm të shpejtë, në Komunën e Deçanit, në mungesë të vaksinave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkupi harron reformat e kërkuara nga bashkësia ndërkombëtare

Posted: 30 Aug 2016 07:10 AM PDT

Përveç krijimit të kushteve për zgjedhje të lira dhe demokratike, partitë në Maqedoni, në veçanti ato në qeveri, nuk kanë ndërmarrë thuajse asgjë për përmbushjen e shumë kërkesave tjera, të domosdoshme në procesin e konsolidimit demokratik të vendit dhe inkuadrimit në strukturat euroatlantike, shkruan Radio Evropa e Lirë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mesazhi prekës i të dashurës së Eron Agajt, 22 vjeçarit që u vra dje në Prishtinë (Foto)

Posted: 30 Aug 2016 07:09 AM PDT

Pasditen e së hënës në kryeqytet, më saktësisht tek Parku i Qytetit, pati të shtëna me armë zjarri ku si pasojë janë plagosur dy persona.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

VV thotë se armët e gjetura në shtëpitë e aktivistëve nuk ishin të tyre

Posted: 30 Aug 2016 07:09 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media, përmes kryetarit të saj, Visar Ymeri, u deklarua më hollësisht për rastin e arrestimeve të gjashtë aktivistëve të VV-së në lidhje me shpërthimin në Kuvendin e Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pamje nga 323 drerët e vrarë nga rrufeja (Video)

Posted: 30 Aug 2016 07:05 AM PDT

Më shumë se 300 drerë të egër janë vrarë nga rrufeja në Norvegjinë qendrore në atë që zyrtarët janë duke e quajtur fatkeqësi e madhe dhe mjaft e pazakontë natyrore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PDK e Gjilanit kërkon dorëheqjen e Hazirit: Qeverisja e tij është shumë e korruptuar

Posted: 30 Aug 2016 06:54 AM PDT

Kryesia e degës së PDK'së në Gjilan, përmes një komunikate për media kanë kërkuar dorëheqjen e Lufti Hazirit pas ngritjes së aktakuzës, i cili dyshohet për dallavere për parkingjet në Gjilan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministri Lutfiu: Kolegji “Jahja Kemal” nuk do të mbyllet

Posted: 30 Aug 2016 06:53 AM PDT

Ministria e Arsimit theksoi se nuk ka vendim për mbylljen e kolegjit "Jahja Kemal". Ministri Pishtar Lutfiu as sot nuk pranoi të prononcohet për Alsat por në linjë telefonike ishte i prerë se kolegji nuk do të mbyllet. Ai përsëriti qëndrimin se kolegji i plotëson të gjitha kushtet dhe se nga 1 shtatori do të startojë me punë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrëzohet një aeroplani luftarak në Alpet e zvicerane, zhduket piloti

Posted: 30 Aug 2016 06:47 AM PDT

Autoritetet zvicerane njoftojnë se e kanë gjetur vendndodhjen e të mbeturave të një aeroplani luftarak të forcave ajrore që ishte zhdukur mbi Alpe, por ende nuk kanë informata në lidhje me fatin e pilotit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj merr mbështetjen e parlamentarëve italianë për heqjen e vizave për Kosovën (Foto)

Posted: 30 Aug 2016 06:44 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar vizitën në Romë me takime të tjera në parlamentin italian, së Selinë e Shenjtë dhe me ambasadorë të akredituar në Romë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Këta liderë do t’i pret Ramiz Kelmendi në vilen e tij

Posted: 30 Aug 2016 06:43 AM PDT

Hashim Thaçi, Kadri Veseli,  Isa Mustafa,  Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, janë liderët kosovarë që do të marrin pjesë në takimin e thirur për diskutim lidhur me demarkacionin me Malin e Zi në konakun e deputetit të pavarur, Ramiz Kelmendi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Theret me thikë në fyt një police në Francë (Video)

Posted: 30 Aug 2016 06:42 AM PDT

Një zyrtare policore është therur me thikë nga një person në stacionin policor në qytetin Toulouse të Francës, raportojnë mediat lokale, transmeton Express

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zenun Pajaziti zgjidhet shef i ri i Grupit Parlamentar të PDK'së

Posted: 30 Aug 2016 06:39 AM PDT

Zenun Pajaziti është zgjedhur shef i ri i grupit parlamentar të PDK'së. Emërimi i tij u bë në mbledhjen e rregullt të kryesisë të partisë që drejtohet nga Kadri Veseli. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

LSDM: Pas tërheqjes së Dautit, s'ka më pengesa për formimin e ad-hok trupit

Posted: 30 Aug 2016 06:36 AM PDT

"E përshëndesim tërheqjen e Daut Dautit nga kandidatura për anëtar të pestë të trupit ad – hok për mbikëqyrje të mediave gjatë kohës së zgjedhjeve. Me këtë nuk ekziston pengesë tjetër që katër anëtarët ta zgjedhin anëtarin e vetëm të ngelur dhe ta kompletojnë përbërjen e trupit", thuhet në kumtesën e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PDK: Aksionet paramilitare të VV’së po krijojnë pasiguri në vend

Posted: 30 Aug 2016 06:33 AM PDT

Kryesia e PDK'së sot gjatë një takimi ka diskutuar për situatën aktuale në vend. PDK ka vlerësuar se i gjithë spektri politik duhet të jetë i bashkuar për çështjet me rëndësi nacionale, siç janë demarkacioni dhe çështje tjera që forcojnë shtetësinë e Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pamje tronditëse: Gruaja rrah veten brutalisht (Video)

Posted: 30 Aug 2016 06:32 AM PDT

Mary Hunt, gruaja e një biznesmeni në Florida të SHBA'së, në këtë video shihet duke e rrahur veten brutalisht

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Filloi afati i dytë i regjistrimit në Universitetin e Tetovës

Posted: 30 Aug 2016 06:29 AM PDT

Në Universitetin e Tetovës filloi afati i dytë për regjistrimin e studentëve të rinj, për vitin akademik 2016/2017.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky është dokumenti për të cilin u akuzua Haziri (Foto)

Posted: 30 Aug 2016 06:23 AM PDT

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Gjilanit, ndaj Kryetarit Lutfi Hazirit, i cili duke e shfrytëzuar autoritetin zyrtar ka kryer veprën penal keqpërdorim i detyrës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy vëllezër nga Gërçeci i Shkupit shantazhonin me foto komprometuese një 12-vjeçare

Posted: 30 Aug 2016 06:13 AM PDT

Njësiti për kriminal ekonomik dhe kompjuterik në Prokurorinë kompetente Themelore Publike Shkup bëri kallëzim penal kundër S.M. (19) dhe vëllait të tij 15-vjeçar, të dy nga fshati Gërçec, të dyshimtë se në periudhën kohore korrik­-gusht të këtij viti, duke përdorur rrjetin social "facebook" disa herë kanë marrë dhe u kanë dërguar disa personave materiale pornografike me një vajzë 12-­vjeçare nga Shkupi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Do të përkrahim projektet që identifikojnë nxënësit e talentuar

Posted: 30 Aug 2016 06:09 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me drejtuesit e institutit "Atomi", Jusuf Thaçin, drejtor ekzekutiv, dhe Edona Zogun, përgjegjëse për komunikim.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kush janë hoxhallarët që shoqëroheshin me vëllezërit nga Klina që luftojnë përkrah ISIS’it (Video/Foto)

Posted: 30 Aug 2016 05:56 AM PDT

Shumë shtetas nga Kosova ranë pre e predikimeve të gabuara nga hoxhallarët të cilët ndihmuan shumë të rijnë të marrin rrugën drejt Sirisë për të i'u bashkuar organizatës terroriste ISIS, është vërtetuat tash e një kohë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KMDLNj viziton të arrestuarit e VV'së, ata thonë se policia nuk përdori dhunë

Posted: 30 Aug 2016 05:55 AM PDT

Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në kuadër të mandatit për monitorimin e respektimit e të drejtave të njeriut në institucionet e ndalimit,  qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese kanë vizituar të ndaluarit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë të cilët u arrestuan sot.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrahet brutalisht turisti francez në Turqi nga përkrahësit e Erdoganit (Video)

Posted: 30 Aug 2016 05:31 AM PDT

Skena të tmerrshme janë publikuar kur nacionalistët turk kishin shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj Francës duke rrahur brutalisht një turist francez në Turqi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia zbulon detaje të arrestimit të aktivistëve të Vetëvendosjes (Video)

Posted: 30 Aug 2016 05:26 AM PDT

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Kundër Terrorizmit i Policisë së Kosovës, Luan Keka, ka thënë se pas sulmit në objektin e Kuvendit të Kosovës, policia menjëherë ka filluar hetimet, ku janë gjetur dëshmi relevante të cilat kanë ndihmuar në hetime

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Franca kritikon Turqinë për intervenim ushtarak në Siri, paralajmëron Rusinë

Posted: 30 Aug 2016 05:19 AM PDT

Presidenti i Francës, Francois Hollande, e ka kritikuar Turqinë për intervenimin e saj ushtarak në Siri, duke e quajtur kontradiktor intervenimin e saj, si dhe e ka paralajmëruar Rusinë që të mos bëhet protagoniste në luftë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prokuroria ka përgjuar telefonatat e aktivistëve të VV’së pas sulmit në Kuvendin e Kosovës

Posted: 30 Aug 2016 05:16 AM PDT

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Abdurrahman Islami, në një konferencë të jashtëzakonshme së bashku me zëvendësdrejtorin e antiterrorizmit, Luan Kekën, kanë folur për arrestimin e gjashtë aktivistëve të VV'së, të cilët dyshohen se e kanë sulmuar Kuvendin e Kosovës më 4 gusht të këtij viti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbi: Ndalohen 3 persona për trafikimin e 64 afganëve

Posted: 30 Aug 2016 05:00 AM PDT

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njofton se tre persona janë paraburgosur për shkak se dyshohet se kanë bërë përpjekje për kontrandandimin e 64 emigrantëve nga Afganistani.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ngritet aktakuzë ndaj Lutfi Hazirit

Posted: 30 Aug 2016 04:55 AM PDT

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Gjilanit, ndaj Kryetarit Lutfi Hazirit, i cili duke e shfrytëzuar autoritetin zyrtar ka kryer veprën penal keqpërdorim i detyrës. Haziri në vitin 2014 ka dhënë në shfrytëzim pronën e paluajtshme të Komunës një kompanie private, e cila e ka shfrytëzuar për parking brenda qytetit të Gjilanit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

AAK nuk deklarohet për arrestimin e aktivistëve të VV-së, presin detaje të reja

Posted: 30 Aug 2016 04:54 AM PDT

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar 6 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje për gjetje të armëve në shtëpitë e këtyre të fundit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Milicia irakiane rekruton fëmijë për të luftuar kundër ISIS-it në Mosul (Video/Foto)

Posted: 30 Aug 2016 04:48 AM PDT

Milicitë të mbështetura nga Qeveria e Irakut janë duke rekrutuar fëmijë nga kampet e refugjatëve derisa janë duke e përgatitur një operacion të rëndësishëm kundër ISIS në Mosul.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nëna e aktivistit të arrestuar të VV’së: Nuk kam ditë a jam në ëndërr a çka është ka ndodh

Posted: 30 Aug 2016 04:43 AM PDT

Nexhibe Arifi ka thënë se aksioni i sotëm i Policisë në shtëpinë e saj ka qenë i paparalajmëruar dhe se, sipas saj, policia nuk kanë prezantuar asnjë urdhër të gjykatës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rakic refuzon ftesën, Edita Tahiri pinë kafe vetëm me Bahtirin në veri (Foto)

Posted: 30 Aug 2016 04:33 AM PDT

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në këto momente bashkë me ministren për Dialog, Edita Tahiri i kanë vizituar punimet mbi urën e Lumit Ibër.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pushohen nga puna 9 zyrtarë të Dubait, shefi nuk i kishte gjetur në zyre gjatë një mëngjesi (Video)

Posted: 30 Aug 2016 04:28 AM PDT

Sunduesi i Dubait ka urdhëruar riorganizimin e administratës së Duabit, përfshirë dhe largimin e nëntë zyrtarëve të lartë, vetëm një ditë pas një vizite kontrolluese befasuese që ai ia kishte bërë zyrave të Qeverisë dhe kishte gjetur se një numër i madh i punëtorëve nuk ishin në vendet e tyre të punës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Historianët e Deçanit kërkesë deputetëve Hadërgjonaj dhe Zemaj të mos e votojnë demarkacionin

Posted: 30 Aug 2016 04:15 AM PDT

Kryesia e LHK "Ali Hadri" dega në Deçan, u ka bërë thirrje dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Safete Hadergjonaj nga PDK dhe Armend Zemaj nga LDK, që të mos e votojnë ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more