Skip to main content

INSAJDERI: “Gjermania akuzon për terrorizëm 16-vjeçaren që sulmoi policin në emër të ISIS-it” plus 19 more

INSAJDERI: “Gjermania akuzon për terrorizëm 16-vjeçaren që sulmoi policin në emër të ISIS-it” plus 19 more


Gjermania akuzon për terrorizëm 16-vjeçaren që sulmoi policin në emër të ISIS-it

Posted: 29 Aug 2016 10:42 AM PDT

Një vajzë 16 vjeçare është akuzuar nga autoritetet gjermane për tentim vrasje dhe mbështetje të organizatave terroriste.

Prokuroria Federale ka thënë sot se Safia S. ishte duke vepruar në emër të grupit militant Shteti Islamik, kur ajo plagosi rëndë me thikë një zyrtar policor në Hannover.

Ky sulm kishte ndodhur në muajin shkurt. Vajza me shtetësi gjermano-marokiene u arrestua në skenën e krimit.

E akuzuara, Safia S, kishte udhëtuar në janar për në Stamboll, ku kishte marrë urdhëra nga anëtarët e IS-it që të kryejë një "sulm martir" në Gjermani, transmeton REL.

Pasi ishte kthyer në Gjermani, ajo kishte kontakuar online me anëtarët e IS-it, duke i kërkuar ndihmë për planifikimin e sulmit.

Prokurorët gjermanë kanë thënë gjithashtu se kanë ngritur aktakuzë edhe ndaj një 19 vjeçari gjermano-sirian, për shkak se kishte dështuar që të parandalonte këtë sulm.

Ata thonë se Mohamad Hasan K, i cili ndodhet në paraburgim, ishte në dijeni të sulmit të Safias në Gjermani.

The post Gjermania akuzon për terrorizëm 16-vjeçaren që sulmoi policin në emër të ISIS-it appeared first on INSAJDERI.

Mustafa: Borea, projekt që do t’i japë shtysë zhvillimit ekonomik të Kosovës

Posted: 29 Aug 2016 10:12 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka vlerësuar projektin për qendrën rekreative turistike “Borea” si projekt me impulse të mëdha për zhvillimin ekonomik të Pejës dhe të Kosovës.

 

Mustafa sot ka marrë pjesë në Konferencën e Investitorëve për Projektin "Borea", të organizuar nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri. Ta pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, përfaqësues diplomatikë si dhe afaristë të shumtë nga Peja, Kosova dhe më gjerë.

Para të pranishmëve, kryeministri Mustafa tha se qendra rekreative turistike "Borea" është një projekt i mrekullueshëm, një iniciativë tepër e dobishme e Komunës së Pejës.

"Është një projekt që kapërcen kufijtë e Pejës dhe të regjionit, por që bëhet projekt i gjithë vendit dhe mbarëkombëtar, një projekt i cili mund të jap impulse të mëdha të zhvillimit ekonomik të Pejës dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës. Ky, po ashtu, është një projekt me të cilin ne do të mburremi nesër për bukuritë natyrore që posedon Peja dhe Kosova dhe për ofertën turistike që do ta kenë gjithë ata që do t'i shfrytëzojnë këto bukuri natyrore", ka thënë kryeministri, bën të ditur një komunikatë qeveritare.

Me këtë rast, Mustafa shprehu besimin e plotë te afaristët vendorë që ata të investojnë në këtë projekt dhe që ata të jenë zotërues dhe bartës të këtij projekti.

"Ju garantoj se Qeveria e Republikës së Kosovës për çdo gjë do të mbetet përgjegjëse që të ju ndihmojë maksimalisht në mënyrë të drejtpërdrejt përmes ministrive përkatëse dhe përmes të gjitha organeve që përkrahin zhvillimin ekonomik", tha kryeministri.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se kjo ngjarje është rezultat i vizionit dhe kontributit që nga vitet 70-ta të intelektualëve dhe elitës së këtij qyteti të cilët mendonin për zhvillimin dhe për perspektivën e tij.  /Insajderi.com

The post Mustafa: Borea, projekt që do t’i japë shtysë zhvillimit ekonomik të Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Ylli slloven i NBA-së nuk e di as çfarë ngjyre kanë fanellat e Kosovës

Posted: 29 Aug 2016 09:14 AM PDT

Palestra sportive "Arena Stozice" do të mirëpresë një ndeshje historike të mërkurën, pasi përfaqësuesja e basketbollit të Kosovës do të përballet për herë të parë në një ndeshje zyrtare, dhe atë ndaj Sllovenisë në Lubjanë.

Derisa Kosova ka informacion të mjaftueshëm për përfaqësuesen sllovene, e cila ka emra të mëdhenj në përbërje, përfshirë edhe yllin e skuadrës Goran Dragiç, i cili paraqitet në NBA me Miami Heat, sllovenët nuk e kanë idenë se çfarë përfaqësuese është Kosova.

30-vjeçari Dragiç tha sot se Sllovenia nuk e njeh pothuajse fare Kosovën, duke u shprehur se " Kosovës nuk ia njohim as ngjyrat e fanellës".

"Sinqerisht nuk e njoh reprezentacionin e Kosovës. Ne nuk e dimë se çfarë ngjyre kam. Sigurisht që ata duhet të dinë të luajnë basketboll, dhe duke qenë se është ndeshja e tyre e parë në histori, ata do të japin gjithçka nga vetja e tyre", tha Dragiç për mediumin slloven Ekipa24, raporton Insajderi.

Kosova ne kualifikueset e "Eurobasket 2017" ndodhet në grup me Slloveninë – e cila është favorite për tu kualifikuar, Ukrainën dhe Bullgarinë.

Ndeshja e parë zhvillohet të mërkurën në Lubjanë ndaj Sllovenisë, ndërsa takimin e dytë do ta zhvillojë të dielën ndaj Ukrainës në palestrën e sporteve "Minatori" në Mitrovicë. /Insajderi.com

The post Ylli slloven i NBA-së nuk e di as çfarë ngjyre kanë fanellat e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Valdet Rama ndërron skuadër, mbetet në Gjermani

Posted: 29 Aug 2016 09:10 AM PDT

Mesfushori nga Mitrovica, Valdet Rama do të vazhdojë prapë karrierën e tij në Gjermani, pas largimit nga bavarezët e Munich 1860.

Pas largimit nga Munich 1860, Rama tani do të vazhdojë te Wurzburger Kickers, njoftojn transfermarkt.de.

Rama është larguar nga Kombëtarja e Shqipërisë për të përfaqësuar tani Kosovën në rrugëtimin e saj historik. /Insajderi.com

The post Zyrtare: Valdet Rama ndërron skuadër, mbetet në Gjermani appeared first on INSAJDERI.

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në një dasmë shiite

Posted: 29 Aug 2016 08:29 AM PDT

Grupi militant Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës në një dasmë shiite në jug të Bagdadit.

Sulmi i sotëm në qytetin Qerbela la të vrarë së paku 15 veta dhe të plagosur dhjetëra të tjerë, njofton Insajderi.

Zyrtarët irakianë të sigurisë thanë se pesë militantë kanë kryer sulmin, porse vetëm një ka arritur të shpërthejë eksplozivët.

Sipas tyre, katër të tjerët janë vrarë nga forcat e sigurisë. Agjencia e lajmeve Amaq, e lidhur me Shtetin Islamik, tha se katër militantë kanë kryer sulmin. /rel

The post ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në një dasmë shiite appeared first on INSAJDERI.

Konfirmohet edhe viktima e dytë nga atentati në Prishtinë

Posted: 29 Aug 2016 08:04 AM PDT

Arianit Gashi është viktima e dytë e atentatit të kryer sot paradite në afërsi të parkut të qytetit në Prishtinë.

Pas viktimës së parë, i cili është identifikuar të jetë Eron Agaj, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka konfirmuar edhe vdekjen e Arianit Gashit. Të dy të rinjtë janë që lluar me armë zjarri, derisa ende nuk dihen motivet, raporton Insajderi.

Gashi, i cili ishte duke marrë trajtim në QKUK nuk ka arritur të mbijetojë pasi ishte në gjendje të rëndë, ka thënë për Insajderin zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu. /Insajderi.com

The post Konfirmohet edhe viktima e dytë nga atentati në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

VV: Menaxhmenti i RTK-së paraqet rrezik për demokracinë dhe fjalën e lirë

Posted: 29 Aug 2016 07:47 AM PDT

Partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj transmetuesit publik të Kosovës, RTK, të cilët përmes një njoftimi ditën e sotme kishin tentuar që sulmin e fundit me bombë në oborrin e shtëpisë së drejtorit të RTK-së, Mentor Shala, ta lidhin me Vetëvendosjen.

"Sot, menaxhmenti i RTK-së paska marrë sërish rolin e prokurorisë duke tentuar për të disatën herë ta lidh Vetëvendosje-n me sulmet e fundit me bomba."

"Lëvizja Vetëvendosje sa herë ka pasur të thotë diçka ndaj RTK-së e ka thënë publikisht. Ne asnjëherë nuk kemi bërë aksione natën dhe pa praninë e medieve. Tendenca e menaxhmentit të RTK-së që në vazhdimësi të jap gjykime të tilla, është e papranueshme dhe e shpërfaq sheshit rolin e këtij mediumi që të propagandojë në mbrojtje të klanit Pronto dhe Qeverisë së Kosovës", thuhet në reagimin e LDK-së.

Sulmi ndaj drejtorit të RTK-së, Mentor Shala ka ndodhur mbrëmjën e djeshme, derisa është raportuar se nuk ka pasur të lënduar. /Insajderi.com

The post VV: Menaxhmenti i RTK-së paraqet rrezik për demokracinë dhe fjalën e lirë appeared first on INSAJDERI.

Ambasada Amerikane reagon pas protestave në Mushtishtë

Posted: 29 Aug 2016 07:22 AM PDT

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka dënuar pa asnjë rezervë përdorimin e dhunës për arritjen e qëllimeve politike në Kosovë. Deklarata, u drejtohet zhvillimeve të fundit në Mushtisht të Suharekës dhe Gjakovë.

"Thërrasim të gjithë udhëheqësit e Kosovës që të bëjnë të njëjtën. Demokracia ofron hapësirë për mospajtim dhe madje edhe për protestë. Por, dhuna ndaj policisë, mediumeve, pjesëtarëve të qeverisë dhe qytetarëve të tjerë në asnjë rrethanë nuk është një shprehje e pranueshme e pikëpamjeve politike apo mënyrë për t'u marrë me ankesat nga e kaluara, pa marrë parasysh sa të dhimbshme janë ato", thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

"Policia e Kosovës luajti një rol të rëndësishëm dje pasi në pakësimin e dhunës dhe mbajtjen e sundimit të ligjit, dhe ne i përgëzojmë ata për shërbimin e vazhdueshëm që i bëjnë të gjithë qytetarëve të Kosovës", vijon deklarata.

Aty rikujtohet se në " Kosovë mbesin të pazgjidhura çështje serioze por zgjidhja e tyre nuk afrohet pas këtyre protestave të dhunshme".

"Shumë punë është bërë për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të krijuar një shtet bashkëkohor dhe demokratik. Sidoqoftë, dhuna e vazhdueshme politike rrezikon zhbërjen e pjesës së madhe të këtij përparimi. Kosova mund të presë lëvizje drejtë integrimit evro-atlantik vetëm nëse të gjitha palët ripërkushtohen ndaj dialogut paqësor, demokracisë, dhe sundimit të ligjit", thuhet në fund të deklaratës së Ambasadës Amerikane në Prishtinë. /Insajderi.com

The post Ambasada Amerikane reagon pas protestave në Mushtishtë appeared first on INSAJDERI.

Bekim Haxhiu demanton Xhakën: Lojtarët e Zvicrës gënjejnë

Posted: 29 Aug 2016 07:01 AM PDT

Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së babait të Granit Xhakës, Ragip Xhaka, i cili tha se aktivizimi i djalit të tij me Kosovën ishte i pamundur për shkak se mungonte leja e FIFA-s.

"Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme që Xhaka, Shaqiri, Behrami, Tarashaj e të tjerët të vijnë e të luajnë për Kosovën. Por ata nuk duan. Nuk është mirë të na shesin moral, sepse nuk dua të vijmë në një situatë kur do t'i publikonim edhe mesazhet", tha Haxhiu për Express.

Ai gjithashtu zbuloi se para 1 viti ka marrë premtim nga Ragip Xhaka se djali i tij do të luante për Kosovën, një premtim që nuk u mbajt.

"Para një viti jam takuar dhe personalisht Ragip Xhaka më ka thënë se të paktën Graniti do të luaj për Kosovën. Ka pasur edhe dy takime të tjera me kryetarin Vokrri dhe përzgjedhësin Bunjaki. Nëse nuk duan të luajnë mos të trazojnë opinionin", shtoi Haxhiu.

Në fund të deklaratës së tij, nënkryetari i FFK-së sqaroi njëherë e mirë lajmet se disa prej lojtarëve të Zvicrës iu është mohuar leja e FIFA-s për të luajtur me Kosovën.

"Xherdani, Graniti, Valoni e të tjerët kanë status të njëjtë sikurse Ujkani, Meha e Rashica dhe gëzojnë të drejtën të vijnë dhe të luajnë për Kosovën, iu duhet vetëm dëshira", tha ai, njofton Insajderi.

Kosova do të luajë ndeshjen e parë miqësore të hënën e 5 shtatorit, ndërsa lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar për këtë ndeshje do të publikohet nesër nga trajneri i përfaqësueses Albert Bunjaku. /Insajderi.com

The post Bekim Haxhiu demanton Xhakën: Lojtarët e Zvicrës gënjejnë appeared first on INSAJDERI.

Policia e njeh sulmuesin te ‘Parku i Qytetit’

Posted: 29 Aug 2016 06:56 AM PDT

Policia e Kosovës e ka dhënë versionin e vet për plagosjen e dy personave me armë zjarri sot afër 'Parkut të Qytetit' në Prishtinë.

Rreth orës 12 policia thotë se ka marrë informacion se në afërsi të parkut të qytetit në Prishtinë,  ka pasur të shtëna me armë zjarri.

"Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëjë me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat:

  • A. Gashi, 26 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar,
  • E. Agaj, 22 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar ,

të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (E. Agaj), nuk ka mundur t'i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 13:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë", thuhet në komunikatën për media të policisë.

Aktualisht policia ka arrit që të identifikojë një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij.

"Ndërkohë që hetuesit policorë, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë", thuhet më tej në komunikatë./Insajderi.com

The post Policia e njeh sulmuesin te ‘Parku i Qytetit’ appeared first on INSAJDERI.

Verë e paharrueshme!

Posted: 29 Aug 2016 06:45 AM PDT

Artikull i sponzoruar

Në ditët e nxehta të verës që po e lemë pas Red Rain ishte shoqërues i përditshmërisë sonë përmes lojës "Kush o ma i çarti", që nuk po ka të ndalur.

Edhe këtë muaj pjesëmarrësit me idetë kreative nuk hezituan të jenë pjesë lojës. Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë nga shpallja e fituesve dhe shpërblimet janë gati dhe po presin të dorëzohen të konkurrentet.

E ndërsa pjesëmarrja në lojë përfshinte ndjekjen e hapave të mëposhtëm:

  1. Merr disa produkte të Red Rain dhe bone një foto apo video tu na tregu qysh je tu e shiju verën me Red Rain
  2. Postoje foton apo videon në Facebook duke shkruar #VeraRedRain
  3. Mbledh më së shumti likes dhe fito megashpërblime.

1 shtatori do të jetë dita kur do të bëhet shpallja e fituesve të këtij muaji.

Konkurrentet e muajit korrik i kanë pranuar shpërblimet në një ceremoni të ndarjes së shpërblimeve, dhe të gjithë u shprehen të kënaqur që ishin pjesëmarrës.

Mos harroni ti ftoni miqtë tuaj të bëhen pjesë e lojës "Kush o ma i çarti". Mos harro edhe ti mund te jesh njëri nga fituesit e kësaj vere të mrekullueshme.

The post Verë e paharrueshme! appeared first on INSAJDERI.

Një muaj paraburgim për shtetasen serbe që dyshohet për vrasje

Posted: 29 Aug 2016 06:42 AM PDT

Gjykata Themelore e Ferizajt ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurën N.N. shtetase e Serbisë, pasi që dje është dyshuar se ka vrarë të ndjerën D.N., të moshës 90 vjeçare, të komunës së Shtërpcës.

Vrasja ka ndodhur me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, thuhet në njoftimin Gjykatës.

Asaj i është caktuar paraburgim prej një muaj, nga gjyqtari i departamentit për krime të rënda.

Viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, ku polica kishte gjetur dy thika me të cilat e dyshuara kishte vrarë të ndjerën./Insajderi.com

The post Një muaj paraburgim për shtetasen serbe që dyshohet për vrasje appeared first on INSAJDERI.

Seanca për Demarkacionin e 1 shtatorit, me termin të ri

Posted: 29 Aug 2016 06:12 AM PDT

Zyra për media në Kuvendin e Kosovës, ka bërë të ditur se seanca plenare e paraparë për datën 1 shtator, do të shtyhet për një orë e gjysmë në po të njëjtën ditë.

"Arsyeja e shtyrjes është pjesëmarrja e përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it", thuhet në njoftim.

"Me pajtimin e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës shtyhet për një orë e gjysmë seanca plenare e 1 shtatorit, për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për shënjimin e vijës kufitare. Seanca e paraparë të mbahej në orën 10:00, do të fillojë në orën 11:30", thuhet në fund të njoftimit./Insajderi.com

The post Seanca për Demarkacionin e 1 shtatorit, me termin të ri appeared first on INSAJDERI.

Ahmeti: “Institucionalistët” e PDK-së në veprim duke kërcënuar deputetë

Posted: 29 Aug 2016 05:54 AM PDT

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili njëherësh është edhe nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se në "Dosjen e Shefave", siç njihet seria e përgjimeve që po i publikon Gazeta Insajderi, shihet qartë se si tashmë ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i bindë deputetët për të votuar për çështje të caktuara.

"Demokracia në veprim; si binden deputetët me votu, si binden deputetët që kanë gabuar në votë. “Institucionalistët” në veprim duke kërcënuar deputetë, duke komunikuar me njerëz në paraburgim.

E për popullin e qytetarët Grabovci e ka një porosi “me rëndësi e kam përkrahjen e atyre që duhet me pas (disa ambasadorë) e për këta tjerët (qytetarët) as që mërzitna”

Marrëveshja për kufirin e përbashkët me Serbinë Grabovci tu thënë u kry, qekjo është njohja, na njohen.

Çka me thënë më për ta më?", ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?v=kay4VW8kC5c

The post Ahmeti: “Institucionalistët” e PDK-së në veprim duke kërcënuar deputetë appeared first on INSAJDERI.

LVV: Bombat nuk janë në kauzën tonë

Posted: 29 Aug 2016 05:46 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar rreth sulmit të mbrëmshëm me bombë në oborrin e drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala, por edhe ndaj akuzave të këtij të fundit drejtuar subjekteve politike, me theks të veçantë, për Lëvizjen Vetëvendosje.

"Lëvizja Vetëvendosje e rithekson që ne nuk jemi dakord me metodat që po përdoren së fundi ndaj disa institucioneve publike dhe individëve. Ne po ashtu e ritheksojmë që menaxhmenti i RTK-së është i kapur dhe e ka shndërruar këtë medium në propagandues të Qeverisë dhe Klanit Pronto", thuhet në reagim.

"Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk ka nevojë për mbrojtje nga grupe të tilla ngase bombat nuk i kontribuojnë kauzës sonë. Ne besojmë që rruga për të çliruar institucionet nga kapja prej partive në pushtet, është protesta publike paqësore dhe gjithëpopullore. Anipse nuk kemi besim në polici e prokurori, të cilat u dëshmuan që janë tërësisht të kapura nga klani Pronto, ne ftojmë organet e rendit që të bëjnë të pamundurën për të zbardhur rastet e sulmeve me bomba".

“Menaxhmenti i RTK-së paska marrë sërish rolin e prokurorisë duke tentuar për të disatën herë ta lidh VETËVENDOSJE!-n me sulmet e fundit me bomba. Lëvizja VETËVENDOSJE! sa herë ka pasur të thotë diçka ndaj RTK-së e ka thënë publikisht. Ne asnjëherë nuk kemi bërë aksione natën dhe pa praninë e medieve. Tendenca e menaxhmentit të RTK-së që në vazhdimësi të jap gjykime të tilla, është e papranueshme dhe e shpërfaq sheshit rolin e këtij mediumi që të propagandojë në mbrojtje të klanit Pronto dhe Qeverisë së Kosovës”, vazhdon reagimi.

“Menaxhmenti kriminal i RTK-së, me në krye keqpërdoruesin kryesor në këtë medium, Mentor Shala, janë të rrezikshëm për demokracinë, fjalën e lirë dhe informimin e drejtë të publikut në Kosovë. Ky menaxhment, duhet të jap llogari ligjore për keqpërdorimet milionëshe që kanë ndodhur në këtë medium, si dhe për shndërrimin e RTK-së në altoparlant të Qeverisë dhe klanit Pronto. Ne ftojmë asociacionet e gazetarëve dhe këshillet mediale që të reagojnë ndaj linçimit që ky menaxhment po i bën Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe ndaj akuzave të rënda në drejtim të subjektit tonë”, përfundon reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje./Insajderi.com

The post LVV: Bombat nuk janë në kauzën tonë appeared first on INSAJDERI.

Jakup Krasniqi i përgjigjet “Ftyrës” dhe Grabovcit në Dosjen e Shefave

Posted: 29 Aug 2016 05:37 AM PDT

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i këshillit kombëtar të Nismës për Kosovën, i është përgjigjur protagonistëve të "Dosjës së Shefave XXII", të cilën e ka publikuar sot Gazeta Online Insajderi, në kuadër të serisë së publikimeve.

Në bisedën që realizohen mes Adem Grabovcit dhe Naser Shalës, i njohur si "Ftyra", përmendet emri i Jakup Krasniqit.

Krasniqi ka thënë se gjatë mandatit të tij, askush nuk ka arritur ta shantazhojë.

Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook

Publikimi i Dosjes së Shefave XXII, në të cilën përmendet emri im më obligon të sqaroj opinionin publik me sa vijon:

– Biseda private e Adem Grabovcit dhe Naser Shalës ku përmendet emri im nxjerr në shesh joseriozitetin e këtyre personave dhe talljet me të cilat kënaqen njerëzit e nivelit të tyre.

– Edhe pse shihet qartë që shantazhet ndaj meje janë të thëna në një kontekst talljeje, më mbetet të theksoj një gjë që e dinë fare mirë Adem Grabovci, dhe sidomos eprorët e tij: As njerëzit me fytyra e as njerëzit pa fytyra asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk kanë mundur të më shantazhojnë.

Mjerë për ata që kënaqen duke parë ëndrra zgjuar dhe duke i marrë ëndrrat e veta për realitet.

Jakup Krasniqi

Adem Grabovci, kishte përdorur "autoritetin frikësues" të një të paraburgosuri për ta kërcënuar Jakup Krasniqin, që të mos dilte kundër projekteve të PDK-së.

Grabovci, i ishte afruar Jakup Krasniqit tek foltorja e Kuvendit dhe i kishte thënë "e thirri, 'Ftyrën' vallahin, ta kanë lokën".

"Ftyra" është nofka e Naser Shalës. Në kohën kur Grabovci kishte biseduar me telefon, Shala ishte në paraburgim i akuzuar për krime lufte në rastin Kleçka. Shala, akuzohej pos tjerash se kishte prerë me kosë të burgosur serbë të luftës.

Paraburgimi nuk e pengonte "Ftyrën" të komunikonte me ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin.

https://www.youtube.com/watch?v=kay4VW8kC5c

 

The post Jakup Krasniqi i përgjigjet "Ftyrës" dhe Grabovcit në Dosjen e Shefave appeared first on INSAJDERI.

RTK: Po përshkallëzohet dhuna dhe kërcënimet ndaj transmetuesit publik

Posted: 29 Aug 2016 05:18 AM PDT

Menaxhmenti i Radiotelevizionit të Kosovës sulmin me bombë në shtëpinë e drejtorit të përgjithshëm, Mentor Shala, pas sulmit në ndërtesën e Televizionit, e vlerëson  si përshkallëzim të dhunës, kërcënimit dhe aplikimit të metodave terroriste në qasjen ndaj transmetuesit publik.

"Ne vazhdojmë të besojmë se gjuha e urrejtjes, e përdorur nga forca të ndryshme politike, sidomos nga Lëvizja Vetëvendosje, paraqet  rrezik real dhe kërcënim serioz për funksionimin normal të transmetuesit publik", thuhet në reagimin e menaxhmentit të RTK-së.

"Vazhdimi i përdorimit të asaj gjuhe nuk mund të kuptohet ndryshe, pos si një përpjekje që të legjitimohen dhuna, aktet kriminale dhe terroriste kundër një mediumi. Menaxhmenti i RTK-së mbështet plotësisht drejtorin e përgjithshëm, z. Mentor Shala, në përpjekjet e përbashkëta për funksionimin sa më normal të transmetuesit publik, në kohën kur, përveç sfidave të rrezikshme të sigurisë, po ballafaqohemi edhe me problemet serioze të financimit dhe të pronës", thuhet më tej në reagim.

"Po ashtu, menaxhmenti edhe një herë siguron audiencën se RTK, duke mbetur brenda misionit të vet ligjor, do të gjejë fuqi dhe guxim që, në vendimmarrjen e vet menaxheriale dhe editoriale, të mos i nënshtrohet presioneve dhe kërcënimeve, duke mbetur në shërbim të publikut".

Ndërkohë, menaxhmenti i RTK-së kërkon nga institucionet e shtetit që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e funksionimit të RTK-së dhe sigurinë e stafit të tij./Insajderi.com

The post RTK: Po përshkallëzohet dhuna dhe kërcënimet ndaj transmetuesit publik appeared first on INSAJDERI.

Presidenti dënon sulmin e mbrëmshëm ndaj familjes Shala

Posted: 29 Aug 2016 05:18 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm në shtëpinë e familjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala.

"Sulmi me bombë në shtëpinë e familjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala, është një akt i shëmtuar dhe i papranueshëm kriminal. Sulmet kriminale ndaj drejtuesve të medieve dhe familjeve të tyre kërcënojnë drejtpërdrejt privatësinë, mendimin dhe fjalën e lirë, njëherësh duke dëmtuar seriozisht imazhin e Kosovës", ka thënë presidenti Thaçi.

I pari i vendit ka ftuar të organet e rendit dhe të drejtësisë që sa më parë të ndriçojnë këtë rast si dhe të gjitha sulmet e tjera kriminale javëve të fundit, në mënyrë që sa më parë autorët e këtyre sulmeve të dalin para drejtësisë./Insajderi.com

The post Presidenti dënon sulmin e mbrëmshëm ndaj familjes Shala appeared first on INSAJDERI.

Fajon: Presim lajme të mira nga Prishtina për Demarkacionin

Posted: 29 Aug 2016 04:55 AM PDT

Dhuna dhe incidentet në Kosovë mund të krijojnë vështirësi në Bruksel kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave. Kështu ka thënë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon.

Këto deklarime ajo i ka bërë në prag të votimit të demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

Fajon ka shtuar se demarkacioni mund të garantojë përparim në procesin e liberalizimit të vizave, mirëpo kjo ndodhë nëse raportohet pozitivisht për demarkacionin nga Prishtina.

"Të shohim fillimisht si do të shkojë votimi për demarkacionin. Sidoqoftë, besoj se do të marrim rezultat pozitiv dhe. Kjo është ajo që ne të gjithë e presim në Bruksel. Nuk dua të spekuloj për liberalizimin e vizave në Kosovë, kjo shkon hap pas hapi", ka thënë Fajon për Radion Evropa e Lirë.

Tanja Fajon është pjesë e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për Kosovën.

Opozita kosovare ende beson se marrëveshja e Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi do t'i shkaktojë vendit humbjen e 8 mijë hektarëve tokë.

Seanca e demarkacionin është planifikuar të mbahet të enjten më 1 shtator./Express/

The post Fajon: Presim lajme të mira nga Prishtina për Demarkacionin appeared first on INSAJDERI.

Arrestohen tre të dyshuar në Vushtrri për ‘posedim të substancave narkotike’

Posted: 29 Aug 2016 04:21 AM PDT

Policia ka arrestuar tre të dyshuar në Vushtrri në dy raste të ndara, për "blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psiko-tropikë dhe analoge' dhe 'posedim i paautorizuar i substancave narkotike'.

Më 26 gusht 2016, rreth orës 21:25, në rrugën "Marin Barleti" në Vushtrri, nga njësia patrulluese janë hasur personat e dyshuar B. K. (22 vjeçar) dhe V. M. (24 vjeçar). Pas kontrollimit të tyre nga policia u është gjetur një sasi e substancave narkotike dhe një thikë, të cilat janë konfiskuar si prova materiale.

Kurse më 27 gusht 2016, rreth orës 20:40, në rrugën "Fatime Hetemi", në Vushtrri, njësia patrulluese, ka hasur në personin e dyshimtë  Rr. S. (21 vjeçar), ku gjatë kontrollit i është gjetur një sasi e substancave narkotike, e cila është konfiskuar nga policia si provë materiale.

Pas procedurave intervistuese, me vendim të Prokurorit të Shtetit, të tre të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprat penale 'blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psiko-tropikë dhe analoge' dhe 'posedim i paautorizuar i substancave narkotike'./Insajderi.com

 

The post Arrestohen tre të dyshuar në Vushtrri për 'posedim të substancave narkotike' appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more