Skip to main content

Klan Kosova : “8 të vrarë dhe 60 të lënduar në një dasmë në Turqi (VIDEO)” plus 24 more

Klan Kosova : “8 të vrarë dhe 60 të lënduar në një dasmë në Turqi (VIDEO)” plus 24 more


8 të vrarë dhe 60 të lënduar në një dasmë në Turqi (VIDEO)

Posted: 20 Aug 2016 02:40 PM PDT

Tetë persona kanë vdekur dhe 60 janë lënduar në sulmin që ka ndodhur në një dasmë në Turqinë Jugore.

Sipas informacioneve të para, sulmi është bërë nga një vetëvrasës me bombë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sahinbey në qytetin Gaziantep, njofton Klan Kosova.

Njihuni me ushqimet që stimulojnë rritjen e flokëve

Posted: 20 Aug 2016 02:00 PM PDT

Dëmtimi i flokëve është një ndër gjërat që i bën kryesisht femrat që të mos ndjehen rehat.

Trajtimi me kujdes i tyre nga përbërës të ndryshëm ka dhënë shpesh rezultate, mirëpo mënyra e të ushqyerit ka një ndikim shumë të rëndësishëm për rritjen dhe rigjeremin e flokut.

Janë disa ushqime të cilat përmbajnë vitamina të cilat forcojnë dhe stimulojnë rritjen e flokëve.

Shkolla e mjekësisë, "Yale" pas disa studimesh ka propozuar një listë të produkteve, që nëse i bëni pjesë të menysë tuaj, do t'ju ndihmojnë të keni flokë më të gjatë.

Salmoni

Speca të verdhë 

Midhjet

Patatet e ëmbla

Vezët

Farat e lulediellit

Avokado

Bajamet

Olta Boka: Ja pse nuk bëj videoklipe dhe skandale

Posted: 20 Aug 2016 02:00 PM PDT

Edhe pse talentin e ka me "bollëk", Olta Boka është nga ato pak këngëtare që karrierën e saj preferon ta zhvillojë në skenë, pranë publikut të vogël e të besuar dhe jo në videoklipe të tepruara. Edhe pse pak ditë më parë ka publikuar videoklipin e këngës më të re "Rri edhe pak", këngëtarja në një intervistë për Paloma ka treguar pse zakonisht qëndron larg videoklipeve.

"E gjithë karriera ime deri tani pretendoj se ka qenë e mirëmenduar për sa kohë kam dashur të kem një imazh të mirë, për të cilin kam investuar shumë. Kam dashur të quhem një këngëtare skene dhe kjo ka qenë arsyeja pse klipet e mia kanë qenë të rralla, por ka qenë e qëllimshme që videot t'i lija në një moment të dytë (siç ndodhi tani). Ju siguroj që tani e tutje do të më shihni më shumë në klipe".

Olta, e cila në projektin e fundit ka ardhur ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë, ka folur edhe për trendet e reja që kanë zaptuar botën e muzikës shqiptare, duke iu referuar këtu hit-eve të verës por edhe bashkëpunimeve.

"Në këtë fushë jam futur e vetme dhe nuk dua të shoh "trendet", pavarësht se secili nga ne, në një mënyrë apo në tjetër, e bën njëlloj kompromisi kur shpërfaq një projekt të ri, por në rastin konkret unë kisha nevojë për një rikthim në treg dhe kurrsesi nuk vija dot me një bashkëpunim. Një të tillë e kam lënë për më vonë".

Gjithashtu Olta ka folur edhe për maninë që i ka kapur artistët e rinj me rrjetet sociale dhe famën që marrin prej tyre.

"Mua fama më ka ardhur natyrisht dhe nuk e kam parë të nevojshme të krijoj skandale. Nuk dua të bëj absolutisht idealisten, por ambicia ime nuk ka qenë që unë të jem më e mira, më e përfolura, por që unë të shfaq talentin, të cilin ma ka dhuruar Zoti dhe këtë talent e kam shfrytëzuar për të kënaqur veten me pasionin që kam, por nuk kam dashur që domosdoshmërisht të jem pjesë e tregut", ka përfunduar këngëtarja, që pas lancimit të "Rri edhe pak" është duke pushuar në ishujt grekë, shkruan revistaclass, transmeton Klan Kosova.

Rikthehet në ekran vrasja e vogëlushes që tronditi Amerikën

Posted: 20 Aug 2016 01:54 PM PDT

Ishte një vdekje që tronditi, është një rast që edhe sot, 20 vjet më pas vazhdon të trondisë. Kur fituesja 6-vjeçare e konkursit të bukurisë së fëmijëve Jon-Benet Ramsey u gjet e rrahur brutalisht dhe e mbytur më 26 dhjetor, në vitin 1996 në bodrumin e shtëpisë së saj në Colorado të Amerikës, të gjithë u tronditën.

Para se të gjendej trupi i saj, një letër u gjend në shkallët e shtëpisë. Në të, një i panjohur deri më sot, thuhet të kishte shkruar se vogëlushja kishte rrënë viktimë e vjedhjes nga një grup të huajsh. Në të njëjtën letër rrëmbyesi kërkonte 118 mijë dollarë për ta liruar.

Nëna e vajzës kishte telefonuar menjëherë policinë dhe kishte lajmëruar për vjedhjen, por pas shumë kërkimeve të kota, oficerët kërkuan të kontrollonin shtëpinë, ku edhe u gjend kufoma e mbytur e vogëlushes.

Ky krim i tmerrshëm, për të cilin fillimish të dyshuar kanë qenë prindërit e vajzës, ende nuk është zbardhur. Rastin e ka rikthyerë sërish në skenë një serial televiziv me titullin "The case of JonBenét Ramsey", nga rrjeti televiziv CBS, që dëshiron të zbardhë njëherë e përgjithmonë rastin e dhunshëm dhe të paimagjinueshëm.

Seriali starton në 25 shtator dhe traileri i tij sapo ka qarkulluar, për t'u treguar të gjithëve historinë tragjike të një fëmije që pasi u vra dhunshëm, asnjëherë asnjëri nuk mësoi vrasësin dhe arsyen.

Deri më sot askush nuk e di se kush e la trupin e JonBenét Ramsey të vdekur, poshtë një kuverte të bardhë, me një tel të lidhur në qafë, duar të lidhura sipër kokës dhe ngjitës në gojë./revistaclass

Fluks i madh i lëvizjes së pushuesve kosovarë drejt bregdetit shqiptar

Posted: 20 Aug 2016 01:11 PM PDT

Edhe kjo fundjavë ka patur një fluks të madh të lëvizjes së pushuesve kosovarë drejt bregdeti shqiptar. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Doganën e Morinës kanë kalur 46 mijë shtetas kosovarë.

Në këto kushte edhe trafiku është i rënduar në aksin Morinë-Kalimash, ku shpesh herë nuk mungojë edhe aksidentet. Më i fundit u shënua këtë të shtunë, por fatmirësisht vetëm me dëmtime të automjeteve.

Të dhënat e policisë flasin për një numër të vogël të aksidenteve në Rrugën e Kombit, nga 1 qershori deri në mesin e muajit gusht dhe asnjë me pasojë jetë njerëzish.

"Aktualisht rruga është nën ndikimin e masave të marra për shkelësit e rregullave, por edhe prania e policisë ka bërë që numri i aksidenteve të bjerë", ka deklaruar Sokol Zefi, shef i sektorit rrugor në Policinë e Kukësit.

Sipas të dhënave të policisë rrugore, gjatë kësaj periudhe kohore në akset rrugore të qarkut Kukës kanë ndodhur 6 aksidente dhe janë vendosur 2.768 masa administrative, ndërsa janë pezulluar 13 leje drejtimi./TCH

Hani sa më shumë molla

Posted: 20 Aug 2016 01:00 PM PDT

"Një mollë në ditë , mban mjekun larg", është kjo një shprehje të cilën jemi mësuar shumë shpesh ta dëgjojmë.

Sipas një zbulimi që kanë bërë shkencëtarët gjatë një eksperimenti së fundmi është mësuar se  lëngu i mollës mund të shtojë prodhimin e neuro-transmetuesve acetilkolinë të trurit duke u bërë shkak për një përmirësim të ndjeshëm të kapaciteteve memorike.

Pra me fjalë të tjera molla jo vetëm që përmirëson ndjeshëm kujtesën por është edhe një përbërës mjaft i mirë për sa i përket edhe organizmit.

Molla është një nga frutat që ndihmon ata që kanë probleme me tretjen e ushqimit. Këshillohet ngrënia e një kokrre molle 3 herë në ditë para buke, për 5 ditë me radhë.

Të hash 2 kokrra mollë në ditë, pengon infarktin e miokardit dhe gëlqerosjen e enëve të gjakut.

Si t’i mbijetoni dashurisë në distancë?

Posted: 20 Aug 2016 01:00 PM PDT

Kur nuk jeni pranë partnerit dhe po mbani një lidhje në distancë duhet të jeni shumë të kujdesshëm.

Duhet të mbani gjallë marrëdhënien tuaj dhe ta bëni sa më interesante atë.

Më poshtë do të shihni 6 mësime shumë të rëndësishme për lidhjet në distancë.

  1. Gjeni kohë për të folur çdo ditë. Ju nuk mund të takoheni, kështu që flisni çdo ditë për çdo gjë që ju ndodh, kështu do të ndiheni më pranë njëri-tjetrit.
  2. Kaloni kohë duke diskutuar për qëllimet, dëshirat, vlerat dhe gjërat e domosdoshme. Nuk duhet të humbni kohë duke folur për gjëra pa vlerë.
  3. Bëni plane së bashku. Planifikoni çfarë do të bëni dhe ku do të shkoni kur të takoheni, kjo është një gjë shumë emocionuese dhe do t'ju bëjë të ndiheni mirë.
  4. Gjeni mënyra të ndryshme për t'i lënë partnerit të kuptojë se ju mendoni për të. Jepini strategji të ndryshme ku e përfshini edhe atë. Dërgojini mesazhe të bukura dashurie dhe ai do të ndihet mjaft mirë kur shikon se ju i shprehni dashurinë.
  5. Bëni dashuri në distancë, shkruan blitz.al. Pritja është e vështirë, kështu që njëherë në disa kohë shkëmbeni mesazhe, email-e erotike dhe bisedoni në Skype.
  6. Ndani rutinën e përditshme së bashku. Kur të takoheni bëni rutinën tuaj së bashku, qëndroni çdo sekondë të dy sepse pasi të jetoni bashkë secili do të ketë detyrat e tij.

Britney zbulon detaje për albumin e ri

Posted: 20 Aug 2016 01:00 PM PDT

Britney Spears ka zbuluar më në fund disa detaje për albumin e saj të ardhshëm "Glory".

Albumi i ri përfshinë 17 këngë mbresëlënëse, duke përfshirë edhe këngën e fundit "Make Me", transmeton Klan Kosova.

Albumi gjithashtu përmban disa këngë që Britney i ka paralajmëruar si "Clumsy" dhe "Do You Wanna Come Over".

"Glory" është vendosur të dalë më 16.

 

Kështu duket dashuria e vërtetë (Foto)

Posted: 20 Aug 2016 01:00 PM PDT

Nuk është gjithmonë e lehtë ta njohim dashurinë e vërtetë. Ajo nuk është diçka që e bën veten të njihet; nuk përfshin serenata nën ballkone ose dhurimin e miliona trëndafilave.

Dashuria e vërtetë mund të jetë e qetë dhe e turpshme, por do t'ju bëjë shumë të lumtur.

Klan Kosova ju sjell disa ilustrime, të cilët në mënyrë të përkryer tregojnë se si të njihet dashuria e vërtetë.

Një ditë do të biesh në dashuri…

6148155-02-1471610407-650-6898a2519a-1-1471625154

Zgjedh njeriun, me të cilin gjithë problemet tuaja do të zgjidhen

Zgjedh personin që pëlqen ta dëgjojë qeshjen tuaj dhe që do të bënte çmos për ta dëgjuar sa më shpesh

Zgjedh personin, i cili i mbështet madje edhe veprimet tuaja më të papritura

Personin me të cilin ndihesh e lirë dhe nga i cili nuk dëshiron të largohesh kurrë

Personin, i cili të pranon saktësisht ashtu siç je

Atë i cili të bën të dëshirosh që të bëhesh person më i mirë

Atë i cili dëshiron që ti të bëhesh nëna e fëmijëve të tij

Ai i cili përpiqet të të mbrojë nga të gjitha gjërat e pakëndshme në jetë

Ai i cili i lë punët anash vetëm për t'i dëgjuar mendimet tuaja

Ai me të cilin ju ndiheni plotësisht të sigurt

Ai i cili gjithmonë do të jetë në ekipin tuaj

Ai me të cilin jo vetëm që mund të bisedoni, por edhe të rrini të heshtur

Në këtë rast, do të jetoni një jetë të lumtur së bashku

 

 

 

Edhe Struga mund të përmbytet nga shiu

Posted: 20 Aug 2016 12:17 PM PDT

Banorët e fshatrave të Dologozhdës dhe Livadhisë frikësohen se reshjet e shiut mund të shkaktojnë përmbytje të këtij rajoni, ngjashëm si që ndodhi edhe në Shkup.

Ata thonë se kanali i papastruar 5 kilometërsh, i ndërtuar në vitet e pesëdhjeta, nuk është pastruar asnjëherë. Një situatë e rrezikshme është krijuar në vitin 2010, kur nga reshjet thuajse janë përmbytur shtëpitë e këtyre fshatrave.

Banorët kërkojnë nga institucionet që të ndërmerren masa, në mënyrë që të pengohet një përmbytje si ajo e rajoneve të Shkupit./Alsat

Ekspertiza mjeko-ligjore ka provuar se Guri Përgjegji ka përdhunuar vajzën e tij 15-vjeçare

Posted: 20 Aug 2016 12:17 PM PDT

Dokumenti që provon inçestin, hedh poshtë pretendimet e Përgjegjit që mohonte të kishte dhunuar seksualisht vajzën e tij të mitur, në fshatin Kastriot të Dibrës. Ai u ka thënë hetuesve se gjithçka është sajuar nga vajza dhe njerka e saj, me qëllim burgosjen e tij.

Vetë e mitura ka dhënë të njëjtën dëshmi. Ajo u tha hetuesve se kur po kthehej nga pazari me babain, ai i kishte thënë shoferit të mos ndalonte në vendin ku zbrisnin zakonisht, por më përpara. Kur vajza e ka pyetur përse, i ka thënë se e dinte ai atë punë. Sapo janë futur në një zonë të pyllëzuar, e ka përdhunuar.

Vajza i tha grupit hetimor, se shenja të përdhunimit mund të gjenin në rrobat që ajo mbante atë ditë, dhe rrobat janë dërguar në laborator për ekzaminim.

Edhe njerka e saj, gruaja e dytë e Guri Përgjegjit, me të cilin ka një fëmijë 3 vjeç, ka dëshmuar se ai e ngacmonte shpeshherë seksualisht të bijën, duke e prekur në vende intime dhe i thoshte se ajo do të bëhej prostitutë, edhe në prani të personave të tjerë./Tv Klan

Armina Mevlani: Nuk kam qenë asnjëherë e varfër

Posted: 20 Aug 2016 11:52 AM PDT

Armina Mevlani i është kthyer edhe një herë tjetër temës së pasurimit të saj.

Nisur nga komentet e bëra ditët e fundit se modelja e ka gjithë famën prej bashkëjetesës me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha, Armina ka tentuar tu japë fund këtyre komenteve.

"Ne kemi qenë një familje normale, prindërit e mi bënin punë të ndershme dhe kanë qenë të suksesshëm në sferat e tyre. Jeta ime ndryshoi në vitin që u shkëputa prej tyre dhe fillova punë në një revistë mode, pasi doja të isha e pavarur ekonomikisht. Po atë vit firmosa kontratën me "Birra Tirana", e cila u vlerësua me një shumë të majme. Shkëlzeni erdhi në jetën time vite më pas dhe sigurisht që edhe ai, si partner, më mbështet çdo ditë në punën time", – tregon Armina, shkruan lapsi.al

Ajo thotë se: "Të jesh e varfër nuk është antivlerë, megjithatë nuk kam qenë dhe nuk jam ndjerë kurrë e tillë.

15 baballarë që janë “zbukuruar” nga vajzat e tyre (Foto)

Posted: 20 Aug 2016 11:42 AM PDT

Nuk ka asgjë që baballarët e dashur nuk do të bënin për princeshat e tyre të vogla. Ata madje do të ecnin rreth e rrotull me fjongo rozë të ngjitura në mjekra të tyre.

Klan Kosova ju sjell disa prej tyre:

209755-600-1451327558-dZGNUy-f_x8 209805-600-1451327558-PVNrGOKEKL0 209955-600-1451327558-1 210055-600-1451327558-2 210155-600-1451327558-Us6Cu1I1IQI 210205-600-1451327558-what-parenting-really-looks-like-43__605 210255-600-1451327558-11503860-R3L8T8D-600-awesome-dads-fatherhood-1-1 210305-600-1451327558-11503660-R3L8T8D-600-awesome-dad-fatherhood-moments-11__605 210405-600-1451327558-11503310-R3L8T8D-600-awesome-dad-fatherhood-moments-2__605 210455-600-1451327558-119852806_4497432_ndetki_655 210505-600-1451327558-1219751761485 210555-600-1451327558-xRaxBiz0jwI 210605-600-1451327558-YRflC58rT5M

 

Gjenden trupat e dy të rinjve të mbytur në fshatin Qatrom (Video)

Posted: 20 Aug 2016 11:20 AM PDT

Në fshatin Qatrom të Korçës pjesëtarë të RENEA-s kanë bërë të mundur gjetjen e trupave të pajetë të dy të rinjve, të cilët mbrëmjen e së premtes ishin futur në ujërat e rezervuarit, por pa mundur që të dalin dot nga andej, njofton Klan Kosova.

 

Dijar Xhema merr masën ‘shtrim i detyruar në psikiatri’ (Video)

Posted: 20 Aug 2016 11:18 AM PDT

Kosovari Dijar Xhema, që katër ditë më parë tentoi të marrë peng tre persona në Vlorë nën thirrjet Allahu Ekber, për gjykatën e krimeve ka kryer veprime prej një të sëmuri mendor e jo të një terroristi.

Me këtë konkluzion gjykata për 29-vjeçarin Xhema dha masën 'shtrim të detyruar në psikiatri', njofton Klan Kosova.

 

Telashe me shtrimin e rrugës në Veternik (Video)

Posted: 20 Aug 2016 11:16 AM PDT

Disa banorë të një rruge në Veternik kanë telashe.

Atje komuna shumë shpejt do të nis shtrimin e saj me kubëza, por banorët po kërkojnë që paraprakisht t'u ndërrohen edhe gypat e ujësjellësit, njofton Klan Kosova.

Për më shumë ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur nga gazetarja Dafina Jegeni.

 

Trafot kanë zënë trotuarin në Kolovicë (VIDEO)

Posted: 20 Aug 2016 11:14 AM PDT

KEDS nisi ndërrimin e disa pajisjeve energjetike në Kolovicë.

Trafo të vogla sollën edhe disa telashe për banorët, pasi disa nga to u vendosen ne rrugë.

Për këtë në KEDS thanë se kanë marr leje paraprakisht nga komuna.

Për më shumë, shikojeni kronikën e përgatitur nga Enis Reçica.

 

Betohen 34 amerikanë që do të punojnë vullnetarisht për dy vjet në Kosovë (VIDEO)

Posted: 20 Aug 2016 11:12 AM PDT

Për t’i ndihmuar Kosovës sot u betuan 34 amerikanë që do të punojnë në kuadër të Korpusit të Paqes.

Ata do të qëndrojnë për dy vjet në Kosovë dhe do ta japin mësim në gjuhën angleze si dhe do të ndihmojnë komunitetin.

Kronika e përgatitur nga Rejhane Selimi, iu sjell më shumë detaje.

Në Merdarë mërgimtarët presin deri në 6 orë (VIDEO)

Posted: 20 Aug 2016 11:03 AM PDT

Kolona kilometërshe me njerëz të mërzitur duke pritur në vetura deri në 6 orë.

Kjo është pamja e vendkalimit kufitar me Serbinë në Merdare.

Më së shumti po vuajnë fëmijët, kryesisht të mërgimtarëve, që po kthehen nga Kosova ku kaluan pushimet. Policia po thotë se kanë shtuar kapacitetet, ndërkaq fajësojnë kolegët serb për tollovinë

Për më shumë, shikojeni kronikën e përgatitur nga Vullnet Krasniqi.

 

Rrethi i njerëzve të lumtur, lehtëson depresionin

Posted: 20 Aug 2016 11:00 AM PDT

Lumturia rezulton të jetë fakt për të lehtësuar depresionin.

Një studim ka gjetur se të jesh i rrethuar me njerëz pozitiv dhe të lumtur, mund t’ju ndihmoj të jeni të lumtur edhe me veten, përcjellë Klan Kosova.

Një ekip në Universitetin e Mançesterit dhe Universiteti Warwick ka shikuar në më shumë se 2.000 të rinj në një rrjet të nxënësve të shkollave të mesme në Shtetet e Bashkuara për të parë se si disponimi i tyre ka ndikuar te njëri-tjetri.

Gjatë një periudhe gjashtë deri 12 muaj, një person në depresion mund të ketë të dyfishtë shanset e tij për t’u shëruar në qoftë se ai ka një grup miqësh të lumtur.

Mënyrat se si duhet t’i mbajmë flokët gjatë pushimeve

Posted: 20 Aug 2016 11:00 AM PDT

Pushimet mirëpriten nga të gjithë dhe dashje pa dashje na largojnë nga qendrimi serioz apo kujdesi maksimal për veten.

Relaks, det, libra, sporte të ndryshme, por më tej dhe shëtitje në vendin që kemi preferuar të kalojmë pushimet.

Femrat gjithnjë shqetësohen për flokët e tyre në stinën e verës, pasi plazhi ose dielli i fortë dëmton pamjen e tye ndaj kërkohet kujdes për t'i mbajtur ato në formë.

Në të tilla kohëra pushimesh sugjerohet që të përdoren locione apo shkëlqyes të ndryshëm me faktorë mbrojtës për flokët në mënyrë që kjo pjesë mos të shndërrohet në stres. Megjithatë një artikull i "The independent", këshillon që flokët përgjatë pushimeve të mbahen topuz ose të çrregullta, shkruan tvklan. Këto dy mënyra ju bëjnë të kuptoni edhe njëherë që po shijoni pushimet siç duhet.

Flokët e shtrira nuk janë aspak zgjedhje e mirë, pasi nga i nxehti do të marrin forma të padëshiruara dhe do t'ju prishin pamjen.

Tom Holland viziton spitalin e fëmijëve i veshur si Spider-Man!

Posted: 20 Aug 2016 11:00 AM PDT

Tom Holland ka ndaluar në spital të fëmijëve të enjten, në Atlanta, Georgia.

Aktori 20 vjeçar mori pushim nga xhirimet e ardhshme të "Spider Man:Homecoming" për të vizituar fëmijët dhe stafin në spitalin e fëmijëve "Henrietta Egleston", madje i veshur si super-heroi i famshëm, transmeton Klan Kosova.

Tom bisedoi me stafin dhe prindërit dhe ka pozuar me fëmijët e të gjitha moshave.

Aktori postoi një fotografi në llogarinë  e tij në Instagram duke falënderuar spitalin dhe duke i uruar të gjithë fëmijët për kthim të shpejtë në shtëpi.

So precious.

A photo posted by ✌️ (@tomholland2013) on

 

Kreu vepra të turpshme ndaj të miturës, arrestohet 40-vjeçari

Posted: 20 Aug 2016 10:37 AM PDT

Një 40-vjeçar ka rënë në pranga të policisë, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj një vajze të mitur.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës, bëjnë me dije se është arrestuar Nosh Gjoni, 40 vjeç, banues në fshatin Pulaj, Velipojë, shkruan tvklan.

Sipas të njëjtave burime , ky i fundit dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj të miturës me iniciale  A.K, 7 vjeçe.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Vepra të turpshme me të mitur”.

KFOR-i përfundon me sukses asistimin në zonat e përmbytura në Shkup

Posted: 20 Aug 2016 10:04 AM PDT

Ka përfunduar asistimi i specialistëve të inxhinierisë dhe transportit të KFOR-it, në zonën e Shkupit, aty edhe ku ndodhën përmbytjet e fundit.

Sipas njoftimit, thuhet se, specialistë të inxhinierisë dhe transportit të KFOR-it, të vendosur në periferi të Shkupit në asistimin e autoriteteve të Maqedonisë për shkak të përmbytjeve të fundit dramatike, u kthyen në bazën e KFOR-it në Prizren, ku u vlerësuan nga Komandanti i Forcës së Kosovës, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta.

Miglietta shprehu vlerësimin e tij për profesionalizmin shumë të lartë dhe gatishmërinë e treguar nga i gjithë stafi duke vepruar në vend të ngjarjes dhe selinë e KFOR-it, për qëllime të koordinimit dhe planifikimit.

Pajisjet inxhinierike të KFOR-it kanë përfshirë mjete të shumta inxhinierike të bartjes së peshave te rënda, të tilla si ngarkues, ekskavatorë dhe kamionë shkarkues nga kontingjentet zvicerane dhe austriake të KFOR-it.

Gjatë më shumë se një jave të aktivitetit të pa ndalur në terren, specialistët e KFOR-it kanë hequr rreth 1000 m³ të mbeturinave dhe kanë pastruar rrugën e caktuar duke u përfshirë drejtpërdrejtë në rivendosjen e lëvizjes dhe lidhjes ndërmjet fshatrave në afërsi të Shkupit, të dëmtuara pas shirave me rrebesh dhe përmbytjeve më 6 gusht 2016.

"Pjesëtaret e motivuar të shërbimeve të KFOR-it të ka punuar gjatë ditës dhe natës dhe përpjekjet e tyre janë vlerësuar shumë lartë nga autoritetet lokale dhe popullata nëpër fshatrat e prekura rëndë nga pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore", thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i ka pasur mundësinë të reagojë menjëherë dhe të ofrojë ndihmë për popullatën lokale. Kjo konfirmon gatishmërinë si dhe aftësinë operacionale të KFOR-it për të ndërhyrë në mënyrë të shpejtë në operacione të tilla të ndihmave emergjente.

"Misioni mbështetës i KFOR-it i ndihmave në raste të fatkeqësive është plotësisht në përputhje me misionin e deklaruar e KFOR-it për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe sigurinë brenda rajonit të Ballkanit", thuhet në komunikatën e KFOR-it.

unnamed unnamed (1)

 

Idris Elba zbulon dëshirat e tij për të ardhmen

Posted: 20 Aug 2016 10:00 AM PDT

Aktori 48 vjeçar, Idris Elba kohën e fundit zbuloi disa fakte qesharake për veten e tij, duke përfshirë edhe se në çfarë lloji të projekteve dëshiron që të përfshihet në të ardhmen!

"Unë dua të jem në kategorinë e komedive, sepse unë jam gazmor", ka thënë ai për Us Weekly, transmeton Klan Kosova.

Ai më pas shtoi: "Unë dua që të punoj me Denzel Washington një ditë. Ai është heroi im".

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more