Skip to main content

INSAJDERI: “Ministria e Financave punëson praktikantë nga UP-ja” plus 19 more

INSAJDERI: “Ministria e Financave punëson praktikantë nga UP-ja” plus 19 more


Ministria e Financave punëson praktikantë nga UP-ja

Posted: 30 Aug 2016 10:09 AM PDT

Një grup i dytë studentësh të Universitetit të Prishtinës, "Hasan Prishtina", nga shtatori do të nisin punën si praktikantë në Ministrinë e Financave.

Kështu bënë të ditur Ministria e Financave në një komunikatë për media, nëpërmjet së cilës tregohet se për këtë është organizuar edhe një ceremoni e nënshkrimit të studentëve.

Punësimet në institucionet publike kanë qenë një nga temat kryesore në serinë e përgjimeve "Dosja e Shefave" të publikuar nga Gazeta Insjderi.

dosjen IX, ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, flet me djemtë e tij për punësim të një shoku të tyre, Fidanit, në Ministrinë e Integrimeve, që atëherë drejtohej nga Vlora Çitaku.

Djemtë e Adem Grabovcit, kishin qasje të pakufizuar në kabinetet e ministrave. Ata, kishin autorizime nga i ati që shokun e tyre, Fidanin ta punësonin në Ministrinë e Integrimeve Evropiane.

Këtë ministri e kishte zgjedhur vetë Grabovci për shokun e djemve të tij, Guximit e Ngadhënjimit.

Aty, sipas Grabovcit, e kishte më së miri. Fidani nuk e dinte anglishten, që ishte njëra prej kritereve të punësimit. Por, ky kriter binte poshtë për të.

Më vonë Çitaku, që tash është ambasadore e Kosovës në Amerikë kishte treguar se shoku i djemve të Grabovcit megjithatë nuk ishte pranuar në punë.

Por të sigurt, punën në Ministrinë e Financave, e kanë ky grup i studentëve të UP-së.

Sipas Ministrisë, studentët janë "përzgjedhur për angazhim në punë praktike në Ministrinë e Financave, në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Financave dhe UP-së"./Insajderi.com

The post Ministria e Financave punëson praktikantë nga UP-ja appeared first on INSAJDERI.

LDK kërkon nga Vetëvendosje “të heqë dora nga dhuna”

Posted: 30 Aug 2016 10:04 AM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas arrestimit të gjashtë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët po dyshohen se kanë sulmuar objektin e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht.

Përmes një komunikate për media, LDK inkurajon organiket e drejtësisë që të marrin të gjitha masat për garantimin e një ambienti të sigurt për qytetarët dhe për nxjerrjen para drejtësisë të kryerësve të veprave penale.

"LDK i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të heq dorë nga dhuna dhe veprimet anarkike të cilat kanë për synim futjen e vendit në cikël dhune me pasoja të paparashikueshme, dështimin e liberalizimit të vizave, cenon partneritetin strategjik me SHBA-të dhe stagnon të gjitha proceset shtetndërtuese dhe integruese euroatlantike", thuhet në komunikatë.

Gjashtë aktivistë të Vetëvendosjes u arrestuan nga policia të martën si të dyshuar për sulmin me armë ndaj Kuvendit.  Në një konferencë për media, prokuroria ka thënë se ata dyshohen për terrorizëm.  Vetëvendosje ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se rasti është i montuar dhe po ndodhë vetëm dy ditë para protestës së paralajmëruar kundër demarkacionit.

LDK po ashtu ka "vlerësuar" qytetarët e Kosovës, që sipas tyre nuk po bien pre e veprimeve, planeve dhe skenarëve që kanë për qëllim destabilizimin dhe zhytjen e vendit në kaos dhe anarki, për përfitime politike të një partie opozitare.

"Lidhur me zhvillimet e fundit dhe nxjerrjen në dritë të fakteve që implikojnë përfaqësuesit e një subjekti politik në veprimet të dhunshme kundër institucioneve, LDK shpreh shqetësimin e saj dhe njëkohësisht shpreh mbështetje për organet kompetente shtetërore që të marrin të gjitha masat për garantimin e një ambienti të sigurt për qytetarët dhe për nxjerrjen para drejtësisë të kryerësve të veprave penale", thuhet në komunikatë./Insajderi.com

The post LDK kërkon nga Vetëvendosje "të heqë dora nga dhuna" appeared first on INSAJDERI.

Thaçi: Sulmi ndaj Kuvendit ishte akt terrorist

Posted: 30 Aug 2016 09:24 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas arrestimit të gjashtë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët dyshohen se kanë sulmuar me armë ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht.

Presidenti Thaçi ka thënë se "sulmi kundër institucionit më të lartë politik në vend, Kuvendit të Republikës së Kosovës, ishte një sulm terrorist dhe kjo formë e veprimit politik është e papranueshme dhe e patolerueshme."

Përmes një komunikate për media, presidenti Thaçi thotë se dhuna politike nuk do të ketë vend në shoqërinë dhe Kosovën tonë të re, të cilën me shumë sakrificë e kemi ndërtuar.

"I mbështes organet e rendit që të jenë të pakompromis në ndjekjen e të gjithë atyre që cenojnë në çfarëdo forme shtetin e Kosovës. Për punën e tyre ato meritojnë mirënjohje nga të gjithë ne", thuhet në komunikatë.

"Edhe qytetarët e Kosovës meritojnë vlerësim të lartë për pjekurinë e treguar, sepse ata vazhdimisht kanë kundërshtuar dhunën si formë të veprimit politik. Gjithashtu, ftoj të gjitha subjektet politike që të mos bëhen pjesë e retorikës së dhunës dhe t'i lënë interesat e ngushta politike, por të bashkohen për të mirën e përgjithshme të Republikës së Kosovës."

Gjashtë aktivistë të Vetëvendosjes u arrestuan nga policia të martën si të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit.  Në një konferencë për media, prokuroria ka thënë se ata dyshohen për terrorizëm.  Vetëvendosje ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se rasti është i montuar dhe po ndodhë vetëm dy ditë para protestës së paralajmëruar kundër demarkacionit./Insajderi.com

The post Thaçi: Sulmi ndaj Kuvendit ishte akt terrorist appeared first on INSAJDERI.

Apple duhet t’i paguajë Irlandës 13 miliardë euro taksa 

Posted: 30 Aug 2016 09:16 AM PDT

Bashkimi Evropian ka vendosur që kompania e teknologjisë Apple duhet t'ia paguajë Irlandës 13 miliardë dollarë taksa, plus interes për siç thuhet përfitimeve të paligjshme që ka marrë gjatë 11 vjetëve.

Vendimi i fundit i Komisionit të BE-së, është vendimi më i madh që është shqiptuar ndaj korportave multinacionale, me qëllim që ato të pagujanë pjesën e tyre të taksave në rajon.

Komisionerja e BE-së për Konkurrencë, Margrethe Vestager tha se në hetimet e kryera për tre vjet, është gjetur se Irlanda kishte favorizuar kompaninë Apple duke ia lehtësuar pagesën e tatimeve.

Vestager tha se është e jashtëligjshme që shtetet e BE-së, t'i favorizojnë kompanitë e caktuara.

Qeveria e Irlandës ka mohuar se e ka favorizuar kompaninë Apple, duke shtuar se "shuma e përgjithshme e taksave ishte paguar dhe se shteti nuk i ka dhënë asnjë ndihmë".

Deri më tani, kompania Apple nuk ka reaguar lidhur me këtë vendim.

The post Apple duhet t'i paguajë Irlandës 13 miliardë euro taksa  appeared first on INSAJDERI.

#Protestoj – Mbeturina ndaj Qeverisë në protestën e shtatë kundër korrupsionit

Posted: 30 Aug 2016 08:57 AM PDT

Në numër më të madh krahasuar me protestat e kaluara, Grupi i Qytetarëve #Protesoj mbajtën protestën e shtatë “kundër korrupsionit e krimit institucional”.

Protestuesit janë mbledhur si zakonisht në sheshin Zahir Pajaziti për të marshuar drejt Qeverisë së Kosovës, ku edhe kanë hedhur dhe lënë mbeturina në oborrin e Qeverisë.

SNIPPING 22232323

Protestat kanë filluar të organizohen para më shumë se tre javësh, vetëm disa ditë pasi që Insajderi filloi me publikimin e Dosjes së Shefave – një seri përgjimesh telefonike të zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, që dëshmojnë ndikimin e kësaj partie në institucione të pavarura publike të vendit.

Deri më tani, protestave të thirrura u janë përgjigjur qindra protestues.  Në protestën e fundit, protestuesit kanë "bombarduar" me aeroplanë të letrës ndërtesën e qeverisë, kurse para kësaj kanë hedhur edhe letra tualeti dhe qese uji./Insajderi.com

The post #Protestoj – Mbeturina ndaj Qeverisë në protestën e shtatë kundër korrupsionit appeared first on INSAJDERI.

Dikur rekrutues për Al-Qaedan, tani një zë kundër terrorizmit

Posted: 30 Aug 2016 08:37 AM PDT

Universiteti George Washington ka punësuar një ish-ekstremist islamik në qendrën e tij të sigurisë kombëtare. Personi në fjalë dikur ishte denoncuar nga Shtetet e Bashkuara si terrorist që kishte lëshuar edhe kërcënime ndaj krijuesve të serialit televiziv  të animuar “South Park” sepse kishin paraqitur Profetin Muhamed të veshur me kostum ariu.

Në Europë ka shumë ekstremistë të penduar që punojnë në universitetet e Kontinetit të Vjetër me qëllimin të ndihmojnë në luftën kundër terrorizmit. Por ky, sipas CNN, besohet të jetë rasti i parë i këtij lloji në Shtetet e Bashkuara.

"Jesse Morton, i njohur si Younus Abdullah Muhammad në kohën kur ishte i rekrutuar i Al Kaedes, u sjell një perspektivë unike përpjekjeve kundër terrorit", tha për gjigantin televiziv amerikan Seamus Hughes, zv.drejtor i programit të ekstremizmit në Universitetin George Washington.

"Ende nuk e kemi gjetur mënyrën sesi të tërheqim një individ që i ka hyrë rrugës së radikalizimit, ndërsa Jesse ka qenë dikur pjesë e asaj bote dhe arriti të shkëputet prej saj", rrefen ai.

Gjatë ditëve të tij si ekstremist, Morton kishte arritur të merrte një diplomë masteri për Çështje Ndërkombëtare në Universitetin e Columbias. Përpara se të merrte vendimin e punësimit të tij, Hughes ishte konsultuar me FBI-në, drejtues të agjencive të sigurisë në vend dhe juristë që ndoqën çështjen e të riut.

The post Dikur rekrutues për Al-Qaedan, tani një zë kundër terrorizmit appeared first on INSAJDERI.

VV: PDK-ja është grup kriminal

Posted: 30 Aug 2016 08:34 AM PDT

Vetëvendosje përmes një komunikate ka reaguar ndaj një komunikate të PDK-së në lidhje me arrestimin e 6 aktivistëve të të parës.

Në reagim të VV thuhet:

Partia e krimit të organizuar dhe keqpërdorimeve të të gjitha llojeve, PDK paska reaguar në lidhje me arrestimin e sotëm të 6 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke marrë rolin e prokurorisë e gjykatave, rol në të cilin tash e sa kohë e ka angazhuar RTK-në dhe gjitha institucionet e kapura propagandistike.

Partia e udhëhequr nga klani Pronto, me shumicën e zyrtarëve të korruptuar e nën hetime, pa fije turpi paska kërkuar unifikim të spektrit politik dhe partneritet me bashkësinë ndërkombëtare. Derisa përgjimet e publikuara tregojnë shumë mirë se si e trajtojnë opozitën e si tallen me ndërkombëtarët këta kriminelë që kanë degraduar çdo element të shtetit.

E si e shohin këta banditë funksionimin e demokracisë tregon më së miri njëri nga episodet e përgjimeve, Adem Grabovci merr urdhra nga Kadri Veseli, dhe i thotë se "ti i merr vendimet unë i zbatoj". Kjo është "demokracia" e banditëve të klanit Pronto, të cilën e kanë mbjellë në çdo institucion që e kanë kapur.

Banditët e klanit Pronto paskan mbështetur punën e organeve të rendit, sigurisë e drejtësisë në sajimin që i kanë bërë rastit ku u arrestuan aktivistët tanë, organe këto, që në krye të tyre janë zgjedhur njerëz me telefonatat e tyre, njerëz këta që të vetmen punë e kanë shërbimin ndaj klanit Pronto.

Grupi kriminal i udhëhequr nga njeriu i nëntokës, Kadri Veseli, nuk mund të flasë për ligjin, kur dihet se që nga viti 2007, ky grupim kriminal është mbi ligjin. Ndërsa, në vend të broçkullave për destabilizim të vendit, këta tregtarë të shtetit tonë duhet të heqin dorë nga falja e tokave të Kosovës dhe copëtimi i saj.

Petku fals institucional i tyre nuk ua fsheh veprimet e tyre kriminale e antikombëtare, të cilat cenojnë shtetësinë e Kosovës, e kanë zhytur vendin në mjerim dhe janë kërcënim për të ardhmen e këtij vendi. Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk do të frikësohet asnjëherë nga sulmet e këtij pushteti, dhe do të luftojë deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës nga këta kriminelë.

 

The post VV: PDK-ja është grup kriminal appeared first on INSAJDERI.

“Arsenali” i të arrestuarve në Vetëvendosje

Posted: 30 Aug 2016 08:19 AM PDT

Policia e Kosovës ka dërguar një komunikatë katër rreshta por me tri fotografi të ndryshme, për të cilën thotë se e ka bërë pas kërkesës së disa mediumeve në Kosovë.

Në këto fotografi shihet një "arsenal" i tërë armësh dhe mjetesh të tjera të cilat sipas Policisë janë gjetur nga aksioni i Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë, ku edhe janë arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nën dyshimet se kanë kryer vepër terroriste.

"Sipas kërkesës se disa mediumeve dhe gazetarëve që morën pjesë gjatë konferencës për media sot, për posedimin e disa fotove të dëshmive të sekuestruara gjatë aksionit të Policisë ne bashkëpunim me  Prokurorinë, po ua përcjellim ne vazhdim disa nga fotot si ne vijim, përderisa detajet tjera i keni marrë si nga Komunikata e përbashkët edhe gjatë konferencës për media", thuhet në komunikatën e Policisë.

arsenali arsenali1 arsenali2

 

The post "Arsenali" i të arrestuarve në Vetëvendosje appeared first on INSAJDERI.

Bashkëbiseduesi i Grabovcit i kërkon falje Telegrafit

Posted: 30 Aug 2016 07:42 AM PDT

"Po edhe aty i kem nja, dyjat janë t'lexushme, po edhe Telegrafin e kom…, çka t'du, muj me qit", thotë personi X gjatë bashkëbisedimit me Adem Grabovcin, në serinë XXIII të "Dosjes së Shefave".

Insajderi ka zbuluar se personi X është kryeredaktori i atëhershëm të Epokës së Re, Burim Etemaj, i cili i garantonte shefit se një lajm që ai donte ta bënte publik, do të publikohej edhe në portalin "Telegrafi".

Për këtë arsye, portali Telegrafi ka intervistuar ish-kryeredaktorin e "Epokës së Re", pasi siç shkruan portali, janë ndjerë të "fyer dhe të habitur" sesi një ish-kryeredaktor i një mediumi tjetër flet në emër të një mediumi tjetër, që nuk kanë asgjë të përbashkët, përveç profesionit të gazetarisë.

"Ne si medium jemi të bindur se një veprim i tillë ka të bëjë me tentativën e Burim Etemaj për të treguar kinse "fuqinë e tij" te miku i tij, Grabovci, sepse ndikim të tillë në Telegraf nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë, pasi që ne si medium i bindemi vetëm fakteve, të vërtetës, duke respektuar në maksimum profesionalizëm, paanshmërinë dhe etikën profesionale", shkruan Telegrafi.

"Telegrafi" shkruan tutje se për ta sqaruar çështjen dhe "kinse ndikimin e këtij personi ka marrë një prononcim nga Etemaj, i cili pa asnjë kompetencë flet për mediumin tonë, ndërkaq aktualisht është këshilltar i nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti".

"Telegrafi ua bën me dije lexuesve se do të vazhdojë të jetë në shërbim të informimit të drejtë dhe të paanshëm dhe do t'i publikojë të gjitha bisedat nga përgjimet", shkruan Telegrafi.

Më poshtë mund ta lexoni transkriptin e plotë të bisedës me të.

Telegrafi: Si mund ta përfolni emrin e një mediumi tjetër kinse keni ndikim, kur s'keni të bëni asgjë me atë medium?

Burim Etemaj:… Unë ma së pari kërkoj falje për ato. Është një bisedë shoqërore, që nuk ka ndodh. Është një llaf që nuk është realitet.

Telegrafi: A mund të na sqaroni më shumë këtë?

Burim Etemaj: Ka qenë një bisedë shoqërore. S'ka ndodh kurgjo në realitet… që unë kam ndiku në Telegraf. Emri jem nuk është identifikuar ende. Nëse doni me ma bo një t'mirë, mundesh me thonë që X gazetari në një prononcim emër i njohur për redaksinë ka thonë që asnjëherë nuk ka ndiku as nuk ka tentu me ndiku, as te Telegrafi as te ndonjë portal tjetër që përmendet. Edhe i kërkon falje redaksisë.

Telegrafi: Si po mendoni që keni pasur ndikim në mediat të cilat i keni përmendur ?

Burim Etemaj: Është keqkuptu…. ndonjëherë në muhabete shoqërore nuk mundet me i zgjedh fjalët adekuate. Këtu opinioni e din qe nuk kam qaq ndikim. Është një bisedë që në atë moment nuk mundesh me i zgjedh fjalët adekuate.

Për me tentu me ndiku na te njoni tjetri, i dërgojmë kur e shohim që ka lajm. Por jo me ndiku në q'at mënyrën e vrazhdë qysh po dëgjohet në bisedë, nuk kam tentu me askënd.

Për qata fillimisht kërkoj falje.

Është e qartë. Unë bisedova edhe me tjerët. Nuk e pashë të nevojshme me dalë me reagu për veti, se nuk kanë reaguar as të tjerët që janë pjesë e bisedës. Tash nuk muj me dalë vetëm unë.

Ti mundesh me bo që X gazetari, që ndihet në përgjime ka kërku falje edhe pronarit edhe redaksisë, edhe e ka mohu qe ka tentu ndonjëherë me ndiku në Telegraf.

Mirë ish kon masi s'ma kanë identifiku emnin me bo X gazetari që ndihet në përgjime.

Edhe njëherë ju kërkoj falje….. jau përcjellë. Tjetër gjë bëjmë, tjetër gjë flasim. E rëndësishme është që s'kam ndiku….. edhe nuk kam qaq fuqi, edhe s'ma kishit leju. Mos e merrni qaq shqetësuese se është një bisedë që çdo kujt ka mujt mi ndodh.

Ma tepër osht… Unë nuk e përmendi çka qes, çka dush. Aty është kontesti te ata… se me ju s'kom pas qasi raporte.

Unë kërkoj 100 herë falje edhe nuk kam bo diçka t'madhe. Unë kërkoj falje morale. Ajo ka qenë bisedë shoqërore, asnjëherë në jetë skam ndiku as skom tentu me ndiku me qit. I kërkoj falje redaksisë që osht ndi e fyme". /Insajderi.com 

The post Bashkëbiseduesi i Grabovcit i kërkon falje Telegrafit appeared first on INSAJDERI.

KMDLNJ- Politikanëve: Mos përdorni fjalor akuzues ndaj të arrestuarve

Posted: 30 Aug 2016 07:07 AM PDT

Këshilli për Mbrojtjen, Liritë dhe të Drejtat e Njeriut ka vizituar katër nga gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, me 4 gusht.

Ky këshill përmes një raporti të shkurtër ka kërkuar nga politikanët që mos të përdorin fjalor akuzues dhe deklarata nxitëse të cilat mund të ndikojnë në tensionimin e situatës.

Sipas KMDLNJ duhet të pritet rezultati i hetimeve dhe vendimi eventual i gjykatës.

"Është një praktikë shumë e keqe kur akuza të pabazuara shkatërrojnë reputacionin e të arrestuarit, familjes apo subjektit politik që i takon e pastaj, kryesisht pas ndalimit policor 48 orësh janë liruar si të pafajshëm dhe askush nuk ka dhënë përgjegjësi për akuzat e pabazuara apo linçimin publik', shkruan në njoftimin e KMDLNJ-së.

KMDLNj thekson se do të vazhdojë të përcjellë gjendjen e të arrestuarve të Vetëvendosjes dhe të gjithë atyre që konsideron se u shkelen të drejtat e njeriut e që është mandati monitorues të tyre. /Insajderi.com

 

The post KMDLNJ- Politikanëve: Mos përdorni fjalor akuzues ndaj të arrestuarve appeared first on INSAJDERI.

PDK: Me shqetësim kemi përcjellë ngjarjet e sotme

Posted: 30 Aug 2016 06:58 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar lidhur me arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, përmes së cilës thotë se me shqetësim të madh i ka përcjellë ngjarjet e sotme.

Ky subjekt politik, ka ftuar organet e rendit dhe ligjit që të ndërmarrin hapa ligjorë kundër atyre që "nëpërmjet metodave dhe aksioneve para-militare kanë degraduar sigurinë në vend dhe kanë cenuar lirinë e secilit qytetar të Kosovës".

"Partia Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe dhe me besimin më të madh të qytetarëve në vend, do të kundërshtojë fuqishëm forcat destabilizuese dhe do të jetë garant e funksionimit të shtetit të pavarur dhe sovran. Çdo veprim që bie ndesh me ligjin, që cenon lirinë, sigurinë dhe jetën e qytetarëve, do të jetë i dënueshëm", shkruan në komunikatë. /Insajderi.com

 

The post PDK: Me shqetësim kemi përcjellë ngjarjet e sotme appeared first on INSAJDERI.

PDK emëron zëvendësuesin e Grabovcit

Posted: 30 Aug 2016 06:38 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që deputeti Zenun Pajaziti të marrë detyrën e shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie.   Pajaziti në këtë detyrë do të zëvendësojë Adem Grabovcin, i cili ka dhënë dorëheqje rreth dy javë më parë pas publikimit të përgjimeve telefonike në kuadër të Dosjes së Shefave.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur sot për të diskutuar situatën aktuale në vend.  Takimi i tyre vjen vetëm dy ditë para se marrëveshja e demarkacionit të votohet në Kuvendin e Kosovës./Insajderi.com

(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).

The post PDK emëron zëvendësuesin e Grabovcit appeared first on INSAJDERI.

Grabovci nuk kënaqej me tri intervista në muaj në Epokën e Re

Posted: 30 Aug 2016 06:26 AM PDT

"Krejt bashkë", ishte titulli i një interviste të Adem Grabovcit për gazetën "Epoka e Re" më 28 Nëntor 2011.

Ballina e gazetës ishte krejt e kuqe. Në mes shqiponja e zezë. Mbi njërën kokë të shqiponjës ishte fotografia e Adem Grabovcit, shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.

Kjo intervistë përmendet në një përgjim telefonik të Adem Grabovcit, me kryeredaktorin e atëhershëm të Epokës së Re, Burim Etemaj.

Etemaj, i premtonte Grabovcit edhe dy intervista brenda muajit dhjetor. Por, shefi nuk kënaqej. Donte edhe më shumë hapësirë mediale.

Përgjimi telefonik në mes të Adem Grabovcit dhe Burim Etemajt është publikuar në pjesën e XXIII-të të përgjimeve telefonike, Dosja e Shefave.

Në këtë bisedë, Grabovci flet me Etemajn për hapësirën mediatike.

"Me 28 nëntor, t'kemi pas n'ballinë kryesore. A din çfarë balline ta kemi ba", tregon ky gazetar.

"Hahahah…, le me 28 nëntor, po ma shumë, ma shumë, ma shumë", kërkon Grabovci.

"Tash për Vit t'ri prapë ta bajmë ni intervistë, ma t'fortë, para Vitit t'ri po. Po edhe për numër festiv", tregon gazetari.

Epoka e re

Etemaj, i cili aktualisht është këshilltar i nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti ka refuzuar të flas për këtë çështje.

"Në vend të përgjigjes, do t’u kthej prapa pyetjet në vijim: – Prej nga ideja se personi në fjalë jam pikërisht unë? – Përse u dashka qenë unë, ndërsa jo ndonjë 'x' person tjetër i mundshëm?", ka thënë Etemaj, për Insajderin.

"Faktikisht, ju lutem që këto pyetje t’i merrni edhe si përgjigje nga ana ime. Kështu që s’keni pse të merrni mundin për t’u përgjigjur. Ndërkaq unë e konsideroj të mbyllur këtë temë për mua dhe kërkoj nga ju ta respektoni në plotni këtë vullnet timin", ka thënë ai.

Insajderi e ka verifikuar nga shumë burime se personi që flet me Grabovcin, është Burim Etemaj./Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?v=T_Ojj7pRxt0

 

 

The post Grabovci nuk kënaqej me tri intervista në muaj në Epokën e Re appeared first on INSAJDERI.

Shaqiri ka ende kohë për të ardhur tek Kosova

Posted: 30 Aug 2016 06:20 AM PDT

Xherdan Shaqiri mund të ndërrojë përfaqësuesen e Zvicrës për Kosovën edhe pas ndeshjeve që do zhvillojnë në shtator Kosova dhe Zvicra. Kështu tha sot kyzetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili la ende të hapur mundësinë që ylli i Stoke Cityt t’i bashkohet Kosovës.

"Shaqiri ka kohë ende për të ardhur te Kosova", ka thënë Vokrri, i cili thotë se FIFA do të shqyrtojë kërkesat e secilit futbollistë.

Gjatë konferencës së mbajtur sot për medie, Vokrri ka theksuar se jo vetëm Shaqiri, por edhe yjet e tjerë të Zvicrës kanë mundësi deri më 4 shtator të bëjnë kërkesë në FIFA.

"Të gjithë lojtarët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë deri më 4 shtator. Pa u bërë kërkesa dhe vullneti nga ata nuk ka asgjë, pasi nuk ka dokument që tani i ndalon ata pasi nuk është rregulluar", tha Vokrri.

Kosova do të ndeshet ndaj Finlandës të hënën më 5 shtator në udhëtim, derisa përzgjedhësi i Kosovës Albert Bunjaki publikoi sot listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje. /Insajderi.com

The post Shaqiri ka ende kohë për të ardhur tek Kosova appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Kosova publikon listën e futbollistëve për debutimin historik

Posted: 30 Aug 2016 05:52 AM PDT

Albert Bunjaki, selektori i Kosovës, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Finlandës, e cila do të luhet në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 'Rusia 2018'.

Në mesin e të ftuarave janë edhe lojtarët që së fundit pranuan t'i bashkohen përfaqësueses së Kosovës.

Fjala është për: Milot Rashicën, Alban Mehën, Herolind Shalën, Amir Rrhmanin, Valon Berishën, Sinan Bytycin, Vedat Muriqin e te tjerë.

Por, këta lojtarë nuk mund të luajnë me 5 shtator pa marrë dritën e gjelbër nga FIFA.

Kurse, selektori i Kosovës, Albert Bunjaku ka bërë të ditur se ka përpiluar dy lista të lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Finlandës, e cila luhet me 5 shtator.

"Kam përpiluar dy lista të lojtarëve. Njëra është me lojtarë që kanë të drejtë të luajnë menjëherë. Kurse, lista tjetër me 11 emra është me lojtarë që presin përgjigje nga FIFA se a mund të luajnë për Kosovën", ka theksuar Bunjaku.

benja

The post Zyrtare: Kosova publikon listën e futbollistëve për debutimin historik appeared first on INSAJDERI.

Spahiu: Bravo Granit Xhakës që refuzoi përfaqësuesen e Kosovës

Posted: 30 Aug 2016 05:46 AM PDT

Lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është shprehur i lumtur me vendimin e Granit Xhakës për të refuzuar Kosovën, dhe ka uruar atë për këtë akt, sic e quan ai "patriotik".

Spahiu ka deklaruar se Kosova ka vetëm një kombëtare, dhe se sipas tij, ajo është kombëtarja shqiptare.

"Ata nuk janë kombëtarja jonë sepse Kosova nuk është komb por djepi shqiptarizmit. Kosova e ka kombëtaren e saj dhe ajo është kombëtarja kuqezi. Çdo refuzim për të veshur fanellën verdheblu është akt patriotik."

"Ne, jemi me ty sepse ti na bën krenar edhe me shkëlqimin shqip në mesin e alpeve zviceranë. Ne duam një komb, një himn, një kombëtare dhe një flamur. Përshëndetje të përzemërta, Kreshniku", ka shkruar Spahiu në Facebook.

Xhaka në anën tjetër sot ka shkruar një letër publike për tifozët kosovarë të futbollit, në të cilën tregon pamundësitë ligjore që kishte ai për të zgjedhur Kosovën. /Insajderi.com

The post Spahiu: Bravo Granit Xhakës që refuzoi përfaqësuesen e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Rrahmani kalon tek Dinamo Zagreb

Posted: 30 Aug 2016 05:31 AM PDT

Amir Rrahmani ka nënshkruar me klubin Dinamo të Zagrebit, pas marrëveshjes së arritur me ish-klubin e tij, Split.

Siç raportojnë mediat në Kroaci, qendërmbrojtësi që ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, ka kaluar në Dinamo për një shifër prej 1.6 milion eurosh.

Në raportin Split – Dinamo, transferi më i shtrenjtë ka qenë Marko Rog. Për të, Dinamo ka paguar 4 milionë euro, ndërsa Rrahmani bëhet transferi i dytë më i shtrenjtë në këtë relacion, me 1.6 milionë euro vlerë.

Vetë Rrahmani, në faqen e tij në Facebook, ka konfirmuar marrëveshjen.

"Nga sot jam futbollist i GNK Dinamo Zagreb, klubit kampion dhe më të madh në Ballkan. Falënderoj publikisht RNK Split për një vit të shkëlqyer të kaluar aty", ka shkruar Rrahmani.

Dinamo do të luajë edhe në Ligë të Kampionëve në Grupin G. /Insajderi.com

The post Zyrtare: Rrahmani kalon tek Dinamo Zagreb appeared first on INSAJDERI.

Prokuroria: Aktivistët e arrestuar të VV-së dyshohen për terrorizëm

Posted: 30 Aug 2016 05:30 AM PDT

Gjashtë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët u arrestuan sot nga Policia e Kosovës, dyshohen se kanë kryer vepër terroriste.

Kështu ka thënë prokurori Abdurrahim Islami, i cili ka shtuar se do të parashtroj kërkesë për zgjatjen e masës së arrestit ndaj tyre.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në Prishtinë dhe Podujevë të martën për arrestimin e aktivistëve të cilët dyshohen se më 4 gusht kanë sulmuar me armë objektin e Kuvendit të Kosovës.

Në anën tjetër, Luan Keka, zëvendësdrejtor i Njësisë së Terrorizmit në Policinë e Kosovës, ka thënë se në bazë të hetimeve policore kanë arritur që të identifikojnë të gjithë planin e sulmit të bërë më 4 gusht.

"Të gjitha këto prova e kanë ndërlidhë grupin e arrestuar më këtë sulm. Pas aksionit të bastisjeve u sekuestruan edhe një mori armësh që lidhen me rastin e sulmit", ka thënë ai.

Ai po ashtu ka hedhur poshtë pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje se aktivistët e tyre janë keqtrajtuar në polici.

Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Adea Batusha, Astrit Dehari, Egzon Haliti dhe Petrit Ademi, nën dyshimin për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës më 4 gusht të këtij viti.

Më herët Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur për bastisje në gjashtë lokacione të ndryshme dhe ka arrestuar gjashtë personat e lartcekur.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe disa prova material përfshirë Gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë dhe municion.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për shtyp kanë mohuar mundësinë që gjashtë aktivistët e saj të arrestuar sot nga Policia e Kosovës të kenë lidhje me sulmin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës.

Lideri i kësaj partie Visar Ymeri tha se arrestime janë "akt klasik i përndjekjes ndaj kundërshtarëve politikë".

"Policia sot e vazhdoi atë aksion që e kishte filluar dje Radio Televizioni i Kosovës ose tash e ca ditë për demantimin e rasteve të sulmit të fundit ndaj aktivistëve të LVV. Këto metoda, këtë lidhje polici, media pushtet nuk është se po e shohim për herë të parë, është saktësisht e njëjta metodë që dikur përdorte UDBA, e që e ka përdorë SHIK-u tash e sa kohë", tha Ymeri./Insajderi.com

The post Prokuroria: Aktivistët e arrestuar të VV-së dyshohen për terrorizëm appeared first on INSAJDERI.

Haziri akuzohet se dëmtoi Gjilanin për 168 mijë euro, favorizoi biznesmenin e dënuar me burg

Posted: 30 Aug 2016 05:11 AM PDT

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të përballet në gjyq me akuzat se ka favorizuar një biznesmen me të kaluar kriminale. Biznesmeni ka mbiemër të ngjashëm me kreun e Gjilanit. Është Fitim Haziri, përfaqësues i kompanisë "SO. BEZI".

Kontrata e lidhur mes dy Hazirëve vlerësohet si e kundërligjshme nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Prokuroria njoftoi sot se ka ngritur aktakuzë ndaj Lutfi Haziri. Ai akuzohet se ka kryer veprën penale-keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

"Sipas aktakuzës L.H., duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që për vete ose për persona tjerë të përfitoi çfarëdo dobie, duke ua shkelur të drejtat e pjesëmarrësve tjerë në ankand publik", thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Bazuar në këtë njoftim, kryetari i Gjilanit, më 13 qershor të vitit 2014, kishte marrë vendim për shpalljen publike për dhënien me qira të parkingjeve brenda qytetit të Gjilanit.

Ndërkaq, më  1 gusht të vitit 2014, lidhur me këtë Ankand publik, ka nënshkruar kontratën në mes të Komunës së Gjilanit, të cilën e ka përfaqësuar, dhe përfaqësuesit – pronarit të NTP "S.O. BEZI " F.H.

"Pas një muaji jo të plotë përfaqësuesi i kompanisë NTP " SO. BEZI", ka bërë kërkesë për ndryshimin e kontratës, ku ka kërkuar që të reduktohet kontrata duke i hequr disa parkingje që nuk kanë sjell fitime të mira", thuhet në njoftim

Autoritetet komunale kishin plotësuar kërkesën e kësaj kompanie private.

Më  9 tetor 2014, Lutfi Haziri nënshkroi aneks kontratën mes përfaqësuesin e kompanisë NTP "SO.BEZI".

"Me këtë aneks kontratë Komuna e Gjilanit është dëmtuar në vlerë prej 168.000,oo euro, (për çdo vit nga 33.600,oo euro), pasi që kontrata është e nënshkruar për 5 vjet.  Kjo rrjedh pasi që me kontratën e parë biznesi  "S.O Bezi" ka qenë i obliguar që në emër të qeras të paguaj vlerën vjetore prej 54.120,oo euro, ndërsa, me aneks kontratën është zvogëluar obligimi për biznesin e lartcekur kështu që tani është i obliguar që të paguaj çmimin prej 20.520,oo euro", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Por kush është biznesmeni Fitim Haziri që u favorizuan nga komuna e Gjilanit?

Ai ka të kaluar kriminale dhe ka vuajtur dënimin me burgim për një vepër të kryer më 16 nëntor të vitit 2012. Ishte dënuar me tetë muaj burg, por Apeli më 2015 kishte vendosur t'ia ulte dënimin në vetëm tre muaj burg.

Gazeta Jeta në Kosovë në nëntor të vitit 2015 ka raportuar për vendimin favorizues të kryetarit Haziri. Bazuar në këtë raportim, biznesmeni Haziri përveç veprës penale "lëndim i lehtë trupor", kishte kryer edhe vepra të tjera.

Më 2005 ka kryer veprën penale "lëndim i lehtë trupor". Kjo lëndë është parashkruar.

Në vitin 2007 ka kryer Veprën penale "rrezikim i trafikut publik", e kishte kryer më 2007 dhe ishte dënuar me gjobë në vlerë prej 250 eurosh.

Në vitin 2004 ishte dënuar për veprën penale "kanosje", për të cilën ishte dënuar me gjobë prej 150 eurosh.

Ndërsa më 2007 kishte kryer veprën penale "lëndim i lehtë trupor", por nuk ishte dënuar pasi lënda ishte parashkruar.

The post Haziri akuzohet se dëmtoi Gjilanin për 168 mijë euro, favorizoi biznesmenin e dënuar me burg appeared first on INSAJDERI.

Ngritët aktakuzë kundër Lutfi Hazirit

Posted: 30 Aug 2016 04:46 AM PDT

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Gjilanit, kundër  të pandehurit L.H., për shkak se ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar nga neni  422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafin  2.2  dhe 2.4 të KPK-së. /Insajderi.com

(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).

The post Ngritët aktakuzë kundër Lutfi Hazirit appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more