Skip to main content

Lajmet e fundit: “Ekskluzive për Express, Delawie: Demarkacioni duhet të kalojë, kundërshtimet janë luftë për pushtet” plus 44 more

Lajmet e fundit: “Ekskluzive për Express, Delawie: Demarkacioni duhet të kalojë, kundërshtimet janë luftë për pushtet” plus 44 more


Ekskluzive për Express, Delawie: Demarkacioni duhet të kalojë, kundërshtimet janë luftë për pushtet

Posted: 31 Aug 2016 04:36 AM PDT

Një ditë para se Marrëveshja e Demarkacionit të hidhet për votim në Parlament, Ambasadori i SHBA've në Prishtinë, Greg Delawie ka dhënë një intervistë ekskluzive për Gazetën Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Masakra në Korçë, qytetari që njoftoi policinë për ngjarjen ka fikur telefonin

Posted: 31 Aug 2016 07:37 AM PDT

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Lekas të Voskopojës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryetari i ASHAK-ut dematon Bulliqin e Isufin, i quan diletantë, gënjeshtarë dhe plagjiatorë (Dokument)

Posted: 31 Aug 2016 08:01 AM PDT

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe i Arteve (ASHAK), Akademik Hivzi Islami, në një tekst të botuar në një revistë ka plasuar hartat në doktoraturat e Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi, në të cilat qartësisht janë lënë jashtë kufijve të Kosovës Çakorri dhe 8.000-9.000 hektarët e pretenduar prej tyre, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja pse Veseli e Mustafa nuk shkuan në villën e Ramiz Kelmendit

Posted: 31 Aug 2016 07:25 AM PDT

Ramiz Kelmendi, deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, sot ishte përgatitur që t'i priste në konakun e tij në Kuçishtë të Rugovës liderët e partive politike për të diskutuar për marrëveshjen e Demarkacionit. Takimi që ishte paraparë të mbahet fillimisht në ora 12:00 dështoi se liderët e opozitës refuzuan ftesën, më pas u shyte për në ora 14:30 dhe përsëri dështoi...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Zbulohen fanellat e Kosovës për eliminatoret ‘Rusia 2018’

Posted: 31 Aug 2016 06:25 AM PDT

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka zbuluar fanellat edhe sponsorët e rinj të përfaqësuese së Kosovës

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erdogan miraton marrëveshjen e normalizimit mes Turqisë dhe Izraelit

Posted: 31 Aug 2016 08:08 AM PDT

Presidenti Tajip Erdogan të mërkurën miratoi një marrëveshje normalizimi mes Turqisë dhe Izraelit, raporton Daily Sabah, transmeton Express

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia kritikon ashpër ShBA-të

Posted: 31 Aug 2016 07:54 AM PDT

Turqia i ka kritikuar ashpër Shtetet e Bashkuara për shkak të kritikave që ia ka bërë rolit të saj të vazhdueshëm në konfliktin në Siri.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia e Kosovës apel qytetarëve, të jeni të kujdesshëm gjatë protestës

Posted: 31 Aug 2016 07:53 AM PDT

Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media njofton se "Me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me protestën e paraparë të mbahet nesër me 1 shtator 2016, në Prishtinë gjatë zhvillimeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës, protestë e cila megjithatë nuk është e lajmëruar ashtu siç parashihet me procedurat dhe Ligjin mbi tubimet publike, Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, duke hartuar planin operativ për menaxhimin e situates së sigurisë, para, gjatë dhe pas këtyre zhvillimeve."

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjykata nesër vendos për 6 aktivistët e VV'së të dyshuar për sulmin në Kuvend

Posted: 31 Aug 2016 07:37 AM PDT

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj 6 aktivistëve të VV'së të arrestuar për sulmin e 4 shtatorit në Kuvend. Por, gjyqtarët e Gjykatës Themelore të Prishtinës nuk kanë marrë asnjë vendim për Atdhe Arifin, Astrit Deharin, Adea Batushan, Egzon Halitin, Petrit Ademin dhe Frashër Krasniqin. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministria e Financave nënshkruan kontrata me 140 studentë të UP-së për punë praktike

Posted: 31 Aug 2016 07:34 AM PDT

Në Ministrinë e Financave sot u mbajt ceremonia e nënshkrimit të kontratave të studentëve të Grupit të Dytë (II) nga Universiteti i Prishtinës " Hasan Prishtina", të cilët janë përzgjedhur për angazhim në punë praktike në Ministrinë e Financave, në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Financave dhe UP "Hasan Prishtina".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Thaçi: Normaliteti në veri është rezultat i dialogut në Bruksel

Posted: 31 Aug 2016 07:27 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vizituar pikën kufitare në Jarinjë të pjesës veriore të Kosovës. Për normalitetin e krijuar në veriun e Kosovës dhe për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, presidenti Thaçi tha se janë rezultat i dialogut të zhvilluar në Bruksel.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedonasit e ad-hok trupit s'merren vesh dot për anëtarin shqiptar

Posted: 31 Aug 2016 07:18 AM PDT

Bisedimet në Komisionin e përkohshëm për ndjekje të prezantimit medial gjatë procesit zgjedhor në Maqedoni edhe sot përfunduan pa marrëveshje për zgjedhje të anëtarit të pestë, i cili duhet të jetë shqiptar. Në këtë ad-hok trup tasahmë janë zgjedhur katër maqedonas, të propozuar nga dy partitë maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM. Mbetet të zgjidhet aëtari i pestë, shqiptar, nga ata që u praqitën në shpalljen publike, dmth., që nuk janë propozime partiake.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përveç Demarkacionit, nesër edhe Kryeministri Mustafa në interpelancë

Posted: 31 Aug 2016 07:16 AM PDT

Kuvendi i Kosovës ka publikuar në faqen e saj zyrtare agjendën e seancës së nesërme ku do të hidhet në votim Marrëveshja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, transmeton Klan Kosova.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtarja austriake prindërve: Mos i dërgoni vajzat me shami në çerdhe

Posted: 31 Aug 2016 07:09 AM PDT

Nënkryetarja e Komunës së Salzburgut në Austri, Anja Hagenauer, u ka bërë thirrje prindërve myslimanë që të mos i dërgojnë vajzat e tyre me shami në çerdhe, duke thënë se mbulesa degradon fëmijët e tyre duke sugjeruar se ato janë objekte seksi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia nuk komenton akuzat e Vetëvendosjes, kërkon që politika të mos ndërhyjë në punën e tyre

Posted: 31 Aug 2016 06:57 AM PDT

Drejtoria Kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës, e cila ka zhvilluar hetimet për rastin e sulmit ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës me 4 gusht, ka mbajtur edhe një konferencë për media për të sqaruar më në detaje të gjeturat për këtë rast, për të cilin dje u arrestuan 6 persona aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministrja Bajrami priti në takim kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare për Evropë

Posted: 31 Aug 2016 06:55 AM PDT

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare për Evropë, Ylli Blakajn, dhe kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare për Berlin, Mustafë Abazin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dështon përsëri takimi te villa e Ramiz Kelmendit, nuk shkojnë Mustafa e Veseli

Posted: 31 Aug 2016 06:47 AM PDT

Deputeti i pavarur, Ramiz Kelmendi, për herë të dytë brenda ditës së martë është detyruar ta anulojë takimin me liderët politikë për të diskutuar rreth demarkacionit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komisioni Shtetëror: Bjelluhën e Çakorrin e vërtetojnë qytetarët dhe kryetarët e komunave Deçan e Pejë

Posted: 31 Aug 2016 06:41 AM PDT

Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, përmes një komunikate ka shprehur se ka argumente të pakundërshtueshme dhe ka konfirmuar sërish se shënjimi i kufirit me Malin e Zi është në përputhje të plotë më të gjitha aktet juridike, hartografike dhe dokumentet e mbi 147 familjeve të 10 fshatrave të Komunës se Pejës, Deçanit dhe Istogut të brezit kufitar me Malin e Zi. "Bjelluhën e Çakorrin e vërtetojnë qytetarët dhe kryetarët e komunave Deçan e Pejë" thuhet në komunikatë, shkruan Gazeta Expresss.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrokaqielli 28-katësh kaplohet nga flaka në Abu Dhabi, lëndohen 13 persona (Foto)

Posted: 31 Aug 2016 06:40 AM PDT

Zjarri e ka kapluar dje një rrokaqiell 28-katësh në ndërtim e sipër në Abu Dhabi, duke lënduar 13 persona.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Makolli: Njëri nga të arrestuarit dyshohet se kreu sulmin në Kuvendin e Kosovës

Posted: 31 Aug 2016 06:37 AM PDT

Drejtori i Drejtorisë Kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës, Fatos Makolli ka prezantuar para mediave të gjeturat në rastin e sulmit të ndërtesës ne Kuvendin e Kosovës, me që rast janë arrestuar 6 persona, raporton Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bukoshi merret në pyetje lidhur me milionat e “Tre përqindëshit” (Video)

Posted: 31 Aug 2016 06:31 AM PDT

Ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, që është i dyshuari kryesor për keqpërdorime me Fondin e Republikës së Kosovës të njohur si "tre përqindëshi", është marrë në pyetje sot në Drejtorinë e Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE ndan 1.8 milionë euro për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Posted: 31 Aug 2016 06:24 AM PDT

Sot Zyra e BE'së në Kosovë, bashkë me partnerët e saj të BE'së dhe të Kosovës, shënuan përmbylljen e projektit të binjakëzimit të financuar nga BE'ja që i ka mbështetur institucionet e Kosovës, kryesisht policinë dhe prokuroritë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për më shumë se 2 vite. Vlera e përgjithshme e projektit është 1.8 milion Euro

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gratë amerikane dalin në rrugë të zhveshura për të promovuar barazinë gjinore (Foto +16)

Posted: 31 Aug 2016 06:18 AM PDT

Gratë nëpër Amerikë kanë dalë nëpër rrugë me gjokse të zhveshura për të promovuar barazinë gjinore dhe të drejtën për të dalë me gjokse të zhveshura.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ish ministri i Shqipërisë, Tritan Shehu flet për Demarkacionin e Kosovës – e mbron versionin aktual

Posted: 31 Aug 2016 06:17 AM PDT

Tritan Shehu, ish Ministër i Jashtëm në Republikën e Shqipërisë dhe ish deputet nga radhët e PD'së, ka folur për demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arroganca e pafund e Gruevskit – i lë ta presin 40 minuta liderët partiakë, ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së...

Posted: 31 Aug 2016 06:13 AM PDT

Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski edhe një herë e ka treguar arrogancën e vet të pafund dhe sjelljen prej diktatori, megjithëse tashmë nuk është kryeministër, por vetëm një lider partiak, i barabartë me kolegët tjerë pjesëmarrës në një nga proceset më të rëndësishme negociatore në Maqedoni në disa vitet e fundit, raporton GazetaExpress.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OVL e UÇK’së u bën thirrje policisë në Malin e Zi të mos provokojnë

Posted: 31 Aug 2016 06:12 AM PDT

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, edhe njëherë thekson kundërshtimin e saj për variantin aktual të demarkacionit me Malin e Zi, thuhet në komunikatën për media. Ata njëkohësisht u bëjnë thirrje Kuvendit të Kosovës të mos e ratifikojnë demarkacionin, Policisë së Malit të Zi të mos bëjnë provokime duke u futur në territorin e Kosovës dhe Policisë së Kosovës e protestuesve të jetë të përmbajtur në kundërshtimin e demarkacionit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ambasada gjermane kërkon debat paqësor, demokratik dhe konstruktiv në seancën e Demarkacionit

Posted: 31 Aug 2016 06:04 AM PDT

Ambasada gjermane në Kosovë, në një postim në Facebook një ditë para se të votohet marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi ka kërkuar që debati nesër të jetë paqësor, demokratik dhe konstruktiv. Kjo ambasade ka thënë se përdorimi i dhunës për të influencuar debatet është i papranueshme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Filloi takimi i liderëve, pritet vendimi nëse Maqedonia shkon në zgjedhje më 11 dhjetor

Posted: 31 Aug 2016 05:49 AM PDT

Ka filluar pasditen e sotme, me mbi një orë vonesë, takimi i liderëve të katër partive më të mëdha të Maqedonisë, në të cilin duhet të vendoset nëse në fund të vitit Maqedonia do të shkojë në zgjedhje parlamentare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Skandal: Publikohen pamjet kur kryetari i një komune pi kokainë në tualet (Video)

Posted: 31 Aug 2016 05:47 AM PDT

Kryebashkiaku Neil Rix është bërë pjesë e një skandali të rëndë, pasi mbrëmë janë publikuar në media pamje ndërkohë që ai pinte kokainë në banjë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Banorët e brezit kufitar: Mos na e leni tokën jashtë

Posted: 31 Aug 2016 05:44 AM PDT

Një liqe që ndanë malin përgjysmë dhe livadhe që janë shfrytëzuar nga banorë të fshatrave përreth për kullota të bagëtive, kanë bërë bashkë Kosovën dhe Malin e Zi, me shekuj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministrja Hoxha kërkon të merren veprime për personat që përdorën dhunë javëve të fundit

Posted: 31 Aug 2016 05:39 AM PDT

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala. Ministrja e Drejtësisë ftoi organet përgjegjëse të sundimit të ligjit të marrin veprime të shpejta që të gjithë akterët e veprave të dhunshme të javëve të fundit të përgjigjen para ligjit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryqi i kuq mbledh mbi një milion euro për rajonet e përmbytura, do t'i shpërndajë të hënën

Posted: 31 Aug 2016 05:26 AM PDT

Nga data 7 deri më 30 gusht në llogarinë e Kryqit të Kuq të Maqedonisë janë grumbulluar 57.860.933, nga të cilat 44.610.633 denarë janë të llogari të Fondit të solidaritetit dhe 13.250.300 denarë me thirrje në telefonat për donacione.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Opozita i quan krerët e shtetit shpirtra të prishur

Posted: 31 Aug 2016 05:20 AM PDT

Opozita edhe një herë është shprehur kundër Demarkacionit. Këtë herë Nisma dhe AAK kanë thirrur konferencë në të cilën e kanë bërë të qartë edhe një herë qëndrimin që janë kundër tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrahje mes aktivistëve të VV’së dhe LDK’së në Malishevë

Posted: 31 Aug 2016 05:11 AM PDT

Sipas një komunikate të dërguar për media nga Lëvizja Vetëvendosje, janë sulmuar dy aktivistë të VV'së në Malishevë, Bekim Gashi dhe Liman Hoti. Sipas VV'së sulmi u bë nga të afërmit e deputetit të LDK'së Salih Morina

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rikthehet Komisar Bazi nga Tirana

Posted: 31 Aug 2016 05:09 AM PDT

Në muajin mars të vitit 2016, Ministria e Brendshme e Kosovës mori vendimin për largimin me forcë të Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë të Vetëvendosjes, shtetasit të Shqipërisë, Boiken Abazi. Arsyeja e vendimit ishte se Abazi ka hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës duke e shkelur kështu ligjin për të Huajt. Edhe pse ju ndalua 2 vjet të shkelë në territorin e Kosovës, sot ish kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti e shfaq në Prishtinë në një konferencë për media sëbashku me Boiken Abazin, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shefi i policisë izraelite: Është natyrale të dyshosh se arabët dhe etiopasit janë më kriminel se izraelitët

Posted: 31 Aug 2016 04:54 AM PDT

Oficeri më i lartë i policisë së Izraelit, Roni Alsheich, ka nxitur zemërim duke sugjeruar se është natyrale për oficerët izraelitë të dyshojnë se izraelitët me origjinë nga Etiopia – si dhe arabët – janë më të përfshirë në krim se sa hebrenjtë e tjerë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tërmet i rëndë godet Japoninë

Posted: 31 Aug 2016 04:36 AM PDT

Një tërmet i shkallës 5.1 ka goditur ishullin japonez në jugperëndim të Kyushu, thotë Instituti Amerikan i Gjeologjisë

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

LDK mbështet fuqishëm Demarkacionin, i bën thirrje VV-së të ndalë shantazhet

Posted: 31 Aug 2016 04:33 AM PDT

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbajtur takimin e radhës ku është diskutuar gjerësisht për procesin e ratifikimit të marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi në Kuvendin e Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Rebelët e Jemenit: Vriten 16 civilë nga sulmet ajrore saudite

Posted: 31 Aug 2016 04:23 AM PDT

Agjencia e lajmeve që kontrollohet nga rebelët e Jemenit "SABA" raporton se 16 civilë janë vrarë sot nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në qytetin verior Saada.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kurti: Nesër protesta paqësore por jo e qetë

Posted: 31 Aug 2016 04:20 AM PDT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për Demarkacionin me Malin e Zi. Kurti shprehu se nesër do të jetë protestë paqësore por jo e qetë, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KMDLNj takon ministren Hoxha, jep rekomandime për personat e burgosur

Posted: 31 Aug 2016 04:19 AM PDT

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut është takuar me ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​ Apeli i rrit dënimin personit që ndihmoi vrasjen e Enver Zymberit

Posted: 31 Aug 2016 04:13 AM PDT

Kolegji i Gjykatës së Apelit, i përbërë në shumicë prej gjyqtarëve të EULEX-it, ka nxjerrë aktgjykimin e datës 4 gusht 2016, në lëndën penale kundër të akuzuarit R.K.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kthehet normaliteti në aeroportin e Frankfurtit, policia nis hetimet ndaj të dyshuarit (Foto)

Posted: 31 Aug 2016 04:07 AM PDT

Policia federale e Gjermanisë ka thënë sot se është duke e hetuar një të dyshuar për shkelje të rregullave të sigurisë në aeroportin e Frankfurtit, veprimet e secilit kishin çuar në evakuimin e pjesshëm të aeroportit dhe ndaljen e fluturimeve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia arreston katër persona, konfiskohen mbi 65 kilogram substancë narkotike (Foto)

Posted: 31 Aug 2016 04:01 AM PDT

Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 65 kilogram substancë të dyshuar narkotike dhe arreston katër persona të dyshuar për vepër penale "Blerja, posedimi , shperndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge"

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të gjitha detajet për aksionin e sotëm policor “Diga” në Maqedoni (VIDEO)

Posted: 31 Aug 2016 04:01 AM PDT

Ashtu u njoftua edhe më herët, Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer një operacion policor nën emrin e koduar "Diga" në kuadër të operacionit "Rrjeti", për shuarjen e shpërndarësve të drogës të cilët kanë vepruar në nivel nacional dhe ndërkombëtarë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more