Skip to main content

Klan Kosova : “Amber dhe Bob nuk e tradhtuan Johnny Depp” plus 24 more

Klan Kosova : “Amber dhe Bob nuk e tradhtuan Johnny Depp” plus 24 more


Amber dhe Bob nuk e tradhtuan Johnny Depp

Posted: 16 Aug 2016 03:40 PM PDT

Billy Bob Thornton iu është përgjigjur thashethemeve në lidhje me Amber Heard.

Johnny Depp thuhet se ka akuzuar Amber dhe Billy Bob për mashtrim kur kanë punuar së bashku në "London Fields".

Johnny thuhet se përfundoi duke prerë gishtat e tij nga tërbimi mbi besimin e tij se Amber është duke e mashtruar me Billy Bob, transmeton Klan Kosova.

Bob ka thënë për TMZ se akuzat janë krejtësisht të rreme.

Ai shtoi se nuk kaloi kohë me Amber përveç se një darkë pune.

Marrëdhënia e tyre ishte rreptësisht profesionale.

Billy Bob është i martuar me gruan Connie Angland në vitin 2014, dhe e siguroi atë se historia ishte false.

 

Spirulina, pluhuri superushqyes që mund të jetë edhe toksik

Posted: 16 Aug 2016 02:58 PM PDT

Keni dëgjuar ndonjëherë për Spirulinën? Nuk ka gjë, nuk jeni të vetmit që e hasni për herë të parë mirëpo, nëpër botë, po diskutohet përditë e më shumë nëse duhet ta përfshijnë pluhurin magjik të algave në dietën e tyre ushqimore!? A është e sigurtë?! Spirulina është një lloj alge jeshile që tregëtohet në formë pluhuri ose kapsule. Ka përmbajtje të lartë proteinash dhe sipas studiuesve është e përmëbrë në masën 62% nga aminoacidet. Spirulina është gjithashtu antioksidant i fortë dhe ndihmon në mbajtjen larg të inflamacioneve. Është burim vitaminash A dhe E dhe përmban minerale si zinku dhe seleniumi. Duket mirë, apo jo? Vetëm se, duhet të keni një informacion thelbësor, ekzistojnë disa lloje algash të gjelbra prej të cilave jo të gjitha janë të sigurta, shkruan tvklan. Ka pasur raportime se shpesh janë shkaktuar probleme që lidheshin drejtëpërdrejt me përdorimin e Spirulinës. Pluhurat e dëmshëm, aksidentalisht janë përzjerë me alga të tjera, toksike dhe pasojat kanë qenë problemet neurologjike. Pra, nëse do ta përfshini superushqimin në dietën tuaj duhet së pari të siguroheni që është e testuar pra, që është analizuar nga një kompani që nuk është e paguar nga fabrika që e prodhon. Sigurisht që duhet pak punë nga ana juaj por nëse nuk e bëni për shëndetin, atëherë për çfarë?!

Spirulinën mund ta gjeni edhe në tregun shqiptar me çmimin 6000-8000 lekë të reja për kilogramë. Sasia e konsumit të këshillueshëm ditor është 1-5 gr të cilat mund të shtohen thjesht në ujë apo në kos, supë, salca, gjithandej. Shija nuk është aq e fortë sa për të prishur shijen e ushqimit. Megjithatë, nuk dimë nëse duhet ta pini apo jo! Duke menduar sigurinë e pakët në Shqipëri në këtë fushë, qoftë kur është fjala edhe për ushqime më të zakonshme, besueshmëria bie dhe ngelen vetëm dyshimet. Mbetet gjithnjë alternative e të porositurit jashtë!

Qirezi: Mesazhet më të forta të Biden, luftimi i korrupsionit

Posted: 16 Aug 2016 02:44 PM PDT

Analisti politik, Arben Qirezi, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se vizita e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Kosovë është e një rëndësie të jashtëzakonshme, sepse "rikonfirmon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën dhe për Ballkanin".

"Kjo vizitë ka të bëjë me rikonfirmim jo vetëm të miqësisë ndaj Kosovës, por edhe për përkushtimin amerikan për rajonin".

Qirezi ka thënë se edhe në përgjithësi establishmenti politik amerikan, por në veçanti Biden është një përkrahës i madh i kosovarëve.

"Ai e konsideron Kosovën shtëpi të vet. Sepse Kosova është falënderuesi më i madh i SHBA-ve për shkak të rrolit të madh të këtij vendi për Kosovën".

Ndërsa sa i përket mesazheve që Biden do t'u jap liderëve kosovarë, Qirezi ka thënë se ato do të lidhen kryesisht me luftimin e korrupsionit.

"Mendoj se mesazhi më i fortë do të jetë për luftimin e korrupsionit".

"Biden do të jap mesazh që në Kosovë të ketë qeverisje të mirë dhe të luftohet korrupsioni".

"Po ashtu, mendoj se pika kryesore në mesazhet e Biden do të jenë raportet që Kosova me Serbinë".

"Ndërsa për Demarkacionin nuk mendoj se është çështje e nivelit me të cilën nuk do të merret shumë Biden".

klankosova.tv

 

North West vjedh rrobat e Kim (Foto)

Posted: 16 Aug 2016 02:40 PM PDT

North West është "kapur" në flagrancë në dollapin e Kim Kardashian.

Trevjeçarja i provoi një palë çizme ngjyrë metalike të nënës së saj – dhe fotografia e postuar në Instagram e dëshmon se vogëlushja tashmë ka shije sa i përket modës, transmeton Klan Kosova.

"Nuk e mendoja se kjo do të ndodhte aq shpejt", shkroi Kim. "Vogëlushja ime duke i vjedhur këpucët e mia. Të paktën kishte shije të mirë".

North shumë shpesh i ka përshtatur veshjet e saj më ato të së ëmës, kështu që nuk është befasi që e ka ndërruar veshjen e princeshës me çizmet 1.700 dollarëshe.

"Ndonjëherë, kur blej gjëra, i blej dyfish – një për mua dhe një për të", ka thënë Kim. "Ajo thjesht pëlqen t'i vjedhë aksesorët e mi, kështu që kemi vendosur t'i ndajmë".

Vizitat e liderëve amerikanë në Kosovë, para e pas luftës (VIDEO)

Posted: 16 Aug 2016 02:28 PM PDT

Ardhja e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Kosovë nuk është vizita e vetme e zyrtarëve të lartë amerikanë.

Në Kosovë ndër vite kanë ardhur shumë liderë të shtetit më të fuqishëm të botës.

Ata gjithmonë kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre për popullin kosovar.

Një kronikë e zgjeruar është përgatitur nga gazetarja Arjeta Dragaj, për vizitat e liderëve amerikanë, para dhe pas luftës së fundit në Kosovë.

klankosova.tv

 

 

Biden dekoron Majlindën

Posted: 16 Aug 2016 02:26 PM PDT

Nënpresidenti amerikan Joe Biden, pas arritjes së tij në Kosovë, ka dekoruar medalisten e artë olimpike të vendit, Majlinda Kelmendi, me Stemën Shtetërore të SHBA-së.

Këtë lajm e ka konfirmuar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, trajneri i saj Driton Kuka.

 

Toka në pikën e “vlimit”

Posted: 16 Aug 2016 02:22 PM PDT

Qe prej vitit 1880, muaji korrik që lamë pas ka thyer rekordin si muaji më i nxehtë në histori. Sipas të dhënave të fundit të NASA-s secili nga 9 muajt e fundit të këtij viti, ka thyer rekordin përkatës krahasuar me temperaturat e viteve më parë.

Të njëjtat të dhëna si NASA, i ka publikuar edhe qendra oqeanografike dhe atmosferike. NASA, e cila analizon të dhënat e temperaturës së sipërfaqes ujore dhe asaj tokësore, thotë se muaji korrik ishte 0.84 gradë celsius mbi mesataren e të gjitha temperaturave që ka shënuar vitet e mëparshme.

Kjo situatë klimaterike është shkaktuar nga kombinimi  i ngrohjes globale dhe nga efekti "El Nino". Edhe pse ky i fundit ka përfunduar ciklin e tij të plotë, efektet negative atmosferike ndihen ende.

"El Nino" kulmon  në fund të vitit kalendarik, por anomalitë e shkaktuara prej tij kanë dhënë pasojat e para.

Meteorologët besojnë se kombinimi i tij me ngrohjen globale ka shkaktuar disa nga përmbytjet më të rënda në 50 vitet e fundit në Europë, Argjentinë, Brazil si edhe ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Parisi dhe jugu i Gjermanisë përjetuan përmbytjet më të rënda këtë vit, ndërsa së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Luiziana u përfshi në përmbytjet e cilësuara si historike./tch

Ky njeri ndërtoi akuarium 30.000 litërsh në dhomën e tij (Video)

Posted: 16 Aug 2016 02:14 PM PDT

Shumica e njerëzve kanë ekrane të mëdha televizive në dhomën e tyre të ditës, së bashku me të gjitha gjërat e bukura që ata duan t'i shfaqin para familjes dhe të ftuarve.

Akuariumet janë po ashtu një zgjedhje e famshme.

Peshkut të tij të dashur, Eli F. i ndërtoi një akuarium të madh 30.000 litërsh, transmeton Klan Kosova.

 

Thaçi: Bashkë me Lumen i uruam mirëseardhjen Familjes Biden

Posted: 16 Aug 2016 02:02 PM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me bashkëshorten Lumnijen, kanë pritur Zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, bashkë me gruan e tij Jill dhe një pjesë të familjes.

Thaçi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Familja Biden janë miq të përhershëm të shtetit të Kosovës.

"Së bashku me Lumen pritëm zëvendëspresidentin Biden dhe familjen e tij. Për të ju uruar përzemërsisht mirëseardhjen miqve të përjetshëm të Kosovës ishte me ne edhe Majlinda, heroina më e shquar e vendit tonë", shkruan Thaçi në Facebook, njofton Klan Kosova.

"Partneriteti strategjik me SHBA-të na ka mundësuar të bëhemi shtet dhe gjithnjë e më shumë po na bën një shoqëri demokratike me mundësi të barabarta për të gjithë".

biden 5 4

klankosova.tv

 

Reagimi i gjyshërve për medaljen e artë të nipit (Video)

Posted: 16 Aug 2016 02:01 PM PDT

Secili prind kënaqet pafund kur fëmijët e tyre arrijnë sukses. Dhe emocioni është dyfish më i fortë për gjyshërit ndaj nipërive e mbesave të tyre.

Ky klip i gjyshërve të yllit australian në not – Kyle Chalmers duke e shikuar teksa po e fitonte medaljen e artë në Olimpiadën e Rio-s, ka eksploduar online për arsye të mirë, transmeton Klan Kosova.

Reagimi i tyre është i jashtëzakonshëm dhe është e sigurt se do të sjellë buzëqeshje në fytyrat tuaja.

Konsumi i peshkut të mbron nga depresioni

Posted: 16 Aug 2016 02:00 PM PDT

Sa më shumë peshk të hani, aq më mirë do ndiheni. Ky është rezultati i studimit të publikuar nga ''Time Magazine". Studiuesit kanë kontrollluar 26 studime përgjatë viteve 2001-2014 për të parë efektin e peshkut në organizmin e njeriut.

Pas vëzhgimit të 150.278 mijë njerëzve, ata kanë dalë në përfundimin se ngrënia e peshkut e redukton deri në 17 % riskun e prekjes nga depresioni, shkruan tvklan. Eksperti Dr. Majid Fotuhi, tregon se kjo lidhet me Omega-3, acidet yndyrore që gjenden tek peshku. Aftësia e Omega-3 është të reduktojë pezmatimin dhe të shtojë rrjedhjen e e gjakut, gjë që ndikon në uljen e depresionit.

City më i fortë se Steaua

Posted: 16 Aug 2016 01:58 PM PDT

Manchester Ciy ka fituar me rezultat të thellë 0:5 kundër Steaua Bucurestit në Ligën e Kampionëve

Pep Guardiola e ka nisur furishëm në Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn, pasi ka shënuar fitore të thellë prej 5:0 kundër SteauaBucurestit në fazën e play-offit.

Golat për Cityn i shënuan David Silva, Sergio Aguero het trik dhe Nolito.

Kujtojmë se në këtë ndeshje Aguero ka humbur edhe dy penallti, që i bie se rezultati ka mundur të jetë edhe më i thellë.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Angli, por City është shumë pranë kualifikimit.

Kush është garuesja e parë që prezantoi Kosovën në Olimpiadë (Video)

Posted: 16 Aug 2016 01:45 PM PDT

Ishte e para që nisi përfaqësimin e Kosovës në Rio.
Shenjtarja Urata Rama shënoi 402.3 pikë, duke lënë pas vetës 3 garuese të tjera.
Pozicionim më të mirë, shenjëtarja tha që nuk mundi ta arrijë nga emocionet e mëdha që kishte si e para garuese nga Kosova në një Olimpiadë, njofton Klan Kosova.
Por medalje të artë në qitje ka marrë një tjetër garues që me prejardhje është nga Kosova.
Josip Glasnovic i solli Kroacisë medaljen e parë në Rio, në cakun lëvizës të njohur me emirn "trap."
Për suksesin e tij në Brazil, bashkëvendësit e tij këtu kishin organizuar edhe festë.
Për më shumë ndiqeni k ronikën e mëposhtme, të përgatitur nga gazetari Liridon Zeqiri:

Fyhet Rashica që zgjodhi Kosovën (Video)

Posted: 16 Aug 2016 01:44 PM PDT

Statusi i Rashicës në Facebook, ngjalli shumë reagime.

Futbollisti kosovar Milot Rashica, që luan me Vitesen në Holandë, vendosi që të bëhet pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

20-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare për grupmoshat e reja, luajti pak kohë për ekipin A ndaj Luksemburgut, por u la jashtë Evropianit nga trajneri Gianni De Biasi, njofton Klan Kosova.

Mesfushori nga Vushtrria, zgjedhjen e tij nuk e quan si kundërshtim për kuqezinjtë, por si zgjedhje për vendin te cilit i takon.

Ky vendim i Rashicës, u komentua shumë nga njerëz të profileve të ndryshme.

Për më shumë ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur nga gazetari Valon Rashiti.

Hailey Baldwin ka një përgjigje për Justin Bieber

Posted: 16 Aug 2016 01:40 PM PDT

Hailey Baldwin së fundmi ka gjetur veten në mes të dramës përreth Justin Bieber, kur ai e ka hequr nga Instagrami i tij atë.

Modelja 19 vjeçare i është përgjigjur në njëfar mënyre këngëtarit përmes llogarisë së tij në Twitter duke e lënë atë dhe fansat të kuptojnë se mesazhi i postuar dje në Instagramin e saj nuk ishte përgjigje ndaj Justin, transmeton Klan Kosova.

"Mos më fusni në gjëra në të cilat nuk bëj pjesë dhe ju lutem respektoni privatësinë time", ka shkruar Hailey.

Murtezaj: Liderët korrekt në raport me ndërkombëtarët

Posted: 16 Aug 2016 01:34 PM PDT

Zëvendësminitri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj në Klan Kosova ka thënë se vizita e nënpresidentit amerikan Joe Biden mund të shërbejë në shumë sfera për Kosovën, njofton Klan Kosova.

“Gjithcka mund të jetë temë diskutimi. Nuk duhet të harrojmë që këto janë të ndërlidhura me integrimet euroatlantike. Po ashtu, është shumë normale të pritet nga liderët e Kosovës të kërkohet nga Biden që vendi të mbështetet edhe në njohje – anëtarësimi në organizata ndërkombëtare”.

“Nuk mund të spekuloj më tepër. Është një bisedë shumë e zakonshme mes liderëve të shteteve, ku Kosova do t'i shpalosë të gjitha sfidat dhe të arriturat, sado që nuk besoj që do të ketë dicka shumë të re. Natyrisht ne kemi komunikim edhe me ambasadën amerikane, edhe për cështjen e demarkacionit”.

Ai ka deklaruar se vizita e Biden në Serbi pret që të shërbejë për përshpejtimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve në procesin e bisedimeve, sidomos për shkak se Serbia ka qenë neglizhente në këtë proces.

“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete është dobësuar për shkak të destruktivitetit të qeverisë serbe. Ka pasur stagnim në aspektin e zbatimit të marrëveshjeve. Për cështjen e kodit telefonik është arritur marrëveshje para shumë vjetësh, por nuk ka pasur progres. Kjo vizitë do të krijojë momentum të ri për fillimin e zbatimit të këtyre marrëveshjeve”.

“Nëse për pesë vjet negociata kemi arritur këtu ku kemi arritur, po të kishte qasje konstruktive nga Qeveria e Serbisë do të arrinim shumë më larg. Nuk është cështja që të mbetet vetëm në nivelin e deklarimit, por që të përshpejtohet procesi i zbatimit të marrëveshjeve. Nuk ka sens që të takohen kryeministrat shpesh dhe asgjë të mos ndodh mes takimeve”.

“Në shumë aspekte lidershipi në Kosovë është treguar korrekt, sepse i ka vendosur dhe mirëmbajtur raportet me ndërkombëtarët”. /klankosova.tv

Si ta çelni ngjyrën e flokëve në kushte shtëpie

Posted: 16 Aug 2016 01:30 PM PDT

Stina e verës është periudha kur pamja juaj duhet të jetë në sinkron me natyrën. Ashtu si dielli shkëlqen dhe ju duhet të ndriçoni. Mënyra më e mirë është të çelni ngjyrën e flokëve. Femrat preferojnë ngjyrat e hapura ë verë dhe ato të mbyllurat zakonisht në periudhën e dimrit. Nëse nuk i keni lyer ndonjëherë më parë flokët, keni "frikë" nga nuanca që do t'ju dalë apo thjesht për momentin nuk e keni buxhetin që të lyeni dhe flokët, Living do të ndajë me ju sekretin e "bojës natyrale". Një zgjidhje e shpejtë, e lehtë, pa kosto dhe tërësisht natyrale që do t'u japë shkëlqim e munguar flokëve tuaj. Me këto dy maska nuk keni pse keni frikë pasi flokët nuk do t'ju dëmtohen.

Maska e parë

Përbërësit: 3 gota të vogla të mbushura me vaj kokosit, 1 filxhan çaj kamomil 5 lugë lëng i pastër limoni, 2 lugë uthull molle dhe 2 lugë mjaltë. Kombinojini dhe përziejini të gjithë përbërësit deri sa të formohet një masë homogjene. Përdorni këtë maskë para se të lani flokët tuaj dhe aplikojeni atë vetëm në majat e flokëve (d.m.th jo në rrënjë) Sigurohuni ta pastroni tërësisht vajin e koksit nga flokët duke i shpëlarë me ujë të rrjedhshëm.

Maska e dytë është në trajt sprajti

Për ta përgatitur ju nevojitet 1 filxhan lëng limoni dhe 3 gota çaj kamomil. Përziejini këto të dyja dhe spërkatni flokët. Prisni derisa të thahet (rekomandohet të rrini në diell) pastaj lani flokët Për rezultate më të dukshme , përsëriteni këtë 2 – 3 herë në javë.

Latifi: “Sëmundja psikike” nuk po më hiqet dot as sot

Posted: 16 Aug 2016 01:30 PM PDT

Ish kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ngaj atyre që sipas tij po e quajnë "i sëmurë psikik", duke thënë se ndihet shëndoshë e mirë , transmeton Klan Kosova.

Më poshtë është postimi i tij i plotë:

Unë, Smajl Latifi që dikush më paska diagnostifikuar si i “sëmuri psikik” vazhdoj edhe sot të ndihem mirë e shëndosh si molla, ngase isha bërë pengesë për aprovimin në Kuvendin e Kosovës dhe mëpastaj edhe isha kundër zbatimit të Ligjit për Hoçën e Madhe dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit.

Po ju vëjë në dijeni se “sëmundja psikike” nuk po më hiqet dot as sot kur jam kundër:

*Asociacionit/ Zajednicës;

* Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi;

* Qeverisjes së keqe e të zhytur në krim e korrupsion;

* Nepotizmit në punësim e mënyrës së sjelljes së “shefave” si dhe gjuhës banale e fyese që ata flasin;

* Se si ata e përdorin shtetin dhe resurset e tij sikurse të ishin vetë pronarët e Kosovës.

E pra, unë i “sëmuri psikik” do të jem gjithnjë:

– kundër rrënimit të vlerave kombëtare, historike;

– kundër rrënimit të vlerave të shoqërisë ku jetojmë;

– kundër klanit * PRONTO* 1, 2 etj., etj.

Unë vazhdoj të ndihem edhe më mirë, kur nuk i bindem askujt që i bën keq të sotmes dhe të nesërmes së popullit dhe vendit tim.

“Biden e presim me bukë, kripë e zemër”

Posted: 16 Aug 2016 01:23 PM PDT

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj, ka thënë se Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, pritet në Kosovë me bukë, kripë e zemër.

Murtezaj në Ora e Fundit në Klan Kosova deklaroi se Biden pritet me nderime si Zëvendëspresident, por ai është edhe një mik i madh i vendit tonë.

"Ne e presim Biden me bukë e kripë e zemër, e shtojmë edhe dimensionin e zemrës", ka pohuar Murtezaj. "E presim si presidenti, por edhe si mik të Kosovës".

Murtezaj duke folur për vizitën e Biden edhe në Beograd, ka deklaruar se megjithatë miku i Kosovës "gjumin e bënë në Kosovë".

"Biden e do drejtësinë dhe ne mund të themi se e drejta ka qenë nga ana e Kosovës, prandaj ky është relacioni i afërt i Biden me Kosovën. Ai angazhohet që të dy vendet (Kosova dhe Serbia)  të ecin sigurtë në rrugën drejt bashkimit Europina”.

klankosova.tv

 

 

Rrëzimi i artë i Shaunae Miller (Video)

Posted: 16 Aug 2016 01:20 PM PDT

Në metrat e fundit të garës po e humbiste kryesimin, por nuk u dorëzua.

Shaunae Miller vendosi që hapin e fundit në garë ta bëjë më ndryshe se zakonisht.

Atletja nga Bahamet këtu u hodh për toke, që të dali e para. Kështu edhe ndodhi, pasi ky veprim ia mundësoi asaj ta fitojë medaljen e artë në 400 metra.

Koha e saj ishte 49.44 sekonda duke bërë më të mirën, pasi këtu theu edhe rekordin personal.

Për më shumë ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur nga gazetari Liridon Zeqiri:

 

Aksident në rrugën Gërdovc-Mojanc, një i plagosur rëndë

Posted: 16 Aug 2016 01:12 PM PDT

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën lokale Gërdovc-Mojanc.

Sipas informacioneve të policisë, në aksident janë përfshirë një makinë me targa të Italisë dhe një motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur rëndë një motoçiklist 37-vjeçar nga Gërdovci, transmeton Telegrafi.

Për shkak të plagëve të rënda që ka marrë ai është dërguar në Urgjencën e Shkupit. Ndërkohë, policia po heton rastin dhe shkaqet të cilat kanë sjellë aksidentin./albeu

Britney do të performojë në MTV Video Music Awards

Posted: 16 Aug 2016 01:09 PM PDT

Oops! Ajo është gati për të bërë përsëri!

MTV ka njoftuar se Britney Spears do të kthehet në fazën e Video Music Awards më 28 gusht për të performuar në këtë shfaqje për herë të parë në dhjetë (po, dhjetë) vjet, transmeton Klan Kosova.

Deri tani, dihet se këngëtarja do të japë një performancë me këngën e saj të re “Make Me".

 

Macja ik nga televizori pasi në të shfaqet Donald Trump (Video)

Posted: 16 Aug 2016 01:01 PM PDT

Donald Trump është ndoshta njëri prej politikanëve më polarizues që ka kandiduar për postin e presidentit të SHBA-së, si i nominuar nga një parti e madhe politike në kohën moderne, transmeton Klan Kosova.

Njerëzit ose ndjejnë neveri për të, ose me të vërtetë e adhurojnë atë.

Kjo mace qartësisht duket se nuk bën pjesë në grupin e fundit.

 

Ecja, kura më e mirë për kancerin e prostatës

Posted: 16 Aug 2016 01:00 PM PDT

Ecja dhe ushtrimet mund të jenë ilaçi më i mirë për kancerin e prostatës.  Nëse sëmundja kapet në kohë, ushtrimet në plastër  të rekomanduara edhe nga Qendra Ndërkombëtare e Shëndetësisë mund ta mbajnë sëmundjen nën kontroll.

Doktorët sygjerojnë se aktivitetet fizike si ecja, noti, përdorimi i biçikletës kanë fuqinë për ta mbajtur këtë sëmundje nën kontroll.

Studimi që udhëhiqet nga Univeristeti "Shefield Hallam" do studiojë 50 meshkuj të cilët janë në fazat e para të kancerit të prostatës, shkruan tvklan. Një pjesë e meshkujve do të bëjnë 2 orë e gjysëm ushtrime aerobike në javë, ndërsa pjesa tjetër nuk do zhvillojë ushtrime fizike.

Do monitorohet avancimi i sëmundjes dhe reagimi që sjell edhe tek personat që do kryejnë aktivitet fizikë, edhe tek ata që do qëndrojnë pasiv ndaj ushtrimeve.

Nëse ushtrimet arrijnë ta mbajnë nën kontroll kancerin e prostatës atëherë, edhe Qendra Ndërkombëtare e Shëndetësisë do t'i bëjë ushtrimet fizike, pjesë të terapive kuruese të kësaj sëmundjeje.

Kanceri i prostatës është një prej sëmundjeve që sjell vdekjen e shumë meshkujve dhe deri tani, kurohet me kemiotereapi, ndërhyrje kirugjikale dhe një sërë ilaçesh të forta të cilat kanë efekte anësore të dëmshme.

Biden pritet edhe nga Majlinda Kelmendi

Posted: 16 Aug 2016 12:57 PM PDT

Medalistja e artë olimpike, Majlinda Kelmendi ka qenë në mesin e personaliteteve që kanë pritur nënpresidentin amerikan Joe Biden.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more