Skip to main content

Forumi Shqiptar: “Kuvendi i Rilindasve: Vetëm 7 nga 140 deputetë lexojnë libra!” plus 14 more

Forumi Shqiptar: “Kuvendi i Rilindasve: Vetëm 7 nga 140 deputetë lexojnë libra!” plus 14 more


Kuvendi i Rilindasve: Vetëm 7 nga 140 deputetë lexojnë libra!

Posted: 18 Aug 2016 12:45 PM PDT

Në Kuvend ka bibliotekë. Ja sa deputetë shqiptarë marrin libra për t'i lexuar

Emri:  Screenshot_9-16.jpg    Shikime: 12    Madhësia:  38.0 KB

Vetëm 7 nga 140 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë janë anëtarë aktivë të Bibliotekës Kombëtare e parlamentare, dhe vetëm 3 prej tyre tërheqin libra. Këto janë statistikat shqetësuese që zbulon politologu Afrim Krasniqi, i cili thotë se ky është bilanci i një Kuvendi ku përfaqësuesit e popullit nuk zgjidhen falë formimit të tyre, por falë parasë.

Por në raport me librin, Krasniqi thotë se shqiptarët po e braktisin çdo ditë e më shumë të, pasi më shumë se gjysma e qytetarëve sot nuk kanë as librari dhe as bibliotekë.

Afrim Krasniqi: Ne sot kemi numrin më të vogël të juristëve në historinë e Parlamentit, kemi numrin më të vogël të akademikëve në historinë e Parlamentit, kemi numrin më të vogël të profesorëve në historinë e parlamentarizmit.

Këtë konstatim, politologu Afrim Krasniqi e shoqëron me të dhëna shqetësuese për raportin që kanë me librin deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Bibliotekën parlamentare nuk e kanë vizituar asnjëherë 133 përfaqësues të popullit.

Afrim Krasniqi: Nëse eurodeputetët përdorin 10 vajtja në 10 tërheqje nga bibliotekat dhe vizita pa fund në biblioteka për të marrë arkiva, të dhëna që i duhen për fjalimet e tyre dhe për punën e tyre, në Shqipëri ndodh që maksimumi 7 deputetë kanë vizituar ajo që quhet libraria e parlamentit dhe Biblioteka Kombëtare dhe vetëm 3 prej tyre rezultojnë që janë klientë dhe që tërheqin libra.

Por politika duket se nuk është e vetmja që e ka refuzuar leximin. Sipas të dhënave më shumë se gjysma e qyteteve nuk kanë as librari dhe as bibliotekë, më shumë se gjysma e universiteteve nuk kanë sallë leximi në biblioteka, më shumë se 2/3 e shkollave tona nuk kanë klube leximi.

Afrim Krasniqi: Shumica e librarive janë shndërruar në atë që quhet kafe ose qendra të llotove, ku gjenden disa libra dhe në aspektin e reklamimit të librit ne shohim një situatë paradoksale. Ne Shqipëria librat më të shitur janë librat e politikanëve.

Shqipëria rrallë figuron në statistika referuese ndërkombëtare mbi librin dhe lexuesit e saj, ku të dhënat me të shpeshta janë ato të panaireve.

ORA NEWS
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

PD: Ja 10 shefat e policisë të përfshirë në trafikun e drogës dhe të lidhur me Shullazin

Posted: 18 Aug 2016 12:41 PM PDT

EMRAT/ PD denoncon: Këta janë 10 shefat e policisë të përfshirë në trafikun e drogës dhe të lidhur me Shullazin

Emri:  24b2b376-64f4-4824-8ad4-85ecab169364.jpg    Shikime: 6    Madhësia:  38.8 KB

Partia Demokratike ka denoncuar sot me emra konkretë shefat e policisë në qytete të ndryshme të vendit që janë të lidhur dhe të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, në Greqi dhe në Itali.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD Enkelejd Alibeaj publikoi emrat e 10 shefave e drejtuesve të policisë në vend që ndihmojnë trafikun e lëndëve narkotike duke bërë të mundur trafikimin në shtetet fqinje.

Mes emrave të përmendur, dy prej drejtuesve të policisë kanë lidhje të ngushta me Emiljano Shullazin, ky i fundit i arrestuar prej disa muajsh.

Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Alibeaj:

Në kulmin e debatit për mbulimin e vendit nga droga, në pikun e denoncimeve publike, të medias, të opozitës dhe qytetarëve, dje 4 tonë drogë arritën në Itali nga Shqipëria.

Kjo dërgesë si dhjetra të tjera, vërteton qartë se droga është tashmë një biznes qeveritar, ku drejtuesit në polici e pika kyce, janë përfshirë si ruajtës e vjelës së taksës 30 përqind, për llogari të Edi Ramës.

Shërbimet inteligjente partnere kanë raportuar se 15 përqind e territorit shfrytëzohet për drogë, në afërsisht 400 zona në gjithë vendin.

Partia Demokratike ka denoncuar drejtuesit kryesorë të Edi Ramës në Policinë e Shtetit, që janë dhe drejtues të trafikut të drogës.

Sot kemi të tjera të dhëna, për funksionarë kyc në këtë biznes kriminal.

Qerim Aliaj, Drejtor i Kufirit në Shkodër. I implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike përmes kalimit në Malin e Zi. Më parë, kur ishte drejtor kufiri në Gjirokastër organizonte kalimin e drogës në Greqi. Në tre raste të kapjes së sasive të mëdha të kanabisit në vendin fqinj, Aliaj ka mbyllur cështjen duke mos kryer asnjë verim hetimor.

Gëzim Zhupa, Drejtor i kufirit Vlorë. Lidhje e ngushtë e Tahirit. Hallke kyce ne kalimin e tonelatave me droge në Itali me peshkarexha.

Sokol Çelaj, Drejtor Rajonal i Kufirit Vlorë, i përjashtuar nga policia në vitin 2002. Me rikthimin në vitin 2013 në Polici, konkretisht në Vlorë, është drejtuesi kryesor për trafikimin e lëndëve narkotike të forta kokainë dhe heroinë në bashkëpunim me Albert Paten, ish-Drejtor i Njësisë Operacionale. Informacione këto të konfirmuara nga autoritetet partnere.

Albert Pata, me Edi Ramen u emërua Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale. Informacionet e shërbimeve partnere e nxjerrin të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike nga Lazarati në drejtim të Italisë dhe Greqisë.

Artion Duka, Drejtor i Forcës së Posacme Operacionale. Eshtë implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike. Lidhje e drejtpërdrejtë e Emiljano Shullazit, ka të dhëna të besueshme se ka manipuluar provat në ngjarjen e Kasharit dhe Rrugën e Kavajës.

Ermal Muça, Zv/Drejtor i Policisë Tiranë, emërim i Emiljano Shullazit.

Arben Skëndo, Drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA-së. I përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në bashkëpunim me Ervin Hodaj. Eshtë kujdesur në rekrutimet që bën, të ketë persona të përshtatshëm për trafikun e drogës.

Taulant Kondi, Zv/drejtor i Përgjithshëm i Antikontrabandës. Lidhje e ngushtë e Tahirit dhe Shullazit. I perfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Genc Merepeza, Zv/Drejtor i Përgjithshëm për Kufirin dhe Emigracionin. Rezulton i implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike në kufirin e gjelbër dhe në Pikat e Kalimit Kufitar. Për këtë, ka krijuar klanin e tij në disa pika doganore.

Zija Çela, shef i Komisariatit në Korcë. Me kombinime të ngushta me Drejtorin e kufirit në Durrës, Boge Bodini, kanë favorizuar kalimin e droges drejt Italisë.

Ky është realiteti i drogës, i këtij biznesi qindra milionë eurosh që po pasuron një grusht njerëzish rreth Edi Ramës, dhe po mbyt ekonominë e ndershme, po shfrytëzon cdo aset të vendit, po shfrytëzon mjerimin e varfërinë e të papunëve, po sjell krime, vrasje e hasmëri në shoqërinë tonë.

Nuk është kjo Shqipëria që duan shqiptarët. Shqiptarët duan punë të ndershme, rend e siguri për famijlet e tyre.

Shqiptarët do ta bëjnë Shqipërinë më të mirë.

Shqipëria do jetë më mirë, pa Edi Ramën.

Syri
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Prishtinë: Heqin portretin e Gjergj Kastriotit dhe vendosin flamurin turk në shkollën fillore

Posted: 18 Aug 2016 12:26 PM PDT

Punonjësit turq heqin Gjergj Kastriotin nga shkolla

Emri:  shkolla-elena-gjika-kosove.jpg    Shikime: 15    Madhësia:  31.7 KB

Një firmë turke, e cila kishte fituar tenderin për të lyer shkollën fillore "Elena Gjika" në Prishtinë, e ka hequr portretin e Gjergj Kastriotit duke e zëvendësuar me një orë me dizajnin e flamurit turk. Këtë gjë e pretendon drejtori i "Kosovafilm", Gani Mehmetaj.

Mehmetaj përmes një statusi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se një firmë turke, në çdo klasë të shkollës "Elena Gjika" ka vënë nga një orë muri me flamurin e Turqisë dhe e ka hequr portretin e Gjergj Kastriotit.

Sipas tij, arsimtarët e shkollës kanë reaguar ashpër duke kërcënuar se do të protestojnë dhe nuk do të lejojnë që nxënësit të futen në ato klasa ku është hequr portreti i Skënderbeut.

Postimi i plotë i Gani Mehmetaj:

"Në shkollën fillore "Elena Gjika" në Prishtinë Në vend të portretit të Gjergj Kastriotit – flamuri turk!

Profesorët e kësaj shkolle, të zemëruar me veprimin e firmës nga Turqia, paralajmëruan protesta të ashpra kundër përdhosjes së shkollës e përpjekjes për shkombëtarizim. Arsimtarët e shkollës fillore "Elena Gjika" në Prishtinë, lajmëruan plotë indinjatë se një firmë nga Turqia që paska marrë pjesë në lyerjen e shkollës fillore "Elena Gjika", në Prishtinë, në çdo klasë e ka vënë nga një orë muri me flamurin e Turqisë, ndërsa i ka hequr portretet e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Nxënësve shqiptarë, por edhe nxënësve tjerë të kësaj shkolle, shtetas të Kosovës, në vend të portretit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, ua imponojnë më dhunë flamurin e Turqisë.

Profesorët e shkollës fillore kanë reaguar ashpër kundër këtij përdhunimi të shkollës shqiptare në Kosovë, ata kanë kërcënuar se do të bëjnë protesta dhe nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që të futen fëmijët në paralelet ku është hequr portreti i Skënderbeut dhe është vënë flamuri turk. Ata kërkojnë urgjentisht të hiqen flamujt e një shteti të huaj në shkollën shqiptare të Kosovës, kërkojnë që të mos vazhdoj përdhosja e autoritetit e emrit të mirë që gëzon kjo shkollë dhe mësimdhënësit e saj.

Arsimtarët e "Elena Gjikës" kanë sakrifikuar jetën në kohën e okupimit të Miloshevqit që të mbajnë gjallë frymën shqipe, kanë punuar pa pagesë, ishin hero të arsimit shqip, ndërsa tash në shtetin e tyre dikush ua përdhos simbolet kombëtare. Prandaj para se të bëhet përurimi arsimtarët kërkojnë që të hiqen flamujt e shtetit të huaj e të kthehet portreti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut".

Gazeta Express
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Policia e Rilindjes: Gjithë drejtuesit nga Tepelena. Tepelena është sot edhe "Lazarati i Ri"

Posted: 18 Aug 2016 12:23 PM PDT

E gjithë policia nga Tepelena/ Kush qëndron në postet drejtuese të Policisë së Shtetit (lista e plotë)

Emri:  Policia-qe-duam-1-600x400-1024x683_0.jpg    Shikime: 3    Madhësia:  42.6 KB

Në maj të vitit 2014, Partia Demokratike akuzoi Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se në krye të policisë së shtetit kishte vendosur dhjetëra drejtues vetëm për faktin se ata ishin nga Tepelena, vendlindja e tij. Emërime të bëra mbi këtë "kriter" zinin një pjesë të madhe edhe të kabinetit të ministrit. Dy vjet më vonë list aka pësuar fare pak ndryshime. Lapsi.al po boton një listë me emrat e drejtuesve kryesorë të Policisë së Shtetit, që janë me origjinë nga vendlindja e Ministrit të Brendshëm. Rastësi apo meritë? Apo "kriteri" është realisht ai që denonconte opozita dikur; që mjafton që policët të jenë nga vendlindja e ministrit Tahiri dhe të besuar të tij, për të zënë pozicionet drejtuese.

Më poshtë lista e hartuar nga Lapsi.al

Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nga Progonati i Tepelenës, i rritur në Lushnje

Rebani Jaupi, zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nga Tepelena

Skëndër Kalemaj, Drejtor i Hetimit të Krimit në Policinë e Shtetit, nga Tepelena

Gramoz Sako, Komandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena

Zëvendës Kombandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena

Ylli Ymeri, Drejtori i Përgjithshëm i Prapavijës, nga Tepelena

Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena

Ermal Muça, Zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena

Dritan Lena, Drejtor i Policisë së Lezhës, nga Tepelena

Alban Çela, Drejtor i Policisë së Shkodrës, nga Tepelena

Perlat Cullhaj, Drejtor i Policisë së Durrësit, nga Tepelena

Edmond Targaj, Drejtor i Policisë së Dibrës, nga Tepelena

Lorenc Shehu, Drejtor i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, nga Tepelena

Bujar Ahmetaj, Shefi i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, nga Tepelena

Sokol Boçari, Shef i Forcave Speciale, RENEA, nga Tepelena

Ermal Milori, Drejtor i Policisë Kufitare të Rinasit, nga Tepelena

Gëzim Zhupa, Drejtor i Policisë Kufitare të Vlorës, nga Tepelena

Arben Skëndo, Drejtor i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, nga Tepelena – ka jetuar në Kuçovë

Qerim Aliaj, Drejtori i Kufirit të Shkodrës, nga Tepelena

Arjan Ferri, Drejtor i Kufirit në Gjirokasër, nga Tepelena

Sokol Çela, Drejtor i Kufirit të Durrësit, nga Tepelena

Ermal Lila, Shefi i Komisariatit të Policisë së Sarandës, nga Tepelena

Zenel Bejko, Shefi i Komisariatit të Ballshit, nga Tepelena

Haki Hasanbega, Shefi i Komisariatit të Tepelenës, nga Tepelena

Babush Hasajan, Shefi i Komisariatit të Urës Vajgurore, nga Tepelena

Po nga Tepelena janë edhe disa drejtues të tjerë në nivele të larta në policinë e Tiranës dhe në rrethe. Më poshtë edhe edhe lista e publikuar nga PD, e cila përmban vetëm postet që drejtohen nga persona nga Tepelena dhe jo emrat e tyre.

LISTA E PD E PUBLIKUAR NË 2014

Në Ministrinë e Brendshme

Ministri i Brendshëm nga Tepelena

Zv.ministri nga Kurveleshi

Sekretari i Përgjithshëm nga Kurveleshi

Drejtori i Kabinetit nga Tepelena

Drejtori i SHKB nga Tepelena

Drejtori i Parkut të Automjeteve nga Tepelena

Zëdhënësi nga Tepelena

Sekretarja nga Tepelena

Truproja nga Tepelena

Komandanti i Gardës nga Tepelena

Zv.komandati i Gardës nga Tepelena

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nga Tepelena

Zv.drejtori nga Kurveleshi

Shefi i sektorit të mbrojtjes së dëshmitarëve nga Tepelena

Shefi i sektorit në Drejtorinë e Policisë Rrugore nga Tepelena

Në drejtorinë e Tiranës

Drejtori i Qarkullimit nga Tepelena

Shefi i Komisariatit të Kavajës nga Tepelena

Në Durrës

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Komisariatit nga Tepelena

Shefi i Komisariatit të Shijakut nga Tepelena

Shefi i Qarkullimit nga Kurveleshi

Shefi i Krimit Ekonomik nga Kurveleshi

Në Fier

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Komisariatit nga Kurveleshi

Në Vlorë

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Komisariatit të Sarandës nga Tepelena

Shefi i Qarkullimit në Vlorë nga Kurveleshi

Në Gjirokastër

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Qarkullimit nga Tepelena

Lapsi.al
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Berisha: "Rama shpërblen vajzën e gruas së tij me 600 mijë euro"

Posted: 18 Aug 2016 12:14 PM PDT

Berisha: Skandal, Rama shpërblen vajzën e gruas së tij me 600 mijë euro

Emri:  13939478_638570182970559_3087445015332433814_n.jpg    Shikime: 7    Madhësia:  23.0 KB

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook ka akuzuar Edi Ramën se po i jep 600 mijë euro kompanisë, ku është e punësuar vajza e Linda Ramës. Berisha i bën thirrje prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet për këtë, që ai e quan skandal.

"Një skandal i ri!

Njerku Edvin Kristaq Rama shpërblen vajzën e gruas me 600 mijë euro për të këshilluar vetë Ramën!

Të dashur miq, kompania "51N4E" ku është e punësuar vajza e zonjës Rama, zonjusha Xhillari ka fituar një tender të qeverisë shqiptare prej 600 mijë eurosh për të dhënë këshilla Fondit Shqiptar të Zhvillimit Rajonal me kryetar vetë njerkun Edvin Kristaq Rama, të zonjushës Xhillari!

Kështu njerku bujar shpërblen vajzën e bashkëshortes së tij me 600.000 euro në konflikt flagrant interesi familjar për çdo gjë tjetër, por jo për të ndarë së bashku brenda familjes paratë e grabitura te taksapaguesve te mjere shqiptar.

Ky është një skandal i turpshëm familjar, për të cilin i bëj thirrje prokurorisë së shtetit të nisë menjëherë hetimet", shkruan Berisha.

Emri:  14067679_638570166303894_7606857618907342702_n.jpg    Shikime: 5    Madhësia:  34.1 KB

Shqip
Fotografitë e Bashkëngjitura
  

Bëmë o vëlla Erdogan të të ngjaj! Rilindasi Rama kërkon të fusi edhe gazetarët në burg!

Posted: 18 Aug 2016 12:06 PM PDT

"Influencë e papërshtatshme" prokurorëve, burg gazetarëve

Rihapja e diskutimit për 7 projektligjet e Reformës në Drejtësi ka nisur me debate për nenin e ri që është shtuar në draftin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e cila parashikon burgim për gazetarët që mund të ushtrojnë influencë ndaj prokurorëve për çështje të caktuara.

Emri:  lul-basha-reforma.jpg    Shikime: 6    Madhësia:  19.2 KB

Në nenin 13 të projektligjit të ri thuhet se: "Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj".

Pikërisht termi influencë e papërshtatshme, sipas opozitës, është term i gjerë dhe lë shteg për përdorimin abuziv të këtij ligji. Për këtë nen të ri, i cili pritet të diskutohet në tryezën e Reformës në Drejtësi, ka reaguar kryetari i opozitës, Lulzim Basha. Ky i fundit e ka quajtur se pas këtij neni që kërkon të dënojë gazetarët kritikë, fshihet Edi Rama dhe kjo dispozitë pritet të zbatohet nga mashat e tij në sistemin e prokurorisë. Basha e ka quajtur si të rrezikshëm përfshirjen e këtij neni në tryezën e diskutimeve, duke thënë se kjo pengesë nuk do të kalojë kurrë.

"Nuk ka dyshim se Edi Rama fshihet pas djallëzisë së nenit 13 të ligjit për aktivitetin e prokurorisë në luftën kundër korrupsionit, që hap derën e një censure të paprecedentë, duke parashikuar dënimin e gazetarëve. Direkt me dorën e tij apo të ndonjë Xhafe, Edi Rama ka parashikuar qelinë për ndonjë gazetar që bën shkrim ose mban qëndrim të papërshtatshëm. Sigurisht, kjo masë nuk ka lidhje me Reformën në Drejtësi. Është një standard i juntave të korruptuara. Ky nen s'do të kalojë kurrë, sepse do të ndalet nga Partia Demokratike", shkruan Basha. Më tej kreu i opozitës ka kërkuar që të zbardhet e vërteta se kush e zbatoi porosinë e Ramës dhe si ky nen mbërriti në Parlament. "Unë i siguroj gazetarët dhe përfaqësuesit e medias se ky nen-gijotinë do të bjerë, por i ftoj ata të hetojnë të vërtetën rreth kësaj përpjekjeje për censurë me ligj", tha Basha.

SHOQATAT

Për këtë çështje kanë reaguar dje dhe 4 shoqatat e gazetarëve në Shqipëri. Në një qëndrim të përbashkët, shoqatat e mediave kanë kërkuar nga Parlamenti që të mos e votojë nenin kundër ligjërisë së mediave.

"Për gazetarët shqiptarë, ky nen është një akt selektiv, pasi për veprën penale të presionit apo shantazhit, Kodi Penal përcakton të gjitha rastet në bazë të të cilave çdo individ ka të drejtë të padisë këdo, përfshi edhe gazetarët. Prandaj specifikimi për mediat është një akt i pastër censure dhe me rrezik për demokracinë. Është një kthim pas, kur fjala dhe mendimi i lirë konsideroheshin agjitacion dhe propagandë. Termi i përdorur në nenin 13, 'influencë e papërshtatshme', krijon hapësirë për çdo lloj interpretimi për të kërkuar dënimin e gazetarëve. Mjafton që një prokuror ta cilësojë si të papërshtatshme raportimin e një mediaje dhe gazetari të gjendet përpara bankës së të akuzuarit", thuhet në qëndrimin e shoqatave të gazetarëve.

Panorama
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Këshilla dhe durimi t'shoqrojën : Gëzimi ...?

Posted: 18 Aug 2016 08:11 AM PDT

Emri:  1.jpg    Shikime: 15    Madhësia:  39.2 KB
përshndetje i rrespektueshmi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Këshilla dhe durimi t'shoqnojën te : Gëzimi ...?

Posted: 18 Aug 2016 08:06 AM PDT

Emri:  2.jpg    Shikime: 10    Madhësia:  37.7 KB
përshndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Haxhi Qamili- dhe Nostalgjia për të Kaluarën Otomane

Posted: 18 Aug 2016 05:30 AM PDT

Haxhi Qamili- dhe Nostalgjia për të Kaluarën Otomane

Me 16 gusht 2016 u mbushën 101 vjet nga egzekutimi i rrebelit pan-islamist Haxhi Qamili I cili u ezekutua me varje në Durrës më 16 gusht 1915.
Rrebelimi i tij kundër fuqive të mëdha të krishtera të Europs së asaj kohe dhe dëshira e tij për bashkim me perandorinë otomane, vendosjen e Ligjit të Sharias, ndërthuren edhe me gjëndjen e Shqpërisë së asaj kohe gjatë luftës së parë botërore kur fuqitë e huaja ndërluftuese ndërhynë në Shqipëri me pretekste nga më të ndryshmet. Në rastin e Haxhi Qamilit, Esat Pashë Toptani thirri trupat serbe në Shqipërinë e Mesme për të shtypur kryengritjen.
Pak Histori
Haxhi Qamili (1876-16 gusht 1915) ose emri i tij i vërtetë ishte Qamil Zyber Xhameta ishte kryetari i lëvizjes panislamiste të Shqipërisë së mesm që ndodhi gjatë vitev 1914-1915. ishte nga fshati Sharra nga një famlje e pasur me titulL sheh i teqese te sektit Melami të Dervishlerëve. Ky sekt kundërshton pronën private.
Shkaku i rrebelimit të tij ishte formimi i një qeverie të re kukull të Vloës me pëlqimin e fuqive të mëdha të krishtera, pas dorëheqjes së Ismail Qemal Beut më 1913. Në këtë qeveri të re pasuese e qeverisë së parë të Ismail Beut , fuqitë e mëdha caktuan Princin Wied. Qeveria e Princit Wied krahas masave të tjera filloi një process de-islamizimi në kuadrin e laicizimit të qeverisjes dhe të shtetit të porsa formuar shqiptar.
Në maj të vitit 1914 në periferi të Tiranës nisi ajo që njihet në histori si Kryengritja e Shqipërisë së Mesme. Kryengritja kishte si qëllim dëbimin e Princ Vidit dhe drejtimin e shtetit shqiptar nga një princ turk. Lëvizja drejtohej nga Këshilli i Përgjithshëm dhe, pas Tiranës, shumë shpejt u përhap në të gjithë Shqipërinë e Mesme.
Më 3 qershor 1914, fshatarët e udhëhequr nga Haxhi Qamili dhe Myfti Qazim Beqari mblidhen në Kavajë për të kundërshtuar ndarjen nga perandoria osmane dhe qeverinë e krishterë të sapoformuar me një Princ të krishterë. Kryengritësit kërkuan heqjen e flamurit shqiptar të Skënderbeut, rivendosjen e flamurit Osman të perandorisë osmane dhe bashkimin me Turqinë dhe vendosjen e ligjit të Sharias (njëlloj si kishte kërkuar bejlerët në Lidhjen e Parë të Prizrenit më 1 qershor 1878 nëpërmjet Kahrarname-së).
Të tre emrat e tyre lidhen me Kryengritjen e Shqipërisë së Mesme. Haxhi Qamili ishte udhëheqës i kryengritjes, Qamil Haxhifeza, Myfti Qazim Beqari, por edhe Dervish Biçakçiu, kryesisht per Elbasanin..
Pas luftës së Durrësit, me 18 Qershor 1914, forcat Vidiste u bënë gati per te leshuar raprezaljen e tyre kunder rebelëve ne kodrat e Rashbullit. Në luftën e Rrashbullit sipas Shtjefen Gjecovit morren pjesë rreth 3000 trupa nga te dyja palët. Në anën e Vidistëve përvec mercenarëve të huaj morën pjesë edhe shumë malësorëë katolike nga Veriu te udhehequr nga Gjon Marka Gjoni i cili përpara luftes pati disa sherre kokefortesie me oficeret hollandeze ne lidhje me strategjine e luftes.
.Edhe pse lufta filloi me superioritetin e armatimeve te Vidisteve dhe 'strategjive' te gjeneraleve te tij, rrebelët nen udheheqjen e Haxhi Qamil Xhametes nga Sharra e Tiranes, korrën nje fitore të bujshme mbi ushtrinë Vidiste.
Në fitoren që pëërjetuan në Rrashbull kundër forcave internacionale Vidiste, Shtjefen Gjecovi tregon se rrebelët të lumtur nga kjo fitore mbi hordhite Vidiste brohoriten "Padishahem Cok Jasha" [33] (Rrofte Sulltani) – sipas traditës së vjetër te ushtarëve shqiptarë ne kohe te Osmaneve. Sipas tij, `kjo brohoritje panislamike jo vetem që i tregoi kapterrit gjermano-romun te Durresit dhe trupave te tija kolonizatore, se krenaria e popullit shqiptar nuk mund te perdhosej nga disa ardhacak te huaj si ai`: por në të njëjtën kohë dëshmoi për vazhdimësinë e ideve panislamike mes shqiptareve te viteve 1913 – 1915.
Në korrik të vitit 1914, fshatarët rebelë të udhëhequr nga Haxhi Qamili, u futën në Elbasan. Turma e katundarëve të armatosur nisi të demonstrojë forcën në rrugën e qytetit e motivuar edhe nga "persekutimi" shekullor i ndarjes qytet-fshat. Fshatarët kryengritës të urdhëruar nga Haxhi Qamili filluan të ushtrojnë dhunë, jo vetëm ndaj figurave që kishin përkrahur qeverinë e Princ Vidit, por edhe ndaj pronarëve të thjeshtë dhe figurave të nderuara patriotike në Elbasan. Rebelët dogjën fillimisht shtëpinë e Aqif Pashë Bicakçiut (Elbasanit), figurë me përmasa Kombëtare. Rreth 50 patriotë dhe qytetarë elbasanas u burgosën pa shkak dhe u liruan me pagesë nga Haxhi Qamili. Kjo tregoi se kryengritja degjeneroi në veprime aventuriere me qëllime përfitimi. Midis tyre ishte dhe Aleksandër Xhuvani.
Revolta pati sukses dhe kryengritësit pushtuan Shqipërinë e mesme me përjashtim të Durrësit.
Ata me 1 shtator 1914 pushtuan Vlorën pasi shpartalluan forcat e Princ Ëiedit dhe ngritën flamurin ottoman me tre hëna në sfond të kuq duke thirrur: "Padishahem Cok Jasha" (Rroftë Sulltani). Rrebelët i treguan fuqive koloniale kristjane se identiteti i tyre islamik ishte pjese e kunderpergjigjes se ketij populli kunder kolonializmit kristjan te Evropes?!





Dy ditë më vonë Princ Wied abdikoi dhe u largua nga Durrësi 6 muaj pasi qeverisjes së tij.
Në tetor të 1914, vjen nga mërgimi Esat Pashë Toptani dhe zëvëndëson Princ Wiedin dhe hyn në Durrës me ndihmën e trupave serbe.
Në nëntor 1914 rrebelët e Haxhi Qamilit djegin pallatet e Esat Pashë Toptanit në Tiranë dhe në janar 1915 bëjnë kongresin kombëtar duke e nxjerrë të jashtëligjshëm qeverinë e Esat Pashë Toptanit dhe deklarojnë neutralitet të Shqipërisë në luftën e parë Botërore që kishte nisur që më 1914.
Trupat e Esat Pashë Toptanit dhe erbët, arrestojnë Qamil Haxhifejzën atë pas një kurthi (dhe pas 8 muaj burgim, më 26 Qershor të vitit 1915 Esat Pasha ekzekuton me varje Qamil Haxhifezën pas 8 muaj burgosje).
Menjëherë Haxhi Qamili, përqëndron në duart e tij drejtimin e kryengritjes.
Në Dhjetor 1914 Haxhi Qamili shpall një program të ri ku nën parullat fetare kërkon të thellojë masat e ashpra ndaj pronarëve dhe intelektualëve.
Me kërkesë të Esat Pashë Toptanit, trupat serbe fillojnë një mësymje në qershor të 1915.
Forcat serbe arrestuan Haxhi Qamilin më 2 qershor dhe e dërguan në Durrës në burg. Xhelal bej Zogu kryetari i trupit gjykues e dënon me vdekje me varje.
Gjatë vitit 1915 Esat Toptani kap drejtuesit kryesorë të Kryengritjes dhe më në fund edhe Haxhi Qamilin. Haxhi Qamili ekzekutohet me varje më 16 gusht të vitit 1915. Këtu merr fund edhe Kryengritja e Shqipërisë së Mesme.
ii
Pas viteve `90, me rënien e komunizmit, krahas dëshirës së shqiptarëve për tu bërë si Europa (ju kujtohet parrulla `E duam Shqipërinë si Europa`), njëkohësisht dhe barasvlefshmërisht në shumë grupe të popullatave shqiptare u rindëzën ndjenjat fetare të shtypura nga komunizmi, por edhe nga boshllëku shpirtëror dhe zhgënjimi që erdhi si rezultat dështimit të komunizmit që predikoi barazi, dhe begati.
Këto ndjenja fetare, vëndet e lindjes i shfrytëzuan duke investuar për të ngritur kulte fetare si xhami (por edhe pak teqe) e duke dhënë `sevap` për familjet e varfëra, e duke ngritur shkolla fetare të cilat u bënë vatra radikalizimi në disa raste. E njëjta gjë ndodhi edhe për kristianët por traditat kulturore dhe emigrimi masiv nuk radikalizoi problemet në trevat shqiptare.
Kështu që Shqipëria u gjënd përsëri sin ë vitin 1914, para dyzimit 101 vjeçar: Europë apo Turqi+Arabi?!
Ashtu si para 101 vitesh, edhe sot në Shqipëri Kosovë e Maqedoni, për shkak të injorancës, të varfërisë, e sigurisht për shkak të traditës fetare islame, egzistojnë forca që përpiqen ta mbajnë Shqipërinë dhe trevat shqiptare të dyzuar që nga viti 1912: me Perëndimin apo me Lindjen. Karakteristike sot është se në këto lëvizje pro-osmane Qamiliste, për të vendosur ligjin e Sharias, dhe për të hequr laicitetin e shtetit, janë përfshirë dhe grupe intelektualësh apo dhe parti politike të cilat për arësye të dëshirës së marrjes apo mbajtes së pushtetit, kanë kërkuar dhe kërkojnë ndihmë financiare nga lobe ekstremiste të cilat praktikisht duke u nënvlerësuar gjatë viteve të `90 dhe `2000, kanë rizgjuar ndjenjat e fshehura në grupe popullatash që banojnë në trevat shqiptare dhe nostalgjike ndaj Turqisë dhe Arabisë, për afrim të ngushtë me ta,, por dhe kunër laicizmit shtetëror.
Nga ana tjetër disa parti politike dhe drejtues politikë të përballur më korrupsionin, krimet, hajdutllëkun, shkeljet e ligjit të disa drejuesve partiake, nxisin indirect rrëmujën dhe konfuzionin social me qëllim që shteti të qëndrojë i destabilizuar dhe jo i fortë , me qëllim që ti shpëtojnë ligjit.
Por një gjë mendoj se është e qartë për shqiptarët kudo ku janë,e ardhmja dhe progresi i Shqipërisë është integrimi me BE dhe mbajtja e lidhjeve të ngushta me SHBA dhe NATO-n si një garanci e egzistencës së shtetit shqiptar dhe atij të Kosovës dhe trevave ku banojnë shqiptarë.

Tirana dhe Prishtina, a po lind një armiqësi e re

Posted: 18 Aug 2016 02:45 AM PDT



Tirana dhe Prishtina, a po lind një armiqësi e re
Nga Enver Robelli
Postuar në 18 Gusht, 2016 01:08

Tirana dhe Prishtina kanë hyrë në një debat të rrezikshëm, që ndonëse po bëhet për futbollin, fsheh ndarjen e madhe mes dy vendeve, që deri më sot është mbajtur e tulatur në emër të patriotizmit. Fanella e Kombëtares ka mjaftuar për të hedhur në një qoshe xhamadanin vija- vija dhe për të ngritur një pikëpyetje të madhe. Sa ndihemi afër njëri- tjetrit?

Po të shohësh polemikat e herëpashershme që shpërthejnë në media (futbolli, muzika serbe, qëndrimi ndaj Beogradit, e deri tek përvojat personale në të dyja anët) krijohet përshtypja se kemi qenë më mirë kur nuk kemi qenë bashkë. Ose më saktë, kur nuk njiheshim.

Në 100 vitet e fundit, njohja reciproke ka qenë e cunguar dhe e deformuar. Pushtimi serb dhe izolimi i Shqipërisë prej Enver Hoxhës, e penguan jo vetëm fizikisht por e manipuluan edhe si perceptim njohjen dhe realitetin në të dy vendet. Tirana besonte se “kosovarët” ishin të lumtur se nuk ishin të izoluar. E këta besonin se ata andej ishim të lumtur sepse ishim të lirë. Procesi i njohjes qe traumatik në fillim të viteve ’90. Në Shqipëri u shfaq pjesa më spekullante dhe delirante e Kosovës, që me një grusht parash mund të bënte ç’të donte në një vend të çoroditur dhe të babëzitur për shkak të izolimit dhe varfërisë. Pastaj erdhën vitet ’98- ’99, lufta e Kosovës, ku për herë të parë njohja hyri në një proces më normal, (kontakti i drejtëpërdrejtë i mijëra njerëzve me njëri- tjetrin), por që gjithsesi ishte emocional. Tmerret e luftës, solidariteti njerëzor, patriotizmi i vënë në provë, ndjenja e rezistencës ndaj një armiku të jashtëm, triumfi i shqiptarëve pas një shekulli padrejtësish, etj, bënë që edhe kjo njohje të ishte nën ndikimin e entuziasmit, pasioneve, këngëve patriotike, dehjes nga avujt e pavarësisë dhe idesë së bashkimit. Një zbulim i njëri- tjetrit nën efektin dalldisës të lirisë.

Faza tjetër e njohjes, ajo që nisi pasi zjarri u shua e pasionet u ftohën, është ajo që po përjetojmë edhe sot. Ku emocioni ia ka lënë vendin normalitetit dhe ku marrëdhëniet njerëzore po ndërtohen si të tilla pa u kushtëzuar nga ngjarje të mëdha historike si lufta, pushtimi, izolimi, çlirimi, pavarësia. Sot po njihemi në përditshmërinë e zakonshme, në lëvizje të lirë, në komunikim të hapur, në takime, miqësi, krushqi, biznes, pushime, studio televizive, koncerte e ndeshje futbolli. Të zhveshur nga pesha e ngjarjeve dhe ndikimi patriotik që ato prodhuan.

E nga kjo njohje normale, po zbulojmë çdo ditë e më shumë se ndarja mes nesh qenka më e madhe nga sa kemi menduar. Se eventet e mëdha vërtet na kanë afruar emocionalisht, por nuk kanë mbushur dot hapësirën midis, të krijuar përgjatë një shekulli. Se mes Tiranës dhe Prishtinës ka diferenca të mëdha kulturore, të cilat e bëjnë edhe më të vështirë afrimin.

Mjafton një debat për sportin për të treguar se sa e paqëndrueshme është lidhja jonë, se si një raport kaq i rëndësishëm mund të varet edhe nga një top futbolli. Sepse ky debat në fakt është produkt i njohjes tonë të mangët dhe të cekët. Cektësi që, sapo gjen rastin, shpërthen në arrogancën idiote dhe të pakuptueshme të Tiranës, apo në mllefin dhe cinizmin e tepruar të Prishtinës. E që mund të degradojë në “luftë të ftohtë” pikërisht për shkak se buron nga zemërimi primitiv i “asaj që po ta bën i yti” dhe jo nga analiza e defekteve të shoqërive tona.

Kjo që po ndodh mes nesh është pasojë e shoqërive të mbyllura, që vlerësimin për njëra- tjetrën e bazojnë tek historia, simbolet, folklori dhe jo tek përditshmëria, dija dhe arsyeja. Prandaj dhe sherri bëhet më i zhurmshëm, sepse nuk është pasojë e arsyetimit por e zhgënjimit apo lëndimit fëminor: Si mundet dikush i Shqipërisë ta thotë këtë për ne? Si mundet një i Kosovës të flasë keq për Shqipërinë? Ne presim nga njëri- tjetri diçka përtej marrëdhënies normale njerëzore, një lloj sakrifice, përbetimi dhe dashurie pa kushte, që buron nga drama apo krenaria e të qënit shqiptar dhe jo një raport besimi e vlerësimi që krijohet duke jetuar e komunikuar çdo ditë. Ne ua kemi mbivendosur ngjarjet e mëdha përditshmërisë tonë, duke i marrë frymën normalitetit njerëzor.

Edhe kombëtaren e futbollit e kemi përjetuar si një ngjarje të madhe historike që na bashkon si e tillë, por jo si njerëz që e njohim njëri- tjetrin dhe prandaj duam të jemi bashkë. E kemi përjetuar si xhamadani vija- vija, si Shqipëri etnike, si është Kosova është Shqipnia, prandaj sot gjendemi përballë keqkuptimeve apo zhgënjimeve naive për njerëz të rritur.

Eshtë paradoksale kur sheh se shqiptarët në Tiranë u zhgënjyen që disa futbollistë shkuan me ekipin e Kosovës, ndërkohë që shpërthyen në gëzim kur Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA. E ky zhgënjim i palogjikshëm, vijohet më pas nga polemika të njerëzve të logjikshëm që e thellojnë keqkuptimin, bllokojnë nevojën jetike të njohjes normale reciproke dhe e mbajnë debatin përsëri në nivel emocional.

Ndaj edhe Kombëtarja, që deri dje të gjithë mendonim se na kishte bashkuar më shumë se kurrë, sot po na e përplas në fytyrë largësinë e madhe që kemi. Sepse edhe ajo ka qenë një ngjarje që ka kushtëzuar njohjen tonë normale. Ndonëse dihej që një ditë ajo do të ndahej, ky fakt po përjetohet si një dramë kombëtare dhe jo si një zhvillim sportiv i parashikueshëm, duke nxjerrë në pah brishtësinë e raporteve Tiranë- Prishtinë, të cilave nuk po u vimë aspak në ndihmë.

Shikoni se sa me lehtësi përfshihen në një debat të tillë emocional emrat më të njohur të publicistikës shqiptare. Dhe sa pak shkruajmë ne, veçanërisht ata që i njohin mirë dallimet Tiranë- Prishtinë, për përditshmërinë, përvojat personale, ndryshimet dhe të përbashkëtat mes dy vendeve. Një proces që do t’i shërbente shumë njohjes normale për ta na afruar, nëse vërtet e duam këtë. Dhe duhet ta bëjmeë këtë, sepse në të kundërt, debatet që nisin për futbollin fare lehtë mund të përfundojnë në traktate armiqësie, që kur ndodhin brenda llojit dhe mbi baza emocionale, lëshojnë më shumë shkëndija.5

Ditlindjet sot : 18 - 8 - 2016 e kalojshi me nji festim t'gezueshem .

Posted: 18 Aug 2016 02:07 AM PDT

Emri:  datlindje.jpg    Shikime: 16    Madhësia:  47.0 KB
urime vllazën e motra .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Përshëndetje!

Posted: 16 Aug 2016 02:17 AM PDT

Përshëndetje të gjithëve!

Pas shumë viteve që marr informacione nga ky forum, sot vendosa që të regjistrohem. Më parë, vetëm u kyçja në google merrja informacionet që më nevojiteshin e nuk kisha ndonjë interesim për forum, mirëpo, po më duket që tash e kam marrë seriozisht :^gg

Shpresoj që të kalojmë sa më mirë! :!qq

Sot festojnë ditlindjet : 16 - 8 - 2016

Posted: 16 Aug 2016 01:30 AM PDT

Rezi77,
Dorontina,
Ansi (57),
xhan (46),
Qaniu (41),
PANTELIS (41),
Kanani (40),
Attila (39),
Ingenuous (37),
Felix (37),
tafa (36),
Mrekullia (36),
pervi (35),
eno_kafsha (35),
agroni-gre (34),
zaimir (33),
erionkullau (33),
aslan (33),
rony9 (32),
OLAB (32),
BrownWay (32),
dibra (31),
elis kollabani (31),
buff_ting (31),
riduana,
no.Name92


Statistikat e ForumitStatistikat e ForumitEmri:  DASHURI.jpg    Shikime: 136    Madhësia:  28.6 KB
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Mbjelleni dashurin te njeni tjetri . Sherbeni që të rritet shpejt .

Posted: 15 Aug 2016 03:26 PM PDT

Emri:  DASHURIA.jpg    Shikime: 246    Madhësia:  38.2 KB
përshndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

S0t festojën ditlindjen motra e vllazën antar e forumit shqiptar datë 15-8-2016.

Posted: 15 Aug 2016 02:42 AM PDT

Emri:  E KALOFSHI GZUESHEM FESTEN.jpg    Shikime: 257    Madhësia:  47.0 KB
pershndetje lexues te nderuem .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more