Skip to main content

INSAJDERI: “Arti i lidershipit të hijshëm” plus 19 more

INSAJDERI: “Arti i lidershipit të hijshëm” plus 19 more


Arti i lidershipit të hijshëm

Posted: 31 Aug 2016 09:50 AM PDT

Kështu që, kam menduar se nuk mjafton të jesh pa përvojë. Njerëzit në jetën publike, që vërtetë i admirojmë, e shndërrojnë eksperiencën në hijeshi.

Ata njerëz, mendoj unë, i shohin vitet që kanë kaluar, si agjentë të përulësisë. Ata e shohin që, në shumicën e rasteve, ngjarjet në jetën tonë janë "projektuar" përsosmërisht për të nxjerrë zbuluar dobësitë tona kronika, si dhe ekspozuar disa të reja.

Herët a vonë, jeta të mëson se nuk je qendra e universit, se nuk je aq i talentuar apo i mirë sa mendoje. Të mëson të vrasësh më pak mendjen për atë që mendojnë të tjerët, dhe bëhesh më pak i vetëdijshëm, duke dalë edhe nga rruga jote.

Njerëzit që janë të hijshëm e kuptojnë gjithashtu saktësinë e vëzhgimit të John Keats, se "asgjë nuk bëhet reale, deri kur përjetohet". Mund të mësosh ndonjë të vërtetë nga ndonjë libër, apo të dalë nga goja e ndonjë miku, por urtësia nuk "depozitohet" brenda teje, deri kur e vërteta të jetë skalitur prej ndonjë momenti turpërimi, kënaqësie, zhgënjimi, lumturimi, apo ndonjë emocioni tjetër të përjetuar direkt.

Gabimet thjeshtë duhen bërë.

Njerëzit e hijshëm janë aq të përulur sa të vëzhgojnë se gjërat më të mira në jetë janë zakonisht të pamerituara – mënyra se si qindarkat e dashurisë që investon tek fëmijët, të kthehen më vonë si dollarë; mirësia e të huajve; rilindja që vjen pas një akti faljeje të papritur nga një mik.

Njerëzit e hijshëm që sheh në jetë dhe për të cilët lexon në librat e historisë – po mendoj për më të mëdhenjtë e të gjithë kohërave, si Linkolni, Gandi, Mandela, dhe Doroti Dej, si dhe figura më të afërta si Francesku dhe Haveli – e shndërrojnë vetëdijen për dobësinë e tyre, në simpati për dobësinë e të tjerëve. Si shkruante Juan Gabriel Vasquez, "Eksperienca, apo ajo që ne e quajmë eksperiencë, nuk është inventari i dhimbjeve tona, por simpatia e mësuar për dhimbjet e të tjerëve". Ata janë të mirë në pranimin e dhuratave, që është e domosdoshme për miqësinë e vërtetë, por që është e vështirë për një njeri krenar që ta bëjë.

Ata mund të jenë tejet këmbëngulës në veprim. Mendoni për Martin Luter King Jr. Hijeshia dhe mirësia që vërshonte tek ai përmes miqve dhe mbështetësve nga të gjitha anët, e bënë radikalisht shpresëplotë dhe i dhanë besim e forcë. Aftësia e tij për të luftuar buroi prej aftësisë për të marrë.

Njerëz të tillë kanë një fuqi të butë. Ata janë agresivë dhe të mirë, pa bërryla, ndihen rehat të zbulojnë dhe të shastisen prej "mëkateve" të tyre.

Ushtria e SHBA ka qenë shumë e mirë në rritjen e këtyre lloj liderëve. Në vitet rreth Luftës së Dytë, gjeneralët shpesh largoheshin nga puna. Por atyre u jepej edhe një shans i dytë. Domethënë, kalonin eksperienca të shëmtuara, por u jepej një shans për të bërë diçka me ato eksperienca dhe të riktheheshin më të fortë dhe më të shkathët.

Atyre u kujtohej gjithashtu shumë qartë, që si pjesëtarë të një elite, kishin përgjegjësi që vinin me atë pozicion. Sot, të gjithë mohojnë të jenë pjesë e establishmentit, duke besuar se elita e vërtetë është dikush tjetër. Kështu që, askush nuk pranon një kod kujdestarie, dhe një sens privilegji dhe detyre personale.

Hillary Clintoni ka eksperiencë, por nuk duket të jetë transformuar prej saj. Mespërmes skandalit të emaileve, ajo është duke përsëritur të njëjtët gabime që bëri gjatë skandalit të kompanisë "Rose Law", dy dekada më parë. Qëndrimi i saj është sërish i brishtë, kundërshtues, fsheharak.

Skandalet Clinton janë të gjithë njësoj. Ka një akt të sjelljes së pahijshme, por jo shkelje penale, më pas mosdhënia e informacionit, dhe përgjithmonë më pas, mungesa e vullnetit për t'u rrëfyer. Përvoja e distilon jetën në instinkte. Nëse e keni interpretuar jetën si një fushë beteje, atëherë do të doni që të ruani kontrollin në çdo kohë. Do të pengoni qasjen. Do të refuzoni të mbani konferenca për shtyp. Do të mbylleni, edhe ndaj atyre që mund t'ju ndihmojnë.

Nëse ju e trajtoni botën si një vend miqësor dhe shpresëdhënës, si një rrjet marrëdhëniesh, do të shikoni për lajmin e mirë tek njerëzit, dhe jo të keqin. Do të jeni të gatshëm të hiqni dorë nga kontrolli, dhe me dorëzimin, ju do të fitoni më shumë forcë, teksa gjithmonë e më shumë njerëz do të besojnë në sinqeritetin tuaj, e si pasojë do t'ju ndjekin pas.

Udhëheqësit e hijshëm krijojnë një ambient më të hijshëm, duke e pritur botën në mënyrë të hapur. Kështu përfundojnë duke maksimizuar ndikimin dhe efektivitetin e tyre. Është e vështirë të dorëzosh kontrollin, por ashtu si pjesa tjetër e jona, Hillary Clintoni duhet të vendosë se çfarë lloj udhëheqëseje dëshiron të jetë. Amerika është në kërkim të dëshpëruar për një ngritje, për një udhëheqëse e cila tregon se u beson bashkëkombësve të saj. Kurrë nuk është tepër vonë për të mësuar nga përvoja.

(Përkthyer nga Mapo prej New York Times)

 

The post Arti i lidershipit të hijshëm appeared first on INSAJDERI.

Senatori shqiptar që sponsorizoi rezolutën për Ditën e Nënës Terezë

Posted: 31 Aug 2016 09:45 AM PDT

Senatori i shtetit të Nju Jorkut, Martin Golden, ushqen respekt të madh për Nënë Terezën dhe ka dalë me një rezolutë me rastin e shenjtërimit të saj.

Ai thotë se Shqipëria i ka sjellë një kontribut të madh botës dhe Nënë Tereza ishte një prej tyre.

Në zyrën e tij në Brooklyn, senatori Golden, është krenar që ka sponsorizuar një rezolutë për të nderuar Nënë Terezën më 4 shtator, ditën e shenjtërimit të saj, duke e quajtur këtë Dita e Nënë Terezës:

"Nënë Tereza solli një ndryshim. Kjo rezolutë ka rëndësi sepse ajo përfaqëson 19 milionë e gjysmë njerëz të shtetit tonë. Kjo rezolutë nderon një grua të madhe që do të jetë një shenjtore e madhe për kontributin jo thjesht për Zotin e saj por për të gjithë."

"Ju mund të shihni shkëlqimin e syve të saj, të syve me të cilin ajo ndriçoi botën. Ajo bëri shumë për fëmijët dhe për familjet, diçka që India dhe Kalkuta nuk e bënte dot,"- thotë ai.

Senatori Golden është mjaft aktiv në shtetin e Nju Jorkut dhe njihet për lidhjet e tij me shqiptarët.

Ndihmës i tij është Marko Kepi, veprimtar i komunitetit.

"Për mua është një nder i madh dhe krenari shumë e madhe të punoj me senatorin Martin Golden, jo thjesht se punoj vetë për të, por sepse që një shqiptar të ketë akses pothuajse direkt me një senator që është numri dy më i fuqishëm i shtetit të Nju Jorkut.", thotë ai.

Nënë Tereza shërben si një lidhje e rëndësishme që senatori ka me shqiptarët e Nju Jorkut. Ai ishte me ta në paradën shqiptare të këtij viti në Manhattan dhe ruan kujtime të bukura:

"Unë flas çdo ditë me familjet shqiptare. Ata punojnë, punojnë shumë, japin kontribut dhe bëjnë donacione. Me këtë ata e ngrejnë lart emrin e shqiptarit në këtë shtet dhe qytet të madh, ashtu si dhe shumë njerëz të tjerë që vijnë këtu nga vende të tjera. Por shqiptarët janë në gjendje të thonë se kanë nxjerrë një shenjtore të madhe si Nënë Tereza," – thotë senatori.

Një nga këto familje shqiptare që punojnë dhe njihen për kontributin e tyre është ajo e biznesmenit Anton Raja.

Piceria Patsy's ndodhet në Dean Street të Brooklynit, në një vend mjaft të mirë, sepse është shumë pranë stadiumit "Barclays Center".

Antoni thotë se për picat e tij shkruajnë gazetat. Mjeshtrat e tij i punojnë ato me pasion:

"E bëjnë picën me zemër, përgatitjen e brumit, të salcës. Ata kanë sekretet e tyre…"thotë zoti Raja.

Anton Raja mban një bluzë të veçantë, ku është qëndisur simboli i piknikut të golfit që biznesi i tij organizon çdo qershor. Është një aktivitet bamirësie për të ndihmuar Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë:

"Gjithë çeqet e parë shkojnë te Kisha Zoja e Shkodrës në Nju Jork dhe ata i dërgojnë të gjitha për Katedralen e Nënë Terezës në Kosovë".

Vetëm familja e Antonit deri tani ka dhënë gjysmë milioni dollarë gjatë tetë vjetëve të fundit.

Antoni përgatitet të shkojë në Vatikan bashkë me shqiptarë të tjerë për ceremonitë e shenjtërimit të Nënë Terezës. Për të Nënë Tereza përfaqëson diçka të veçantë:

"Një mrekulli e saj për mua është si t'i ndihmosh dikujt, si të bësh mirë. Ajo ditë do të jetë e mrekullueshme kur të shikojmë se populli ynë do të jetë i gjithi i bashkuar, pa kurrfarë problemi, pa kurrfarë ndarjeje, si t'i ketë bërë një nënë."/VOA

The post Senatori shqiptar që sponsorizoi rezolutën për Ditën e Nënës Terezë appeared first on INSAJDERI.

10 parlcela, një kamping dhe 200 mijë euro investim – Fermat e kanabisit në Shqipëri

Posted: 31 Aug 2016 09:39 AM PDT

Kultivimi i kanabisit këtë vit ka qenë një sipërmarrje e mirëorganizuar. Top Channel ndoqi nga afër një operacion të forcave speciale në një zonë të thellë përgjatë shtratit të lumit Vjosë, ku u asgjësua një sasi rekord prej 40 mijë bimësh.

Një luginë e tërë e mbushur me 10 parcela me kanabis, një kamping ku punëtorët qëndrojnë për disa muaj dhe një investim që i kalon 200 mijë eurot, ishte panorama që të ofronin 3 orët e operacionit.

"Prej kohësh kishim një informacion, së bashku me palën italiane, që në këtë zonë kishte kultivim. Fillimisht siguruam zonën dhe kapëm majat pasi mund të na rrezikoheshin forcat", tha Zëvendës drejtori i Policisë së Shtetit, Altin Qato.

Në terren zbritën edhe ministri Tahiri si dhe kryepolici Çako ndërsa snajperët e RENEAS vëzhgonin situatën, pasi trafikantët mund të hakmerren për ‘mundin e çuar dëm’. 4 të rinjtë nga fshatrat e Vlorës që u arrestuan pranë parcelave dhe që dyshohet se janë punëtorë, mohojnë të kenë lidhje me aktivitetin.

"Nuk kam lidhje. Se njoh kush i ka parcelat, s'na linin të kalonin këtu. Kemi katër orë na ka marrë policia dhe na ka lidhur këtu", shprehet një prej të ndaluarve.

Parcelat me kanabis, vaditeshin nga një sistem i mirë tubacionesh duke marrë ujin nga lumi dhe duke e dërguar në çdo rrënjë, për të garantuar një cilësi maksimale.

Në këto parcela bimën kanë arritur në lartësinë 3 metra dhe në rast se parcela nuk do zbulohej trafikantët do ishin në procesin e korrjes. Parcelat rrethohen me tela pasi bagëtitë e zonës mund t'i dëmtojnë, por pranë tyre policia gjeti edhe gëzhoja armësh.

Ditët e fundit, policia ka intensifikuar operacionet antikanabis në mbarë vendin. Për këtë vit deklarohet se janë asgjësuar më shumë se 1.5 milionë bimë ndërsa si pasojë e prodhimit masiv, mësohet se në treg vlera e kanabisit ka rënë ndjeshëm. Por fitimi i lartë i këtij biznesi të paligjshëm dhe kostot e larta të operacioneve të tilla ligjzbatuese, e bëjnë betejën mes shtetit dhe industrisë së drogës, një betejë afatgjatë dhe jo të lehtë./TCH

10 parlcela, një kamping dhe 200 mijë euro investim – Fermat e kanabisit në Shqipëri

https://www.youtube.com/watch?v=98KiQdY63rE

The post 10 parlcela, një kamping dhe 200 mijë euro investim – Fermat e kanabisit në Shqipëri appeared first on INSAJDERI.

Avioni i parë tregtar nga ShBA ateron në Kubë pas gati gjysmë shekulli

Posted: 31 Aug 2016 09:37 AM PDT

Mjeti fluturues ishte ngritur nga aeroporti Fort Lauderdale në Florida dhe u ul në Santa Klara, në qendër të Kubës, rreth një orë më pas.

Ky fluturim shënon zhvillimin e radhës në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, që kur dy vendet rivendosën marrëdhëniet diplomatike në dhjetor 2014.

Hera e fundit kur një avion amerikan kishte planifikuar një udhëtim në Kubë ka qenë mbi 50 vjet më parë, deklaroi numri dy i kompanisë "JetBlue", Marty St George.

Me këtë rast, avioni u prit me një ceremoni me topa uji, që zakonisht përdoret për mbërritjen e një anijeje apo aeroplanmbajtëseve. Që nga rivendosja e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Havanës, ambasadat përkatëse janë hapur në dy vendet fqinje.

Vetë presidenti Obama vizitoi ishullin në muajin maj. Administrata e tij ka aprovuar mbi 10 linja ajrore me bazë në Shtetet e Bashkuara për të kryer shërbime në Kubë, të cilat ofrojnë rreth 110 fluturime në ditë

The post Avioni i parë tregtar nga ShBA ateron në Kubë pas gati gjysmë shekulli appeared first on INSAJDERI.

Të rinjtë shqiptarë “pushtojnë” akademitë e klubeve italiane

Posted: 31 Aug 2016 09:34 AM PDT

I pari ishte djaloshi i talentuar Andi Zeqiri, i cili kaloi nga radhët e Lozanës te Juventusi. Qendërsulmuesi 17-vjeçar, i cili ka luajtur me kombëtaret e moshave të Zvicrës, i është bashkuar në huazim për një vit akademisë së bardhezinjve duke shpresuar që të sigurojë një transferim përfundimtar.

Gjatë ditës së sotme, një tjetër lojtar i ri ka hedhur hapat e parë drejt profesionalizmit. Qemal Sinani, i cili në fillimin e këtij muaji ishte i grumbulluar me kombëtaren U-15 të Shqipërisë, ka kaluar në huazim nga Imolese te Bolonja, një tjetër ekip i Serisë A, shkruan mediumi shqiptar Panorama Sport,

Ndërkaq, edhe mesfushori ofensiv 17-vjeçar kosovar, Ardit Gashi, ka kaluar nga Xhiorxhone te Torino, klub i cili e kishte dhënë huazim për një sezon në mënyrë që të luante më rregullisht. Edhe pse ende 17-vjeçar, ai pritet që t'i bashkohet skuadrës së të rinjve të Torinos.

 

The post Të rinjtë shqiptarë "pushtojnë" akademitë e klubeve italiane appeared first on INSAJDERI.

Zbulohet letra e Mussolinit – Si dëshironte të mbahej mend regjimi fashist

Posted: 31 Aug 2016 09:32 AM PDT

I shkruar në latinisht në pergamenë, teksti ishte djegur së bashku me monedhat e arta të bazën e obeliskut të Mussolinit në kompleksin sportiv "Foro Italico" në Romë. Ai është thjesht një vlerësim lavdërues për rritjen e fashizmit dhe bëmat e Mussolinit.

Ekzistenca e këtij teksti është zbuluar nga dy nxënës shkolle. Betiina Reitz-Joosse dhe Han Lamers janë të parët që kanë përkthyer dhe studiuar në detaje "Codex Fori Mussolini", që, pavarësisht se është djegur në bazën e monumentit 300 tonësh, ngritur për të treguar fuqinë e fashizmit, kur ai u shemb në vitin 1932, në pjesën më të madhe të tij ishte harruar pas ndërhyrjeve ndër dekada.

Ata bashkuan atë që besonin se ishte një version i saktë i tekstit, që mbetet sërish i paarritshëm në bazën e obeliskut, nga tre burime të panjohura të gjetura në bibliotekat dhe arkivat e Romës.

"Teksti nuk drejtohej për bashkëkohësit e asaj periudhe", thotë Dr. Reitz-Joosse, e cila punon në Universitetin e Groningenit. "Obelisku ka qenë një spektakël madhor, por ekzistenca e tekstit nuk ishte raportuar ndonjëherë. Ai i referohej audiencës së një të ardhmeje të largët".

Në atë kohë, fashistët kishin bërë një numër të konsiderueshëm zbulimesh arkeologjike nga Perandoria Romake, shpjegon ajo. "E teksa fashistët gërmonin nëpër rrënoja, ata menduan të krijonin edhe llogarinë e tyre të autorizuar të veprave të tyre, për gjeneratat e ardhshme".

Ajo që e shoqëronte tekstin ishte një medalje që përshkruante fjalë për fjalë Mussolinin si "të veshur me një lëkurë luani mbi kokën e tij". Për epokën e Rilindjes nuk ka qenë e pazakontë që medaljet të vendoseshin nën obelisqe, shpjegojnë kërkuesit. Por zbulimin e një teksti të gjatë dhe të detajuar, ata e quajnë si të paprecedentë.

Por pse në latinisht? Dr Reitz-Joosse thotë se autori ka përzgjedhur të përdorë një gjuhë të së kaluarës, që të mund të kishte lidhje mes Perandorisë Romake dhe rritjes së fashizmit. Më tej ajo shton se fashistët ishin duke u përpjekur ta rikthenin latinishten si një gjuhë ndërkombëtare të fashizmit, edhe pse këto plane nuk patën sukses.

Ironia e këtij teksti është se, zbulimi i tij ishte parashikuar të ndodhte në momentin e rrëzimit të obeliskut, e sigurisht edhe rënies së fashizmit. Po, fashistët – sipas saj, – e kishin planifikuar edhe vet rrëzimin e tyre. Por dokumenti nuk shërben tashmë për qëllimin e tij origjinal, atë të kumbimit të fashizmit në të ardhmen.

"Teksti është ende atje dhe ne nuk mundet të shkojmë. Ajo çfarë mund të bëjmë është ta studiojmë tekstin dhe të analizojmë strategjinë e saj manipulative. Duhet më shumë ta kthejmë në problem tekstin, sesa ta lejojmë atë të përçojë mesazhin në mënyrë të papenguar".

The post Zbulohet letra e Mussolinit – Si dëshironte të mbahej mend regjimi fashist appeared first on INSAJDERI.

Seriali që provokon Zotin

Posted: 31 Aug 2016 09:27 AM PDT

Përmes kësaj interviste të animuar mes një gazetari me Zotin, ky i fundit tregon qëndrimet e tij ndaj njerëzimit dhe ndaj të ashtuquajturve Shteti Islamik të cilët po kryejnë sulmet në emër të tij.

Gazetari: Përshëndetje, sot me mua në intervistë është i pranishëm Zoti

Zoti: Zoti bekon

Gazetari: Zoti e bekoftë Zotin

Gazetari: Zot, ju sot dëshironi të deklaroheni haptazi për çështje të caktuara, për çfarë çështje është fjala?

Zoti: Për gjithçka që ka ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve jetesë të njerëzve – për të cilën po fajësohem unë – sulmet, sëmundjet, katastrofat natyrore, unë nuk kam të bëjë me asnjërën prej tyre.

Zoti: E vërteta qëndron se unë nuk kam menduar për Tokën që një kohë të gjatë.

Gazetari: Ju nuk keni menduar fare për neve?

Zoti: Dëgjo, unë e krijova Tokën 4.6 miliardë vite më parë dhe duhet ta dini se universi ka miliarda Toka të tjera. A mendoni ju për pikturën e parë që e keni krijuar gjatë kohës kur keni qenë në kopsht?

Gazetari: Jo

Zoti: Pikërisht, unë që atëherë merrem me gjëra të tjera, e çfarë dëgjoj tani nga ju? Zoti po na dënnon neve me Ebola, Zoti na ka dërguar një shenjë, bile disa njerëz edhe po vrasin në emrin tim, andaj edhe jam i detyruar të ju pyes, çfarë po ndodhë me juve njerëz?

Gazetari: Në rregull, por shumë njerëz në Tokë pyesin, nëse nuk ka Zot që na shikon, atëherë si po ndodhin tërmetet?

Zoti: Sepse pllakat tektonike të Tokës fërkohen mes vete… a nuk e keni pasur vëmendjen për këto gjëra gjatë studimeve në shkollë?

Gazetari: A dëshironi të bëni deklarim tani live?

Zoti: I dashur njerëzim, wazzap! Nuk do të flasë gjatë.

Lerëmni mua jashtë budallallëqeve të juaja. Nuk ju dua më shumë se krijesat e tjera. Mos bëni veprime në emrin tim, sepse nuk më duheni. Nuk më interesojnë emërimet e juaja që i bëni ndaj meje, Allah, Zot, Jehova… Dua t'ua bëjë me dije se unë nuk kam të bëjë me asnjë prej atyre sulmeve e me asnjë prej atyre sëmundjeve që i keni, e gjithashtu nuk kam të bëjë me përformancën e këngëtarit amerikan Kanye West "Bohemian Rapsody". Gjithashtu mjaftë vrisni njerëz në emrin tim – nëse ka ndonjë njeri që nuk e kisha dashur të jetojë në Tokë, në radhë të parë nuk do ta kisha krijuar.

Gazetari: E logjikshme

Zoti: Edhe një gjë, nëse Donald Trump fiton zgjedhjet për president, do e hedh planetin e juaj në errësirë dhe do e bëj planetin Mars të madhërishëm.

Gazetari: Me gjasë ju keni hequr dorë nga njerëzimi? A është dikush që mund të ju zëvendësoj juve në këtë pozitë?

Zoti: Askush nuk më kujtohet tani

Gazetari: Vërtetë?

Zoti: Jessie J

Gazetari: Më falni, kush?

Zoti: E dua këngëtaren Jessie J. (e këndon këngën e saj "Bang Bang")

Zoti: Ajo është e mahnitshme, thjeshtë e mahnitshme

Gazetari: Mendova më shumë për njerëzit si Nelson Mandela ose Nëna Terezë?

Zoti: Edhe ata janë të mirë, por Jessie J këndon shumë mirë ….

Shikoni videon për të parë intervistën me Zotin: 

Seriali që provokon Zotin

https://www.youtube.com/watch?v=yVnmB7Mc72U

The post Seriali që provokon Zotin appeared first on INSAJDERI.

Kryetari i Akademisë së Shkencave demanton ekspertët e opozitës për demarkacionin

Posted: 31 Aug 2016 09:24 AM PDT

Për më tepër, sipas Islamit, që të dy këta kanë përdorur harta në të cilat Çakorri është jashtë Kosovës.

"Edhe Isufi, edhe Bulliqi, njëri si "ekspert", e tjetri si deputet, e kanë mbështetur projektin "Parku Kombëtar i Bjeshkëve të Nemuna", pa 8.000-9.000 ha dhe pa Çakorrin. Ligji për këtë Park është votuar dhe në Parlamentin e Kosovës më 13 dhjetor 2012, pa Çakorrin dhe hektarët "e humbur"!", ka thënë Islami.

"Ky fakt tregon se e gjithë lufta politike zhvillohet jo për territor të Kosovës dhe kufi të drejtë, por për puro pushtet të individëve dhe grupeve", ka shtuar Islami.

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi do të votohet nesër në Kuvendin e Kosovës.  Derisa Qeveria e Kosovës insiston se marrëveshja nuk cenon territorin e Kosovës, opozita kundërshton atë.

Lëvizja Vetëvendosje, partia më e madhe opozitare në vend, ka paralajmëruar një protestë që do të mbahet nesër në kundërshtim të kësaj marrëveshje.

Protestat e kaluara të organizuara nga opozita kanë eskaluar në dhunë në disa raste./Insajderi.com

 

The post Kryetari i Akademisë së Shkencave demanton ekspertët e opozitës për demarkacionin appeared first on INSAJDERI.

Thaçi në Jarinjë: Normaliteti në veri, rezultat i dialogut me Serbinë

Posted: 31 Aug 2016 07:51 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot pikën kufitare në Jarinjë të pjesës veriore të Kosovës.

Ai ka uruar policët e dhe doganierët e Kosovës të cilët punojnë në këtë pikë kufitare "sipas ligjeve të Kosovës dhe standardeve evropiane."

Përmes një kumtese për media, presidenti Thaci ka thënë se normaliteti në veri të vendit është bërë i mundshëm si rezultat i dialogut me Serbinë në Bruksel.

"Unë uroj dhe përgëzoj të gjithë policët e Kosovës, të gjithë doganierët, që janë duke punuar bashkërisht, shqiptarë, serbë dhe të tjerë, sipas ligjeve të Kosovës dhe standardeve evropiane. Më vjen tepër mirë që shoh një situatë krejt normale, një situatë të komunikimit, por edhe qarkullimit të njerëzve" thuhet në komunikatë.

"Këtu është jashtëzakonisht inkurajues edhe bashkëpunimi mes autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Serbisë. Dua të besoj se ky do jetë një shembull i mirë edhe për të ardhmen", u shpreh presidenti Thaçi.

Gjatë vizitës në pikën kufitare në Jarinjë, presidenti Thaçi ishte i shoqëruar nga Drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, si dhe Drejtori i Doganave të Kosovës, Lulëzim Rafuna, të cilët i përgëzoi përangazhimin e gjithë stafit të tyre në këtë pikë doganore të Kosovës me Serbinë, si dhe në pikat e tjera anekënd territorit të Kosovës./Insajderi.com

 

The post Thaçi në Jarinjë: Normaliteti në veri, rezultat i dialogut me Serbinë appeared first on INSAJDERI.

Ky është plani i Policisë për protestën e nesërme

Posted: 31 Aug 2016 07:51 AM PDT

Policia e Kosovës ka dërguar një komunikatë për media nëpërmjet së cilës ka informuar planin e saj lidhur me protestën e paraparë të mbahet nesër me 1 shtator, kundër ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas Policisë, edhe pse protesta nuk është lajmëruar "ashtu siç parashihet me procedurat dhe Ligjin mbi tubimet publike", PK me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, "duke hartuar planin operativ për menaxhimin e situates së sigurisë, para, gjatë dhe pas këtyre zhvillimeve".

Ja versioni zyrtar i Policisë së Kosovës:

Qëllimi  i  planit (urdhrit) operativ është:

Mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e Ligjit në vend.

Ndërmarrja e masave të nevojshme parandaluese, operative policore për të siguruar që mbarëvajtja e tubimimit/protestës të kaloj e qetë dhe pa incidente dhe pjesëmarrësit të jenë në gjendje të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike dhe në suaza ligjore.

Garantimi i lëvizjes së lirë dhe shprehjes,

Mbrojtja e jetës, pronës dhe pasurisë së qytetarëve dhe asaj shtetërore.

Ndërmarrja e masave ligjore ndaj veprimeve të kundërligjshme dhe luftimi i dukurive negative që mund të shkaktojnë jo stabilitet në vend, që në çfarëdo mase do të rrezikonte Rendin, Qetësinë dhe Sigurinë Publike.

Gjithashtu Policia e Kosovës është e mandatuar me ligj dhe Kushtetutë të krijoj kushte në aspektin e sigurisë për funksionimin normal të institucioneve shtetërore, në rastin konkret edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi dhe APELON tek të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga çfarëdo veprim i dhunshëm, i cili mund të shkaktojë pasoja në vetë protestuesit dhe tek zyrtarët policorë, të cilët kujdesen për rend dhe siguri publike.

Policia po ashtu u bën APEL edhe qytetarëve dhe bizneseve të cilët nuk janë pjesë e protestës, por janë në afërsi të ambientit ku mund të zhvillohet kjo protestë, të jenë të kujdesshëm për shkaqe sigurie.

Gjithashtu me qëllim të mundësimit të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive që kanë gazetarët edhe krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për ta, rekomandojmë që të gjithë gazetarët të jenë të pajisur me shenja (apo xhaketa) dalluese "PRESS" apo nëse parashihet ndryshe, në menyrë që identifikimi dhe qasja e tyre të jetë më e lehtë në funksion të marrjes së informacioneve reale dhe percjelljes së të gjitha zhvillimeve që mund te konsiderohen të rëndësishme për publikun dhe mediat.

Policia e Kosovës, falënderon të gjithë qytetarët për mirëkuptimin e shprehur dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të treguar me zyrtarët policor gjatë realizimit të detyrave policore.

 

 

The post Ky është plani i Policisë për protestën e nesërme appeared first on INSAJDERI.

Joe Hart huazohet në Torino

Posted: 31 Aug 2016 07:28 AM PDT

"Transferimi i Joe Hart është një lajm i shkëlqyer për ne," thuhet në një komunikatë për media të Torinos.

Hart pritet që të debutojë më 11 shtator në ndeshjen kundër Atalantas.

Largimi i tij nga City u bë i domosdoshëm pas ardhjes së Pep Guardiolas tek "Qytetarët." City ka transferuar portierin Bravo nga Barcelona./Insajderi.com

The post Joe Hart huazohet në Torino appeared first on INSAJDERI.

Kryeministri dhe kryeparlamentari nuk shkojnë në takim te Kelmendi

Posted: 31 Aug 2016 07:26 AM PDT

Përkundër konfirmimit kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit se pas një ore do të jenë në Rugovë për të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Ramiz Kelmendi, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ata i kanë rënë pishman përsëri për pjesëmarrje në këtë takim pa dhënë kurrfarë arsyetimi.

Veseli dhe Mustafa kishin paralajmëruar se përkundër mosardhjes së opozitës ata do të vijnë dhe do të diskutojnë se si të gjendjet një zgjedhje para se demarkacionit të shkojë në Kuvend. Megjithatë duket se një zgjidhje në këto momente është e pamundur, shkruan Zëri.

The post Kryeministri dhe kryeparlamentari nuk shkojnë në takim te Kelmendi appeared first on INSAJDERI.

E-maili në emër të “Rugovasve” që çoi në arrestimin e aktivistëve të VV-së

Posted: 31 Aug 2016 06:43 AM PDT

Kështu ka sqaruar në një konferencë për media, Fatos Makolli, nga Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës, duke prezantuar detaje të reja të hetimeve të Policisë.

E-maili sipas tij ka nxitur dy pista hetimi: njëra për identifikimin e lokacionit nga ku është nisur e-maili dhe pista e dytë për identifikimin e personave që kanë dërguar atë.

Të martën, gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje u arrestuan për sulmin me zollë ndaj Kuvendit të Kosovës.  Prokuroria thotë se ata dyshohen për vepër terroriste, pretendime të cilat janë hedhur poshtë nga Vetëvendosje.  Sipas partisë më të madhe opozitare, rasti është i montuar dhe vjen vetëm  dy ditë para mbajtjes së protestës kundër demarkacionit.

Makolli ka sqaruar tutje se gjatë hetimeve kanë arritur që të identifikojnë edhe një person i cili nga një vend nga perëndimi ka sjellë një motoçikletë që ishte përdorur gjatë kryerjes së sulmit si dhe është identifikuar telefoni nga ku është shpërndarë e-maili dhe personat që kanë përdorur atë.

"Është identifikuar pastaj edhe personi që e kishte shitur telefonin dhe blerësi ambulantiv", sqaron ai.

I pyetur nga gazetarët nëse bëhet fjalë për e-mailin e njëjtë përmes së cilit është marrë përgjegjësia edhe për sulmin ndaj RTK-së, Makolli ka thënë se nuk mund të konfirmojë një gjë të tillë.

Ai ka thënë se këto janë disa prej dyshimeve që kanë shtyrë arrestimin e këtyre personave.  Makolli thotë se të tjerat dëshmi nuk mund të bëhen publike në këtë kohë për shkak të vazhdimit të hetimeve.

sqarimi 3333

"Hetimet për këtë rast nuk kanë përfunduar, ato janë duke vazhduar edhe në identifikimin e personave të tjerë, që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast", ka thënë ai./Insajderi.com

The post E-maili në emër të "Rugovasve" që çoi në arrestimin e aktivistëve të VV-së appeared first on INSAJDERI.

Bukoshi merret në pyetje lidhur me milionat e “tre përqindëshit”

Posted: 31 Aug 2016 06:19 AM PDT

Lajmin për intervistimin e Bukoshit e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha.

"Bukoshi sot është ftuar në Policinë e Kosovës për të sqaruar disa informata lidhur me veprimtarinë e UFORK-ut në Kosovë," ka thënë shkurt avokati Berisha.  Vetë Bukoshi ka refuzuar të komentojë lidhur me intervistimin e tij.

Fondi i Republikës së Kosovës ishte krijuar në vitet e 1990-ta për të përkrahur institucionet "paralele" të Kosovës në atë kohë, si arsimi e shëndetësia.

Fondi ka qenë një Organizatë Joqeveritare e regjistruar në New-Ulm të Republikës Federale Gjermane. Themelues dhe nënshkrues të statutit ishin: Bujar Bukoshi, Pjeter Coli, Isa Mustafa, Shaban Bobaj, Muhamet Bicaj dhe Begi Mazelxhin.

Pas përfundimit të luftës, Isa Mustafa, që në atë kohë ka shërbyer si ministër i Financave, ka thënë se nga ky fond pasluftës kanë mbetur pa shpenzuar rreth 50 milion marka.

Insajderi ka raportuar në shkurt të këtij viti se edhe në vitet 2006-2011, qindra mijëra euro janë tërhequr nga fondi  i 3 përqindëshit.

Shuma prej 512 mijë e 936 eurove është nxjerrë nga bankat jashtë vendit nëpërmjet 16 transaksioneve të dyshimta.

Bukoshi e ka pranuar se janë kryer këto transaksione, por nuk ka sqaruar se për çfarë qëllimesh.

Disa ditë pas raportimit të Insajderit, Prokuroria Speciale pati nisur hetime ndaj tre personave, përfshirë këtu edhe Bukoshin.

Për më tepër, hetimet për këtë fond janë shtrirë edhe në Shqipëri.

Prokuroria e shtetit në Shqipëri, me kërkesë të autoriteteve kosovare, po ndihmon në zhvillimin e hetimeve ndaj Bukoshit lidhur me keqpërdorimet e mundshme në Fondin e Tre Përqindëshit. Në këtë hetim, përveç Bukoshit janë të përfshirë edhe Naser Osmani e Atdhe Gashi, ish-këshilltar i Bukoshit./Insajderi.com

The post Bukoshi merret në pyetje lidhur me milionat e "tre përqindëshit" appeared first on INSAJDERI.

O’Connell: Demarkacioni përcakton ku ndodhet kufiri, jo “ku duhet të jetë”

Posted: 31 Aug 2016 05:48 AM PDT

Sipas ambasadorit, demarkacioni në fakt përcakton ku ndodhet kufiri dhe jo ku duhet të jetë, duke iu referuar kështu kundërshtimeve të opozitës.

"Çështja e demarkacionit të kufirit është çështje bilaterale në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Askush nuk i ka kërkuar Kosovës të ndryshojë kufirin e saj me Malin e Zi. Askush nuk e ka detyruar Kosovën të jap tokë. Marrëveshja konfirmon kufijtë aktual; demarkacioni përcakton ku ndodhet kufiri, jo ku 'duhet' të jetë", ka thënë ai.

Ambasadori britanik po ashtu ka folur edhe për korrupsionit dhe nepotizmin, që sipas tijë janë kancer që po e shkatërrojnë Kosovën.

Përveç kësaj ai ka shtuar se korrupsioni dhe nepotizmi janë duke e shkatërruar Kosovën dhe se ai i kupton pse qytetarët e saj nuk kanë besim në institucionet e tyre.

"Kultura e pandëshkueshmërisë ende i lejon politikanët e lartë të vazhojnë me krimin. Nëse kjo vazhdon, do të shkatërrojë shtetin. Unë e kuptoj pse qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin në institucionet e tyre. Dhe kjo është arsyeja pse ne po punojmë kundër këtyre çështjeve", ka shkruar ai në llogarëin e tij në Facebook.

Përveç kësaj, ai ka përmendur edhe dhunën politike si dëmtues të zhvillimit të shtetit.

"Dhuna politike shkatërron shtetin poashtu. Kosovarëve me siguri ju kujtohet, më mirë se mua, dhuna politike dhe vrasjet e pas luftës, si dhe kaosi dhe frika që ishte shkaktuar në Kosovë. Duke i deklaruar njerëzit tradhtarë dhe armiq të shtetit sepse ata nuk pajtohen me ju, do të dëmtojë diskursin politik. Do të dëmtojë liritë për të cilat Kosova luftoi për aq kohë. Duke kërcënuar dhe duke përdorur dhunë do ta kthej Kosovën prapa në ditët e errëta të vrasjeve politike", ka shtuar ai./Insajderi.com

 

The post O'Connell: Demarkacioni përcakton ku ndodhet kufiri, jo "ku duhet të jetë" appeared first on INSAJDERI.

AAK dhe Nisma: Nuk marrim pjesë në protestë, do të jemi në seancë për të votuar kundër

Posted: 31 Aug 2016 05:42 AM PDT

 

Ramush Haradinaj kryetari i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën në një konferencë për media, kanë thënë se nesër nuk do të jenë pjesë e protestës së thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, ata njoftuan se do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit ku pritet votimi i marrëveshjes për demarkacion.

Dy partitë opozitare deklaruar se votat e 16 deputetëve të tyre do të jenë kundër marrëveshjes, me c`rast ju bënë thirrje edhe deputetëve të partive tjera për të votuar kundër.

"Qëndrimi nga dita e parë ka qenë kundër, por koalicioni qeverisës nuk e ka shfrytëzuar kohën që të ndërtohet një konsensus për t'i pranuar faktet dhe mendimet e ekspertëve", ka thënë Limaj.

"Të gjithë deputetët të kalojnë shabllonet partiake dhe bindjet partiake që të jenë në përputhje me betimin e tyre, nëpërmes votës ta unifikojmë Kosovën", ka shtuar Limaj.

Kurse Ramush Haradinaj nga AAK porositi krerët e institucioneve të "mos shesin tokën e Kosovës".

"Shpirtrat e shitur e të prishtë, Mustafa e Thaçi, këta hajna, mos të guxojnë ta shesin Kosovën e Rugovën. Kjo nuk është për agjenda politike, por për tokë të Kosovës. Këta shpirtra të prishtë nuk guxojnë të shiten e nuk munden t'u fshihen pas ndërkombëtarëve", tha Haradinaj. /Insajderi.com

The post AAK dhe Nisma: Nuk marrim pjesë në protestë, do të jemi në seancë për të votuar kundër appeared first on INSAJDERI.

Delawie: Demarkacioni të kalojë, të ndalet lufta për pushtet

Posted: 31 Aug 2016 05:22 AM PDT

Ambasadori i SHBA’ve në Prishtinë, Greg Delawie rikonfirmoj edhe një herë qëndrimin pro demarkacionit të Shteteve të Bashkuara.

Delawie në një intervistë për Gazetën Express tha se pavarësisht se çfarë do të ndodhë në seancën e nesërmve, edhe në rast se dështon votimi i marrëveshjes së Demarkacionit sipas tij, "marrëveshja për shënimin e kufirit nuk është në fakt çështja më me rëndësi këtu".

"Por, ju them se Parlamenti duhet të votojë në favor të marrëveshjes për demarkimin e kufirit dhe nuk dua të përsëris pikat që i kam përmendur disa herë në të kaluarën, por thjesht dua të them se marrëveshja për shënimin e kufirit ashtu siç është arritur nga komisioni thotë se kufiri është i njëjti që ka ekzistuar prej vitit 1974, është kufiri që shihet në flamurin e Kosovës dhe se është kufi me një shtet mik", ka deklaruar Delawie.

Delawie në këtë intervistë ka kritikuar partitë që po kërcënojnë me vrasje të kundërshtarëve politikë duke theksuar se e gjithë kjo që po ndodh është luftë për pushtet.

"Nuk do të përmend emrin e ndonjë partie, pasi nuk është e përshtatshme për mua si ambasador, apo ndoshta më shumë si i huaj… Por, mendoj se ju e keni një grup njerëzish që kanë thënë se do të bëjnë çdo gjë për të ndaluar këtë marrëveshje dhe ata e kanë demonstruar se çfarë mund të jetë 'çdo gjë'. Unë mendoj që kjo është diçka e keqe për Kosovën", ka deklaruar ambasadori amerikan. /Insajderi.com

The post Delawie: Demarkacioni të kalojë, të ndalet lufta për pushtet appeared first on INSAJDERI.

Kurti: 1 shtatori, dita e çlirimit nga ky regjim

Posted: 31 Aug 2016 05:16 AM PDT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se protesta e nesërme do të mbahet në mend si ditë e shënuar në historinë e popullit shqiptar.

"Do të mbahet mend si dita e çlirimit nga ky regjim," ka thënë Kurti në një konferencë për media duke folur për protestën që mbahet nesër kundër demarkacionit.

Kurti nuk ka garantuar se protesta e nesërme do të jetë e qetë.  Kjo pasi që sipas tij njerëzit janë të shqetësuar nga kjo marrëveshje.  Por, ai thotë se protesta do të jetë masive.

Protesta pritet të fillojë nesër në ora 11, rreth gjysmë ore para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës.  Bazuar në përvojat e kaluara, pritet që demarkacioni të kundërshtohet edhe brenda objektit të Kuvendit/Insajderi.com

The post Kurti: 1 shtatori, dita e çlirimit nga ky regjim appeared first on INSAJDERI.

Balotelli huazohet tek klubi francez

Posted: 31 Aug 2016 05:07 AM PDT

"Mario Baloteli është pranë huazimit me klubin e Nisës". Lajmi publikohet nga e përditshmja franceze "L'Equipe" që thotë se sulmuesi do të huazohet nga Liverpuli në Ligën e Parë.

Zyrtarizimi pritet të bëhet mërkurën, pasi të kryhen vizitat e para mjekësore.

Klubi i Lucein Favre do të paguajë një pjesë minimale krahasuar me atë që do të shpenzojë klubi i Jurgen Klopit.

Për Balotelin shtypi italian ka shkruar prej ditësh duke përmendur bisedimet me disa klube në Serinë A, Holandë dhe në Turqi, po marrëveshjet kanë dështuar dhe sulmuesi rrezikonte për të gjetur një skuadër të re edhe për shkak të kohës që ka mbetur në dispozicion të merkatos.

The post Balotelli huazohet tek klubi francez appeared first on INSAJDERI.

Bojken Abazi është në Kosovë, pavarësisht ndalimit për të hyrë

Posted: 31 Aug 2016 04:25 AM PDT

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje aktualisht është në Kosovë. Ai sapo e ka mbajtur një konferencë për media. Ai e ka të ndaluar hyrjen në Kosovë, pas depërtimit të tij për në Shqipëri.

Bojken Abazi ka thënë se Policia e Kosovës i ka ndihmuar atij që ta kalojë kufirin nga Shqipëria për në Kosovë.

Ai ka thënë se policët, të cilët nuk pajtohen me vendimet e Qeverisë, i ndihmuan ta kalojë kufirin.

Megjithatë, Abazi nuk ka treguar se nga cila pikë kufitare ka hyrë, për shkak se nuk dëshiron ta dëmtojë policin që i ka ndihmuar.

Duke e komentuar mundësinë e arrestimit të Bojken Abazit, nënkryetari i Vetëvensosjes, Albin Kurti, ka thënë se Bojken Abazi ka plotësisht të drejtë që është në Kosovë, duke thënë se veprimi i tillë i mundshëm i policisë do të ishte shumë i padrejtë./Insajderi.com

The post Bojken Abazi është në Kosovë, pavarësisht ndalimit për të hyrë appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more