Skip to main content

INSAJDERI: “Një tjetër britanik i famshëm zgjedhë Shqipërinë për pushime” plus 2 more

INSAJDERI: “Një tjetër britanik i famshëm zgjedhë Shqipërinë për pushime” plus 2 more


Një tjetër britanik i famshëm zgjedhë Shqipërinë për pushime

Posted: 18 Aug 2016 09:58 AM PDT

Një tjetër personazh i famshëm ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të pushuar dhe bëhet fjalë për ish-drejtuesin e programit të famshëm "Top Gear", Jeremy Clarkson.

Gazetari ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në "Instagram", duke postuar një foto nga bregdeti i Sarandës, njofton televizioni shqiptar Top Channel.

"Shqipëri", ka shkruar Clarkson bashkangjitur postimit të tij. Kujtojmë se kjo është hera e dytë që ish-drejtuesi i programit të suksesshëm britanik viziton Shqipërinë.

Javë më parë, edhe ish-kryeministri Tony Blair qëndroi për pushime në Shqipëri.

The post Një tjetër britanik i famshëm zgjedhë Shqipërinë për pushime appeared first on INSAJDERI.

‘Brexit’ nxitë pabarazinë racore në Britani

Posted: 18 Aug 2016 09:51 AM PDT

Minoritetet etnike dhe me ngjyrë në Britaninë e Madhe përballen ende me pabarazi racore në shumë fusha të jetës, përfshirë arsimin dhe shëndetësinë. Komisioni i të Drejtave të Njeriut dhe Barazisë, i cili gjithashtu shqyrtoi fusha si punësimi, strehimi, paga dhe drejtësia, tha se ka zbuluar një panoramë alarmante.

Në raportin e komisionit shkruhet se të diplomuarit me ngjyrë paguhen mesatarisht 23% më pak se të bardhët, ndërsa më shumë minoritete etnike janë të papuna.

David Isaac, kreu i komisionit, tha se raporti zbulon një kombinim të rrezikshëm të krimeve të urrejtjes pas "Brexit" dhe pabarazisë racore e sistematike në afat të gjatë. Ai tha se duhen shtuar përpjekjet për të luftuar pabarazinë racore, përndryshe ndarjet tashmë të dukshme në shoqëri do të thellohen.

“Nëse je një person me ngjyrë apo i përket një minorance etnike në Britaninë moderne, të duket shpesh sikur jeton në një botë tjetër dhe përkatësia në një shoqëri të duket si propagandë", deklaroi Isaac.

Raporti i komisionit thekson se përpjekjet e qeverisë për të luftuar këto fenomene negative kanë qenë të fragmentuara dhe jo të planifikuara mirë.

Sipas këtij organizmi, përgjegjësia për një strategji të plotë në këtë drejtim duhet vendosur në duart e një ministrie në mënyrë që procedurat të organizohen më mirë.

The post 'Brexit' nxitë pabarazinë racore në Britani appeared first on INSAJDERI.

Makinat pa timon pas vetëm pesë viteve

Posted: 18 Aug 2016 09:38 AM PDT

Makinat e autopilotuara janë e ardhmja e këtij sektori dhe kur thuhet e ardhmja, nuk bëhet fjalë për shumë larg.

Prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve janë vënë në garë me kohën për të dalë me një mjet të tillë dhe Ford tashmë ka dalë me një datë konkrete.

Gjiganti amerikan i prodhimit të makinave njoftoi se në vitin 2021 do të prodhojë në masë makina 'të pavarura' dhe ka aq besim tek realizimi i këtij objektivi me sukses sa thotë që do t'i nxjerrë edhe pa timon fare.

"Kemi hyrë në një epokë transformimi të shoqërisë dhe duhet t'i përshtatemi asaj. Siç mund ta imagjinoni, përvoja brenda një makine pa drejtues, ku nuk ke nevojë të bësh asgjë për ta bërë atë që të ecë, është e jashtëzakonshme. Në vend të kësaj mund të shfrytëzosh rrugën për në punë, shkollë, shtëpi apo pushime për të bërë diçka tjetër, si të lexosh, argëtohesh apo punosh ndërsa makina bën gjithçka për ty", deklaroi për BBC, Mark Fields, presidenti i kompanisë Ford.

Ford është e para që del me një program kaq ambicioz, por jo e vetmja në këtë fushë, ku operon Tesla dhe kanë shfaqur ambiciet edhe shumë kompani të tjera, prodhues automjetesh e gjigantë teknologjikë, si në rastin e Google apo Apple.

The post Makinat pa timon pas vetëm pesë viteve appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more