Skip to main content

GazetaBlic

GazetaBlic


Ja sa të vdekur paguhen nga buxheti i Kosovës sipas AAK’së

Posted: 18 Aug 2016 01:55 AM PDT

pen_1471510073-3377414 (1)

Akuza të shumta janë drejtuar në adresë të Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale nga partia opozitare AAK. Zyrtarët e kësaj të fundit kanë akuzuar MPMS-në se paguan afër 1 milion euro pensione për persona të vdekur.

  Duke komentuar gjetjet e raportit të Auditorit të Përgjithshëm për vitin që shkoi, Departamenti i Punës dhe i Mirëqenies i AAK-së, në një reagim të cilin ia ka dërguar "Kohës Ditore", thuhet se kjo Ministri paguan trajtime shëndetësore jashtë vendi për dosta pa asnjë arsyetim, siç ndodh edhe me avancat për udhëtime zyrtare. Sipas AAK-së, gjatë vitit 2015 kjo Ministri ka punësuar njerëz në stilin e Grabovcit, pa aplikuar fare. "Shkeljet më të mëdha bëhen me pensionet ku 8.375 pensionistë të vdekur marrin pensione në vlerë prej 801.723 euro; 2.230 persona të punësuar kanë marrë edhe pensione në vlerë 247.210 euro; 1.626 persona janë përfitues të dyfishtë të skemave pensionale dhe kanë shkaktuar humbje prej 401.497 euro dhe 6.474 veteranëve nuk u është paguar pensioni retrograd në bazë të Ligjit 04/L-261", thuhet në reagimin e AAK-së. Sipas Departamentit të Punës dhe të Mirëqenies të AAK-së, kjo Ministri karakterizohet me raportim financiar të dobët dhe me kontrollim menaxherial të dobët financiar dhe se dëshmi e kësaj është dinamika e ulët e shpenzimeve që për vitin 2015 ka detyruar Qeverinë të shkurtojë buxhetin për MPMS në rishikim për 377 mijë e 420 euro edhe atë në kategorinë e investimeve kapitale.
Zyrtarët e kësaj partie opozitare thonë se Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale për vitin 2015 nuk i ka regjistruar asetet e veta të blera gjatë atij viti në vlerë prej 169.545 eurosh. Në reagim më tutje thuhet se Këshilli i Pavarur edhe sot e kësaj dite i mundëson kësaj Ministrie mbajtjen e ushtruesve të detyrës, edhe pse shkelet Ligji mbi shërbyes civilë
 

The post Ja sa të vdekur paguhen nga buxheti i Kosovës sipas AAK’së appeared first on GazetaBlic.

Keni vendosur të MOS HANI BUKË: Ja përse do ta shkatërroni shëndetin tuaj!

Posted: 18 Aug 2016 01:50 AM PDT

Gluten intolerance and diet concept. Woman refuses to eat white bread. Selective focus on bread

Trupi do të kalojë nëpër katër procese të cilat për ju janë më shumë se shteruese vetëm për shkak se keni vendosur të mos hani bukë.   Edhe pse nuk duhet tepruar me ngrënie të bukës, posaçërisht të bukës së bardhë, organizmi i njeriut megjithatë nuk mund të funksionojë mirë pa karbohidrate, transmeton Telegrafi. Ja se çfarë do të ndodhë nëse vendosni të eliminoni karbohidratet nga ushqimi. Do të eliminoni ujin Sapo t'i eliminoni karbohidratet, do të filloni të shkriheni. Mirëpo, nuk humbni yndyrën, por ujin. Kur trupi ruan karbohidratet në formë glikogjeni, çdo gram i hidrateve në vete ka ujë, madje në sasi tri deri katër herë më të madhe sesa pesha e vetë glikogjenit. Do të ndiheni keq Karbohidratet janë burim kryesor i energjisë së trurit. Kur i eliminoni nga ushqimi dhe kur shpenzoni tërë glikogjenin nga rezerva, trupi shpërndan yndyrën dhe nxitet me ndihmën e ketonit, ndërkaq rezultat i kësaj janë era keqe, goja e thatë, lodhja, marramendja, pagjumësia dhe mundimet.

f

Do të ndiheni sikur jeni sëmurë nga gripi Në fund trupi mësohet që të funksionojë me ndihmën e ketonit, mirëpo kjo nuk do të thotë që kjo është gjë e mirë. Keni probleme me metabolizmin Perimet te shumica e njerëzve janë burimi më i madh i fibrave të cilat jo vetëm që stabilizojë sheqerin në gjak, por edhe zvogëlojnë rrezikun nga shtimi i peshës trupore dhe nga sëmundjet kronike. Krahas kësaj, për shkak të fibrave rregullisht shkoni në tualet. Nëse i eliminoni, do të keni probleme me kapsllëkun. Do të bëheni nervozë Karbohidratet shtojnë nivelin e seratoninës në tru. Kur eliminoni të gjitha karbohidratet e shëndetshme nga ushqimi, do ta eliminoni edhe gjendjen tuaj të mirë shpirtërore.

b

The post Keni vendosur të MOS HANI BUKË: Ja përse do ta shkatërroni shëndetin tuaj! appeared first on GazetaBlic.

Sonte të gjithë duhet ta shikoni qiellin, do të ndodh një fenomeni që tregon diçka edhe për jetën tuaj

Posted: 18 Aug 2016 01:47 AM PDT

Henq

Eklipsi hënor është një fenomen i rrallë dhe interesant për tu parë. Eklipsi hënor ndodh kur hëna e plotë, Toka dhe Dielli janë të pozicionuara në të njëjtën linjë dhe në këtë mënyrë hëna do të kalojë përmes hijes së tokës. Një hije e errët e tokës do të shfaqet këtë të enjte Gushti duke i marrë një pjesë të hënës së plotë, gjatë një eklipsi hënor. Llogaritjet e timeanddate.com tregojnë se Dielli, Toka dhe Hëna do të jenë në një linjë shumë të ngushtë sot, por nuk do të ketë një eklips i plotë hënor. Bëhet fjalë për atë që njihet si "eklipsi hënor penumbral", ose "eklipsi hënor gjysmëhije". Ky i fundit ndodh kur hëna lëviz nëpër pjesët anësore, të zbehta të hijes së tokës. Një eklips hënor penumbral ndodh kur Dielli, Toka dhe Hëna janë në një vijë pothuajse të drejtë. Kur kjo ndodh, toka bllokon përmes anës së jashtme, anësoret e hijes së saj (anë që njihet me emrin "penumbra", në shqip –gjysmëhije), disa nga rrezet e diellit që të arrijnë drejtpërdrejt sipërfaqen e hënës Pjesa tjetër merr të njëjtën sasi të diellit si zakonisht dhe është aq e ndritshme si një hënë e plotë. Për shkak të kësaj, shpesh është e vështirë për të bërë dallimin mes Hënës normale të plotë dhe një eklipsi penumbral të Hënës. Sepse hëna shfaqet e shndritshme por edhe e veshur me hije (si në foton kryesore). Pra, ky i Gushtit nuk do të prodhojë ndonjë hije mbi hënë, kështu që do të jetë më shumë si një hënë e plotë normale, që zgjat 14 ditë. Kjo është një kohë e mjaftueshme për të përmbyllur ciklin e gjashtë muajve të fundit dhe përgatitur për një cikël të ri eklipsi që do të fillojë në 1 Shtator. Pra në 1 Shtator, do të shohim eklispin hënor në formën e tij të plotë., kur hëna do të rrëshqasë nën hijen e tokës. Eklispi penumbral do të ndodhë rreth orës 21.42 të mbrëmjës sipas kohës universale (UTC). Astrologët thonë se "eklipsi penumbral" i 18 Gushtit është shumë pozitiv dhe nxitës për ndryshim. Marrëdhënie të reja do t'ju çojnë drejt një misioni special për të ardhme më të denjë. Në këtë periudhë ju duhet ta fokusoni vëmendjen në shtëpinë tuaj, familjen dhe marrëdhëniet e të gjitha llojeve. Përderisa cilësitë hënor e të emocioneve dhe instinkteve arrijnë kulmin e tyre gjatë hënës së plotë, ju duhet të merrnji një vështrim objektiv dhe të ekuilibruar në marrëdhëniet tuaja personale. Duke qenë në kontakt me vetë nevojat tuaja dhe qëllimet, dhe ato të të tjerëve, ju mund të shikoni qartë pabarizitë që shkaktojnë mosmarrvesjhe në marrëdhëniet tuaja.

The post Sonte të gjithë duhet ta shikoni qiellin, do të ndodh një fenomeni që tregon diçka edhe për jetën tuaj appeared first on GazetaBlic.

Edhe kështu del në koncerte Dafina Zeqiri (Foto)

Posted: 18 Aug 2016 01:39 AM PDT

DafinaZeqiri-780x439

Këngëtarja Dafina Zeqiri po shfaqet gjithnjë e më seksi në koncerte.

  Bukuroshja ka pasur një sezon të ngarkuar të verës, ku ka treguar edhe linjat e saj perfekte trupore.
Ajo në një postim në Instagram ka falenderuar të gjithë fansat, teksa u shpreh se nuk mundi të besonte se sezoni ka mbaruar.   Dafina pati një numër të madh koncertesh, prej më të dalluarve ishte ai në Gjakovë dhe në Prishtinë. daa_1471503697-3308544

The post Edhe kështu del në koncerte Dafina Zeqiri (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Biden ritheksoi mbështetjen e SHBA-ve për termocentralit “Kosova e Re”

Posted: 18 Aug 2016 01:38 AM PDT

Bideniii

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, në vizitën e djeshme, përveç shumë temave, u ndal edhe njëherë tek termocentrali "Kosova e Re" që pritet të ndërtohet së shpejti dhe ndikimin që do të ketë ai në zhvillimin ekonomik. Gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, Biden ka rikujtuar se që Shtetet e Bashkuara e mbështesin ndërtimin e termocentralit "Kosova e Re". Me këtë rast, Biden tha se SHBA-të mbështesin forcimin e sigurisë energjetike, dhe se ndërtimi i termocentralit "Kosova e Re" do t'i sjellë Kosovës energji të qëndrueshme dhe zhvillim ekonomik. "Ne duam të ndihmojmë që të forcojmë sigurinë energjetike, për këtë arsye ne mbështesim ndërtimin e termocentralit të ri në Kosovë "Kosova e Re" që do t'i sigurojë Kosovës furnizim të qëndrueshëm me energji dhe do të zhbllokojë rritjen ekonomike", ka thënë zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden. Me ndërtimin e termocentralit "Kosova e Re", pritet mbyllja e ndotësit më të madh në vend, e që është termocentrali "Kosova A". Përveç kësaj termocentrali i ri pritet t'u jap fund mun gesave të energjisë elektrike që sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit i ka kushtuar sektorit privat me qindra miliona euro.

The post Biden ritheksoi mbështetjen e SHBA-ve për termocentralit "Kosova e Re" appeared first on GazetaBlic.

Dosja e Shefave XIII: Plani i Grabovcit për kontrollimin e tre milionë eurove të një ndërmarrjeje

Posted: 18 Aug 2016 01:23 AM PDT

largea_adem-grabovci-645bs1413363598-735x400

Nënkryetari i PDk-së, Adem Grabovci kishte folur hapur me një bashkëveprimtar të çështjes kombëtare për përfitime të mëdha materiale.

Ata planifikonin që në krye të një ndërmarrje që kishte mbi tre milion euro të hyra, të dërgonin njeriun e tyre, i cili do të kishte qasje në para.

Kjo bisedë ka përmbajtje të theksuar të zhvatjes, shantazhit, ushtrimit të ndikimit e përfitimeve tjera financiare.

Është një prej bisedave që protagonistët flasin hapur për përfitimet e tyre materiale dhe interesat personale në kurriz të pasurisë dhe parasë publike.

Adem Grabovci ia kishte vënë syrin një ndërmarrjeje në rajonin e Dukagjinit që kishte tre milion euro të hyra në vit.

Për të kontrolluar paranë, ai do të dërgonte në një pozitë të lartë udhëheqëse njeriun e tij, të quajtur Bujar.

Bujari, do t'i raportonte vazhdimisht Grabovcit për qarkullimin e parasë. Për të ndërmarrë këto veprime, Grabovci ishte këshilluar nga një person i quajtur Ismet, i cili kishte qenë në burg së bashku me Grabovcin gjatë viteve të '80-ta.

Pushteti i Grabovcit dhe i Partisë Demokratike mbi ndërmarrjet publike e komunale në rrafshin e Dukagjinit, duke nisur nga Peja, Deçani, Gjakova e Prizreni, dëshmohet në njëbisedë të përgjuar telefonike që zgjatë mbi dhjetë minuta.

Gazeta Online Insajderi sjell të plotë këtë bisedë me përmbajtje të theksuara të zhvatjes, shantazhit, ushtrimit të ndikimit e përfitimeve tjera financiare.

Pos tjerash, Ismeti e informonte Grabovcin që një person që nuk i përmendet emri kishte konkurruar për anëtar të Bordit të Iber Lepencit, ndërmarrje kjo që drejtohej nga miku dhe bashkëpunëtori i Grabovcit, Hajdar Beqa. Për të arritur këtë pozitë, sipas bashkëbiseduesit, konkurrenti dinte diçka prej veprimeve të Adem Grabovcit.

Konkurrenti, donte këtë pozitë, ose do të fliste për ato që dinte.

Ismeti, e kishte takuar paraprakisht konkurrentin dhe kishte biseduar me të rreth pretendimeve kundër tashmë ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së. Ai e këshillonte Grabovcin që kur ta takonte vetë, ta incizonte bisedën sepse do t'i duhej për të ardhmen.

Kjo është një prej bisedave që protagonistët flasin hapur për përfitimet e tyre materiale dhe interesat personale në kurriz të pasurisë dhe parasë publike.

"Tash t'i bon diçka, se ai mi tha mu do sene. I thash shko thuj edhe atij vetë. Edhe inçizoja qato", e këshillon Ismeti, Grabovcin në fillim të bisedës.

"Po, lidhur me çka folke?", interesohet nënkryetari i PDK-së.

"Inçizoja…, lidhur me ty edhe çka menojnë tjertë ose çka jonë t'u përgatitë tjertë", sqaron Ismeti.

"Eh… ahmak, hiq mos ta nin. Ti e din se kaherë kanë pregatitë edhe veç me nerë me thonë…", shton Grabovci për ta pyetur Ismetin se a kishte ndonjë kërkesë ky person.

"Ja mora kërkesën. Ai ka lyp me shti n'punë, po për ata s'qaj bëthen unë për to… I ka qitë n'bord more, me hi n'borde… I ka qitë n'Ibër Lepenc, e… i ka qit edhe… në kta t'bërllogut e te s'di kun qashtu", thotë Ismeti.

Ndërkohë, Grabovci e pyet bashkëbiseduesin se a ka konkurruar diku tjetër ai, apo është mirë aty ku është deri tash. Ai thotë se nuk ka konkurruar në Prishtinë sepse e di se nuk do të vije në shprehje.

"Mos ia kaj nanen allahile more, more, mos mos. Me mu je tu fol, nuk je t'u fol…", shton Grabovci.

"Po me ty jom t'uj fol, po pse me t'qit…, ja funi funit pse me t'nxjerr telashe edhe ty. Nem lafshi qaty ku jom mirë e boll, sem lat…", shton Ismeti.

Adem Grabovci e pyet se kush ka qenë kryesues i Bordit. Ismeti i thotë se ka qenë Ismet Neziri, të cilin e kishin hequr për ta sjell një të LDK-së. Grabovci, i thotë bashkëbiseduesit që të kalojë si kryesues i Bordit të ri.

"I kom qit edhe në…, Hidrodrin në Pejë… Po bre qatu mirë boll osht, s'kom unë… Atje nuk i kom qit unë për atje nelt se…", thotë Ismeti.

"Veç kalon kryesues", e këshillon Grabovci.

Bashkëbiseduesi e këshillon Grabobcin që në një ndërmarrje që drejtohet nga dikush i quajtur Ismet, që ta dërgojë dikë të besueshëm e dëgjueshëm. Ky person, sipas tij është Bujari. Nuk përmendet emri i ndërmarrjes.

"Po, po Bujarin, dikun po", thotë Grabovci. Po besoj aty osht Bujari…".

"Mirëpo unë pe di, po unë po të thom Bujarin, Bujarin… Ai i ka tre mi… ai (v.j drejtuesi i ndërmarrjes) i ka tre milion euro t'hyra n'vit", thotë bashkëbiseduesi i Grabovcit.

"Po a?", pyet Grabovci.

"Po vallain, unë për qata jom ka t'thom osht mirë mirë me qu Bujarin, se… Nuk i din, na s'kem fol për atë çështje, po për do sene… nuk ma merr menja që i dinë do sene për to sikur i di unë…. Po, me shku Bujari aty munesh me ditë, me pas, me ditë sene shumë, e mos me shku ai, ai i kryn senet e veta, se po të thom 3 milionë euro i ka n'vit t'hyra (v.j ndërmarrja)", vazhdon bashkëbiseduesi.

"Ani de…", përgjigjet Grabovci.

"Ato lekë jonë ato. Përpos Bujarit…, ai munet me ta përcjell gjendjen burrë. N'mujsh qit djalë me rahatu o burrë, e bon sevapin se m'ka met thjeshtë n'qafë pash besën. Invalid i luftës. E kanë rrejt kta Aleanca, kanë bo hajgare me to. Funi funi, o kryetar dege n'Irzniq o burrë", shton bashkëbiseduesi i Grabovcit.

"Edhe Ismetin e çoj, edhe Ismeti shkon hiç mos ki dert", konfirmon Grabovci. "I kom sistemu, bos, krejt n'tana anët po…".

"Veç me çu dikun. Eee… n'paç naj obligim ndaj Hadërgjonve, e kryn vetë unë s'kom nevojë me të thon", ia kujton bashkëbiseduesi, Grabovcit obligimet tjera. Grabovci, thotë se Beqën do ta dërgojë.

"Hajde pra faleminderit kalofsh mirë", e uron bashkëbiseduesi.

"Sa vet i ka, i ka te ti bordi", vazhdon Grabovci.

"Te na katër i ka pas. Tash s'di unë sa", përgjigjet ismeti.

"Po… çka bone more me ata t'Ramë Nimonve", kalon bisedën Ismeti tek rastet tjera duke përmendur emrin e Artonit të cilin e kishte takuar ai dhe kishte biseduar për çështje sistemimi në borde.

"M'tha, ti i sheh ata t'mdhajt, ata shefat. Tha unë për këtu n'Gjakovë nuk jom i interesum. M'tha me ja lshu venin dikunaj. Thash pse. Tha jo, kom bo pare boll. Thash po ti atëherë masi paske bo pare boll, pse pra ja nxejshe edhe ktyneherë. Eh, po tha me i marr qato pare badihava. Tha jom i interesum dikun ma nelt. Thash e ku ma nelt. Tha qaty n'Ibër Lepencë, a n'KEK, a n'Postë a dikun, se ktu privatizohen tasht e…, nu vysha najsen unë a din…, se mos u vyfsha tha s'o problem", tregon Ismeti.

Insajderi ka kontaktuar me Ismetin, i cili ka treguar për lidhjet që ka me Adem Grabovcin. Ai ka thënë se me të kanë qenë në burg gjatë veprimtarisë ilegale për çështjen kombëtare. Ka thënë se ka qenë anëtar i Bordit në kompaninë rajonale, Dukagjini, që për veprimtari ka ujitjen. Ka thënë se ka qenë shumë i suksesshëm, duke e nxjerr ndërmarrjen nga borxhet që ishte mbi 100 mijë euro, dhe duke arritur t'ua rris pagat punëtorëve.

Për tri vjet, ka thënë se ndërmarrja ka qenë në plus.

"Osht e vetmja kompani që nuk ka shpenzu… I vetmi bord që nuk ka shpenzu n'emër kompanisë as ni lekë. Kom arrit me ja rrit pagat punëtorëve dy herë edhe me ja siguru, me ja bo… sigurimin shëndetësor", ka treguar ai.

Ai ka shpjeguar lidhjet me Grabovcin, me të cilin thotë se nuk del në dreka e darka, por vetëm punon gjatë gjithë kohës.

"Kom lidhje se 81-ën, ai ka qenë i burgosun politik prej Serbisë. Unë kom qenë i burgosun prej serbve edhe gjithë ata djemtë që jon djeg me bo diçka për Kosovën, për të mirën e Kosovës, se nuk është e mira e Kosovës vetëm sot. Je fort i vetëdijshëm, osht para sa e sa vjete gjithë ata djem që kanë bo diçka për Kosovën, të gjithë i njoh, i çmoj edhe i respektoj", ka thënë Ismeti.

"Thash raporte prej ni atdhetari, i cili ka bo ni punë shumë t'madhe për Kosovë, ai personalisht se njohum po si familje e ka dhanë edhe vllahun", shton ai për të vazhduar lëvdatat për Grabovcin, i cili siç thotë ai ka lënë jetën luksoze në Zvicër dhe është kthyer për të luftuar për atdhe.

Ka dhënë edhe këshilla profesionale për gazetari.

"Problemi është kshtu. Kur t'i nxirrsh gjanat, nxirri edhe t'bardhën edhe t'zezën, që të dyja. Shembull qite ni Adem Grabovc që bjen përgjime edhe qite ni Adem Grabovc tjetër që ka bo diçka, se o mirë m'u pa edhe e bardha edhe e zeza", ka thënë ai.

Biseda

ISMETI: Alo.

Grabovci: Hej, ç'kemi?

ISMETI: Qe shef, a je lodh?

Grabovci: Jo, kapak. Ti?

ISMETI: Jo valla, a din pse t'thirra edhe atë ditë, e pata ata të unë, kur t'thirra.

Grabovci: A jo e mora, e mora me mend, që folum me…

ISMETI: Tash t'i bon diçka, se ai mi tha mu do sene. I thash shko thuj edhe atij vetë. Edhe inçizoja qato.

Grabovci: A…?

ISMETI: Inçizoja qato. Alo.?

Grabovci: Po…e..lidhur me çka folke?

ISMETI: Inçizoja… shka (nuk kuptohet) … lidhur me ty edhe çka menojnë tjertë ose çka jonë t'u pregaditë tjertë.

Grabovci: Ehh… ahmak, hiq mos ta nin, ti e din se kaherë kanë pregaditë edhe veç me nerë me thonë, hej…

ISMETI: E… unë e di për atë punë, po ti inçizoje se t'vyn ato. Unë vetë nuk deshta, e i thash a po dinë.

Grabovci: Ëhë.

ISMETI: Shko thuj ati detalisht. Ai mu m'i tha krejt po thash edhe tjerat ça t'kish naj sen, merre inçizoja se t'vyn.

Grabovci: A kish ndonjë kërkesë kshtu?

ISMETI: Ja mar kërkesën ai ka lyp me shti n'punë, po për ata s'qaj bëthen unë për to.

Grabovci: Ku?

ISMETI: I ka qitë n'bord more, me hi n'borde.

Grabovci: N'cilin bord?

ISMETI: I ka qitë n'Ibër Lepenc, e… i ka qit edhe… nnnn te kta t'bërllogut e te s'di kun qishtu.

Grabovci: Aha…, ku ti, s't'pash kërkun tjetër, n'kto ka nalt… n'Prishtinë.

ISMETI: A…?

Grabovci: N'Prishtinë kërkun s'ke…, kërkun, s'ke paraqit a?

ISMETI: Ja, sss. jaaak…

Grabovci: Ku je…?

ISMETI: Pse me paraqit unë atje kur e di që s'vjen n'shprehje.

Grabovci: Mos ia kaj nanën allahile more, more, mos mos. Me mu je tu fol, nuk je t'u fol…

ISMETI: Po me ty jom t'uj fol po pse me t'qit n'maze, ja funi funit pse me t'nnxjerr telashe edhe ty. Nem lafshi qaty ku jom mirë e boll, sem lat…

Grabovci: A je… a bon qaty ku je?

ISMETI: Qatu ku jom mirë o boll.

Grabovci: Kush ka qenë, kush ka qenë kryesus aty?

ISMETI: Ka qenë, ka qenë Ismet Neziri niherë, e kanë hekë e kanë bo njo t'LDK-së.

Grabovci: A…?

ISMETI: Ka qenë Ismet Neziri niher, e kanë jek e kanë bo njo t'LDK-së.

Grabovci: U bo, u bo.

ISMETI: Ajo është shumë me randësi, po thom qatu sene merrja se t'vyn.

Grabovci: U bo…

ISMETI: Qata t'thirra… lsho telefonin, ti merrja se t'vyn, se kur t'vjen puna, pavarësisht qysh vin rrethanat… alo?

Grabovci: Po, po.

ISMETI: Pavarësisht qysh vin rrethanat prej njerëzve, sjellet e mija, tuat me ty kur t'është çështja… kur ka çështje që ka t'bëjë çështja me ty e… edhe me dinjitetin tonë, e karakterin tondunë ssss…, nuk i shikoj kto tjerat kurrnjo, po merrja ti se t'vyn ato.

Grabovci: Okej.

ISMETI: Unë e kom majt kta, gjithomë kështu e kom majt si kom ofru, qashtu e kom pas edhe me (nuk kuptohet) e Jabllanicë, që i kom ofru. Unë i kom thonë smuj baco shko te tjerët. Kto senet ja kom marrë edhe kom (nuk kuptohet), qikjo ka t'bëjë drejtpërdrejt për ty edhe merrja vetë edhe incizoja.

Grabovci: Ëhë…

ISMETI: E sa për punë e për ksi boni shka t'doni, unë s'po përzina me to. Atij i kom thonë që t'nimoj, e boj t'pamunduren e tërra vërra po aty nuk përzina. N'mujsha për veti e kom boll, a . ajo ka t'bëjë me ty diçka. TThirre ti nestra vetë mos harro…

Grabovci: Ëhë…

ISMETI: N… thirre thuj hajde se, m'tha thuj edhe daja ytë e po du (nuk kuptohet) qysh e ki ti zanat.

Grabovci: Ëhë…

ISMETI: Unë ty t'kom besu, t'besoj tona heret. Fol burrë me letra çel, ka diçka çka osht, shumë sene i rren a po din, e i zmadhon, i zbukuron, e i bon po është problemi se ka diçka aty, e ajo t'vyn ty. T'vyn shumë se jo pak, t'vyn për t'ardhmen.

Grabovci: U kry… u bo u bo.

ISMETI: Hajde mirupafshim.

Grabovci: U bo, u bo, qatu domethon, tjetër, tjetërkund…

ISMETI: Tjetërkund unë i kom qit…

Grabovci: A veç veç qaty i ke qit a?

ISMETI: I kom qit edhe nëë… kta n'Hidrodrin… po n'Hidrodrin i kom qit në Pejë (nuk kuptohet).

Grabovci: Jo bre, qaty, qaty po t'la po.

ISMETI: Po bre qatu mirë boll osht, s'kom unë… Atje nuk i kom qit unë për atje nelt se…

Grabovci: Veç kalon kryesues.

ISMETI: Qysh?

Grabovci: Veç kalo kryesues.

ISMETI: Qy kryesues qashtu unë kom nejt edhe qashtu, po kom pas efekt, se për shembull i kom, i kom nxjerr përmi 5-6 mijë euro atje se, se s'jau ka la kurrë atje n'Prizren, që e kem na njësinë tonë tonë.

Grabovci: Ëhë…

ISMETI: A din jom shumë i suksesshëm, n'kuptim e asaj, unë perfomancë shumë t'mirë kom,. Ata se kom problem, po kqyr kta djemtë që jonë, që i ki mi rahatu.

Grabovci: A osht, a osht qaty ku…natë a… a je te Ismeti a te…?

ISMETI: Jo, jo te Ismeti nuk jom, te Jaha jom.

Grabovci: Te Jaha a?

ISMETI: Te Ismeti kish me qenë mirë me e çu dikon, ju e dini ma mirë.

Grabovci: Kon e ki?

ISMETI: A…?

Grabovci: Kon?

ISMETI: Me pa çu Bujarin.

Grabovci: Bujarin?

ISMETI: Po.

Grabovci: Po, po Bujarin, dikun po.

ISMETI: Te Ismeti po flas unë.

Grabovci: Po besoj aty osht Bujari, tani ky Valoni i (nuk kuptohet) ai djali, juristë osht.

ISMETI: Mirëpo unë pe di po unë po të thom Bujarin, Bujarin.

Grabovci: Edhe kit Bicurrin edhe këtë Bicurrin, Flamurin.

ISMETI: Jo ai i ka tre mi… ai i ka tre milion euro t'hyra n'vit, Ismeti.

Grabovci: Po a?

ISMETI: Po vallain, unë për qata jom ka t'thom osht mirë mirë me qu Bujarin, se…

Grabovci: Okej…

ISMETI: Nuk i din, na s'kem fol për atë çështje, po për do sene… nuk ma merr menja që i dinë do sene për to sikur i di unë.

Grabovci: (nuk kuptohet) bre mos, mos u bo…, burrë i fortë…

ISMETI: Po mirë de, po n'rregull po, me shku Bujari aty munesh me ditë, me pas, me ditë sene shumë, e mos me shku ai, ai i kryn senet e veta, se po të thom 3 milionë euro i ka n'vit t'hyra.

Grabovci: Ani de…

ISMETI: Ato lekë jonë ato. Përpos Bujarit…, ai munet me ta përcjell, gjendjen burrë, n'mujsh qit djalë me rahatu o burrë, e bon sevapin se m'ka met thjeshtë n'qafë pash besën. Invalid i luftës. E kanë rrejt kta Aleanca, kanë bo hajgare me to. Funi funi, o kryetar dege n'Irzniq o burrë.

Grabovci: Edhe Ismetin e çoj, edhe Ismeti shkon hiç mos ki dert.

ISMETI: Ismet… se për besë a din osht… (nuk kuptohet) morale…

Grabovci: A… Ku?

ISMETI: Ku dush ço burrë. Ja ço te unë ja ku dush, mu s'um bon përshtypje.

Grabovci: (nuk kuptohet) I kom sistemu, bos, krejt n'tana anët po…

ISMETI: Veç me çu dikun. Eee… n'paç naj obligim ndaj Hadërgjonve, e kryn vetë unë s'kom nevojë me të thon.

Grabovci: Beqën.

ISMETI: Hajde pra faleminderit kalofsh mirë.

Grabovci: Beqa, Beqa veç Shkollën e Mesme e ka a?

ISMETI: Jo more, Fakultetin e Ndërtimtarisë.

Grabovci; Seriozisht!?

ISMETI: Po mora, hahahah…

Grabovci: Ai m'ka pa thanë (nuk kuptohet)

ISMETI: Jo more Fakultetin e Ndërtimtarisë e ka o burrë o.

Grabovci: S'di valla.

ISMETI: Jo baco, ai ka qenë student i jashtëzakonshëm Beqa përpara lufte… Jo mar Beqa o shumë i aftë n'kuptimin e asaj, po nejse, hini qaty e met, met qaty (nuk kuptohet).

Grabovci: Jo për aty pa kurfarë, pa kurfarë e problemi e kom rregullu, e kom çu ata.

ISMETI: Kur po ma len mu Gjakovën pra qaty?

Grabovci: A…?

ISMETI: Gjakovë kon po ma lejke mu?

Grabovci: Te ti aty a? Tybe tybe në disha tash. Nesër muj se i kom n'zyrë krejt ato.

ISMETI: Pse s'ma bishe Ismetin, pa përvojë i kisha ndihmu najsen.

Grabovci: Ani Ismetin ta bi.

ISMETI: Lirisht i kisha nihmu naj sen.

Grabovci: U bo.

ISMETI: I kisha ma…

Grabovci: U bo.

ISMETI: Nejse si t' dush ti, për ata qysh dush.

Grabovci: Jo, jo Ismetin, Ismetin (nuk kuptohet).

ISMETI: Po de… e ka pas ma let a din i kish ardh atje.

Grabovci: Sa vet i ka, i ka te ti bordi?

ISMETI: Te na katër i ka pas. Tash s'di unë sa (nuk kuptohet)

Grabovci: Katra a?

ISMETI: Po… çka bone more me ata t'Ramë Nimonve?

Grabovci: Me kon?

ISMETI: Artonin.

Grabovci: Tybe n'disha.

ISMETI: A din çka m'tha mue.

Grabovci: Hëëë…

ISMETI: Tha, m'tha, tha, nejse tha ti i sheh ata t'mdhajt, ata shefat. Tha unë për këtu n'Gjakovë nuk jom i interesum. M'tha me ja nIsmetion venin dikunaj. Thash pse. Tha jo, kom bo pare boll. Thash po ti atëherë masi paske bo pare boll, pse pra ja nxejshe edhe ktyneherë. Eh po tha me i marr qato parë badihava. Tha jom i interesum dikun ma nelt. Thash e ku ma nelt. Tha qaty n'Ibër Lepencë, a n'KEK, a n'Postë a dikun, se ktu privatizohen tasht e…, nu vysha najsen unë a din, (nuk kuptohet), ksi n'u vyfsha se mos u vyfsha tha s'o problem.

Grabovci: Seriozisht?

ISMETI: Hahahaha… nëse unë jom ka t'rrej jom idiot?

Grabovci: Hëhëhë

ISMETI: Unë edhe kesha. Thash ani unë ja transmetoj kto, kto deklarata tua. Thash, veç a din po m'doket nifarë mase, a din tashti je bo doktorr edhe paçi nevojë për ty se unë s'kom nevojë për kërkon. Jo, jo tha paçi nevojë se unë ktu s'jom ka i qes, a atje nalt po, Ttha veç a din do punë me ju nimu, a din kshtu se i din senet se unë s'kom nevojë. O vetë me veti hajt filozofi hajt.

Grabovci: Hahaha, ( nuk kuptohet) hajt, thuj hajt.

ISMETI: Po nejse ju boni çka doni vlla, kohëve e fundit unë veç për veti jom ka du me u interesu (nuk kuptohet). M'tha kqyre punen tone. Tha veç për veti, për tjetër kon e n'ketë botë mos u merzit se m'ke met rrugave t'u u sill poshtë e përpjetë. (nuk kuptohet). Qeshtu m'tha.

Grabovci: Okej.

ISMETI: Po me ty mu dasht mu marr pak se e pava serioze qat punë edhe kur t'vjen puna për ty valla pavarësisht, o shama nanën gjithë ditën e babën n'vorr, apet si apet unë nuk e kom plan me hek dorë, n'kuptim e çështjes çka sillet rreth teje. Hajde mirupafshim.

Grabovci: Hajde tung, tung

 

The post Dosja e Shefave XIII: Plani i Grabovcit për kontrollimin e tre milionë eurove të një ndërmarrjeje appeared first on GazetaBlic.

Afër 18 mijë njerëz kanë vdekur në burgjet e Sirisë

Posted: 18 Aug 2016 01:22 AM PDT

Vdekja

Që nga fillimi i kryengritjes së vitin 2011, në burgjet e Sirisë deri më tani kanë vdekur afër 18 mijë njerëz, sipas një raporti të Amnesty International. Sipas këtij raporti, i cili është i bazuar në intervistat që janë bërë me të mbijetuarit e torturës, bëhet e ditur se në burgje, të burgosurit janë rrahur e torturuar. Sipas tyre, për rrahjen e tyre janë përdorur shufra metalike dhe kabllo elektrike, transmeton KosovaPress. Madje, në raport thuhet se gratë, që kanë qenë nëpër burgje, janë sulmuar seksualisht nga rojat meshkuj. Por, Qeveria siriane, vazhdimisht ka mohuar akuza të tilla, duke i quajtur të pavërteta. Sipas raportit, 17, 723 njerëz kanë vdekur në burgjet e Sirisë, që nga marsi i vitit 2001, kur edhe filloi kryengritja kundër presidentit Bashar Al – Assad, që i bie, çdo ditë kanë vdekur nga 10 njerëz, apo më shumë se 300 në muaj.

The post Afër 18 mijë njerëz kanë vdekur në burgjet e Sirisë appeared first on GazetaBlic.

Turqia fillon procedurat për lirimin e 38 mijë të dënuarve

Posted: 18 Aug 2016 01:17 AM PDT

thumbs_b_c_ca3118fc3b566ebc3c2275e9aba5c3ce

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, që është në cilësinë e një ligji për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në vend, ligji për ekzekutimin e masave të sigurisë dhe dënimeve është ndryshuar.  

Sipas informacioneve që ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdağ ka dhënë, mësohet se për rreth 38 mijë të dënuar në burgje të mbyllura dhe të hapura (rehabilitimi) pritet të fillojnë me procedurat ditën e sotme për lirimin e tyre, raporton Anadolu Agency, transmeton Klan Kosova.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, që është në cilësinë e një ligji për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në vend, ligji për ekzekutimin e masave të sigurisë dhe dënimeve është ndryshuar.

Sipas nenit të ndryshuar koha për të dënuarit me detyrim paraqitjeje është rritur nga një vit në dy vite. Sipas këtij rregullimi të gjithë të burgosurit që kanë kryer një krim deri më 1 korrik 2016 dhe kanë dy vite burg për të shlyer duke marrë parasysh edhe gjendjen e mirë të tyre do të lirohen me kusht detyrim paraqitjeje.

Kjo shtesë nënkupton faktin që të burgosurit që kanë edhe dy vite burg për të shlyer vitet e mbetura do ti kalojnë pranë familjeve të tyre.

Ndërkohë ata të cilët ishin të dënuar për një kohë të caktuar një të tretën e dënimit mund ta kalonin jashtë duke u liruar për shkak të sjelljes së mirë. Sipas ndryshimeve një i dënuar duke u bazuar në sjelljen e mirë mund të lirohet në gjysmë të dënimit. Këta të dënuar mund të lirohen me kusht (detyrim paraqitjeje).

The post Turqia fillon procedurat për lirimin e 38 mijë të dënuarve appeared first on GazetaBlic.

Korrik- Të ardhurat nga akciza në Shqipëri u rritën me 7.6%

Posted: 18 Aug 2016 01:16 AM PDT

rritja

Të ardhurat nga akciza në Shqipëri, gjatë muajit korrik u rritën me 7.6% krahasor me të njëjtën periudhë një vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Financave,në vlerë monetare të ardhurat nga ky tregues u rritënnë 4,2 miliardë lekë, si rrjedhojë e shtimit të importit të produkteve të akcizës. Ekspertët shprehen se performanca pozitive është rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm në administrim dhe flukseve të normalizuar të importeve.

The post Korrik- Të ardhurat nga akciza në Shqipëri u rritën me 7.6% appeared first on GazetaBlic.

Kjo video e djaloshit sirian ka tronditur botën (Video)

Posted: 18 Aug 2016 01:04 AM PDT

si_1471506909-434784

Horrori dhe tragjedia në liftin e Sirisë, janë përmbledhur të gjitha në një fotografi të vetme, që shfaqë një fëmijë të lënduar

Një djalë i vogël, i moshës pesë vjeçare, shihet i ulur në karrige brenda një ambulance, pas sulmeve ajrore në qytetin e tij në Aleppo. Ai nuk e dinte se ku i ka prindërit. I mbuluar nga hiri e pluhuri i gërmadhave që dikur ishin shtëpia e tij, njëra anë e fytyrës së Omran Daqneeshit, është e tëra e mbuluar me gjak. Në një video të publikuar në gazetën britanike Daily Mail, ai prekë fytyrën e tij që po gjakos, dhe më pas gjakun e fshinë për pëlhurën e karriges Djaloshi nuk po qante, përkundrazi ai ishte tepër i qetë në ambulancë, i lënë vetëm pasi ekipi i shpëtimtarëve kishte dalë t'i merrte fëmijët e tjerë të lënduar nga sulmet.

The post Kjo video e djaloshit sirian ka tronditur botën (Video) appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more