Skip to main content

“Besa mposht Ferizajn me rezultat 2:0” plus 9 more Ferizaj Press

“Besa mposht Ferizajn me rezultat 2:0” plus 9 more Ferizaj Press


Besa mposht Ferizajn me rezultat 2:0

Posted: 28 Aug 2016 09:16 AM PDT

Besa ka shënuar fitoren e dytë në Superligë duke mposhtur Ferizajn.

Besa ka shënuar fitoren e dytë në ndeshjen e dytë të Superligës së Kosovës në futboll, ku ka mposhtur Ferizajn me rezultat 2:0.

Golin e parë për Besën e shënoi Mirsad Idrizi (autogol) dhe të dytin Qemajl Elshani.

Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate:

Trepça '89 – Drita 1:0

Llapi – Trepça 1:1

Hajvalia – Drenica 0:1

Besa – Ferizaj  2:0

Gjilani – Feronikeli 2:1

Martin Gommel: Kisha dhe xhamia krah për krah

Posted: 28 Aug 2016 06:50 AM PDT

Martin Gommel, një fotozhurnalist nga Gjermania i cili  përmes shkrimeve të tij pasqyron ngjarje nga vende të ndryshme të botës në shkrimin e tij të fundit ka bërë një shkrim edhe për Kosovën,gjegjësisht për Kishën dhe xhaminë në Ferizaj, të cilat ndajnë një oborr dhe  simbolizojnë tolerancën fetare në Kosovë. Ai përmes një statuti në faqen e tij ka shkruar një artikull me titull “Kisha dhe xhamia krah për krah’

Martin Gommel - Fotojournalist

Martin Gommel  Kisha dhe xhamia krah për krah
Në Kosovë, unë munda   të shoh se feja nuk është një arsye për ndarje, por një arsye e bashkimit  me njëri-tjetrin, po, një mundësi për miqësi .
Në shumë qytete dhe komuna të krishterët dhe myslimanët jetojnë paqësisht së bashku – që nga gjermania  këtë mundë të mos e dija.
Për mua  në këtë drejtim, Kosova, është një model, nga i cili ne në perëndimin e pasur ende mund të mësojnë shumë.

Martin Gommel – Fotojournalist

Martin Gommel

Mustafa: Bravo Policia e Kosovës

Posted: 28 Aug 2016 06:21 AM PDT

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, ka lavdëruar Policinë e Kosovës për gjeturinë në rastin e vrasjes së një të moshuare serbe në Shtërpcë, ku u zbulua menjëherë se kush ishte autor i veprës kriminale dhe u qartësua se nuk kishte të bënte me ndonjë vrasje me motive ndëretnike.

Vrasja makabre e të moshuarës në Shtërpcë tregoi edhe njëherë tendencat e qarqeve të caktuara që edhe aktet më kriminale të politizohen dhe t`iu mveshur elementet e dhunës ndëretnike.

Policia e Kosovës – Sektori Rajonal i Hetimeve nga Rajoni i Ferizajt, fal profesionalizmit të treguar ka arritur që në afat rekord të zbuloj motivin dhe autoren e krimit. Ky reagim i shpejtë i PK dhe profesionalizmi i treguar mundësuan arrestimin e autores së krimit makabër ( një e re 28 vjeçare e afërt me viktimën), duke e pamundësuar largimin e saj drejt Beogradit. Një largim i eventual i autores së krimit do ta pamundësonte arrestimin e saj. Në një rast të tillë, sikurse ka ndodhur pothuaj gjithnjë në të kaluarën, politika qeveritare e Serbisë do të shfrytëzonte këtë rast për të akuzuar Republikën e Kosovës në të gjitha institucionet ndërkombëtare duke përfshirë edhe OKB-në.
Të kujtojmë këtu vrasjen e para 4 viteve të qytetarëve serb në Fshatin Talinoc të Ferizajt, vrasje kjo që u keqpërdor deri në paturpësi nga politika qeveritare serbe.

Në rastin e Talinocit, Policia e Kosovës nuk arriti ta arrestoj autorin, por puna e saj profesionale e bërë gjatë hetimeve ka rezultuar me identifikimin e autorit dhe konstatimin se autori i atij krimi jeton në Serbi.

Që nga atëherë, Institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë në Republikën e Serbisë nuk kanë ndërmarr asnjë veprim për arrestimin e autorit, duke dëshmuar mosgatishmërinë e institucioneve të Serbisë për të ndriçuar këtë krim dhe ndoshta edhe krime të tjera që janë bërë ndaj qytetarëve serb në Republikën e Kosovës.
Në krimin e Talinocit, autori jeton e vepron i lirë në Serbi. Në rastin e Shtërpcës autorja e krimit erdhi nga Beogradi dhe kishte qëllim që atje të kthehet edhe pas krimit.

A është ky treguesi më i mirë se krimet ndaj qytetarëve serb në Republikën e Kosovës kryesisht janë projektuar në Serbi dhe pastaj janë ekzekutuar në Kosovë. Motivet e këtyre krimeve mund të jenë edhe materiale ( kryesisht me qëllim të përvetësimit të pronave).

Por, shfrytëzimi i këtyre rasteve nga ana e propagandës së qeverisë serbe është krejtësisht politik dhe antihumane.

Bravo Policisë së Kosovës për profesionalizmin e treguar!, ka shkruar në faqen e tij zyrtare  zëvendës ministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme ,Nehat Mustafa.

Dua Lipa arrin suksesin e parë me këngën e re ‘Blow your mind’ (Foto)

Posted: 28 Aug 2016 06:00 AM PDT

Dua Lipa, përmes një postimi në Instagram ka njoftuar se Radio-ja e BBC ka zgjedhur këngën e saj si hitin e ditës.

"Blow your mind", është hiti i ditës në BBCRADIO1. Jam shumë e emocionuar! Kur ta dëgjoni mos harroni shazamin", shkruan Dua në Instagram.

dua

Rita dhe Bebe pjesëmarrëse në MTV VMA

Posted: 28 Aug 2016 05:54 AM PDT

Dy shqiptaret e njohura botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha do të jenë pjesëmarrëse në Video Music Awards në Los Angeles

Këngëtaret e njohura do të ngjiten në skenë për të prezantuar ndonjë nga çmimet e mbrëmjes.

Artistet botërore kanë treguar në rrjetet sociale se mezi presin të dielën, madje Bebe është shprehur se po i realizohet  ëndrra të ngjitet në atë skenë.

Ndryshe, të dielën mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për videot më të mira muzikore nga MTV.

Studim i ri: Sandviçi i kohës së drekës është fajtori për kilet e tepërta

Posted: 28 Aug 2016 05:13 AM PDT

Para se të hani sandviçin e radhës, duhet t'i kushtoni vëmendje më sumë asaj se çfarë ka brenda asaj buke: Njerëzit që hani sandviçë mund të hanë më shumë kalori në përgjithësi, tregon hulumtimi nga Universiteti i Illinois.

Në këtë studim, njerëzit kishin raportuar konsumimin e 99 më shumë kalorive në ditët ku kishin ngrënë sandviçë sesa në ditët kur kishin ngrënë ushqime tjera.

Dhe, përderisa 100 kalori në ditë mund të mos duken shumë, ajo mund të përkthehet në fitimin e thuajse një kilogrami për një periudhë një mujore, thotë bashkautori i studimit, Ruopeng An.

Prandaj, çfarë është gjëja rreth sandviçëve që po ju bën të fitoni më shumë kalori?

Një ndër këto arsye mund të jetë se nuk e hamë atë të shëndetshëm, por vendosim ekstra djatht, dy lugë gjelle majonez dhe kësisoj veçse i keni shtuar 300 kalori në shujtë.

Veç kësaj, kur hani sandviçë, keni tendenca t'i shtoni edhe diçka: E, çfarë shkon më mirë me një sandviç sesa patatet e fërguara apo çipsat?

Çfarë ndodh nëse e teprojmë me ushqimet e shëndetshme?

Posted: 28 Aug 2016 05:10 AM PDT

Ta teprosh me konsumin e ushqimeve të shëndetshme është po aq e rrezikshme sa ngrënia e ushqimeve të pashëndetshme në mënyrë të pakontrolluar.

Ekspertët dhe dietologët na paralajmërojnë se tejkalimi i marrjes së kalorive apo mineraleve në një ditë, mund të ketë një efekt të kundërt në organizmin tonë. Mendojmë se po ushqehemi shëndetshëm, por duhet të dimë çdo gjë e ka një masë.

Më poshtë do të lexoni 5 ushqimet me të cilat nuk duhet ta teproni.

Portokallie dhe domate
Duhet të jeni të kujdesshëm mos të abuzoni me këto prodhime të shijshme, sepse ngrënia e domates apo portokallit në mënyrë të pakontrolluar mund të rrisë aciditetin në stomak, një gjendje mjaft bezdisëse kur arrin deri në ezofag.

Konservat e peshkut ton
Nëse hani shumë peshk ton, ju rrisni në mënyrë të frikshme nivelet e merkurit (zhivës) në trup. Kjo gjë mund të çojë në probleme me shikimin, mungesën e koordinimit, dhe dobësi të muskujve.

Soja
Konsumimi i sojës në mënyrë të kontrolluar mund të ndihmojë në nivelet optimale të kolesterolit dhe presionit të gjakut, por në rast se e teproni ajo pengon thithjen e hekurit nga organizmi dhe ka potencial për të shkaktuar mangësi të këtij minerali kaq të rëndësishëm. Konsumi afatgjatë i sasive të mëdha të sojës ka potencial për të shkaktuar hyperplasia endometrial, një gjendje që mund të çojë në kancer të mitrës.

Spinaq
Spinaqi është një burim i shkëlqyer i proteinave, fibrave, vitamina të ndryshme dhe mineraleve, këshillon Living. Megjithatë, spinaqi është gjithashtu i pasur me oksalate, një kompleks që mund të çojë në formimin e gurëve në veshka.

YouTube do të bëhet këtë vit edhe rrjet social

Posted: 28 Aug 2016 04:54 AM PDT

Komapania po punon mbi një projekt i njohur si Backstage, i cili i lejon përdoruesit të postojnë mesazhe po video ashtu si në rrjetet e tjera sociale. Ajo ofron edhe opsionin e shpërndarjes së postit në shërbime të tjera si në Twitter dhe Facebook.

Kjo risi nga YouTube thjesht do ti rrisë më shumë shifrat e përdoruesven, që për momentin numërohen mbi një miliardë, rreth një e treta e të gjithë përdoruesve globalë, dhe platforma mund të bëhet në të ardhmen një nga konkurrentët më të fortë të Facebook.

Në qoftë se punët do ecin sipas planifikimeve, do të mund ta përdorimni Backstage këtë vjeshtë për desktopin dhe celularin tuaj.

Kjo tavolinë smart ju ndihmon nëse ju duhet të qëndroni gjatë para kompjuterit

Posted: 28 Aug 2016 04:50 AM PDT

Tavolinat smart nuk janë një koncept i ri. Dizajni i tyre është menduar që të përmirësojë qëndrimin gjatë punës dhe të minimizojë dhimbjet e shkaktuara nga qëndrimi gjithë ditën para kompjuterit.

Tavolina Gaze është e pajisur me një teknologji intuitive e cila llogarit automatikisht lartësinë e pozicionimit sapo dikush të ulet pranë saj.

Ajo ka të instaluar gjithashtu disa ndjesorë të cilët monitorojnë qëndrimin tuaj në të gjatë gjithë kohës dhe që ju lajmërojnë me anë të mesazheve në një aplikacion të lidhur me të nëse ju qëndroni për shumë gjatë ulur. Tavolina ju kujton që të ngriheni së paku 1 herë në 2 orë. Ka një opsion që ju lejon ta vendosni këtë si lajmërim në celularin tuaj, ose tavolina vendoset vetë në pozicion të tillë që ju të ngriheni nga ajo pas 2 orësh.

Ajo është e lidhur me anë të Bluetooth me teknologjinë LE dhe IFTTT nga ku mund të lidheni edhe me pajisjet e tjera smart. Programi i Gaze Desk mund të ndezë në mënyrë automatike dritën si dhe të përgatisë kafenë tuaj sapo ju të uleni në të.

Çmimi më të cilin ofrohet tavolina smart është 2,000 dollarë, por projekti ofrohet edhe në Kickstarter me rreth 55% ulje, dhe në një mori variantesh për të zgjedhur.

Aido, roboti më miqësor për ti shërbyer familjes suaj

Posted: 28 Aug 2016 04:48 AM PDT

Njihuni me Aido një nga robotët më miqësorë të ndërtuar ndonjëherë i cili në bazë të shërbimeve që ofron, mund të bëhet pjesë e rëndësishme e familjes suaj.

Ai është një asistent shtëpie interaktiv që mund të: shërbejë si projektor për të parë filma, si telekomandë për pajisjet e tjera smart të shtëpisë, shfaq video për t'ju treguar si të bëni gjëra të caktuara, arrin të njohë fytyrat në bazë të një sistemi të veçantë të instaluar në të dhe ju përshëndet kur hyni apo dilni nga shtëpia, mund të luajë me fëmijët dhe të flasë me ta, asistent shëndetësor, si dhe monitorues dhe sistem sigurie për shtëpinë tuaj.

Robotin mund ta kontrolloi lehtësisht nga një aplikacion që ofrohet në Android dhe mund ta porosisni që tani me një çmim prej 599 dollarë në Indiegogo.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more