INSAJDERI: “Thaçi: Incidenti në Mushtisht, krejtësisht i panevojshëm dhe i papranueshëm” plus 19 more
INSAJDERI: “Thaçi: Incidenti në Mushtisht, krejtësisht i panevojshëm dhe i papranueshëm” plus 19 more |
- Thaçi: Incidenti në Mushtisht, krejtësisht i panevojshëm dhe i papranueshëm
- Çfarë i kërkoi Nënë Tereza presidentit Ramiz Alia
- BE reagon për incidentin në Mushtisht
- Arratiset një i pandehur, Ministria e Drejtësisë suspendon katër punonjës në Lipjan
- Mediet evropiane e pasqyrojnë kështu vizitën e parealizuar të serbëve në Mushtisht
- Pal Lekaj akuzon Thaçin se i krahasoi shqiptarët me “terroristët”
- Fotografi të rralla të Egjiptit të lashtë
- Bombardohet aeroporti i Dijarbakirit në Turqi
- Turqia heq ndalesën e bartjes së shamisë nga policet
- Rritje e lartë e numrit të personave të prekur me kancer
- Turqia ka nisur sulmet ajrore kundër kurdëve
- Koci: Deri në frymën e fundit do të kërkojmë drejtësi për viktimat
- Veseli: Plagët e Mushtishtit janë të rënda
- Gjuriq ekzagjeron situatën e sotme në Mushtisht
- Ymeri: Dënoj ndërhyrjen brutale të policisë ndaj protestuesve në Mushtisht
- Policia: 24 protestues të arrestuar, katër policë të lënduar
- Jevtiq: Mushtishti tregoi se serbët nuk janë të mirëseardhur
- Hoti: Protesta në Mushtisht, e drejtë, por duhet të jetë paqësore
- Gjinden dy femra pa shenja jete
- Gjermania këtë vit pret 300 mijë refugjatë
Thaçi: Incidenti në Mushtisht, krejtësisht i panevojshëm dhe i papranueshëm Posted: 28 Aug 2016 09:39 AM PDT Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se janë të papranueshme skenat që janë parë të dielën në fshatin Mushtisht, në të cilin u organizua një protestë nga fshatarët e Mushtishtit me qëllim ndalimin e katër autobusëve me qytetarë serbë që dëshironin të vizitonin fshatin. "Janë krejtësisht të panevojshme dhe të papranueshme skenat nga fshati Mushtisht", është shprehur presidenti Thaçi, i cili ka shtuar se "këto veprime nuk janë as në interes të Kosovës dhe të qytetarëve të saj". I pari i vendit ka thënë se të gjithë kanë të drejtë të kthehen në vendin e tyre të origjinës, në pronën e tyre. "Kjo vlen për çdo qytetar të Kosovës, pa dallim etnie", tha Thaçi, duke bërë thirrje që të gjithë të respektojnë këtë të drejtë. "Çështja e të zhdukurve, e të zhvendosurve, e pronave të uzurpuara janë plagë të hapura nga lufta. Duhet t'i mbyllim sa më parë këto plagë dhe të kthehemi nga e ardhmja", ka thënë Thaçi. /Insajderi.com The post Thaçi: Incidenti në Mushtisht, krejtësisht i panevojshëm dhe i papranueshëm appeared first on INSAJDERI. |
Çfarë i kërkoi Nënë Tereza presidentit Ramiz Alia Posted: 28 Aug 2016 09:07 AM PDT Është publikuar letra e humanistes shqiptare dërguar ish-presidentit të Shqipërisë, në vitin 1989. Profesori, Përparim Kabo ka postuar sot në profilin e tij në Facebook, kopjen e letrës së Nënë Terezës, drejtuar ish presidentit të vendit, Ramizë Alisë ku dhe i shpreh disa kërkesa. "Letra e Nene Terezës drejtuar Ramiz Alise…me shkrim dore prej dorës se saj", shkruan Kabo në profilin e tij në Facebook, njofton kultplus. Nënë Tereza i drejtohet presidentit Ramiz Alia pas vizitës disaditore që kishte bërë në Shqipëri ku ajo tregon dashurinë e madhe dhe popullin shqiptar. "Pas shumë vjet lutjesh dhe dëshire për të vizituar vendin tim (…), më në fund i miri Zot ma dha këtë dhuratë të bukur të shoh popullin tim",shkruan Nënë Tereza e cila i shpreh dëshirën Presidentit të Shqipërisë, që të sjellë në Shqipëri motrat e saj, Misionaret e Bamirësisë, të cilat ndodheshin në shumë vende të ndryshme të botës. "kjo e jona nuk është çështje biznesi, as politike", kishte theksuar ajo duke rikujtuar kështu përkushtimin e saj për t'u ndihmuar "pleqve, të vetmuarve dhe atyre që u mungon dashuria". Menjëherë pas kësaj letre pason përgjigjja e presidentit Ramiz Alia, i cili më 2 shtator 1989 i shkruan Nënës Terezë me një ton dashamirës duke i kujtuar se "Njerëzit tanë njohën nga afër bashkatdhetaren e tyre fisnike që u ka dhënë 'besën' të varfërve", gjë që për kohën kur u shkrua letra ishte një përgjigje shumë domethënëse. Por, përgjigjja e tij ishte refuzuese për pranimin e "Misionareve të Bamirësisë" në Shqipërinë e asaj kohe. /Insajderi.com
The post Çfarë i kërkoi Nënë Tereza presidentit Ramiz Alia appeared first on INSAJDERI. |
BE reagon për incidentin në Mushtisht Posted: 28 Aug 2016 08:34 AM PDT Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka shpreh shqetësim rreth incidentit në Mushtisht sot duke thënë se i respekton plagët e luftës, por respekti për të drejtën e kthimit të serbëve është i nevojshëm për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë "BE-ja në Kosovë shpreh shqetësim rreth incidentit sot në Mushtisht dhe lavdëron policinë për parandalimin e lëndimeve dhe dëme materiale. Ne i kuptojmë plagët e luftës, por respekti për të drejtën e kthimit të serbëve, është i nevojshëm për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë", shkruan Zyra e BE-së në Kosovë. Sot paradite katër autobusë me qytetarë serbë nuk janë lejuar të kalojnë rrugën për të hyrë fshatin Mushtisht, pas një proteste të organizuar nga fshatarët e Mushtishtit. /Insajderi.com The post BE reagon për incidentin në Mushtisht appeared first on INSAJDERI. |
Arratiset një i pandehur, Ministria e Drejtësisë suspendon katër punonjës në Lipjan Posted: 28 Aug 2016 08:29 AM PDT Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka suspenduar nga puna dy mbikëqyrës – njëri prej tyre mbikëqyrës i lartë dhe dy oficerë, pas arratisjes së një të paraburgosuri nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan të shtunën. "Pas kryerjes se inspektimeve preliminare, SHKK ka ndërmarr hapa urgjent duke suspenduar nga puna një mbikëqyrës të lart, një mbikëqyrës dhe dy oficer. Këto janë masat e marra deri në përfundim tëhetimeve përfundimtare", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Shërbimit Korrektues të Kosovës. I arratisuri, i identifikuar si Labinot Bellagoshi, i pandehur për vjedhje dhe grabitje, është arratisur të shtunën në mëngjes nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan. SHKK po ashtu ka njoftuar se është duke inspektuar në vendin e ngjarjes rrethanat e arratisjes. /Insajderi.com The post Arratiset një i pandehur, Ministria e Drejtësisë suspendon katër punonjës në Lipjan appeared first on INSAJDERI. |
Mediet evropiane e pasqyrojnë kështu vizitën e parealizuar të serbëve në Mushtisht Posted: 28 Aug 2016 08:16 AM PDT Mediet e njohura të Evropës kanë raportuar për vizitën e parealizuar të disa qytetarëve serbë në Mushtisht të Suharekës sot paradite, pas protestës së organizuar nga një grup i qytetarëve së zonës, të cilët e bllokuan rrugën. Siç ka raportuar sot Insajderi, katër autobusë me qytetarë serbë synonin të mbërrinin në orën 12:00 në fshatin Mushtisht të Kosovës, pasi që në këtë kohë e kishin paralajmëruar mbajtjen e meshës në manastirin që është në krye të fshatit në të cilin banonin para luftës së Kosovës në vitin 1998/99. Megjithatë, ata nuk e realizuan vizitën e tyre, për shkak të protestave të organizuara në rrugën që dërgon drejt fshatit, me qëllim bllokimin e autobusëve me qytetarët serbë, raporton Insajderi. Nga mediet austriake deri tek ato spanjolle raportuan për këtë ngjarje. Shumica prej tyre u fokusuan në protestën e organizuar nga një grup i qytetarëve të fshatit Mushtisht. Mediumi i njohur austriak, ORF i vë theks të veçantë protestës së organizuar nga qytetarët e Mushtishtit, dhe shkruan se gjatë kësaj proteste kishte edhe "flamuj të UCK-së". "Kishte flamuj të UCK-së gjatë vizitës së serbëve. Fshatarët shqiptarë akuzojnë serbët se kanë kryer krime lufte gjatë luftës në Kosovë dhe se duan ta ndalojnë vizitën e tyre në fshat", shkruan mes tjerash ORF, raporton Insajderi. Edhe mediumi tjetër nga Austria, Der Standart, ka shkruar për protestën dhe vizitën e parealizuar të qytetarëve serbë në Mushtisht. Der Standart thotë se "kishte dhunë në Mushtisht." Ndërkaq, në Spanjë, gazeta e njohur El Diario është fokusuar tek mosmbajtja e meshës dhe ceremonisë fetare – ortodokse, në fshatin Mushtisht të Kosovës, e cila sipas tyre ka shkaktuar trazira në Kosovë. " Trazira për shkak të një ceremonie ortodokse serbe në Kosovë", shkruan në titull gazeta eldiario.es, njofton Insajderi. Në protestën e organizuar sot nga qytetarët e Mushtishtit të Suharekës kundër kthimit të serbëve në këtë fshat, nuk ka shkuar edhe aq qetë. Policia e Kosovës ka raportuar për të lënduar për shkak të gazit lotësjellës që u përdor nga ana e tyre. /Insajderi.com
The post Mediet evropiane e pasqyrojnë kështu vizitën e parealizuar të serbëve në Mushtisht appeared first on INSAJDERI. |
Pal Lekaj akuzon Thaçin se i krahasoi shqiptarët me “terroristët” Posted: 28 Aug 2016 07:27 AM PDT Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka akuzuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi se ka bërë veprime të gabuara kur ka vendosur të shkonte nëpër memorialet e serbëve të vrarë në Kosovë. Lekaj ka thënë se në vend se të shkonte të varret e serbëve është dashur të kërkojë rikthimin e 1000 trupave të pagjetur të shqiptarëve të Kosovës. "Presidenti, në vend që të përkulet para memorialëve ku akuzohen shqiptarët si “terrorist” është mirë që të kërkojë nga Serbia të tregojnë ose t’i kthejnë trupat edhe të mbi 1000 të zhdukurve. Nuk mund të ketë paqe të njëanshme dhe të bësh kërkim falje pse ke qenë viktimë. Ata që i kanë shkaktuar vuajtjet duhet ta bëjnë një gjë të tillë", ka thënë Lekaj, në një reagim në Facebook. Ky reagim i anëtarit të Kryesisë së AAK-së vjen pas protestave të sotme në fshatin Mushtisht të Suharekës ku banorët kanë kundërshtuar kthimin e serbeve në këtë fshat. Edhe në këtë rast, Pal Lekaj u ka dhënë të drejtë banorëve derisa fajin e ka hedhur te qeveria e Kosovës, njofton Insajderi. "Pamjet e dhunës policore ndaj njerëzve të Mushtishtit, janë të papranueshme. Fshataret e kanë treguar me kohë që nuk i duan serbët në atë fshat pa u bërë drejtësia për masakrat që kanë ndodh aty. Nuk mundesh edhe të jesh “xhelati” edhe të kthehesh në vendin e krimit sikur nuk ka ndodhur asgjë. Qeveria e Kosovës, është dashtë që më kohë të marrë masat e kjartesimit të situatës atje. Mos u shkaktoni plagë të reja njerëzve të Mushtishtit dhe të mbarë Kosovës", ka shtuar ai. "Kërkim falje dhe drejtësi për mijëra viktimat e luftës!", ka kërkuar Lekaj. /Insajderi.com The post Pal Lekaj akuzon Thaçin se i krahasoi shqiptarët me "terroristët" appeared first on INSAJDERI. |
Fotografi të rralla të Egjiptit të lashtë Posted: 28 Aug 2016 07:03 AM PDT Ka dalë në shitje koleksioni i rrallë që përmban fotografi bardh e zi, që e tregojnë Egjiptin e lashtë se si dukej para 170 vitesh. Imazhet që e përfshijnë Sfinksin, Piramidën dhe statujat e Asvanë, janë bërë nga Maxime Du Camp, djali i një kirurgu të pasur nga Franca, shkruan Telegrafi. Pamjet që ai i ka fiksuar gjatë viteve 1849 – 1851, tregojnë kohën më të hershme të turistëve, që e kanë vizituar këtë vend. Në fakt, kjo nuk ishte vetëm një shëtitje, por më shumë një sfidë për të fotografuar objektet e lashta. Du Camp ka bartur më vete aparatin e rëndë nëpër rërën e nxehtë, në mënyrë që të kap këto pamje, të cilat do t'ia tregonte më pas familjarëve dhe miqve.
The post Fotografi të rralla të Egjiptit të lashtë appeared first on INSAJDERI. |
Bombardohet aeroporti i Dijarbakirit në Turqi Posted: 28 Aug 2016 06:48 AM PDT Raketat e lëshuara, sipas gjasave, prej militantëve kurdë, drejt aeroportit të qytetit kryesor të juglindjes së Turqisë, Dijarbakir, kanë detyruar pasagjerë e pjesëtarë të stafit të vrapojnë për të shpëtuar kokën. Megjithatë, raporte për viktima nuk ka, ndërsa ngjarja nuk ka shkaktuar pezullim të fluturimeve. Militantët kurdë e kanë kthyer Dijarbakirin në qendër të rebelimit të tyre 3-dekadësh. Sulmi i fundit erdhi pak ditë pas nisjes së inkursionit ushtarak turk në Siri, qëllimi i të cilit është zmbrapsja e militantëve të Shtetit Islamik, por edhe bllokimi i përpjekjeve të kurdëve për të fituar territoret që mbeten pa kontroll pas tërheqjes së militantëve, raporton Top Channel. Ofensiva përtej kufirit shënoi edhe viktimën e parë në anën e turqve, një ushtar i vrarë kur luftëtarët kurdë mësynë e shkatërruan, siç thonë, tre tanke të forcave të Ankarasë. The post Bombardohet aeroporti i Dijarbakirit në Turqi appeared first on INSAJDERI. |
Turqia heq ndalesën e bartjes së shamisë nga policet Posted: 28 Aug 2016 05:59 AM PDT Qeveria turke ka hequr ndalimin e bartjes së shamisë nga zyrtaret policore. Ky vendim është publikuar sot në gazetën zyrtare të Qeverisë turke. Sipas këtij vendimi, policet mund të bartin shami koke nën kapelë ose beretën e tyre për aq kohë sa shamia ka ngjyrën e njëjtë me uniformën e policisë. Ndalimi për të mbajtur shamitë nga pjesëtaret e shërbimit publik, u prezantua në Turqi, pas grusht shtetit të vitit 1980. Sekularistët turq konsiderojnë se shamia është një simbol i konservatorizmit fetar në shtetin që zyrtarisht është laik, shkruan rel. Partia AKP, që një kohë të gjatë ka bërë thirrje që të hiqet kjo ndalesë. Ndalesa për bartjen e shamisë në universitetet turke ishte hequr në vitin 2010, ndërkaq më 2013 u hoq edhe nga shërbimet civile. The post Turqia heq ndalesën e bartjes së shamisë nga policet appeared first on INSAJDERI. |
Rritje e lartë e numrit të personave të prekur me kancer Posted: 28 Aug 2016 05:57 AM PDT Në Kosovë, në 7-mujorin e parë të këtij vitit, janë paraqitur 690 raste të reja me kancer. Drejtori i Institutit Onkologjik, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ekrem Hyseni, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se ndonëse ka frekuencë të madhe në këtë institut, kushtet e trajtimit dhe mbulueshmëria me barna, është stabile. "Aparaturat gjatë gjithë kohës ka qenë në funksion, ndërkohë që mjekimi që është ofruar, është ofruar me gjitha modalitetet, duke përfshirë kimioterapinë dhe radioterapinë. Gjithashtu, lista e pritjes është shumë e shkurtër". "Ajo që vlen të thuhet është se shërbimet me kimioterapi u janë ofruar edhe pacientëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci. Furnizimi ka qenë stabil gjatë gjithë vitit. Rritja e raportimit të rasteve është shprehur, derisa numri i të prekurve me kancer nga viti në vit është pothuajse i njëjtë", ka bërë të ditur Hyseni. Ndërkaq, Arben Bislimi, nga Shoqata e Onkologëve të Kosovës ka bërë të ditur se kanceri i gjirit është patologjia që po shënon rritje. Andaj, siç thotë ai, si Shoqatë e Onkologëve do të marrin një iniciativë nga muaji shtator që të ketë ligjërata vetëdijesuese nëpër komuna, lidhur me këtë sëmundje. "Duke krahasuar vitin 2015 me këtë vit, duke u referuar në të dhëna të Institutit Onkologjik, ka rritje, ku numri i rasteve të reja me kancer të gjirit është 585. Sipas kësaj shifre, po na del se deri në fundvit do të kemi më tepër se 1100 raste të reja. Pra, kanceri i gjirit po dominon si patologji". "Ne, si Shoqatë e Onkologëve të Kosovës, aktivitetet tona pretendojmë t'i kemi më aktive nga shtatori, ku do të fillojmë me ligjërata nëpër disa komuna dhe besoj sedo të reflektojmë" , ka thënë Bisimi. Ai ka shtuar se janë duke shqyrtuar mundësinë e ofrimit të shërbimeve 24 orë në Institutin e Onkologjisë. "Në muajin shtator, gjithashtu, po pretendojmë të fillojmë me shërbime 24 orëshe. Kjo do të jetë risi dhe do të jetë një e mirë për pacientët tanë", ka theksuar Bislimi. Zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë, tashmë kanë tërhequr vërejtjen se me një kujdes më të madh të njerëzve, sëmundja e kancerit edhe mund të parandalohet në shumë mënyra. Ata thonë se janë disa faktorë që do të mund të ndikonin pozitivisht në parandalimin e sëmundjes së kancerit, si mostymosja e duhanit, pasi që një ndër shkaktarët e sëmundjes së kancerit të mushkërive, shkaktohet pikërisht nga tymosja. Por, janë edhe kontrollet e rregullta mjekësore dhe zbulimi i hershëm që i rrisin shanset për trajtim më të mirë dhe më të lehtë.(REL) The post Rritje e lartë e numrit të personave të prekur me kancer appeared first on INSAJDERI. |
Turqia ka nisur sulmet ajrore kundër kurdëve Posted: 28 Aug 2016 05:26 AM PDT Turqia ka filluar sulmet ajrore kundër luftëtarëve kurdë. Këto sulme janë në kuadër të ofensivës ushtarake në veri të Sirisë. Ankaraja zyrtare njofton se luftimet në veri të Sirisë, në mes të trupave turke dhe luftëtarëve kurdë të Sirisë YPG, janë intensifikuar. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar sot se nga sulmet ajrore janë vrarë 20 civilë në veri të Sirisë. Turqia po lufton kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe YPG-së, që prej se ka filluar ofensivën ushtarake në Siri më 23 gusht. Edhe pse grupi YPG po lufton kundër IS-it, Turqia thotë se dëshiron të ndalojë që ky grup të fitojë territor përgjatë kufirit turk. Ankaraja e cilëson YPG-në si zgjatje të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. Turqia dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar YPG-në që të qëndrojë në lindje të Lumit Eufrat, me qëllim që të parandalohen luftimet e mundshme me trupat turke./rel. The post Turqia ka nisur sulmet ajrore kundër kurdëve appeared first on INSAJDERI. |
Koci: Deri në frymën e fundit do të kërkojmë drejtësi për viktimat Posted: 28 Aug 2016 05:21 AM PDT Avokati Arianit Koci ka thënë se "banorët e Mushtishtit kanë plotësisht të drejtë të protestojnë të qetë, për shkak se kriminelët serbë kanë kryer shumë krime në atë fshat, por edhe gjithandej Kosovës", duke shtuar se plagët janë ende të hapura. "Por, mos të harrojmë, ka serb të atij fshati dhe anekënd Kosovës që nuk kanë kryer krime. Nuk duhet dhe nuk kemi të drejtë t'i ndalim të pafajshmit, që të kthehen në shtëpitë e veta. Jemi popull fisnik dhe shpirtgjerë", ka shkruar avokati Koci në llogarinë e tij në Facebook. "Kjo është arsyeja pse në luftën e fundit na ka ndihmuar krejt bota demokratike, duke i bombarduar kriminelët serbë", ka shtuar Koci. Sidoqoftë, për krimet e kryer në Kosovë, ka thënë ai, nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi. "Deri në frymën e fundit!", ka thënë Koci. Sa i përket kërkim-faljes, sipas tij, ajo është e mirëseardhur dhe e domosdoshme. Nëse pak janë të vetëdijshëm serbet, ka shtuar avokati, kërkim-faljen duhen ta bëjnë sa më shpejtë. "Po ju rrin si barrë e rëndë! Sidoqoftë, kërkimfalja duhet të jetë e paimponuar dhe e sinqertë. Deri atëherë, çdo person në Kosovë duhet të jetoj dhe lëviz lirshëm", vlerëson avokati Arianit Koci./Insajderi.com The post Koci: Deri në frymën e fundit do të kërkojmë drejtësi për viktimat appeared first on INSAJDERI. |
Veseli: Plagët e Mushtishtit janë të rënda Posted: 28 Aug 2016 04:52 AM PDT Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se "zhvillimet e sotme në fshatin Mushtisht nuk i duhen Kosovës". "Ato vetëm sa krijojnë mundësinë që të keqpërdoren prej atyre që duan ta pengojnë konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe të krijojnë imazh negativ në botë për vendin tonë", ka thënë Veseli. "Plagët e luftës të Mushtishtit, ashtu si të gjithë Kosovës, janë plagë të rënda që kërkojnë drejtësi, por në çdo rast duhet të bëhet dallimi i domosdoshëm në mes atyre që kanë bërë krime dhe komunitetit serb në Republikën e Kosovës. Përgjegjësia gjithmonë është individuale e institucionale, por jo kolektive", ka shtuar Veseli. "E drejta e praktimit të besimit fetar, liria e lëvizjes, e drejta e kthimit në pronën legjitime, për secilin qytetar, pa dallim përkatësie, janë të drejta themelore në Republikën e Kosovës dhe është obligim ligjor garantimi i tyre", ka përfunduar Veseli./Insajderi.com The post Veseli: Plagët e Mushtishtit janë të rënda appeared first on INSAJDERI. |
Gjuriq ekzagjeron situatën e sotme në Mushtisht Posted: 28 Aug 2016 04:26 AM PDT Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se "shprehja e sotëm e ekstremizmit dhe urrejtjes ndaj popullit serb" në Mushtisht dëshmon se sa është "e ndezshme" gjendja e sigurisë në Kosovë, duke llogaritur edhe një numër të anëtarëve të elitës politike shqiptare të cilët më së shumti ngjallin urrejtje dhe ekstremizëm në Kosovë". "Disa ditë më parë, pasi ekstremistët shqiptarë kanë vendosur një pankartë në të cilën thirrej për urrejtjen e sotme ndaj serbëve, ne kemi paralajmëruar vizitën, dhe nëse sot nuk do të reagonin me kohë autoritetet, nuk do të ishim dëshmitarë të skenave të cilat ngjajnë në ato të masakrës së marsit të vitit 2004", tha Gjuriq./Insajderi.com The post Gjuriq ekzagjeron situatën e sotme në Mushtisht appeared first on INSAJDERI. |
Ymeri: Dënoj ndërhyrjen brutale të policisë ndaj protestuesve në Mushtisht Posted: 28 Aug 2016 04:10 AM PDT Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, e ka dënuar, siç ka thënë ai, intervenimin brutal të Policisë së Kosovës ndaj banorëve të Mushtishtit dhe të Gjakovës gjatë protestës së sotme që u mbajt atje për t'ua pamundësuar serbëve të zhvendosur që ta vizitojnë kishën në këtë fshat. "E dënoj fuqishëm intervenimin brutal të Policisë së Kosovës ndaj banorëve të Mushtishtit dhe të Gjakovës të organizuar në protestë. Banorët e Mushtishtit dhe të Gjakovës kanë plotësisht të drejtë në shqetësimet që po i ngrenë përmes protestës. Kriminelët e luftës të policisë e ushtrisë së Serbisë që vranë, masakruan, dhunuan e shkatërruan jetën e pasurinë e tyre nuk duhet të ecin të lirë nëpër rrugë. Ndërkohë që kthimi i serbëve të Kosovës për të jetuar në vendin e tyre nuk bën të instrumentalizohet nga Serbia për qëllimet e veta koloniale", ka shkruar Ymeri në llogarinë e tij në Facebook. "Serbët e Kosovës duhet të kthehen të jetojnë në vendlindjen e tyre, në pronën e tyre, në fshatin e qytetin e Kosovës ku kanë jetuar më parë. Kjo është e drejtë universale e mirënjohur ndërkombëtarisht që secili e gëzon pa dallim kombësie a feje. Këtu nuk ka dyshim. Por duhet të shihet se kur e kanë fituar këtë pronë dhe si. A është kjo pronësi rezultat i kolonizimit, apo është përfituar pa ndërhyrje koloniale", ka shtuar Ymeri. "Ne as nuk kemi pasur e as nuk kemi problem me serbët, por kemi pasur e kemi problem me Serbinë. Ky kthim i serbëve nuk bën të udhëhiqet nga Serbia, dhe nën kushtet e saj. Banorët e Mushtishtit janë të shqetësuar se kthimi i serbëve në pjesë të caktuara të fshatit ka për qëllim ndarjen e një pjese të Mushtishtit për ta zgjeruar kështu kufirin e 'Zajednicës'. Ngjashëm me kërkesën për komunë të Prilluzhës. Serbia do t'i kthejë serbët aty ku i leverdis planeve koloniale të saj, për t'i shndërruar kështu të kthyerit në instrument politik që ia gërmon bazën Republikës së Kosovës. Serbët duhet të kthehen si qytetarë të barabartë e lojalë ndaj Republikës e jo si subjekte të strukturave paralele të 'Zajednicës'", e ka përfunduar postimin e tij kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri./Insajderi.com The post Ymeri: Dënoj ndërhyrjen brutale të policisë ndaj protestuesve në Mushtisht appeared first on INSAJDERI. |
Policia: 24 protestues të arrestuar, katër policë të lënduar Posted: 28 Aug 2016 03:53 AM PDT Drejtori i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi, ka thënë se gjatë protestës së sotme janë lënduar katër policë, dy prej tyre kanë lëndime të rënda. Ai ka bërë të ditur se 24 protestues i kanë shoqëruar për në mbajtje. Masa e protestuesve janë shpërndarë, sikurse që janë shpërndarë edhe njësitet speciale të policisë së Kosovës, të cilat janë duartrokitur nga qytetarët./Insajderi.com The post Policia: 24 protestues të arrestuar, katër policë të lënduar appeared first on INSAJDERI. |
Jevtiq: Mushtishti tregoi se serbët nuk janë të mirëseardhur Posted: 28 Aug 2016 03:47 AM PDT Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq ka thënë se protesta në Mushtisht është një mesazh se serbët nuk janë të mirëpritur nga banorët e atjeshëm. “Përsëri si në Gjakovë, dikush përdorë të njëjtën recetë që në këtë mënyrë dërgojnë një mesazh se serbët nuk janë të mirëseardhur”, tha Jevtiq, i cili së bashku me serbët do të duhej të marrin pjesë në përkujtimin e Tempullit për të festuar themelimin e kishës së demoluar të "Virgjëreshës së Shenjtë", në Mushtisht, afër Suharekës, njofton B92. "Në vend se sot lajmi të jetë që të zhvendosurit të jenë të lirë që të festojnë festën e tyre, lajmi është se shqiptarët lokalë parandaluan këta njerëz që të vijnë për një ditë", tha ministri Jevtiq, Gjithashtu ai ka shtuar se “në zemër të Evropës në shekullin e 21 nuk lejohen që njerëzit të lëvizin lirshëm dhe ne të komentojnë se si policia e bënë punën e tyre… Sistemi është duke bërë punën e saj, dhe nuk duhet të lejojë për të bërë gjëra të tilla si kjo”, ka thënë Jevtiq./Insajderi.com The post Jevtiq: Mushtishti tregoi se serbët nuk janë të mirëseardhur appeared first on INSAJDERI. |
Hoti: Protesta në Mushtisht, e drejtë, por duhet të jetë paqësore Posted: 28 Aug 2016 03:01 AM PDT Ministri i Financave, Avdullah Hoti, përkrahë protestën në Mushtisht, e cila ka filluar mëngjesin e sotëm. Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se qytetarët në Mushtisht janë duke protestuar me të drejtë, mirëpo protesta e tyre duhet jetë paqësore. "Në Mushtisht me të drejtë protestohet, por protesta duhet të jetë paqësore", ka shkruar ministri Hoti. Ai gjithashtu shton se kjo protestë u tregon edhe miqve të Kosovës se krimet duhet të zbardhen dhe të dënohen sa më shpejt. "Një protestë paqësore u dërgon mesazh të qartë miqve të Kosovës së pavarur se krimet sa më parë duhet të zbardhen, kryesit e krimeve të dënohen dhe të ketë kërkim-falje. Një protestë paqësore na ngritë neve si popull dhe na dallon nga kryesit e krimeve", ka shtuar ai./Insajderi.com The post Hoti: Protesta në Mushtisht, e drejtë, por duhet të jetë paqësore appeared first on INSAJDERI. |
Gjinden dy femra pa shenja jete Posted: 28 Aug 2016 02:50 AM PDT Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj një femër serbe, në fshatin Shtërpce. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dy thika dhe ka arrestuar një të dyshuar femër serbe shtetase e Serbisë, e cila dyshohet se e ka kryer veprën, njofton policia e Kosovës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë, ndërsa e dyshuara dërgohet në mbajtje. Gjithashtu edhe në komunën e Mitrovicës në lumin Sitnica është gjetur pa shenja jete një femër. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe njësiti zjarrfikës të cilët kanë tërhequr trupin e pajetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në Prishtinë./Insajderi.com The post Gjinden dy femra pa shenja jete appeared first on INSAJDERI. |
Gjermania këtë vit pret 300 mijë refugjatë Posted: 28 Aug 2016 02:34 AM PDT Një zyrtar gjerman ka thënë se qeveria pret që këtë vit të arrijnë rreth 250 deri në 300 mijë refugjatë. Frank-Jurergen Weise, shef i Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjat, i ka bërë këto komente në një intervistë për Bild am Sonntag. Termi "refugjat" në Gjermani përdoret për t'iu referuar edhe refugjatëve që pranohen por edhe migrantëve që kërkojnë statusin e refugjatit. Weise gjithashtu ka thënë se Gjermania ka pranuar më pak migratë – shumica kanë ardhur nga Siria, Iraku dhe Afganistani- vitin e kaluar se sa vitet paraprake dhe mendohet se disa janë regjistruar gabimisht nga dy herë dhe të tjerët ishin larguar nga Gjermania. Ai ka thënë se më pak se 1 milion refugjatë kanë ardhur në Gjermani vitin e kaluar.. Weise ka thënë se 70 për qind e migrantëve që kanë ardhur ishin të aftë për punë por shumica prej tyre kishin zgjedhur që të merrnin ndihma sociale nga shteti, deri sa të gjenin një vend pune. Ai shtoi se integrimi i plotë i një numri të madh të refugjatëve do të marrë kohë./rel. The post Gjermania këtë vit pret 300 mijë refugjatë appeared first on INSAJDERI. |
You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: